Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Hysni Milloshi-produkt I tradhėtisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 46
Age : 38
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

MesazhTitulli: Hysni Milloshi-produkt I tradhėtisė   Mon May 30, 2011 9:56 pm

Hysni Milloshi-produkt I tradhėtisė







“Revolucioni nuk pėrgatitet duke bėrė llafe,siē bėjnė revizionistėt e ndryshėm.” E.Hoxha-Imperializmi dhe revolucioni”
, bot.II,fq 229



Nė ditėt e para tė shkurtit tė vitit 1991,gazeta “Zeri i popullit” ka botuar njė komunikatė mbi ecurinė e bisedimeve pėr vendosjen e marrėdhėnjeve diplomatike midis Shqiperisė dhe SHBA-s.

Sipas komunikatės,gjithēka ishte gati,mbetej veē njė “detaji teknik”. Shumėkush e kuptoi atėhere,se “detaji teknik” nuk qe gjė tjetėr veēse rrėzimi i monumentit tė shokut Enver Hoxha,qė do tė pasonte heqjen natėn,hajdutēe,tė monumentit tė J.V.Stalinit,pikėrisht nė pėrvjetorin e ditėlindjes sė tij,mė 21 dhjetor 1990.

Reaksioni i jashtėm dhe ai i brendėshėm kishin marrė revan, tradhėtia vepronte hapur.Dy gjėra dalloheshin veēanėrisht qartė nė ato momente.

E para,banda e Ramiz Alisė ishte tradhėtare, e vėnė tėrėsisht nė shėrbim agjenturor antishqiptar,antipopullor e antikomunist dhe e dyta, prania e dukshme e lojes dhe e diktatit nė rritje tė SHBA-s.Tashmė kėto dihen dhe pranohen nga tė gjithė.

Rrėzimi i monumentit tė shokut Enver Hoxha nuk qe thjesht njė “detaj teknik”,as edhe njė akt i shkėputur nė vetvehte.

Enver Hoxha,me veprėn e tij tė pavdekshme,qe bėrė simbol i lirisė dhe i pavarėsisė sė vėndit,i drejtėsisė dhe i barazisė,i pėrparimit dhe i emancipimit tė pandėrprerė ekonomik-shoqėror,i dinjitetit kombėtar dhe i demokracisė sė vėrtetė proletare.

E tėrė lufta vigane e Enver Hoxhės qe e lidhur pazgjidhshmėrisht me interesat e masave popullore nė tėrėsi dhe tė klasės punėtore nė vecēanti. Si i tillė Ai ishte THEMELI dhe MISHERIMI i PUSHTETIT TE POPULLIT NE FUQI.

Prandaj rrėzimi i monumentit ishte demostrim kriminal vandalėsh i pėrmbysjes sė pushtetit popullor dhe sistemit socialist,i permbysjes dhe asgjesimit tė tė gjitha vlerave dhe arritjeve historike,qė lidheshin me kėtė pushtet dhe me kėtė sistem.

E parashtrojmė kėtė hyrje,sepse ka ndonjė shok komunist,qė ėshtė shprehur se “ne nuk mund tė fusim popullin nė gjakderdhje pėr njė monument”. Eshtė e qartė,se s’bėhej fjalė pėr njė monument,por pėr pushtetin.Dhe kur shtrohet ēėshtja e pushtetit,populli ka tė drejtėn morale tė zgjedhė mjetet,mėnyrat dhe rrugėt pėr mbrojtjen e interesave tė tij jetike. S’bėhet fjalė pėr “gjakderdhje” tė pafajshme,pėrkundrazi reaksioni kishte njė frikė tė tmerrshme nga kundėrvėnia e popullit nga pozitat e forcės,sepse ēdo lloj raporti forcash e mundėsish nė planin e brėndshėm fliste nė favor tė popullit dhe nė disfavor tė kundėrrevolucionit.

Reaksioni e dinte mirė kėtė dhe as qė guxonte t’i hynte njė ballafaqimi tė tillė.

Nga kjo pikpamje, kurrfarė gjakderdhje nuk do tė ndodhte. Por,nė ēastin vendimtar klasa punėtore dhe aleatėt e saj u gjetėn tė tradhėtuar,tė ēarmatosur,tė paorganizuar dhe mė keq akoma tė ēorganizuar.

Nga sa thamė mė lart,ky argumentim vlen edhe pėr parrullėn false,krejt demagogjike se gjoja R.Alia “e shpėtoi vėndin nga gjakderdhja”,falsitet,qė i shkon aq pėr shtat R.Alisė,dhe qė pėr ēudi,ka zėnė vend tek tė gjitha organizatat me pretendime komuniste aktualisht nė Shqipėri. R.Alia nuk e shpėtoi vėndin nga gjakderdhja,pėrkundrazi,me permbysjen qė ai realizoi,e zhyti vėndin nė njė gjakderdhje tė pėrbidshme dhe afatgjatė. Ka edhe ndonje mendim naiv,qė shprehet dėndur,bile dhe me zemėrim,nga komunistė tė ndryshėm dhe qė ka depėrtuar si “pa tė keq” nė gazetat aktuale me pretendime “komuniste” se R.Alia u tregua frikacak,prandaj edhe e dorzoi pushtetin.Pa shiko!?.... Ky Ramiz Alia,ishte njė tradhėtar dhe agjend i hershėm i imperializmit,qė pėrgatiste prej vitesh pėrmbysjen e pushtetit popullor,apo thjesht njė drejtues partie dhe shteti,qė nė momentet e fundit u tregua vėrtet frikacak?

Naivitete tė tilla janė mjaft tė dėmshme dhe nuk lejojnė tė analizohet drejt dhe qartė tradhtia e R.Alisė,nė mos qofshin kėmbalecė pėr ta shpėtuar R.Alinė pikėrisht nga kjo analizė.

Qė R.Alia kishte frikė,kjo nuk diskutohet.Por nuk kishte frikė nga kundėrrevolucioni,me tė cilin ishte lidhur prej kohėsh dhe tė cilit i shėrbente me aq zell,me besnikėri dhe me zgjuarsi.(Se kur mund tė jetė rekrutuar si agjend pėr herė tė parė R.Alia,kėte ne nuk e dimė me saktesi. Nė njė botim tė vitit 1964 nga njė institutė sociologjik austriak gjėndet njė shėnim,sipas tė cilit R.Alia,fillimisht ka qėnė i regjistruar nė rininė fashiste dhe mė pas ka kaluar me rininė komuniste shqiptare.Rrėnjėt e R.Alisė dhe veprimtarinė e tij agjenturore,me saktesi mund t’i njohin vetėm shėrbimet e huaja secrete,nga tė cilat e fundit sipas radhės duhet tė jetė CIA-amerikane.)

E,megjithatė,R.Alia kishte frikė.Ai e njihte mirė popullin shqiptar,dashurinė e pakufishme,qė ky popull ushqende ndaj Enver Hoxhės,forcėn,mėnēurinė dhe trimėrinė tipike shqiptare,ndaj dhe kishte frike. R.Alia e dinte fort mirė,se nė gjirin e popullit dhe tė Partisė Punės sė Shqipėrisė kishte forca tė shėndosha revolucionare,komunistė tė vėrtetė,tė gatshėm tė sakrifikonin dhe jetėn pėr mbrojtjen e pushtetit popullor dhe tė fitoreve tė socializmit,ndaj kishte frikė.

Perballė tyre,kundėrrevolucioni nuk do tė mund tė fitonde. Pikėrisht,pėr tė shmangur kundėrshtimin popullor,tė organizuar nga pozitat e forcės,R.Alia ndėrmerr njė manovėr,e cila pėr njė kohė tė gjatė do tė lėrė shije tė hidhur nė kujtesėn e komunistėve shqiptarė.

Vetėm njė mėndje djallėzore e kalibrit tė R.Alisė,mund tė sajonte nė vorbullėn e tensionuar tė situatės,atė grackė,ku do tė binin fillimisht dhe pėr fat tė keq shumica e komunistėve,njė pjesė e tė cilėve nuk ka dalė nga ky kurth as sot e kėsaj dite. Fjala ėshtė pėr atė,qė u afishua si “Shoqata e veprimtarėve vullnetarė “Enver Hoxha”.Njė emėr pėllumbash (“veprimtarė vullnetarė”),qė tė kujton mė tepėr njė shoqatė tė pafajshme femijėsh,tė cilėt kanė vendosur tė mirėmbajnė lulishten e lagjes,se sa njė organizatė revolucionare,qė merr pėrsipėr tė mbrojė,qoftė edhe vetėm Enver Hoxhėn.


Le tė pėrpiqemi tė argumentojmė pėr sa thamė mė sipėr.

Siē dihet,monumenti i shokut Enver Hoxha u rrėzua mė 20 shkurt tė vitit 1991.

Pikėrisht njė ditė mė parė,mė 19 shkurt tė atij viti,nė faqen e parė tė gazetės “Zėri i Popullit”,nė vėnd tė kryeartikullit,botohet mesazhi,qė njė “askushi”,me emėrin H.Milloshi i drejtonte “shokut Ramiz Alia” nė emėr tė kėsaj shoqate.

A e dinte H.Milloshi,se tė nesėrmen do tė rreėzohej monumenti ι shokut Enver?

A ishte thjesht rastesi formimi i shoqatės vetėm njė ditė para rrėzimit tė monumentit?

Nuk ishte aspak rastėsi.

Por kush i organizonte,kush i kombinonte paralelisht,nė tė njėjtėn kohė kėto veprimtari tė kundėrta?

Sigurisht,qė ky njeri nuk mund tė qe Hysni Milloshi.

Ai s’kishte e s’ka takt te fshijė as qurret e tij,jo mė te ngrinte shoqata tė nivelit kombėtar.

Ky ishte dikush tjetėr, qė jo vetėm zotėronte njė mėndje djallėzore tė kalibrit tė Zhozef Fushesė,por sidomos qė kishte fuqi dhe pushtet mbi tė dyja palėt kundėrshtare,edhe mbi revolucionin edhe mbi kundėrrevolucionin. Eshtė e qartė se kėetė rol mund ta lunate vetėm R.Alia me bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė,qė mbanin funksionet mė tė larta nė PPSH-nė. Dhe nė shtetin shqiptar dhe njėherėsh ishin agjentė tė zbulimeve tė huaja.Qė R.Alia ishte tradhėtar dhe drejtonte nė fshehtėsi kundėr-revolucionin,kėtė nuk e diskuton askush prej komunistėve,bile edhe vetė agjentėt e tij tė futur nė gjirin tonė,janė tė detyruar tė flasin kundėr ustait tė tyre. Por,kur vjen fjala tek “Shoqata e Enverit” tek shumica dėrrmuese e komunistėve zotėron njė opinion pozitiv pėr kėtė shoqatė. Ata mendojnė me naivitet tė pafalshėm se ky ishte njė akt i drejtė,me karakter e mission revolucionar,mė i mundshmi pėr kushtet e asaj kohe.

Por,nuk ėshtė aspak kėshtu,nė tė vėrtetė ėshtė krejt e kundėrta. Autori i vėrtetė,ideatori i krijimit tė Shoqatės “Veprimtarėt vullnetarė tė Enverit” ishte R.Alia dhe qė i nevojitej atij pėr qėllimet e veta tė mbrapshta.

Pėr tė argumentuar kėtė mendim,le tė kujtojmė situatėn,qė u krijua fill mbas 20 shkurtit 1991.

Rrėzimi i monumentit tė shokut Enver Hoxha shkaktoj njė tronditje dhe zemėrim popullor,shumė mė tė fuqishėm si tė thuash,nga tėrmetet apo vullkanet,zemėrim, i cili edhe sot mbas njėzet vjetėsh nuk ėshtė fashitur ende,pėrkundrazi.

Nė vend u krijua njė situatė shpėrthyese.Populli,kudo nė Shqipėri vėrshoi masivisht drejt pikave tė hapjes (ushtarake) si nė situatat e kushtrimit luftarak dhe kėrkonte armė e drejtim pėr tė marrshuar drejt Tiranės.

Breėnda natės midis 20-21 shkurtit,komanda e regjimentit tė aviacionit nė Qytetin Stalin u dėrgoi rradiograme komandave tė tė gjitha divizioneve tė ushtrisė,ku kėrkonte mbėshtetjen dhe gadishmėrinė e tyre nė mbrojtjen e pushtetit popullor. Kuadrot e ministrisė sė mbrojtjes e shpallėn tradhėtar R.Alinė,ndėrsa minatorėt nė Selenicė portretin e R.Alisė e varnin nė bisht tė qėnėve tė rrugės. Studentėt e Shkollės sė Bashkuar tė oficerave “Enver Hoxha”,ajka e Ushtrisė tonė Popullore,u ngritėn nė kėmbė me njė vendosmėri tė admirueshme,plot pathos revolucionar,nė mbrojtje tė atdheut e tė socializmit. Nė resonancė me ta ishin edhe studentėt e shkollės sė ministrisė sė punve tė brentėshme. Kudo nė Shqipėri,oborret e degave tė brendeshme,pėr ditė e netė me rradhė ,buēisnin nga kengėt pėr Enver Hoxhėn.

E gjithė Shqipėria ishte elektrizuar. Njė popull i tėrė mė kėmbė,sė bashku me forcat e veta tė armatosura,besnikė tė interesave tė tij,ėshtė i pamposhtur. Por tradhėtia shok,tė bėn gjėmėn.Nė ēastin vendimtar,revolucioni u gjėnd i tradhėtuar e i ēorientuar pėrballė kundėrrevolucionit tė organizuar,tė drejtuar nga fuqitė imperialiste euroatlantike.

Situatėn,qė do tė krijohej mbas rrėzimit tė monumentit tė shokut Enver,R.Alia qe aq i aftė ta parashikonte. Ai e njihte mire gjėndjen.

Nė qoftėse mund tė lunate hapmbyllėsyēe me antarėt e byrosė politike apo tė Komitetit Qėndror tė atėherėshėm dhe t’i tėrhiqte ata prej hunde,kėtė gjė se bėnte dot me tė gjithė popullin. Duhej njė mekanizėem i hollė pėr tė realizuar mashtrimin e madh.

Dhe mėndja e tij,aq e djallėzuar,pjell shoqatėen,qė u njoh si e Enverit,po,qė nė fakt qe e Ramizit dhe kundėr mėsimeve tė Enver Hoxhės e tė marksizėm-leninizmit.

Kjo shoqatė nuk u krijua pėr tė vepruar.Ajo u sajua pėr tė paralizuar veprimin revolucionar tė masave.

Nėpėrmjet kėtij mekanizmi dinak,R.Alia synonte tė arrinte disa nga objektivat kriesore tė tradhėetisė sė tij.



1.Tė likujdohet roli udhėeheqės i PPSH-sė dhe i komunistėve revolucionarė nė mbrojtjen e socializmit e tė pushtetit popullor.Sikurse nė luftėn pėr marrjen e pushtetit nga proletariati,ashtu edhe nė mbrojtjen e tij,roli udheheqės i partisė ėshtė faktor pėrcaktues. Ky ėshtė njė nga parimet themelore tė botkuptimit revolucionar tė marksizem-leninizmit.

Pavarėsisht nga tradhėtia e udheheqjes sė saj,populli shqiptar edhe mė 1991 e deshi dhe e kėrkoj PPSH-nė, ēka u dėshmua fort mirė nė zgjedhjet e 31 Marsit tė aitj viti.

Sistemin socialist,pushtetin popullor dhe veprėn monumentale tė Enver Hoxhės nuk mund t’i mbrojė kurrėfarė shoqate. Ato mbrohen nga vetė populli,tė udhėhequr nga njė parti e vėrtetė komuniste. Me sajimin e shoqatės sė Enverit,R.Alia,nė fakt (De Jure do ta bėnde katėr muaj mė vonė),e likujdoi dhe e fshiu PPSH-nė nga skena politike,jo vetėm si faktor udhėheqės,jo vetėm ideologjikisht,por edhe politikisht e fizikisht. Edhe pse me shoqatėn u muarėn njė numėr instruktorėsh partie, sinė Komitetin Qendror,ashtu edhe nėpėr rrethe,ata ishin thjesht aparatiēkėt partiake tė R.Alisė,qė me apo pa vetdije,mbėshtetėn tradhėetinė e tij.

2. Duke likujduar rolin udhėheqės tė PPSH-sė dhe duke nxjerrė nė skenė njė Shoqatė nė mbrojtje tė Enverit,krijohej nė popull imazhi i rremė,se PPSH-ja,dhe tė gjithė komunistėt “e tradhėtuan Enverin”,se partia “nuk e ka dashur Enverin”,se edhe vetė Enveri nuk ka patur njė parti tė atillė,siē e pretendonte,pra “edhe Enveri ka gabuar,na ka gėenjyer”, etj. etj. etj.!

Pikėrisht nga njė qėllim i tillė frymėzohet edhe provokatori Milloshi, qė plot vrer deklaron se “tė 160 mijė komunistėt e tradhėtuan Enver Hoxhėn”,duke fyer mijėra komunistė tė ndershėm,qė i kanė qėndruar dhe i qėndrojnė besnikė deri nė vdekje Enver Hoxhės.

Fakti,qė kėta komunistė nuk aderojnė nė grupin provokator tė H.Milloshit,flet mė sė shumti pėr intuitėn dhe mprehtėsinė e tyre prej komunisti,pėr mosbesimin dhe dyshimet e rėnda, qė ata kanė ndaj vetė Hysni Milloshit dhe rolit tė tij.



3. Me sajimin e shoqatės, frenohej e mbahej nėn kontroll zemėrimi dhe revolta e popullit,shmangej kundėrshtimi i organizuar dhe me forcė nga masat popullore,ēka pėrbėnte edhe frikėn mė tė madhe tė reaksionit. Populli kerkonte armė,ata i dhanė portrete,populli kėrkonte udhėheqje pėr veprim,kukuvajka Milloshi vajtonte per “shaminė e zezė,qė ka lidhur Shqipėria nė qafėn e saj”,populli kėrkonte veprim konkret,Milloshi me eprorėt e tij e mbanin larg ēdo lloj veprimtarie.(Ashtu siē mbajti e mbanė pėr njėzetė vjet me radhė krejt tė pėrgjumur,tė mefshtė e tė pandjerė gjekundi edhe vetė tė ashtuquajturėn “PK”,qė ai ka “drejtuar e drejton”.)



4. Τė evidentohen forcat e shėendosha revolucionare dhe tė goditej qė nė embrion ēdo tentativė e tyre pėr t’u organizuar.Tė gjithėve na kujtohen listat e pėrgatitura,qė mė parė,ku regjistroheshin antarėt e shoqatės,por askush nuk e dinte,se ku do pėrfundonin kėto lista. Eshtė tepėr kokėfortė fakti,qė H.Milloshi nuk dispononte as atehėre dhe as sot,qoftė edhe njė listeė tė vetme.Ku shkuan kėto lista emėrore?

Kush i ka!?

Po kėshtu na kujtohet fare qartė ai ēorganizim i habitshėm dhe i turpshėm,ai mish-mash njerėzish,qė s’dinin ē’tė bėnin,ajo rrėmujė,ku masa e njerėzve,jo pėr faj tė tyre,herė tė kujtonin turma tė ekzaltuara fetare,herė rryma tė turbullta e tė papėrmbajtėshme ujore,duke i dhėnė armė reaksionit pėr tė na sulmuar,pse jo,edhe pėr tė na ironizuar.

Revolucionarėt, nė pergjithėsi dhe komunistėt, nė vecēanti,dinė tė organizohen.Organizimin ata e kanė element tė jetės sė pėrditshme e jo mė kur drejtojnė masat nė aksione vendimtare politike.Sikurse dhe disiplinėn e vetėdijshme,sikurse edhe mjaft cilėsi tė tjera,tė cilat Milloshi nuk e di fare se nga bien. H.Milloshi ,me atė megallomaninė e tij,qė tė kall datėn,mburret,se medemek ai e ka krijuar shoqaten. Qė ai ka qėnė njė nga oficerėt mė tė paaftė,kėtė e di kushdo,qė e ka njohur nga afer,por ēorganizimi total i shoqatės nuk shpjegohet vetėm me paaftesinė e tij tepėr tė dukshme.

Degjenerimin e shoqatės nė njė turmė kaotike,ai e kish dhe e ka pėr mission,pėr t’i paraqitur pasuesit e Enverit si njerėz anakronikė,primitivė,injorantė,ashtu siē nė tė vėrtetė ėshtė ai vetė.

Kur themi,se Milloshi e kish pėr detyrė njė gjė tė tillė,ky nuk ėshtė njė sllogan i rėndomtė dogmatik,por konkluzion i argumentuar i kėsaj analize.

5. Objektivi kriesor i eleminimit tė PPSH-sė dhe afishimin e shoqatės,nė vėnd tė saj,ishte qė tė garantohej fitorja e kundėrrevolucionit,qė ai tė zhvillohej e tė triumfonte pa pengesa.Pėr mė tepėr,pėrmbysja e pushtetit popullor,para opinionit tė brėndeshėm e tė jashtėm,tė paraqitej si vullnet dhe aksion i vetė popullit,ndėrsa kundėrshtimi i popullit tė denigrohej thjesht si qėndrime sporadike tė disa nostalgjikėve tė Enverit. E zeza behej e bardhė dhe anasjelltas.

6. Νgritja e shoqatės sikur krijonte njė kundėrpeshė ndaj reaksionit,njė “forcė”,qė do tė balanconte kampet kundėrshtare dhe tė ekuilibronte situatėn aq tė acaruar.Nė fakt,shoqata i duhej R.Alisė si mjet shantazhi e kėrcėnimi ndaj tė dy palėve,veēanėrisht ndaj popullit,prej tė cilit ai ndjente njė frikė tė vazhdueshme.Nga njera anė ai pėrdorte shoqatėn,si njė mjet presioni ndaj asaj pjese tė reaksionit,qė nuk i dinte skenarėt e pėrgatitur dhe rolin e R.Alisė nė kėto skenare,nė mėnyrė qė kjo pjesė e reaksionit tė mos ndėrmerrte veprime tė pakontrolluara prej tij,apo, akoma mė keq,kundėr tij.

Nga ana tjeteėr,duke e truajtur shoqatėn si gogol,ai nxiste artificialist klimėn e paraluftės civile,tė cilėn e pomponte me tė madhe nė mjetet e propagandės.

Me shantazhin e “luftėes civile”,tė “gjakderdhjes vėellavrasėese”,etj.R.Alia kėrcėenonde drejtperdrejt popullin dhe elementėt e shėndoshė revolucionarė,pėr tė mos lejuar kurrfarė kundėrshtimi serioz nga ana e tyre.Duke luajtur me tė dy palėt,sa herė qė i rreėshkiste nga duart kontrolli i reaksionit,ai nxiste “antimitingjet” e shoqatės dhe kur vetdija popullore merrte vrrull e agresivitet ndaj reaksionit,ai e kalonte nė zbaticė shoqatėn dhe kėrcėnonte me rrezikun e luftės civile. Me bymimin dhe ēfryrjen e shoqatės,lidhen edhe ecejaket e Hysos… nė zyrėn e Xhelil Gjonit,nė atė kohė krahu i djathte i R.Alisė,ku Hysoja… merrte udhėezimet krisore.Tė tjerat,mė hollėsisht,i merrte nga eprorė tė rangjeve mė tė ulėta,si Muharrem Xhafa,etj.

(Keto “detaje”apo grimca faktesh do t’I trajtojmė mė vonė.)Kėshtu,pėrms bllofit tė shoqatės,R.Alia,autor i tė gjitha skenarėve tė zeza,shfajsonte indirekt tradheėtinė e tij,si njė “udhėheqės,qė s’kish ē’tė bėnte”.Jo vetėm kaq,por nė fasadė ai paraqitej si “arbitėr”,”burrė shteti i ekuilibruar” dhe kėrkoi tė merrte atributet e njeriut,qė shpėtoi vėndin nga gjakderdhja.



7. Sė fundi,likujdimi nė fakt i rolit udhėheqės tė PPSH-sė,perveē fatkeqėsive,qė sillte pėr atdheun dhe popullin,krijonte sidoqoftė njė vėshtirėsi edhe pėr vetė R.Alinė nė zgjedhjet e afėrta tė 31 Marsit 1991,duke rrezikuar qėndrimin e tij tė mėtejshėm nė pushtet.

R.Alia e ruante lekurėen e vet dhe tė qėnurit nė pushtet,ai e shikonte rrugėn mė tė sigurtė pėr t’i shpėtuar ndėshkimit tė menjėehershėm nga populli i revoltuar.

Mungesa e rolit drejtues tė PPSH-sė,krijonte njė boshllėk,qė mund ta perpinte dhe atė vetė,prandaj R.Alisė i duhej njė pikė mbėshtetėse,njė mekanizėm qė tė rikuperonte sadopak kėtė vakum pėr interesat e tij,gjithsesi kundėrrevolucionare. Dhe kėtė vakum,sipas tij,do ta mbushte nė njė farė mėnyre pikėrisht shoqata e “veprimtarve vullnetarė”,frenat e sė cilės i lėviste ai vetė nė prapaskenė. Duke analizuar faktorėt,qė ndriēojnė prapaskenėn e sajimit tė shoqatės,kupton se ēdo veprim ėshtė i kalkuluar hollė dhe saktė,se ai ka objektiva fatalisht tė kundėrta nga ato qė janė shpallur publikisht,dhe se,sė fundi shoqata (me kėtė term nenkuptojmė idenė,jo antarėt), ishte vetėm njera nga pjesėt e atij skenari tė kobshėm,qė u luajt nė Shqipėri aq tragjikisht. Kjo ėshtė e vėrteta mbi shoqatėn.

Nė tėrė kėtė farsė, roli i H.Milloshit,nuk mund tė qe tjetėr,veēse ai i njė shėrbėtori tė rėndomtė,rol qė atij i pelqeu dhe qė perputhej plotėsisht si me karakterin e tij aq tė dobėt,ashtu dhe me mediokritetin e tij aq tė theksuar.

Pretendimi i tij qesharak si themelues i shoqatės,nuk ėshtė vetėm megallomani,por edhe njė pėrpjekje e dėshtuar pėr tė fshehur tė vėrtetėn. “Genjeshtra I ka kėmbėt e shkurtėra” thotė populli,a thuajse ka patur parasysh kėmbėt e shkurtėra tė kėtij xhuxhmaxhuxhi hileqar.

Qė H.Milloshi ėshtė produkt i tradhėtisė,kjo tashmė nuk diskutohet. E tėrė veprimtaria dhe qėndrimet e tij konkrete gjatė kėtyre njėzetė vjetėve pėrshkohen nga filli i zi i tradhėtisė. Bubullimat pseudorevolucionare e pseudokomuniste,qė ai lėshon poshtė e lart,synojnė tė mbulojnė tradhėtinė e tij,pėr tė gėnjyer e mashtruar syleshėt.Por a nuk ėshtė pikėrisht ky,tipari dallues i tė gjithė tradhėtarve,qė ndryshe flasin e ndryshe veprojnė?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Hysni Milloshi-produkt I tradhėtisė   Mon May 30, 2011 11:36 pm

Hipokrizia e njeriut takohet ne ēdo varrim, lindje,darsem dhe ēdo intrvju. Njerezit qe kurre nuk mashtrohen jane te vdekurit.Por genjeshtari tradhetohet,gjithemone, kur te betohet.Denimi dihet,me kerkush atij me nuk i beson, bile nuk i besojne edhe atehere kur e jep fjalen e nderit qe po genjen. "Por me e rendesishmja e te gjithave eshte mos me e genjyer vehten.Ai qe genjen vete vehten,ai e degjon vetem genjeshtren e vet. Ai vjen ne ate situate qe nuk mund ta dallon asnje te vertete tjeter per vehte,as nga rrethi i vete.Prandaj vjen ne at gjendje te mos i besoj as vehtes e as te tjereve". Thote shkrimtari dhe humanisti i madh F. D.Gje qe eshte edhe rasti me tipik i ketyre,si ne te kaluaren e edhe ne te sotmen pra....))

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Hysni Milloshi-produkt I tradhėtisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: