Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 UDHET E KOMBIT" NR 14 MARS MARENGLEN KOĒIU

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: UDHET E KOMBIT" NR 14 MARS MARENGLEN KOĒIU   Tue Apr 05, 2011 11:52 am




“Shqiptarėt vijnė nga njė shtresė e lashtė. Shqiptarėve u ka mbetur pak kohė latente, e cila shpėrthen herė pas here nė njė jetė tė re. Prandaj prej gjithė shkrimtarėve shqiptarė na del pėrpara fytyra e shqiptarit tė pėrjetshėm”

Eqerem Ēabej
Marrė nga “Pėr gjenezėn e literaturės shqiptare”

Botuar nėn kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastėr

Nr. 3 (15) Viti II i botimit

MARS 2011


Dashamir Shehi: Nuk ėshtė se
“e fala” Tiranėn

LZHK, partia qė ju drejtoni ka dalė si forcė mė vete nė kėto zgjedhje. Ėshtė njė guxim politik apo njė mesazh qė I jepni ju poli-tikės?

LZHK-ja ėshtė regji-struar e pavarur nė kė-to zgjedhje dhe ėshtė alternative midis dy koalicione-ve PS dhe PD. Kjo ėshtė linja natyrale e LZHK-sė dhe e historikut tė saj prej 7 vjetėsh. Ne kemi qenė vazhdimisht kritikė dhe opozitarė me mazhorancėn e sotme me tė cilėn na ndajnė tema tė mėdha si raporti midis partisė dhe institucionit shtetė-ror na ndajnė mėnyra se si e konceptojmė ne pavarėsinė e institucioneve.
Sigurisht qė na ndajnė edhe shumė tema tė tjera si ajo e pronave, mėnyra se si mbrohet ekonomia kombėtare dhe ēėsh-tje mė e rėndėsishmja tema tė natyrės kombėtare. Ne si LZHK gjykojmė qė interesat e Shqi-pėrisė dhe shqiptarėve nė Ballkan janė mė tė rėndėsishme se koniunkturat nė politikėn e ja-shtme. Ndėrsa me tė majtėn shqiptare na ndan njė histori e gjatė, sigurisht qė na ndajnė tė njėjtat tema qė pėrmendėm mė sipėr se nė gjykimin tonė pozi-cioni i tė ashtuquajturve tė majtė apo tė djathtė pėr tė gjitha problemet qė pėrmendėm mė sipėr gjatė 20 vjetėve tė fundit ka qenė pothuajse i njėjtė. Pėr kėto arsye ne kemi vendosur tė dalim tė pavarur nė kėto zgje-dhje, por kemi dalė tė pavarur njėkohėsisht pėr t’u dhėnė shqiptarėve njė shans alternativė pėr tė hapur fushėn e lojės pėr ide dhe personazhe tė ndryshėm nga ato tė dy blloqeve kryesore pėr tė rikthyer nė politikėn shqiptare dialektikėn normale qė duhet tė ketė nė njė vend qė pretendon Europa.

Kanė munguar ofertat pėr t’u bėrė pjesė e koalicionit zgje-dhor, apo I kini refuzuar ato?

Si parti kemi patur oferta pėr koalicion, por kemi qėndruar jashtė Nuk mund ta fsheh qė am pasur oferta, propozime deri edhe miklime, por kam gjykuar qė pėrfaqėsoj njė forcė tė pavarur, njė alternativė ndryshe, njė koherencė ndaj pozi-cionit tim politik. Mendoj qė unė i vlej kryeqytetit, por edhe qyte-tarėve tė tjerė tė Shqipėrisė, duke ruajtur pavarėsinė time dhe tė LZHK-sė njė pozicion kritik konstant, njė zė qė ka pretenduar mė shumė liri dhe tė vėrteta nė politikėn shqipta-re. Ēfarėdolloj rreshtimi tjetėr do ma humbiste lirinė personale pėr tė cilėn jam shumė xhe-loz, do mė humbiste dhe njė pjesė tė dinjitetit qė ėshtė ndėrtuar me sakrifica pėr 20 vjet me radhė.

Parashikimet tuaja janė ndjekuur me interes pėr tė gjtiha zgjedhjet. Si i shihni ju zgje-dhjet e 8 majit, kini njė parashikim pėr to?

Kėto janė zgjedhje nga mė tė papėrgatiturat e viteve tė fu-ndit. E them kėtė duke parė se nuk janė akoma tė plota ku-shtet zgjedhore, qė do tė thotė edhe burokraci zgjedhore. Mu-ngesa mė e dukshme janė programet zgjedhore, alternativat lokale Shkurt, po shkojmė nė zgjedhje jo pėr tė zgjidhur problemet e pushtetit lokal, qė janė aq tė rėndėsishme, po pėr t’i dhėnė fund njė problematike politike e prejardhur nga zgjedhjet e 2009-s. Zgjedhjet ad-ministrative tė kėtij viti janė kthyer nė njė kopje tė zbehtė tė zgjedhjeve politike. E vetmja pritshmėri pozitive do tė ishte qė tė zhvilloheshin tė qeta dhe tė ringrinin pak mė lart besuesh-mėrinė e qytetarit ndaj procesit zgjedhor.

Parashikoni se mund tė ndodhė qė mė 9 maj tė vlojnė konstestimet?

Me thėnė tė drejtėn, jam relativisht pesimist. Kam frikė qė do tė ketė kontestime edhe kėtė radhė. Ėshtė jashtė noramlitetit qė nė Komisionin Qendror Zgjedhor u punua pa pėrfaqėsuesit e opozitės, qė realisht ėshtė njė bazament kontestimi. Edhe nė se ecuria do tė jetė e qetė, unė gjykoj qė kontestimet do tė jenė tė njė natyre tjetėr nga ato tė zgjedhjeve politike.

Cili ėshtė problem mė i madh qė ka Tirana sot?

Tirana, fatkeqėsisht, ka shumė pro-bleme, por unė gjykoj qė problemi mė i madh qė ka sot prioritar dhe urgjent pėr t’u zgjidhur ėshtė problemi i transportit publik. Mundėsia e qytetarit pėr tė lėvizur nė njė qytet gjithnjė e mė tė madh me hapėsira gjithnjė e mė tė vogla. Nė qoftė se do tė vazhdojmė me kėtė ritėm tė ngarkimit tė qytetit me godina makina dhe njerėz pa i dhėnė shanset e njė transporti publik tė integruar brenda pak viteve kryeqyteti ynė do tė bėhet i pajetueshėm. Vendosa kėtė si shembullin e problematikės mė tė madhe, sepse gjykoj qė hallet e qytetit janė shumė e shumė mė tepėr dhe do tė duhesh shumė mė tepėr faqe pėr t’i rreshtuar dhe pėr t’i shpjeguar tė gjitha.
Cfarė do tė ndryshonit nė Tiranė, nė se ju do tė ishit kryetar I bashkisė sė metropolit shqiptar?
Tirana ka nevojė tė zhvillohet si tė gjitha qytetet e mėdha tė Europės, me njė rrjet inxhinierik nėntokėsor dhe mundėsi transporti jo vetėm nė plan tė rrafshtė qė do tė thotė qė duhet t’i hyjmė me kurajė veprave tė mėdha publike, Unazės sė Re tė Tiranės, mbikalime dhe nėnkalime nė tė gjitha kryqėzimet kryesore qoftė pėr mjetet, qoftė pėr kėmbėsorėt, parkimet publike e private tė disiplinuara me ligj.
Tirana ime do tė kishte njė plan urbanistik, i cili do tė zgjidhte nė vetvete tri pika kryesore: nevojėn e qytetarėve dhe biznesit pėr ndėrtim raportin midis interesit publik dhe pronės private me tė cilėn shpeshherė ėshtė abuzuar dhe mundėsinė qė nė njė qytet ku rrugėt po bėhen gjithnjė e mė tė ngushta t’i jepet shans Bashkisė sė Tiranės tė zgjeronte hapėsirat e transportit nėpėrmjet koeficienteve tė tjera lartėsimi, me pak fjalė do tė hipim lart atje ku kemi nevojė tė zgjerojmė rrugė.
Tirana ime do tė ishte njė qytet qė do tė tentonte edhe nėpėrmjet urbanizimit integrimin e komuniteteve qė kanė ardhur 20 vjetėt e fundit nė Tiranė. Me pak fjalė t’i japim mundėsi me mijėra njerėzve tė mos jenė thjesht banorė tė njė konvikti tė madh, por tė jenė qytetarė me mundėsi tė plota pėr tė jetuar jetėn e kryeqytetit, Tirana qė mendoj nuk mund tė jetojė me tė gjitha institucionet e veta tė pushtetit, biznesit e tė kulturės nė njė hapėsirė 2 km qė fillon nga treni dhe mbaron tek universiteti.
Cfarė mendoni pėr projektet e mėdha publike qė kanė ngjallutr debat tė madh?
E kini fjalėn pėr projektet e mėdha publike siē janė stadiumi apo Parlamenti i ri? Gjykoj qė shpenzimet janė kaq tė mėdha sa do tė mjaftonin pėr tė modernizuar dhe zbukuruar edhe pjesė tė tjera tė kryeqytetit. Tirana ka nevojė edhe pėr godina tė tjera publike teatro, gjykata tė investoheshin nė pjesė tė tjera tė qytetit pėr tė krijuar sheshe tė reja, mundėsi qė qytetarėt tė mos ndihen periferikė dhe pėr t’i dhėnė qytetit gjallėrinė dhe mundėsitė qė duhet tė ketė njė qytet i cili jeton nė njė raport tė dyfishtė si qytet i qytetarėve tė Tiranės dhe njėkohėsisht si njė kryeqytet i qytetarėve tė gjithė Shqipėrisė. Pėr kryeqytetin nuk do tė mbaronim kurrė idetė dhe propozimet, por zgjidhja do tė vijė vetėm duke faktorizuar aktorėt qė ofron njė shoqėri demokratike siē janė komunitetet e banorėve, grupet e interesit, mediat, OJQ-tė, intelektualėt dhe shumė e shumė faktorė tė tjerė pozitivė.
Si ju duket ideja pėr tė patur Tirana metro dhe tramvaje?
Nuk janė ide qė dalin jashtė pėrfytyrimit tim pėr Tiranėn e sė ardhmes. Por do thosha se pėrpara se tė merremi me idetė e sė ardhmes, kemi punė tė tjera shumė mė tė thjeshta e mė tė nevojshme pėr kryeqytetin, kemi nevojė pėr rrugė tė cilat mund tė bėhen pėr transporte publike, tė cilat mund tė integrohen dhe mbasi tė kemi ezauruar kapacitetin e transporteve sipėrfaqėsore, sigurisht qė mund t’u drejtohemi mė vonė metrove dhe formave tė tjera tė transporteve urbane.
Me se ka lidhje vendimi juaj pėr tė hequr dorė nga kadindimi pėr kryetar tė bashkisė nė Tioranė?
Ndiej gjithė keqardhjen qė mungoj nė njė garė qė tė jep shansin pėr t’i zhvilluar tė gjitha idetė politike propozimet konkrete pėr tė ardhmen e kryeqytetit. Nga ana tjetėr, them se kam gjykuar me realizėm dhe pragmatizėm tė tėrhiqem nga njė betejė qė ėshtė e humbur nė planin elektoral. E them kėtė se nė llogaritjet e mia hapėsira pėr fitore, megjithė simpatinė qė gėzoj, ėshtė relativisht e vogėl. Nga sondazhet e bėra nga tė gjitha palėt me shumė seriozitet janė nė njė kuotė 10–12%. Kjo shifėr relativisht e lartė pėr njė person pa suport tė madh partiak. Por njėkohėsisht, shifėr shumė e ulėt pėr tė pretenduar njė fitore nė kryeqytet. Ja pėrse vendosa t’i rri larg garės pėr Tiranėn. Por them se hapėsira nė kėto zgjedhje ėshtrė e mjaftueshme pėr t’i zhvilluar tė gjitha tezat e mia personale dhe tė LZHK si forcė politike nė favor tė njė Tirane moderne europiane.
Cfarė meszazhi do tė kishit pėr 8 majin?
Mesazhi im ėshtė fare i thjeshtė: me datė 8 maj tė gjithė duhet tė dalin nga shtėpia pėr tė votuar. Nuk ka asnjė arėsye pėr t’I humbur vetes njė tė drejtė qė jepet ēdo 4 vjet pėr tė pėrzgjedhur programin apo njerėzit qė do tė firmosin e vulosin nė emrin e qytetarėve dhe familjeve shqiptare. Nė se ata do tė votonin edhe pėr forcėn tonė politike, tė jenė tė sigurt se kėshtu na japin njė shans pėr tė vazhduar betejėn pėr njė Shqipėri dhe njė Tiranė mė tė mirė, qė do t’u takojė tė gjithėve.

Lamtumirė,
Kryegjysh !

Dede Reshat Bardhi, diamanti i Paqes
Ėshtė ndarė nga jeta, nė moshėn 76 vjecare Ha-xhi Dede Reshat Bar-dhit, kreu i kryegjysha-tės Botėrore tė Bektashinjve.
Baba Reshat Bardhi prej ko-hėsh vuante nga probleme tė rėnda shėndetėsore dhe dy he-rė i ishte nėnshtuar ndėrhyrjeve kirugjikale.
Kryegjyshi Botėror i Bekta-shinjve, ndėrroi jetė tė shtunėn nė mesditė, nė spitalin gjerman nė Tiranė ku ndodhej prej di-tėsh nė kujdesin e mjekėve. Mjekėt kanė thėnė se Baba Re-shat Bardhi ndėrroi jetė nga njė sėmundje malinje e pashėrueshme, e diagnostikuar shtatorin e vitit tė kaluar, nga mjekėt e njė klinike nė Amerikė nė bashkėpunim me mjekėt e spitalit gjerman nė Tiranė dhe tė njė njė spitali nė Vjenė.
Haxhi Dede Reshat Bardhi u lind nė 4 mars tė vitit 1935 nė fshatin Lusėm tė Kukėsit.

Mė 1954 u dorėzua dervish te kryegjyshi botėror i asaj kohe, Dede Ahmet Ahmataj.
Mė 1991 bėri pelegrinazhin tradicional islamik nė qytetin e shenjtė tė Mekės dhe fitoi titullin “Haxhi”.
Po atė vit, me ndihmėn dhe bashkėpunimin e Nėnė Terezės, rihapi Kryegjyshatėn Botėrore Bektashiane.
Mė 20 korrik 1993 organizon dhe drejton Kongresin e Gjashtė bektashian, ku shpallet kryegjysh botėror i bektashinjve. Shtatė vjet mė vonė, nė shtator tė vitit 2000, organizon Kongresin e Shtatė tė bektashizmit dhe shtator 2005, Kongresin e Tetė bektashian.
Ėshtė nderuar me titujt “Pishtar i Demokracisė” dhe me Urdhrin “Naim Frashėri i Artė”.
Ėshtė “Qytetar Nderi” i Qarkut tė Beratit, Kukėsit, tė Krujės, tė Bulqizės, tė Martaneshit etj.

Thanė pėr Babanė

Presidenti Topi:
“Shembulli i kėtij njeriu me vlera tė jashtėzakonshme humane e shpirtėro-re, i kėtij udhėheqėsi fetar tė pėrkush-tuar, i cili ka dhėnė kontributin e vet tė ēmueshėm e tė pakursyer jo vetėm pėr fenė e bektashizmit, por edhe pėr rivendosjen dhe konsolidimin e demo-kracisė nė Shqipėri.

Kryeministri Berisha
“Shqipėria dhe shqiptarėt kanė pa-sur te kryegjyshi i bektashizmit njė si-mbol tė madh tė mirėsisė, paqes, mi-rėkuptimit dhe pėrkushtimit ndaj vle-rave njerėzore e hyjnore. Baba Reshat Bardhi rindėrtoi me shpejtėsi vlerat e rrėnuara nga regjimi barbar.”

Kreu I PS, Edi Rama:
“Ėshtė kjo njė humbje tragjike e njė njeriu me vlera e kontribute tė jashtė-zakonshme pėr rimėkėmbjen e fesė dhe pėr promovimin e vendosur tė to-lerancės dhe mirėkuptimit ndėrfetar nė Shqipėri”.

Kryetarja e Parlamentit, Topalli:
“Edhe nė vitet mė tė vėshtira tė mo-himeve tė mėdha, ai nuk u pėrkul, iu pėrkushtua besimit dhe nuk rreshti nė asnjė ēast t’u perkushtohej vlerave su-blime tė lirisė, tė demokracisė dhe tė progresit.”

Marenglen Koēiu, kryetar i LZHK, Qarku Gjiorkastėr
Vendi yne, Ballkani e bota mbare ne zi per Kryegjyshin boteror te bekta-shizmit, por ne shqiptaret humbem yll-in e paqes. Njerėz qe besoni ne Hyj-nine e tij. Miti i Besimit Bektashi Bote-ror, na u nda nga syte, por jo nga da-shuria. Uratat e tij paci, o njerez ne kė-te botė.

Shtėpia e gjeniut tė letrave shqipe

Bashkia e Gjiroka-strės do tė dėm-shpėrblejė famil-jen Rrapo, pėr t’i hapur rrugė pėr-fundimit tė rikon-struksionit tė shtėpisė sė gjeniut tė letrave shqipe Ismail Kadare. Kjo deklaratė, ėshtė bėrė sot publike nga ana e kryebashkiakut gjirokastrit Flamur Bime.
Sipas kėtij tė fundit, godina dykatėshe e pozicionuar nė lagjen “Palorto”, pritet tė pėrfundojė deri nė fund tė vitit dhe mandej, ajo do tė pėrdoret si qendėr multikulturore pėr artėdashėsit e ndryshėm. Jemi tė gat-shėm si pu-shtet vendor, tė dėmshpė-rblejmė deri nė qindarkėn e fundit fa-miljen Rra-po, pasi pro-jekti cėnon pronėn pri-vate-ka bėrė tė ditur Bi-me.
Ndėrkaq i pyetur nga gazeta “”U-dhet e Ko-mbit” pėr kė-tė cėshtje, drejtori i Dre-jtorisė Rajo-nale tė Kulturės Kombėtare Spartak Drasa, ėshtė shprehur se Bashkia e Gjirokastrės, nuk ka tė drejtė tė dėmshpėrblejė finan-ciarisht me tė ardhurat e taksapaguesve, pasi kėtė tė drejtė e ka vetėm pushteti qėndror
Banesa dykatėshe ku ka lindur Ismail Kadare e cila daton nė vitin 1677, ishte lėnė e harruar disa vite mė parė, edhe edhe pse pėrbėn njė nga ndėrtesat mė me vlerė qė mund tė shfrytėzohej nė tė mirė tė turizimit kulturor.
Faza e dytė dhe pėrmbyllėse e rikon-struksionit qė ka nisur nė fillim tė muajit nėntor tė vitit 2007, parashikon tė gjitha puni-met e brendshme, me vlerė 80 mijė euro. Arkitekti gjirokastrit Agron Doraci, inxhinjer zbatues i projektit, pohoi se ndryshe nga faza e parė, nė tė dytėn, ėshtė parashikuar tė ruhen tė gjitha detajet qė janė zbuluar gjatė rimėkėmbjes sė banesės. Gjatė fazės sė parė u zbuluan disa “afreske” tė rėndėsishme qė vėrtetonin historinė dhe vjetėrsinė e ndėrte-sės, si harqet e kamares sė ēar-dakut dhe tė hyrjes sė shkallė-ve nė pjesėn ballore. Kėto ele-mentė detyruan komi-sionerėt e UNES-CO-s tė ndėrprisnin punimet, duke pėrfituar kohė pėr ndryshimin e projektit fillestar.
Nė nėntor tė vitit 1999, banesa e Kada-resė, u shkrumbua si pasojė e njė zjarri ak-sidental. Nė kėtė banesė jetonin me qera prej dy dekadash, dy familje gjirokastrite.
Tre muaj pas djegijes, nė fillim tė vitit 2000 qeveria shqiptare akordoi 3.5 milionė lekė pėr ringritjen e banesės. Pavarėsisht fondit, puni-met nė kėtė objekt nuk filluan asnjėherė. Cilėsia e punimeve deri tani ėshtė brenda sta-ndardeve tė parashikuara nga projekti, ndėr-kohė struktura e ēatisė ėshtė ndėrtuar me dru gėshtenje. Sipas projektit tė Institutit tė Mo-numenteve tė Kulturės nė Tiranė, ky investim do tė shėrbejė si njė qendėr atraksioni, e cila do tė shndėrrohet nė njė qendėr pelegrinazhi pėr artėdashėsit e letrave shqipe.
Piro NASE
Gazeta “Udhėt e Kombit” mbėshtet ēdo projekt qė ka tė bėjė me ēėshtjen kombėtare, si dhe me zgjimin e vle-rave tė ngurta, tė gjalla dhe tė heshtura kombėtare, shkri-met dhe rindėrtimet qė janė pjesė e historisė.
REDAKSIA

Poezi nga Arben Duka

Pėr diplomaci kohė nuk i mbetet

Vetėm xha Arvizu, s'mund tė mbajė kapistėr,
Ėshtė dhe si Saliu, bashkėkryeministėr
Ėshte goxha burrė, dhe me plot talent,
Ėshtė dhe si Bamiri, bashkėpresident
E ndjen pėr detyrė, tė na marrė pėr dore,
Ashtu dhe si Ina, kryeprokurore.
Xha Arvizu kurrė nuk qėndron nė hije.
Bėhet ndonjė ditė, drejtor policie.
Ėshte goxha burrė, hakun mos ia hani,
Kur ka hall Berisha, bėhet si Ristani.
Pėr diplomaci, kohė nuk i mbetet,
Se ka mbi kurriz tė gjitha pushtetet
S’besoj qė ta kemi, shumė tė largėt ditėn,
Kur tė na drejtojė, edhe opozitėn.
Si t’i dojė qejfi, Arvizu ia ngop,
se ne na pandeh si njė tufė me lopė,
Si njė tufė me lopė, si njė tufė me dhi
dhe atij i mbetet, qė tė jetė bari .
Pėr asgjė ky burrė, s’hesht e s’mund tė heshti,
Dhe nuk do asnjė t’i dalė nga rrjeshti
Qe ditėn qė erdhe, xhan, more, Arvzi,
U bė Shqipėria me dy xha Sali
Ē’na bėre, tė shkretėn, ē’na bėre, o lumė,
Sala dhe i vetėm, pėr ne ishte shumė.


Takime tė zotit Koēiu me personalitete Botėrore

Me zotin William Walker, head of the Organisation for Security and Co-operation in Europe (OSCE)
Me zotin Romano Prodi , ish President I Komisionit Europian, ish-kryeminister I Italise
Me zotin Ramush Hajradinaj, ish-klryeminister I Kosoves.

Murat Memallaj
Hallin e qau me penė
“Ēelo Picari me mėne,
Pse s’dite pėr veten tėne?
Pse s’more grua goleme?
Pse e more kardhiqote?
Vajmedet kjo puna jote!”

Populli
Pse me flet siē flet harbuti?
Pse m ė vjedh siē vjedh makuti?
Pse mė vret siē vret katili?
Pse mė quan soj debili?
Pse s’mė le tė qetė nė jetė?
Puna ime? Vajmedet!
Pse mbjell dhe mbjell tė keqen?
Pse i keq dhe s’jep dorėheq-jen?
Pse tė tė plotėsoj ēdo tekė?
Pse mė hedh nė hipotekė?
Pse s’mė le tė qetė nė jetė?
Puna ime? Vajmedet!
Pse na vret kaq shumė “cuna-mi”?
Pse mbytet ēdo vit shkodrani?
Pse nuk mban mė ujė pilafi?
Pse mė vret siē vret Gadafi?
Pse s’mė lė tė qetė nė jetė?
Puna ime ? Vajmedet!
Pse kėrkon Epirin greku?
Pse po zhvlerėsohet leku?
Pse ma nxin jetėn Ēeri- Ēeku?
Pse s’pastron naftėn Fisheku?
Pse s’mė lė tė qetė nė jetė
Jeta ime vajmedet!
Pse rrit ēmimet bakalli?
Pse nuk pushon tellalli?
Pse u bė ėngjėll dhe djalli?
Jeta ime? Vajmedet!
Pse qan pėr etninė Spahiu?
Pse lė kombėsinė Qaniu?
Pse bėhet kaur Kadriu?
Nuk tė flas dot. Mė ler tė qe-tė.
Jeta jonė? Vajmedet.
Pse nuk mė mjekon doktori?
pse s’na meron profesori?
Pse do femra Kavalieri?
Pse s’sjell listėgjelle kamarieri?
S’gjegjem dot dhe ler ti qetė.
Jeta jonė? Vajmedet.
Pse lė vendin kurbetlliu?
Pse pėrndiqet arixhiu?
Pse e mbyt qytetin shiu?
S’gjegjem dot. Mos mė pyet.
Jeta jonė? Vajmedet.
Pse paska ne botė lesbike?
Pse ka ngjarje kaq tragjike?
Pse ka homoseksualė?
Pse ka tė vdekur tė gjallė?
Jeta jonė? Vajmedet.
Pse vidhet vazhdimisht vota?
Pse duam tė na vėzhgojė bota?
Pse shitet komi si mėria?
Pse po shkelet besa, NDE-RI?
S’gjegjem dot. Mos mė pyet.
Jeta jonė? Vajmedet.
PSE S’PUNON TOKĖN BUJ-KU?
Pse po bėhet bari UJKU?
Pse nuk po pastrohet Lana?
Pse nuk zhdoganon Doga-na?
S’gjegjem dot. Mos mė pyet.
Jeta jonė? Vajmedet.
Pse bėhet dhe s’punon Teci?
Pse fillon dhe s’mbaron He-ci?
Pse bėhet gojtar memeci?
Pse bėhet krater Gėrdeci?
S’gjegjem dot. Mos mė pyet.
Jeta jonė? Vajmedet.
Dhe pse s’je nė vendin tėnd?
Pse mė vret? Pse mė ėnd?
Pse ēon qentė dhe mė ha dhėntė?
Ē’ke me mua? Pse mė flet?
Jeta jonė? Vajmedet.
Pse pėrndiqet “Nihiliksi”?
Pse po na lė pa gju-mė “Fiksi”?
Pse po trėmben shumė nga “IKSI”?
Pse s’pėrgjon mė bukur “Shiksi”?
S’gjegjem dot. Mos mė pyet.
Jeta jonė? Vajmedet.
Pse s’pėrfillet menēuria?
Pse pėrkrahet idiotėsia?
Pse po nderohet besėpreri?
S’gjegjem dot. Mos mė pyet.
Jeta jonė? Vajmedet.
Pse pėrbuzet aftėsia?
Pse pėrfillet marrėzia?
Pse mohohet e vėrteta?
Pse tė ulet sot kuleta?
S’gjegjem dot. Mos mė pyet.
Jeta jonė? Vajmedet.
Pse s’nderohet trimėria?
Pse s’dimė kur erdhi liria?
Pse s’I ja[pim vlerė etnisė?
S’gjegjem dot. Mos mė pyet.
Jeta jonė? Vajmedet.
Pse na del nė shesh sekreti?
Pse nuk ėshtė kaq i fortė shteti?
Pse s’ka jetė parlamenti?
Pse napaska zbehur shendi?
S’di ē’tė them, s’di ē’m ė pret,
Jeta jonė? Vajmedet.
Pse s’lėnė pa gjumė dilemat?
Pse s’i mposht dot ndjenjat?
Pse s’ka parajsė, por ka ferr?
S’di ē’tė them , s’di ē’m ė pret,
Jeta jonė? Vajmedet.


Levizja per Zhvillim Kombetar Qarku Gjirokaster kandidon per bashkine Gjirokaster me kryetarine e saj Marenglen Koēiu. Zgjidhje, zgjedhje, intelektuale, rini me vote, me pene ben historine.

Vendoset kandidimi i bashkise se me te madhe te jugut, Gjirokaster
1 FLAMUR BIME (PS)
2 GENC SINOIMERI LSI (PD)
3 MARENGLEN KOCIU (LZHK)
4 VJOLLCA CEKANI ( E PAVARUR )
Urime kandidateve, mbi vlera zgjidhja e zgjedhja.

DRITĖRO: poeti i
dhimbjes njerėzore dhe i filozofisė jetėsore

Dritėro Agolli ėshtė njė nga figurat qe-ndrore tė Letėr-sisė shqipe dhe njė nga pėrfa-qėsuesit mė tė rėndėsishėm tė brezit tė viteve 1960. Kritik ndaj frymės tradicio-naliste dhe pat-riotizmit retorik, Dritėro Agolli solli nė poezi ndjeshmėri dhe figuracion tė ri, duke e pėrtėrirė sistemin e vjer-shėrimit shqip. Ai ėshtė prurėsi i poezisė sė “Unit” tė fortė.
Prirja pėr vetėpohim u duk qysh nė vėllimin e tij tė parė “Nė rrugė dola” (1958), por u shpreh mė qar-tė nė poemat “Devoll, Devoll” dhe “Poemė pėr babanė dhe pėr ve-ten”. Poezia e Dritėro Agollit nuk e ndan tė pėrgjithshmen nga vetja, bėn sintezėn e kolektives me indi-vidualen.
Dritėro Agolli ruajti prej vlerave mė tė arrira tė poezisė sė traditės frymėn popullore. Ai krijoi njė rrje-dhe tė re vjershėrimi, qė ndiqte Naimin, duke mėtuar risinė. Ai shfaqi nė poezi njė pėrfytyrim vetj-ak pėr “temėn e madhe”, duke kėr-kuar madhėshti poetike prej pėrje-timeve tė subjektit tė zakonshėm, duke zgjeruar shumefish hapėsi-rėn e realitetit nė poezi dhe duke i ndryshuar rrėnjėsisht raportet ndėrmjet tyre. Kjo poezi ndikoi nė tėrėsi pėr njė klimė letrare mė tė butė nė Shqipėri. Krijimtaria e Dri-tėro Agollit nė thelbin e vet ėshtė liriko-epike, ndryshe nga ajo tra-dicionale, poezi qė mbahej krye-sisht nė lavdinė epike. Dritėro Ago-lli e pruri poezinė shqipe prej shqe-tėsimit te pėrgjithshėm te shqetė-simi i njeriut.
Vepra mė e rėndėsishme ideali-zuese dhe njėherėsh mė e anga-zhuar e tij ėshtė poema “Nėnė Shqipėri”. Dritėro Agolli ėshtė poeti i dhimbjes njerėzore edhe i filozo-fisė jetėsore. I vėmendshėm ndaj dramave tė mėdha tė popullit, ai u bė njėherėsh poeti i dhimbjes vetj-ake tė njeriut.
Dritėro Agolli njohu njė ringjallje poetike nė dy dekadat e fundit me vėllimet poetike “Peligrini i vonuar”, “Lypėsi i kohės”, “Fletorkat e mesnatės”, autori shpalli sfiden e re tė mjeshtėrisė.
Vepra mė e hershme nė prozė e Dritėro Agollit ėshtė vėllimi “Zhurma e ererave tė dikursh-me” (1964), qė u prit keq nga kritika zyrtare dhe u hoq nga qarkullimi (1965).
Kėto tregime, njė pjesė e tyre u ribotuan nė vitin 1980 nė librin “Njerėzit e krisur”, janė tė mbushur me personazhe jo tipike. Romani “Komisari Memo” (1970) ėshtė ve-pra mė e angazhuar e Dritėro Ago-llit nė prozė.
Ne romanin “Njeriu me top” (1975) Dritėro Agolli zbuloi njė marrėdhėnie tjetėr, krejt ndryshe nga ajo e “Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur” tė Ismail Kadaresė, sa i takon njeriut me armėn. Romani “Trėndafili nė gotė” u prit me nėn-ēmim nga mendimi kritik, si njė li-bėr “rozė”...
Kontributi mė i rėndėsishėm i Dritėroit nė prozė ėshtė vepra “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zy-lo”. Nė thelbin e kėsaj vepre, si dhe nė romanin ”Arka e Djallit” qėndron antiskematizmi.
Shkrimtari arrin njė shkallė mė tė lartė lirie nė romanin brenda ro-manit me “Arkėn e djallit”, ku gjendet vepra e ndaluar. Ajo quhet “Shakaja e ndaluar”.
Pėr kundėrvajtje ideologjike u qortuan veprat, dramat: “Mosha e bardhė“ dhe “Fytyra e dytė”, ndėr-sa pėr romanin “Dėshtaku”, qė pruri te lexuesi njė realitet me dramė, u mbajt heshtje.
Njė pjesė e veprave tė tij janė botuar nė shumė gjuhė tė huaja,
Ka qenė deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė pėr disa legjislatura (1974-2005).
Ka marrė “Ēmimin e Republi-kės” tė shkallės sė parė dhe ėshtė dekoruar me Urdherin ”Nderi i Kombit”.

Fjalė
tė urta

Sherri ėshtė si bishti i lugatit. Jug
Shejtani, kur s ka punė, rreh tė birin. Jug
S’ mblidhen lepujt nė vathė. Jug
Dheu i zi bėn bukėn e bardhė.
Pėrmet
Pula e zezė bėn vezė tė bardhė. Jug
Pa pas ujė, nuk vaditet ara.
Tropojė
Pa alet, s ka marifet. Kosovė
Nuk i dilet detit me kėmbė. Vlorė
Nuk soset deti me lugė. Vlorė
Shkurti shkurton urėt, marsi ngreh
lėkurėt, prindi dejon gurėt. Jugu
Vjeshta e thatė ka dimėr tė madh. Pukė
Syri i lig pėlcet gurin. Skrapar
Tė drejtin Zoti e ndihmon. Tetovė
Kafeja pa duhan, si turku pa iman. Berat
Kauri pėr tė drejtin e turku pėr tė shtrembėtin.
Shqipėri e Mesme

Stafi dhe Adresa e Gazetės “UDHĖT E KOMBIT”
Drejtor, Botues: Marenglen KOĒIU

Kryeredaktor: Thoma NIKA

Gazetarė:
Kristo STOJA, per qarkun e Gjirokastres
Abdurrahman SHEHU, pėr arsimin, kulturėn, shkencėn, turizmin
Jorgo TELO, redaktor, korrektor letrar
Ilir BERISHA, pėr problemet historike dhe etnike
Klodiana SANXHAKU, pėr problemet juridike dhe institucionet
Aleksandra PUCI, pėr problemet ekonomike
JOVAN TAĒI, konsulent pėr marrėdhėniet kombėtare dhe ndėrkombėtare

E-Mail: lzhkqarkgjr@yahoo.com
www.bashkimikombetar
Udhet e Kombit Marenglen Kociu
Gjirokaster
Telefon: 068 543 8888

Qendra e Pazarit, Gjirokastėr,
Albania

Shtypur nė shtypshkronjėn “MILOSAO” Sarandė

Abonohu

“UDHĖT E KOMBIT”

I dashur Lexues !
Tė kujtojmė se vazhdojnė abonimet pėr vitin 2011 nė gazetėn
“UDHĖT E KOMBIT ”,
qė ėshtė zėri yt.
Abonohu nė tė, nė se dėshiron tė mėsosh tė vėrtetėn pėr atė qė ka ndodhur nė tė djeshmen, vlerėsimin e paanshėm pėr atė qė ndodh sot dhe parashikimin pėr nesėr.


































Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT" NR 14 MARS MARENGLEN KOĒIU   Tue Apr 05, 2011 11:54 am

KJO GAZETE ESHTE NUMRI 15 MARS 2011, GABIMISHT ESHTE SHKRUAR N E TITULLIN LART 14
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
UDHET E KOMBIT" NR 14 MARS MARENGLEN KOĒIU
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: