Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

  NJE RAST INTERESANT NE LETERSINE SHQIPE YLLKA FILIPI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: NJE RAST INTERESANT NE LETERSINE SHQIPE YLLKA FILIPI    Fri Jun 17, 2011 10:53 pm

Kristaq Shabani:NJE RAST INTERESANT NE “PRURJET E REJA” TE LETĖRSISE MODERNE SHQIPTARE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: NJE RAST INTERESANT NE LETERSINE SHQIPE YLLKA FILIPI    Fri Jun 17, 2011 10:53 pm

*
*
*
*
*
*
*

Kristaq Shabani:NJE RAST INTERESANT NE “PRURJET E REJA” TE LETĖRSISE MODERNE SHQIPTARE

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jun 09, 2011 9:32 am

Njė kumt konciz pėr lirikėn nga Poetja, studiuesja , romancierja YLLKA FILIPI,
i cili do te botohet ne “PEGASIADA”2 qe po pergatitet per botim

Kristaq Shabani:NJE RAST INTERESANT NE “PRURJET E REJA” TE LETĖRSISE MODERNE SHQIPTARE

SIMPOZIUMI I KATERT NDERKOMBETAR”MUZA POETIKE PGASI 2011 ME OBJEKT “LIRIZI NE LETERSI DHE RRUGETIM POFIL PEGASI INTERNACIONAL” EVIDENTON TALENTEN PREMTUSE NE DISA GJINI... E SHQUAR NE METODEN KRAHASIMTARE TE MENDIMIT , STUDIMIT KRITIK, NE LEVRIMN E ROMANIT POSTMDERN DHE NE GJETJET REJA NE FUSHEN POETIKE..
POETJA DHE STUDIUESJA YLLKA FILIPI U ZGJODH ZEV/KRYETARE E DEGĖS
SĖ LNPSHA “PEGASI” PĖR TIRANĖN SI DHE NĖ KATEDRĖN E STUDIMEVE, HULUMTIMEVE TĖ MENDIMIT KRITIK MODERN TĖ PRESIDENCĖS SĖ LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA SI DHE ANĖTARE E PRESIDENCĖS NGA KONFERENCA E JASHTEZAKONSHME E 18 PRILLIT E LNPHSHA “PEGAS” ALBANIA

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: NJE RAST INTERESANT NE LETERSINE SHQIPE YLLKA FILIPI    Fri Jun 17, 2011 10:53 pm

KUMTI I MBAJTUR NE SIMPOZIUMIN DERKOMBETAR

Safo - Poetesha e lirizmit gjithkohor. E para grua…
Ishte e para gruaja…., nuk ishte e para fjala!

Msc. Yllka FILIPI

Misteri i komunikimit nėpėrmjet gjuhės sė shpirtit-poezisė, vjen si jehonė antike qė nga lashtėsia deri nė kohėrat moderne duke kumtuar idenė e pakontestueshme sipas tė cilės qė zanafillėn e tij njerėzimi ka ditur tė deshifrojė drithėrimat shpirtėrore tė ndjenjave nėpėrmjet konotimeve tė fjalės. Subjektivizmi poetik i shoqėruar shpesh edhe me harmonizime melodike muzikore nxiti shpėrthime tė jashtėzakonshme lirike nė kėngėt kushtuar dashurisė, jetės, misterit tė vdekjes, ikjes sė kohės pakthim, natyrės, Perėndive, etj duke hedhur shkėndija drite drejt qasjeve antike.
Lirika, si harmonizim melodik solemn i botės sė brendshme njerėzore, nėpėrmjet forcės sė fjalės arriti tė deshifrojė turbullimet shpirtėrore tė individit duke shpalosur universin e ndjenjave tė mallit, dhimbjes, brengės dhe lotėve, jo pėr tė treguar se njeriu nuk ėshtė i fuqishėm pėrballė mistikės sė destinit ekzistencial, por pėr tė shprehur magjinė e tyre me anė tė forcės sė jashtėzakonshme tė poezisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: NJE RAST INTERESANT NE LETERSINE SHQIPE YLLKA FILIPI    Fri Jun 17, 2011 10:54 pm

Qė nė Greqinė e lashtė spikat dėshira e komunikimit tė universit tė trazuar tė ndjenjave me forcėn dhe sharmin e fjalės sė zgjedhur. Jehonat antike sjellin mite ende tė gjalla tė cilat i thurėn himne botės sė pasur shpirtėrore tė njeriut nė universalizmin e ndjenjave tė tij duke u bėrė kėshtu burim frymėzimi edhe pėr poetėt modernė tė kohėrave tona. Poetesha Safo nga Mitilena/Lesbos (shek.VII-VI para K.; nė vitet 630 para e.s-), si asnjė femėr tjetėr qė nė zanafillat poetike tė njėrėzimit, u kthye nė mit duke hedhur bazat e lirikės nė kontinentin Europian dhe mė gjerė. Ėshtė autorja e nėntė librave me poezi lirike dhe njė libri me epitalame ose kėngė dasme. I ka kėnduar dashurisė si askush pėrpara saj, me njė pasion rrėnqethės duke u pagėzuar qė nė gjallje “poetesha e dashurisė”
“Muza e dhjetė” e quajtur nga Platoni ėshtė vendosur pėrkrah nėntė Muzave antike duke u ēmuar jo vetėm nga nga bashkėkohėsit e saj, por nga njė armatė e tėrė brezash deri nė ditėt e sotme. Pavarėsisht se zotėrojmė vetėm disa copėza krijimtarie prej saj, ato dėshmojnė talentin e madh, forcėn e ngrohtėsinė e fjalės sė zgjedhur, eleganncėn, humanizmin dhe mbi tė gjitha trazimet shpirtėrore nė hove katarsike gjithkohore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: NJE RAST INTERESANT NE LETERSINE SHQIPE YLLKA FILIPI    Fri Jun 17, 2011 10:54 pm

Regėtimat shpirtėrore brenda qėnies humane janė substancė e shtresėzuar nė shqetėsimet universale tė individit duke thyer kufijtė kohorė. Ngrirjet sintagmatike, mbeten dėshmi e gjallė sipas tė cilės lėnda antike zotėron artin magjik tė mos-zhbėrjes, pasi vjen e purifikuar dhe erozionet apo stuhitė letrare tė tė gjithė epokave pėrfshi kėtu edhe lirikėn moderne e postmoderne, nuk e zhbėjnė dot. Shpesh edhe brezat e pas mw shumw se dymijwvjeēarwve shėrojnė plagėt e shpirtit me Ujėt e Bekuar tė vargjeve safike.. Poezia e saj ėshtė njė ngrehė e ndėrtuar nėpėrmjet eliksirėve figurativė me kuptime tė rrokshme dhe imagjinatė tė shfrenuar. Ka nė tė melankoli, mall, e brengė ndoshta edhe pikėllim, pasi tė gjtha kėto ndjenja ngėrthehen sė bashku duke qarkuar shpirtin njerėzor nė pėrgjithėsi e atė femėror nė veēanti.
Tė lutem Zonjė m’i largo hidhėrimet, kllapitė/ Nė gji tė trishtimit, mos mė ler, mos mė hidh…
(Tė lutem Zonjė mi’i largo hidhėrimet, kllapitė)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: NJE RAST INTERESANT NE LETERSINE SHQIPE YLLKA FILIPI    Fri Jun 17, 2011 10:54 pm

Jo vetėm talenti poetik, por edhe kultura e gjithanshme (kur tiranėt pėrmbysėn aristikracinė, ajo u detyrua tė emigrojė nė Sicili, pėr t’u rikthyer mė vonė nė ishullin e vendlindjes). e bėjnė vargun meditativ tė lirikės filozofike tė Safos tė pakrahasueshėm me asnjė tjetėr. Delikatesa femėrore ndjehet mes leksemave-kyē: Tė lutem Zonjė… mos mė ler… mos mė hidh…Kjo lutje vjen sa e gjallė, aq edhe tragjike deri nė bashkėkohorėsi. A ka qėnie njerėzore, nė ndonjė qoshk tė botės mbarė qė tė mos kenė nė ēastet e tyre vetmitare dėshirėn pėr njė forcė magjike e cila do tė mundė t’ia shėrojė plagėt e shpirtit?
….Krahėplasur mjelmat, vinin rreth dheut tė errėt, tė zi ... (Tė lutem Zonjė mi’i largo hidhėrimet, kllapitė)
Pėrplasje tė forta imazhesh, kontrast i thellė; Bardhėsia e mjelmave dhe sfondi i dheut i errėt, i zi… Kompozita krahėplasur, konoton pamundėsinė e fluturimit drejt qiejve dhe ndėshkimin pėr t’u sjellė rrotull tokės sė mbytyr nė pikėllim. Epitetet metaforike i errėt dhe i zi shenjojnė nė konfigurimet reale dramat e jetės njerėzore, si pjesė e pandashme e saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: NJE RAST INTERESANT NE LETERSINE SHQIPE YLLKA FILIPI    Fri Jun 17, 2011 10:55 pm

Vargu safik thyen epokat, sjell modele tė gjalla tė estetikės, mistiken e bėn transparente, ngre sisteme komunikative tė fuqishme. Dekodifikimi i leksemave ėshtė i njėjtė me dekodifikim e shumėllojshmėrisė sė ndjenjave qė gjallojnė qėnien.
Un-i poetik, finesa e ndjenjws intime, fokusohen jo vetėm rreth boshteve erotike: psh poezia me tre vargje: Mbrėmjes:
O mbrėmje gjithēka merr agimi i ndritshėm/ ti prapė e kthen…
ose poezia: Kroi, ku kulti i natyrės gėrshetohet me trazimet shpirtėrore lirike:
Rrotull njė ujė krejt akull/ seē murmurit sė larti/ … nga shushuritja e fletėve rrjedh njė t’pwrgjumur i ėmbėl
Shpalosen kwshtu harmonizime tingullore me imazhe filozofike, detaje e jehona universale rreth tė cilave vėrtitet bota e trazuar njerėzore deri nė bashkėkohorėsi, mes harmonisė apo jehonave tw meditimit lirik.
Kjo duket nė organizimin strukturor tė vargjeve, dhe sidomos nė thellėsinė konotative tė verbit poetik antik, si pėr tė treguar se krijesa humane ėshtė po ajo; e destinuar tė vwrtitet nė rrethin vicioz magjik tė dashurisė pėr tė cilėn kėndoi me aq pasion Safo. E para grua qė guxoi tė lartėsojė dhe himnizojė ndjenjėn nė tė bukur nėpėr boshtin e sė cilės dridhen shekujt dhe njėrėzimi, dashurinė, parė nė prizmin individual jo si Eros, por si Zot.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: NJE RAST INTERESANT NE LETERSINE SHQIPE YLLKA FILIPI    Fri Jun 17, 2011 10:55 pm

Organizimi fonetik dhe estetik i tekstit, liria e shprehjes, aliteracionet, metaforat rrėnqethėse dhe shpesh rrafshet simbolikė, organizimet e brendshme sintaksore, sidomos nė pėrdorimin e inversioneve, e bėjnė mendimin poetik tė zgjojė pėrfytyrime kozmike. Ndjehesh si nė Olimp mes tė Hyjshmėve.
Besohet qė dashuria ėshtė rezultat i njė cilėsie misterioze me tė cilėn dy njerėz twrheqin njėri-tjetrin, ngjarje qė ndodh pa ndonjė orvajtje. Pėrnjėmend, vetmia e njeriut dhe dėshirat e tij seksuale e bėjnė tė lehtė rėnien nė dashuri dhe kėtu nuk ka asgjė misterioze,(…) vetė fuqia e njeriut pėr tė dashuruar prodhon dashurinė.1 - shprehet Erich Fromm.
Heroi i dashuruar safik, ėshtė nė tė tjera hapėsira, tashmė jo tokėsore dhe gjithēka rreth e rrotull hyjnizohet: buzėqeshja e ėmbėl, artikulimet magjike tė fjalėve, zemra qė ēohet peshė, mekja e zėrit, humbja e fjalėve, gjuha qė tė pritet, zjarri qė tė gjarpėron nė deje, verbimi i shikimit, shurdhėrima e zėrave pėrqark, rrėnqethja e shtatit dhe mė pas ideja se je nė njė tjetėr jetė, aty ku vdes realja dhe fillon imagjinata, njė vdekje-jetė qė tė ngjall, tė bėn tė prekėsh parajsėn dhe tė magjeps duke tė bėrė tė ndjehesh Njeri.
Peshė ma ēon zemrėn buzėqeshja jote/… mua asnjė fije zėri s’mė vjen te buza;/ gjuha mė pritet dhe n’ato ēaste/ se ē’m’gjapron njė zjarr i hollė ndėr deje/…sytė nuk mė shohin…/m’rrėnqethet shtati edhe vij e bėhem/ si fije bari dhe pėr pak mė duket se m’mori mortja… (Pasion dashurie)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: NJE RAST INTERESANT NE LETERSINE SHQIPE YLLKA FILIPI    Fri Jun 17, 2011 10:55 pm

Ēasti i lindjes sė dashurisė ėshtė dhėnė me detaje fine dhe nota tė holla lirike tė cilat nė drithėrimėn shpirtėrore qė pėrcjellin tek receptuesi modern i bėjnė vargjet e Safos gjthkohore. Ato kapėrcejnė shekujt dhe trondisin botėn. Gjejnw strehw tw sigurt vetwm tek hyjnia e pwrjetshme e dashurisw, perwndesha Afwrditw*:
Ti Hyjni e pėrjetshme, ti fronpurpurt Afėrditė/ Ti bija rrjetgrackė e Perėndisė, mė ēliro, mė zgjidh…
(Tė lutem Zonjė m’i largo hidhėrimet, kllapitė)
Shpesh, qasja nė vargun de-enigmw tė Safos, krijon atmosferėn e njė kozmosi iluzor, gati-gati tė ėndėrrt, si nga njė tjetėr botė, mė e bukur dhe magjepsėse. Vihet re parapėlqimi i kompozitave fronpurpurt dhe rrjetgrackė qė konotojnė leksemat joshje dhe kurth. Stili i ngjeshur poetik arkitekturon jo vetėm filozofinė e pėrjetėsisė sė dashurisė, e cila ėshtė e aftė tė ndryshojė e metamorfozojė qenien, por edhe kuptimin ekzistencial jetėsor duke e mbushur botėn me ngjyra dhe dritė hyjnore. Njė shprehje e vjetėr latine thotė: Non dubĭto, ouin me ames, amavěris, amatūrus sis. (Nuk dyshoj qė ti mė do, mė deshe, do tė mė duash.) Ka njė jehonė pėrjetėsie kėtu, ashtu sikundėr Safo e quan: Hyjni e pėrjetshme.
Pėrftesat stilistikore tė vargjeve safike janė kthyer nė klishe Pasion dashurie, diēka e ngjashme me zjarrin, apo me apokalipset biblike tė cilat nuk shkretojnė universin, por shkrijnė dy qenie nė njė tė vetme, nė pėrjetėsi. Shpirti i trazuar poetik kwrkon shpwtim vetwm tek dashuria, e kjo faktohet me pwrdorimin e metaforave foljore: mw ēliro, mw zgjidh.
____________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11386
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: NJE RAST INTERESANT NE LETERSINE SHQIPE YLLKA FILIPI    Fri Jun 17, 2011 10:56 pm

1 Erich Fromm, NJERIU PĖR VETE, Gjurmim nė psikologjinė e etikės, Phoenix, Tiranė, 2003, fq.101
* Sipas mitologjisė Afėrdita ishte hyjneshė e dashurisė, e pllenimit dhe e bukurisė. Sipas Homerit ishte e bija e Zeusit dhe e Dionės. Sipas njw legjende tw pėrhapur, qė e gjejmė te Hesiodi, ajo doli nga shkuma e detit, ndaj mban edhe epitetin Afėrdita anadiomena,(e dalė nga deti).Te grekėt ajo u bė hyjneshė qiellore e dashurisė
Vagėllimet shpirtėrore konturojnė vargje tė thjeshta nė dukje, por shpesh tė ngarkuara me ngjyrimet artistike qė denotojnė hapur njė mikrobotė (vetėm dy qėnie: Ai dhe Ajo) tė cilėt
ndjehen makro-Hyjni (Zot-a),tė dashuruar qė nuk i tremben vdekjes: Kur poetja thotė pak mė lart: ”m’duket se m’mori mortja”, kėtė gjė e bėn pa shenja frike ose tmerri, ajo nuk ėshtė e e trembur, por e lumtur nga ngazėllimi shpirtėror qė ndien sė brendshmi. Thjesht konstaton qė, lumturia e shpirtit ėshtė njėlloj vdekjeje, nga ato tė tjetėrllojshmet: “vdekje nga dashuria”.
.
Bibliografi:

BARTES, ROLAND, Elements of Semiology, London, 1967
ELLMANN, MARY, Thinking About Women, New York,1968
ISER, WOLFGANG, The act of reading, London, 1978
KOFMAN, SARAH, l’Enigme de la femme: la femme dans les texts de Freud, Paris, 1980
KRISTEVA, JULIA,”Womens Time” signs 7:1, 13-35
LEVIS, S, R., 1977. Linguistic Structures in poetry. The Hague, 1977
LUKACS, GEORG, Soul and form, London ,1974
MORRIS, C.W., 1938. Foundations of the theory of Signs, Chicago, 1938; “Esthetics and the theory of sign”, 1939
RICHARDS, I.A, Science and Poetry, London, 1926
SHOUALTER, ELAINE, Towards a feminist poetics’ in Jacobus, Mary (ed.) ,Women Writing and Writing About Women, London , 1979
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 

NJE RAST INTERESANT NE LETERSINE SHQIPE YLLKA FILIPI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -