Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 KU E ĒON MUSHKA........

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: KU E ĒON MUSHKA........   Mon Mar 21, 2011 11:20 am

Agjenda e vėrtetė socialiste po shndėrrohet nė kryqėzatė kundėr Perėndimit
20-03-2011 / Redaksionale

Kundėrthėniet janė ulur kėmbėkryq nė opozitėn e bashkuar tė avokatit tė djallit, Spartak Ngjela. Pėrfaqėsuesi i Ramės, ai i 13 mijė martirėve tė 21 janarit pėr tė korrur fitoren, tha se do bėjmė protesta “demokratike” pėr rrėzimin e qeverisė. Qeveria ėshtė demokratike jo se ėshtė PD-ja nė pushtet, por se ėshtė zgjedhur me mjete demokratike, d.m.th me votė tė rregullt dhe tė certifikuar si asnjėherė tjetėr nga organizmat serioz zgjedhor. Kurse opozita socialiste e cila s’pranon zgjedhjen demokratike tė qytetarėve pėr njė qeveri koalicioni pretendon se me njė protestė tė cilėsuar “demokratike” do tė rrėzojė qeverinė.
Mirėpo rrėzimi i qeverisė vjen me votė, dhe votat maten nė Parlament ose jepen me Zgjedhje. Afėrmendsh takimi me zgjedhjet ėshtė i paracaktuar nga Kushtetuta. Kėsisoj me 8 maj do kemi zgjedhje lokale qė dihet do tė pėrcaktojnė jo vetėm drejtuesit e komunave dhe tė bashkive, por edhe njė indeks tė pėlqimit tė punėve tė qeverisė pėrgjatė 2 viteve qeverisje. Kėtė e di mirė si qeveria, ashtu dhe opozita. Ndonėse kjo e fundit ka ndjesinė e humbjes sė pushtetit nė nivel lokal, prandaj do tė provokojė zgjedhje parlamentare jashtė radhės sė pėrcaktuar nga Kushtetuta.
Sakaq pėrfaqėsuesi radikal i Ramės lėshoi dje njė kėrcėnim ndaj ambasadorėve tė SHBA-sė dhe tė OSBE-sė, qė “Ambasadorėt tė mos shėtisin nė popull”. Arroganca anti-demokratike e Ngjelės ėshtė e ditur se ku e ka burimit, qė nuk ėshtė vetėm papėrgjegjshmėria e tij, por edhe zbatimi i njė urdhri tė Ramės. Komandanti i pėrgjithshėm i opozitės, Edvin Rama gjendet i frikėsuar pėrballė votės, si djalli pėrpara ujit tė shenjtė. Ky njeri me dell paranojak lexon nė ēdo dalje publike tė ambasadorėve njė mesazh tė nėnkuptuar pro-qeverisė dhe kundra opozitės, ēka s’ėshtė e vėrtetė. Ngase ambasadorėt luajnė njė rol tė domosdoshėm e shpesh herė si zjarrfikės tė zjarreve tė ndezura nga piromanė tė politikės sė rrugės dhe jo institucioneve.
Megjithatė kundėrvėnia publike e djeshme e avokatit tė Ramės ėshtė nė vazhdėn e asaj ēka pardje tha vetė kreu i opozitės, Edi Rama qė e konsideron procesin zgjedhor tė 8 majit, tė pagarantuar, duke akuzuar njėherėsh kreun e KQZ-sė se po cenon zgjedhjet. Duke u ndalur tek ambasadorėt, Rama shprehu keqardhjen pėr ambasadorėt qė u pėrfshinė nė njė pyetje bashkė me kryetarin e KQZ-sė, i cili herėt ose vonė sipas tij, do tė duhet tė dalė pėrpara drejtėsisė. Kėshtu ai del kundėr asaj ēka ditėn e enjte ambasadorit amerikan Z. Arvizu shprehu shqetėsimin e tij qė KQZ-ja tė lejohet tė punojė e lirė dhe e konsideroi atė si institucionin vendimtar pėr realizimin e zgjedhjeve tė lira dhe transparente. Sidozot Partia Socialiste s’ndalet pėrpara asgjėje, pas 21 janarit. Edhe pse supozimet paranojake tė Ramės pėr presionin ndaj administratės dhe fotokopjeve tė materialeve zgjedhore janė po e njėjta shpikje qė ka sajdisur pėrgjatė dy viteve tė shkuara. Gjithsesi dėshira e poshtėr pėr tė sterilizuar institucionin qė menaxhon zgjedhjen ėshtė njė shenjė e frikshme, qė prapa saj dėften krijimin e njė tjetėr alibie tė Ramės kur tė dalė rezultati pėrfundimtar i zgjedhjeve lokale.
Sidoqoftė ėshtė e kuptueshme pozicioni ku gjendet nė kėto moment lideri i Partisė Socialiste, kryetari i bashkisė Tiranė dhe i opozitės sė bashkuar, Edi Rama. Koha pėr tė mė shumė se flori ėshtė njė tiranie dukshme sepse zvogėlon manovrimin nė kulisa tė politikės. Drita e diellit do tė zbulojė listėn e zezė qė ka pėrcaktuar pėr bashkitė kryesore tė vendit, pasi deri mė tani janė tė mbrojtura me njė xhelozi tė paparė. Zgjidhja e dilemės pėr pretendentin e bashkisė Tiranė do tė zbardhė agjendėn e vėrtetė qė ka Rama pėr zgjedhjet lokale tė 8 majit. Dy alternativa janė nė tavolinė, njė humbje dinjitoze dhe tjetra njė alibi recidiviste pėr kutinė e votave tė vjedhura.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: KU E ĒON MUSHKA........   Mon Mar 21, 2011 11:27 am



Frrok Cupi: Veprimet e PS, rikthim 20 vite pas
Sa te besueshme jane ne ditet qe flasim deklaratat e avokat Spartak Ngjeles per vazhdimin e protestave dhe organizimin e demonstratave?

Nuk ka rendesi sesa te besueshme jane, rendesi ka se ku ka shkuar nje pjese e politikes shqiptare dhe c'mendje ka. Me sa duket pjesa komuniste, e rrezuar ne vitin 1990, eshte kthyer tek i njejti vend i krimit. Shqiperia nuk e beri dot pastrimin komunist. Shqiperia nuk e beri dot ndarjen e forte me komunizmin. Ne menduam se e hapem Bllokun, ne menduam se komunizmi ra, sepse entuziazmi masovik na i krijoi kete pershtypje. Por pavaresisht nga ato qe thuhen se nuk eshte e vertete, ka nje ringjallje te anti-perendimit, te te gjitha zakoneve te komunizmit, te izolimit, te tendencave anti-perendimore, sidomos anti-amerikane dhe anti-demokratike. Aq me teper qe jetojme ne epoken kur ne Lindje kane shperthyer revolucionet per demokraci. Ketu ka nje keq kuptim islamiko-komunist, qe sikur bota u be perseri nje shesh lufte dhe keta kane menduar, ose jane keshilluar per keshilltareve anti-amerikane, qe duan ta bashkojne Shqiperine qe nga Adriatiku deri te Lindja e Mesme, ne Libi, Tunizi, Jemen. Pra duan ta bashkojne me te njejten atmosfere lufte.

Ajo c'ka ishte e papritur sot nga z.Ngjela ishte sulmi ndaj te akredituarave te huaj te akredituar ne Shqiperi. Sa e logjikshme eshte kjo kur ne u drejtohemi ketyre ambasadoreve, per opinione sa me pozitive per Shqiperine?

Asgje nuk eshte e rastesishme, me besoni, edhe Spartaku sigurisht vjen nga Blloku, por per shkak te klaneve ka perjetuar edhe ca kohe burg, asgje nuk eshte e rastesishme. Ceshtja eshte shume e prere, eshte shume grafike. Ne ndodhemi ne nje moment kur jemi bere anetar te NATO-s, gje qe ka shkaktuar terbimin te pjeses se regjimit te vjeter. Une kam degjuar para pak ditesh, nje interviste te ish-ministrit te Mbrojtjes gjate diteve te fundit te regjimit komunist, i cili tha se Shqiperia nuk ka perse te jete ne NATO. I cili tha se Shqiperia duhet te realizoje 20 plumba ne 1 m2, ne nje minute. Ky eshte objektivi i Shqiperise.

Cfare do te thote kjo?

Kjo do te thote ate qe kane thene ata. Pra, qe nje pjese e mire e politikes jeton me ate periudhe. I kthehem idese se anetaresimi ne NATO ka shkaktuar terbimin e gjithe pjeses se politikes se regjimit te vjeter. Ne jemi ne nje periudhe qe po "perkedhelemi" nga Perendimi. Jemi nje komb qe kemi marre aleancat perendimore, sidomos te Amerikes. Jemi ne nje pozite gjeopolitike qe ndodhemi drejt Lindjes, qe tenton te ringjalle parimet e Lindjes dhe te Traktatit te Varshaves dhe midis Perendimit qe tenton dhe ka qellimin e qyteterimit, per te bashkuar Shqiperine me Perendimin, qe eshte endrra e vjeter, jo 20 vite, por 20 mije vjecare. Kjo nuk ka asgje te rastesishme. Ideja eshte qe per gjate gjithe kohes te krijohet nje gardh, apo hendek mes Lindjes dhe Perendimit, ku shqiptaret, Shqiperia te jene fundi i tunelit dhe ku te bashkohemi me nje demokraci te paekzistente, por ku pushteti te ndahet serish me ish-komunistet.

Duke u ndalur tek veprimet e opozites, kemi regjistrimin e saj ne gare dhe nje sere veprimesh qe nuk te qartesojne se kjo opozite po pergatitet apo jo per zgjedhje. Flitet per zgjedhje te parakohshme, por dhe protestat ne te njejten kohe. A po pergatitet per zgjedhje lokale kjo opozite?

Opozita nuk ka nga te shkoje, do te paraqitet ne zgjedhje, sepse eshte e detyruar nga Perendimi. Perendimi po e ndjek me vemendje, duke pasur "frike" dhe vemendje totale mbi opoziten, e cila kerkon t'a ktheje Shqiperine ne dy dekada pas. A do kete zgjedhje dhe a po pergatiten per zgjedhje? Opozita socialiste ish- komuniste nuk eshte gati te shkoje ne zgjedhe, sepse ka shpenzuar gjithe potencialin e vet, gjithe energjite e veta per nje lufte te pavlere. I ka shpenzuar per bojkotin qe doli se ishte nje non sens demokratik. I ka shpenzuar per demonstrata, ku ka sjelle njerez per t'i flijuar me qellim qe te fitoje gradacione politike. Ka shpenzuar para te fituara nga qytetaret shqiptare, para te fituara nga mafia. Opozita e Shqiperise, per fat te keq me socialist te ndershem, por qe ndjekin nje lidership te orientuar drejt luftes eshte e telendisur, e semure, pa organizma, pa program.

Ky orientim drejt luftes sa hyn ne programin e nje Partise Socialiste?

Partia Socialiste si e majte nuk ka asnje lidhje, por Partia Socialiste si ish-komuniste dhe nga drejtimi ku ajo ka shkuar, ka nje natyre luftarake dhe ju e dini se dje kryetari i PS-se deklaroi se dita e 8 majit do te jete dite demonstrate. Demonstrate qe mund te jete paqesore, mund te mos jete paqesore, mund te jete luftarake, etj. PS ka deklaruar se do ta marre pushtetin me cdo menyre dhe ne jemi ne momentin kur edhe pse behen zgjedhje administrative, PS-ja ka deklaruar se do te behen zgjedhje politike. Qe do te thote, se tenton te rrezoje regjimin, qeverine dhe se do te beje demonstrate ne rruge, por jo politike per qytetarin, jo administrim dhe jo sherbim per qytetarin. Zgjedhjet administrative jane momenti kur qytetaret e vendit kane mberritur ne piken e se mires. Ne piken, qe sic thoshte Rusoi, njeriu eshte i mire ne thelb dhe tashme veteqeveriset. Keta nuk e lejojne qe njeriu te jete i mire dhe te veteqeveriset, keta duan ta dhunojne dhe ta sundojne. I thone do te dalim ne rruge, dhe nuk do merremi me shtepine, oborrin, kanalizimet etj. Pra me veteqeverisjen dhe me marredheniet me fqinjin. PS nuk e lejon njeriun qe te jete ne thelb i mire, vetadministrues. Keshtu qe ne do te kemi nje revolucion, do te kemi nje post periudhe zgjedhore, pas 8 majit kur PS nuk do te pranoje rezultatin dhe do te leshoje parullat revolucionare te demonstrates.

Cfare do te ndryshonte kjo, po te kemi parasysh se edhe 28 qershori nuk eshte pranuar. Nje riaktivizim i protestave ku e con PS-ne?

PS eshte ngushtuar, tkurrur, eshte mpakur, kane mbetur nje thelb militantesh te plakur, qe jane besnike ndaj asaj vije, qe nuk kuptojne, qe duan te jene keshtu, por edhe nuk duan te jene keshtu. Por nuk eshte ky problemi, PS-ja shkon ne humbje dhe perseri ne humbje, problemi eshte ku shkon Shqiperia. Shqiperia per here te pare gjate 4 mije vjeteve ka fituar te drejten, meriten, Mesine qe te jete aleate me perendimin, aleate e Amerikes se madhe dhe e BE-se, pra e demokracise evropiane-perendimore. Eshte rasti i vetem kur Perendimi e ngul tere veshtrimin e vet ne nje vend qe rrezikon te rreshqase ne humnere dhe ku nuk duhet te rreshqase, sepse eshte ne bregun me lindor, midis lindjes dhe perendimit. Jo per Luften e Ftohte, por per arsye se bota po perballet me nje mungese demokracie ne Lindjen e Mesme, me nje tendence te ringjalljes se komunizmit ne Moske, me nje mrekullim te ringjalljes se te drejtave te njeriut ne Serbi, me nje domosdoshmeri qe shqiptaret e 'perkedhelur" prej perendimit te meritojne "perkedheljen" e tyre. Ne ishim nje komb i vjeter, i lashte qe nuk ishim radhitur, ne po tentojme te radhitemi. Ne nuk ra radhiten, as s'kishin pse te na radhisnin ne vijen ortodokse, e as kristiano katolik e, por fati i madh eshte qe pasi shpetuam prej radhitjes me Kremlinin, ne kemi per t'u radhitur me Brukselin.

E tere tendenca e shtabit te PS-se, se socialistet jane nga ata qe kane vuajtur shume prej komunizmit, prej komunizmit kane vuajtur shume sidomos te persekutuarit dhe komunistet e thjeshte, por kjo qe po pergatitet eshte nga nje shtab i vogel, i rrezikshem qe pergatit destabilizimin e vendit dhe orientimin e vendit jo drejt Perendimit, por drejt askundit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: KU E ĒON MUSHKA........   Mon Mar 21, 2011 3:59 pm

frrok qupi eshte vet nje komuniste nje rroktar i sali komunistit ,psikopatit..
Spartak ngjela e ka me vend duhet me heq kete diktatore dhe kete dhenderr te serbeve..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: KU E ĒON MUSHKA........   Thu Mar 24, 2011 4:29 pm

e di ti se kush eshte ky Spartak ngjela,ja lexo ketu me poshte:

Takohen Rama dhe Ngjela, rikthehet partia KIS

E Marte, 22 Shtator 2009


Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama dhe kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, kane zhvilluar diten e djeshme nje takim koke me koke ne nje nga baret prane kryeministrise. Rreth ores 13:00, Rama dhe Ngjela jane takuar se bashku per te zhvilluar nje takim qe zgjati rreth nje ore. Ne fund te takimit kryesocialisti nuk ka pranuar t'i pergjigjet pyetjes se mediave mbi qellimin e takimit dhe eshte larguar ne heshtje. Ndersa, Ngjela ka zgjedhur te mos shfaqet ne media dhe eshte larguar nga nje dalje tjeter.

Ky i fundit ne prononcimet publike ka shprehur qendrimin e tij pro hapjes se kutive per rihapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Mendohet qe kjo eshte arsyeja e cila ka konkretizuar mbledhjen e dy lidereve politike. Ky ishte takimi i pare i Rames dhe Ngjeles qe nga fillimi i viteve '90, kur se bashku, krijuan ate qe u quajt Partia Kristian Islamike Shqiptare (KIS).

Partia KIS, u themelua nga "cifti" Rama-Ngjela, ne vitin 1992, kur Rama u largua nga PS. KIS, u themelua prej tyre pas thirrjes atehere te Edi Rames ndaj kreut te PD Berisha, "per te lincuar komunistet", duke u shprehur mjaft radikal ndaj tyre pasi sipas tij, "ata nuk kane vend ne PD". Ne keto kushte Rama u bashkua me Ngjelen ne ate qe u quajt KIS (Partia Kristian Islamike). Nderkohe, Ngjela, e braktisi kete parti sikunder Rama, per t'iu bashkuar Aleances Demokratike te Neritan Cekes. Pak kohe me vone, Ngjela e braktisi dhe PAD-ne, duke u afruar tek Partia Levizja e Legalitetit. Ne ate periudhe, ai u zgjodh edhe minister i Drejtesise, ne kabinetin "Qeveria e Pajtimit Kombetar" te kryeministri socialist Bashkim Fino. Vite me pas, Ngjela u largua dhe nga Legaliteti duke u afruar serish tek PD ku qendroi disa kohe derisa muaj me pare e braktisi serish dhe krijoi Partine per Ligj dhe Drejtesi e cila ne zgjedhjet e 28 qershorit nuk arriti te fitoje asnje mandat deputeti.


e kupton tani se sa te etur jane keta monstra per pushtet dhe nuk kane as fe dhe as atdhe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: KU E ĒON MUSHKA........   Thu Mar 24, 2011 4:34 pm

edhe kjo:

Takohen Rama dhe Ngjela, rikthehet partia KIS

E Marte, 22 Shtator 2009


Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama dhe kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, kane zhvilluar diten e djeshme nje takim koke me koke ne nje nga baret prane kryeministrise. Rreth ores 13:00, Rama dhe Ngjela jane takuar se bashku per te zhvilluar nje takim qe zgjati rreth nje ore. Ne fund te takimit kryesocialisti nuk ka pranuar t'i pergjigjet pyetjes se mediave mbi qellimin e takimit dhe eshte larguar ne heshtje. Ndersa, Ngjela ka zgjedhur te mos shfaqet ne media dhe eshte larguar nga nje dalje tjeter.

Ky i fundit ne prononcimet publike ka shprehur qendrimin e tij pro hapjes se kutive per rihapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Mendohet qe kjo eshte arsyeja e cila ka konkretizuar mbledhjen e dy lidereve politike. Ky ishte takimi i pare i Rames dhe Ngjeles qe nga fillimi i viteve '90, kur se bashku, krijuan ate qe u quajt Partia Kristian Islamike Shqiptare (KIS).

Partia KIS, u themelua nga "cifti" Rama-Ngjela, ne vitin 1992, kur Rama u largua nga PS. KIS, u themelua prej tyre pas thirrjes atehere te Edi Rames ndaj kreut te PD Berisha, "per te lincuar komunistet", duke u shprehur mjaft radikal ndaj tyre pasi sipas tij, "ata nuk kane vend ne PD". Ne keto kushte Rama u bashkua me Ngjelen ne ate qe u quajt KIS (Partia Kristian Islamike). Nderkohe, Ngjela, e braktisi kete parti sikunder Rama, per t'iu bashkuar Aleances Demokratike te Neritan Cekes. Pak kohe me vone, Ngjela e braktisi dhe PAD-ne, duke u afruar tek Partia Levizja e Legalitetit. Ne ate periudhe, ai u zgjodh edhe minister i Drejtesise, ne kabinetin "Qeveria e Pajtimit Kombetar" te kryeministri socialist Bashkim Fino. Vite me pas, Ngjela u largua dhe nga Legaliteti duke u afruar serish tek PD ku qendroi disa kohe derisa muaj me pare e braktisi serish dhe krijoi Partine per Ligj dhe Drejtesi e cila ne zgjedhjet e 28 qershorit nuk arriti te fitoje asnje mandat deputeti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: KU E ĒON MUSHKA........   Today at 1:28 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
KU E ĒON MUSHKA........
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: