Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Mė shumė se 100 vajza nga Shqipėria janė martuar nė Serbi‏

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Mė shumė se 100 vajza nga Shqipėria janė martuar nė Serbi‏   Sun May 22, 2011 10:51 pm

Mė shumė se 100 vajza nga Shqipėria janė martuar nė Serbi‏



Momir Kovaēeviq, pėrfaqėsues i shoqatės “Stara Rashka”, ka theksuar se mė shumė se 100 vajza nga Shqipėria katėr vitet e fundit janė martuar nė Serbi, nė Novi Pazar, Sjenicė, Tutin dhe Nova Varosh, transmeton njoftimin e medieve INA.
“Ky aksion mund tė vlerėsohet si shumė i suksesshėm, pasi kemi tė bėjmė me martesa tė lumtura, ėshtė parandaluar vdekja e shumė fshatrave” ka thėnė Kovaēeviq, i cili shton se vajzat nga Shqipėria nuk hezitojnė tė martohen me djemtė e kėsaj ane.
Me djelmoshat e pamartuar nė vendet fshatare tė kėtyre vendeve martohen kryesisht vajza qė vijnė nga veriu i Shqipėrisė, kryesisht nga rrethi i Shkodrės. Sanxhaku ėshtė rajoni nė jugperėndim tė vendit, nė kufi me Bosnjė-Hercegovinėn, Malin e Zi dhe Kosovėn, me popullsi prej 420 mijė banorėsh, dhe qė dominohet nga shumica boshnjake dhe pikėrisht sepse nuk janė serbė kanė katandisur ndėr zonat mė tė varfra dhe mė tė prapambetura ekonomikisht tė Serbisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Mė shumė se 100 vajza nga Shqipėria janė martuar nė Serbi‏   Sun May 22, 2011 10:55 pm

Vajzat shqiptare i martojnė me meshkuj sllavė
Ne shum tema folet per humbjen e ndjenjes kombetare nga shum shqiptar te Shqiperis, te tillet asimilohen ne grek , vendojm femijve emra sllav , grek dhe te huaj. Dhe me tragjikja martohen me burrat me te padeshiruar te Serbis, serbet e ketyre fshatrave te varfer duke mos mund te gjejn bashkeshorte nga gjaku i tyre , sepse askush nuk don te hyje ne ato fshatra te varfer , kan gjetur zgjidhje , ato kan gjetur vajza shqiptare nga Shqiperia, te cilat nuk pyesin per vite, per kombesi, religjion, pasuri, lokacion, pun qe duhet te bejn , sa femij duhet te lindin, cfar gjuhe duhet te flasin... Kto vajza te reja , ne disa raste raporti eshte 40 vjet per mashkullin serb, 20 per femren shqiptare, jan ber vegel per rritjen e natalitetit ashtu sic shkruan gazeta Novosti.


Me shum se 40 "te rinj" nga zonat e komunave: Sjenic , Tutin dhe Tregu i Ri ( Novi Pazar) , jan martuar keto vite me vajza nga Shqiperia, jan mbledhur javes ne Buxhev te Sjenices. Organizata humanitare " Rashka e Vjeter " prej Beogradi organizoi nje shoqerim te kendshem ne shenj perkrahjeje dhe ndihme te vogel , cifteve te reja " serbo-shqiptare" ju ndan nga 500 euro.


Cdo dit e me shum vajza te reja nga Shqiperia gjejn fatin e tyre ketu ne Peshter. Kjo neve na gezon dhe "trimeron" , sepse po ngjallim shum fshtra SERBE ,nese ngelin gjall fshatrat, ngel edhe SERBIA - thot Momir Kovacevic , kryetar i deges '' Stare Rashke" ne Sjenic.


Fshtrat Serbe dhe te tjer fshatra ne Peshter , Golij dhe Rogozni kan ngel te zbrazura , sepse te rinjt, sidomos vajzat, kan ikur ne qytete. Ato qe kan ngelur skan mund te martohen , sepse asnje vajz nuk e don fshatin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Mė shumė se 100 vajza nga Shqipėria janė martuar nė Serbi‏   Sun May 22, 2011 11:00 pm

“Vanila Skaj ” i marton vajzat e Shqiperise me maqedonasit e Tetoves; Nuset maqedonase kryesisht vijne nga ShkodraShkoderZemer

Ne Tetove legalizohet puna e agjencise qe ndermjeteson martesat maqedonaso-shqiptare


Selia e agjencise “Vanila Skaj” gjendet ne qendren tregtare mbi tregun e gjelber te Tetoves, ne nje vend te fshehte i rrethuar me lokale afariste qe kane pronare maqedonas. Ekipi i “Koha Ditore” arriti qe te zbuloje zyren e kesaj agjencie, por ne deren hyrese nuk shkruante emri i firmes “Vanila Skaj”, nderkaq e njejta funksiononte vetem si zyre avokati. Boshko R. Rafajlovski mendohet te jete shefi i kesaj agjencie, pasi qe emri i tij gjendej ne deren hyrese te se njejtes


Vedat Memedaliu
Shkup, shtator 2006

Agjencia qe ndermjeteson martesat mes maqedonasve nga Tetova dhe vajzave shqiptare nga Shqiperia Veriore pas disa viteve ilegalitet ka vendosur te zyrtarizoje veprimtarine, duke e hapur nje zyre ne pjesen qendrore te qytetit.
“Vanila Skaj” eshte emri i kesaj agjencie per “zemra te vetmuara”, qe tanime ka bere edhe shpalljen zyrtare ne televizionin lokal maqedonas “Kiss”, ku klienteve u ofrohet ndermjetesim per martesat me vajzat nga Shqiperia.
Ne kete shpallje qe per disa dite po emitohet ne televizionin e siperpermendur nuk precizohet shuma e parave qe duhet klientet te paguajne per t’u bere dhender Shqiperie, por thuhet se ēmimi eshte sipas marreveshjes.

Avokati Boshko Rafajlovski pronar i agjencise

Selia e kesaj agjencie gjendet ne qendren tregtare mbi tregun e gjelber te Tetoves, ne nje vend te fshehte i rrethuar me lokale afariste qe kane pronare maqedonas.
Ekipi i gazetes “Koha Ditore” ne Shkup arriti qe te zbuloje zyren e kesaj agjencie, por ne deren hyrese nuk shkruante emri i firmes “Vanila Skaj”, por e njejta funksiononte vetem si zyre avokati. Boshko R. Rafajlovski mendohet te jete shefi i kesaj agjencie, pasi qe emri i tij gjendej ne deren hyrese te se njejtes. Ai kishte vendosur ne dere dy numra telefoni per te interesuarit edhe ate njeri fiks dhe njeri numer ishte i celularit te tij. Por, ai te henen nuk ishte ne vendin e tij te punes.
“Boshkoja nuk eshte ne zyre, ai punon vetem me termine dhe nese nuk caktoni ndonje takim, nuk mund edhe te takoheni me Boshkon”, tha nje afarist maqedonas, i cili punonte si frizer afer agjencise “Vanila Skaj”. Gazeta tentoi qe nepermjet telefonit te kontaktoje me Boshko Rafajlovskin, i cili nuk ishte i pakapshem per deklarate. Me vet faktin se Rafajlovski shpalljen per ndermjetesim per martesa me vajza nga Shqiperia e ka derguar vetem ne televizionin maqedonas “Kiss”, ai ka bere te ditur se kryen sherbime vetem per qytetare te etnitetit maqedonas. Shqiptaret jane te padeshirueshem ne zyren e Rafajlobvskit, dhe kjo u vertetua kur fqinjet e tij kuptuan se ekipi i gazetes “Koha Ditore” investigon punen e tij.

500 euro per nje nuse nga Shqiperia

Sipas te dhenave te sigurta te gazetes, ēmimi per sherbimin e kryer, “Vanila Skaj” kerkon 500 euro, te cilen ne te shumten e rasteve i paguan dhendri. Drejtuesit e kesaj agjencie sipas burimeve te gazetes kane lidhje me agjenci te ngjashme ne Shqiperi, kurse ne zyren e Tetoves punojne edhe shqiptare te cilet mbajne kontakte te drejtperdrejta me koleget e tyre ne Shqiperi.
“Koha Ditore” kohe me pare informoi se gjate dhjete viteve te fundit, mbi 300 vajza nga Shqiperia jane martuar me maqedonas nga Tetova. Sipas Qendres per Pune Sociale ne Tetove, mesohet se kjo tendence ka vazhduar edhe gjate ketij viti, madje vihet re nje shtim i numrit te maqedonasve qe martohen me vajza shqiptare.
Martesa e pare shqiptaro-maqedonase, zyrtarisht eshte regjistruar ne vitin 1995 kur nje vajze nga Shqiperia veriore ka hyre ne lidhje bashkeshortore me nje maqedonas, qe ne ate kohe ka qene nje befasi e madhe duke pasur parasysh perkatesine nacionale te ketij ēifti. Numri i martesave te ketilla, deri ne vitin 2000 ka qene teper simbolik, kurse numri i tyre eshte shtuar me shpejtesi pas vitit 2001, kohe kur eshte shenuar edhe numri me i madh i martesave te tilla. Nada Bllazhevska, sociologe ne Qendren per Pune Sociale ne Tetove, ka pohuar per nje rritje te vazhdueshme te martesave te tilla. “Ende nuk dihet se cilat jane shkaqet qe lidhjet bashkeshortore mes shqiptareve dhe djemve maqedonas shenojne rritje vazhdimisht, por sigurisht perkatesia katolike e te dyja paleve dhe karakteri shume i urte i vajzave nga Shqiperia ben qe ato te jene shume te kerkuara ne Tetove”, ka thene Vllazhevska.

Nuset maqedonase kryesisht vijne nga Shkodra

Vajzat qe martohen me burra maqedonas vijne nga Shqiperia e veriut, kryesisht nga fshatrat e Shkodres, kurse mbi 90 per qind e tyre jane katolike. Ato jane martuar me banore te fshatrave te Tetoves, qe jane me shumice maqedonase si Brevenice, Dobrosht, Rataje, Tearce, Dobrosht, Zhillce, Vratnice dhe Jegunovc. Mosha mesatare e ketyre vajzave eshte 24 - 35 vjeē. Per sociologet eshte interesant fakti se asnjeri prej ketyre ēifteve te martuara me ndermjetesine e agjencive ilegale nuk ka parashtruar kerkese per ndarje ne institucionet perkatese ne Tetove. Zyrtaret thone se vajzat shqiptare qe jane martuar me djem maqedonas kane pohuar se nje hap te tille e kane marre me deshiren e tyre, ndersa kane shtuar se problemet ne keto lidhje jane mosnjohja e gjuhes dhe e partnerit.
“Ne bisedat qe kemi zhvilluar me keto vajza, asnjera prej tyre nuk ka deklaruar se ka hyre ne bashkeshortesi si pasoje e frikes apo presionit, por perkundrazi te gjitha na kane deklaruar se me vete deshire dhe me lejen e familjes se tyre kurorezohen me qytetare maqedonas”, ka deklaruar sociologia Nada Vllazhevska.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Mė shumė se 100 vajza nga Shqipėria janė martuar nė Serbi‏   Sun May 22, 2011 11:20 pm

Ne kete gazete Sllave thuhet :
se vajza esht nga Velipoja , familja e saj e kan festu martesen e saj ne Velipoj , ndersa bashkeshorti i saj deri me tani ska mund askund te gjej nuse , sepse fshati ka vetem 30 shtepi dhe nuk kan ngel vajza .
Deri me tani ne Prilep jan martu me dhjetra vajza nga Shqiperia , ndersa me dhjetra te tjer jan ne rrug per tu martu.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Mė shumė se 100 vajza nga Shqipėria janė martuar nė Serbi‏   Sun May 22, 2011 11:25 pm

Edhe 8000 serbė kėrkojnė nuse nė Shqipėri



Serbia dhe Shqipėria, dy vende qė dikur flisnin me gjuhėn e luftės, sot duket se kanė krijuar njė marrėdhėnie mė shumė se miqėsore. Prej dy vitesh, 86 vajza shqiptare janė martuar me djem nga Serbia, por fakti qė aktualisht ka tetėmijė djem qė janė vėnė nė radhė pėr t'u martuar me vajza shqiptare flet qartė se tashmė mes dy vendeve po fryn njė erė e re, shumė miqėsore. Nė lagjen "Rus", nė periferi tė qytetit tė Shkodrės, ndodhet shoqata "Moraēa Rozafa", e cila pėrfaqėson pakicat serbo-malazeze nė Shqipėri. Pranė zyrave tė kėsaj shoqate ushtron aktivitetin e saj edhe njė kompani private "Maruel 2008", e licencuar pėr konsulencė familjare dhe qė nė bashkėpunim me kompaninė serbe "Novi Varosh" kanė marrė pėrsipėr tė bashkojnė nė martesė djemtė serbė me vajzat shqiptare.
Ēdo ditė, pranė shoqatės "Moraēa Rozafa" tė zė syri makina tė shumta me targa tė Beogradit. Janė tė rinj nga Serbia tė cilėt kanė ardhur nė Shkodėr vetėm pėr njė arsye: tė gjejnė nuse. Kompania serbe ėshtė ajo qė gjen djemtė, ndėrsa kompania shqiptare merr pėrsipėr tė gjejė vajza dhe pasi djali me vajzėn shihen dhe njihen, vendosin nėse duan tė martohen. Kėrkesat e djemve serbė pėr t'u martuar me vajza shqiptare kanė kaluar ēdo parashikim edhe tė vetė dy kompanive qė kanė marrė pėrsipėr tė martojnė djemtė serbė me vajzat shqiptare. Procedurat nuk janė aspak burokratike dhe tepėr praktike, madje ka raste kur fejesat ndodhin dhe brenda njė dite, mjafton qė djali dhe vajza tė pėlqehen dhe nėse vendosin tė fejohen duhet tė bėjnė dhe njė pagesė te kompanitė private qė mundėsuan njohjen. Njė tjetėr anė pozitive ėshtė fakti se njerėzit e dy kombėsive nuk shohin as pėrkatėsinė fetare, as etnike dhe as tė kaluarėn, duke treguar njė emancipim tė brezave. Njė nga kandidatėt pėr t'u bėrė dhėndėr nė Shqipėri ėshtė Vidan Mitroviē nga qyteti i Uzhicės, 40 kilometra larg Beogradit. Atė e gjetėm duke u interesuar pranė shoqatės "Moraēa Rozafa" ku ndodhet edhe kompania "Maurel 2008". Vidan Mitroviē duket me fat, sepse pėr tė kompania propozon njė vajzė nė fshatin Grudė tė Shkodrės. Kandidati pėr dhėndėr sė bashku me drejtues tė kompanisė niset pėr nė fshatin Grudė, ku e pret familja e Kanto Isufit, pėr t'u njohur me vajzėn e shtėpisė. Pasi prezantohen, djali me vajzėn pėlqehen dhe siē i takon zakonit tė shqiptarit, fjala jepet nga i zoti i shtėpisė. Me lot nė sy, Kanto Isufi jep fjalėn e burrit se ėshtė dakord tė krijojė miqėsinė e re. Vidan Mitroviēi ėshtė shumė i gėzuar. Nė Serbi ka qenė e vėshtirė tė gjejė nuse, sepse siē thotė ai, vajzat serbe po largohen drejt Perėndimit. Vidani thotė se u interesua pėr nuse nga Shqipėria pasi disa shokė tė tij tė martuar me vajza shqiptare kishin krijuar familje tė lumtura. "Mua nuk mė intereson e kaluara, as ēėshtjet etnike, as ato fetare. Mė intereson qė tė gjej njė njeri tė mirė", thotė Vidani, i cili sqaron mė tej se nė Beograd, shqiptaret kanė namin pėr vajza tė thjeshta, tė ndershme dhe punėtore. Ndėrsa nusja shqiptare qė do shkojė nė Serbi, Diana Isufi, pas fjalės sė dhėnė nga babai, thotė se ėshtė e kėnaqur qė do tė shkojė nuse nė Serbi. Ajo pohon se do vazhdojė tė ruajė traditat dhe zakonet e familjes dhe vendit, pa harruar mė kryesoren, qė nesėr fėmijėt e saj, pėrveē serbishtes do tė flasin dhe gjuhėn e nėnės, shqipen. Miqėsia mes familjes serbe Mitoviē dhe familjes shqiptare Isufi merr formė pas njė dasme tė vogėl familjare tė organizuar nė njė nga zonat turistike tė Shkodrės. (shqip)

Gjysma e kėrkesave, nga djemtė e lagjes sė famshme "Zemun"

Presidenti kompanisė shqiptare, qė mundėson gjetjen e nuseve, Gėzim Gjoka, thotė pėr gazetėn "Shqip" se "kėrkesat janė tė shumta qė tė ēojmė nuse nė Serbi. Vetėm nga lagjja "Zemun" nė Beograd, qė ėshtė njė lagje elite dhe me tepėr emėr nė gjithė Ballkanin, janė rreth katėrmijė djem tė regjistruar, nė radhė pėr tė gjetur nuse nė Shqipėri". Sipas tij, vajzat shqiptare pėlqehen shumė nė Serbi, pasi janė tė rregullta dhe familjare. "Nga 86 martesa qė kemi bėrė ne si kompani, asnjėra nuk ka pasur probleme. Tė gjitha martesat vazhdojė normalisht dhe ēiftet janė shumė tė kėnaqura nga lidhja qė kanė krijuar", thotė Gjoka. Martesat qė po bėhen mes serbėve dhe shqiptareve komentohen dhe janė pritur mjaft mirė dhe nga pushtetarė serbė. Kėshilltari i ministrit tė Diasporės, Simon Gjuretiē, nė njė prononcim dhėnė pėr gazetėn "Shqip", thotė se "lidhjet tona me Shqipėrinė janė tė hershme dhe dėshirojmė qė ato tė forcohen mė tej. Nė qendėr tė Beogradit ne kemi njė rrugė me emrin 'Skaderlija' (Shkodra) dhe njė pallat me emrin "Albania". Kėto tregojnė se ne i kemi parė dhe pranuar shqiptarėt si miq. Kohėt e fundit vihet re se djemtė serbė po martohen me vajza shqiptare dhe ne e pėrshėndesim dhe urojmė qė kjo tė vazhdojė, pasi forcon dhe vazhdon miqėsinė mes dy vendeve".

Diana Isufi, pas fjalės sė dhėnė nga babai, thotė se ėshtė e kėnaqur qė do tė shkojė nuse nė Serbi. Ajo pohon se do vazhdojė tė ruajė traditat dhe zakonet e familjes dhe vendit, pa harruar mė kryesoren, qė nesėr fėmijėt e saj, pėrveē serbishtes do tė flasin dhe gjuhėn e nėnės, shqipen

Vidan Mitroviē, nga njė qytet i vogėl pranė Beogradit, sapo ėshtė fejuar me njė vajzė shqiptare nga fshati Grudė i Shkodrės. Ai ėshtė entuziast dhe shpreson tė krijojė njė familje tė shėndetshme, qė pėrveē tė tjerash do tė rrezatojė vlera njerėzore edhe jashtė mureve tė shtėpisė, nė shoqėrinė serbe dhe atė shqiptare ..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 105
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

MesazhTitulli: Re: Mė shumė se 100 vajza nga Shqipėria janė martuar nė Serbi‏   Sat Nov 17, 2012 11:24 pm

Plani maqedonas: Shtohuni me nuse nga Shqipėria!





SHKUP - Kryetari i Komunės sė Novacit tė Manastirit, Lazar Kotevski, ėshtė i vetmi qė po zbaton apelin e kryeministrit Nikola Gruveski, qė gratė maqedonase tė lindin mė shumė fėmijė, me qėllim tė rritjes sė natalitetit.

Kryetari Kotevski inkurajon beqarėt e kėsaj komune tė martohen sa ma shpejt. Por apeli i tij, siē kanė raportuar mediat lokale nė Manastir, ka njė kusht: vajzat tė jenė nga Shqipėria dhe jo nga Maqedonia! Me qėllim qė tė rrisė numrin e fėmijėve, Kotevski, madje me financa tė komunės, i dėrgon beqarėt drejt Shqipėrisė qė tė gjejnė nuse, shkruajnė mediat lokale nė Maqedoni.

"Nėse arrijnė tė gjejnė nuse nė Shqipėri, atėherė komuna jo vetėm qė heq shpenzimet e rrugės, por do t’i mbulojė edhe shpenzimet e kurorėzimit, pagesėn e priftit pėr ceremoninė kishtare dhe nė fund, tė gjitha shpenzimet e dasmės", - thotė kreu i Komunės sė Novacit, Lazar Kotevski.

Sipas tij, martesa e beqarėve maqedonas me vajza nga Shqipėria ėshtė strategjia e Komunės sė Novacit, e cila do tė ndikojė nė rritjen e natalitetit nė kėtė komunė. Komuna ka 44 vendbanime me 3500 banorė, ndėrsa brenda njė viti lindin jo mė shumė se 30 fėmijė.

"Kemi tė pėrgatitur njė listė me 100 beqarė. Vajza kemi shumė pak pėr shkak se njė numėr i madh i familjeve po shpėrngulen dhe vendosen nėpėr qytete. Numri i beqarėve do tė ishte shumė mė i madh, por falė Shqipėrisė, vetėm kėtė vit kemi 30 martesa tė beqarėve tanė me nuse shqiptare.", - thotė krenar Kotevski.

(er.nu/tg/BalkanWeb)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
mujota
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 21
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

MesazhTitulli: Re: Mė shumė se 100 vajza nga Shqipėria janė martuar nė Serbi‏   Wed Nov 21, 2012 8:14 pm

E po keto gjera ndodhin...sepse ne shqipetarve shpejt na lė kujtesa...harruam valle te gjitha ato qe perjetuam?!!Harruam se me serb,po po me serb luftuam mese 100 vjet....Harruam se ishin po ata qe na shperngulen per ne Turqi,na morren tokat,na djegen shtepit,na djegen grurin e pjekur ne ara,na vrane me te dashurit....Si duket harruam!!Sot po martohemi me ata te mallkuar qe na torturan e u munduan te ecnin mbi kokat tona!!Po martohemi me ta...Martohuni e mos u ngifshi kurre burra!!!Sepse edhe po te ishin te vetmit meshkuj te bote s'do isha martuar,do te isha tretur e vetme e nuk do ta kisha shtuar faren e tyre te mallkuar.....por ne harruam,cdo gje harruam prandaj veprojm keshtu!!!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 3249
Age : 35
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Mė shumė se 100 vajza nga Shqipėria janė martuar nė Serbi‏   Wed Nov 21, 2012 9:50 pm

Mujota postimi i juaj eshte shum domethens, ky postim per mendimin tim eshte postim i vitit ne forumin BK. Respekt Mujota

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
mujota
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 21
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

MesazhTitulli: Re: Mė shumė se 100 vajza nga Shqipėria janė martuar nė Serbi‏   Wed Nov 21, 2012 11:32 pm

Drini faleminderit....thjesht thashe ate qe kisha brenda dhe clirova shpirtin tim!!!....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sahit Rexhepi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 43
Vendi : viti
Registration date : 26/11/2013

MesazhTitulli: Re: Mė shumė se 100 vajza nga Shqipėria janė martuar nė Serbi‏   Wed Nov 27, 2013 7:12 pm

na duhet me ditė qe nė shipni ka shum shkije po qe shiten si shiptarė,ata nuk e kangjak shiptari po gjak shkavi,shikoni niher edhe ēfar emra kanė niher.nuk po tham enver hoxha ukan i mirė ,por pėr do sene ukan i mir dhe mie jav ka ba shiptarėve atje se secili e njeh popullin e vet se shka janė,enveri ika njoft krejt se nė shipni kapas dhe ka ,grek,shkije ,mala zez,bzgar,magjup,shiptar etj.dhe pėe kėtė arsye aj javka qi ***** krejtve ju ka than ktu jeni krejt shiptar pa fe pa drejta se qėshtu e lyni ju,..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Mė shumė se 100 vajza nga Shqipėria janė martuar nė Serbi‏   Today at 1:29 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Mė shumė se 100 vajza nga Shqipėria janė martuar nė Serbi‏
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: