Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT

Shko poshtë 
+3
Kosovarja
Beton
shaban cakolli
7 posters
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT Empty
MesazhTitulli: NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT   NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT EmptyWed Oct 17, 2007 8:15 pm

Profesori gjerman Gustav Dobos,kryemjek në spitalin e minatorëve nëEssen të Gjermanisë thotë:Organizmi i njeriut është në gjendje të shëroj vet 60-70% të të gjitha sëmundjeve.Për të shëruar sëmundjet,trupi prodhon 30-40 ilaçe të tilla,si kortizon dhe substaca për parandalimin e gurëve në veshkë.Disa nga proceset që përfshihen në këtë shërim të natyrshëm,studjuesit kanë arritur ti kuptojnë,por edhe ka shumë për të zbuluar.Revista Vital,thotë se shkencëtarët janë të vetdijshëm për këtë qëllim
"Funksionon një bashkëveprim i ndërlikuar midis hormoneve,substancave mesazhere të imunitetit dhe qelizave vrasëse"Gjëthashtu luajnë rol emocionet dhe gjendja shpirtërore.Stresi dhe problemet personale mund ta dobësojnë për muaj të tërë sistemin imunitar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT Empty
MesazhTitulli: Re: NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT   NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT EmptyThu Jan 17, 2008 2:06 am

Sipas kety shkrimi qe lexova me bene te kuptoj se trupi eshte burrgu i njeriut,por e mira eshte qe nuk reflektohet ne trupin e njeriut(nuk e shofim),v'çse truri eshte ai qe te bene te ditur nje gje te tille se trupi eshte burrg i njeriut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT Empty
MesazhTitulli: Re: NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT   NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT EmptyFri Jan 18, 2008 3:15 pm

Ndikimi i fesë në shëndetin mendorë dhe largimin e stresit.


Streset dhe ankthet e jetës janë sot ndër shkaktarët më të rëndësishëm të vdekshmërisë. Dhe jo vetëm kjo, por në mënyrë direkte apo indirekte ato janë gjithashtu shkaktarë të rëndësishëm të sëmundjeve koronare, të cilat cilësohen si vrasësi numër një i njerëzimit sot.
Irritim, paqëndrueshmëri emocionale, pagjumësi, vështirësi në përqëndrim, lodhje, mbindjeshmëri ndaj kritikave, humbje apo shtim në peshë, frikë nga dështimi, shtim i varësisë ndaj qetësuese janë simptomat aq të njohura të stresit.

Ankthi dhe çrregullimet psiqike shkaktojnë një zinxhir ndryshimesh metabolike, të cilat nga ana tjetër, dëmtojnë një sërë indesh të trupit, duke shkaktuar ato që njihen me emrin sëmundje psiko-somatike. Stresi mund të shkaktojë ulçerën peptike, inpotencë, infrakt, hipertension arterial, dobësim të sistemit imunitarë, çrregullime të personalitetit, etj.
Patologu i famshëm Uilliam Boid e konsideron sëmundjen si “fiziologji (gjëndja natyrale) e dëmtuar”. Është pikërisht manipulimi nga ana jonë i kësaj fiziologjie që na çon në rezultate jo natyrale. Ne nuk mund ta shmangim stresin nga jeta jonë, e as të jetojmë pa stress. Ai ka një rëndësi thelbësore për zhvillimin e aftësive njerëzore. Por stresi i tepërt është jashtëzakonisht i rrezikshëm për jetën e njeriut. Qëllimi i terapive fizike dhe psikologjike është reduktimi i stresit brenda kufinjve të normales.
Në përpjekje për të gjetur mënyrën për parandalimin dhe kurimin e stresit dhe pasojave të tij, janë modeluar teori dhe metoda të ndryshme.
Metoda të shumta për arritjen e këtij qëllimi gjënden, në një formë të përkryer, në praktikën islame. Islami është një sistem i plotë jetese dhe si i tillë i përshtatet më së miri njeriut, sepse është ndërtuar sipas tipareve të tij, që me anë të praktikave të kujdeset për trupin dhe shpirtin e tij, si dhe për ekuilibrin dhe harmoninë mes tyre.
Trupi i njeriut mund të krahasohet në një farë mënyre me një makineri. Kështu p.sh. magnetofoni ka shumë pjesë mekanike dhe elektrike, por ai nuk funksionon pa energji. Në të njëjtën mënyrë, në përbërje të njeriut nuk ka vetëm pjesë anatomike dhe fluide, por edhe një shpirt. Që trupi i njeriut të funksionojë sipas natyrës së tij të plotë duhet që, këto pjesë anatomike dhe shpirti të jenë në harmoni të plotë. Pikërisht, kujdesi për shpirtin zë vend qëndror në aktin e adhurimit të Zotit, në Islam. Ky kujde përbëhet nga disa komponentë: Besimi (imani), i cili në Islam merr një kuptim specific dhe nuk mund të barazohet me ndikimin që ka tek njeriu një besim i thjehtë, ashtu siç edhe namazi nuk është thjesht një lutje, apo abdesi një lrje e thjeshtë, agjërimi thjesht uri, zekati thjeshtë mëshirë, haxhi thjeshtë pelegrinazh në një vend të shenjtë, e kështu me radhë. Të gjitha këto, në vetvete përfaqësojnë institucione që përmbushin në mënyrën më të shëndetshme nevojat komplekse të njeriut.
Besimi në Zot është nevoja e parë dhe më e domosdoshme për stabilitet shpirtëror. Mungesa e besimit në Krijuesin e Plotfuqishëm është një nga shkaqet që e çojnë njeriun në çrregullime psikologjike. Njeriu është gjithmonë i ekspozuar ndaj stresorëve të shumtë dhe përpjekjet për t’u përshtatur me to janë po aq të shumta. Individi që beson Allahun e Plotfuqishëm dhe është i vetëdijshëm për praninë e Tij, ka një mbështetje të madhe morale, e cila do ta ndihmojë atë në situatat më të vështira të jetës. Rezultati i përshtatjes ndaj stresit varet më tepër nga natyra e njeriut se sa nga intensiteti i tij.
Duke iu referuar një hadithi të Muhammedit (a.s.), i cili thotë: “përkujtimi i Allahut jep kënaqësinë e zemrës”, është logjike të mendojmë se besimi në një Zot, siç mëson islami, jep një mbështetje të madhe morale dhe siguron kënaqësinë e zemrës dhe sigurinë shpirtërore.

Besimi në jetë e përtejme dhe pranimi i të pashmangshmes.
Një njeri që beson se problemet e kësaj bote janë të përkohshme dhe se ekziston një jetë tjetër pas vdekjes do të jetë i kënaqur me gjithçka që do të marrë nga kjo jetë. Pranimi i të pashmangshmes është një mekanizëm i domosdoshëm i mbrojtjes psikologjike ndaj problemeve. Besimi në jetën e përtejme dhe në përcaktimin e Zotit, siç mëson islami, është mbrojtja më e mirë për secilin.
Në situata stresi apo paniku, jobesimtari sillet ndryshe nga besimtari. Ai nuk ka një pikë referimi, ku të mbështetet, ku të kërkojë udhëzim, ndihmë e falje. Ai nuk di dhe nuk beson në një botë tjetër përveç asaj tokësore, mbi të cilën nuk ka asnjë kontroll. Të tillët ndihmën apo ngushëllimin do ta kërkojnë tek droga, alkooli, apo çdo lloj vesi, pasojat e të cilëve dihen.Thelbi i islamit është të çlirohemi nga të gjithë idhujt e rremë përreth dhe brenda nesh, dukemos adhuruar tjetër përveç Zotit. Duke mbajtur shpresën tek Allahu, njeriu minimizon stresin që ushtrohet ndaj tij, duke reduktuar përgjegjësitë.
“Ne do t’ju sprovojmë me uri, frikë, humbje nga pasuria apo nga jeta, por ti jepu lajmin e mirë besimtarëve, të cilët kur i godet ndonjë e keqe thonë:’Ne jemi të Allahut, dhe tek Ai do të kthehemi. Të tillët janë ata që tek Zoti i tyre kanë mëshirë dhe të tillët janë ata, të udhëzuarit në rrugën e drejtë.” El-Bekare, 155.
Vetëm Zoti e di cili është fati ynë. Ne nuk mund të parashikojmë të ardhmen. Kur njeriu është i vetëdijshëm që çdo gjë është në dorën e Allahut, do ta presë më me qetësi çdo problem.
Mosbesimi përshkruhet si sëmundje, që kryesisht shkaktohet nga arrogance dhe hezitimi në pranimin e së vërtetës.
“Zemrat e tyre janë të sëmura dhe Zoti e ka rënduar sëmundjen e tyre dhe i rëndë do të jetë ndëshkimi i tyre, sepse ata gënjejnë veten e tyre.” (El-Bekare, 10).

Namazi si mjet relaksimi.
Në namaz, njeriu përqëndrohet në adhurimin ndaj Allahut, Të Gjithëmëshirshmit, të Gjithëpushtetshmit, ndaj të Pakufizuarit, i Cili i tillë do të jetë gjithmonë. Ai është Zoti i Ditës së Gjykimit, ditës kur do të vendoset fati i gjithësecilit. Në namaz njeriu, jo vetëm përqendrohet , por edhe flet me Allahun, duke recituar fjalët e Kur’anit. Njeriu qëndron në këmbë para Allahut, përkulet, bie në sexhde, duke e përmendur dhe lartësuar Atë, me anë të verseteve madhështore të zbritura në Kur’an.
Si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë mendorë, namazi është mënyra më e mirë dhe më efikase e përqëndrimit qe mund të arrijë mendja njerëzore.
Janë të shumta studimet shkencore që kanë vërtetuar epërsinë e praktikave islame në luftëm kundër stresit.
Abdesi, përveç larjes fizike të pjesëve më të ekspozuara të trupit, i kujton muslimanit larjen e mëkateve, gjë që i krijon qetësi shpirtërore.
“Zoti i do më tepër ata që janë me shpirtë e me trup të pastër”. (El-Bekare, 222)
Këndimi i Kur’anit, gjithashtu, ka një efekt shërues në trup, mendje dhe zemër.
“Ne të shpallëm Kur’anin, shërim dhe mëshirë për besimtarët, ndërsa besimtarëve nuk u jep gjë tjetër përveç dëshpërimit.”,
Studiuesit muslimanë kanë treguar se kur muslimani lexon kur’anin mendimet, ndjenjat, frika dhe fajet e kaluara çlirohen dhe largohen, presioni i gjakut bie, frymëmarrja normalizohet dhe stresi pakësohet.
Lëvizjet fizike në namaz janë të lehta, uniforme dhe përfshijnë të gjitha muskujt dhe artikulacionet. Shpenzimi kalorik ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit energjik.
Për të gjitha këto arsye e për shumë e shumë të tjera, muslimani këshillohet t’i shtojë përmendjet e Allahut dhe praktikimin e rregullt të praktikave islame.
“O ju që besuat, kërkoni ndihmë me durim e me të falur (namaz) se vërtetë Allahu është me durimtarët.” (El-Bekare, 153).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT Empty
MesazhTitulli: Re: NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT   NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT EmptySun Sep 28, 2008 9:41 pm

Si te jetojme sa me gjate



Nuk janë të pakët njerëzit që ndahen nga jeta në
moshë të re për shkak të sëmundjeve të ndryshme. Por nuk mungojnë as mundësitë
për të përmirësuar akoma e më tepër mënyrën e jetesës, për të shmangur
sëmundjet e ndryshme dhe për të jetuar 80, 90 e pse jo edhe 100 vjet. Për këtë
shkruan edhe një artikull në të përditshmen “The New York Times”. Nëse
gjithsecili do të kujdesej për shëndetin dhe mirëqenien e tij, njerëzit do të
jetojnë mesatarisht deri në 85 vjeç dhe në vitin 2050 rreth 800 000 amerikanë
do të festojnë 100-vjetorin. Sipas mjekëve edhe pse njerëzit pësojnë
plakjen fizike, zemra e disa prej tyre mund të qëndrojë e re deri në vdekje,
nëse do të ndiqet dietat e duhura, ushtrimet fizike e të shmanget stresi. Fuqia
e trupit sigurisht që ulet me kalimin e moshës, sidomos nëse je në dekadën e
nëntë të jetës, e me shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme gjendja fizike dobësohet
edhe më tej.
Kush jeton më gjatë?
Shumë studime kanë treguar faktorët të cilët janë pozitivë për jetën e njeriut,
duke ndikuar në jetëgjatësinë e tij. Por 35 për qind për jetëgjatësinë
përgjigjen gjenet e njeriut, për të cilët shkenca dhe mjekësia e deritanishme
ka shumë pak në kontroll. Por studimet e ndryshme mjekësore kanë treguar se
shmangja e problemeve kardiake dhe të gjakut do të ishte një faktor i
rëndësishëm për të jetuar më gjatë.
Veprimet pozitive në mirëqenie
Doktor Richard S. Rivlin drejtor i qendrës së trajtimeve të kancerit në Weill
Cornell Medical College, thotë se asnjëherë nuk është vonë që të ndryshoni
zakone, mënyra të sjelluri, si për shembull orarin e gjumit, vaktet e të
ushqyerit, të lini duhanin, etj. Këto veprime mund të duken shumë të thjeshta, por
sipas studimeve ato kanë një efekt të madh në shfaqjen e formave të ndryshme të
kancerit. Sipas Doktor Richard S. Rivlin, asnjëherë nuk është vonë për të
adoptuar mënyra të reja të sjelluri të cilat do të ndikonin pozitivisht në
shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj. Por këto kompozime qelizash kancerogjene në
trupin e njeriut nuk janë të ndikuara nga mosha. Për të shmangur këto probleme
qenësore nuk kanë munguar edhe studimet e dietologëve, të cilët shprehen se
është e rëndësishme të shmangen kaloritë e tepërta, yndyrnat dhe të merren
sheqerna në masën e duhur.
Rëndësia e ushtrimit fizik
Koha për të rinjtë duket sikur fluturon, por kur i ke kaluar të 60-at gjykon se
nëse do t’i kishe kushtuar vetëm një orë nga dita jote aktivitetit fizik, do të
ndiheshe më mirë. E në të vërtetë sipas mjekëve dhe shkencës duke ushtruar
aktivitete fizike vetëm disa orë nga dita juaj, përfshirë edhe aktivitete
aerobike do të uleshin rastet e shfaqjeve të problemeve kardiake, ngrirjes së
muskujve apo thyerjes së kockave; po ashtu ushtrimet e tendosjes reduktojnë
artritet dhe ndikojnë në fleksibilitetin e muskujve dhe balancën e trupit.
Komentet e Dr.Hall janë të bazuara në 25 vjet studime, në bashkëpunim me
kolegun e tij Dr. Laurel
B. Yates në Brigham, të cilët testuan 2 357 meshkuj të cilët ishin të
shëndetshëm dhe u vëzhguan deri në moshën 72-vjeçare. 970 meshkuj të cilët
jetuan deri në moshën 90 vjeç si faktorë kryesorë të identifikua ishte se nuk
pinin duhan, nuk konsumonin alkoolin në masë të tepruar, kishin marrë masa parandaluese
ndaj diabetit, obezitetit dhe presionit të lartë të gjakut, si dhe ushtroheshin
vazhdimisht. Studime të tjera në vija të trasha kanë theksuar se aktiviteti
fizik është një faktor pozitiv në jetëgjatësinë e njeriut si te femrat, ashtu
edhe te meshkujt. Shumë njerëz kanë një fizik të mirë dhe zemër të shëndetshme
pikërisht sepse ushtrohen dhe nuk rrezikojnë dhjamosjen e organeve të trupit,
apo dobësimin e muskujve.

Pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt

Në botën e industrializuar, femrat jetojnë 5 deri në 10 vite më shumë sesa
meshkujt. Ndër njerëzit që i kanë kaluar 100 vjeç, 85 përqind janë femra. Një
arsye e rëndësishme është avantazhet që femrat kanë ndaj meshkujve, për sa i
përket sëmundjeve kardio-vaskulare, siç është ataku në zemër dhe infarkti.
Gratë zakonisht përballen me këto probleme tek të 70-at dhe 60-at, rreth dhjetë
vjet më vonë se meshkujt, të cilët preken nga këto simptoma tek të 50-at dhe
60-at. Për një kohë të gjatë, doktorët mendonin se ky ndryshim vinte për shkak
të estrogjenit. Por studimet kanë treguar se nuk mund të jetë kjo arsyeja, dhe
tashmë e dimë se po t’u japësh estrogjen grave që kanë kaluar menopauzën është
e dëmshme për to. Një arsye për shfaqjen më vonë të sëmundjeve kardiovaskulare
mund të jetë fakti se femrat kanë relativisht deficencë hekuri, krahasuar me
meshkujt, sidomos femrat në fund të adoleshencës, për shkak të menstruacioneve.
Hekuri luan një rol shumë të rëndësishëm në qelizat tona, duke prodhuar
radikale të lira, të cilët u bashkohen membranave qelizore dhe ADN-së, çka mund
të ndikojë në plakjen e qelizave. Një mundësi tjetër më e ndërlikuar (për
jetëgjatësinë e femrave) është se femrat kanë dy kromozome X, ndërkohë që
meshkujt kanë një. Kur qelizat plaken ose dëmtohen, ato kanë mundësi zgjedhjeje
për sa u përket gjeneve, ose një kromozom X ose tjetrin. Le ta shpjegojmë në
këtë mënyrë: kemi një grup kromozomesh, të gjitha plaken bashkërisht. Në disa
qeliza, gjenet në njërin kromozom X janë aktive; në qelizat e tjera,
rastësisht, të njëjtat gjene me variacione të ndryshme janë aktive në
kromozomin tjetër X. Mos harroni, të gjithë kemi të njëjtat gjene, arsyeja pse
ndryshojmë është sepse shprehim variacione të ndryshme me ato gjene, si puna e
ngjyrave të ndryshme të një makine. Kështu, tek gratë, qelizat mund të mbrohen
nga një variacion lehtësisht më i mirë i një gjeni në kromozomin e dytë. Ka dhe
disa arsye të tjera pse meshkujt vdesin më herët se femrat. Një pjesë tjetër ku
shohim shkallë më të lartë vdekshmërie tek meshkujt është tek ata që vuajnë nga
depresioni, sidomos tek meshkujt e vjetër. Nëse ata tentojnë të vetëvriten ato
ia dalin më me sukses se femrat. Në përgjithësi, rreth 70 përqind e faktorëve
që përcaktojnë jetëgjatësinë janë faktorë mjedisorë që varen nga sjellja juaj
dhe mënyra e jetesës. Ka gjasa që vetëm 30 përqind të përcaktohet nga gjenet.
Dhe ky është lajm shumë i mirë. Sepse ne mund të jetojmë në një mënyrë të tillë
që të kapim të 100-at. Por në përgjithësi, ka tre gjera që meshkujt i bëjnë me
keq se femrat. Ato pinë më shumë duhan. Ato hanë më shumë ushqime që shkaktojnë
rritjen e kolesterolit.
Dhe e
treta, meshkujt nuk ia dalin mbanë me stresin aq mirë sa femrat. Ato e
brendësojnë stresin në vend që ta lënë atë të ikë, edhe pse kjo është një pikë
mjaft e diskutueshme për momentin. Por sidoqoftë, stresi luan një rol të
rëndësishëm në sëmundjet kardio-vaskulare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT Empty
MesazhTitulli: Re: NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT   NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT EmptySun Sep 28, 2008 11:10 pm

Eva do te shtoja edhe dicka nese me lejon...

Eshte konstatuar shkencerisht se ushqimi i pa paster ndikon negativisht ne trupin tone shume me shume se sa duhani e alkooli, kaq kisha.

Te uroje per temen e te pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT Empty
MesazhTitulli: Re: NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT   NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT EmptySun Sep 28, 2008 11:52 pm

guximi shkruajti:
Eva do te shtoja edhe dicka nese me lejon...

Eshte konstatuar shkencerisht se ushqimi i pa paster ndikon negativisht ne trupin tone shume me shume se sa duhani e alkooli, kaq kisha.

Te uroje per temen e te pershendes

Faleminderit Guxim edhe une te pershendes ty.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT Empty
MesazhTitulli: Re: NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT   NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT EmptyMon Oct 20, 2008 7:14 pm

Brenda kesaj teme: Nje veshtrim rreth trupit kam mendimin qe sot te flasim per nje problem qe eshte shqetesues per trupin tone – ALERGJIA.

Çfare eshte alergjia? Eshte nje pergjigje e organizmit perballe disa produkteve si psh, poleni i luleve ose pluhuri, por edhe ushqimeve te ndryshme, mineraleve, substancave kimike. Kjo pergjigje e organizmit ndodh per shkak te prodhimit te ekzagjeruar te nje tipi antitrupi kunder kesaj
substance. Takimi midis substances me antitrupin sjell nje reaksion me manifestime klinike, qe normalisht jane ngarkesa te aparatit te frymemarrjes.

Perse alergjia godet vetem disa persona?
Godet personat e predispozuar, te tille subjekte jane shume: rreth 20-30% e te lindurve qe e trashegojne kete predispozite nga prinderit, egziston rreth 40% e mundesise per te qene alergjik, nese njeri prind eshte i tille dhe me shume se 70% e mundesise nese jane te dy. Perveç ketij predispozicioni nderhyjne edhe faktoret e mjedisit.

Perse alergjite jane ne rritje?
Efektivisht vihet re nje rritje e alergjive qe prej 50 vjetesh, sidomos ne vendet e industrializuara, per shkak te kushteve tipike te ketyre vendeve si ekspozimi ndaj tymit, kushteve atmosferike te renduara per shkak te ndotjes dhe smogut si dhe para se gjithash trafiku i perditshem i renduar.

Cilat jane manifstimet kryesore te alergjise?
Alergjia per shkak te polenit te luleve dhe pluhurave manifestohet me ngarkese te mukozes se syve, infeksion te mukozave dhe te aparatit te frymemarrjes si dhe me astmen. Metale si nikeli dhe substanca kimike si sapuni dhe detergjente te ndryshem etj shkaktojne manifestimin e problemeve te lekures ne formen e ekzemes, alergjia nga ushqimi
gjithashtu mund te shkaktoje probleme me lekuren, si dermatite apo urtikarje ose simptoma gastrointensinale.

Si mund te parandalohet alergjia?
Masat preventive ne kete fushe nuk jane shume efikase. Sigurisht qe personat qe kane provuar veten se jane alergjike ndaj nje substance duhet te jene te kujdesshem ne perdorimin e saj. Persa i perket alergjive
te polenit te luleve dhe te pluhurave ekzistojne disa vaksina te dobishme qe
ulin mbindjeshmerine e theksuar te organizmit. Duhet kontaktuar me mjekun gjithmone ne raste te tilla ose me pediatrin per femijet, sepse per ta eshte me e veshtiré se sa per te rriturit. Duhet saktesuar se pjesa me e madhe e alergjive qe fillojne shume shpejt si dermatitet ne vitin e pare te jetes dhe bronkitet astmatike deri ne 5, 6 vitet e pare te jetes, kane tendendence te sherohen spontanisht. Nje nga masat me te mirat eshte prova kunder alergjive te ndryshme ne menyre qe te kemi informacionin e duhur rreth problemeve te mundshme te trupit tone dhe te evitojme sa me shume kontaktin me substancat qe i shkaktojne senisbilitet negativ atij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT Empty
MesazhTitulli: Re: NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT   NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT EmptyMon Oct 20, 2008 11:55 pm

Me ardhjen e pranverës rikthehen tek alergjikët simptoma si sy që lotojnë apo që të kruhen, hundë që rrjedhin, të teshtira, acarime dhe për rastin më të keq astma.

Alergjia
apo kundërveprimi alergjik është ai veprim që ndodh kur sistemi i
imunitetit të trupit kundërvepron ndaj diçkaje që zakonisht nuk të bën
ndonjë dëm. Ajo që shkakton alergjinë quhet alergjen.
Alergjitë mund të shkaktojnë shfaqjen e një sërë simptomash të cilat varen nga sa serioze është alergjia. I njëjti alergjen mund të japë simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm.


Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga alergjitë janë:


Hundë që rrjedhin apo të zëna
Sy të kuq të acaruar që të kruhen
Kollitje
Të teshtira
Tharje gjuhe dhe fyti, edhe acarime të tyre.
Vështirësi në frymëmarrje
Diarre
Vjedhje ushqimi
Tharje dhe acarim të lëkurës


Disa nga simptomat e shkaktuara nga alergjitë mund të shkaktohen edhe prej gjendjesh të tjera.

Alergjenët më të zakonshëm janë:


alkooli
thumbim i bletës apo i ndonjë insekti tjetër
pushi
ushqimi
poleni i luleve
bari, pemët, shkurret
pluhuri i shtëpisë
ilaçet
myshku
nikeli

Shumë alergjikë nuk e dinë se janë të tillë deri në çastin kur trupi u kundërvepron në mënyrë alergjike.
Në një rast të tillë njeriu duhet të shkojë të këshillohet me mjekun sepse ndonëse alergjia nuk mund të quhet drejtpërdrejtë si sëmundje simptomat që të jep mund të marrin përmasa dramatike.
Me
anë të provave në lëkurë mjeku arrin të gjejë ndaj kujt kundërvepron
trupi. Në këtë mënyrë alergjiku mund të përpiqet t´iu shmanget vendeve
me alergjenë të fuqishëm, por kjo gjë nuk është gjithnjë në dorë të
tij. Në këtë rast vuajtjet mund të pakësohen me marrjen e ilaçeve
Antihistaminike ose në raste të veçanta Kortizoni.
Ilaçet antihistaminike mund të japin pasoja anësore si lodhje trupore, përkeqësim në përqendrim dhe në aftësi për të reaguar.

Një
mënyrë për kurimin e alergjisë është metoda e Hiposensibilizimit me anë
të së cilës injektohen në trup doza të vogla alergjenësh ndaj të cilëve
trupi i të sëmurit kundërvepron. Kjo është një përpjekje për të mësuar
trupin me këto alergjenë dhe të mos të jetë kaq i ndjeshëm ndaj tyre.
Hiposensibilimi injektohet përgjatë disa vjetëve. Në 80 % të rasteve
jep rezultat.



Përgatiti Alvin Ekmekçiu
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !

Pershendetje Eva!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT Empty
MesazhTitulli: Re: NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT   NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT EmptyTue Oct 21, 2008 2:24 am

Pershendetje zoti Nezir! Shume i dobishem ky informacion qe keni sjelle per alergjine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT Empty
MesazhTitulli: Re: NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT   NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT EmptyTue Oct 21, 2008 2:34 am

veçsa ta ndihmoj pakëz themën, e nderuara Eva!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT Empty
MesazhTitulli: Re: NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT   NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT EmptyWed Oct 22, 2008 3:36 pm

Dhjetë mënyrat e të sjellurit që dëmtojnë trurin

Humbja e gjumit mund të kthehet në një faktor të vërtetë rreziku për shëndetin tuaj. Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. Pagjumësia e madhe apo çrregullimet e theksuara të gjumit përshpejtojnë vdekjen, sepse mungesa e gjumit shoqërohet me eliminimin e qelizave trunore. 
NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT Dhjete11
Sjelljet që dëmtojnë trurin dhe shëndetin tuaj
- Mosngrënia e mëngjesit
- Ngrënia pa masë
- Pirja e duhanit 
- Përdormi i tepërt i sheqerit
- Ndotja e ajrit 
- Humbja e gjumit
- Mbulimi i kokës përgjatë fjetjes
- Aktivizimi i trurit kur je i sëmurë
- Mungesa e mendimeve stimuluese 
- Të flasësh rrallë 

1- Mosngrënia e mëngjesit 

Njerëzit të cilët nuk hanë mëngjes do të kenë sasi të pakta të sheqerit në gjak dhe si rezultat i kësaj, truri nuk do të ketë rezerva të mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit. Kështu edhe në rastet e dietave ushqimore ngrënia e mëngjesit është e rekomanduar nga dietologët.

2- Ngrënia pa masë

Jo vetëm mungesa e oreksit por edhe ngrënia e tepërt është një ves që shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila të shpie deri në zvogëlimin e fuqisë mentale. Në një dietë të shëndetshme ditore parashikohet edhe një sasi e caktuar ushqimi, për të mos rrezikuar mbipeshën dhe probleme të ndryshme shëndetësore.

3- Pirja e duhanit

Përdorimi i duhanit, tashmë dihet se është i dëmshëm për shëndetin tuaj. Pirja e tij shkakton tkurrje të shumëfishtë të trurit dhe mund të shkaktojë sëmundjen e Alzheimerit.

4- Përdormi i tepërt i sheqerit

Eksperimentet e ndryshme të realizuara në vite kanë treguar se përdorimi i tepërt i sheqerit, qoftë ai në ngrënie apo pije, pengon në thithjen dhe përvetësimin e proteinave dhe lëndëve tjera ushqyese, duke shkaktuar vështirësi në zhvillimin e trurit.

5- Ndotja e ajrit

Edhe faktorët ambientalë veprojnë drejt për së drejti në shëndetin tuaj. Një faktor i tillë është edhe ndotja e ambientit. Kjo ndodh sidomos në zonat urbane. Truri është njëri prej konsumatorëve më të mëdhenj të oksigjenit në organizmin tonë. Thithja e ajrit të ndotur dobëson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogëluar efikasitetin e tij. 

6- Humbja e gjumit

Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. Pagjumësia e madhe përshpejton ne vdekjen - mbarimin e qelizave trunore etj. 

7- Mbulimi i kokës përgjatë fjetjes

Për disa prej jush të mbulosh kokën kur fle mund të jetë një veprim i njohur. Por të mbulosh kokën përderisa jeni duke fjetur, çon në shtimin e dioksid karbonit dhe zvogëlimin i oksigjenit, gjë që shkakton dëmtimin e trurit. 

8- Aktivizimi i trurit kur je i sëmurë

Puna e vështirë apo të studiuarit gjatë sëmundjes, çon në zvogëlimin i efektshmërisë së trurit, si dhe prishjen e tij. Kur jeni i sëmurë duhet të tregoheni të kujdesur dhe të relaksoheni.

9- Mungesa e mendimeve stimuluese 

Të menduarit është metoda më efikase ne stërvitjen e trurit tonë. Mungesa e mendimeve stimuluese ne tru shkakton tkurrjen e tij. 

10- Të flasësh rrallë 

Disa thonë "Kur nuk je në brendësi të një bisede më mirë të heshtësh, sesa të flasësh pa lidhje". Por jo gjithmonë është e vlefshme kjo. Truri juaj ka nevojë të jetë në funksion. Bisedat intelektuale do të ndihmojnë që truri të jetë sa më efikas.

Dieta e duhur për një mendje të kthjellët

Sot shkenca dhe mjekësia ka bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mire është vital për shëndetin edhe agjërimi, dieta është po aq i rëndësishme. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tonë të tretjes.

Të mbash trupin dhe mendjen të freskët

Është e nevojshme për t'u kujdesur për shëndetin mendor dhe fizik. Jo vetëm faktorët fiziologjikë por edhe ato psikologjikë mund të jenë të dëmshëm për shëndetin tuaj. Mos u ndikoni nga stresi, duke përdorur shumë vakte që "të ngushëllojnë", ndiqni një dietë të rregullt. Pas një dite të lodhshme dhe stresuese trupi ka nevoje për energji. Lëngjet, vitaminat, disa ëmbëlsira mund t'iu bëjnë të ndiheni më energjikë. Për të mbajtur trupin dhe mendjen të freskët, gjatë viteve të pleqërisë, duhet të ndiqni sa më shpejt që të jetë e mundur një stil jete të përshtatshëm për të ruajtur aftësitë e trupit, për të nxitur trurin dhe për të ruajtur funksionet e mendjes. Për këtë është i këshillueshëm si aktiviteti fizik, ashtu edhe ai mendor.

Efektet negative të pagjumësisë në tru

Pagjumësia mund të shkaktojë ndalimin e qelizave të reja në tru, sipas sugjerimit të një studimi. Një grup studiuesish zbuloi se pagjumësia ndikon në atë që në gjuhën mjekësore quhet Hipocampus dhe shpjegohet të jetë rajon i trurit që ka të bëjë me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit të trurit tregojnë se ato që sjellin efekte në tru janë pikërisht hormonet e stresit. Studimet janë kryer te kafshët duke marrë disa prej tyre dhe duke i lënë 72 orë pa gjumë. Pastaj, janë krahasuar kafshët e lodhura prej gjumit me ato që kanë kryer procesin normal të fjetjes dhe kanë zbuluar se ato që nuk kishin fjetur, kishin një nivel me të rritur të hormoneve të stresit, që quhet ndryshe corticosterone, shoqëruar kjo edhe me rënien e ritmit të prodhimit të qelizave të reja në tru.

Ndikimi i stresit në shëndetin mendor 

Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imun. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Gjithë muskujt, nervat dhe hormonet vihen në funksion për reagimin në gjendjen e stresit. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT Empty
MesazhTitulli: Re: NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT   NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NJË VËSHTRIM RRETH TRUPIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Një vështrim mbi romanin “ Kryefjala e Fatales”
» RRETH HOMOSEKSUALIZMIT
» RRETH DHIKRIT dhe URTISË SË TIJ
» Levizja e diejve rreth vetes.
» Xhiro mahnitëse rreth Tokës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: