Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 HISTORIA E TRAFIKIMIT TE ARMEVE,MES SHQIPERISE DHE ITALISE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: HISTORIA E TRAFIKIMIT TE ARMEVE,MES SHQIPERISE DHE ITALISE   Thu Mar 10, 2011 11:54 am

Hidhet drite mbi trafikun e armeve me Shqiperise dhe Italise.

link: http://www.hermesnews.org/articoli/14207---.asp

Edison Myrteza edikorca@yahoo.com

13 Gusht 2009

Me hapjen e dosjeve te regjimit komunist, dalin ne drite dhe publikohen dokumenta qe tregojne raportet e dukshme mes Camorres napolitane dhe Sigurimit. Ketu del lidhja e perbashket e trafikut te armeve ushtarake, e armeve ndaj zonave te blinduara dhe armeve automatike te perdorura nga guerriljet. Raportet me Camorren kane qene nje marredhenie shume e mire, ku u arrit te shiteshin armet ne te gjithe Mesdheun, ashtu si trafiku i cigareve dhe i qenieve njerezore. Me hapjen e dosjeve sektrete te Komunizmit, dalin ne drite te dhenat e para shokuese mbi mafien ne Mesdhe dhe lidhjeve te tyre me sherbimet sekrete te shtetit shqiptar. Dokumentat e para sekrete, hedhin drite mbi ekzistencen e forte te lidhjes mes forcave te sigurimit te regjimit komunist shqiptar dhe mafies napolitane, qe kane mundur te mbijetojne mbi 20 vjet.

Dokumenta te zbardhura, tregojne se Camora napolitane dhe Sigurimi i Shtetit, kane bashkepunuar per trafikun e armeve ushtarake si dhe armeve qe u perdoren ne luften popullore nga partizanet neper qendrat e banuara. Trafiku i armeve mund te kete sjelle mes te tjerash edhe nje rritje te marredhenieve mes Sigurimit dhe Camorres, qe mund te kete lindur rreth viteve 60-te dhe qe duhet te jete shkeputur pas vrasjes misterioze te ish kryeministrit te kohes Mehmet Shehu, per te vazhduar me pas deri ne fund te vjeshtes se vitit 1991, dy jave para mberritjes se kontigjentit “Pelikan” ne Shqiperi.

Ne fund te vitit 1983, nderprerja e ndihmave kineze ka shkaktuar nje krize te forte financiare per diktaturen komuniste, madje shume probleme edhe ne sigurine e valutes shqiptare. Del ne rruge me ne fund edhe lidhja italiane me mafien napolitane, duke arritur te mbledhe fonde te medha nga trafiku i armeve. Cdo operacion vinte me fraza dhe kode te propagandes si “Ceshtja e partise duhet te jete nje ceshtje mbi cdo ceshtje”. Per kontaktet direkte me Camorren, duheshin disa negociatore te vertete dhe per kete vjen ne krye njeri nga perfaqesuesit e Sigurimit, ish shoferi i Ambasades shqiptare ne Arabine Saudite, i larguar jashte me urdher zyrtar te te lartit te partise B. Angjeli dhe autorizimin e organizates se PPSH-se. Si perfaqesues i Camorres eshe Michele Zara, njeri nga pjestaret e vjeter te Sigurimit te Shtetit, i njohur nga te gjithe si numri nje i kontrabandes se “bjondeve”, sic quheshin ne Napoli cigaret e kontrabandes.

Takimet zhvilloheshin ne nje vile te vogel ne Posillipo, ku autoritetet italiane vihen ne djeni vetem disa vite me vone, fale deklarates se nje te penduari Pasquale Galasso ne zonen e Vezuvit. Shefi i kerkimeve te DIA-s ne Salerno, Leonida Primicerio thekson se keto kontakte ishin shume problematike madje shkuan deri tek sherbimet e inteligjences italiane. Sipas marreveshjeve, operacionet e eksportimit te mallrave duhet te jene siguruar nga ana italiane, ndersa transporti mberrinte ne Itali nepermjet Shqiperise, si pershembull, nje gjysme ton nga Flota e Eksportimit dhe valixheve diplomatike.
Njeri nga bosat e Camorres, i njohur deri atehere me qendrim ne Herstal, Liege ne Belgjike ne rrugen “Rue Granda Puits 23”, sigurinte shitjen e armeve te mberritura nga Shqiperia me nje kualitet teknik te armeve automatike te prodhuara nga fabrikat belge, pse jo edhe nga makinerite ceke, kineze dhe suedeze. Ne dokumentat e negociuesve, benin pjese edhe shefat e Sigurimit te Shtetit, nje agjent i njohur me kodin “Bibi”, qe ka derguar nje mesazh nen emrin e shoqerise “Soko mar” ne Zvicer, qe me pas u morr nga kompanija “Albatrans” qe kishte bashkepunim me organizatat nderkombetare te shtetit.
Per komunikim perdoreshin aparatura te interkonjeksionit Telex, atehere shume te perparuara. Madje edhe instrumetat e transmetimit si “Sagem”, vinin te importuara me vlere kombetare nga Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhes Shqiptare, qe bente nje import te ligjshem. Negociatat e ceshtjes se armeve automatike dhe atyre te renda, hidhnin debate te medha sekrete nga qendrat me te larta te Sigurimit te Shtetit dhe Ministrise se Mbrojtjes, duke informuar Ramiz Aline, Prokop Murren dhe Hekuran Isain.
I njejti zv/Minister i Puneve te Brendshme, Zylyftar Ramizi, ne mars te vitit 1984, leshon nje urdher te shkruar me dore, mbi modalitetet dhe cmimet e importimit te armeve ushtarake dhe monicioneve. Urdherat jepeshin te transmetuara me teleks nga Italia dhe pjestaret e Camorres benin deshifrimin. Nuk jane gjetur ne fakt prova qe eshte informuar edhe Enver Hoxha, per te cilin theksohet se shendeti ka qene shume i renduar, pikerisht ne kohen kur zhvilloheshin edhe keto shitje. Shitjet kryesore jane deklaruar totalisht nga dokumentat dhe korrespondencat e kohes, te cilat tregojne se si jane organizuar mbi te gjitha aspektet, si cmimi, modaliteti i pagesave, kostoja e transportit, sasia, ambalazhi dhe menyrat e te dhenave sekrete te importimit te armeve automatike te kalibrit 9 mm dhe te monicioneve te renda me nje rreze deri ne 800 metra dhe nje fuqi te madhe prej 300 mm.
Perfaqesuesit e “Camorres” pas inspektimit kane vene ne dore fabrikat sekrete ushtarake ne Cekin, Polican dhe fabriken e Artilerise, duke u orguar Sigurimit te Shtetit kater nga ekspertet e tyre, mjaft te kualifikuar, per te monitoruar prodhimet e armeve ne Shqiperi. Forcat shqiptare duhet te prodhonin deri ne 200 mije pjese per 3 deri ne 4 vjet, te destinuara si per ushtrine shqiptare por edhe per eksportim. Ne kete kohe, arsenali i Forcave te Armatosura te Shqiperise ishte vetem 250 mije AK-47 (kallashnikov) i prodhimit rus, kinez dhe shqiptar.

Kontigjenti i pare i armeve automatike dhe i tipeve te ndryshme te armatimeve gati per perdorim te adoptuar edhe per snajper, mberrinin ne Shqiperi nga fabrikat e prodhimit ne Belgjike. Ne kete menyre, me shume sesa ndihma dhe mbrojtja e Partise se Punes, shitja e armeve vinte ne dore te Camorres per t’u shitur neper vendet e tjera perreth, nepermjet kanaleve dhe kontrabandes se skafeve blu. Pervec sasise se armatimeve, vetem pak pas incidentit me familjen Popa, nderhyrja ne nje zyre afer Kampit te Shenjte te Poggio Reale ne rrugen “Santa Maria del Pianeto”, jane transferuar te gjitha ne nje depo te uzines metalo-mekanike ne zonen e Afragoles.

Eshte e rendesishme te thuhet se perfitimet e shitjes se armeve, vinin ne perdorimin per nomenklaturen e larte komuniste dhe per forcimin e diktatures dhe proletariatit. Nje pjese e madhe e valutes eshte pedorur per mercedezin e blinduar te Ramiz Alise dhe Adil Carcanit dhe per te blere nje “Range Rover”. Kompania qe u morr me blindimin e automjetit ishte gjermane, ndersa pagesat vinin permes nje banke zviceriane. Me te njejten sasi valute qe vinte nga Suedia, merreshin edhe shume materiale te tjera. Armet vinin ne fakt te trafikuara drejt Palestines dhe ne pergjithesi nga grupi i George Habash-it, nje fraksion libanez i lidhur me liderin Walid Jublad.

Ne te kundert, mitralozet e prodhuar ne Cekin te Gramshit, vinin ne shitje te terroristeve nga Irlanda e Veriut, trupa te regjimit te njohur te Ulsterit ne periferi te qytetit te Londonderry. Sherbimi Kombetar i Investigimeve Krimilane ne Britani, ka ndjekur gjurmet e armeve deri ne arritjen e nje kamjoni te tonazhi te larte shqiptar, i cili ishte duke shkuer per ne Angli ne periudhen kur te dy vendet kishin ende marredhenie diplomatike per ceshtje tregetare ne llogari te nje kompanie shteterore shqiptare, me qender ne rrugen “4 Shkurti” ne Tirane.

Raportet me Camoren duket se kane patur nje marredhenie shume me te madhe sesa nje bashkepunim i thjeshte i “krimit te organizuar”, per te cilin vlen te studiohet me teper me imtesi per shitjen e armeve ne te gjithe Mesdheun me trafikun e cigareve dhe te qenieve njerezore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E TRAFIKIMIT TE ARMEVE,MES SHQIPERISE DHE ITALISE   Thu Mar 10, 2011 11:56 am

po kjo histori ka qene edhe me cigaret:

Enver Hoxha dhe Mafia Italiane.
Milionat e cigareve kontrabande te Sigurimit

Si hyri hyri ne lidhje ne mesin e viteve '70, regjimi komunist i Enver Hoxhes, me mafian italiane dhe boset e trafikut nderkombetar te cigareve ne Zvicer. Detyrat qe iu ngarkuan Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut dhe si futeshin nga Jugosllavia, ne territorin e Shqiperise maunet kontrabande, qe perfundonin ne duart e mafias se Puljas, Sacra Corona Unita"

Punonjesi i sigurimit Qazim Myftiu, eshte tmerruar dhe ka kaluar nete te tera pa gjume dhe ka kaluar nete te tera pa gjume, kur ndihet ministri i Brendshem Kadri Hazbiu, i komunikoi ne vitin 1975, detyren e re. Ai drejtonte kondrabanden e cigareve ne Shqiperi, me "nje firme" zviceriane, per llogari te nje "firme italiane". Edhe ai ndoshta nuk eshte ne gjendje te pershkruaje tani se c'ndjente te nesermen e saj dite, kur pasi la Bulevardin "Deshmoret e Kombit", hyri ne zyren e tij te re.

Atje fare prane godines se Muzeut te Sigurimit te Shtetit, perballe Hotel "Drinit" ne qender te Tiranes. Nje zyre gjysem bunker, vetem me nje tavoline e karrike, telefon dhe ku pak kohe me vone do te instalohej nje aparat faksi ne Shqiperi. Ky vend me nje siperfaqe me pak se 30 metra katrore, do te sherbente per 15 vjet, si pulti i komandantit per veprimtarine e ndaluar jo vetem nga propoganda komuniste, por edhe nga Kushtetuta e Republikes Popullore Socialiste e Shqiperise.

"Ishin ditet kur sapo ishin goditur grupet armiqesore ne ekonomi, nafte, kulture, mbrojtje dhe ministrine e Brendshme",- pranon te rrefeje nje nga te paktet qe ka patur dijeni te plote rreth kondrabandes dhe qe edhe tani, kerkon te ruaje anonimatin. Ishte mesi i viteve '70. Pas Jugosllavise dhe BRSS, Enver Hoxha pergatitej te prishte marredheniet edhe me Kinen e Mao Ce Dunit. Ne Kongresin e 7 te PPSH, udheheqesi komunist do te deklaronte moton e tij te preferuar, per ndertimin e socializmit "me forcat tona". Ishin oret e proves se rende te mbijeteses ne veteizolim, e kur arka e shtetit shqiptar, kishte nisur te ndjente urine e shpejte per valute.

"Per kete duhej gjetur nje rrugezgjidhje e shpejte, qe te mund te kompesonte sadopak, milionat e ndihmave falas qe ishin marre deri atehere, nga vendet e kampit socialist",- nis rrefimin e tij njeriu i cigarave. Nje zgjidhje qe njerezit qe drejtonin ideologjine, ekonomine dhe sigurine e regjimit komunist, nuk kane vonuar ta gjejne: Nje firme private zviceriane, me ndermjetesine e disa italianeve, kishte kerkuar lejimin e ardhjes se cigareve kontrabande nepermjet territorit te Jugosllavise duke perdorur Shqiperine, si nje vend per tranzitimin, magazinimin dhe me pas trafikimin e tyre drejt Italise.

Si shperblim, mafia i kishte ofruar nje fitim perrallor shtetit shqiptar, e cila nuk do te investonte asgje, pervec vullnetit te saj per te mbylur njerin sy per mallin kontrabande. Nga ana tjeter italianet vinin ne dispozicion skafet dhe njerezit e tyre, per imbarkimin e ngarkesave ilegale, nga brigjet shqiptare, ne ato italiane, duke ia lene te gjithe faturen e rrisqeve te cfaredolloji, organizatave mafioze.

Pas miratimit nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu u ngarkuan per te vene ne levizje kete skenar. Ministri i Brendshem Hazbiu, duhej te garantonte ndertimin e struktures se posacme per hyrjen ne lidhje direkte me mafian italiane dhe bosat zvicerane, per operacionet e ardhjes, mberritjes pa probleme te "mallit" brenda territorit shqiptar, magazinimit, transportimit dhe pervjelljes drejt ujerave nderkombetare.

Duke qene si ministria e Rendit kishte ne varesi funksionale ne ate kohe edhe Sigurimin e Shtetit, Hazbiu duhej te garantonte konspiracionin maksimal te operacioneve te ndaluara rreptesisht per ideologjine e nje vendi komunist si Shqiperia. Ndaj, njerezit, vendet, kodet e komunikimit dhe menyra e bashkepunimit me "partneret" duhet t'i nenshtroheshin rregullave te rrepta te sekretit shteteror.

Ndersa Kryeminnistri Mehmet Shehu, duhet te justifikonte "profesionalisht" futjen e miliona e milionave dollareve kontrabande ne llogarite transparente te buxhetit te shtetit dhe ne varesi te te ardhurave, te perllogariste fushat me prioritare ku ato duheshin investuar, ne menyre qe te rikuperohej mungesa e ndihmave falas nga Kina, pas prishjes se marreveshjes mes dy vendeve.

Nje operacion qe perbente ndoshta nje nga vendimet me heretike per "teorine dhe praktiken e socilizmit shkencor" te Shqiperise komuniste. Per te cilin kane patur djeni nje numer mjaft i vogel njerezish ne maje te piramides se shtetit dhe Sigurimit. Nje ceshtje qe u klasifikua si "teper sekret i nje rendesie te vecante".

Vetem tani, nje cerek shekulli nga vendimi per te "ndertuar socializmit me forcat e veta" nepermjet hyrjes ne "kampin shumekombesh" te kondrabandes se cigareve, njeri prej protagonisteve te operacioneve ilegale me te erret te regjimit, pranon te rerfeje detajet e tyre. Detajet e pjeses shqiptare te operacioneve qe pershkojne dy kontinetet e lagura nga Oqeani Atlantik, te cilat fillojne e perfundojne ne Zvicer, brenda 24 oresh. E qe perseriten e perseriten cdo dite, prej shume vitesh, me te njejten persosmeri dhe rregull fatalisht te pagabueshem. Ne te cilat jane angazhuar mijera njerez ne gjysmen e Botes, te cilet kane ne dispozicion mjetet dhe metodat me moderne te komunikimin dhe transportit. Nje sistem i sofistikuar miliardash, qe vazhdon te funksionoje edhe sot e kesaj dite. Por, me nje ndryshim te vogel pas viteve '90. Rruga e cigareve kontrabande drejt Italise, ka pesuar nje devijim te vogel: Skafet nuk nisen me nga brigjet shqiptare, por ato malazeze.
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E TRAFIKIMIT TE ARMEVE,MES SHQIPERISE DHE ITALISE   Thu Mar 10, 2011 11:57 am

"Sacra Corona Unita Enverjane "

Lashtesia eshte nje karakteristike mafioze e perbashket, por jo diskriminuese. "Sacra Corona Unita" eshte shfaqur vetem ne vitet 1970, le te themi shume vite pas triadave te para kineze. Mafia shqiptare eshte pa dyshim me e re se gjithe te tjerat, por si kusherirat e saj italiane, nuk eshte me pak e forte.

Kumbara italiane

Krimi i organizuar ne Shqiperi u vendos ne 1986, por pa nje fillese te organizuar mbi modelin mafioz. Sepse mafiat italiane dhe sidomos "Sacra Corona Unita" ka favorizuar emergjencen e krimit te organizuar shqiptar dhe ka sherbyer si model ne strukturen e saj. Kjo influence eshte e vjeter dhe ne menyre paradoksale nisi nga diktatura staliniane. Ne fakt, regjimi shqiptar, i asfiksuar dhe ne kerkim te stimujve, i hapi dyert e vendit kesaj mafieje me 1986. Ne ate vit, u nenshkrua nje kontrate nderkombetare qe autorizonte rojet bregdetare italiane te ndiqnin mafiozet ne ujerat nderkombetare te Adriatikut. "Sacra Corona Unita" qe e detyruar te gjente zona te reja qe te perdorte per transport anije apo motoskafe per aktivitetet e saj te trafikut te cigareve. Ne kuader te kesaj, ajo arriti nje marreveshje tregtare me Shqiperine qe te strehonte kete aktivitet ne portet e Vlores dhe Durresit. Keto porte e moren atehere origjinen e rolit te platformave kriminale qe u njihet edhe sot.
Ndikimi i mafias italiane u perforcua permes piramidave finaciare, qe u mbollen ne menyre progresive ne Shqiperi ne vitin 1992, perfundimisht per te shkaterruar vendin dhe provokuan kryengritjet e vitit 1997. Pertej perfitimeve te nxjerra nga ky mashtrim financiar per pjesen me te madhe te kursimtareve shqiptare dhe diaspores, piramidat kishin si qellim kryesor pastrimin e parave te krimit. Eshte e qarte se "pastruese" te tilla nuk kishin perdorues te vetem klanet kriminale shqiptare, akoma pak produktive. Ato u perdoren gjithashtu nga krimi i organizuar grek. Keto piramida u sherbyen ne radhe te pare mafiave italiane per te pastruar qindra miliona dollare. Mafiat italiane qene te parat qe zbarkuan nje dite ne Vlore, ne uren lidhese per to.
Tropizmi shqiptar
Shpejtesia e venies ne zbatim u favorizua gjithashtu edhe nga ekzistenca e prirjes se shoqerise shqiptare per te penetruar ne mafia.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E TRAFIKIMIT TE ARMEVE,MES SHQIPERISE DHE ITALISE   Wed Mar 23, 2011 10:17 pm

Kushe i beri piramidat ,a sishte sali psikopati qe kalli shqiperin pershkak te piramidave ...pse spe thue kete!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E TRAFIKIMIT TE ARMEVE,MES SHQIPERISE DHE ITALISE   Thu Mar 24, 2011 12:26 am

Jo jojojojojo ,je i gjithi gabim.....
Piramidat i ngriten komunistet dhe e shfrytezuan qarqet nacionaliste greke ,qe prisni me padurim realizimin e endrres se tyre shekullore,copetimin e Shqiperise,qe edhe sot ne cdo moment punojne per ta realizuar kete enderr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: HISTORIA E TRAFIKIMIT TE ARMEVE,MES SHQIPERISE DHE ITALISE   Today at 6:58 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
HISTORIA E TRAFIKIMIT TE ARMEVE,MES SHQIPERISE DHE ITALISE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: