Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 106
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Thu Apr 21, 2011 12:35 am

Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit

Selvije Bajrami | 09-04-2011 10:10 CET (E plotėsuar) Frika se mos po humbin identitetin dhe po asimilohen si komunitet, turqit e Kosovės nė fillim tė procesit tė regjistrimit tė popullsisė kanė pėrdorur edhe rrugė joligjore me qėllim qė pėrqindja e kėtij komuniteti tė rritet dhe tė jetė shumė mė e madhe sesa nė fakt ekziston.

E tėra ka ngjarė nė qytetin e Prizrenit, vend nė tė cilin komuniteti turk ėshtė mė i pranishėm, madje edhe gjuha turke ėshtė mjaft e pėrdorur edhe nga ata qė e cilėsojnė vetėn kosovarė apo pjesė e komuniteteve tė tjera.

Nėn organizimin e degės sė Partisė Demokratike Turke tė Kosovės (KDTP) nė Prizren me nė krye Xhemil Lumėn dhe me pėrkrahjen e nėnkryetarit tė komunės sė Prizrenit Orhan Lopar, sipas burimeve tė gazetės, dy ditė para nisjes sė procesit tė regjistrimit, janė hapur tri zyra “pėr tė informuar popullatėn se si tė bėhet regjistrimi”.

Zyrat tė cilat janė hapur nė lagjet “Kurillė”, “Terzi Mahallė” dhe “Ortakoll” tė Prizrenit, sipas burimeve tė gazetės kanė pasur tė angazhuar punonjės tė cilėt kanė pasur obligim qė tė inkurajojnė popullatėn pėr t’u regjistruar si turq dhe qė tė mos e humbin identitetin, por madje edhe tė bindin persona tė komuniteteve tė tjera tė regjistrohen si turq.

Burime brenda komunitetit turk nė Prizren, i kanė thėnė gazetės se iniciatorėt e hapjes sė kėtyre zyrave kanė marrė donacione e fonde tė ndryshme me qėllim tė sensibilizimit tė komunitetit nė lidhje me rėndėsinė e kėtij projekti.

“Qėllimi i projektit ka qenė ruajtja e identitetit dhe vėrtetėsia e pranimit tė komunitetit turk nė shifra reale”, ka thėnė njė zyrtar brenda komunitetit turk.

Zyrat tė cilat janė hapur dy ditė para regjistrimit dhe atė pas takimeve e debateve tė ndryshme qė janė mbajtur, kanė pasur jetė vetėm njė javė, ngase ato janė lajmėruar nga qytetarėt tek organet kompetente dhe si tė tilla janė mbyllur nė ditėn e katėrt tė procesit tė regjistrimit nė Kosovė, pėrkatėsisht paraditen e 4 prillit.

Se ato zyra kanė ekzistuar nuk e mohon askush, por pėr veprimtarinė e tyre ka shumė interpretime.

“Nuk dihet kush i hapi”

Koordinatori dhe pėrgjegjėsi pėr sensibilizim nė Komisionin Komunal pėr regjistrim nė Prizren, Nexhat Ēoēaj, ėshtė i informuar se ato zyra janė hapur, por sipas tij janė mbyllur ngase kanė qenė nė kundėrshtim me nenin 15 tė Ligjit pėr Regjistrimin e Popullsisė.

Ky nen sipas tij, saktėson se kush ėshtė pėrgjegjės pėr informimin e popullsisė nė gjithė Kosovėn. As Komisioni komunal sipas tij, nuk ka tė drejtė tė bėjė fushatė e tė shpėrndajė pllakata ngase pėrgjegjėsinė pėr sensibilizim e ka Komisioni qendror.

“Nė ditėn e parė dhe tė dytė kemi qenė shumė tė angazhuar pėr procesin e regjistrimit dhe nė ditėn e tretė jemi informuar nga qytetarėt qė janė hapur tri zyra. Ata na kanė informuar se zyrat qė janė hapur kanė logon “Regjistrimi i popullsisė 2011”. Me tė marrė vesh kemi alarmuar te Komisioni Qendror dhe ata na kanė sugjeruar qė tė punojmė konform ligjit”, ka sqaruar Ēoēaj.

Por ai nuk komenton se cili ka qenė qėllimi i kėtyre zyrave e madje as kush i ka hapur. Ndonėse nė Prizren tė gjithė e dinė se ato janė hapur nė bashkėpunim me degėn e partisė turke KDTP, Ēoēaj e mohon njė gjė tė tillė.

“Sikur ta dimė se kush i ka hapur ato zyre, i kishim burgosur. Ata nuk janė nga KDTP ngase ato zyre nuk kanė pasur logon e partisė”, ka thėnė mė tej ai.

Por, zyrtarė brenda Komisionit komunal pėr regjistrim tė cilėt nuk pranojnė tė flasin me emra e dinė qėllimin e hapjes sė kėtyre zyrave.

“Qėllimi ka qenė qė tė regjistrohen sa mė shumė turq”, thotė njė zyrtar komunal.

“Kemi bėrė keq qė i kemi mbyllė. Sikur t’i linim tė hapura do ta dinim se kush po hyn e kush po del nė ato zyra. Tash janė mbyllė dhe ne nuk mund t’i pėrcjellim shtėpi pėr shtėpi pėr tė parė nėse po vazhdojnė ato fushata”, thotė njė zyrtar tjetėr brenda komisionit komunal.

Komunarėt tė pėrfshirė

Orhan Lopar, qė ėshtė nėnkryetar i Komunės sė Prizrenit pėr ēėshtje tė komuniteteve, i angazhuar edhe nė komisionin komunal pėr regjistrim, thotė se ai nuk ka tė bėjė me kėtė punė.

“Unė nuk kam tė bėjė me kėtė punė. Unė merrem vetėm me regjistrimin pėrkatėsisht me regjistruesit dhe kontrollorėt”, thotė Lopar teksa reagon kur i bėhet pyetja pėr lidhjen e tij me ata qė kanė hapur zyrat nė Prizren pėr tė informuar komunitetin turk pėr regjistrimin.

“Unė e kam ditė qė po hapen kėto zyra dhe jam informuar nga dega e partisė nė Prizren. Kėto zyra janė hapur me qėllim qė tė mėsohen njerėzit se si tė regjistrohen”, thotė mė tej Lopar. Ai pranon se kėtė ēėshtje e ka biseduar me kryetarin e degės sė KDTP-sė nė Prizren, Xhemil Luma.

“Unė kam biseduar me Xhemil Lumėn pėr kėtė, mirėpo kanė qenė biseda jozyrtare”, sqaron mė tej ai. Xhemil Luma nė anėn tjetėr, nė njė bisedė pėr gazetėn fillimisht mohon se KDTP-ja ka tė bėjė me hapjen e kėtyre zyrave pėr tė cilat ėshtė folur se edhe kanė shpėrndarė para tek individė vetėm tė regjistrohen si turq.

“Nuk ėshtė e vėrtet qė na kemi shpėrnda para. Ėshtė bėrė propagandė kėtyre ditėve nė Prizren saqė edhe njė qytetar qė e takova mė tha ‘pse i keni mbyllė zyrat se dėgjova qė keni dhėnė para”, bėn me dije Luma, i cili mė pas vėrteton se ka qenė pjesė e planit pėr hapjen e zyrave. Por sipas tij, ato zyre nuk janė hapur pėr qėllime tė manipulimit apo qėllime tė kėqija.

Derisa kėrkon qė tė mos shkruhet nė media pėr kėtė ēėshtje, ai bėn me dije se zyrėt kanė qenė tė hapura nė bashkėpunim me disa shoqata joqeveritare turke.

“Kėto zyra nuk kanė pasur lidhje me regjistrimin, se regjistrimin e bėn Qeveria e Kosovės dhe ne i besojmė kėtij regjistrimi. Ajo ka qenė njė tendencė pėr tė ndihmuar nė sensibilizimin e popullatės. Nėse dikush qė dėshiron tė regjistrohet nuk ka mjaft informata, ato zyre kanė qenė pėr t’iu ndihmuar”, ka bėrė me dije Luma.

“Unė kam qenė i kyēur, por ju lutna qė tė bėni sa mė pak zhurmė pėr kėtė ēėshtje

Kėto zyra kanė qenė nė bashkėpunim me shoqatat joqeveritare. Ju lutem qė tė keni mirėkuptim dhe kjo ēėshtje tė merr fund. Dijeni qė ka qenė qėllim i mirė e jo siē po flitet”, pėrfundon Luma.

Fushatė edhe nė Prishtinė

Thirrje pėr regjistrim tė komunitetit turk nė Procesin e Regjistrimit nė Kosovė qė ka nisur me 1 prill e qė do tė zgjasė deri mė 15 prill, pjesėtarėve tė komunitetit turk, i ėshtė bėrė edhe nė kryeqytet. Njė javė para nisjes sė procesit, nėn organizimin e shoqatave turke ėshtė mbajtur njė mbrėmje nė njėrin nga restorantet e kryeqytetit.

“Nė atė mbrėmje fjalim ka mbajtur njė turk i ardhur nga Turqia. Ai nė fjalimin e tij ka kėrkuar qė regjistrimi tė jetė sa mė masiv me qėllim qė numri i turqve nė Kosovė tė rritet”, ka sqaruar njė pjesėtare e komunitetit turk, pjesėmarrėse nė ahengun e organizuar nė Prishtinė.

Komisioni i informuar

Pėr fushatėn joligjore tė turqve nė Prizren ėshtė informuar edhe Komisioni Qendror pėr Regjistrimin e Popullsisė mė nė krye Rifat Blajan. Ky i fundit, sipas zyrtarėve nė Prizren ka qenė nė takim nė kėtė qytet dhe pas vizitave qė ka bėrė ai, ėshtė bėrė edhe mbyllja e zyrave. “Njė gjė e tillė ka qenė kundėrligjore, ngase nė bazė tė ligjit sensibilizimin e bėn Enti Statistikor i Kosovės”, sqaron njė zyrtar brenda Komisionit Qendror.

Pa rast nė polici

Me gjithė se veprimtaria e zyrave tė hapura nė Prizren cilėsohet tė ketė qenė joligjore, pėr njė ēėshtje tė tillė nuk janė lajmėruar organet e rendit. “Nuk kemi tė iniciuar asnjė rast tė kėsaj natyre”, ka sqaruar togeri nga policia rajonale e Prizrenit, Vesel Gashi.

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2304 ... prizrenit/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 106
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Mon Aug 08, 2011 9:31 pm

"Turqit "e Prizrenit insistojnė qė gjuha e tyre tė vendoset nė letėrnjoftime

Prizren, 10 prill – Nėnkryetari pėr komunitete i Komunės sė Prizrenit, Orhan Lopar, ėshtė vėnė nė krye tė nismės pėr mbledhjen e nėnshkrimeve qė synon zyrtarizimin e gjuhės turke edhe nė dokumentet e identifikimit personal, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
Peticioni, sipas tij, ėshtė i bazuar nė dispozitat e Ligjit pėr pėrdorimin e gjuhėve, por edhe nė marrėveshjen e koalicionit pėr Qeverinė komunale tė Prizrenit, tė cilat nuk po gjejnė zbatim nė praktikė, ndonėse gjuha turke gėzon statusin e gjuhės zyrtare nė Komunėn e Prizrenit. Ndėrkohė, zyrtarė tė lartė tė Qeverisė sė Kosovės kanė pranuar se ekziston njė dakordim me liderėt e kėtij komuniteti pėr futjen e gjuhės turke nė letėrnjoftime, porse jetėsimi i kėsaj praktike ndikohet nga pengesat teknike qė nė kushtet aktuale nuk mund tė evitohen.
Pavarėsisht nga ky arsyetim aktivistė tė komunitetit turk brenda pak javėsh kanė mbledhur afėr katėr mijė nėnshkrime dhe presin qė kjo shifėr tė mbėrrijė nė dhjetė mijė nė mėnyrė qė peticionin t’ia dorėzojnė kryeministrit tė vendit, Hashim Thaēi dhe ministrit tė Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi.
“Insistojmė qė gjuha turke tė gjejė vendin e merituar nė letėrnjoftimet qė shpėrndahen nė kėtė komunė”, ka thėnė Orhan Lopar.
Sipas tij, arsyetimet e deritanishme tė zyrtarėve pėrgjegjės nuk janė valide, meqė bėhet fjalė pėr obligim ligjor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 106
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Mon Aug 08, 2011 9:35 pm

Fushata e regjistrimit tė popullsisė has problemet e para me komunitetet linguistike tė Prizrenit
09-04-2011 / Nga Gani Tėrshnjaku
Plasin polemikat pėr ndryshimin e kombėsisė edhe nė Prizren. Fenomeni i ndryshimit te kombėsisė po shfaqet nė Kosovė, i nxitur nga qarte tė panjohura tek popullsia turqishtfolėse e Prizrenit. Autoritetet shtetėrore pėrkatėse tė Kosovės ende janė nė heshtje pėr kėtė fenomen

Njė javė pas fillimit tė procesit tė regjistrimit tė popullsisė nė Kosovė, dyshohet se ėshtė shfaqur fenomeni i ndryshimit tw kombėsisė tw njw shtresw qytetarwsh tė ndryshėm nė kėmbim tė parave ose pėrmes stimulimeve tė tjera qė po ofrohen nga disa persona tė caktuar tė kombėsisė turke nw Prizren e gjetiu. Ky fenomen i tillė dyshohet se ėshtė evident sidomos nė Prizren, nė mėnyre qė tė rritet numri i minoritarėve turq nė Kosovė. Ky ėshtė njė abuzim qė dyshohet se po ndodh pėrmes stimulimeve dhe nė kėmbim tė parave nga burime tė panjohura financuesish, nė kėtė proces tė regjistrimit tė popullsisė nė Kosovė. Ky proces po drejtohet nga Ministria e Administratės Publike e drejtuar nga ministri Mahir Yağcilar, i kombėsisė turke, i cili ėshtė edhe udhėheqės i Partisė Demokratike Turke tė Kosovės.
Gjatė zgjedhjeve parlamentare nė Kosovė, mė 15 dhjetor 2010, disa shoqata turke nė Turqi kishin organizuar udhėtimin e disa qytetarėve tė cilėt jetojnė nė Stamboll, Bursa, Ankara, etj, e tė cilėt kanė shtetėsi tė Kosovės, qė tė vinin nga Turqia pėr nė Kosovė, pėr tė votuar nė procesin zgjedhor nė Kosovė. Dhe po ashtu kishin marrė rekomandimet qė kėta tė votonin partitė minoritare turke nė Kosovės.
http://www.gazeta55.al/index.php?kat=opinion&artikulli=19448
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 106
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Mon Aug 08, 2011 11:59 pm

Jo kolegjit turko-aziatik ne Tetov.
nga Valon Kurtishi



Ekzistencės sė kėtyre lloj speciesh nuk mund ti iket. Ėshtė fakt i pamohueshėm historik dhe ligj i pandryshueshėm jetėsor ekzistenca e pakurizorėve tė tillė. Personat e tillė (qė Fishta i madh i quante Levantinė), qė pėr interesa materiale janė tė gatshėm ti shėrbejnė edhe djallit janė shtuar dukshėm kohėt e fundit ndėr shqiptarė.
Por shoqėria shqiptare parė nė tėrėsinė e saj nuk guxon tė bjerė pre e kėsaj ēoroditjeje.Vrapit tė ē’mendur pas fitimeve me ēdo kusht, me ē’do mjet, pa skrupuj moralė duhet ti caktohet njė kufi. Kufiri i fundit i cili nuk guxon tė preket asesi, kufiri i shenjtė, kufiri i cili nuk mund tė kalohet ėshtė binomi gjuha shqipe - kombi shqiptar. Kėtu themi tė gjithė bashkė - ndal banditė. No Pasaran.
Duke marrė shkas nga pėrhapja e indicieve tė caktuara nė lidhje me mundėsinė e hapjes sė njė kolegji turk nė komunėn shqiptare tė Tetovės, vendosa tė reagoj me anė tė kėtij shkrimi modest, qėllimi i tė cilit ėshte tė provokojė nervin e qytetarisė sė vėrtetė e tė pastėr shqiptare tetovare, qė tė reagojė bashkė ”Enbllok” ndaj kėtij reziku eminent e alarmues.
Edukimi, shkollimi, arsimimi, kulturizimi, adaptimi, pėrshtatja e njė pjese tė fėmijėve shqiptarė ( pretendohet madje pėr pjesėn elitare tė saj ), nė gjuhėt turke e greke ėshtė tragjedia mė e madhe qė vendimmarresit pakurizorė tė llojeve tė lartpėrmendura ua shkaktuan shqiptarėve nė kohėrat e pas ndryshimeve politike tė viteve 90-tė. Kjo tragjedi, nėse nuk ndėrpritet me kohė, do tė shkatėrojė nė mėnyrė tė ngadalshme por tė sigurtė Shqipėrinė e shqiptarėt kudo janė. Metastazat e kancerit tė filluara qė mė 1993 me hapjen e kolegjit turk ”Mehmet Akif” nė mes tė Tiranės, tashmė janė shpėrndarė e pėrhapur nė mėnyrė alarmante nė gjithė hapėsirėn etnike dhe gjeografinė politike shqiptare nė Ballkan. Dalin, pra , mėse tė vėrteta pretendimet e njė numri tė autorėve tė huaj mbi ekzistencėn e planeve afatgjata turke dhe greke nė Shqipėri e nė trevat tjera ballkanike kudo ku shtrihet etnia shqiptare sot. (Petifer,Vickers, Poulton).
Nė Maqedoni bashkėpunimi i nacionalizmit sllavo-ortodoks (bullgaro - sėrb) me nacionalizmin panturk ka rezultuar me tė a.q. kolegj tregjuhėsh ”Jahja Kemal”, pika tė tė cilit tashmė kemi nė qytetet shqiptare Gostivar, Shkup, e Strugė.
Falangat e errėta tė shovinizmit antishqiptar, tani si hijena tė pista e gjakpirėse i sillen vėrdallė Tetovės, Oaeneum-it historik ilir, pėrjetėsisht shqiptare. Qėllimi fundamental i kėtyre shkollave turke ėshtė ruajtja e ndjenjės turke e proturke anadollake te shtresat mė tė vjetra qytetare, puro shqiptare tetovare. Kjo pjesė e popullsisė tetovare ka qenė fatkeqėsisht njė kohė tė gjatė nėn ndikimin turko-sllav. Si e tillė ajo paraqitet si mjaft e pėrshtatshme pėr manipulimin e ndjenjave nacionale dhe pėr mjegullimin e raporteve fe - kombėsi. Dhe detyra qė nacionalizmi sllavo-maqedonas ia ka ngarkuar kolegjit turk ėshtė kjo: Tė shpėtojė tė a.q “turqit”e Tetovės dhe gjithė Maqedonisė qė nė realitet janė fiksion dhe nuk ekzistojnė nga shqiptarizimi. Kėshtu thotė fshehtas nacionalizmi panturk. Kėshtu thoshte edhe Aleksandėr Rankoviqi dikur. Kėshtu vepron se i pėrshtatet mirė interesave tė tij edhe nacionalizmi maqedonas sot. Tė dy nacional-shovinizmat, ai maqedonas dhe ai panturk bashkohen kundėr shqiptarėve nė Tetovė e mė gjerė.
Nė Kosovėn martire e nė Maqedoninė shqiptare militantizmi panturk nuk u bė i gjallė nė vitet e apokalipsės sė madhe shqiptare njėshekullore, 1912 - 2001. Edhe atėherė kur u pėrzie, me konventat Ataturk - Stojadinoviē e Tito - Köprulu ishte vdekjeprurės pėr popullin shqiptar. Zhdukje, kulturocid turk nė bashkėpunim me gjenocid, kulturocid e urbicid sllavo-sėrb. Hijena gjakpirėse panturke priti ēlirimin e Kosovės, pėr ti ēuar nė vend planet e saja megallomane, tė ēuditshme e shumė tė gabuara, qė nė raportet e sotme ballkanike e dėmtojnė vetė atė nė instancė tė fundit. Lufta heroike e popullit shqiptar nė Kosovė e Maqedoni, vrasjet masive, dhunimet, kaluan nė heshtje tė plotė tė diplomacisė turke. Tani kur me gjakun e shqiptarėve autoktonė dhe me bombat e Amerikės u ēlirua Kosova dhe u demokratizua e decentralizua Maqedonia, militantizmi panturk vėrshoi nė hapėsirėn shqiptare. Ai vėrshon lirshėm, i lirė, i papenguar nga askush. Aksionet e tij janė nga mė absurdet dhe shpalosin qartė synime aspak miqėsore ndaj shqiptarėve e Shqipėrisė.
Kėrkesa e parė absurde - gjuha turke, gjuhė zyrtare nė Kosovė. Kėmbėngulja e shtetit turk pranė Unmik-ut pėr kėtė ēėshtje kalon nė absurditet. Disa vendime pro -Kosovės nė selinė e kėtij tė fundit nė Njujork janė bllokuar nga diplomacia turke vetėm pėr kėtė shkak. Mos harohet se kėto vendime shkonin nė favor tė procesit pavarėsues tė Kosovės martire.
Faza e dytė e ndėrhyrjes sė vrazhdė turke nė punėt e brendshme tė Kosovės ishte kėrkesa pėr lejimin e kolegjeve me mėsim nė gjuhen turke, dhe me njė kurikulė tė pėrēudnuar - pėr fėmijėt shqiptarė nė Prizren e mė vonė edhe nė Prishtinė.
Shkollimi i fėmijėve tė njomė shqiptarė kudo janė nė gjuhėn turke (ose greke) ėshtė shumė e rezikshme. Kjo pasi dinjiteti, respekti, pozita e individit nė njė shoqėri tė caktuar, te njė komb i caktuar, nė njė lagje, fshat, komunitet etj - varet nga arsimimi i tij.
Kėto kolegje kanė synime tė qarta afatgjata asimiluese ndaj rinisė shqiptare, ndaj fėmijėve tanė tė cilėt duhet tė jenė bartės tė proceseve zhvilluese tė kombit nė tė ardhmen. Si do jenė ata bartės tė proceseve kombėtare kur qė nė fėmijėri edukohen me koncepte krejtėsisht kosmopolite e falsifikuese, pėr tė mos thėnė antishqiptare?
Nga kėto kolegje, nėse vazhdojnė tė jenė pjesė e sistemit tonė arsimor, do tė dalin persona me karakter tė dyzuar kombėtarė dhe me gjithfarė kompleksesh tė inferioritetit. Ky shkollim joshqip i fėmijėve shqiptarė rrezikon asimilimin, tjetėrsimin, akulturimin, shkombėtarizimin, dhe nė instancė tė fundit shndėrrimin e shqiptarėve nė njė grup amorf e tė paformė - tė gatshėm pėr tu pėrpirė, absorbuar nga etnitete apo popuj mė tė mėdhenj e mė tė fuqishėm.
Kėto grupe absorbuese nuk ėshtė e thėnė tė jenė numerikisht mė tė shumtė se kombi ynė. Biles, nė rastet qė mė sė shumti rezikojnė shqiptarėt, kombi turk, e veēanėrisht ai grek, as pėrsėafėrmi nuk kanė ndonjė diferencė tė madhe numerike me shqiptarėt.
Tek turkofilėt e tėrbuar qė do habiten nė krahasimin me numrat e Turqisė 70 milionėshe duhet ndėrhyrė me shpjegime tė nevojshme tė gjeografisė etnike tė kėtij shteti aziatik. Ne nuk mund ta pranojmė si tė etnicitetit turk popullsinė 20 milionėshe kurde e cila nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me etnicititetin e okupatorit tė vet turk. Ne nuk mund tė pranojmė si turke edhe pjesė tė tjera tė mėdha tė popullsisė sė atjeshme mė origjinė ballkanike - (shqiptare, boshnjake, greke,
pomake, bullgare), me orgjinė nga lindja e mesme dhe e largėt -(armene, siriane, hebreje, rome) apo me origjine kaukaziane - (ēerkeze, tatare, ēeēeno -ingushe, osetiane, abhaze ) etj - qė bashkėrisht i shtojnė edhe njė 20 milionėsh tjetėr numrit tė popullsisė joturke nė Turqinė e sotme. Shikuar pra me sy kritik, dallimet nė numra mes turqve etnikė nė shtetin turk dhe shqiptarėve etnikė nė Ballkan nuk janė edhe aq tė mėdha siē mund tė duken nė shikim tė parė. Dallimet me grekėt janė tė parėndėsishme. Me ta jemi plotėsisht tė barabartė.
Prandaj shtrohet pyetja: pse shkolla turke pėr fėmijet shqiptarė nė shekullin e 21?
Pse shkolla greke pėr fėmijėt shqiptarė mė 2008?
Shqiptarėt tė paguajnė vetė para pėr asimilimin e fėmijėve tė tyre!!! Ēfarė absurdi i padėgjuar askund nė botė.
Mos kanė kėto gjuhė ndonjė status tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė?
Absolutisht jo. Janė gjuhė qė nė tregun ndėrkombėtar nuk vlejnė hiē mė shumė se gjuha shqipe. Janė tė barabarta me shqipen. Por atėherė, pse ngarkojmė trurin e fėmijėve tė vegjėl shqiptarė me kėto gjuhė tė rėnda e tė papėrdorshme nga askush sot nė botė. Ēka pėrfitojnė fėmijėt shqiptarė nga gjuha e kultura turke apo greke. Asgjė. Zero. Vetėm humbin kohėn dhe energjinė e tyre pozitive krijuese qė shumė mirė mund tė pėrdorej dikund tjetėr pėr pėrparimin e shqiptarėve dhe Shqipėrisė.
Ēfarė shembulli dinjiteti, respekti, sigurie personale japim ne para opinionit publik nė vend – me shkollimin-asimilim tė fėmijėve tanė nė kėto pseudo-shkolla shumė qėllimkėqija ndaj rinisė shqiptare nė pėrgjithėsi. Ky lloj edukimi, qė mė mirė mund tė emėrtohet si indoktrinim, do ketė pasoja tė kobshme afatmesme e afatgjata pėr anėtarėt e shoqėrive shqiptare, respektivisht nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni.
Pėr kėto arsye madhore, qytetarėt e Tetovės, shqiptarėt tetovarė, duhet tė jenė tė bashkuar nė kundėrshtimin e tyre tė fuqishėm qoftė edhe kundėr mundėsisė sė pėrmendjes sė njė mundėsie tė tillė hipotetike, e jo mė lejimit tė ndėrtimit tė kėtij kolegji nė Tetovė. Pėr mė tepėr, qytetarėt tetovarė duhet tė ndihmojnė nė tė gjitha mėnyrat dhe format e mundshme qė edhe qytetet shqiptare si Gostivari e Shkupi tė lirohen nga njė barrė e tillė e rėndė siē ėshtė kolegji turk, aziatik “Jahja Kemal”. Ka ardhur koha qė kjo pseudo-shkollė degraduese pėr fėmijėt shqiptarė tė largohet nga Shkupi, Gostivari e Struga, me njė fjalė nga Maqedonia shqiptare.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 3251
Age : 36
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Tue Aug 09, 2011 8:00 pm

Ende ka te tille qe thoin Turk emehymderlah...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Wed Aug 10, 2011 12:24 pm

Jo turk ehamdyrylah po fajet i ka decentralizimi ne baza etnike .
Ku ke pa ne bote qe ne nje shtet te kene komuna te pastra etnike dhe te perkrahin shtet tjeter.
Ne Gracanice Shterpce Kllokot Ranilluk e komuna tjera mbrenda Kosoves valon flamuri serbe dhe Opshtina skupshtina shkruan ,sja rrasin Politikaneve tone fare.Te lidhun drejte persdrejti me beogradin e leje veriun.
Parashifet ku ka banore deri 5000 do jete komune etnike ,naj murren kosoven minoritetet e na trimat e ;;medhenje "lavderomi me humbjet .
U hiq kombi sbenem za u hiq flamuri sbenem za u hiq identiteti sbenem za u hiq emblema e Lidhjes se Prizrenit e sbenem za u shpallem kosovare e sbenem za.
PO manifestun e kendun ,popull tralala e njerez tralalala.
Shkijet mbrojne me jete qka ka e ne japim e festojme e kercejme per hava .
Qfare populli jemi ,per ate liri skemi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 106
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Sun Aug 14, 2011 10:44 pm

Shocked Shocked Shocked

Stafi i Universitetit tė Prizrenit nis tė ushtrojė drejtshkrimin


Publikuar: 14.08.2011 - 11:03
Prizren, 14 gusht – Profesorėt e Universitetit tė Prizrenit ka gjasė t’i nėnshtrohen njė kursi tė gjuhės shqipe. Ata qė mėsojnė tė tjerėt, ka mundėsi tė kthehen pėr tė mėsuar atė qė ėshtė dashur ta zėnė nė shkollėn fillore, shkruan sot Koha Ditore.

Ushtruesi i detyrės sė rektorit tė Universitetit tė dytė publik nė vend, Enver Sopjani, ka marrė vendim qė tė mbahet njė, siē ėshtė quajtur, trajnim pėr tė pėrsosur gjuhėn shqipe, pėr stafin administrativ tė kėtij universiteti. Por ka paralajmėruar se pėr njė gjė tė tillė, ka nevojė edhe stafi akademik i Universitetit qė drejton.

Duke parė qė shumė shkresa zyrtare qė lėshohen dalin me gabime gjuhėsore, Sopjani ka marrė vendim qė pėr stafin administrativ tė Universitetit tė organizohen trajnime. Ai ka sqaruar se trajnimi ėshtė i obligueshėm dhe se pėrfundon pėr secilin pjesėmarrės veē e veē, atėherė kur profesori i gjuhės shqipe konstaton se kandidati nuk ka nevojė t’i ndjekė trajnimet mė tutje.

“Nė njė institucion arsimor tė ketė gabime drejtshkrimore, gabime nė formulim tė shkresave, ėshtė e papranueshme. Pėr atė arsye unė kam konstatuar se ka nevojė edhe nė Universitetin e Prizrenit, pėrfshirė edhe Fakultetin e Edukimit, tė mbahen trajnime nė gjuhėn shqipe”, ka thėnė Sopjani, teksa ka bindjen se nuk ėshtė vetėm Universiteti tė cilin ai drejton i prekur nga kjo dukuri.

Pėr Sopjanin, kjo nuk nėnkupton se stafi i UPZ-sė, nuk di shqip.

“Por ata nuk guxojnė tė bėjnė gabime drejtshkrimore nė formulimin e shkresave”, ka thėnė Sopjani.

Sipas tij, nė Universitetin e Prizrenit, ka edhe staf akademik qė nuk di tė shkruajė shqip pa gabime gjuhėsore.

“Nė tė ardhmen do tė shohim qė tė marrim masa edhe nė atė drejtim. Ėshtė turp qė njė profesor t’i thotė vetes profesor dhe nuk ėshtė nė gjendje tė shkruajė mirė. Kuptohet se perfekt nuk ėshtė askush. Por me gabime sa mė pak qė ėshtė e mundur”, ka theksuar Sopjani, teksa u ka bėrė thirrje edhe institucioneve tė tjera arsimore tė marrin kėso iniciative.

Profesori i gjuhės shqipe nė Fakultetin e Edukimit nė Prizren, Xheladin Zymberi, i cili ėshtė angazhuar qė tė mbajė trajnimet pėr gjuhėn shqipe pėr stafin administrativ, iniciativėn e Sopjanit e ka cilėsuar tė qėlluar dhe shumė tė nevojshme. Ai ka pohuar se nė ditėn e parė i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht trajnimit i gjithė stafi qė aktualisht ėshtė nė punė.

“Me gjithė dėshirė, i gjithė stafi, me pėrjashtim tė atyre qė janė nė pushim, janė pėrgjigjur. Kanė qenė shumė kureshtarė dhe e panė qė ėshtė shumė i favorshėm”, ka pohuar ai, duke shtuar se e ka parė qė ėshtė e nevojshme mbajtja e kėtyre trajnimeve.

“Ata kanė nevojė tė pėrsosin gjuhėn pėr tė hartuar raporte tė ndryshme, kėrkesa, ankese dhe do t’u ndihmojė atyre shumė. Sidomos kur ėshtė ēėshtja e drejtshkrimit, shkrimit akademik dhe kulturės sė gjuhės”, ka theksuar ai. Ai ka shtuar se nė Fakultetin e Edukimit ėshtė futur nė plan programe edhe gjuha shqipe si lėndė, ndėrsa ka thėnė se edhe nė Universitetin e Prizrenit do ta bėjnė tė njėjtėn gjė.

http://www.koha.net/?page=1,13,66055
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 106
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Thu Sep 01, 2011 11:47 pm

Ministri i jashtėm turk kėrkon pasaportat kosovare edhe nė gjuhėn turke



28 gusht 2011

Mamushė: Ministri i punėve tė jashtme tė Turqisė Davutoglu ka vizituar pasditen e sotme fshatin Mamushė tė komunės sė Prizrenit.

Nje pritje solemne ishte organizuar nė oborrin e shtėpisė sė kulturės Younus Emre po nė tė njėjtin Fshat. Gjatė bisedės pėr opinionin Davutoglu ka spjeguar se populli turk nė Kosovė duhet tė kėrkoj tė drejtat e veta mbi gjuhėn dhe kombin e tyre.

“Ju duhet tė kėrkoni qė pasaportat e reja biometrike tė prodhohen edhe nė gjuhėn turke. Kjo ėshtė njė drejtė e juaja dhe ju mund ta bėni kėtė” spjegon ai.

Gjatė kėtij fjalimi Davutoglu ka spjeguar qartė se do tė ndihmoj popullatėn turke dhe do bėj qdogjė pėr ti plotėsuar kushtet ekonomike, politike dhe kulturore tė kėtij populli./comeze.net
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Sat Sep 03, 2011 7:13 pm

Nuk esht edhe aq tragjike,ndosht s“dot te i armatosin si ne Veri te Mitrovices,dhe ishalla sja nisin edhe kta me barikada,se u bem hori botes vetum shqiptart nuk ben, sduhet, s“guxoj,. nuk din, nuk tolerohet, te ndermirret,diqka per shtetin dhe ne emer te shtetit, se nuk e kemi( AT TE SHKRET ENDE.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 106
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Sun Sep 04, 2011 2:10 pm

Nuk mun te thuhet qe nuk eshte tragjike Xhema , pse :
Ja disa fakte tronditese-sipas entit statistikor te Maqedonise 77.959 persona jane regjistruar si Turq duke ulur perqindjen shqiptare per 4 % ne kete "shtet".Nga ana tjeter ,numri i te regjistruarve si Turq ne qytetin e Prizrenit eshte rritur nga 7.227 me 1991 ne 14.050 ne vitin 2002,e me siguri eshte shtuar ne vitet qe pasojne.

Mos te shfrytezojne miqesine , sidomos Fen .
Ose ne te kerkojne shqiptaret e Turqis qe numri shkon deri ne 5-6 milion te njejtat te drejta qe i kerkojne keta , qe as Turk nuk jane ta shofin si do reagojne !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Female
Numri i postimeve : 4683
Age : 29
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Sun Sep 04, 2011 3:55 pm

N
Cito :
Nuk mun te thuhet qe nuk eshte tragjike Xhema , pse :
Ja disa fakte tronditese-sipas entit statistikor te Maqedonise 77.959 persona jane regjistruar si Turq duke ulur perqindjen shqiptare per 4 % ne kete "shtet".Nga ana tjeter ,numri i te regjistruarve si Turq ne qytetin e Prizrenit eshte rritur nga 7.227 me 1991 ne 14.050 ne vitin 2002,e me siguri eshte shtuar ne vitet qe pasojne.

Mos te shfrytezojne miqesine , sidomos Fen .
Ose ne te kerkojne shqiptaret e Turqis qe numri shkon deri ne 5-6 milion te njejtat te drejta qe i kerkojne keta , qe as Turk nuk jane ta shofin si do reagojne

Keto statistika mund ti marim lirisht te sakt,nje pjes shum e vogel e popullates turke eshte largu nga Pz.tani mbase sa viteve cfar muNd te presim tjeter perveq numrin e deshifruar.Ajo qe eshte me shqetsues eshte nese miratohet per pasaporta dhe hapet arkivi?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Sun Sep 04, 2011 10:43 pm

lexoj tri fjalet e fundit FIONA e kupton esencen e thenjes sime, por dhe ti nuk ben te bezdisesh se i ke vllezer turqit.
Pos tjerash ne shqiptart,nuk kemi kerku ende fare,as si shtet, e as dhe ata atje si minoritet ne turqi, per kto gjera qe i ke cek ti me lart, e kte simpatizerat tu jan me te shpejt dhe te vegjilent,per interesa te veta,dhe njashtu partia juaj ne pushtet jav mundson me paketat emahallat tuzus gjumbuz te ATISARIT,dhe kta erifat po e lypin se ju takon.
E ata gjumbuzat ton ne turqi qe s“dalin as ne prag te deres per interesa te perbashkta kush nuk jav bjen hazer ne tanir.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 106
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Mon Sep 05, 2011 12:12 am

Prizreni - Jeruzalemi i Turqisė


Njė deklaratė tjetėr qė ka nxitur debat ėshtė edhe ajo e kryediplomatit turk gjatė vizitės nė qytetin e Prizrenit, qytet tė cilin e quajti “Jeruzalemin e turqve dhe Turqisė”. Deklaratat e tij nga historianėt vlerėsohen politike. Historianėt rikujtojnė qė njė krahasim tė tillė vazhdimisht e bėjnė edhe zyrtarėt serb.

“Kjo ėshtė njė megalomani e Ministrit tė Jashtėm turk dhe njė pėrzierje, konkretisht njė mungesė e strategjisė sė tij pėrsa i pėrket Prizrenit. Derisa serbėt e quajnė Prizrenin “Jeruzalemin e tyre”, qytet tė Dushanit, vetėm se c**** Dushan ėshtė kurorėzuar nė Prizren, turqit tani e quajnė Jeruzalem tė tyre, Mekė tė tyre. Shtrohet pyetja: Ku janė shqiptarėt? Ku ėshtė popullsia shqiptare qė ka jetuar nė Prizren 2 mijė vjet para Krishtit e deri nė ditėt e sotme. Qyteti i Prizrenit ėshtė qytet i popullsisė qė jeton nė Prizren, ku shumica dėrrmuese, mbi 90 pėrqind janė shqiptarė”, komenton deklaratėn e Davutoglu, historiani, Fehmi Rexhepi.


Ky debat ka nisur fillimisht nga ambasada turke nė Prishtinė, mė pas u bė publike gjatė njė vizite tė Ministrit tė Arsimit tė Turqisė, Omer Dinēer por debati u ashpėrsua edhe mė shumė pas vizitės sė kryediplomatit turk Ahmet Davetoglu, i cili i krahasoi librat shkollor tė historisė ku flitet pėr Perandorinė Osmane me kohėn e Josip Broz Titos dhe diktatorit Enver Hoxha.
Video ka dhe mė teper qė nuk pėrmban artikulli:
http://top-channel.tv/artikull.php?id=217911
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Female
Numri i postimeve : 4683
Age : 29
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Mon Sep 05, 2011 2:11 pm

Cito :
lexoj tri fjalet e fundit FIONA e kupton esencen e thenjes sime, por dhe ti nuk ben te bezdisesh se i ke vllezer turqit.
Pos tjerash ne shqiptart,nuk kemi kerku ende fare,as si shtet, e as dhe ata atje si minoritet ne turqi, per kto gjera qe i ke cek ti me lart, e kte simpatizerat tu jan me te shpejt dhe te vegjilent,per interesa te veta,dhe njashtu partia juaj ne pushtet jav mundson me paketat emahallat tuzus gjumbuz te ATISARIT,dhe kta erifat po e lypin se ju takon.
E ata gjumbuzat ton ne turqi qe s“dalin as ne prag te deres per interesa te perbashkta kush nuk jav bjen hazer ne tanir.


Nuk esht e veshtri te kuptohet esenca e debati tende, pa merak rri se kaher e kam kuptu Cool
pe mua eshte vella MUSLIMAN ai se fal namaz dhe i perulete te madhit Zot jo ai se ndrron fetyren dhe behete rom(magjup) dhe shikon vetem ka esht e forca.

mos me thuj ne (shqiptaret )aman se e di sa jeni shqiptare te lutem (kursem nga kjo)
edhe ti po te ngeshe zerin per ata shqiptaret se kan ik dikur, vertet jan debu nga torjet shqiptare nuk eshte keq, madje do dekorohesh nese mer inicjativ till e jo vetme blla blla nga atje kinse jemi atdhetar ne se u tregu kjo kehere tani kote eshte.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 106
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Wed Sep 07, 2011 4:48 am

Te kerkohet falje per krimet Turko-Otomane!
Published 1 day ago
Ne bahkepunim me shoqata Shqiptare dhe intelektuale e atdhetare Shqiptare, merr nismen qe t'i beje thirrje administratave Shqiptare (ne trojet perkatese), qe t'i kerkoje autoriteve Turke (te vete-shpallura si pasardhes legjitim te Perandorise Osmane) qe te kerkojne falje per krimet Osmane ndaj Shqiptareve...!

1- Per fushatat gjakatare pushtuese.
2- Per administrimin e dhunshem nga zyrtare Turq te Shqiptareve.
3- Per vrasjen e mijera Shqiptareve.
4- Per mohimin e identitetit dhe gjuhes sone.
5- Per marreveshtjet Turke (me fqinjet tane), ne dem te interesave te popullit tone.
6- Per internimin e Shqiptareve ne vise tjera dhe marrjen me dhune te Shqiptareve ne sherbim te ushtrise Osmane.
7- Shpronesimin e Shqiptareve dhe dhurimin e ketyre pronave zyrtareve jo-Shqiptare, ne sherbim te Perandorise ne trojet tona.
8- Grabitjet dhe perdhunimet e femijeve dhe femrave Shqiptare nga zyrtare Turq.
9- Dhurimin e viseve Shqiptare, popujve Sllave dhe Greke.
10- Shpernguljen e Shqiptareve nga trojet e tyre.

http://www.petitionspot.com/petitions/krimetosmane
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Thu Sep 08, 2011 12:00 am

Nuk esht e veshtri te kuptohet esenca e debati tende, pa merak rri se kaher e kam kuptu.
pe mua eshte vella MUSLIMAN ai se fal namaz dhe i perulete te madhit Zot jo ai se ndrron fetyren dhe behete rom(magjup) dhe shikon vetem ka esht e forca.


Por dhe un shkruaj mu per at, te me kuptosh ori inerte,un nuk fshehu mendimet e mija,per i lansoj qe te tjeret te i asorbojn kto rreze te dituris.qe te prosperojn drejt dhe shpejt,nji uniteti ton kombetar,e jo me kto Namaza elmaza tusus baksuz ....etj.....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 3251
Age : 36
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Thu Sep 08, 2011 12:35 am

Ne kemi mbijetu 500 vite osmanlit , do mbijetoim edhe ket plan... te osmanlinjeve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 106
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Thu Sep 08, 2011 1:20 am

Keta shfrytezojne Fen per intersat e tyre siq e kane bere edhe gjdo here me pare ne historine e tyre e sidomos me ne Shqiptaret , qe edhe ne koherat moderne tentojne njejte dhe jo qe u intereson feja ketyre ..
Shihe qe pa fije turpi kerkojne zyrtarisht ministrat e tyre te ndrojne historine , a nuk eshte perzierje e drejtperdrejte ne shtet kjo?
Shihe si shprehet Ministri Turk ne viziten e tij para disa ditesh me PZ : "Prizreni eshte Jerusalem Turk " , po ku jena neve , kemi ra prej Qielli !
Pse nuk e bejne te njejten ne Bullgari e "Greqi" ku numri i turqeve eshte 20 here me i madh se keta bethshiturit e PRIZRENIT E GOSTIVARIT qe as Turq nuk jane as kurr nuk ishin ?
Per cfare Fe flasin ata kur Bordelli i pare ne Evrop eshte hapur ne Stamboll , ku Alkoholi pihet me shume se ne Londer ?
Po sikur nje Minister Shqiptar shkon ne Stamboll e kerkon te njejtat te drejta per ata 5-6 milion Shqiptare ne Turqi , cka do thoshnin ?

Femijet Shqiptare nuk i kane ato te drejta te mesojne ne gjuhen Shqipe , as qe guxojne te kerkojne nje gje te tille , ndaj mos e teproni , sidomos keta qe e quajne vehten "Turq" pa qen fare :
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Female
Numri i postimeve : 4683
Age : 29
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Fri Sep 09, 2011 12:53 am

Cito :
Por dhe un shkruaj mu per at, te me kuptosh ori inerte,un nuk fshehu mendimet e mija,per i lansoj qe te tjeret te i asorbojn kto rreze te dituris.qe te prosperojn drejt dhe shpejt,nji uniteti ton kombetar,e jo me kto Namaza elmaza tusus baksuz ....etj.....


ku i lanson ne tregun e jashtem apo te brendeshem (mendimet e tua te arta) Mad
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 106
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Thu Sep 15, 2011 8:00 pm



Nese turku (qeveria turke) kerkon ndryshimin e historise, atehere duhet ta zhbeje fare Turqine, duhet ta fshije nga faqja e dheut, sepse Turqia e sotme eshte themeluar, ruajtur, mbrojtur, qeverisur dhe zhvilluar nga iliro-shqiptaret. Themelues i kesaj Turqie, me kete kryeqytet (Konstatinopolin) ishte iliri nga Nishi, qe quheje Flauius Valerius Aurelius Constantinus (Konstantini), emrin e te cilit e mbajti edhe kryeqyteti qe sot quhet Stamboll gjate njemije vjetesh. Atehere nuk kishte kembe turku as osmanllie ne ate vend. Shumica ishin ilire (shqiptare) ose me origjine ilire (jo "greker", siē shkruajne e propagandojne "greket" e sotem). Ardhja e osmaneve ne ate vend dhe sundimi i sulltaneve u bene pengese per zhvillimin dhe perparimin e vendit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 106
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   Mon Sep 19, 2011 5:14 pm

Serbia dhe Turqia, aleate ne planet per pakesimin e shqiptareve ne trojet e veta etnike!!!

Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938 dhe marveshja dhe marrveshja Jugosllavi turqi greqi e 28 shkurtit 1953 e njohur si pakti ballkanin e nenshkruar ne Ankara

Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938 dhe marveshja dhe marrveshja Jugosllavi turqi greqi e 28 shkurtit 1953 e njohur si pakti ballkanik e nenshkruar ne Ankara

Nė bazė tė hulumtimit sistematik tė dy shėrbimeve konzullare (sektorit tė pasaportave) jugosllave dhe turke, dėshmohet se nė periudhėn 1951-1968 prej Jugosllavisė nė Turqi janė shpėrngulur 414.500 shqiptarė... ndėrsa gjatė periudhės nė fjalė (bazuar nė statistikat sekrete jugosllave) nė Kosovė ishin sjellur nė heshtje 63.000 kolonė sllavė, prej tė cilėve, pas rėnjes sė Rankoviēit (1966) duke mos u duruar njė farė "barazie" me shqiptarėt, shumica prej tyre udbash e kriminelė marrin ikėn pėr Serbi . Ndėrkaq sipas statistikave tė publikuara mė vonė del

se nė periudhėn 1952-1965 per ne Turqi janė shpėrngulur: 452.371 shqiptarė.

Nė ato vite me dhunė detyrohen tė shpėrngulen edhe mijėra shqiptarė, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.)



Nė dimrin e vitit 1955/56 organizon aksionin pėr mbledhjen e armėve dhe gjatė kėtij procesi tė dhunshėm i keqtrajtuan nė format mė mizore mėse 30.000 shqiptarė.

.Nė kėtė ekspeditė udbeske,nga rrahjet dhe torturat u mbytėn 103 shqiptarė,ndėrsa u gjymtuan pėr jetė rreth 10.000 tė tjerė...!!!

Hulumtimet shkencore pėr zbardhjen e njė ngjarje historike siq ėshtė marrėveshja “Xhentėllmene” turko-jugosllave e vitit 1953 ndėrmjet Titos dhe Kypreliut, sado qė janė jo tė mjaftueshme,prap na japin njė pasqyrė shumė tė mirė pėr ta kuptuar kėtė marrveshje. Vlen tė pėrmenden veprat e historianėve tė kombit shqiptarė siq janė: Fehmi Pushkolli nė vepren “Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovės”, Jusuf Osmani nė vepren “Vendbanimet e Kosovės-Gjilani”, Hakif Bajrami “Politika e shfarosjes sė shqiptarėve dhe kolonizimi serb i Kosovės 1844-1995”, Sabile Basha “Dėbimet e shqiptarėve dhe kolonizimi i Kosovės 1877-1995” dhe nė shumė hulumtime tė punimeve shkencore tė cilat e kanė pėr objekt tė studimit kėtė temė shum tė ndishme pėr popullin shqiptarė. Tė gjitha kėto vepra dhe shum dokumente tjera tė cilat do ti pėrmendim nė fucnot janė tė lidhura me marrveshjen e Splitit ndėrmjet Titos dhe Kypriliut. Nė kėtė marrveshje gojore edhe pse askush nuk diti se ēka pėrmbante, pasojat e sajė u panė menjėherė, pas fillimit tė zbatimit tė sajė. Pas vitit 1953 filloi dėbimi masiv i shqiptarėve pėr nė Turqi, gjė e cila e zbardhi kėtė marrveshje. Represioni serbė u pėrcoll nga instrumentet shtetrore dhe nė mėnyr tė organizuar nga vet shteti serbo-jugosllav. Paraprakisht ishte njė marrveshje nė mes Jugosllavisė dhe Turqisė e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dėbimin e shqiptarėve pėr nė Anadoll. Ēėshtja e shpėrnguljes sė shqiptarėve pothuaj se u hesht gjithėher, ndėrsa u shkrua dhe u propagandua nga qarqet serbe, kinse pėr shpėrngulje serbo-malazeze qė nė tė vėrtet nuk ishte asgjė tjetėr veqse migrime tė vogla, tė vullnetshme tė popullsisė.



Marrėveshja turko-jugosllave e vitit 1953

Prishja e mardhėnjeve jugosllavo-shqiptare 1948 u shfrytėzua nga Beogradi me mjeshtėri pėr ndjekjen, arrestimin dhe keqtrajtimin e mijėra shqiptarėve tė akuzuar “stalinistė”.

Nė vitet e 50-ta shteti jugosllav kishte shpallur pėr objektiv njė shoqėri tė afirmimit tė barazisė sė popujve tė kėsaj ish federate.

Ndėrkaq, shqiptarėt sanksionohen si pakicė dhe me kėtė vėhen nė pozit tė pabarabartė karshi popujve tjerė tė po kėsajė federate.



Sistemi policorė i UDB-sė sė Rankoviqit bėnte trysni tė ndryshme mbi shqiptarėt, duke i shtypur dhe duke ua ngushtuar pėrspektivėn, me ēka synohej dealbanizimi i Kosovės.

Si rezultat i kėtj presioni, mjaftė shqiptarė u regjistruan si turqė dhe pati njė rritje tė ndjeshme tė pakicės turke nė Kosovė.

Kėtė process tė deklarimit tė dhunshėm tė shqiptarėve si turqė e kundėrshtuan intelektualėt: Zekerija Rexha, Mehmet Vokshi, Skender Rizaj etj.

Pėr ta shpėrblyer poziten e udhėheqėsve shtetrorė tė ish-Jugosllavisė u propozua qė Ēubrilloviqit ti jepet shpėrblimi AVNOJ-it i cili u refuzua kategorikishtė nga antari i Akademis sė Shkencave tė Kosovės prof. Fehmi Agani.

Edhe pas kėsaj periudhe, sidomos pas Luftes sė Dytė Botėrore filluan aksionet e mbledhjes sė armėve dhe formave tė tjera tė presionit me qėllim tė detyrimit tė popullates pėr shpėrngulje nė Turqi.

Takimi i Splitit Tito-Kyprili

Mė 1953 nė Split

u takua kryetari i Jugosllavisė Josip Broz Tito dhe Fuad Kyprili, minister i punėve tė jashtėme tė Turqisė. Ata u moren veshė qė tė filloi shpėrngulja e sėrishme e shqiptarėve pėr nė Turqi.. Marrveshja planifikonte vazhdimin e aksionit tė shpėrnguljes sė shqiptarėve nga Kosova pėr Turqi, nė baz tė Konventės sė vitit 1938. Dėbimi i shqiptarėve parashihej tė bėhet pėrmes Maqedonisė.. Kjo erdhi nė shprehje tė zbatohet menjėher pas prishjes sė marrveshjes jugosllavo-shqiptare, me pretekstin se i sherbenin Shqipėrisė u denuan dhe internuan nėpėr burgje mbi 500 shqiptarė tė cilėt u derguan nė kampin famkeqė tė Goli Otokut.

Meqė me marrveshjen “Xhentėllmene” nuk u arrit qėllimi pėr dėbimin e shqiptarėve pėr nė Anadoll, Serbia

nuk pushoi pėrpjekjet pėr shfarosjen e popullit shqiptarė nė Kosovė.

Marrveshja mbi miqėsinė dhe bashkėpunimin nė mes tė Jugosllavisė, Greqisė dhe Turqisė e nėnshkruar nė Ankara mė 28 shkurt 1953 u bė e njohur si Pakti Ballkanik.

Marrveshja pėrmbanė 10 pika dhe mori karakterin ushtarak, por pa ndikim e obligime, tė cilat rezultonin nga Kontrata e Atlantikut Veriorė e 4 prrilit 1949 qė i pėrkiste Turqisė dhe Greqisė.

Kjo marrėveshje linte hapsirė edhe pėr marrveshje tė tjera tė problemeve ekonomike, teknike dhe kulturore



Jugosllavia pėr ti shpėrngulur shqipatrėt nga Kosova dėshironte tė krijonte lidhje sa mė tė ngushtė me Turqinė.



Lidhja duhej tė bėhej duke e riaktivizur Konventėn jugosllavo-turke tė vitit 1938 pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi. Nė kėtė frym bashkpunimi mes tyre u lidh edhe marrveshja “Xhentėllmene” mes Jugosllavis e Turqisė. Qėshtjen e shpėrnguljes sė shqiptarėve Jugosllavia e nxiste nėpėr mjet shtypit turk. Nė periudhen kohore 1955-1957 si rezultat i marrveshjes “Xhentėllmene” pushteti serbė nė proceset e montuara politike i rrahu brutalisht rreth 30 mijė shqiptarė, 300 prej tyre vdiqėn nga plagėt e marra.



Si rrjedhojė, pėr njė kohė tė shkurtėr u turqizuan dhunshėm rreth 60 mijė shqiptarė, kurse u shpėrngulėn pėr nė Turqi mbi 250 mijė shqiptarė.



Nga fundi i vitit 1944 e kėndej shqiptarėt filluan tė arratiseshin nė male dhe nė Shqipėri madje dhe duke migruar krejt jahstė vendit. Shqiptarėt pėr ta kundershtuar ripushtimin jugosllav organizuan edhe lėvizje ilegale.



Nė deklaratėn zyrtare, tė lėshuar mė 29 janar 1953 mbi bisedat nė Split, tė dy delegacionet fshehen marrveshjen “Xhentėllmene” dhe iu referuan bashkėpunimit parlamentar dhe qėshtjes sė Paktit Ballkanik. Me kėtė marrveshje Tito realizonte ėndrren e serbėve pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nga Kosova, ndėrsa Turqia fitonte banorė vitalė dhe mjete fonanciare.



Ē’do shqiptarė do tė shpallej i rrezikshėm dhe I dyshimtė pėr sigurinė e vendit, sidomos intelektualėt me tė cilėt i mbushėn burgjet dhe pas kėsajė u shpik kombėsia turke.



Krahina Autonome e Kosovės e Metohisė gėzoi tė drejtėn e njė trupi legjislativ dhe ekzekutiv si dhe tė pėrfaqėsimit nė kuvendin e Serbisė dhe atė Federalė, por jo pushtetin juridik dhe pikrishtė nė vitin 1953 ajo humbi lidhjen me federaten dhe mbeti vetėm nė kuadėr tė Serbisė.



Ushtrimi i dhunės ndaj shqiptarėve

Kolektivizmi i dhunshėm i njė pjese tė tokave tė fshatarsisė sė Kosovės si dhe keqtarajtimet dhe shperdorimet perfide serbe, prekėn thellė traditėn kombėtare shqipatre.Nė funksion tė shpėrnguljes shqiptare u miratua edhe ligji i planit 5 vjeqarė 1947-1951.



Pushteti jugosllav krahas dhunės e gjunjėzimit ekonomik sulmonte thell edhe ndjenjat kombėtare, tė kaluarėn dhe traditen historike. Ai reduktoi hapjen e shkollave dhe tė institucioneve arsimore e kulturore madje mohonte edhe prejardhjen e popullit shqiptarė.

Titistėt nė anėn tjetėr e bėnė tė veten, i pėrzuri mbi 18% tė popullsisė shqiptare nga Jugosllavia pėr nė Anadoll.



E gjith kjo ngjarje ishte rezultat i marrveshjes “Xhentėllmene” jugosllavo-turke gjė tė cilėn e ndaluan nė mėnyr tė tėrthortė vetėm pas vitit 1966 atėherė kur kishin mbaruar 21520 procese gjyqsore tė montuara kundėr shqiptarėve. Kjo ishte njė zbrazje e madhe e viseve etnike shqiptare qė pati pasoja negative pėr jetėn ekonomike, shoqėrore e politike tė popullit shqiptarė. Vetėm lindėshmėria (nataliteti) i lartė i shqiptarėve bėri tė mundur qė tė ruhej struktura etnike dhe tė dėshtoi plani pėr serbizimin e trojeve shqiptare.

Qeveria jugosllave e kishte formuar njė komision shtetėrorė pėr dėbimin e shqiptarėve nė Turqi tė cilin e pėrbėnin: Aleksandėr Rankoviqi, Krste Cėrvenkovski, Zvetisllav Stefanoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vuqkoviq etj.



Qeveria turke pasi mori informatat se ėshtė formuar shtabi jugosllav pėr shpernguljen e shqiptarėve e angazhoi Hulusu Kejmonin, pėr kontaktė me Jugosllavinė. Komunikimet ishin tepėr sekret dhe u bėnė pėrmes dokumentit turkė me numėr dhe shifėr tejet sekret nr. 3977/51, ku me kėtė rastė Turqia inicion zyrtarishtė aktualizimin e konventės sė vitit 1938. Turqia i kishte premtuar Jugosllavisė qė shqiptarėt do ti vendosė nė vilajetin Mysh. “Pas tė gjitha kėtyre me 28 shkurt 1953, Koqa Popuviqi dhe Hulusu Kejman nėnshkruan nė Shkup njė marrveshje tė re sekrete, qė nė Turqi tė shpėrnguleshin tė gjith myslimanet qė jetojnė nė Jugosllavi. Shtabi jugosllavė pėr dėbimin e shqiptarėve nė Turqi u legalizua mė 16 marsė 1955”..

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Plani pėr “turqizimin” e Prizrenit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: