Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 TE NJOHIM HISTORINE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: TE NJOHIM HISTORINE   Thu Mar 24, 2011 10:49 am

LEKA ZOGU - Femijeria burrerore e monarkut shqiptar
Lindja e tij, nuk ishte gezim vetem per familjen mbreterore, por ne ate kohe, ngjarje e shenuar edhe per kombin. Me 5 prill 1939, shqiptaret uruan dhe festuan, ardhjen ne jete te princit trashegimtar... Thene ndryshe, Mbretin e ardhshem. Mirepo, ashtu ishte e shkruar! Te largohej nga Atdheu pa e pare ende me sy, e jo me ta mbreteronte. Gjithsesi, nje gje eshte e vertete. Ai femije, kudo qe jetoi, u rrit dhe u ushqye, vetem me shqiptarizem. Ai femije pati nje femijeri burrerore!

I duhej qe te ishte me i malluari, me i duruari, me i mencuri, me i perkushtuari dhe me i privuari se gjithe femijet e botes.

Mesoi se ishte shqiptar dhe nuk kishte pare asnjehere Shqiperine, duke iu ndezur cdo dite malli, krenaria dhe kersheria per Atdheun. Nderkohe, iu desh te mesonte qysh i vogel, disa gjuhe. Ngrohtesine dhe dashurine e nenes i ndjeu nepermjet gjermanishtes. Perkedhelite dhe keshillat e te atit i shkuan ne theksin e gegerishtes qe e deshmon aq qarte edhe ne te foluren e sotme. Ne shkolle dhe mjedisin jashte familjes, duhej te komunikonte ne anglisht. Me pas, diktuar edhe nga rrethanat dhe kushtet e krijuara do te pervetesonte te tjera gjuhe, hungarishten, frengjishten, italishten, arabishten dhe portugalishten.

Ndryshe nga femijet e tjere te familjeve mbreterore, ai nuk beri rehat ne asnje shtet. Sepse motivet dhe pergjegjesite qe ndjente para kombit te vet, e detyroi ate familje fisnike te shkonte, atje ku gjente rehat... ceshtja shqiptare.

Keshtu ne vitin 1946, "i hyjne detit me kembe", duke lene Angline per Egjiptin. Princi Leke, ne ate kohe ishte vetem shtate vjec. Kujton ate det te trazuar qe e turbulloi aq shume, por nuk harruan as ate ndodhi te bukur qe perjetoi ne ngushticen e Gjibraltarit.

Lufta e Dyte Boterore kishte mbaruar, por jo pasojat e saj... Edhe ne kete udhetim te gjate detar, para kesaj ngushtice, vapori me te cilin udhetonin, ndali gati krejt shpejtesine. Nje skuader marinaresh te specializuar per asgjesimin e minave, filluan asgjesimin e tyre per te celur shtegun. Per syrin e nje femije qe perfiton nga mosha, keto skena ishin bukuri, ndersa per te rriturit ankth dhe shqetesim.

Krejt papritur, ftohen ne kete "argetim" edhe oficeret qe shoqeronin familjen mbreterore. Nuk kishte rast me te mire per ate baba mbret qe te bente burre femijen e vet. I zgjat armen dhe e pozicionon te qelloje drejt nje mine qe perngjasonte me nje rose te zeze kur ajo pushke angleze, ishte me e gjate se vet ai femije. Qelloi, por mban mend se edhe nuk shenoi...

Naten vone mberriten ne qytetin portual egjiptian, Port-Said. U mrekullua ne agimin e asaj dite nga ajo pamje fantastike qe iu shfaq para syve. Te gjitha ndertesat e atij qyteti ishin te pushtuara nga bardhesia. Por, nuk ishte ajo bukuri dhe pasterti, kur ecje neper lagjet e tij. Kalimthi e perjetoi kete ndjesi, sepse rezidenca e familjes ishte ne Kajro, ne nje hotel tre katesh, me i miri i kryeqytetit per ate kohe.

Si per te kompensuar gjithe peripecite dhe veshtiresite qe ai femije kishte perjetuar deri me tani, ketu gjithcka ishte si ne perralle. Lulishtja e madhe dhe e hijeshuar me lule shumengjyreshe dhe mbi te gjitha piramidat qe i shikonte nga ballkoni, ia bene Egjiptin shume here me te bukur se Anglia. Por, edhe pse komoditeti ishte mbreteror, detyrimet dhe kerkesat e te ardhmes, e ftonin per t'u aftesuar dhe burreruar sa me shpejt. Regjistrohet ne nje shkolle qe shquhej per nivelin e larte pedagogjik. E frekuentonin ate femijet e familjeve me te njohura te shteteve te Mesdheut. Aty nis miqesia qe do te vazhdonte gjate gjithe jetes, me mbretin e Bullgarise dhe princin e Jordanise, i cili me vone do te behej mbret. Ne gjuhen angleze behej mesimi, por iu krijua mundesia qe te mesonte edhe latinishten apo arabishten. Zgjedhjen e beri nena Gerdaldine, qe i percaktoi te paren, duke ia lene arabishten vetem gjuhe veshi, pra, per ta kuptuar dhe jo shkruar. Mban mend se nga shtepia per ne shkolle, ikte vazhdimisht me biciklete. Vecse perhere ka qene i shoqeruar nga punonjesit e gardes se familjes mbreterore. I gjithe ky efektiv perbehej nga shqiptare dhe kryesisht matjane. Fjala vjen, princi Leke, ka qene vazhdimisht nen kujdesin e Qazim Prenit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   Thu Mar 24, 2011 10:50 am

perhumbur ne kujtimet e femijerise, ndalet per nje cast dhe pasi leshon nje buzeqeshje te lehte, fillon te tregoje ndodhine me mesuesin e matematikes. Diten e premte, mesuesi u kishte dhene detyre shtepie nxenesve, per te zgjidhur ne pushimin e fundjaves disa ushtrime. Edhe pse ne dispozicion kishte te shtunen dhe te dielen, Leka iken te henen i papergatitur. Kur mesuesi i afrohet dhe i kerkon fletoren e detyrave, ai cohet me kembe dhe i kerkon falje, pasi nuk i kishte zgjidhur ushtrimet. Por, kjo pendesa e nxenesit u keqperdor.

I thote qe te zgjati para te dy duart dhe fillon ta qelloje me shkop... Vetem te majten se nuk arriti dot te dora e djathte! Nxenesi shqiptar, shtate vjecari Leka Zogu, qe ne fakt ishte me i gjate se mesuesi, rremben fshiresen e derrases se zeze, si per t'i zbutur goditjen, hap krahun dhe e rrezon ne dysheme. Mesuesin e cojne direkt e ne spital, ndersa nxenesi qete-qete, del nga klasa. Para shkolles, e priste Qazimi, shoqeruesi i tij, i cili cuditet per kete dalje te parakohshme nga mesimi. Rruges per ne shtepi, i tregon atij me inat ende te pa shuar, per gjithcka kishte ndodhur. Pak i ndrojtur, por jo i frikesuar hyn i pari ne sallonin e shtepise, duke cuditur te atin, te emen dhe hallat e tij, qe ne ate cast ishin te gjithe bashke. Para se ata t'i sqaronte shoqeruesi, nis dhe tregon per cfare kishte ngjare...

- S'ka problem!-degjoi reagimin e menjehershem te te atit. Me pas, Ahmeti vazhdon qete dhe me serioz:

- Familja jone nuk pranon as shpulle dhe as shkop!

Heshtja mbeshtetese dhe komplimentuese pushtoi gjithe sallonin. Sepse ai femije, nuk ishte femije, por trashegimtari i nje mbreti shqiptar. Jane te njohura tashme, vetite dhe virtytet e Ahmet Zogut. Dy prej tyre, trimeria dhe krenaria!

Gjate kohes qe jetuan ne Kajro, shume mbreselenese per Leken ka qene edhe vizita qe beri ne nje teqe shqiptare. Kujton ate pritje shume te ngrohte qe i bene babai i tij dhe dy dervishet. Por edhe emocionuese ishte dhurata e cmuar. Nje patllake e vendosur ne kutine e vet te zbukuruar hijshem. Kthehet ne shtepi dhe gjeja e pare qe i tregon te atit, ishte ajo dhurate.

- Kjo eshte per ketu!,- iu drejtua Ahmeti, duke e vendos ate kuti, ne njerin prej etazhereve te sallonit. Por, ka ardhur koha qe edhe t'i te mbash arme! Dhe ne cast, i zgjat nje revolver anglez te kalibrit 45. Mund te tingelloje pak si i cuditshem ky xhest, por ne mendjen dhe largpamesine e Ahmet Zogut, qendron persosmerisht gjithcka. Nuk e dime, nese ishte thjesht nje peshqesh apo amanet per te birin e vet, por eshte e vertete se Leka Zogu, asnjehere nuk e hoqi nga brezi armen, ne kete jete. E ku do te kishte me shume hijeshi ai simbol burrerie dhe trimerie, se te ai shtatlarte i rritur me shqiptarizem. Shtate vjec i vendosi te birit armen ne brez dhe kur mbushi dhjete vjec, e beri pjesetar te detyrueshem ne te gjitha mbledhjet e takimet e punes.

-Degjo dhe mos fol!- i tha diten e pare.

Keshtu, veproi ne dhjetra takime qe Ahmet Zogu pati me mbreterit e disa shteteve dhe personalitete te tjere te rendesishem, ku u shqua per largpamesine e gjeopolitikes se tij.

Keshtu, deri me 9 prill 1961, kur pas vdekjes se mbretit Ahmet Zogu, beri betimin si Mbret i Shqiptareve. Atehere ishte 22 vjec. Shume i ri, por shume i denje dhe i afte per te siguruar vazhdimesine, sepse si rralle kush, ne femijeri kishte fituar pjekurine dhe burrerine...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   Thu Mar 24, 2011 10:51 am

Leka Zogu

- 5 prill 1939. Lindi ne Tirane dhe kaloi femijerine ne Britanine e Madhe deri ne moshen 7 vjec.

- 1946-1955. Jetoi ne Egjipt, ku filloi studimet ne shkollen angleze "Victore College", ne qytetin e Aleksandrise.

- 1956. Pas ardhjes ne France, regjistrohet ne kolegjin Eglon, ne Vilar mbi Olon dhe merr diplomen "Matriculation of Oxford" ne Zvicer.

- 1958. Perfundon studimet e larta ne Londer, ne Akademine Ushtarake Mbreterore ne Sandherst te Mbreterise se Bashkuar.

- Pas kthimit nga Britania e Madhe fillon studimet per Shkencat Politike dhe Ekonomike ne Universitetin e Sorbones ne France, ku ndoqi edhe kursin e gjuheve orientale.

- 9 prill 1961. Pas vdekjes se Mbretit Ahmet Zogu, ben betimin si Mbret i Shqiptareve ne moshen 22 vjec.

- Zoteron shume gjuhe te huaja, si anglisht, frengjisht, spanjisht, gjermanisht, italisht, arabisht, si dhe gjuhet hungareze e portugeze.

- Eshte marre me biznesin e konstruksioneve te porteve detare dhe import eksportin e lendeve te para, duke kryer veprimtarine e tij njekohesisht ne Spanje e ne Britanine e Madhe me shtrirjen e aktivitetit qe nga SHBA e Kanadaja, ne Lindjen e Mesme dhe deri ne Japoni e Australi.

- 1972. Behet nismetar i Kuvendit te Madridit per te bashkuar te gjitha forcat politike te emigracionit shqiptar sipas motos te Mbretit Zog: "Atdheu mbi te gjitha!"

- Gjate ketyre viteve Leka I, zhvilloi takime me shqiptaret kudo ne bote: ne Londer e Paris, ne New York e Toronto, ne Bruksel e Mynih, ne Ankara e Stamboll, ne Sidnej e Melburn, etj. Gjeografia e tyre perfshinte Europen, Azine, Afriken, Ameriken e Australine.

- Me autorizimin e Pentagonit, ka vezhguar veprimet luftarake gjate Luftes se Vietnamit dhe, me pas, ato te Rodezise.

- Nga viti 1979, jetoi bashke me Familjen Mbreterore Shqiptare ne Johannesburg, ne Afriken e Jugut.

- 1990. Takohet me shqiptaret e pare qe u larguan nga vendi ne eksodin e madh me anije nga Porti i Durresit.

1993. Vjen per here te pare ne Tirane, por detyrohet te largohet te nesermen, pas nderhyrjes se autoriteteve te asaj kohe.

- 11 prill 1997. Vjen ne Shqiperi, duke organizuar vizita, takime e bashkebisedime ne te gjitha rrethet e vendit.

- Merr pjese ne Referendumin e organizuar per formen e regjimit me 29 qershor 1997 dhe me 11 korrik 1997, largohet nga Shqiperia.

- Rikthehet per te jetuar ne Shqiperi me 28 qershor 2002. Kthimi i Familjes Mbreterore u krye me ftesen e 76 deputeteve te Kuvendit shqiptar.

- Kuvendi i Shqiperise, me Ligjin Nr. 9063, date 8.5.2003, percaktoi detyrimet ligjore - ekzekutive "Per Statusin e trashegimtareve te Familjes Mbreterore".

Pas lindjes, ne Atdhe vetem 47 ore...

"Me 5 Prill 1939 ne oren 5 te mengjesit lindi Princi, Trashegimtari i Shqiperise. Sa u dha lajmi ne popull se lindi nje "Djale Trashegimtar i Shqiperise", te gjitha demonstratat anti-italiane qe vazhdonin gjithandej, menjehere u kthyen ne nje bucitje gezimi te papershkruar, duke shfaqur simpatine per Familjen Mbreterore e duke thirrur: "Rrofte Mbreti", "Rrofte Princi Trashegimtar", "Rrofte Mbreteresha e dashur e jona"... Ky lajm gazmor menjehere u hap ne te gjithe anet e Shqiperise. Keshtu filluan festimet, gjithandej. Populli i Kryeqytetit plot gezim, shkollat e vajzave e djemve, e populli mbare edhe ushtria qe ndodhej ne Kryeqytet, filluan pergatitjet per te parakaluar para Pallatit, te mbledhur e te renduar ne Bulevardet rreth Pallatit, duke kenduar kenge kombetare e duke terhequr valle nacionale. Ne oren 10 te mengjesit filluan te hidhen 101 topa dhe tamam ne kete kohe filluan parakalimet para Pallatit Mbreteror dhe brenda ne lulishte. Ishin te radhitur shkollat, populli i veshur me kostum kombetar e ushtria. Bandat luanin Himnin Mbreteror e te Flamurit. Mbreti Zog, bashke me Qeverine e Parlamentin, kishin dale ne lulishte e i falenderonin te gjithe parakaluesit. Nga te gjitha Prefekturat kishin nisur te vinin delegacionet e popullit ne Kryeqytet per te shfaqur urimet gazmore, qe Perendia i solli popullit bujar mbas 500 vjeteve trashegimtarin. Te gjithe ishin te veshur me kostume kombetare. Tamam ne kohen kur po kalonin shkollat e vajzave e te djemve para Mbretit te tyre, duke kenduar ne parakalim, vjen me shpejtesi ministri i Puneve te Jashtme shqiptare, Ekrem Libohova, me nje leter ne dore. Ai ia paraqiti Mbretit Zog. Ishte ultimatumi musolinian...

6 prill 1939. Njezeri, Mbledhja e Asamblese Kombetare vendosi qe sot Madheria e Saj Mbreteresha me Princin Trashegimtar te nisen prej Tirane per ne Korce... Zog I, Mbreti shqiptareve, hyri ne Mbledhjen e pergjithshme te Asamblese Kombetare ne oren 12 te nates, date 6 Prill 1939. Por, sa u ul, Kryetari i Parlamentit, Pandeli Evangjeli, ne emer te Asamblese Kombetare i parashtroi vendimin e marre keshtu:

"Lartmadheri, Parlamenti dhe Qeveria se bashku, duke marre parasysh ngjarjet eventuale qe mund te na lindin, minute me minute, per interesin e Atdheut e te nderit te shqiptareve, mbare e per te qene te lire ne veprimet qe Atdheu lyp prej nesh "vendosi" qe Madheria e Saj Mbreteresha, bashke me Princin Trashegimtar qysh sot te dalin nga Tirana per ne Korce. Ai vend u caktua me i pershtatshem".

Pasi Mbreti Zog, pranoi vendimin e Parlamentit per nisjen e Madherise se Saj Mbretereshes, bashke me Princin Trashegimtar, menjehere u moren masat e pergatitjes, si te mjeteve dhe te sigurimit, qe do te shoqeronin Mbretereshen. Po ashtu dhe per sigurimin, si per rrugen, ashtu edhe per vendet e qendrimit. Me Madherine e Saj Mbretereshen, do te ishin edhe Princeshat, meqe Mbreteresha ishte mjaft e lodhur e me shume temperature. Personeli mjekesor ishte i pajisur me te gjitha mjetet e nevojshme. Po ashtu, kishte edhe mjete te tjera ushqimore dhe ilacet e nevojshme. Ne oren 4.00 te mengjesit te gjithe ishin gati per t'u nisur. Profesori Veibel, preferoi ta vendosim ne nje automobil Mbretereshen, shtruar me nje masllake, e jo ne autoambulance, se rruga ishte e gjate dhe jo e mire. Nuk ishte e pershtatshme. Princi Trashegimtar me nje tjeter automobil Mercedes, i percjelle prej Princesesh Adile, Doktor Mouhin Shahinit, kapiten Zenel Shehut, dy infermiere dhe Qazim Prenit. Po ashtu dhe te gjitha plackat e nevojshme te Princit me nje automobil mbrapa. Princeshat Mbreterore ndjekin Mbretereshen me dy automobila te tjere dhe baronesha me Stavro Stavrin me nje automobil tjeter. Po ashtu, ndjekin Mbretereshen edhe dy kamione me placka. Tre kamione me ushtare me toger Hilmi Kullen, prinin kolonen perpara, po gjithnje ne lidhje me qendren e kolones per sigurimin e Madherise se Saj, Mbretereshes e te Princit Trashegimtar. Shtate kamione me ushtare me kapiten Halil Branicen, ndjekin kolonen mbrapa, dhe kane me vete nje stacion radio K3, per cdo eventualitet. Per t'u nderlidhur me Komanden e Gardes Mbreterore me nje parulle te vecante si edhe nje shifer po te Komandes se Gardes. Lartmadheria e saj, Mbreteresha bashke me Princin Trashegimtar ne oren 4.15 te mengjesit u nisen prej Tiranes per ne Korce me drejtim Krrabe, Elbasan, Librazhd, Qafe-Thane, Pogradec e Korce..."

Agron Sejamini/ Bota Sot-Nga kronikat e kohes. Arkivi i Oborrit Mbreteror Shqiptar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   Thu Mar 24, 2011 10:59 am

Marrėdhėniet e mbretit Ahmet Zogu I me komunitetet fetare nė Shqipėri. Si i propozoi parlamentit ligjin mbi statusin e bashkėsive fetare

Mbreti Zog I dhe komunitetet fetare


--------------------------------------------------------------------------------

Sherif Delvina


Historisė sė Shqipėrisė i mungon historia e komuniteteve fetare. Nė kėtė shkrim do tė trajtoj shkurtazi rolin e A.Zogut nė krijimin dhe dhėnien e drejtimit kombėtar tė Komuniteteve Fetare. Nė Kongresin historik tė Lushnjes barra e rėndė e Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme iu ngarkua A.Zogut. Mė 11 mars 1920 A. Zogu me fuqi kombėtare shtiu nė dorė administratėn e qytetit tė Shkodrės. Kontribut tė rėndėsishėm ai dha edhe nė luftėn e Vlorės. Apostolos A.Glavinas nė librin e tij "Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, Selanik, 1989 vė nė dukje se "policia shqiptare pasi pushtoi vendet qė i kishin braktisur italianėt, mė 6 maj u vendos nė qytetin e Gjirokastrės, po kėshtu nė 15 maj me rastin e largimit tė ushtrisė franceze nga Korēa, shqiptarėt pushtuan Korēėn." Tė mos harrojmė se nė kėto "pushtime", krahu i hekurt i qeverisė sė Sulejman Delvinės ishte A.Zogu, atėhere Ministėr i Brendshėm i asaj qeverie. Pėr suksesin e Kongresit themeltar tė Kishės Autoqefale Ortodokse nė Berat ka dhėnė njė ndihmesė tė veēantė Ministri i Brendshėm i asaj kohe Ahmet Zogu, i cili me shkresėn drejtuar prefekturave dhe nėnprefekturave mė 5.9.1922 u bėnte tė ditur se shteti ishte munduar me tė drejtė nė zgjidhjen e problemit duke hedhur poshtė akuzat se qeveria ishte organizatore e mbledhjes sė kongresit tė KOASH-it. Mbas shtatė vjetėsh, nė letėrfalenderimin nr.560, qė i dėrgon mbreti Zog Kryeministrit Koēo Kota pėr triumfin kishtar tė Kongresin II Panortodoks tė mbledhur nė Korēė, nė qershor tė vitit 1929 thotė shprehimisht kėshtu: "Nė vitin 1922, kur isha Ministėr i Punėve tė Brendshme dhe Z.Juaj Prefekt i Beratit, ia arritėm qėllimit pėr me u mbledhė Kongresi i parė i Kishės Ortodokse Autoqefale nė Berat." Duke u bazuar nė kėto dokumente del qartė roli i Zogut pėr krijimin e Kishės Ortodokse Autoqefale.


Kongresi i Bashkėsisė Ortodokse Shqiptare i mbledhur nė Berat shpalli autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare. Partrikana kėrkonte autonominė kishtare dhe joautoqefalinė e saj. Ndryshimi midis kėtyre dy formave qėndron nė faktin se autoqefalia ndėrpret ēdo raport administrativ me kishėn nėnė (Patrikanėn e Stambollit.) Kisha autoqefale vetqeveriset pa ndėrhyrjen e kishave tė tjera. Autonomia do tė paktėn qė kryepeshkopi tė emėrohet ose tė konfirmohet nga kisha mėmė (Patrikana e Stambollit). Me kėtė akt sublim tė krijimit tė KOASH-it shqiptarėt ortodoksė deshėn tė shkėputen nga ndėrhyrja e huaj greke pėr tė mbrojtur kombėsinė. Nė kėtė rast vlen tė kujtohet qeveria e Jorgo Zografos qė nė jug tė Shqipėrisė, gjatė vitit 1914, dogji mbi 300 fshatra shqiptare, vrau mijėra veta dhe shpėrnguli nga vatrat e tyre rreth 100 000 shqiptarė. Nga pesė anėtarė tė kėsaj qeverie tre ishin peshkopė tė Korēės, Gjirokastrės e Konicės.

Eshtė i drejtė mendimi i Fan Nolit se: "Fatkeqėsitė e shqiptarėve nuk kanė ardhur kurrė nga diferencat fetare, por nga udhėheqėsit fetarė." Sipas profesor A.Glavinas, kongresi i Beratit shpalli nė mėnyrė puēiste Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Autori ynė i sipėrpėrmendur ėshtė bazuar tek protesta absurde qė bėn qeveria greke nė Lidhjen e Kombeve duke e quajtur kėtė kongres puē kundėr Ortodoksisė.

Hap i rėndėsishėm pėr tė trija fetė nė vendin tonė ishte pranimi mė 05.06.1923 nga Parlamenti shqiptar i Statutit Legal tė Komuniteteve Fetare. Po shkėpusim njė fragment nga ky statut, qė flet pėr parinė (drejtuesit) e shkallės mė tė lartė. "Paria fetare e shkallės mė tė lartė duhet tė ketė kėto cilėsi: tė jetė nėnshtetas shqiptar, tė dijė gjuhėn shqipe, tė gėzojė tė drejtat civile dhe politike, tė jetė prej racės shqiptare, ose prej fėmijė prej tre brezash nė Shqipėri. Po nė kėtė vit nė Korēė, mė 4 dhjetor u bė fronėzimi i Theofan Nolit nga peshkopėt Jerothe dhe Kristofor. U bėjmė tė ditur dėgjuesve tė nderuar se dhe nė pranimin e Statutit Legal tė Komuniteteve fetare si dhe nė fronėzimin e Fan Nolit, kryeministėr qe Zogu. Ishte po Zogu qė i propozoi parlamentit qė tė votonte ligjin mbi statutin e bashkėsive fetare, i cili priste pėrfundimisht ēdo lidhje me regjimin juridik tė sė kaluarės. Shtetasit shqiptarė nuk do t'i nėnshtroheshin mė asnjė legjislacioni kanonik, veēse me dėshirė, por sidoqoftė duke iu bindur ligjeve tė shtetit....Kleri duhet tė pėrbėhej i tėri nga njerėz me kombėsi shqiptare dhe duhet tė merrte leje nga qeveria (R.M.della Rocca, vepėr e cituar). Vlen tė theksohet se edhe me zgjerimin e Statutit tė vitit 1921, si dhe nė nenet 5 tė statuteve themelore tė Republikės sė 2 marsit 1925 dhe tė Mbretėrisė sė shtatorit 1928, sanksionohej se feja nuk duhet tė pėrdorej pėr qėllime politike.

R.M. della Rocca na bėn tė ditur se nė vitin 1921 "Njė Aleancė Kombėtare Muslimane Shqiptare" shpalli emancipimin nga shejhul Islami i Stambollit.
Pėrpara se tė mblidhej Kongresi Mysliman shtypi atdhetar shqiptar ua bėnte tė qartė autoriteteve fetare muslimane tė Stambollit dhe kalifit tė ri, nėse kėto forume do tė shndėrroheshin si nė tė kaluarėn jo tė largėt nė instrumente politike dhe sidomos po tė shndėrroheshin nė vegla tė politikave antishqiptare, myslimanėt shqiptarė nuk do tė kishin punė mė me to. Mė tej po citojmė: "Reforma" vl.I, nr.4, 7.4.1922 "Qeveria Kombėtare po tė mos pėrkrahė fetarėt kombėtar si z.Peshkop Noli, Hafiz Ali Korēėn. P.Fishta e Hafiz Ibrahim Tirana pėr tė shpėtuar popullin nga zgjedha morale e Fanarit, Meshihatit tė Stambollit dhe t'i lidhi nė krijesa artificiale i bėn mė tė madhin dėm Bashkimit tė kombit, ku varet njėkohėsisht jeta e shtetit". (Ali Basha Islami nė Shqipėri gjatė shekujve, Tiranė 2000).

Duhet bėrė e ditur se nė krye tė punės pėr tė krijuar institucione fetare kombėtare qendronte Ahmet Zogu, atėhere kryeministėr dhe Ministėr i Punėve tė Brendshme. A.Zogu nėpėrmjet njė shpalljeje bėri tė mundur thirrjen e mbledhjes sė pėrgjithshme pėr formimin e Kėshillit tė Muslimanėve, citojmė pėrmbajtjen e dokumentit: "Mė 7 shkurt 1923, Ministri i Punėve tė Brendshme A.Zogu, njoftonte prefekturat se me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, i jepej leje Gjyqit tė lartė tė Sherjatit pėr tė bėrė, mė 20 shkurt 1923, mbledhjen e pėrgjithshme pėr formimin e Kėshillit tė "Myslmanizmės, tė kėrkuar shumė herė prej popullit mysliman. (Libri i qarkoreve i vitit 1922, 1923, nr.5 i ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Tiranė, 1923, fq.22"). Kėshtu qė A.Zogu luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e kėtij Kongresi. Kongresi Musliman u mbajt nė Tiranė mė 24 shkurt 1923, nė fjalėn e tij tė hapjes Hirėsija e tij Vehbi Agolli falenderoi kryeministrin Ahmet Zogu, i cili siē u shpreh referuesi, ndihmoi dhe lehtėsoi mbledhjen dhe organizimin e Kuvendit (A..Basha vepėr e cituar). Ky kongres kėrkoi zėvendėsimin e liturgjisė nga gjuha arabe nė gjuhėn shqipe, ndaloi poligaminė e burrit dhe ferexhenė e gruas, abdesin para faljes, gjunjėzimin para faljes, si dhe miratoi shkėputjen nga kalifati etj), (A.Popoviē, Islami Ballkanik) 2) Kongresi i Muslimanėve nė Shqipėri: ēėshtja e kalifatit dhe reformat islamike nė Oriente Moderno 2, 1922-1923. Shtojmė se nė Kongresin e Parė Mysliman morėn pjesė 36 delegatė, 7 prej tyre ishin deputetė. Statuti i Komunitetit musliman doli nė vitit 1923, aty vihet nė dukje se Kėshilli i Naltė i Sheriatit duhet tė jetė prej racės shqiptare.Nė janar tė vitit 1922 u mbajt kongresi i Komunitetit bektashian, Statuti i Komunitetit Bektashian shqiptar u botua nė Vlorė, mė 1924 nė njė fashikull prej 20 faqesh.

Komunitetet nė Mbretėrinė shqiptare
Sė pari do tė sqarojmė a ishte i nevojshėm sistemi monarkik pėr Shqipėrinė. Shpallja e Shqipėrisė Mbretėri nuk ishte ēėshtje personash apo fuqish, por njė domosdoshmėri historike. Pėrpjekjet pėr Republikėn kishin dėshtuar, rendi publik nuk u vendos. I ashtuquajturi revolucion demokratiko-borgjez kishte dėshtuar pa asnjė kundėrshtim. Ēdo tė bėhej me Shqipėrinė? Do tė mbetej nė anarki tė plotė, e cila do tė vinte nė rrezik pavarėsinė e saj, apo do tė ndryshonte regjim, nė fillim nė Republikė dhe pastaj nė Mbretėri konstitucionale. Pjesa mė e madhe e atyre qė bėnė tė ashtuquajturin revolucion demokratiko-borgjez ua mbathėn kėmbėve nga Shqipėria, u bėnė agjentė tė fashizmit italian, morėn rroga tė majme pėr tė vazhduar revolucionin fashist si musolinianė besnikė, kurse disa tė tjerė u bėnė agjentė tė Kominternit.
Le tė shohim tashmė katolikėt, Zogu haste vėshtirėsi nė marrėdhėnie me ta, katolikėt e ndjenin veten tė goditur nga projektet qeveritare tė laiēizmit. Kleri i lartė i tyre shfaqte nostalgji pėr regjimin osman qė i administronte ndryshe bashkėsitė fetare, pastaj Zogu cėnonte privilegjet e bajraktarėve. Projekti pėr kantomizimin e Shkodrės ishte bėrė aktual. R.M.della Rocca thotė se Zogu i imponoi Shqipėrisė se Veriut njė masė jopopullore, anulloi pėrjashtimin nga shėrbimi ushtarak si dhe pagimin e taksave shtetit. Kėto ishin masa tė drejta pėr konsolidimin e shtetit tė ri shqiptar. Nė kėtė kohė shpėrtheu kryengritja e fiseve tė Dukagjinit me nė krye njė prift katolik Lorenc Caka. Nė atė kohė malėsorėt e fiseve tė Dukagjinit tė quajtura kazermat e opozitės, u ngritėn kundėr regjimit, por Zogu i theu. duhet theksuar se se broshura e botuar prej priftit Lorenc Caka ku thuhet se pjesa jugore e Shqipėrisė ėshtė greke tė bėn tė kuptosh se kujt i shėrbente ai. Nė vitet 1930 marrėdhėniet e Zogut I dhe tė katolikėve do tė kalonin nė faza tensioni tė ashpėr, por legjislacionini i vitit 1929, qė i kufizonte nė mėnyrė rigoroze liritė qė gėzonte Kisha Katolike nuk u zbatua asnjėherė ndaj saj (R.M. della Kocca, vepėr e cituar). Por ē'ėshtė e vėrteta me punėt e Kishės Katolike qė varet administrativisht nga Papa ia doli mbanė mbretėria. Refuzimi i dekretligjit tė vitit 1929 pėr komunitetet fetare nga ana e katolikėve nuk e pengonte qeverinė tė kishte marrėdhėnie me ente dhe institute tė veēanta dhe t'i financonte ato sipas dėshirės sė saj (R.M.della Rocca. Vep. e cituar). KOASHI (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė) kishte bėrė ē'ėshtė e mundur qė tė njihej nga Patrikana, por ajo i vuri kishės sonė kushte skllavėruese. Prandaj pasi dėshtoi dialogu i zhvilluar pėr vite me radhė me tė, u vendos qė tė krijohej Sinodi i parė shqiptar. "Dhjetė ditė pėrpara krijimit tė tij, mė 2 shkurt 1929, u mbajt njė kėshill i jashtėzakonshėm nėn kryesinė e Lartmadhėnisė sė Tij Mbretit", ku morėn pjesė z.Z.K.Kota, P.Evangjeli, H.Delvina, At V.Marku dhe Imzot Visarion Xhuvani, atje u pėlqye vendimi i Kryesisė sė Kishės Autoqefale mbi njohjen dhe emėrimin e Imzot V.Xhuvanit, Peshkop tė dioqezės Durrės- Tiranė dhe mbi ngarkimin e Tij me misionin e sjelljes tė njė ose dy peshkopėve tė huaj pėr tė dorėzuar kandidatėt e peshkopatave tė Korēės e tė Beratit. Mbas disa ditėsh u dorėzua Imzot Agathangjel Ēamēe, ai u fronėzua peshkopi i Beratit, Ambrozi u fronėzua peshkop i Elbasanit dhe Eftimi ndihmės peshkop i Shqipėrisė, ndėrsa V. Xhuvani kryepeshkop i Shqipėrisė". (Gazeta e Re, viti 1929). Kėshtu u krijua Sinodi i parė shqiptar i KOASH-it. Ideja kombėtare e dalė nga shpirti i kombit fitoi. Gjatė muajit qershor zhvilloi punimet kongresi II i KOASH-it dhe mė 29 qershor 1929 u botua Statuti i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Ky statut, nė kaptinėn e dytė, tė Sinodit tė Shenjtė dhe detyrat e tij te artikulli 6, pohon se Sinodi i Shenjtė duhet tė merret me edu-katėn fetare Kombėtare. Nė Statutin e vitit 1929 nė artikullin 16 pohohet se "Kryepeshkopi duhet tė jetė prej gjaku dhe gjuhė shqiptare, ai duhet tė ketė edhe nėnshtetėsi shqiptare. Po kėshtu duhet tė jetė dhe kleri i lartė ortodoks." Shteti duhet t'i mbrojė statutet e komuniteteve fetare tė para 28 nėntorit tė vitit 1944 si edhe dekret ligjin pėr Komunitetet fetare tė vitit 1929. Nė dekret ligjin pėr Komunitetet fetare tė vitit 1929, ndėrmjet tė tjerash thuhet: "...Kryet e feve dhe subalternėt imediate, ndihmėsat dhe zėvendėsit e tyre duhet tė jenė shtetas shqiptarė prej fisit dhe gjuhės." Mė vjen keq se nė shtetet e Europės gjenden ligji i Komuniteteve fetare si dhe statutet e komuniteteve fetare, ndėrsa nė vendin tonė kėto nuk ekzistojnė. Pėr rėndėsinė qė pati Kongresi i II i KOASH-it mbreti Zog thotė: "Madhėshtinė e kėsaj vepre do ta ndjejė mė mirė gjenerata qė vjen, mė tej Mbreti vijon: "Shteti shqiptar nuk ndahet nė Ortodoksė, katolikė dhe Muslimanė, por ėshtė i pandarė, shteti i lirė, nuk ka shumicė dhe pakicė, nuk ka fe zyrtare, por tė gjitha fetė i mbron dhe i nderon. Megjithė kėtė nuk lejon nė asnjė mėnyrė e prej kurkujt, qė feja tė pėrdoret si mjet cėnimi tė kėtij vėllazėrimi tė njė gjaku e tė njė gjuhe". Hapat e mėtejshme nė laicizimin e Shqipėrisė, pėrsa i pėrket fesė islame, pasqyrohen mirė nė statutin e komunitetit mysliman tė hartuar nė Kongresin e III tė Komitetit Mysliman nė Tiranė mė 1 gusht 1929 dhe miratuar nga Kėshilli i Ministrave mė 5 gusht 1929. Po ashtu dhe nga mbreti mė 8 gusht 1929 (Stavro Skėndi, Albania, f.287-288). Nė kėtė statut bien nė sy detyrimet qė kanė kėshillat krahinore myslimane. Citojmė dy detyrime tė nxjerra nga neni 30 i atij statuti: "Tė kontribuojmė nė zhvillimin e vėllazėrimit kombėtar ndėrmjet shqiptarėve tė tė gjitha trevave, tė nxisim myslimanėt shqiptarė t`i pėrshtaten qytetėrimit bashkėkohor." Rregulloret e Statutit qė u pėrkasin buxhetit pasqyrohen nė disa nene. Citojmė njė fragment nga neni 15: taksat e besimtarėve qė i paguhen Komunitetit mysliman janė jo-detyruese. Familjet ato i paguajnė nė mėnyrė vullnetare. Ato janė ndarė sipas tė ardhurave nė tri klasa dhe paguajnė pėrgatėsisht pesė franga ari, dy franga ari dhe njė frangė ari . Komuniteti mysliman (neni 52) nuk mund tė marri asnjė subvencion nga jashtė veēse me autorizim tė qeverisė.

Patrikana kėrkoi nga qeveria shqiptare pėrsėri kapitulacionet e Perandorisė Osmane tė varrosura pėrgjithmonė nga Ataturku. Ėshtė pėr t`u admiruar qėndrimi i Mbretit Zog, kur caktoi si peshkop Visarion Xhuvanin nė kundėrshtim tė plotė me Patrikanėn, nė kėtė ēast sublim ai tha: "Aq mė bėn se ē`mendon Patrikana, nė Shqipėri jam zot vetė dhe komandoj unė".

Mė 1929, me urdhėr tė Kryeministrit tė Mbretėrisė Shqiptare, Koēo Kota, dėbohet Eksarku i Patrikanės nė Shqipėri, Jerotheu, pėr ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė shtetit shqiptar. Pas pak kohėsh, Athina i bėn presion Tiranės duke i diktuar qėndrimin qė duhet tė mbajė Mbretėria Shqiptare ndaj Patrikanės, nė mos, tė gjitha pronat qė kishin shqiptarėt nė Greqi, do t`u bllokoheshin. Me tė drejtė qeveria shqiptare e atėhershme i hodhi poshtė kėto veprime qė binin nė kundėrshtim me normat juridike ndėrkombėtare.

Patrikana po atė vit, hyri nė bisedime me qeverinė shqiptare. Ajo dėrgoi Eksarkun Krisanthos qė tė takohej nė Athinė me kryetarin e bashkisė sė Korēės, Vasil Avrami. Pėr kėtė flet dokumenti i Ministrisė sėPunėve tė Jashtme.

Mė 26 nėntor 1929.
Ekselencės, ministrit tė Punėve tė Jashtme, Rauf Fico. U zhvilluan bisedi-met midis kryetarit tė Bashkisė sė Korēės, Vasil Avrami dhe imzotit tė Patrikanės Ekumenike, Krisanthos.


PATRIKANA ĖSHTĖ GATI T`I JAPĖ AUTOQEFALINĖ KISHĖS SONĖ, POR DO QĖ KREU I SINODIT TĖ ZGJIDHET PREJ 5 MITROPOLITĖVE TĖ EMĖRUAR PREJ PATRIKANĖS. PĖR STATUTIN E KISHĖS AUTEQEFALE ZOTI VASIL AVRAMI S`PRANOI ASNJĖ BISEDIM, DUKE THĖNĖ QĖ KJO ĒĖSHTJE ĖSHTĖ ĒĖSHTJE E BRENDSHME. (LEC KURTI)SIĒ PAMĖ MĖ SIPĖR, PATRIKANA NDĖRHYRI QĖ PESĖ PESHKOPĖT TĖ EMĖROHESHIN PREJ SAJ. AJO DONTE TĖ NDĖRHYNTE PĖR NDRYSHIMIN E STATUTIT. NUK I PĖLQEU, SIDOMOS NENI 16, QĖ ĖSHTĖ I RREGULLT NGA ANA TEKNIKE, KANONIKE DHE JURIDIKE. QEVERIA SHQIPTARE NUK BĖRI LĖSHIME. MĖ 12 PRILL 1937 PATRIKANA EKUMENIKE E NJOHU AUTOQEFALINĖ E KISHĖS SONĖ, DUKE I DHĖNĖ TOMOSIN NR. PROTOKOLLI 609, VIHEJ NĖ DUKJE SE KJO KISHĖ EKZISTON KĖTEJ E TUTJE DHE E NJEH VETEN AUTOQEFALE. PO BOTOJMĖ TELEGRAMIN E DĖRGUAR NGA PATRIKU VENIAMIN MBRETIT TĖ SHQIPĖRISĖ, ZOGUT TĖ I, MĖ DATĖ 12.4.1937, ORA 17.20:
Madhėrisė sė tij Mbretit tė Shqiptarėve Zogut tė Parė Tiranė


ME RASTIN E NGJARJES HISTORIKE TĖ GĖZUESHME TĖ SHPALLJES DHE TĖ BEKIMIT TĖ ORTODOKSISĖ AUTOQEFALE TĖ KISHĖS NĖ SHQIPĖRI JU UROJMĖ NGA ZEMRA MADHĖRINĖ TUAJ DUKE SHPREHUR FALENDERIMET TONA MĖ TĖ NGROHTA TĖ KISHĖS SĖ MADHE DHE TONĖN, QĖ JUVE U TREGUAR I GATSHĖM PĖR ZGJIDHJEN E SUKSESSHME TĖ ĒESHTJES KISHTARE. JU T`JU MBROJĖ ZOTI MADHĖRINĖ TUAJ PĖR LAVDINĖ E POPULLIT FISNIK SHQIPTAR DHE PĖR TĖ MIRĖN E KISHĖS TUAJ ORTODOKSE.
12.4.1937 (Patriarku Ikumenik Veniamini)
Noli, mė 13.4.1937 i dėrgonte kėtė telegram urimi Kryeministrit Koēo Kota:
"Pėrgėzime, pėrgėzime pėr Autoqefalinė dhe urime pėr peshkopėt e rinj…".
(Peshkopi Fan Noli; Worcester Mass)


Ndėrsa Kryeministri i pėrgjigjej me kėtė telegram:
"Falenderoj hirėsinė tuaj pėr urimet me rastin e Autoqefalisė, me tė cilėn
mori fund tė lumtur vepra e filluar prej jush"! (Koco Kota)

NĖ KĖTO DY TELEGRAME TĖ SHKĖMBYERA MIDIS KRYEMINISTRIT TĖ ATĖHERSHĖM K.KOTA, TĖ MBRETĖRISĖ SHQIPTARE DHE ISH-KRYEMINISTRIT FAN NOLI, SHIKOJMĖ TĖ PASQYRUAR TRADITAT BURRĖRORE SHQIPTARE. KĖTA DY KRYEMINISTRA, MEGJITHĖSE KUNDĖRSHTARĖ POLITIKĖ, DASHURIA E ATDHEUT I BASHKOI E NUK I NDAU. LE TĖ JETĖ KY FAKT NJĖ SHEMBULL FRYMĖZIMI PĖR PARLAMENTARĖT TANĖ TĖ SOTĖM. KEMI Ē`TĖ MĖSOJMĖ NGA E KALUARA E NGA TRADITAT TONA.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   Thu Mar 24, 2011 11:00 am

Re: AHMET ZOGU DHE MONARKIA SHQIPTARE
« Reply #12 on: February 13, 2011, 08:36:23 AM »

--------------------------------------------------------------------------------

Pas betimit Mbreti mbajti nje fjalim te shkurter qe ketu po permend disa fraza: "Zotnije, ne mesazhin para disa diteve u pershendeta duke u uruar sukses Juve Eterva te Kombit. Sot po iu drejtohem si shok, bashkepunetor te idealit te perbashket. N’asht se ne fjalimin T’im nuk do te gjeni fjale te medha te kreneve te ndershme te stolis ma krenore mos u cuditni. Se une shoh ne Kryesine e Shtetit Shqiptare, ne te cilin titull qofte, "shembelltyren besnike te popullti dhe sherbyesin e palodhshem t’Atdheut. Sot ne minutin kur ngarkohem me detyren e rende dhe te larte te Shtetit prej vullnetit e deshires se popullit te c’faqur nepermjet vendimit te ndergjegjshem s’Uj, do te punoj duke marre parasyshe responsibilitetin moral, te cilin, heret a vone dine ta cmoje populli shqiptare me nje energji te pa kufishme per naltesine e vendit. Bota e ka marre vesht se po te lihen te qete dhe bijte e Shqipes, mund te krijone nje shtet. Mbas sodi tedyren e kemi me te rende, se duhet t’i deftejme botes, se edhe shqiptari, si cdo popull i qyteteruar, mund ta marri kulturen, e cila eshte pasurija e te gjitheve dhe ideali i botes mbare. Vetem ne kete menyre, duke i siguruar vendit nje te ardhme te mire, mund te paguajm nje detyre historike…" Verbi Mbreteror u be "Atdheu mbi te gjitha". Kete fraze shume kuptim plote, e ka pasur Zogu ne shpirt qe ne femini, shkolle, lufte dhe ne veprimtari derisa dha shpirte. FILLIMI I PUNES PER NGRITJEN E NIVELIT TE JETES Jemi ne mbarim te vititeve 20. Qe nga viti 1912 kur u shpall Pamvaresia e deri me 1922 ne Shqiperi pothaji se ka pasur lufte nga te gjitha anet si me njeri-tjetrin per pushtet, p.sh. kryengritja e Haxhi Qamilit, Qeverija tradhetare ne sherbim te te hyajve e Esat Pashe Toptani, Republika e Miredites, Kryengritja e Elez Isufit, ashtu dhe me Fuqite e Huaja. Shtetet e huaja kishin fuqi ushtarake ne shume qytete deri ne fund te vitit 1920, por dhe me pas nuk pushuan duke futur percarje per mos me i dhene shans Shqiperise te zgjedhe rrugen e veteqeverisjes ne qetesi. Shqiperija qe shesh lufte deri vone. Shtoi dhe gati 5 shekuj nen roberine Turke. Pra nuk pati as mundesi, as kohe, me nis rrugen e zhvillimit. Analfabetizmi ishte nje nga shkaqet penguese per nje zhvillim. Kjo rruge zhvillimi filloi kur Zogu u zgjodh me qeveris si President dhe pastaj si Mbret. Zogu e kishte kuptuar qe me filluar nje rruge civilizmi se pari duhet te garantohet sigurimi fizik i personit, sigurimi i qetesise publike, i papunesise etj. Me mencuri dhe zgjuarsi ia arriti ne nje nivel te shkelqyer per nje kohe shume te shkurter, si me ligjet moderne te nje kushtetute te perpunuar dhe te pershtatur per traditat dhe zakonet tona me nje fjale nje far perzimje qe une besoj se nuk gaboj me e quajtur Perendimore Lek – Dukagjinore. Me shpalljen e Mbreterise, sikur populli ndryshoi botkuptimin pernjehere. Si duket ajo enderr, qe ruanin ne shekuj per kohen e Skenderbeut, u ripertri ne nje realitet. Fjala Mbretni dhe Mbret ishte nje besim, nje kurajo, njerezit filluan me besuar se pas asaj apatije dhe plogeshtije me intriga dhe me percamje ja koha erdhi me ne fund me u kthy se mbari dhe me filluar nje jete te re me optimizem se se shpejti dhe neve do te krahasoheshim me te tjeret dhe do te ecnim ne rrugen e perparimit dhe te civilizimit. Megjithe veshtiresite qe kishte vendi, puna filloi ne te gjithe sektoret e jetes. Edhe bota filloi me na ndihmuar ne nje menyre tjeter, sepse kishin besim ne nje burre shteti, ne nje Mbret qe edhe pupolli tani kishte besim te madh ne te. Ketu dua me permend se ne kohen e Zogut filluan reformat ne cdo sektor, natyrisht ne shkalle te vogel se ashtu ishte mundesia ekonomike dhe sikurse thash me pare dhe niveli arsimor. Iu desh me derguar njerez jasht me bursat e shtetit per te studiuar qe te krijoheshin kuadro per ngritjen e vendit. Filluan me u ngrit shkolla, jo vetem ne qytete, por edhe ne fshatra. Numri i shkollave arriti ne 511, i nxenesve ne 26,681.00 dhe i mesuesve ne 817. Keta ishin ne vitin 1923. Ne vitet e Monarkise numuri i nxenesve te shkolles fillore u rrit ne 56,634.00. U hapen me shume shkolla te niveleve dhe profesione te ndryshme. U shtuan shkollat femerore. U hapen 500 kurse kunder anafalbetismit. Kurse per gra dhe vajsa, u happen kurse edhe per me alfabetue, edhe per me mesuar profesione te ndryshme. Dergoheshin per studime jasht shtetit me burse 100 studenta, kurse afro 400 studjonin jasht shtetit ne shkollat e larta me perkrahjen e prindereve. Librat e mesimit u permiresuan. U formua nje keshill armisor per tekstet dhe si dialekt u zgjodh ai i Elbasanit, me qe ishte i kuptueshem per te gjithe. At Gjergj Fishta e ka quajtur me te drejt "gjuha e mushkes". U hapen edhe konvikte prane shkollave me u dhene mundesi dhe femijeve te fshatrave me mesuar ne shkolle 5 klasore dhe te mesme. U hap instituti privat me emrin Shkolla Teknike e Kryqit te Kuq e te rinjve amerikan, gjimnazi i Shkodres, Liceu i Korces u zgjonua, konviktet ne Shkoder, ne Kolgecaj per prefekturen e Kosoves, ne Kastriot, Diber, Skrapar, Mat, shkollat e mesme si Shkolla Tegtare e Vlores. Gjimnazi i Tiranes dhe ai i Beratit. U happen muzeume dhe bibloteka. Ne muzeumin Kombetar me 1928 e vizituan 1785 veta, kurse me 1937, gjithsej 15,276.00. Keto qen disa shembuj. Infrastruktura nuk ekzistonte pothuajse fare. Kjo filloi me u ngrit natyrisht me ngadalesi, por me vendosmeri dhe optimizem. Lidjet me krahinat e kadundet ishin te veshtira, se natyra e vendit eshte e ashper. Keshtu qe filloi riparimi i rrugeve, hapja e rrugeve te reja, ngritja e uarave. Ato 1,500.00 km rruge qe ekzistonin ishin shume te pasigurta dhe qe duheshin te riparoheshin dhe paralel te hapeshin rruge te reja. U ngriten 100 ura me nje gjatesi deri me 470 metra dhe nja 100 ura deri ne 10 metra. Programi i ministrise se ndertimit permblidhte ndertimet e porteve, rrugeve, urave, kanalizimeve dhe tharje kenetash, ndertesash, institucione, banesa etj. Gjat kohes se rregjimit te Zogut u ngriten ma se 4000 ura, u happen shume rruge, u asfaltuan rruge qe lidhinin gjithe qytete. Ato jane edhe sot dhe kane nje vlere historiko-artistike te nje populli optimist per nje te ardheshme me te mire. Dua te permend se mjaft qytete u lidhen edhe me linja ajrore si Tirana, Shkodra, Vlora, Korca dhe Gjirokastra. Ndertimi i Kryeqytetit filloi ne stilin perendimor. Vlen te permendim gjashte pallatet e bukura te ministrive qe edhe sot jane ne vend te pare, bulevardi i bukur, lulishtja ne sheshin Skenderbej, Spitali Ushtarak, Spitali Civil me shume pavione etj. Po keshtu cdo qytet kishte planin e vet te ndertimit dhe te rregullimit. Filloi elektrifikimi. Me ndihmen e shtetit filluan me u installu 2655 familje imigrante nga krahinat e pustuara te Shqiperise. Shteti u dha 60071 dylym toke. Shqiperija beri lidje diplomatike, tregtare, ekonomike, kulturore dhe turistike me shume vende te botes. Shqiperija me te drejt pat shkel ne rrugen e qyteterimit dhe kishte ne vend po te njejta perfaqesi sikurse shtetet e perparuara. Dua te permend se ne vendin tone ka pasur ambasada qe ne vitin 1920 si p.sh. Italia 1920, Anglija 1921, SHBA 1922, Franca 1922, Jugosllavija 1922, Greqija 1923, Gjermania 1924, Bullgarija 1925, Rumanija 1925, Turqija 1926, Spanja 1929, Rusija (Perfaqesohej nga Athina) qe ne vitin 1935…..Gjithsej 18 ambasada. Kishte dhe shume konsullata qe po i permend per kuriozitet qe nuk e kemi degjuar me pare psh. Ne Tirane kishte 7 konsullata si e Japonise, Suedise, Italise, Hollandes, SHBA, Rumanise dhe Greqise, ne Durres 6 konsullata si e Britanise, Belgjikes, Rumanise, Norvegjise, italise dhe Frances, ne Shkoder 3 konsullata, ne Vlore 5, ne Gjirokaster1, ne Sarande 2. Keto tregojne se kishte filluar, nje levisje, nje aktivitet pune, tregtije, kulture dhe turizmi, sepse, kur nuk ke mardhenije pune e interesi bilateral nuk ke nevoje me pas kaq perfaqesues ne nje shtet si Shqiperia e porsa lindur, e vogel, e varfer dhe shume e prapambetur.

Vazhdon....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   Thu Mar 24, 2011 11:00 am

Re: AHMET ZOGU DHE MONARKIA SHQIPTARE
« Reply #13 on: February 13, 2011, 08:38:05 AM »

--------------------------------------------------------------------------------

rahasoje me kohen e pas mbarimit te luftes e deri me sot. Drejtesia filloi ne stilin e botes se qyteteruar. Reforma e legjislacionit shqiptare qe shembullore. Projektligjet hartoheshin nga Keshilli i Shtetit, nje nga entet me te vlefshme te funksionit te Monarkise. U aprovuan nje rradhe ligjesh dhe kodesh te adaptuar nga me te perpanuemit e perendimit. Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi Tregetar dhe Keshilli Kontrollues jane disa nga veprat me te cmushme te periudhes se pamvaresise ne kohen e Monarkise. Perdorimi i sitemit metrik, perdorimi i operacionit bankar, barazia e burrit me gruan etj. Dua te permend se te mendojsh ne cfare gjendje ndodhej Shqiperi, me ate fantazi fetare me e bind popullin me ligj dhe bindje pa gjak dhe burg, ishte nje mjeshtri, zotesi qe vetem Ai, Ahmet Zogu, e beri. Ne pershendetje te perfaqesise se "Gruas Shqiptare" me 10 dhjetor te vitit 1929 Mbreti u shpreh keshtu: "Nje nga ditet me te lumtura te jetes s’Ime eshte kjo dite kur po shoh para Meje, Ju Zonja Shqiptare, dhe ju falenderoj nga zemra per urimet qe me beni. Ju cfaq kenaqesine Time per inisjativen qe keni marre me ndryshuar jeten shoqerore. Ne qofte se gruaja shqiptare nuk do ta beje, si duhet, detyren e Nenes, dhe nuk do ta tregoje kurajon e saje per ti sherbyer ndryshimit te jetes sahoqerore, atehere organizimi qe kemi filluar do te mbetet mangut. Dua nga gruaja shqiptqre jo vetem te paraqisi elegancen dhe nderin, por edhe te jete nje element i dobishem per patriotizem". Kryetarja e delegacionit mbajti nje fjalim e nder te tjerash tha: "Nena Mbreteresh i dha gruas shqiptare shembullin e shkelqyer per rritjen e femijes". Mbreti i pergjigjet: "Tani cdo portokolli dua me shtua: Jam nga ata qe e ndiej dashurine dhe respektin ndaj Nenes. Nena, deri diku perfaqeson Atdheun per njerine. Nena ben njerine per Atdheun, Kombin. Nuk duhet t’a quani Familjen tone jashte rrethit t’uaji; jemi si ju, bijte e kesaj toke, bijte e ketij Atdheu; burrat e kesaj familje jave vellezerit e juaji, femrat jane motrat e juaja dhe Nena eshte Nena juaj. Froni Jone bazohet ne dashurine e popullit. Familjen t’one gjithsecili do ta gjej gati per nevojat e tij dhe per intersin e Kombit". Me 10 mars te vitit 1937 u hap java e "Gruas Shqiptare" me moton: "Skllavja e Cliluar". Zbulimi i fytyres se gruas u be me ligj. Filloi heqja e ferexheve. Dita e 10 marsit qe shesh femren shqiptare te lire pas kaq shekujsh skllaverije e vuajtje, krenohet lumturisht me heqjen e mbuluses absurde qe simbolizonte kohen e erret kur ajo ndahej nga jeta nga nje rradhe paragjykimesh te trasheguara prej sundimit te huaji. Emancipimi i gruas u be dhe me ligj. Zogu dhe mbare familja e Tij, kishte dhene shembull qe shume kohe me pare. Si Nena e Tij ashtu edhe motrat dhe i gjithe fisi i kishin hequr ato rrobet se kohes se Turqise dhe visheshin si cu quajt allafranga (civilizuar). Financat u rregulluan sipas ligjit, doganat, taksat, sistemi monetar, monopolet, huanat shteterore edhe pensionet. Persa i perket pensionit qe ishte nje gje e pa njohtur filloi me hyre ne rruge qe ne vitin e krijimit te qeverise se Kongresit te Lushjes, por per arsye te lufterave dhe crregullimit nuk funksiononte. Punetoret e shetit linin 5% te rroges per pensionin. Pensionet paguheshin, por e drejta me dale ne pension nuk qe rregulluar. Por me 3 nendor te vitit 1937 u krijua me ligj Drejtoria e Pergjithshme e Pensioneve per civila me nje karakter relativ autonom, kurse Ministrija e Financave kishte pergjegjesine juridike. LUFTA PER MEKEMBJEN E EKONOMISE KOMBETARE. Shiperija ka qene dhe eshte nje vend agrar, por e mbetur ne shkallen me te ulet te asaj kohe, ne krahasim me te gjithe vendet e Europes. Nga vitet 20, kur Qvererija e Lushjes mori legjimitet, filloi hapi i pare drejt nje ngritje, por me shume ngadale. Ne fillim, ne kohen e Repuplikes, u krijua Ministria e Bujqesise dhe e Pyjeve, por me 12 frur te vitit 1929 u nderrue ne Ministrine e Ekonomise Kombetare. Filluan me u kultivu a dritherat te zgjedhur, dhe filluan me u marre farera nga jasht. Banka bujqesore e sapokrijuar filloi me dhene ndihma per kultura te ndryshme. Shqiperia, ky vend i varfer, i posa dalur ne drite, filloi me u perzie me boten e madhe. Ajo mori pjese me prodhimet e saja ne ekspozitat e ndryshme te asaj kohe qe mbaheshin neper bote: si Panairin Nderkombetar te Arteve dhe teknikes ne Paris, ne Panairin Nderkombetar te Budapestit. Qeveria filloi me ndihmuar bujqerit me vegla punimi te bleme nga jasht si me 1929 u blene nga Greqia 4000 parmenda dhe 200 trina hekuri, kurse nga Cekosllovakija 1400 parmenda dhe 150 trina. Me vone filluan me u ble makineri me te avancuara. Filloi kultivimi i ullirit me 1934 me 46500 rrenje kurse me 1937 me 38,105,000.00. Kultivimi i duhanit u zhvillua ne menyre me te studjuar. Filloi nje aktivitet eksperimentimi ne te gjithe sektoret e bujqesise, blegtorise, bimeve industriale etj. Ne vitin 1929 u ngriten 8 stacione meteorologjike. U hapen shkolla bujqesore. Ne Lushnje u hap nje shkolle bujqesore, Fidanishtja Shteterore u ngrit ne Laprake, Instituti Zooteknik ne Xhafzotaj etj. Qeverise i duhej te luftonte kunder semundjeve te ndryshme qe ishin perhapur ne Shqiperi, per arsye te vobektesise dhe te prapambetjes. Gjendja shendetesore ishte si mos me keq. Spitalet i njihje me gishta, kurse specialiste kishte vetem 50 ne vitin 1920. Gjate rregjimit Mbreteror u happen spitale neper qytete kryesore, dispanceri ne vende me te vogla dhe abulanca, ambulanca antiveriane, stacione antimalariken, qendra higjenike, loboratore bakteriologjike, ingjineri sanitare, mami dhe agjenta shendetesore. Po ashtu edhe mjeke te shkalleve te ndryshme si: mjek i posacem, mjek i bashkise, mjek komunal dhe mjek qeveritar. Lufta duhej drejtuar semundjeve te zakonshme, por me shume kunder semundjeve ngjitese si per njerezit, ashtu edhe per kafshet. Malarja bente kerdine ne Shqiperi. Ne analizat e nxenesve te Gjirokastres, Durresit, Vlores dhe Beratit ishin mbi 55 perqind me symptoma te malaries, kurse ne Gjirokaster deri ne 90 perqind. Me ndihmat e miqeve te huaji te Shqiperise u be nje lufte e sukseshme kunder semundjeve ngjitese. Me krijimin e Institutit antimalarik nen drejtimin e Fondacionit Rrokfeler dhe te specialisteve shqiptar, si dr. Ashta, u hapen dege te ndryshme ne shume qytete. Pervec sherimit me ilace luftoheshin dhe folete e mushkonjave. Sipas analizave qe u bene ne vitin 1938, perqindja e femijeve me symptoma te malaries kishte zbritur: ne Tirane nga 42% ne 11%, ne Berat, Vlore dhe Durres ishte pergjysmuar. Keshtu qe ne nje kohe kaq te shkurter u korr nje sukses gati i pabesueshem. Edhe lufta kunder semundjeve te kafsheve shkonte paralel. Shqiperija kishte 6 milion bageti te imta dhe te trasha me nje vlefte prej 100 miljon franga ari qe ne vitin 1927. Por keto ishin me nje numer te madh semundjesh. Ministria e Ekonomise mori masa profilaktike nepermjet dispanserive veterinare duke vaksinuar dhe shpernda ilace. Tregtia u garantua me ane te Kodit Tregetar. Por meqe ishim pa fabrika dhe pa punishte te medha nuk mund te flasim per tegeti, por edhe kjo filloi me ate takatin e kohes. Me teper prodhime blegtorale eksportoheshin per te importuar lende te pare te industrise se lehte dhe farera te zgjedhura. Jemi ne vitet 30, kur ne Bote filloi depresioni ekonomik. Ky depresion solli sisteme te rrezikshme ne Bote qe do te shkaktonte tragjira gjyshekullore, sikurse e perjetuam edhe ne. Shqiperija kishte hyre ne rradhen e vendeve te qyteteruara sapo filloi pununen Qeverija e dalur nga Lushnja. Ministri i Puneve te Mbrendeshme Ahmet Zogu propozon dhe me 30 djetor te vitit 1921 themelon Kryqin e Kuq Shqiptare dhe me 2 gusht te vitit 1923 u be anetar i Kruqit te Kuq Nderkombetar. Me themelimin e Monarkise, parlamenti caktoi si patroneshe te Kryqit te Kuq Shqiptare, Princeshen Sanije. Nen kujdesin e Kryqit te Kuq u happen shkolla, jetimore, streha varferore, azilet e para te pleqeve, ndaheshin dhe gjella per te varferit ne disa qendra. Aktivitetet sportive nuk mbeten pas. Shqiperia filloime marre pjese ne kampionatet e ndryshme te lojrave. Vlen te permendim kampionatet e futbollit, notit, ciklizmit, atletikes se lehte. Ne vitin 1932 Shqiperia u pranua si anetare e FIFA-s. Ne vitin 1933 mori pjese ne lojrat olimpike te Ballkanit ne Athine, me 1934 merr pjese ne garat e Sofias. Si patronashe u zgjodh Princesha Myzejen. Artizanati Shqiptare filloi nismen e tij. Filluan te dalin ne drite mjaft punime artistike, dekoracionale, piktura, skulptura fotografimi etj. Me 24 maj te vitit 1931 u organizua nje ekspozite e artit ne Tirane. Dy shkolla u happen ne Tirane, njera e vizatimit dhe tjetra e Institutit Teknik. Shqiperija u perfaqesua ne Ekspoziten e Parisit me 12 vepra te punuara nga nxenesit e shkolles se vizatimit. Me punen e palodhur te motrave te Zogut filluan me u fotmua kore, orkestra dhe teatro. Tearti shqiptare nisi te veproje si nje foshje e njome qe kerkon te gjeje fushen e artit te vertete. U vune ne skene edhe pjese te veshtira. Per te krijuar nje imazh te mire per turizmin filluan me u botuar broshura te bukura nga natyra shqiptare me ane te Entit Shteterore te Turizmit. Se pari u moren masa legjislative. U hartua Kodi per mbrojtjen e rrugeve dhe te qarkullimit. Shume perparimtare qe edhe dalja ne qarkullim e Kartes se Turizmit. Kjo i jepte turistit, si te mbrendshem ashtu dhe te jashtem nje perkrahje dhe informacion shume te dobishem. Ishte e shkruar ne frengjisht dhe shqip. U krijua edhe nje statistike per hyrje dhe dalje te turisteve.

vazhdon...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   Thu Mar 24, 2011 11:01 am

« Reply #14 on: February 13, 2011, 08:45:36 AM »

--------------------------------------------------------------------------------

Letėr e Nelo Drizarit drejtuar gazetės “New York Times”, botuar nė 23 Shtator, 1928

“Uzurpator e konsiderojnė ata qė kėrkojnė trazira, - thotė udhėheqėsi shqiptar, kėtu nė Amerikė, i cili e sheh monarkun si Skėnderbeun modern.”

Editorit tė New York Times!
Nė njė kohė kur bota ka rėnė nė mendime pėr zhvillimin e demokracisė, pėr pėrhapjen e komunizmit dhe siē u vėrtetua pas luftės, zvogėlimin e mbretėrive, Shqipėria e rrit numrin e monarkive duke e shpallur veten mbretėri dhe duke kurorėzuar Presidentin Ahmed Zogu mbretin mė tė ri nė botė.Ndryshimi bėhet pa nėnēmim apo pėrbuzje pėr parimet e demokracisė perėndimore. Pėrkundrazi, gjatė katėr viteve tė fundit, pas provave tė suksesshme, doli se kėto parime ishin solide. Shqipėria dėshiron t’i bėjė ato mė tė forta dhe mė tė qėndrueshme nėn monarkinė kushtetuese, me birin e saj tė parapėlqyer, Ahmed Zogun si mbret tė popullit.Sipas mendimit tė cinikėve dhe atyre qė kėrkojnė trazira, mbretėria e sapokrijuar e Shqipėrisė ėshtė njė shėnjė prapambetjeje dhe se mbreti ėshtė njė kukull dhe personazh opere komike. Ai pėrshkruhet gjithashtu si njė shpėrdorues i madh parash, uzurpator i pushtetit dhe si njeri i shthurur, qė bėnė njė jetė luksioze orientale.Megjithatė, ata qė kanė ndjekur zhvillimet e fundit nė Shqipėri e njohin karakterin dhe arritjet e Ahmed Zogut. Pėr ata qė e njohin Zogun nga afėr, ky portretizim duket, natyrisht, i pėrbaltur. Zogu, trimėria e tė cilit ka ndezur imagjinatėn e ēdo nxėnėsi shkolle nė Shqipėri, ėshtė njė patriot qė tashmė jeton nė kėngė dhe legjenda. Pėr popullin e tij, ai ėshtė njė shpėtimtar qė ka ardhur pėr tė ēliruar vendin e tij nga kthetrat e rrezikut tė pashmangshėm.

Hero i popullit
Nė kohėn kur Shqipėrisė i kanosej rreziku, Zogu e ka treguar veten, ashtu si Napoleoni, si njeri i caktuar nga fati. Fati e solli qė ai tė shpėtonte Shqipėrinė nga shumė situata kėrcėnuese. Nė fakt, nė shumė raste ai ka rrezikuar jetėn e tij pėr Shqipėrinė dhe ėshtė bėrė hero i shumė fushatave patriotike.
Nė Kongresin e Lushnjės, pėr shembull, ai e mbuloi veten me lavdi. Delegatėt e zgjedhur nga gjithė Shqipėria u mblodhėn nė Lushnje, nė 1920 pėr tė hartuar njė kushtetutė tė pėrkohshme. Kujtojmė se trupat italiane nė atė kohė, kishin urdhėr tė prerė qė tė shtypnin ēdo lėvizje kombėtare nė Shqipėri. Nė kėto rrethana, delegatėt ishin tmerrėsisht tė frikėsuar pėr jetėn dhe donin garanci pėr mbrojtje tė mjaftueshme, para se tė fillonte punimet kongresi. Ahmed Zogu ndodhej atje si delegat, por ai kishte me vete trimat e tij besnik. Pėrnjėherėsh, u betua tė ruante kongresin deri nė ēastin e fundit. Pas kėsaj, Shqipėria u bė regjencė e pavarur deri nė 1925.Kėsisoj, Ahmed Zogu doli pėr herė tė parė nė skenėn shqiptare si njė figurė kombėtare. Qėndrimi, llogjika, rinia dhe personaliteti i tij joshės fituan admirimin e gjithė vendit. Cilėsitė e tij luftarake, tashmė mė tė burrėruara, do t’i jepnin atij mundėsi qė tė bėhej jo vetėm njė pushtetar frymėzues dhe i besueshėm, por dhe njė komisioner i zoti nė bursėn e New York-ut.Njė incident tjetėr, qė ia rriti popullaritetin Zogut ndodhi nė 1923, kur shpėrtheu njė kryengritje nė Tiranė. Turmat e armatosura, tė nxitura nga opozita, u acaruan dhe u tėrbuan, duke kėrcėnuar se do tė merrnin godinėn e Parlamentit. Xhandarėt nuk po i bėnin ballė rebelimit. Zogu, duke nuhatur rrezikun qė do tė pasonte, nuk humbi anjė sekondė. Rrėmbeu shpatėn, doli nga ndėrtesa, i kėrceu kalit dhe e shtypi kryengritjen e turmės, bashkė me njė grusht rojesh, tė frymėzuar prej tij. Teksa Zogu vendosi rregullin midis plumbave vdekjeprurės, tė tjerėt dridheshin e pėrdridheshin pas kanatave tė mbyllyra tė dritareve. Ai ngjall besim dhe besnikėri tek ushtria dhe pasuesit e tij.

I qetė nė rast tė papriturash.
Pėrpos kurajės sė jashtėzakoshme dhe apatisė ndaj rrezikut, Zogu shquhet pėr gjaktohtėsi dhe qetėsi tė rrallė, nė rast tė papriturash. Kur njė student i lajthitur u orvat ta vriste Zogun, pėrpara se ai tė futej nė godinėn e parlamentit, krejt kuvendi shtangu nga frika. Duke mos e humbur toruan, Zogu shmangu njė konflikt tė pėrgjakshėm midis grupeve rivale. Pėrnjėherėsh fashoi krahun e plagosur, u ngjit nė podium, kėrkoi rregull dhe nisi tė fliste pėr punėt e shtetit, duke shpėrfillur gjithēka kishte ndodhur. Madje armiqtė e tij mė tė egėr tė politikės nuk e frenuan dot veten, por iu bashkuan duartrokitjeve rrėqethėse.Edhe pse Zogun e paraqesin thjesht si njė bajraktar tė pakulturuar dhe tė paarsimuar, prapėseprapė, ai ka pėrfituar dije tė mjaftueshme akademike nė Vjenė dhe Tiranė, ndoshta tė barabarta me njė diplomė universiteti. Por ai e njeh mė mirė psikologjinė e jetės se Princ Vidit ose Fan Noli, dy paraardhėsit e tij tė afėrt. Ai e di se ēfarė i pėlqen dhe nuk i pėlqen popullit tė tij. Dhe populli, nga ana e tij, e njeh atė dhe ka besim tė patundur tek ai.Tashmė shqiptarėt kanė bėrė njė zbulim nė vendin e tyre. Boll janė zhgėnjyer nga sundimtarėt mediokėr, qeveritė e paqėndrueshme dhe grindjet e brendshme. Pas 500 viteve tė pushtimit turk, Shqipėria, mė nė fund u bė e pavarur nė 1912 dhe nė vitin 1914 siguroi njė mbret me emrin Princ Vidi. Ai i zhgėnjeu shqiptarėt.

Dėshtimi i Princ Vidit.
Princ Vidi dėshtoi keq me qeverisjen e Shqipėrisė. Ai nuk mund tė ngrihej nė lartėsinė e heroit kombėtar tė Shqipėrisė, Skėnderbeut. Nė vend qė tė luftonte pėr popullin dhe tė bėhej njė me tė, Vidi u pėrpoq tė qeveriste duke i hedhur popullit monedha tė pavlera nga dritaret e pallatit mbretėror. Ai u bė njė kukull nė duart e Esad Pashės, rrjedhimisht shkaktoi gjakderdhje tė panevojshme. Pasi i kuptoi tė metat e tij, Princ Vidi, ashtu si “Lord Xhimi” e braktisi “Anijen e Shtetit” tė tij. Nga ana tjetėr, Shqipėrisė iu sos durimi me idetė dhe idealet e Nolit. Noli ishte nė krye tė njė grupi teoricienėsh qė e quanin veten liberalė. Kėta tė vetė-shpallur liberalė kėrkonin me tė madhe reforma radikale dhe transformimin e shpejtė tė Shqipėrisė. Ata nisėn revolucionin e Qershorit tė 1924, duke u bėrė premtime boshe pėrkrahėsve tė tyre.Megjithėse Noli arriti tė pėrzinte Zogun, prapėseprapė, ai u pėrball me njė detyrė tė vėshtirė. Pritej qė Noli tė mbante premtimet e bėra para revolucionit. Shpresohej gjithashtu qė ai tė zgjidhte ēėshtjen agrare. Pėr tė realizuar kėtė tė fundit, siē e kuptoi mė vonė, nuk ishte aq e lehtė nė praktikė sa ē’ishte nė teori.Mė vonė, Noli bėri njė gafė para Lidhjes sė Kombeve. Mėnyra se si kėrkoi hua, tregoi mungesėn e taktit diplomatik. Kur nuk e mori dot huanė qė dėshironte, Noli i kėrkoi ndere Rusisė. Rusia e njohu Shqipėrinė dhe menjėherė dėrgoi nė Tiranė, kryeqytetin e Shqipėrisė, gjashtė sekretarė dhe njė grup vajzash tė zgjedhura kozake. Tė gjitha shėnjat, sipas gjasės, tė ēonin drejt njė Shqipėrie komuniste, me Tiranėn si fole e propagandės sovjetike nė Ballkan.

Dėshtimi i Nolit, kthimi i Zogut
Rruga e re, e drejtė dhe e ngushtė e Nolit solli dėshtimin e tij. Ai nuk mund tė devijonte nga kursi i tij, madje dhe pas lutjeve tė ish shokut tė tij, Faik Konicės, Presidenti i atėhershėm i Federatės Shqiptare “Vatra”, organizata qė e ngjiti Nolin nė postin mė tė lartė nė Shqipėri. Zoti Konica, tani Ambasadori i Shqipėrisė nė SHBA, i kishte dėrguar mesazh Nolit, mė parė, qė tė zhvillonte zgjedhje dhe ta lejonte popullin tė zgjidhte formėn e qeverisjes. Noli e shpėrfilli atė dhe shqiptarėt e Amerikės.
Shqipėria, qė kishte 95 pėr qind tė popullsisė me pronė, nisi tė dyshonte pėr politikėn e re tė Nolit. Opinioni publik i dha njė goditje tė rėndė regjimit tė tij. Pushteti Nolit u tkurr, nė kohėn qė mbizotėronin trazirat, rrėmuja dhe uria.Ndėrkaq, pėrtej kufirit, nga Jugosllavia, Zogu ndiqte ngjarjet. Zogu hyri triumfalisht nė Shqipėri me 800 ushtarė besnik, tė cilėt e kishin shoqėruar atė nė mėrgim. Nė vend qė tė haste rezistencė, ai u prit si hero i rregullit dhe ligjit.Sapo mbėrriti nė Tiranė, Zogu i njoftoi gjithė krahinat, u kėrkoi gjithė nėpunėsve tė qėndronin nė detyrė dhe nėse do tė kishte trazira, ata do tė mbanin pėrgjegjėsi. Ndėrkohė Noli, e transferoi selinė e tij nė Vlorė, duke shpresuar tek kundėrrevolucioni, ose lufta civile, e ngjashme si ajo midis Esad Pashės dhe Ismail Bej Qemalit. Mirėpo forcat e Zogut e shtrėnguan Nolin. Duke ngurruar ta pranonte qė Zogu, mė nė fund e kishte mundur, Noli, ashtu si Nerua kur digjej Roma, zbavitej duke i rėnė violinės dhe u largua nga Shqipėria me njė buzėqeshje tė hidhur.

Ēarmatosja e malėsorėve
Gjatė periudhės sė shkurtėr si President i Shqipėrisė, Zogu pati mė shumė arritje se sa pati Shqipėria gjatė 500 viteve tė sundimit turk ose gjatė dhjetė viteve tė stuhishme nga kurorėzimi i Vidit derisa u largua Noli. Asnjė princ apo sundimtar s’kishte guxuar tė ēarmatoste malėsorėt shqiptar. Zogu ia doli mbanė, pa forcė ose detyrim. Ai u dha atyre besėn se do t’u mbronte jetėn, pronėn dhe nderin.
Pėr mė tepėr, ndėrtimi i rrugėve dhe urave, pėrkrahja e organizatave humanitare si Kryqi i Kuq Shqiptar dhe arsimi i detyrueshėm i forcoi pozitat dhe popullaritetin Zogut.Traktati Italo-Shqiptar, i nėnshkruar nė Tiranė nė 1926, ishte njė tjetėr krenari e Zogut. Ishte hera e parė pėr shekuj me radhė qė Shqipėria ishte partnere nė njė traktat. Nė tė kaluarėn, tė tjerėt bėnin traktakte qė t’i pranonte Shqipėria. Shqiptarėt duhej tė derdhnin gjak para se tu njiheshin tė drejtat. Ai traktat i dha Shqipėrisė shans pėr tė festuar. Ishte njė shpėrthim spontan i emocioneve tė grumbulluara prej kohėsh.A ėshtė ēudi, atėherė, qė shqiptarėt duhet ta zbukurojnė kokėn e Zogut me kurorėn e idhullit tė tyre kombėtar? Pėr ta Zogu ėshtė, natyrisht, pasardhėsi i ligjshėm i fronit. Ky ėshtė vullneti i popullit dhe, duke njohur shqiptarėt ashtu siē i njeh ai, Mbreti Zog “u pėrkul nė mėnyrė solemne” para vullnetit dhe zgjedhjes qė bėri populli i tij, duke premtuar tė ruante mbretėrinė kushtetuese dhe tė mbronte pavarėsinė e Shqipėrisė, nėse e kėrkonte nevoja, madje me vetė jetėn e tij.

Qeveri e qėndrueshme.
Pėr tė kuptuar entuziazmin e papėrshkruar tė shqiptarėve qė mėsynė Tiranėn dhe brohorisnin pėr kurorėzimin e Zogut mbret, zgjidhjen duhet ta kėrkojmė tek temperamenti psikologjik i vetė shqiptarėve. Zogu jo vetėm i bėri ata tė barabartė me kombet e civilizuara, por u siguroi atyre njė qeverisje tė qėndrueshme.Njė qeveri e qėndrueshme nė Shqipėri, ka njė rėndėsi shumė tė madhe. Ajo ėshtė njė ogur i mirė. Do tė thotė qė populli, nė kushte paqėsore, do tė zhvillojė vendin e tij nga pikėpamja bujqėsore, industriale dhe tregtare. Tashmė, me natyrėn e njohur impulsive dhe energjike, shqiptarėt kontribuojnė nė fusha paqėsore, me Zogun si Skėnderbeun e tyre modern (emri i tė cilit, me qė ra fjala, do tė thotė Aleksandri i Madh. Turqit ia dhėnė kėtė emėr Gjergj Kastriotit, pėr shkak tė trimėrisė dhe afėrsisė qė ai kishte me stėrgjyshin e tij tė lashtė.)Prandaj, detyra e Mbretit Zog ėshtė ajo qė ka qėnė politika e Presidentit Zog; tė sigurojė stabilitetin e qeverisė dhe tė ruajė marrėdhėnie paqėsore me fqinjėt e Shqipėrisė. Mbreti Zog ėshtė njeri i besės dhe ai e mban fjalėn e Ahmed Zogut.

NELO DRIZARI
President i Degės sė New York-ut tė Federatės Shqiptare tė Amerikes
14 Shtator 1928



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   Thu Mar 24, 2011 4:43 pm

iiiiiiiiii arbri , tash po deshka me vra per sdyt te gjith kundershtart e tij,dhe atdhetart njiheri, me bajram curr e hasan prishtin isaboletin smail qemajlin ,qfar hipokrizie por dhe shum banale.
Smundet njeri me qen edhe pariot edhe tradhtar pernjiherit,ose ose, skan kuptim ma replika te tilla kontraversitet banal-apsurd!!!!!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   Thu Mar 24, 2011 5:29 pm

Eh ,ky eshte mendimi yt....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   Thu Mar 24, 2011 5:34 pm

mendimi yt ka mbetur tek Fan Stilian Noli,mbetet nje figure e shquar per ne shqiptaret, por jo si politikan
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 36
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   Fri Mar 25, 2011 5:39 pm

NE BJESHKET E PRIZRENIT,KU SERBET ZHDUKEN SHQIPTARET
Violeta Murati
Prizreni, qyteti i lidhjes dhe i ndarjes sė historisė sė shqiptarėve; nė bjeshkėt e Sharrit me tė rikthyerit nga spastrimi serb; Brezovica, rrėzimi i lavdisė sė qendrės mė tė famshme tė skijimit nė Evropė, kur politika shoviniste e populloi me serbė tė butė e myslimanė tė Bosnjės, si bashkėjetojnė sot me shqiptarėt e sapoardhur



Nė ditėt kur tetori ka diell, Prizreni sikur zbulohet prej njė mbulese tė mėndafshtė gri, hijerėndė qė ia jep dimri. Lumbardhi ka ngjyrė tė ėmbėl, nuk ėshtė i vrullshėm, edhe pse ngjan egėr dhe ndien mė shpejt tė ftohtin nė qytet, dhe rrugė tė gjatė bėn nga derdhja prej maleve, rrėshqitjen mes kanioneve kur zbret nga bjeshkėt e Sharrit. Aty, nė vendin me emrin Prevall, nė luginėn ku serbėt shpėrngulėn tė gjithė shqiptarėt duke e populluar me serbė e myslimanė tė Bosnjės.

“Kėtu buron Lumbardhi, qė mbledh ujė e borė, qė zgjat deri nė gusht nė kėto bjeshkė”, - na thotė Kyseli Hulaj, kryetar i Shoqatės sė Gjuetarėve, qė i ngjitet ēdo ditė malit dhe shoqėron mjaft turistė nė atė zonė.

Bjeshkėt e Sharrit janė mburrja e prizrenasve, tė paktėn nė ditėt e sotme, pasi fenė e kanė vėnė nė plan tė dytė, si dėfrim pėr turistėt!

Ndėrsa urat e vjetra, qė shoqėrojnė Lumbardhin nė hyrje, tė vjetra, prej guri, kanė histori, po ne nxitojmė nė kėtė prekje tė beftė tė Prizrenit, kur buzė bordurės qė mban lumin, na tėrheq vėmendjen njė fjali e shkruar nė tė kuqe: “Kapitalizmi organizon komunizmin”.

Sapo jemi ndalur pėrpara Hamamit tė Gazi Mehmet Pashės, kur mbi njė kaloshinė tė zbukuruar me tė kuqe, dy vajza tė reja, nė tė zeza, veshur hollė pėr kėtė stinė, kthejnė kokėn sa majtas, djathtas, duke shkrepur aparatin fotografik; menjėherė pas tyre nė ironi nė njė Benz tė zi, tė hapur, dy djem tė rinj nxitonin tė parakalonin - rruga nuk ka ndonjė tension trafiku. Pėrballė, njė tabelė pothuaj nė rėnie, mbi xham plot pluhur tė njė godinė si tė vjetėr, shkruante: “Hotel Tirana!”

Ishim habitur shpesh nė Tiranė se lokalet a kioskat vinin emra qytetesh nga Kosova. Po kaq me habi pamė edhe godinėn me emrin e kryeqytetit. Por nė kėtė hutim tė shpejtė, Shendi, pėrgjegjėsi i zhvillimit tė turizmit pėr Prizrenin, na thotė se hamami qė do tė vizitojmė, ėshtė ndėr mė tė mėdhenjtė nė Ballkan; mendohet tė jetė me themele romake, nė krenari qė tė mos identifikohen aq shumė me turqit, po mė herėt.

Nė fakt, hamami ėshtė i konservuar prej shekujsh, ruan strukturėn arkitekturore orientale, - ėshtė madhėshtore dhe njė ndėr arsyet qė vendalinjtė e quajnė Prizrenin “Parajsė e kėsaj bote”, duke renditur shpejt e shpejt pa mundur t’i vizatojmė brenda pak orėve: Xhaminė e Sinan Pashės, “Shėn Premtja”, Kalaja, Manastiri i Kryeengjujve, kompleksin arkeologjik, ēezmet e shumta nė rrugėt e qytetit, Shatėrvani, si dhe vendet buzė lumit Lumbardh. Kroi nė Shatėrvan, qė rrjedh me ujė tė ftohtė dhe tė pijshėm, me kalldrėm tė vjetėr, vendosur pėrballė Urės sė Gurit, Xhamisė sė Sinan Pashės dhe Kishės sė Shėn Gjergjit, mbahet si mė e veēanta nė Prizren. Aty na tregojnė pėr njė proverb tė vjetėr qė thotė: Kush pi ujė njė herė nė Shatėrvan, do ta ketė tė vėshtirė tė largohet nga Prizreni, ndėrsa tė citojnė menjėherė edhe fjalėt e historianėve se ēdo gur i Prizrenit ėshtė histori mė vete dhe poetėt kanė lėnė epitafin e romantizmit se Prizreni ėshtė qyteti i kėngės dhe i dashurisė - ja pse bėhet i ėmbėl dhe e ndien fort kėtė qytet!

Vetėm Hamamin e Gazi Mehmet Pashės patėm mundėsi ta shikojmė nė brendėsi, duke na treguar se ėshtė ndėr objektet mė tė vizituara tė qytetit.

Qysh prej kohės sė turqve nuk ėshtė mė funksional, dhe pėr kėtė Shendi na thotė mė zė, si nė fshehtėsi, se sė shpejti ėshtė njė projekt pėr ta bėrė funksional.

Hamami ka qenė publik, i ndarė nė dy mjedise mė hapėsirė gjigande, aty laheshin veē burrat e gratė! Nė dy hapėsirat me kupola tė gjera, tė mbuluara me tjegulla turke, qė kanė rėnie nė tetė anė. Nė qendėr ka shatėrvanin rreth tė cilit nė kohėn e atėhershme bėheshin pėrgatitjet pėr banjo duke shėrbyer me pije tė ndryshme. Na thuhet se nė kohėn e sotme hamami ėshtė nėn mbrojtjen e monumenteve, nė paradoks tė historisė sot shfrytėzohet pėr takime kulturore! Dhe ja, nė muret e hamamit varej njė afishe e madhe duke na lajmėruar se ishte pushtuar nga ekspozitat e stripeve ndėrkombėtare; asnjė fjalė shqip. Ekspozita ishte ndėrkombėtare. Qėllimi pėr tė parė hamamin na nxiti edhe pėr ekspozitėn e fumetit.

Hodhėm sytė mbi shtetet pjesėmarrėse tė vizatimeve ndėrkombėtare: Iran, Turqi, Azerbajxhan, Siri, Kroaci, Serbi, sigurisht Kosovė, kjo si lindje e largme, ndėrsa Shqipėria nuk ishte pjesėmarrėse.



***

Ėshtė kohė dreke, e diel, dhe xhiroja e famshme pėrpara Xhamisė sė Sinan Pashės, - qė ka tabelėn e rikonstruksionit dhe nuk lejonte vizita, - ėshtė plot. Vajzat pushtojnė mė sė shumti, veshur moderne qė ecin nė grupe, dhe shkundin vėshtrimet e djemve anash tyre! Prizreni mbahet pėr gjallėrinė e pashoqe tė ēarshisė. Takojmė dy gjimnaziste me kufje nė vesh, dėgjojnė Rihanėn, Tunėn, e duan shumė Bleron apo Alban Skėnderajn - ndėrsa nxitojnė tė jenė nė shtėpi, pasi kishin kaluar disa orė nė njė ditėlindje, duke e festuar mu te Xhiroja e Ēarshisė.

Nuk e tradhtojnė Prizrenin, ndonėse Tiranėn thonė se e shohin me lakmi, se ėshtė moderne! Aktore dhe kėngėtare, dėshira e tyre dhe hynė pas njė copė rruge, nė njė kthinė tė qytetit, duke qeshur me tė madhe, pasi kujtonin ngacmimet e djemve nė rrugė! Por, jo pak herė nė Prizren dėgjon tė flitet turqisht. Lokalet janė mbushur plot, anės Lumbardhit, ku mblidhen mizė gjithė njerėzia. Pas njė dreke tradicionale, ngjitja e shpejtė nė kala ėshtė kuriozitet pėr ata qė nuk kanė qenė ndonjėherė nė Prizren. Muri qė duket nga poshtė, ėshtė gjigand, mjaft i lartė dhe mbrojtės pėr qytetin. Rruga ėshtė thikė pėrpjetė e tatėpjetė. Sa kalon portėn e gurtė tė kalasė, shembet gjithė pėrfytyrimi, bashkė me kalanė qė ke imagjinuar. Pėrveē murit, asgjė tjetėr s’ka nė majė tė kodrės qė mban qytetin nė pėllėmbė tė dorės.

Efekti ėshtė i fortė - i menjėhershėm - shtruar si portokallinj, ēatitė e shtėpive mbulojnė tokėn, nė njė uniformė arkitekture, tė ulėta, nė njė hapėsirė qė s’ta mbaron vėshtrimin - ky ėshtė Prizreni. Ėshtė magjepsėse pamja nga lart, mbi kala. Siē na thonė janė shtuar xhamitė - qyteti duket si mbi gjilpėra xhamish, majėholla, tė shtrira me lagje, kush e kush ta ketė mė tė lartė.

Por nė shėtitjen e Prizrenit e para gjė ėshtė historia e shqiptarėve. Lidhja e Prizrenit, godina me emrin. Nga jashtė ėshtė njė nga perlat e arkitekturės sė qytetit. Ndėrsa tė paimagjinueshme janė fotot e ekspozuara aty, pėr tė krahasuar se si u rrafshua mė ‘99 nga serbėt dhe u rindėrtua sėrish sipas origjinalit. Godinė plot dritė, e ulėt, e rrethuar nga kupolat dhe hijet e xhamive. Nuk e dallon, sa ironia na ēon nė mendimin se tė ishte nė Shqipėri, kjo godinė mund tė ishte akoma e rrafshuar ose mund ta kishin bėrė direkt lokal. Kjo ėshtė rezidenca ku ėshtė mbajtur Lidhja - kujtohet ciceronia tė na thotė me zė tė lartė, kalon me radhė vendet ku flitet pėr tė gjitha personalitet e Lidhjes.

Hyjmė nė muze, ėshtė shumė i vjetėr dhe pėr eksponatet na thonė se qysh nga koha e luftės nuk janė tė ekspozuara. Ka skulptura tė Abdyl Frashėrit dhe Ymer Prizrenit - ka vetėm piktura tė mbytura nė pluhur. Shtėpi tipike shqiptare e Prizrenit me manekinė tė veshur me etnografinė e zonės. Veshje tė burrave pak tė pėrdorura apo e kanė nga koha, dyert janė pėr tokė. Njė shirit nuk lejon tė kalosh pėr tė parė nga afėr apo t’i shpėtosh tundimit pėr tė provuar xhubletėn e vjetėr, tavane gdhendur me dru, kanė veē mostrėn me datimin qė i takon gjysmės sė dytė tė shekullit tė 19-tė. Ėshtė e njėjta pamje qė tė ofrojnė edhe shumė muze nė Shqipėri, pluhur dhe gozhdė. Te “Lidhja e Prizrenit”, ciceronia na drejton pėr te tavolina origjinale e Abdyl Frashėrit, njė katėrkėndore e vogėl, e gdhendur te kėmbėt, nė ngjyrė kafe tė errėt, si dhe prangat nė njė kėnd tjetėr, kur u arrestua Abdyl Frashėri; ja dhe shpata origjinale e Ymer Prizrenit dhe njė orė muri e 800-s e dhuruar, po e Ymer Prizrenit.



***

Nė Prizren hymė vonė, dritat e mbrėmjes rrėshqitėn shpejt, ndėrsa ne nisėm rrugėn pa pasur idenė se ku do tė shkonim. Guidari ynė, Sadik Malaj, qė udhėhoqi turin organizuar prej dy agjencive, Kosovė e Shqipėri, pėr turizmin ndėrkufitar, tha se pėr pak minuta do sosim. Por kaluan gati dy orė tė mira udhėtimi me autobus dhe vetėm prej bufatjes sė veshėve kuptuam se po ngjiteshim malit. Asnjė informacion tjetėr, ndalesa pėr tė ngrenė darkė ishte nė njė restorant tė quajtur “Luboten”, - ah te Bora na thanė tė nesėrmen, janė serbė! Nė fakt, kjo na u prezantua kur na ndalėn para lokalit, si pėr tė na lajmėruar. Atmosfera e restorantit ėshtė gati franceze; njė oxhak i ndezur, plot dru e ngrohtėsi qė tė rrėmbente fill. Ca tė rinj, edhe pse ishte vonė, qėndronin nė holl. Janė tė rinj serbė, kalojnė pothuaj ēdo mbrėmje kėtu, mblidhen shpesh - na thanė. Nuk ishin tė zhurmshėm, por dukeshin plot hare dhe tė qeshurat e tyre shpėrthenin herė pas here. Aty i gjetėm dhe aty i lamė edhe pasi darkuam, ku kamerierėt serbė, dy burra veshur me uniformė, rrinin gati nė buzėqeshje, edhe pse lokalin e kishim “pushtuar” nja 40 shqiptarė. Nė kėtė zonė na thanė se serbėt janė tė butė dhe mjaft kokulur. Ne, nė fakt, nė atė orė tė mbrėmjes, pėr sinqeritet na interesonte vetėm oxhaku, se kishim shumė ftohtė, dhe njė e ngrėnė mirė! Kamerierėt e kuptonin shumė mirė shqipen, pavarėsisht se nuk thoshin asnjė fjalė shqip. Ndėrsa ne po, pėr mė pak se njė orė, mėsuam se “voda” i thoshin ujit!

Ishte ora dhjetė e mbrėmjes dhe na u desh edhe gjysmė ore nga “Luboteni” tė mburrnim tek hoteli, ku na kishin caktuar fjetjen. Nga vendi ku ndali autobusi, deri tek hoteli, nė mes tė errėsirės, na u desh tė bėnim nja pesė minuta nė kėmbė. Ishte errėsirė totale dhe ne dukeshim gati si tė arratisur dhe operatorėve tė televizioneve nuk u mungoi fantazia qė tė na filmonin pėr arkiv - plane pėr tė konkretizuar ndonjė lajm trafiku klandestin nga shtigje malesh! Edhe durimi na u sos nga rruga pa fund, por me tė hyrė nė “Woodland”, qetėsia, ngrohtėsia dhe muzika nė sfond nėn kitarė na ktheu shpresat se nuk do torturohemi mė! Na treguan se kemi arritur nė Brezovicė dhe ndodhemi nė 1750 metra lartėsi mbi nivelin e detit. Ndjenim ngricėn nėn kėmbė, edhe pse ishte errėsirė, dhe nė hyrje tė hotelit temperatura shėnonte -1 gradė. Kjo ishte e pabesueshme nė fillim tė tetorit. Por befasia ishte tė nesėrmen. Ngaqė kishim udhėtuar natėn, asnjė ide nuk ishte krijuar ku jemi. Nė mėngjes, kur dielli del butė pėr njerėzit dhe majat e maleve - befasia nuk ngjante me asgjė; liri totale mes ajrit, tokės dhe qiellit.

Ngrica ishte trashur edhe mė, bėrė akull; ndėrsa pėrpara vije zap njė hapėsirė pafund vargmalesh, dallgė deti, nė blu dhe ti mbi to! Pamje shokuese poshtė teje dhe karshi, fare afėr, gati ta prekje me dorė, majė mali tmerrėsisht tė butė, tė lėpirė nga bari ngjyrė bezhė, i rruar deri nė rrėzė tė tokės.

Kjo ishte qendra turistike nė bjeshkėt e Sharrit, tė cilėn serbėt e patėn zhveshur sė pari nga shqiptarėt, duke e shndėrruar nė njė vend, ndėr mė tė famshmit nė Evropė pėr skijim.

Reliktet ishin akoma nė kėmbė; hoteli i vjetėr, teleferiku, slitat, ca kabina prej druri qė mezi mbaheshin nė kėmbė. Na thanė se sapo janė privatizuar dhe ishte ndėr prioritetet qė ky vend do t’i sillte Kosovės famėn e turizmit dimėror. Tani niste sezoni turistik aty.

E lamė qendrėn e skijimit, si nga udhėtimet e rralla qė duhet bėrė patjetėr kur tė shkoni nė Prizren. Rruga ėshtė e shtruar deri nė vend. Dhe ėshtė mrekullia tjetėr qė merr me vete duke zbritur bjeshkėt.

Nė vjeshtė ėshtė kopsht pemėsh qė u lėshohen ngjitas maleve, duke e humbur tokėn. E verdhė, tė kuqe, shumė tė kuqe, e kaftė, shumė jeshile duket sikur ecėn nė njė shteg pėrrallash, tė cilave dielli u jep mė tepėr shkėlqim dhe hijet e tyre zgjasin nė kryqėzim tė njėra-tjetrės, edhe neve na zėnė rrugėn e detyrohemi t’i kryqėzojmė shpejt ndjesitė; ato bukurinė, ne mahninė!

Grykat e krijuara prej shpateve tė maleve mbrojnė disa shtėpi, tė rrudhura bashkė, grumbull dhe banorėt e tyre janė serbė. Janė disa gryka tė tilla, si fshatra tė vegjėl, qė rrinė plot frikė tė strukur nė lugina. Na thonė se tė gjitha janė shtėpi serbe, tė vendosura aty me qėllim nga shovinistėt pasi kanė shkatėrruar e djegur, spastruar krejtėsisht zonėn prej shqiptarėve. Fshatrat dhe shtėpitė qė shoqėrojnė rrugėn, sė shumti kthyer nė hotele dhe pika turistike janė tė banuar prej serbėve. “Por ata e kanė pranuar realitetin e Kosovės dhe nuk ndihen, janė tė urtė”, - na thonė. Janė serbė qė nuk janė tė zhvilluar, mbahen me bagėti dhe ndėrtim. Fėmijėt i shkollojnė nė shqip, por nuk krijojnė probleme. Ndėrsa nė shtėpi flasin serbisht.

Pavarėsisht se mezi mbijetojnė, serbėt i kanė shtėpitė nė arkitekturėn e tyre, tė bukura, oborret e tyre janė tė pastra, tė mbushura me lule, gjithēka e ngjashme me natyrėn. Shtėpitė e vendosura buzė rrugės shfrytėzohen pėr hoteleri e turizėm dimėror. Marrim vesh se shqiptaret janė rikthyer pas luftės, duke rindėrtuar vilat e djegura dhe duke blerė shtėpitė e serbėve.

Ndėrsa nė projektet politike, ėshtė edhe ndėrtimi i njė fshati turistik tė populluar me shqiptarė. Tė ardhur nga Bosnja, Fadili na tregon se janė larguar nga Kosova mė ‘36, si familje. Tė vendosur nė ballė tė njė mali, restorant “Sharri” ėshtė ndėr risorset turistike mė tė famshme nė ato anė. Sapo i jemi larguar qendrės sė komunės sė Shterpcės dhe vendi quhet Prevall. Me nga njė gotė raki para Fadili dhe Kyseli janė ulur pranė oxhakut. Me mbiemrin Hasani, kjo familje prej tri vitesh ka ngritur qendrėn turistike nė Prevall dhe ėshtė mė e njohura e zonės. Fadili, jo menjėherė, na tregon se ėshtė bashkadministrator me tė vėllain, qė menaxhon restorantin “Sharri”. I veshur me rroba pune, Fadili tregon se vėllai i tij u martua me njė shqiptare, ndaj u kthye nė Kosovė. Nė Bosnjė kanė jetuar me tregti, si traditė e familjes, kanė pasur dyqane, restorante dhe njė ėmbėltore. “Vėllai e kishte merak qė tė ēonte deri nė fund zanatin, traditėn e familjes, prandaj hapi restorantin”. Kthimi i tė vėllait i shtyu tė gjithė tė vendoseshin familjarisht nė Brezovicė.

Sot, ku kanė vendosur njė nga risortet mė tė mėdha nė Kosovė, e papėrshkrueshme pėr nga hapėsira, dhe shėrbimet qė ofron, ka qenė njė livadh ku vinin pėr piknik.

Fadili na thotė tė njėjtat fjalė si shqiptarėt e tjerė tė kėsaj zone, se serbėt kėtu janė tė butė dhe tė urtė. Ata janė shqiptarėt e parė qė janė vendosur aty pas luftės dhe nė tri vite investimi ku gjithēka ėshtė bėrė prej tyre, privatisht, Fadili tregon se kanė pasur mjaft vėshtirėsi, se kanė rregulluar vetė dritat, ujėsjellėsin, shtigjet... dhe presin tė zgjerojnė sėrish mjediset e brendshme, pėr tė pasur mė shumė mundėsira argėtimi pėr turistėt. Kyseli, qė merret me gjueti dhe ndan miqėsinė me tė familjes Hasani, por dhe njė lloj punėsimi, tregon se shumė tė huaj, qė vijnė nė Sharr, i shoqėron nėpėr natyrėn e zonės. “Jam adhurues i natyrės dhe vij ēdo ditė kėtu, ēdo mal e bjeshkė i kam shėtitur mė kėmbė”, - thotė Kyseli. “Para pak kohėsh ishin ministrat e Kėshillit tė Evropės, i kam shėtitur kėtyre maleve, janė shtigje pėr piknik e gati pėr turizėm”, - shton burri me mustaqe, i veshur me kostum jeshil gjuetie.

Tė gjithė besojnė te Brezovica, ndonėse tani ka mbetur njė shkretėtirė, pėr fat tė mirė, na thonė ėshtė shpallur Park Kombėtar, dhe vitin e ardhshėm kanė entuziazėm se do tė bėhet njė perlė e turizmit kosovar.

“Ėshtė njė plan ndėrkombėtar, ku do hidhen, besojmė, miliona, sepse ėshtė baza mė e fortė e skijimit. Edhe serbėt aty janė shumė luajalė. Pronarėt e “Lubotenit”, janė nė shoqatėn tonė tė turizmit, ēdo herė u pėrgjigjen ftesave pozitivisht. Ata e kanė pranuar realitetin e Kosovės”, - na thonė ata tė zyrės pėr zhvillimin e turizmit, nė Prizren. Ndėrsa lamė nė hollin e “Woodland” copa revistash alpinizmi, nė gjuhėn serbe, ndoshta ekspozuar aty si gjurmė nostalgjie kur kjo zonė mblidhte Evropėn nė dimėr! Ndėrsa pritet tė rikthehen shqiptarėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 46
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   Mon Apr 25, 2011 8:28 pm





North-West Gheg
North-East Gheg
Central Gheg
Southern Gheg
Northern Tosk
Labėrisht
Ēam
Arvanitika
Arbėrisht

Vendet ku ėshtė folur gjuha Tost dhe Gege

http://de.wikipedia.org/w/index.php?title=Datei:DialectsofAlbanian.png&filetimestamp=20100603051533
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 46
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   Mon Apr 25, 2011 8:38 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: TE NJOHIM HISTORINE   Today at 1:29 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
TE NJOHIM HISTORINE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: