Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:35 am

PAJTIMI I GJAQEVE NE KOSOVE, PARË NE KONTEKSTIN QYTETAR DHE KOMBËTAR
nga Shefqete GOSALCI sekretare e Pergjithshme e LPSHA "PEGASI" KOSOVA

Kosova e viteve '90 dhe shqiptarët e saj, po përjetonin rrathët më të ngushtë se të ferrit të Dantes. Dhuna, burgosjet, persekutimet, vrasjet, diferencimet, torturat, po i shtrëngonin çdo ditë e më shumë lakun në fyt, popullit shqiptar të pafajshëm e të pambrojtur, sidomos atyre të padëgjueshmëve ndaj sistemit totalitar e vrastar serb. Veç dhunës brenda territorit të Kosovës shqiptarët nuk kurseheshin nga ai regjim edhe në të gjithë hapësirën ish jugosllave. Vite me radhë shumë djem shqiptarë të Kosovës, ushtarë në hapësirat jugosllave u kthyen në arkivole të salduara, pas dhunës çnjerëzore që serbosllavët kishin ushtruar në trupat dhe shpirtrat e tyre, dhe kjo ndodhte zakonisht në ditën e fundit të shërbimit ushtarak të tyre, dhe gjithnjë nën pretekstin e vetëvrasjeve, gjë që s'ishte asnjëherë në traditën dhe kulturën e Kombit shqiptar. Njihet i ashtuquajturi ''krimi i Paraqinit'' i ndodhur në të njëjtin qytet të Serbisë në vitin 1987 nga ushtari shqiptar Aziz Kelmendi, i cili, kur kishte hetuar kurthin e vrasjes, kishte reaguar duke i vrarë katër ushtarë serb, me ç'rast tërbimi i serbëve u bë edhe më ekstrem. Shfrenimi i regjimit serb mori përmasat e krimit; çdo gjë shqiptare duhej të rrënohej deri në shfarosje; ajo bëri krime politike, sociale, kulturore dhe ekonomike do t’i quaja, sepse u përpoq të rrënojë një popull të tërë me metodat më perfide që s’i kishte parë njerëzimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:36 am

Nuk u mjaftua me heqjen e automisë së Kosovës të kushtetutës së '74 ës, përjashtimin e punëtorëve nga puna, moslejimin e nënave shqiptare të lindnin në spitalin gjinekologjik në Prishtinë, dhe femija i tretë shqiptar nuk lejohej të regjistrohej e, aq me pak me emra shqip. Kam parasysh se nënat shqiptare paraprakisht të quajtura ''lavatriçe'' dhe femija shqiptar, si dhurata më e shtrenjtë e Zotiti në këtë jetë, e quajtur ''bombë në pelena'' , kuptohet nga mediat e kohës të së njëjtit regjim, përderisa nënat serbe shpërbleheshin me nga 2 vjet pushim lehonie me pagesë, si dhe me benifite të tjera shtesë për mirëqenien e nënës dhe femijës serb. Edhe pse Kosova ishte vendi me natalitetin më të lartë në Evropë, më të lartin e kishte dhe natalitetin, dhe kjo pavaresisht nga shtimi fizik i qenies shqiptare e mbante peng rritjen e tij. Një fjalë e popullit thotë: ''Sa ma ngushtë aq ma gjon'', dhe duke u nisur nga kjo thënie e urtë, sa më shumë ngushtohej laku në fyt për shqiptarët, aq me shumë rritej ndjenja dhe vetëdija qytetare dhe kombëtare e rezistencës dhe kundërshtimit të këtij regjimi deri në vetëflijim. Kjo ndjenjë manifestohej me protesta e demonstrata masive, të cilat filluan në shkurt të vitit 1990 me ngujimin e minatorëve të Stan Tergut në horizontin e nëntë, të cilat u përkrahën nga rinia studentore dhe i gjithë populli pa përjashtim. Megjithë ngritjen e vetëdijes kombëtare, populli i Kosovës brenda vetes kishte një plagë të vjetër, po aq sa e kishte të vjetër edhe pushtimin e robërine. Kjo plagë ishte ta quaj ashtu një ''gjakderdhje e brendshme në trurin e kombit'', që fatkeqesisht kishte marrë përmasa shqetësuese dhe alarmuese dhe po vyshkte ardhmërinë e tij. Ishte kjo ...vëllavrasja, hasmëria, gjakmarrja mes shqiptarëve. Ishte kjo plagë e mbjellur dhe ushqyer me shekuj nga farekëqinjet serbosllav, armiqtë tanë shekullor dhe fqinjët tanë fatkeqësisht agresorë nën formulën ''përçaj e sundo''. Cito me këtë rast librin “FQINJË APO DREQËR”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:36 am

Shifra e gjakmarrjeve kishte arritur numrin treshifrore... Shumë familje shqiptare jetonin të ngujuara nga frika e gjakmarrjes. Shumë prindër vdiqën nga mërzia, duke i lenë fëmijët të mbyllur mes muresh pa e parë dritën e diturisë. Shumë nuse u veshën në zi, duke qenë të detyruara të marrin mbi vete barrën e familjes e fëmijëve, punëve të fushës e bagëtisë dhe jeta për to ishte vetem fjalë goje; errësira hidhte valle mes femijëve të pafajshëm që ta kujtonte këngën ''Kur s'ka mashkuj në shtëpi, bari rritet mbi çati'', dhe, pothuajse, s'mund t’i gëzoheshin as lindjes së një djali...Ai një ditë do të vritej. Populli shqiptar po tkurrej në lëkurën e vet. Nga gjithë këto përjetime dhe shume të tjera që si zë as penda, mësuam një gjë se, më shumë dhemb pyka jote se e armikut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:36 am

Protestat dhe demonstratat rëndonin deri në orët e pasdites, rrugët e vjetruara të Kosovës, për t’u lënë vend tankeve e mjeteve të tjera motorike, që zhurmonin natën për të frikësuar edhe ëndrrat tona, deri sa fillonte ora policore, e cila shpesh ka zgjatur me javë e muaj,
shqiptarët zhdukeshin pa gjurmë dhe vriteshin pa gjyq. Zhvillimet politike, pothuajse kishin arritur pikën e vlimit.
Propaganda serbe lobonte se shqiptaret po vriteshin mes veti, dhe se ata janë popull pa identitet. Muret e burgjeve kulloni gjak shqiptarësh. Po i referohem prapë një fjale të urtë se ''në sherr bin hajri''.
Dhe kush thotë se mrekullitë nuk ndodhin. Maji i vitit 1990 solli MREKULLINË e shqiptarëve. Ajo mbiu si një lulebore mbi akullin e zemrave të ngrira të familjeve në gjak. Rinia studentore përparimtare e mendjendritur e rrethit të Pejës konkretisht e fshatit Lubeniq, mori iniciativën për pajtimin e gjaqeve të atij rrethi, iniciativë kjo e studenteve Hava Shala, Myrvete Dreshaj, të cilat kishin qenë të burgosura politike bashkë me Brahimin, Lulzimin dhe Ademin, dhe aksioni i parë u muar në fshatin Lubeniq të Pejës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:37 am

Këta të rinj shpirtëbardhë e mendjendritur u përkrahën fuqishëm nga intelektuali, atdhetari, humanisti, shkrimtari, folkloristi, albanologu e plaku i urtë Anton Çeta, i cili mblodhi rreth vetes intelektualë e njerëz të shquar e me ndikim në shoqëri si Prof. Dr. Zymer NEZIRI, Dr. Muhamet PIRRAKU, Prof. Zekrija CANA, Prof. Mark KRASNIQI, e shumë të tjerë dhe i doli në ballë aksionit për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave në Kosovë. Aksioni filloi te vendi i quajtur “VERRAT E LLUKES”, në një fushë të madhe, ku morën pjesë afër gjysmë milionë shqiptarë dhe, në atë rast, u pajtuan dhjetra gjaqe dhe ngatërresa. Urtësia dhe mençuria e bac Antonit, fjalët e tij plot kuptim e besim në urtinë e popullit të tij, besim ky që bindi shumë burra e gra të falin gjakun. Anton ÇETA reflektonte fanarin e Kombit në atë kohë zezonash e pritash. U falën shumë gjaqe, fali babai gjakun e djalit dhe djali gjakun e babës, fali vëllau gjakun e vëllaut dhe anasjelltas; fali nëna gjakun e të birit edhe pse dy djem tjerë i kishte në Amerikë. Kam parasysh që gjaqet u falën dhe familjet u pajtuan edhe gjithandej diaspores shqiptare. Fali motra gjakun e vëllaut. Dhe po përmend një fakt, i cili më ka rënë në sy si pjesëmarrëse në disa raste të tillë si studente e asaj gjenerate se, në asnjë rast, s'kisha dëgjuar motra ta vrasë vëllane, se paku sa une kam arritur të kem njohuri, ajo gjithmonë e konsideron vëllane si mbrojtës të saj dhe si të shenjtë. Më kujton kjo dramën Halili dhe Hajria...se ç'është në gjendje të bëjë motra për vëllanë. Rol dhe kontribut të veçantë në këtë Lëvizje patën, padyshim, edhe gratë, si pjesa më e persekutuar e kësaj plage...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:37 am

Citoj fjalët e studentes, Hava Shala, në librin “VEPRIMTARIA E GRUAS NË LËVIZJEN KOMBËTARE PËR ÇLIRIM. Pjesëmarrja e vajzave të burgosura politike në aksionin për pajtimin e gjaqeve në Kosove nuk matet me përqindje, por me guximin dhe mençurine e fjalës së thënë, përmes së cilës bartej kërkesa për të bërë diçka për ATDHEUN, përmes së cilës bartej lutja për falje, si kusht për të mbijetuar si kolektivitet. E kush më mirë mund të thërriste, të luste për falje për dashuri sesa një grua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:37 am

Ajo mund të fliste për ndjenjën e nënave që, për shkak të krenarisë vetëvrasëse të burrave, dënoheshin të bënin jetë plot vuajtje, derisa burrat e tyre rrinin të ngujuar. Ajo mund të fliste për frikën e femijëve, që ua merrte gjumin, ua ndalte rritjen, ua trishtonte sytë dhe shpirtin. Shkaku i drejtpërdrejtë i këtij trishtimi nuk ishte vetëm pushteti, sado i gjithëpushtetshëm në të keqen e tij, po rishim edhe në vet, kryeneçësia jonë e konservuar në shekuj në paragrafet e kanunit, mëse të vjetëruar, mbaron citati. Gruaja qe ajo, që e vuri në sprovë burrin për t’i mësuar atij një burrëri tjetër, burrëri që ngërthente në vetë guximin për të falur gjaqet e bëra, dhe urtësinë për t’i parandaluar të pabërat.
Aksioni u përcoll shpesh edhe me këngë e recitime, që ishin në frymën atdhetare dhe, në rrethanat në të cilat mbahej, u pengua shpesh nga forcat policore sebe, e jo rrallë aktivistët edhe u arrestuan e u burgosën. Ja disa rreshta të një kënge, që u dëgjua në aksionet e pajtimit të gjaqeve në Kosovë:
Po ku je, o Anton Çeta, fjala jote qan dhe shkrepa,
tuj pajtue zemrat shqiptare, se ke kombi tuj na dal fare,
o shtrije dorën o shqiptar, o jemi fis e jemi farë,
o shtrije dorën gja mos thuj, jemi n'gjak me fis të huj..
O shume omël për me fal, mej rujt nanën e Kombit shqiptare
Para tytave të serbosllavit, mej shtri dorën vllau –vllaut…
Kan’ kalu plot nizet vjet, pat më humb Kosova krejt,
o falma gjakun, gjakun tim, për LIRI e për BASHKIM...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:38 am


''Njerëz të duhur në vendin e duhur,'' ishin fjalët e një plaku në Malësinë e Gollakut, kur i shkuam në konak për t'iu lutur ta falte gjakun.
Pas bisedave të gjata i zoti i shtëpise na luti ta linim të mendohej deri në mëngjes, pasi ne kërkuam besë deri në mëngjes dhe besë nuk na dha, e morëm me mend se nata mund të ishte vrastare. Ora policore më dha shkas të kërkoja qëndrim në odë atë natë. Ne e dinim se mysafiri nuk mund të pritej në besë. Nga nje grua gjithashtu nuk mund të kërkohej ta linte odën dhe t’i ekspozohej rrezikut. Pas një përplasje të madhe brenda vetes, diku kah rrethi i mëngjesit, zoti i shtëpise ulet para nesh, nxjerr plumbat nga një pushkë, na i shpërndan ne të dy vajzave pjesëmarrëse dhe na thotë: “...U QOFTË FALË GJAKU! Pasi sonte shpëtoi, sot është i falur”.

Anton Çeta me çetën e vet ''qepi'' si një kirurg i mirë, gjithandej Kosovës plagën e gjakmarrjes, dhe jo vetëm atë. Ndikimin pozitiv dhe paqësor, human e njerëzor që pat kjo Lëvizje drejtperdrejt jo veç në rritjen fizike të kombit shqiptar, e tek shqiptarët e Kosovës në veçanti mundësoi edhe ngritjen e popullit në luftën për liri që, më pas do ta lindte ushtrinë e saj “USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS- U.Ç.K., që luftoi për çlirim e BASHKIM KOMBËTAR. Pjesëmarrja ime e herëpasherëshme si aktiviste në këto veprimtari më ka krijuar një përvojë të mrekullueshme jetësore, dhe mund të them se isha me shumë fat që njoha njerëz kaq të mëdhenj, të cilët dinë të ngritnin mbi dhimbjen dhe hidhërimin, mbi verbërinë e hakmarrjen, për t’i falur jetën tjetrit, gjë për të cilën kisha besuar se, mund ta bëj veç Zoti. Anton Çeta si erudit e urtak, me Lëvizjen e pajtimtarëve të gjaqeve në Kosovë, ku me forcë shpirti, urtie, dashurie, e mençurie bëri me shumë për popullin e vet, se çdo politikan i kohës, biznesmen, regjim, dhunë e ideologji e kohës. Ai la hapur dritaren e jetës për vizionin, vetëdijesimin dhe pajtimin mbarëkombëtar. Ai qe dhe mbeti ekzemplar prej njeriu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:38 am

Ata shpirtra të heshtur prindërish, vëllezërish, agallarësh, që falën gjaqet në emër të Kosovës dhe popullit të saj, pa thënë asnjë fjalë, nguliten tek unë LIRINë ...Ishin vetë LIRIA, dhe i bëjnë roje Lirisë!

Duke ju uruar suksese në punën Tuaj fisnike e humane, në pajtimin e gjaqeve në Shtetin tonë Amë Shqipërinë, të cilat janë gangrena e shekullit njezetë për shqiptaret, uroj që përvojat e Lëvizje së pajtimit të gjaqeve në Kosovë, t’i keni si virtyte në përditshmërinë Tuaj e jo të na kujtohen vetëm nëpër ngushtica dhe kurthe të jetës. Me keqardhje më vjen në kujtese thënia e Gj. Santajanës ...se populli që e harron të kaluaren, detyrohet ta përsërisë atë. Uroj që kjo të mos na ndodhë dhe ne si një Komb, të mesojmë nga gabimet tona.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI EmptySat Jun 18, 2011 12:38 am


Paçi peng fjalën e të parëve
varur në qafë frëngjitë e kullës
e duvakun e nuses pa kurorë,
vajin e foshjës që s'pa dritën,
ju preftë rrugën barku i shtatzanes,
kur vriteni vëllezër e plasni zemrën e nanës...


Literatura....
“Veprimtaria e gruas në Lëvizjen Kombëtare për Çlirim...”
Insitituti Albanologjik Prishtinë
“Anton Çeta mbledhës dhe studiues i folklorit”Mr. Nevrije Bislimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty
MesazhTitulli: Re: KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI   KUMTE TE PEGAISTEVE  PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , SHEFQETE GOSALCI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , JOZEFINA TRABOINI
» KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , KRISTAQ F. SHABANI
» KUMTE TE PEGAISTEVE PER GJAKMARRJEN , REZARTA PODE
» Shefqete Gosalci feston...
» Kumte letrare të poetëve të sotëm botërorë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: