Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Gjyq kundėr PPSH-sė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Gjyq kundėr PPSH-sė   Mon Oct 22, 2007 3:54 am



Gjyq kundėr
Partisė sė Punės



Mblidhuni tė gjithė ,
miq edhe armiq;
Partinė e Punės
ta nxjerrim nė gjyq !

Mblidhuni tė gjithė,
nė vathė tė ballistėve;
t'u hedhim litarin
nė grykė komunistėve !

Unė jam poeti,
nuk i bie anės;
ju jeni gjykatės,
unė jam asnjanės !

Moj Parti e Punės,
qėnke skile e vjetėr !
Vallė pėr mbiemėr
s'gjete fjalė tjetėr ?!

Punė, punė, punė...
eh, neve tė mjerėt !
Ne lindėm pėr qejf,
pėr punė janė tė tjerėt !

Moj Parti e Punės,
ē'tė liga ke bėrė !...
Shqipėrinė e mbushe
me drita tė tėrė !

Ti mė kot i fshihesh
plumbit dhe litarit;
i merr tokėn beut
dhe ia jep fshatarit !

Ja, po ta fal prapė
tokėn qė mė dhe,
vetėm qė mbi qafė
tė mė hypė njė be !

Ti, a s'e mban mend
kuptimin e pėrrallės ?!
Dua tė jem prapė
bujku i Hanko Hallės !

Tė kam pasur kundėr,
s'tė kisha mė besė.
Unė besoj atė
qė di tė mė shesė !

Tė kam pasur kundėr,
s'ma ke varur fare;
se ti je parti
vetėm shqipėtare !

Ishe e pabesė,
po kėshtu s'tė dinim;
vetėm pėr pesė vjet
bėre rindėrtimin !

S' mė ke dashur kurrė,
ti moj fjalėkota;
dyzet vjet me radhė
mė ushqeu "bota".

vazhdon ka pėrafėrsisht edhe 50 strofa
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Mon Oct 22, 2007 2:23 pm

Pergezime Sofra,poezi e mire,dhe mos ngurroni,vazhdojeni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Mon Oct 22, 2007 2:31 pm

faleminderit Sofra per kete poezi te bukur ,me padurim presim edhe postimin e strofave te tjera .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Mon Oct 22, 2007 10:19 pm

Gjithashtu ju falėnderoj edhe juve Shaban Cakolli dhe Arta, gjithsesi sa tė gjejė pak kohė do tė vazhdojė me strofat e tjera.

ja edhe dy strofa kaq kam kohė.

Ke guxim e flet
pėr ligje dhe plane,
sikur ti ke bėrė
luftėn partizane !

E na del pėrpara
si dash me kumborė;
gjoja se ke dhėnė
me mijėra dėshmorė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Mon Oct 22, 2007 10:45 pm

Sofra,ju duhet tė pasuroni rubriken e letėrsisė ,sepse e njihni kėtė fushė.Ne kuptojmė kohėn e ngarkuar tuajen,por herė,herė
gjinduni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Tue Oct 23, 2007 7:31 am

Patjetėr i nderuari Shaban Cakolli por sė bashku me ty bacėn Adem, Tom Sojerin, Artėn, Mickonjėn ... e shumė tė tjerė dhe tė tjera bashkarisht ....

Faleminderit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Tue Oct 23, 2007 10:32 am

Bashkarisht gjethsesi,po po na mundon shume kjo kohe e kufizuar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Wed Oct 24, 2007 12:21 am

Unė nuk tė fal kurrė
dhe ti po mė fale,
lumenjtė pse i ktheve
nė hidrocentrale !

E mė ligjėroje
me gjuhė bilbili;
po unė dua prapė
pishėn dhe kandilin !

Unė nuk tė fal kurrė
sa tė jetė jeta,
pse thave moēale,
pse thave kėneta !...

Gjoja mė shpėtove
nga mikrobi i lig;
po unė kam dėshirė
tė jem malerik !

Tė jem malerik,
tė kem helm nė gjak;
tridhjetėvjeēar
tė dukem si plak !

Sa tė jetė jeta
unė nuk tė fal kurrė;
ku kish gurė e gjėmba
pse i mbolle grurė !...

Kur prodhove bukėn,
si s'tė erdhi zorė ?!
Ne na shijon gruri
qė vjen me vapor !

Ti nuk na e hedh dot,
dhepse shet tė holla;
e ē'i desha unė
ato mijėra shkolla !...

Dua qė tė jem
njė njeri me bisht!
Ē'mė ka marrė malli
tė firmos me gisht!

Unė nuk tė fal dot,
dhe ti po mė fale;
nuk i dua falas
shkolla dhe spitale !

Nuk mė shpėton dot;
sot do tė dėnoj !
Ē'pate qė me gruan
mė bėre njėlloj ?!

Domosdo qė kishe
njė kauzė tė zjartė;
vete dhe na hap
dhe shkollė tė lartė !...

Ti qėnkėshe kundėr,
s'qenkėshe pėr popull !
Pse i bėre vėllezėr
Vėrmosh edhe Dropull !...

Unė ty patjetėr,
duhet tė tė var !
Pėrse deputet
s'bėre njė kusar ?!

Duhet qė nga dora
tė tė marr kulaēin !
Si s'pate respekt
njėherė pėr rrugaēin ?!...

Duhet pėr kapistre
tėta rrėmbej kalin;
asnjėherė s'u bėre
ortak me vandalin !...

Duhet tė ta vjedh
vezėn nga tigani,
dhe pastaj tė them:
Rroftė huligani !...

E na del pėrpara,
ēdo ditė na gėnjen,
kur thua: - liria,
i vetmi refren !

.......................vazhdon.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Sun Nov 18, 2007 12:19 am

Ē'e duam lirinė?!
Liria ėshtė kob!
Dua tė jem skllav,
dua tė jem rob!

Nuk tė njoha fare;
s'tė dija tė ligėn!
Ē'pate qė shqiptarit
i dhe republikėn ?!

Ke bėrė shumė tė liga;
eh, ē'ke bėrė ti !
Vete themelon
dhe shtetin e ri !..

Nuk tė njoha fare;
s'kishe besė prej shoku !
Ē'tė keqe na bėri
neve Ahmet Zogu ?!

Mbreti ynė i dashur,
plot me ideale,
i mbathi opingat
dhe luftoi n[ male !

Nuk tė njoha fare,
se s'ke gjak nga imi !
Ē'tė keqe na bėri
Benito Musolini ?!...

Nuk tė njoha fare ,
se s'tė mungon nderi !
Ē'tė keqe na bėri
dhe Adolf Hitleri ?!!...

Pa dėgjomė mirė;
dėgjomė mua plakun:
Ata ishin engjuj,
ti ua pive gjaklun !...

Ke bėrė shumė tė liga;
ē' tė tė them mė parė ?!
Pėr mijėra dėshmorė
ngrite lapidarė !...

Ke bėrė shumė tė liga;
eh, ē' ke bėrė ti ?!
Pse nxorre nė dritė
Nėnėn Shqipėri ?!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Mon Nov 19, 2007 1:38 am

Duhet qė patjetėr
tė tė fus nė farkė,
se nuk more borxh
qoftė dhe njė qindarkė !...

Dhe u thoshe llafin
gjithnjė si ta doje;
si nuk kishe turp
qė pa borxhe rroje ?!

Nė shekullin tonė
ngjyra blu e roze,
tė jetosh i lirė
nuk ėshtė serioze !

Sa ke bėrė ti,
akoma s'ti dinė !
Pse s' mbolle kufirin
vetėm me dafinė?!...

Ta mbillje kufirin
me dafinė tė tėrė,
se tė gjithė ujqėt,
qengja janė bėrė !

Ke bėrė shumė tė liga;
eh, ē' ke bėrė ti?!
Pse s' ja dhe vatanin
zonjės borgjezi?!...

Kur ajo prodhonte
bombėn atomike,
pse s' bėre veē ēarqe,
pėr ballo, pikniqe ?!...

Bombat dhe raketat,
kjo borgjezi zomja,
i ka pėr tė vrarė
miza dhe mushkonja!

Qengjin kapital
dot nuk e kuptove;
hekur dhe beton
vėndion betonove !...

Pėr ne asnjėherė
s' menduan tė liga
motėr Europa,
hallė Amerika !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kosovarja
Admin
Admin
avatar

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 31
Vendi : Jashtokėsore!
Registration date : 14/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Mon Nov 19, 2007 3:01 am

Sofra pergezime per poezite mjafte te mira shpresoj se edhe ne te ardhmen do kemi poezi nga ju

Respekt ..Kosovarja
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Musafir
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Mon Nov 19, 2007 3:04 am

Pėrgėzime Sofra pėr poezit ja na lindi edhe njė poet i rij suksese.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Mon Nov 19, 2007 3:23 am

Faleminderit Kosovare dhe Deli.

Dua t'ua bėjė me dije pasi qė nuk e kam shkruar nė fillim se kėto vargje janė tė botuara nė Prill 1995 nga poet tė Shqipėrisė.




Pėr ne s'i zė gjumi
as ditėn as natėn;
plot me ėmbėlsirė
na e ruajnė pjatėn !...

Pėr ne u kish mbetur
njė merak i vjetėr:
ja, po na ndihmojnė,
tani me tė tepėr !

Ishe e pabesė,
moj Parti e Punės !
Pse s'i le njė shteg
vjedhjes edhe dhunės ?!...

Vallė pėrse duhej
tė tė kisha mike,
kur s' mė hape kurrė
njė shtėpi publike ?!...

Unė kėrkoja shoshėn,
ti mė jepje sitėn !
Ē' pate qė ndalove
drogėn edhe sidėn ?!...

Ē' pate qė ndalove
dhe tė tjera helme;
kėto mrekullira
tė kohėve moderne ?!...

Ke bėrė shumė tė liga;
sa qimet nė faqe !...
Unė kėrkoja gjak,
ti mė sillje paqe ! ...

Tė gjitha sa bėre,
neve i pėrmbysėm;
edhe me golap
pėr nė botė u nisėm !

Pėr nė botė u nisėm
me zhurmė e me bujė;
kemi pa hesap
ajėr, dritė, dhe ujė !

Zemrėn tutje detit,
sytė nga perėndia;
njė epokė tė ndritur
jeton Shqipėria !!!!



13 mars 1991
Bilbil Labova
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Thu Dec 13, 2007 2:01 pm

Epopeja e tė 99-ave

Tė thamė:<< U munde >>;
Ti na dalke div !
Papritur na thua:
<<Jam lokomotivė>>!...

Nėse ėshtė kėshtu:
Ani, lum zotnia;
Bujrum, ndaē si burrat,
Ndaē sulu me boria !

Ėshtė prapė ky popull
Qė s'e duron beun;
Tė kujton Herkulin
Kur shkuli Anteun!...

Bėre kushtetutė
De ore dreq de,
Po ky xhins mileti
S'qe ai qė qe!...

Rrufe miratimin,
Tė hedhim hendekun,
Se pastaj di Sala
Si ta tundė dybekun!

Sinqerish, tė mirėn,
President tė desha,
Se askush s'e ndau
Ēipinin nga bjeshka!

Dje kur tė dhamė votėn,
Thamė me njė gojė:
Do dilje i bardhė
Si borė nė Tropojė.

Sepse je shqiptar,
Dhe pėr Shqipėri,
Dua qė Evropės
T'i shfaqesh flori.

Tė gjithė e donim
Kryetarin tonė;
Po qe balli ar,
Supet janė argjėnd.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
mickonja
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Numri i postimeve : 141
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Tue Dec 18, 2007 10:18 am

Pershendetje te gjithve dhe ne vecanti ty sofra .
Dhe flm qe gjete pak kohe dhe na solle kete poezi te mrekullueshme.
Dhe nje here flm .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Tue Dec 18, 2007 1:38 pm

Faleminderit mickonja pėr pėrshėndetjen, ka kohė qė ju i keni munguar forumit tonė, prandaj i kanė munguar edhe postimet tua qė i shtjellon aq bukur dhe janė postime me vlerė pėr forumin tonė.

Jug-Veri vėllezėr
Tė na shohė bota;
Fishta hidhte firmėn:

<<Quhem Gegė Toska>>.

Ndarja Jug-Veri
Ėshtė thikė kasapi;
Njėra presė-Athina,
Tjetra-Beogradi.

Nėse tė qortojmė,
Shkarkon mal me halle;
Pastaj sipas shiut,
Ke behar pėr valle.

Dil zot vatanit,
Kurrė s'tė hahet haku;

<<Flasunė>>, thuaj botės,
<<Flet njė kombė,po hapu>>!


Bijtė e Labėrisė,
Tė gjerė sa deti,
Sikur i largove
Njė nga njė nga shteti!

Dhe pritėm premtimet
Se do vijnė nga vera;
Po na zuri dimri
Si dikur nė shpella!

S'e patėm kėshtu,
Salo, t'u bėftė nėna,
Qė njė ndihmė evrope
Tė mos futet brėnda!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Tue Dec 18, 2007 3:55 pm

Nė kockė e lėkurė
Po na digjet xhani;
Qafa e zyrtarėve
Po pėlcet nga dhjami!

Nga lart prish e vidh
E jeto me ndihma;
Jugun ia le grekut,
Sikur the:<<S'ėshtė imja>>!

Tė shkojmė drejt Evropės,
Po sovranė pėrherė;
Dhe jo vajzat tona
Tė flejnė nė bordel[!

Dhe hop-kushtetutėn,
Me besėn e Logut,
Dhe nga majė e bjeshkės
Synė i shkelje Zogut!...

<<S'ka si kushtetuta>>!
Nuse nė tė parė!...
Mė the :<<Ėshtė e virgjėr>>,
Po qėnkėsh me barrė!

Nė votim tė djeshėm
Tė thamė lepe-peqe;
Po ti shpejt dhe vicka
Si njė mushkė e keqe!

Sikur ison labe,
Rreth teje ku rrije,
Dikush tha ta lidhje
Me tel ēiftelie!...

Ē'u thotė truri i kokės
Ca xhuxhėve sejmenė?!
Kėtė s'e bėjnė dot
Dyzet sadėrzemė!

Po ē'mi ēarmatose
Goxha veteranė.
E tėrė vagabondėt
I bėre me armė?!

E kur erdhi Bushi,
Ishte rastėsi?!
I ngrohtė si prushi
Dhe thėngjill nėn hi!

Kur tė katandisėn
Pėr gaz e ibret,
Tok me ty na nxinė
Shqipėrinė e shkretė.

Dhe i hodhe hapat
Si tė Ēarli Ēaplinit;
Sa lė Mesaplikun
Del majė Dugagjinit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Fri Feb 01, 2008 2:08 pm

Merr helikopterė
Sa herė tė ēirret zėri;
Me to do shkonte dimrin
Kurvelesh i tėri !

Shqipėrisė rriqrat
Po i pijnė gjakun;
Ti dole Atdheut
T'i ngulėsh bajrakun !

Ē'i deshe nga pas
Ca njerėz soj gjarpėr,
Qė, t'i shihje ditėn,
Tė shfaqeshin natėn ?!

Dole, lypje besė,
Me shkop tė kanunit,
Qė pas tė tė hidhnim
vallen e majmunit !

S' latė fėmijė, kopshte,
S' latė maternitete;
Mbushur plot mitingjet
Me firma nėn vete !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
tom sojer
V.I.P
V.I.P
avatar

Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Fri Feb 01, 2008 2:23 pm

Sarkazem te tille therese ne vargje tani po lexoj. Sofra, ke shkruar nje sarkazem te denje per derbejderet e sotem. Fute ne Youtube patjeter. Te pergezoj per te dhe te falenderoj se je njeri besnik e me shtylle kurizore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Sat Feb 02, 2008 10:01 pm

Faleminderit Tom Sojer mik i nderuar, as unė nuk kam lexuar ndonjėhere tė tilla vargje....

Pa, bėrė vizita
Te dėshmorėt tanė;
Dje sa dekorove
Ata qė i vranė !!!

Djemtė po na ikin,
Hasmi vjen tek dera;
Dalngadalė dhe muret
Do vishen me ferra !

Ata pėrtej Jugut
Gjithė quhen Albanė;
Po nga barku i zbrazur
Thonė << quhemi Janė >>!!!

Ti veē ngjit tribunat,
Hyr e dil takimet,
Me njė shtėllungė fjalėsh
thure tėrė fjalime !

Nga e merr pash zotin
gjithė atė buzėqeshje;
Hiq e vė fytyrė,
Si tė ish qeleshe ?!

Deshe besė, kur fjalėn
S' ma flet si burrė shteti;
ma thua sė prapthi
si ta do lezeti !

Tek flet ngjan nishan,
Merr njėmijė trajta ;
Kokėn nė tė djathtė,
Veshėt nė tė majtė !

Dhe do besėn nga unė,
Qė nga tranzicioni
S' kam vrimė nė rrip
E rroj me erė rigoni !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Urata
Pėrjashtuar
Pėrjashtuar
avatar

Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Sat Feb 02, 2008 10:32 pm

Eshte kenaqesi te lexosh keto vargje te mrekullueshme te thurura me mjeshtri te vecante te cilat ne vete ngerthejne realitetin e nje te kaluare dhe nje te ardhmje..... Sofra ju pergezoje dhe ju kam lakmi per kete talente.... shendet dhe suksese...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Sun Feb 03, 2008 12:29 am

Edhe unė ndajė mendimin me Uratėn,Sofra ka poezi tė bukura dhe e pėrgėzoj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 24
Vendi : Nė "Komedinė Njerėzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Wed Apr 09, 2008 7:47 pm

Poezi vertet te bukura, pergzime e respekt

Ju pershendes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Mon Oct 13, 2008 9:59 pm

Vazhdojm se na paskan mbetur ende pa e pėrfunduar poemėn e "Epopeja e tė 99-ave".

Vazhimi;

Do besė, po s'shikon
Nga vėshtron njeriu;
Sa ndihma merr Jugu,
Dhe sa merr Veriu !

Pak mė urtė bre burrė,
Ke marrė fort yrysh !
Kombin edhe veten
Po e ndan nė dysh !

E tha Camdesya:
" Ju nė Evropė tė parėt"...
Dhe tek ne tė parėt
Vunė dhjamė zagarėt !!!

E tha FMN-ja:
"Albani xheneti"...
Nė parmendė gomarėt
Ngordhin nga sikleti !!!

Ngadal pra o salo,
S'ke pse shkon varvat;
Me teserė PP-je
Hyre demokrat !

"Shpejt" tė tha Ramizi,
"Hiq futėn e mjekut..."
Kur befas ti dole
Nė ballė tė byrekut !

"Kushtetuta", "Bota"...
"Nderi i idealit",
"Treqind milionėt
T'i fshien Zhulalit" !

"Shpejt, tė mbyllim gjurmėt,
Ėshtė punė dollarėsh"!...
Gjerdanin e Arsidit
Kėrkon kujt t'ia varėsh.

Tham:" Kjo kushtetutė
Tė luan tepelekun,
Se Shkumbin e poshtė
Mbeti copė pėr grekun"!!!

Dhe bota hap sytė,
Nga u mbiu peshqeshi !
Dhe pleqve tė hutuar
Zė u kruhet veshi !...

Ndaj dhe sandris Meksis
Me tullėn pasqyrė,
Nga nenet e majme
Barku i rri fryrė !

vazhdon...

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   Tue Oct 14, 2008 12:12 am

Nisi Tritan Shehu,
na shkriu tė gjithėve:
rrėp-pėrtėp ndėr dhėmbė
Rigon veē lajthitje !

Ali...Babė..Spahia
Klient i pazarit,
Ēorbėn e pėrēarjes
Ia ndan shqiptarit !

shkon misionar
Nė Maqedoni;
Gjoja t'i bashkonte, I bėri lesh e li !...

Hajde" Koromane",
Pjetėr Tomė me nure;
Si tė ndriti faqja
Gradė kuesture !

Shih Hajdar Azemiin,
Zverkun rrath koker,
Qe sheleg i rjepur,
U bė dash milor !

Nė grevė burgjedalėt
E pritėn si xhan;
ky u bėri hallvėn
Si pėr ditė Bajram !

Dhe tha: " Kushtetutėn,
Fati na e pruri.
Salon ta gjykojė
Gjykata qė e vuri"!...

Kur i fliste baba
Pėr Kuvajt nė bjeshkė,
Dhe kėtė kushtetutė
Ia ka shtirė nė veshė.

Thonė i tha malsori:
"More ti Salė vėllai,
Po zakonet tona
S' ti ka thėnė babai ?!

Tek lyp besė, ti shkel !
kanun e tė parė;
Vjen me armė nė brez,
rreth e rreth ushtarė !...

Epo atė mendje
Kush ta dha aq bukur:
Tė rrijė kushtetuta
Mbi vota tė burgut ?!




_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Gjyq kundėr PPSH-sė   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gjyq kundėr PPSH-sė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: