Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Malsia553
Share | 
 

 Malsia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
dodgjeka
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 76
Age: 75
Vendi: vulaj malsia
Profesioni/Hobi: autolakir ėn penzion -poezia
Registration date: 30/06/2009

MesazhTitulli: Malsia   Mon Apr 04, 2011 6:11 pm

Interesant āsht, ēi kurrkush jektū n'bashkimin komtar nuk e pėrmźt 100 vjetorin e Kryengritjes Malsis Madhe, i jubileum Flamurit Kuq e Zi ēi e kūli Ded Gjon Luli me Malsor pas 500 vjet okupacionit Turk.Maipari popull n'Ballkan jan kźn Malsort me Ded Gjon Lulin n'krye ēi patėn Trimni meja nis pushkėn asaj fuqi e me kūl Flamurin n'maje t'DECIQIT.Po mir,belda gaboj se shumica nuk din Kū āsht e kush āsht Malsija e Ded Gon Luli e shumica po thot se Flamurin e ka kūl Ismail Qemali n' balkon t' jāj shpi e ākźn ma me rāndsi se Ded Gjon Luli e Deēiqi e Malsija
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.gurraelecit.blogspot.com
arberia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Female
Numri i postimeve: 814
Age: 34
Vendi: tirana
Registration date: 04/05/2009

MesazhTitulli: Re: Malsia   Mon Apr 04, 2011 8:58 pm

DED GJO' LULI - NJĖ JETĖ ME LUFTĖ PĖR SHQIPĖRINĖ

E shanė, e torturuan, pastaj e vranė dhe mė nė fund e masakruan. Dhe pėr t'i humbur gjurmėt e atij krimi monstruoz e qitėn nė shpellė.
Ky burrė shqiptar kishte shkuar atje nė Orosh tė Mirditės pėr bisedime, edhe pse kishte njė parandjenjė se atje do tė vritej. Testamenti i nėnshkruar njė ditė mė parė se tė nisej, tregon parandjenjėn e tragjedisė sė tij, pavarėsisht se tė gjithė e kishin kėshilluar qė tė mos shkonte.
Por Dedė Gjo' Luli ua kishte dhėnė fjalėn krerėve tė Mirditės. Ishte ditė fatkeqe e shtatorit kur u vra trimi legjendar i Shqiperisė, Dede Gjo'Luli i Hotit.
Atė ditė u shua nga qielli shqiptar njė yll i lirisė kombėtare. E vranė ata qė e vrasin kombin shqiptar tash 1300 vjet.
Dede Gjo' Luli lindi nė Traboin tė Hotit nė vitin 1840. Ishte bir i njė prej familjeve mė fisnike tė Malėsisė, derė e pėrmendur brez pas brezi. Hoti ka njė tė kaluar tė shkėlqyeshme. Historianėt thonė se ishte njė ndėr krahinat mė tė organizuara nė gjithė Shqipėrinė nė Mesjetė.
Bile Millan Shufllaj, shkruan se organizimi ushtarak i Hotit ka filluar ne shekullin XIV. Shtepia e Dede Gjo' Lulit, ka qene dere e pare neper shekuj. Traboini dhe krejt Malesia gjithmone ka gezuar respekt per kete familje fisnike.
Dede Gjo' Luli u rrit dhe u be burre ne Bardhaj te Hotit ku edhe sot e kesaj dite ruhen me mire se kudo tjeter traditat me fisnike te races arberore.
Qysh i ri mori pjese ne lufterat per lirine e tokave shqiptare. Merrte pjese ne te gjitha kuvendet me rendesi. Ne moshen 21 vjecare u kishte prire djemve te Hotit per te shpetuar Oso Kuken nga flaka e barotit ne Kulle te Vranines.
Cun Mula dhe Dede Gjo' Luli perfaqesuan Hotin ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Edhe atehere Deda ishte i ri por shume i pjekur.
Nga pjesemarrja ne luftera dhe ne kuvende shihet mirefilli se Dede Gjo' Luli ishte atdhetar e trim. Zoti e kishte pajisur me keto cilesi fisnike. Roberine shekullore otomane dhe coptimin sllav te tokave shqiptare i kishte plage ne zemer.
I dridhej toka nen kembe, ndersa qielli shqiptar qante per ato padrejtesi dhe mallkime qe kishin rene mbi dheun e shenjte te arberit.
Nga ato male te larta shqiptare, me syte e shqiponjes, i shikonte te gjitha ato tragjedi ne veprim. Marreveshjen turko-sllave per coptimin e tokave shqiptare, Dede Gjo' Luli e kishte kuptuar me mire se asnje prijes tjeter shqiptar, per faktin se kurre nuk ka qene aleat i tyre.
Periudha para dhe pas Lidhjes se Prizrenit ishin deshmi per Dede Gjo' Lulin se kombi shqiptar i roberuar mund te zhdukej nga faqja e dheut. I kishte kuptuar shume mire intrigat turke dhe pasionet e cmendura sllave. Cereku i fundit i shekullit XIX, kishte qene shume fatkeq, sepse gjate kesaj periudhe gjysma e Shqiperise se roberuar nga otomanet kishte rene nen sundimin sllavo-grek. Tashti si burre i pjekur Dede Gjo' Luli ishte i vetedijshem se cka po ndodh.
E shihte me syte e tij edhe ate gjysme Shqiperie se po shkon drejt copetimit dhe humneres. Ne fillim te shekullit te kaluar, sllavo-greket, pastaj edhe italianet, nuk lane gure pa levize per rrenimin e Shqiperise. Ne ate kohe Dede Gjo'Luli ishte burre i pjekur dhe me pervoje te madhe ushtarake e politike. Keto i kishte mesuar ne beteja dhe ne kuvende te medha shqiptare sic ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Politiken dhe diplomacine nderkombetare i kishte mesuar ne Shkoder, ku kishte kaluar nje pjese te rendesishme te jetes. Atje ishte njohur me patriotet dhe intelektualet me te shquar shqiptare te Rilindjes. Asnje kuvend kombetar ne Shkoder nuk behej pa pjesemarrjen e Dede Gjo' Lulit. Shqiperia dhe Kosova e kishin kuptuar se ky eshte nje prijes i vertete. Njeri qe nuk ishte korruptuar nga shperblimet dhe titujt e huaj. Tere jeten e kishte kaluar ne male te Hotit pa bere asnje kompromis. Mbante lidhje te ngushta me te gjithe patriotet shqiptare ne Jug e ne Veri, ne Kosove dhe ne diaspore. Sa here e kishte pare shtepine e tij te djegur shkrumb e hi, por asnjehere nuk u ligeshtua.
Te gjithe e kishin kuptuar se Turqia ishte para shkaterrimit, e sidomos fqinjte sllave e greke. Ata enderronin se pas largimit te Turqise do te gelltitnin te gjitha tokat shqiptare dhe sipas tyre nuk do te kishte me Shqiperi. Por, keto kurthe mizore ballkanike Dede Gjo' Luli i kishte kuptuar me mire. Pas shume takimesh dhe bisedimesh me patriotet shqiptare, ky hero legjendar kishte vendosur te fillonte luften per pavaresine e Shqiperise. Ne Shkoder, ne Kosove dhe ne gjithe Shqiperine ishte krijuar bindja se lufta per pavaresi ishte e domosdoshme. Edhe pse i shtyre ne moshe, trimi legjendar i Malesise kishte bere te gjitha pergatitjet per nje qendrese te vertete. "E filloi luften me 24 mars te vitit 1911, e cila brenda me pak se dy vjetesh i solli Shqiperise pavaresine dhe atdheut ma te madhen nder", thote nje poet shqiptar.
Me 6 prill te vitit 1911 per here te pare ne Bratile te Hotit valoi flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit. Valoi pas 500 vjet roberie. E shpalosi dhe u nguli ne koder te Bratiles, Nike Gjelosh Luli i familjes se Dede Gjo'Lulit. Por ne ate moment Nike Gjelosh Luli ra deshmor, me flamur te Kastriotit ne dore.
Ne Deciq filloi nje lufte e vertete qe u perhap ne Shqiperi dhe Kosove. Tere bota e kuptoi se shqiptaret jane gati te bejne sakrificen me te madhe per atdhe.
Shtypi evropian dhe boteror shkruante cdo dite per trimerine dhe vendosmerine e shqiptareve. Politika dhe diplomacia evropiane mesoi shume nga kjo lufte. Ato dite patriotet shqiptare pergatiten dhe nenshkruan Memorandumin e Greces, qe eshte dokumenti me i rendesishem per pavaresine e Shqiperise, para Shpalljes se Pavaresise ne Vlore me 28 nentor te vitit 1912. Te gjitha ketyre veprimeve heroike dhe politike u priu Dede Gjo' Luli me guximin, ndershmerine dhe largpamesine qe e karakterizonte ne cdo cast historik.
Per lufterat dhe atdhedashurine e tij kane shkurar me shume se 100 autore shqiptare dhe te huaj. Kane shkruar dhe shkruajne poetet, historianet dhe shkrimtaret me te mire te kombit shqiptar.
Vendlindja e tij dhe gjysma e Malesise se Madhe gjendet edhe sot e kesaj dite nen pushtimin serbo-malazez. Kulla e Dede Gjo' Lulit eshte shnderruar ne nje germadhe.
Deciqi dhe Bratila jane troje shqiptare qe u lane me gjak per lirine e Shqiperise. Kete e dijne te gjithe historianet shqiptare. Flamuri i Kastriotit eshte ngritur per here te pare ne Bratile dhe ne Deciq; atje eshte lare me gjakun e djemve dhe vajzave me te dalluara te Malesise, ashtu sic eshte lare me gjak Prekazi i Drenices nga Adem Jashari dhe bashkeluftetaret dhe anetaret e familjes se tij.
Dede Gjo' Luli eshte nder te paktet brezni luftetaresh qe eshte shuar me far e me fis per flamur e per liri. Megjithate politika shqiptare nuk eshte treguar kurre e sinqerte ndaj atyre qe dhane jeten per lirine e atij vendi. Historianet shqiptare gati gjithmone kane qene te diktuar nga politika.
Per Bratilen, ku per here te pare u ngrit flamuri shqiptar, historianet nuk e kane thene fjalen e vete. Klanet e ndryshme politike kane manipuluar me te verteten historike te kombit shqiptar. Dihet se ata qe kane pasur pushtetin kane shkruar historine. Por Dede Gjo' Luli dhe trimat e tij nuk kane luftuar per pushtet. Deri edhe armiqte e kombit shqiptar e kane pranuar se Malesia e Madhe eshte nje treve e vertete iliro-shqiptare, qe u eshte nenshtruar te huajve me pak se cdo krahine tjeter.
Akademite dhe parlamentet shqiptare duhet t'i korrigjojne keto gabime. Amerikanet nderojne ne menyre te posacme diten e pavaresise por edhe diten e flamurit, te cilin e kane ngritur ne lufte kunder Perandorise angleze. Keto jane te verteta historike, pavaresisht se mund te jene te hidhura.
Ne fushebeteja per lirine e Shqiperise jane vrare nje dyzine burra e gra te familjes se Dede Gjo' Lulit. Ata jane vrare kunder armiqve te Shqiperise dhe te kombit shqiptar. Ata meritojne vend me rendesi ne Panteonin e kombit. Edhe entet fetare pa dallim, duhet t'i nderojne dhe te luten per shpirtin e tyre.
Vitin e ardhshem eshte 90-vjetori i Kryengritjes se Malesise, ne krye me Dede Gjo' Lulin, eshte 90-vjetori i ngritjes se flamurit ne Bratile te Hotit dhe eshte 90 vjetori i Memorandumit te Greces. Ne mendojme se keto data historike meritojne nje perkujtim shume te organizuar dhe solemn, nga i gjithe kombi shqiptar. Qeveria, akademia dhe diaspora shqiptare duhet t'i bashkerendojne veprimet e tyre, qe ky pervjetor i rendesishem te nderohet ashtu si i ka hije nje populli te qyteteruar.

"Jeta e Ded Gjo Lulit"
Shkeputur nga gazeta Koha Jone (Shkruar nga Gjoleke Gjonlekaj)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 3229
Age: 33
Vendi: Belfast
Registration date: 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Malsia   Mon Apr 04, 2011 9:18 pm

I nderuar Dodgjeka, ne fillim te flm, qe ke hapur ket teme ne forumin tone, po them tone pasi une mendoj qe ky forum eshte i te gjithve, pamarre parasysh parimve e ideologjive qe ka njeri te ndryshme, une mendoj se ne ket forum nuk ka ndajsi, por kio date historike eshte mbetur thjeshte nga moskujdesi yne, dhe nga politika ditore qe ka perfshir trojet tona, sikur forumi te kishte admin ne te gjitha fushate e ndryshme , forumi mesiguri se kijo date me rendesi per historin tone nuk do te anashkalohej, une po te pergjigjem thjeshte si nje antar i forumit BK, besoi qe do me mirkuptoni, i nderuar Dodgjeka te uroj suksese ty dhe kesaj teme , qe jame i bindur qe do ta pasuron forumin tone Kombetar.
Mirmbetshi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dodgjeka
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 76
Age: 75
Vendi: vulaj malsia
Profesioni/Hobi: autolakir ėn penzion -poezia
Registration date: 30/06/2009

MesazhTitulli: Malsija   Tue Apr 05, 2011 4:59 pm

Ja rris nerėn Arberis ēi aq bukur e aq ēkjart(aēik)e ka shkrua jekėt postim pėr Malsi e Ded Gjon Lulin e pėr mua, dita e flamurit e vrtet.Ja rris nerėn edhe Drinit ēi e ka pėrqef jekėt tem se gjithicilli patriot duhet me marr pies n'kźt tem e me ēkjarua iher e pėrgjithmon kur āsht dita e Flamurit e kur āsht dita e pavarėsis.Ded Gjon Lulit me Malsi meja lan ditėn e flamurit e Ismail Qemalit meja lān ditėn e pavarėsis e t'dy dit mei pranua zyrtarisht pėr festa t'Komit Shqiptar. Pėrse jā dasht Malsis 100 vjet me prit e me festua publikisht Trimnin e Malsis e Ded Gjon e ditėn e Flamurit Kuq e Zi?Pėrse ka prit Intelekti i Malsis deri tash,deri sot, me organizua at festim?Ni din kush mem kallzua kisha me dasht me dijt,se n'Malsija Forum kam dvet shum her por tan ja nisin isoj fillozofijet ēi kurrkush nuk e merrvesh.Detėm fali Abrerija e t'tān jāta ēi e bėrzijen jektu luftėn e Kosovės e Jasharin me Malsi e Ded Gjon Lulin se me jāta po drua se poe xvoglojm rāndsin e Kryengritjes Malsis.Jektū po dua me bjesedua pėr Malsor e Ded Gjon Lulin e kur t'vin kūvźti i Kosovės e Adem Jasharit kem me bjesedua pėr ta. M'falni e mos merrnivesh keq.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.gurraelecit.blogspot.com
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 767
Age: 44
Vendi: Prishtin
Registration date: 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Malsia   Thu Apr 07, 2011 12:30 am



KRERET E MALESISE SE MADHE NE PRAG TE KRYENGRITJEVE
Ded Gjo Luli, Deli Meta i Hotit, Ded Nika i Grudes, Zenel Shaba - Kastrat, Ujk Hasani i Grudes, Gjon Ujk Ceku - Traboin, Nikoll Doda - Kastrat, Ismail Mustafa - Traboin, Kol Deda - Grude, Tom Nikolla - Rapsh, Luk Mucia - Hot, Palok Luc Traboini - Traboin, Gjok Prel Ceku - Traboin, Martin Ujk Ceku - Traboin e tjere.
(Marr Malsia org)







http://www.youtube.com/watch?v=TmojuWIUtPA&feature=related
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dodgjeka
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 76
Age: 75
Vendi: vulaj malsia
Profesioni/Hobi: autolakir ėn penzion -poezia
Registration date: 30/06/2009

MesazhTitulli: Malsija   Thu Apr 07, 2011 2:56 pm

Ty ta rrit Zoti neren more Malsor
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.gurraelecit.blogspot.com
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 767
Age: 44
Vendi: Prishtin
Registration date: 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Malsia   Thu Apr 07, 2011 6:33 pm

Me nder qofsh e mir se vjen o dodgjeka ne Sofen Shqipare siq e tergon edhe vet emri i Forumit ktu jemi te gjith nje pa dallime feje besimi krahine apo siq e kan quajtur te paret vilajet , krejt jemi nje Shqiptar.


Nuk duhet harruar Malsin Plaven e Gusin , Ulqinin ,Qamrin , Presheven Medvegjen e Bujanovcin Tetova e Gostivar , e Shum e shum pje trejra qe ju ndan padrejtsisht tokes Shqiptare nga Parisi , Londra e Evropa shtriga plak qe gjithmon nja beri tradhtin ne bes na tradhtoj qe edhe sod po luhet enjeta loj, po deri kur vall kjo histori e dhimbshme do vazhdoj .




Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve: 610
Age: 61
Vendi: Shqypeni
Registration date: 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: Malsia   Thu Apr 07, 2011 6:54 pm

I nerumi DodGjeka, ju pergezoj per temen shum e qellueme.
Sa per vrejtjet e tua pse nuk hapen tema me vlera Kombetare si kjo e te madhit,shqyptarit Ded Gjon Lulin, nuk kem kohe te merremi me figura te medha Kombetare e burra atedhetar si Dede Gjon Luli, jemi ne gare duke sha njeni tjetrin per qeshtje,bindje politike dhe ideologjike! 70 vitet e fundit te shqyptaret patriotizmi ashete formua, imponua ne baze te ideologjis jo ne baze vete dijes kombetare! Une po sjelle nje shkrim ketu,qe vertete tregon se si na ashete imponua cdo gje, duke fillu nga historia imponimi,manipulimi historis e deri te shpelamja e trunit nga ideologji komuniste envero-titiste.

Nue Oroshi: E vėrteta e vrasjes sė Ded Gjo Lulit qėndron ndryshe e jo verzioni i gatuar komunist pėr 50 vite nė Shqipėri

E vėrteta e vrasjes sė Ded Gjo Lulit qėndron ndryshe e jo verzioni i gatuar komunist pėr 50 vite nė Shqipėri

(Reagim ndaj shkrimit tė Gani Qarrit: –Dedė Gjon Luli njė jetė e shkrirė nė luftė Kombėtare–Vrasja e Ded Gjon Lulit botuar nė Bota Sot 27 Mars 2011 Shfletimi i Historisė faqe 16 Rubrika Diaspora-).

Nga Mr. sc. Nue Oroshi – Historian
Autorin e shkrimit Vrasja e Ded Gjon Lulit, z. Gani Qarri, nuk e njoh as si pėrson dhe as si studius, prandaj gjatė kėtij reagimi nuk do tė merrem fare me autorin e shkrimit, e as me motivet qė e kanė shtyer z Gani Qarri qė ta ripėrseris njė tė pavertetė historike qė pėr 50 vite me radhė ėshtė shkruar e pėrshkruar nga historianėt komunistė nė kohėn e diktatorit antishqiptar Enver Hoxha. Por, do tė sqaroj tė vėrtetėn historike dhe shkencore tė vrasjes sė burrit tė madh tė Kombit Shqiptar Ded Gjo Lulit. Kėto tė pavėrteta rreth vrasjes sė Ded Gjon Lulit historiografia e kuqe komuniste i ka bėrė me qėllim pėr t’ja humbur vlerėn kombėtare familjes princore tė Kapidan Gjon Marka Gjonit pėr tri arsye:
1. Qė tė gjuhet sa mė tepėr gurė e dru mbi familjen atdhetare tė Kapidan Gjon Marka Gjonit qė pėr pesqindė vjetė e udhėhoqi Mirditen nė luftė kundėr Perendorisė Osmane.
2. Qė me tė gjitha metodat tė shkatėrrohet kjo familje atdhetare, pasiqė dy djemt e Kapidan Gjon Marka Gjonit, Kapidan dr Mark Gjon Marku dhe Kapidan Llesh Gjon Marku e kishin udhėhequr me plot sukses luftėn antikomuniste jo vetėm nė Mirditė por nė mbarė Shqipėrinė Etnike derisa ranė heroikisht.
3. Pėr tė mbjellė urrejtje nė mes tė dy krahinave heroike Shqiptare Mirditės dhe Malėsisė krahina tė cilat gjithmonė bashkėpunuan me njėra tjetrėn pėr tė mirėn e kombit shqiptar, pėr kėtė flet edhe fakti qė trimi i Malėsisė Ded Gjon Luli nuk i kishte rėnė nė dorė Knjaz Nikollės sė Malit tė Zi pas pėrfundimit tė kryengritjes sė Malėsisė por kishte gjetė strehim dhe mikpritje pikėrisht nė Mirditėn kreshnike. Nė Mirditėn e cila nė mbrojtje tė Ded Gjon Lulit dha shtatė djemė mė tė mirė tė saj.
Para se ta bėjmė sqarimin nė baza shkencore dhe historike rreth vrasjes sė Ded Gjon Lulit do ti japim disa tė dhėna tė shkurtėra historike lidhur me kontributin kombėtar tė familjes princore tė Kapidan Gjon Marka Gjonit, qė rrjedhė direkt nga vėllai i Lek Dukagjinit, Pal Dukagjini, qė lexuesit dhe studiuesit tė kenė mundėsi qė, sė paku shkurtimisht tė njihen me kontributin e kėsaj familje princore tė Kapidanit tė Mirditės.


pas vdekjes se Gjergjit nė vitin 1468, si dhe kur dukagjinasit u dobėsuan tej mase, me depėrtimin e osmanlinjve nė viset Arbėrore, filluan shpėrngulje masive dhe lėvizje tė mėdha tė popullatės Arbėrore pėrtej viseve tė Adriatikut. Por njėrit nga vėllezėrit e Lek Dukagjinit, konkretisht, Pal Dukagjini, mė tepėr i pelqeu shkrepat, kreshtat dhe ato bjeshkė te bukura tė Mirditės kreshnike dhe u vendos njėherė e pėrgjithmonė nė Grykė tė Oroshit, nė atė grykė ku pėr pesė shekuj shqiptarėt nė Mirditė qėndruan me njė heroizem tė paparė. Dhe, nga Pal Dukagjini rrjedh familja e Kapidan Mark Gjon Markut udhėheqėsit trashėgimor tė Krahinės sė Mirditės. Kjo gjeneologji duket kronologjikisht nė kėtė mėnyrė:
Pal Dukagjini, i biri Kol Pal Dukagjinit. Nga Kola rrjedh Mark Kol Pal Dukagjini, nga Marku rrjedh Gjon Mark Kol Pali apo Gjomarku I-rė, nga Gjon Marku I-rė rrjedh Marka Gjoni I-rė, nga Marka Gjoni I-rė rrjedh Gjon Marku II-tė, nga Gjon Marku II-tė rrjedh Llesh Gjoni I-rė.
Mė pas, trungu gjeneologjik i kėsaj familje arbėrore ndahet nė tri pjesė: Preng Lleshi, Lleshi i Zi dhe Dod Lleshi. Nga familja e parė e Preng Lleshit qė njėherit trashėgon derėn e Gjon Markut, sepse ishte vėllai i parė, rrjedhin Dod Prenga, Nikoll Doda, mė vonė Dod Doda dhe Bib Doda e nga Bib Doda rrjedh atdhetari Prenk Bib Doda. Me vrasjen e Prenk Bib Dodės, i cili nuk lė pasardhės, drejtimin e udhėheqjes sė derės sė Kapidanit tė Mirditės e merr barku i Lleshit tė Zi, ku pason kjo renditje: Mark (Mar) Lleshi, Ndue Lleshi dhe Dod Lleshi; nga Mark (Mar) Lleshi do te rrjedhė Gjon Mark (Mar) Lleshi, e nga Gjon Mark Lleshi do tė rrjedhin Llesh Gjoni, Marka Gjoni, Ndue Gjoni dhe Ded Gjoni, ndėrsa nga Llesh Gjoni do tė rrjedhin Dod Lleshi dhe Preng Lleshi; nga Marka Gjoni do tė rrjedhė Gjon Marka Gjoni e nga Ndue Gjoni, Lleshi e Kola; nga Dod Lleshi, Frrok Doda e Zef Doda; nga Prenk Lleshi -Nikoll Prenga; nga Lleshi e Kola, Ndoi, Gjoni e Kola, ndėrsa nga Gjon Marka Gjoni rrjedhin pesė djem (i pari kapidan dr. Mark Gjon Marku, i vrarė nė luftė kundėr komunizmit, i dyti kapidan Ndue Gjon Marku, i cili e udhėhoqi pėr gjashtė muaj luftėn antikomuniste nė Mirditė dhe pėr 45 vjet Bllokun Kombėtar Indipendent dhe kapidan Llesh Gjon Marku i vrarė nė luftė kundėr komunizmit si dhe dy vėllezėrit mė tė vegjėl, Deda i cili mbajti 45 vite burg dhe internim nė kohėn e Komunizmit nė Shqipėri, si dhe Nikolla udhėheqės i Blokut Kombėtar Independent). Dhe, kur i bėn nje vėshtrim shekullor kontributit tė kėsaj familje kapidanėsh, shikon se tė gjithė kėta kapidanė tė Mirdites, prej Pal Dukagjinit e deri nė ditet e udhėheqėsit tė luftės pėr Shqipėrinė Etnike, Kapidan Dr. Mark Gjon Markut, ēdo brez u vra nė mbrojtje tė atdheut nė luftėra tė ndryshme. Japim faktet e pamohueshme: Nė vitin 1500 Gjon Marku I-rė ka nxjerrė autonominė e Mirdites; Mark Gjoni nė vitet 1600 ka pėrzėnė agjentėt e Begollit prej Mirdite; Gjon Marku i dytė ka mbetur nė luftė nė rreth tė Peqinit nė vitin 1775; Llesh Gjoni I-rė ka bashkuar Fandin me Mirditė dhe ėshtė vrarė prej turqve; Prenk Lleshi ka vdekur nė vitin 1815 prej plagėve tė marra nė luftė kundėr Malit te Zi; Dod Prenka ka vdekur nė Kotorr i helmuar nga turqit; Bib Doda ka vdekur nė Shkodėr i helmuar prej turqve ndėrsa trupi i tij u la jasht pėr disa netė ku njė pjesė e trupit tė Bib Dodės ėshtė ngrenė nga qentė endacakė mu sikur Pjetėr Bogdanin e madh; Prenk Bib Doda ėshtė vrarė nė afėrsi tė Lezhės nga tė shiturit qe ishin nė shėrbim tė sllavėve; Lleshi i Zi nė vitin 1812 ka marrė Dibren duke ngritur Mirditen nė pesė bajrakė si dhe ka bashkuar bashkė me Mirditė edhe katėr bajrakėt e Lezhės duke bėrė Mirditen nė 12 bajraqe. Ėshtė vrarė prej shėrbėtorėve te Turqisė. Nė luftė pėr mbrojtjen e dinjitetit kombėtar kjo familje kapidanėsh ka dhėnė edhe Mark Lleshin, Ndue Lleshin e Dod Lleshin. Gjithashtu nė mbrojtje tė nderit dhe dinjitetit kombetar nga kjo familje janė vrarė edhe Llesh Gjoni e Ded Gjoni, Frrok Doda, Nikoll Prenga e deri tek udhėheqėsi i luftes pėr Shqipėrinė etnike, kapidan dr. Mark Gjon Marku, i cili u vra nė natėn nė mes tė 13 e 14 Qershorit 1946, dhe mė vonė heroikisht do tė bie nė vitin 1947 edhe vėllai i tretė i kapidan dr. Mark Gjon Markut, kapidan Llesh Gjon Marku. Nga ky pėrshkrim i shkurtėr gjeneologjik del se familja e kapidanėve tė Mirditės prej Pal Dukagjinit e deri tek Kapidan dr Mark Gjon Marku pėr 500 vjet ishin nė shėrbim tė mbrojtjes se identitetit kombėtar qe u rrezikua dhe erdhi deri nė prag tė shkatėrrimit nga pushtuesit e ndryshėm aziatikė e karpatianė tė pėrkrahur nga shqipfolėsit e ndryshem, qė ishin tė mjerė shpirterisht dhe tė shitur poshtėrsisht.

Ded Gjo Luli u vra nga dora e kriminelit serb, kapedan Gjura

Nė kėtė shkrim, zoti Gani Qarri, citon komplet variantin e historianėve komunistė, qė kėto gjėra i bėnin vetėm e vetėm qė ta degradojnė kontributin kombėtar tė familjes princore tė Kapidanave tė Mirditės. Madje ky variant i vrasjes nuk ka asnjė argument historik pėrpos rrėfimeve tė trilluara kinse kėto gjėra i paska thėnė Nora, reja e Dedė Gjon Lulit, -pra pėrralla tė imagjinuara qė ka mundur t’i pjellin vetėm mendje tė sėmura tė historianėve tė kuq tė cilėt shkruanin pėr qefė tė udhėheqsit tė tyre. Qika e babės e qika e nanės. -Jo zoti Qarri, Mirdita dhe Mirditorėt nuk e lanė vetėm Ded Gjon Lulin. As nuk e lanė nė pėrcjellje tė grave por ia dhanė me vete shtatė djem Mirditorė tė cilėt u sakrifikuanė nė moshėn mė tė re pėr nderė, besė e burrni dhe pėr mos ta prerė asnjėherė mikun nė besė, se, kjo ka qenė traditė e Mirditoritė nėpėr shekuj. Ded Gjon Luli ėshtė vrarė nga dora e kriminelit serb Kapetan Gjura. E vėrteta historike e vrasjes sė kėtij vigani tė Malsėsisė dhe mbarė Shqiptarisė ėshtė kėshtu: Serbėt pas hyrjes nė Mirditė filluan akte violence dhe terrori. Plaqkitėn dhe dogjėn Abacinė e Oroshit dhe vilėn e Monsinjor Doqit, nė maje tė Malit tė Shėlbuemit nė Malin e Shejtė. Populli i Mirdites filloi me jetue nėn Terror. Tue pa kėto akte terrorizmi Ded Gjo Luli kujtonte se, mund t’i bindte serbėt qė mos tė terrorizojnė popullin dhe pa e pyet askėnd, vendosė me shkue nė komandėn e ushtrisė serbe, me i thanė komandantit ta ndalonte dorėn. Megjithė kėshillat e kėshillit tė te parėve qė mos tė shkonte atje, se shkau ėshtė i pabėsė, ai vendosi me shkue. Tu mos mundė me bindė me hjekė dorė prej atij qėndrimi, Mirditasit ia dhanė shtatė burra pėr ta shoqėrue, dhe emrat e tė cilėve janė kėta: 1. Mark Llesh Doda, 2. Ndue Kol Pjetri, 3.Zef Ndue Gjoka, 4.Preng Qup Deda, 5.Preng Gjok Skana, 6.Bib Marlula, dhe 7.Llesh Deda.
Porsa mbėrrijtėn nė komandėn serbe, qė ishte vendosun nė Abacinė, e pa i lėnė shtek tė paraqiste ankesėn, i qarmatosin dhe i lidhin, e Ded Gjo Lulin e qojnė nė rrafshnaltėn qė quhet Sheshas, e aty e pushkatojnė, kurse tė shtatė burrat i qojnė nė Breshten (Pyllin) e Oroshit, nė Mal tė Shejt, e atje nė grykė tė shpellės sė Akullit, qė ėshtė 15 metra e thellė nė tokė, jua nxjerrin shpirtin duke i therė me bajoneta, e ashtu tė gjallė i hedhin mbrenda ku kanė vdekė tė ngrimė.

Nė vend tė pėrfundimit

Pėr tė parė se kush ishin komunistėt, nė mesin e shumė fakteve, po e sjellė vetėm njė dialog tė pazakontė tė zhvilluar nė mes tė atdhetarit Prenk Cali dhe kriminelit Mehmet Shehu. Kryekomandanti kriminel Mehmet Shehu nė njė shkėmbim fjalėsh me Prek Calin atėherė tė lidhurė kėmbėsh e duar nė Rapshė tė Hotit, pasi e zunė me tradhėti komunistėt, nė rrugėn pėr nė Shkodėr e zhvilluan kėtė Dialog. Kryekrimineli komunist Mehmet Shehu i drejtohet Prenk Calit me kėto fjalė: E more Prenk Cali tė pat ardhur dita ta mbyllje historinė tėnde me shkronja ari po t’ishe bėr me ne komunistat. Pse bėre kėshtu. E drangonji i Malėsisė Prenk Cali i pėrgjigjet: Zotni, faji bjen mbi ju komunistat, se ju u batė aleatė me anmikun tonė shekullor me Serbinė“, iu pėrgjigj burrnisht Prenk Cali.
Prandaj, zoti Qarri, ėshtė koha e fundit qė ata qė dėshirojnė tė merren me studimin e historisė mos tė bazohen asnjėherė nė argumentėt e atyre qė u bėnė me armikun tonė shekullorė serb, siē e tha burrnisht Prek Cali, edhe pse e dinte se po shkonte drejt pushkatimit. Kėshtuqė studiuesit seriozė mos tė pėrdorin burimet e fallsifikuara historike komuniste, sepse ky brum qė ėshtė gatuar nė elaboratet pansllaviste ėshtė brum i thartuar.Por tė bazohemi nė fakte shkencore, edhe pse faktet dhe argumentet shkencore shpeshėherė janė kokforta por historia duhet tė shkruhet ashtu siē ka ndodhė dhe jo ashtu siē kanė dėshirė disa tė ketė ndodhur. Prandaj, ne tė gjithė duhet tė punojmė qė nė kėtė 100 vjetorė tė Kryengritjes sė Malėsisė, Ded Gjon Lulit t’i ipet vendi i merituar nė Historinė Shqiptare si njėri ndėr udhėheqsit e Kryengritjes se vitit 1911, qė i parapriu shpalljes sė Pavarsisė sė Shqipėris.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Pershendes te gjithe qe nderoni kete teme dhe kete burr te madh te Kombit Shqyptar, pershendes hapsin e temes DodGjeka,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve: 610
Age: 61
Vendi: Shqypeni
Registration date: 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: Malsia   Thu Apr 07, 2011 6:55 pm

Lus moderatoret te me ndihmojen si ta instaloj foton, flm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 767
Age: 44
Vendi: Prishtin
Registration date: 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Malsia   Thu Apr 07, 2011 9:16 pm

Cilėn foto e ke fjalėn Medalim.
hyn nė profil dhe ety e ke se qka don tėbėjsh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve: 2333
Age: 49
Vendi: Ferizaj -gjermani
Registration date: 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Malsia   Thu Apr 07, 2011 10:00 pm

BASHKOM -fjalen e ka te ky linki siper qenka fotografia e DED GJO LULIT .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 767
Age: 44
Vendi: Prishtin
Registration date: 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Malsia   Thu Apr 07, 2011 11:22 pm

Besoj se tash asht foto qė dėshiron po qese nuk ėshtė diq mir trego klm i nderuar .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve: 610
Age: 61
Vendi: Shqypeni
Registration date: 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: Malsia   Fri Apr 08, 2011 7:54 am

Ju falendero shum i nerumi Bashkom, sa per profil ase aty nuk di me hy, ju falenderoj juve qe ma kryt deturetn. falenderoj Xhemen e nderum po ashtu qe ma kupton gjuhen teme te thjeshete dhe ju ndihmoj juve t'me kupetoni se per cfare e kam fjalen.
Pershendetje per te gjithe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 3229
Age: 33
Vendi: Belfast
Registration date: 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Malsia   Sat Apr 09, 2011 1:04 pm


Ded Gjo Luli, shkru ka leter,
t'parit Shkodres o ia ka cu,
Se Shqipnia nuk don tjeter,
vec don vedin me e sundu...

Vargje te kenges popullore.

Ah, Qe prap don't'na dajne copa!
prap mendimi i pare ashte ngjalle!
Po ta marre vesh gjithe Evropa:
Ded Gjo' Luli prap asht gjalle!

Shkruar me 1913 nga poeti Risto Siliqi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dodgjeka
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 76
Age: 75
Vendi: vulaj malsia
Profesioni/Hobi: autolakir ėn penzion -poezia
Registration date: 30/06/2009

MesazhTitulli: Ded Gjon Lul!!!   Sun Apr 10, 2011 12:04 pm

Faleminerės Driniiii pėr jekto vijerēa t'bukura se me to ke kallzua se sa e neron trimnin e tij, sa e neron kurazhin e tij kur asht ēua me Malsor kūdra asaj fuqi ushtarake i pari n' Europ.Kjoft lavdi e e pat tokėn e let e ju xhdrit drita e pamaruome.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.gurraelecit.blogspot.com
 

Malsia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: -