Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Udhet e Kombit, korrik Nr(7) 19 nga Marenglen Koēiu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: Udhet e Kombit, korrik Nr(7) 19 nga Marenglen Koēiu    Wed Aug 10, 2011 1:39 pm


Botuar nėn kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastėr
Nr. 7 (19) Viti II i botimit Nr.

KORRIK 2011




“Shqiptarėt vijnė nga njė shtresė e lashtė. Shqiptarėve u ka mbetur pak kohė latente, e cila shpėrthen herė pas here nė njė jetė tė re. Prandaj prej gjithė shkrimtarėve shqiptarė na del pėrpara fytyra e shqiptarit tė pėrjetshėm”
Eqerem Ēabej
Marrė nga “Pėr gjenezėn e literaturės shqiptare”

Izraeli nė jugun shqiptar
Ambasadori Cohen viziton Gjirokastrėn


Ambasadori izraelit, David Cohen, ka vizituar Gjirkastrėn, i shoqeruar nga zonja e tij dhe me nje grup biznesmenesh. “Do tė bashkėpunojmė me qytetet shqiptare nė turizėm, agrokulturė dhe teknologji. Shqipėria eshte vend i sigurtė”. Kėto kanė qenė mesazhet mė tė rėndėsishme qė David Cohen, ambasador i Izraelit nė Tira-nė, ka shprehur duke vizituar bashkinė dhe qytetin e Gjiro-kastrės. Vizita e tij ishte nje hap per rizgjimin e vlerave dhe lidhjeve, besimin ne bashkepunimin ne qytetin e gu-rte, te bukur Gjirokastra –shprehet ai.
I ftuar ne qytetin e Gjirokastres nga zoti Marenglen Kociu ne bashkepunim me kryetarin e bashkise, zotin Sokol Pirra beri te mundur prekjen e Gjirokastres nga ambasadori hebre. Tashme Gjirokastra e surprizuar nga vizita e njerzeve te zotit ka perfaqsuesit e vet te biznesit hebre ne jugun e vendit. Por dhe “I zoti” I shtepise z.Fla-mnur Bime kryebashkiaku I qytetit te gurte, shprehet se ishte nje vizite teper e vecante dhe e kendshme.
Pritja e pare iu be ne ba-shkine e qytetit, nga kryebashkiaku Bime. Nje minikoktail pa protokoll. Perfaqesu-esi I biznesit hebre dhe njeriu I kontakteve per ardhjen e ambasadorit. Ne cdo hap ndjehen te kenaqur. Nje mikpritje e madhe bujare. Biseda u zhvillua me shume interes. Ishte nje deshmi e vle-rave te qytetit te gurte.
Ėshtė treguar pėr praninė dhe bashkėjetesėn e hersh-me tė faktorit izrealit nė Gjirokastėr, qė prej vitit 1500, kur datojnė ngulimet e para tė hebrejve e deri tek prania e tregtarėve e zejtarėve qė nė masėn mė tė madhe nė Gjirokastėr kanė qenė ebrej. U bė fjalė edhe pėr vendodhjen e njė varreze e-bre nė kėtė qytet, pėr simpatinė me tė cilėn shihen zhvillimet e sotme tė shtetit izraelit dhe pėr planin rregullues tė Gjirokastrės nga firma izraelite fituese “Leverman”. Nė takim u hodh ideja dhe u shpreh vullneti pėr binjakėzim mes Gjiro-kastrės dhe qyteteve tė Izraelit e madje edhe midis shkollave tė tyre.
Duke folur pėr mediat, ambasadori e ka ēmuar Shqipėrinė njė vend tė sigurtė pėr investitorėt iz-raelitė dhe njė destinacion tė lakmueshėm pėr turistėt izraelitė. A-mbasadori izraelit tha se agjencite turistike izraelite e kanė pėrfshirė Shqipėrinė pėr herė tė parė kėtė vit nė listėn e guidave tė tyre dhe se disa grupe do tė vijnė deri nė mes tė vjeshtės. “Ne i kemi bėrė thirrje Tiranės tė dėrgoje nė Izrael njėrėz pėr tė promovuar turizmin shqiptar atje”, bėri me dije Cohen. Gjithashtu nė takimin e organizuar nė Gjirokastėr u diskutua pėr mu-ndėsitė e bashkėpunimit, tė investimit dhe projekteve pėr agrikulturė moderne, ku ėshtė i njohur zhvilli-mi izraelit. “Nė kėtė sektor- tha ai- ėshtė i angazhuar vetem 2 % e krahut tė punės dhe me prodhimet e saj plotėsohen nevojat e vendit, si dhe eksportohet”. Ambasadori Cohen ka kėrkuar bashkėpunim e-dhe nė industrinė e teknologjisė sė lartė, sepse kėshtu, tha ai, nuk e ndjemė krizėn. “Por qė kjo tė behet e mundur kjo, nėnvizoi ai, duhet tė ndėrhyjnė dhe politikat kombėtare”
I pyetur nėse situata e trazuar politike nė Shqipėri mund tė cėno-nte sezonin turistik veror, z.Cohen u pėrgjigj, duke thėnė se “Ne e dimė se Shqipėria ėshtė njė vend demokratik dhe situata politike nuk po reflektohet nė turizėm. “Ne, iz-raelitet, u shpreh ai, e njohim Shqi-pėrinė si vend demokratik prej mė shumė se 20 vitesh. Ne e kronsiderojmė atė njė vend nė NATO-s dhe shumė pranė BE.
Cohen ka vlerėsuar maksimalisht mbėshtetjen historike tė shqi-ptarėve ndaj hebrejve gjatė luftės sė dytė botėrore. Ai ka pėrmendur faktin qė emrat e 63 shqiptarėve janė vendosur nė muzeun e diasporės nė Izralel dhe njihen si shpėtues tė jetės sė hebrejve, duke rrezikuar jetėn e tyre. Nė raport me popullsinė, ky numėr rezulton tė jetė mė I larti se nė ēdo vend tjetėr europian nė mbėshtetjen ndaj popullsisė hebre. Gjithashtu, ambasadori Cohen tha se bashkė-kombasit e tij lexojnė librat e Ismail Kadaresė dhe e niohin shumė mirė Shqipėrinė dhe besėn e shqiptarit.
Gjatė qėndrimit tė tij nė qytetin e Gjirokastrės ambasadori izraelit ka bėrė vizita nė Muzeun e Armėve, tė vendosur nė Kala, ka parė qytetin nga lartėsia e kodrės nė Lokal “Fantazia”, u interesua posaēėrisht pėr shtėpinė e shkrimtarit tė madh shqiptar Ismail Kadare dhe pėr ta bėrė muzeale e tė vizitueshme jo vetėm shtėpinė, por tė gjithė zonėn ku ndodhet ajo.
Miku dukej si zot shtepie dhe perkthyesit po i rridhnin fjalet lirshem, duke permendur lidhjet e ngushta te hebrejve ne qytetn e Gjirokastres, Solomonin etj. Sokol Pirra, i predispozuar per Gjirokastren, per investime ne qytetin e gurte, per projektet dhe zyren hebreje, qe se shpejti do jete e prani-shme ne qytetin e gurte investimet hebreje jane ne tavoline. Vizita vazhdoi me tej ne kalane e qytetit te gurte. Miku zoti ambasador, u kėnaq pa masė. Ishte vertet nje mbrese e thellė pėr tė ky qytet i magjishem. U larguam nga keshtjella magjepsese drejt nje pike tjeter turistike, ne kompleksin “Fre-skia”, ku zoti Bime shtroi nje dreke tradicionale per mikun nga Izraeli. Ai premtoi se do te vije perseri.
Zoti ambasador, si dhe zoti Pirra, njeriu i hebrenjve per Shqiperine, premtuam projekte e ndihma per qytetin e gurte dhe se sot jane fakte e projekte ne duart dhe ne zyren e biznesit hebre per jugun, perfaqesuar nga zoti Marenglen Kociu.

Ishte nje takim i ngrohtė e sugjestionues. Marenglen Kociu, dre-jtor i gazetes “Udhet e Kombit” dhe zoti Bime, i nderuar me misionin e tij si kryebashkiak i qytetit, e riftuan dhe i ofruan bashkepunim njeriut me te larte hebraik ne Gjirokaster. Sokol Pirra premoton bashkepu-nim dhe investim.
Vizita u mbyll, por miqtė izarelitė lanė prapa projekte tė rėndė-sishme zhvillimi, njė zyrė bashkėunimi dhe pėrfaqėsuesin e tyre pėr biznesin nė jugun e Shqipė-risė, zotin Marengelen Koēiu. Kjo vizitė la nje derė tė hapur ne mbe-shtetje te Gjirokastres. Zoti Pirra e Zoti Kociu do te falenderonin zotin Bime per pritjen fisnike, por dhe per bashkepunimin per Gjirokastren.
Zyra e investimeve hebraike sot eshte ekzistente ne Gjirokaster. Keto projekte, takime e bashkepu-nime e lehtesira vijne nga takimi historik mbas 17 vitesh i nivelit me te larte, i kryeministrit Sali Berisha, njeriut qe beri te mundur hapjen e sinagoges se pare hebraike ne Ti-rane e zotit Liberman zevendes-kryeminister dhe ministrit te jash-tem. Ky takim dhe bashkpunimi midis dy qeverive solli lehtesimin e biznesit hebre ne vendin tone.
Zoti Berisha shprehet: Potenci-alet tona janė te medha ne shume fusha, si: energjitika, pasuria mine-rale, krom, nikel, bujqesia ne gjithe gamen e prodhimeve te saj, turiz-mi, arsimi e sektore te tjere, potenciale te pashfrytezuar.
Shume shpejt preket realiteti me njerezit e Zotit, aq sa shenohet nisja e nje epoke te re ne marre-dheniet shqiptaro-izraelite, mbesh-tetur mbi besen dhe virtytin shqiptar, te njohur dhe te lavderuar si realitet shqiptar ne Ballkan dhe Europe . “Ekonomia shqiptare nuk do te kete krize”.- shprehet krye-minsitri shqiptar Berisha. Hapja e sinagoges se pare hebraike ne Shqiperi e Ballkan, ardhja e zotit Shlomiramar kryeRabinit izraelit me zotin Sokol Pirra, njeriun e ko-ntakteve dhe realiteteve hebreje, jane momente te rendesishme. Kjo sot na sjell ne nje demokraci e nje shembull bashkepunimi demokra-tik me vlera paqeje, mirenjohjeje dhe zhvillimi ekonomik.
Thoma NIKA


OSBE: vėmendje dhe vlerėsim pėr
“Udhėt e Kombit”

Stafi dhe puna e be-re gjate dy vite-ve ne qarkun e Gjirokastres, por dhe ne gji-the Shqiperine etnike, e deri matane oqea-nit, ben qe ga-zeta “Udhet e Kombit” te ma-rre nje satisfaksion te jashte-zakonshem keto dite. Drejtorit te saj Mareglen Koēiu I eshte drejtuar me nje leter te posaēme falnderimi Prezenca e OSBE ne Shqiperi, qe mban daten 29 qershor 2011. Permes saj vleresohet puna e veēante e stafit te gazetes “U-dhet e Kombit” dhe orientimi e kkontributet e saj, bazuar mbi te verteta historike kombetare shqi-ptare. Kjo pune e palodhur e sta-fit te kesaj gazete ne rrugen e saj me pak se dyvjeēare, ka marre vleresime inkurajuese nga shu-me e shume titullare, njerez qe drejtojne shtete e politika demokratike. Por sot gjendemi perballe nje vleresimi nga nje organizate e sigurimit dhe bashkepunimit europian OSCE.
Personalisht zoti Dan Redford, numri 2 i Prezences se OSCE ne Shqiperi, vlereson “Udhet e Kombit”, duke thene se numrat e kesaj gazete “jane lexuar me vemendje dhe po keshtu jane vleresuar nga ne”. Ai i uron suksese gazetes ne punen e saj dhe shpreson ne nje bashkepunim me te mire me te.
Duke vleresuar punen e ma-dhe te bere nga OSBE-ODIHR ne Shqiperi, duke I falenderuar dhe duke I qene mirenjohes te medhenj ketyre njerezve qe ko-ntriubojne per demokracine shqi-ptare, stafi dhe drejtori I gazetes “Udhet e Kombit” I premtojne qy-tetareve, politikes shqiptare, nderkombetareve e bashkomba-sve tane, kudo ku jane e gjithe dashamiresve, se faqet e gaze-tes “Udhet e Kombit” do te jene dritare per te pare dhe perjetuar Shqiperine reale e kombetare, demokratike. Eshte shume motivuese per ta thelluar misionin to-ne atdhetar ne faqet e gazetes sone, kur nje personalitet I madh si Dan Redford, ēmon ate qe ne kemi bere deri tani. Mirenjohje per ju, te nderuar miq, qe me fisnikeri na nderoni e vleresoni. Detyra jone ne demo-kraci, misioni yne ne demokraci ka-ne nevoje per vle-resim dhe mbesh-tetje, ashtu sikurse jemi te hapur edhe per sugjerime. Ne se dikush tregon vemendje per ate qe ne bejme ne interes te ēeshtjes ko-mbetare, kjo eshte nje tjeter nxitje per t’u rritur cilesisht ne punen tone dhe ne zerin tone mediatik. Ne ecim me kembet tona ne udhet e kombit e ne udh-en e demokracise, shtojme vlera me pune te palodhur.
Ne emer te misionit tone, ne emer te kesaj gazete kombetare, sinqerisht falnderojme kedo qe na lexon, na ndjen dhe na ndjek per tiu bashkuar idese se madhe te sherbimit ndaj ēe-shtjes kombetare. Posaēerisht vleresojme dhe falenderojme prezencen e OSBE ne vendin tone per kontributin e madh de-mokratik qe ajo ka iniciuar kudo ne gjithe boten, por edhe ne Shqiperi, gjate gjithe tranzicionit shqiptar.
Ne te nderuar miq, ju konsi-derojme doktorin, avokatin eko-nomistin e juristin e familjes se madhe shqiptare. Nderim dhe respekt per ju, te palodhurit per Shqiperine e demokracine e brishte shqiptare.
Personalisht z.Dan Redford , me konsideraten me te larte dhe duke ēmuar kontributet qe ju miqte tuaj europiane kane dhene per demokracine shqiptare, “U-dhet e kombit”, e kane nje stimul te madh vleresimin tuaj per punen tone.
Ndihmen tuaj, vleresimin tuaj per “Udhet e kombit” ne e marrim se shkon per te gjithe shqiptaret, per te gjithe ata qe duan nje jete me te mire, qe duan lirine, familjen e atdheun. Ndaj ne do te va-zhdojme te punojme cdo dite e me shume per te qene zeri sa me i vertete, qe u duhet shqiptareve.


Zhvillimet e pritshme politike nė vend, nė optikėn e kreut tė LZHK, Dashamir Shehi

Nė shtator nis bashkėpunimi me opozitėn



Kreu i Partisė Lėvizja pėr Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi, shprehet optimist pėr zhvillimet e reja parlamentare qė do te nisin nė shtator, me futjen e opozitės nė parlament. Permes intervistes se tij ai ben publike se bashkėpunimi fillon nga parlamenti, ndėrsa hedh idene e tre reformave te me-dha. Duke filluar qė nga refor-ma Kushtetuese, reforma elektorale dhe reforma e orga-nizi-mit tė pushteteve lokale.
I pyetur pėr plotėsimin e kri-tereve, Dashamir Shehi shprehet se “Nuk besoj se do plo-tėsohen, por unė gjykoj qė ėsh-tė mė mirė qė tė merremi me kėto tre reforma qė thashė. Pa-si nuk ėshtė koha e mjaftueshme pėr plotėsimin e kritere-ve”

- Opozita ka shprehur qėndrimin e saj se do tė bashkėpunojė mė maxhorancėn pėr plotėsimin e kritereve. Sa pozitiv ju duket ky bashkėpunim nė kėto kushte, ku opozita nuk ka njohur rezultatin e Tiranės, qė ka dalė nga zgjedhjet e 8 Majit?

- Unė besoj qė do jetė po-zitiv, por duhet tė kemi parasysh qė duhet tė presim shtatorin, pėr tė parė kėtė bashkėpunim. Pasi bashkėpunimi fi-llon nga parlamenti, nėse opo-zita do tė marrė pjesė ashtu si ka thėnė. Aty pastaj ka kohė qė pėr njė vit e gjysmė tė bėhen tre reforma nė Shqipėri. Duke filluar qė nga reforma Kushte-tuese, reforma elektorale, dhe reformėn e organizimit tė push-teteve lokale. Aty pastaj duhet tė diskutohet, nėse do tė jetė me tre nivele, do jetė me katėr-qind komuna, apo do tė jetė mė pak. Do diskutohet pastaj sa ndarje do tė ketė nė qarqe etj. Pėr kėto tre gjėra ėshtė momenti pėr tė diskutuar. Mbas njė viti e gjysmė, do tė bėhen zgjedhje parlamentare, dhe du-hen rregulluar gjėrat qė tani mendoj unė, me fillimin e sezonit tė ri parlamentar. Unė besoj se nuk ka rrugė tjetėr pėr tė dalė nga kjo situatė nė tė cilėn ėshtė futur vendi prej disa ko-hėsh.
- Sipas mendimit tuaj, pritet sezoni i ri parlamentar, pėr tė parė nėse do tė ketė ndryshime. Mendoni se nuk ka asnje hapesire per dis-kutime para fillimit tė ketij sezoni?

- Nuk besoj qė mund tė dis-kutohet para fillimit tė sezonit tė ri parlamentar. E thėnė ndryshe kėto tani do dukeshin si muhabete plazhi, prandaj unė po e vė theksin nė shtator, por jo se ka ndonjė arsye tjetėr.
Nėse do tė fillohet nė shtator, pastaj besoj se do jetė ko-ha e mjaftueshme pėr tė vep-ruar deri verėn e vitit tė ardh-shėm. Pra ėshtė koha pėr tė diskutuar edhe pėr zgjidhje, e-dhe pėr kėshillin, dhe pėr ato tė tjerat qė thamė edhe mė lart.

- Para Shqipėrise qendrojne pėr t’u plotėsuar 12 kritere tė rėndėsishme deri nė muajin tetor. Mendoni mjafton koha e mbetur pėr t’i permbushur ato dhe e shihni pozitivisht rolin e opozitės?
- Nuk besoj se do plotėsohen, por unė gjykoj qė ėshtė mė mi-rė qė tė merremi me kėto tre reforma qė thashė, se sa tė e-cim me idenė qė po shkojmė drejt Europės, por nuk ėshtė koha e mjaftueshme. Pastaj kri-teret besoj qė kėto do tė mbeten pėr t’u diskutuar nė gjashtė mujorin e dytė. Nuk e di ndo-shta mund tė na bėjnė ndonjė lėshim, BE, qė tė na hapin ndo-njė dritė jeshile.

- Kujt mendoni se do t’I fa-turohet pėrgjegjėsia, ne se nuk arrihet te plotėsohen kri-teret e vendosura: opozitės apo maxhorancės?

- Do thoja qė tė gjithė shqiptarėt janė nė njė varkė, dhe po e mori lumi varkėn, do t’i marriė tė tėrė.
Ne nė Shqipėri e kemi ndarė njėri-tjetrin, ndėrsa pėr Europėn, jemi tė tėrė shqiptarė. Kėshtu qė nuk besoj qė do kemi ndonjė standard pėr tė ndarė kush ėshtė fajtori.

Palamenti shqiptar,
Ende pa parti nacionaliste


PBDNJ dhe Mega, dy parti me baze etnike greke ne Shqiperi u vune ne gare edhe nje here 31 ko-rrikun e sivjetem se cila prej tyre do kishte kreun e komunes se Fi-niqit. Nuk ka rendesi rezultati I kesaj gare zgjedhore. E rendesishme eshte liria dhe hapesira ligjore qe pakices greke ne Shqi-peri i eshte dhene me ligj per te qene e perfaqesuar ne nivelin qendror dhe ate lokal te pushtetit. Aq sa atyre nuk u hyn ne pjese asnje prej partive shqiptare, sikur keto te fundit te ishin pakica.
Qysh me 1991 u krijua organizata “Omonia”, e cila u shnderrua ne vitet e para te historise se pluralizmit ne vendin tone edhe si subject zgjedhor, duke ia dale te kete deputetet e vet ne paralamentin shqiptar, enda pa qene parti poli-tike. Per ta bere edhe me te qendrueshme kete te drejte, organizata “Omonia” u be mitra e PB-DNJ, nje parti, qe megjithese ka 20 vjet qe ben tualete e makiazhe pa hesap, per t’u paraqitur si parti e te drejtave njerezore dhe parti qe perfaqeson dhe mbron te gjitha pakicat dhe jo vetem pakicen gre-ke, nuk ka mundur ta mbuloje die-llin me shoshe, se kjo hyn ne te pamundurat.
Si te mos mjaftonte kjo, ne ba-shkekzsitence dhe ne konkurrence politike, ne luften per te fituar terren me te gjere dhe per te krijuar akses sa me te plote ne politiken shqiptare, nje vit me pare PBDNJ-shit iu shtua edhe nje tjeter parti, e deklaruar qartesisht se eshte me baze te paster etnike, sikurse esh-te partia Mega, e cila edhe vendlindjen edhe seline qendrore te saj e ka ne qytetin e Sarandes. Te dy-ja kane nje angazhim te hapur dhe pretendime pa fund per te zgjeruar volumin e te drejtave te te njejtit minoritet, te pakices greke, qe ka nje shumice partish me baze etnike. Eshte folur e flitet shume kohet e fundit edhe per nje bashkim te tyre, pasi ato I bashkon nje thelb I vetem: rritja e presionit ndaj politikes shqiptare per te llastuar pa limit minoritetin qe ato perfaqe-sojne, deri edhe per t’iu imponuar politikes dhe shtetit shqiptar, duke patur perkayesin ndaj nje shteti si Greqia, qe ka shfaqur hapur prirejen per t‘iu imponuar shpesh legjislativit dhe ekzekutivit shqiptar.
Nisur nga ky realitet, eshte krejtesisht e papranueshme qe ne Shqi-peri nuk ka ende parti nacionaliste te shqiptareve, kur kjo u esh-te lejuar dhe mundesuar pakicave. Eshte per te ardhur keq qe ende mozaikut te parlamentarizmit dhe te politikes shqiptare i mungon nje parti nacionaliste shqiptare. Kjo mungese, qe vazhdon te jete e ndjeshme dhe e papranueshme ne kontekstin qe parashtruam, nuk duhet te jete me. Mungeses se nje partie nacionaliste ne parlamentin shqiptar duhet ti jepet fund, si nje anormalitet dhe si mungesa e nje ngjyre dhe zeri potent qe duhet te krijohet dhe te degjohet fuqishem, si shprehje dhe formulim I kerkesave me legjitime te kujtdo qe e therret dhe e njeh veten per shqiptar. Historia e paralemntarizmit shqiptar e ofron kete vlere, ndersa te sotmes I mungon. Kjo eshte nje aresy me shume per te plotesuar vetveten dhe shprehjen e vetevetes. Kur dimensionin e demokracise sone e shfaqim dhe e reali-zojme per te vegjelit, le te jem me te respektueshem edhe per veten.

Peticion i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar (LZHK) e Qarkut Gjirokastėr, drejtuar
Diplomacisė Botėrore

Nga Uresa F. Syla

Miq dhe vėllezėr ba-shkėkombas, propozim i peticionit ose referendumi pėr z. Hajredinaj ndaj Diplomacisė Botėrore GJND, duke qenė se eshte njė vepėr e gjallė e histo-risė kombėtare, mbart veprat dhe vlerat e Njeriut tė Demokracisė, duhet sa mė parė tė li-het i lirė nga GJND. Ne do tė bashkohemi dhe do tė protestojmė qė z. Haradinaj tė jetė njė orė e mė parė i lirė pėrfundimisht. Nuk ndėrhyjmė nė drej-tėsi, po nėse do tė qe gjallė He-roi ynė Kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, ju prapė do ta arrestonit dhe do ta ēonit nė Gjykatė?
Peticioni ynė ėshtė gjithė pėrfshirės pa dallim. U drejtohet gjithė pėrfaqėsive diploma-tike dhe mė gjerė: lironi zotin Haradinaj! Ai ėshtė pjesė e hi-storisė sonė kombėtare, ėshtė vlera, virtyti, demokracia dhe Gjeniu i Kombit tonė. Tė brendshėm dhe tė jashtėm, ora e ZotitHaradinaj nuk ndalon. Ajo troket dhe ju ēdo moment po e bėni Hero Botėror tė Demokracisė. Lirojeni demokracinė Botėrore tė eci e lirė mbi paqe, dashuri dhe vė-llazėri. Ju duhet tė kupto-ni mirė se, nė-se nuk lirohet Njeriu i Historisė sonė, problemet janė mė tė gjera nė tė gjithė Ballkanin. Ju po mbytni lirinė, dinjitetin e demokracisė shqiptare. Apeli ynė ju duket zė i vogėl sot, por do tė vazhdojė. Jemi kėtu pėr t’ju thėnė “STOP” avazeve tė vjetra keqdashėse drejt Kombit tonė shqiptar.
Zoti Haradinaj ėshtė nderi dhe krenaria nė shumė vende, por ėshtė dhe Nderi i Qytetit tė shtrenjtė tė gurtė, qytetit tė Kadaresė, Ēabejt e Gjirokastrės me histori. Gjirokastra: “Lėshoni zotin Haradinaj”. Ai ėshtė padiskutimisht demokracia, liria e Kombit tonė. Liria pėr kėdo ėshtė e shtrenjtė, por ne shqiptarėt e kemi larė me gjak dhe jetė. Ndaj pena shqiptare duhet tė flasė sot.
Thirrja jonė ju zgjoftė! T’ju zgjojė ndjenjėn e paqes, lirisė e dashamirėsisė. Jemi nė pritje. Thirrja jonė u bėhet tė gjithė bashkėkombasve, kudo ku ja-nė: “Bashkohuni me ne. Ju historianė, shkrimtarė, poetė, politikanė, doktorė dhe inxhinie-rė, artistė dhe sportistė, populli ynė i shtrenjtė.
Sot ēėshtja “HARADINAJ” ėshtė numri 1. Zgjidhja e saj kėrkon ndihmėn tonė.


Broshura e falsifikimit tė kombėsisė mė 1913 nė jug tė vendit
Ndezja e debatit rreth 2200 konvertimeve nga shqiptarė nė gre-kė, tė bėra nė ju-gun shqiptar me vendime gjyqsorė, ka bėrė qė kėto di-tė tė dalė e tė rivi-het nė qarkullim njė libėrth, i gati 100 viteve mė pa-rė. Ai u ofrohet shqiptarėve, sidomos banorėve tė fshatrave ortodoksė tė njė radhe fshatrash tė jugut shqiptar, me njė kontekst tė qartė: tė njohin tė kaluarėn e tyre nė vėshtrim tė "kombėsisė greke" qė kanė pasur, duke mbajtur si kri-ter besimin dhe fenė.
Libri, botim i vitit 1919, ėshtė hedhur jo rastėsisht nė qarkullim kėto ditė, por pėr t’i shėrbyer idesė dhe kriterit tė rregjistrimit tė vitit 2011 mbi bazėn e vetėdeklarimit. Botimi kėto ditė ėshtė shumėfish-uar disa herė, pėr tė rėnė nė sa mė shumė duar tė njerėzve me besim ortodoks e kombė-si shqiptare, qė tė "ndėrgjegjėsohen" pėr origjinėn e tyre greke dhe tė kėr-kojnė tė rregjistrohen si tė tillė.
Libri i pėrngjan njė harte etnike, nė dy gjuhė, greqisht e frėngjisht. E ky shėrben edhe si titull i tij "Sta-tistika etnografike e Epirit tė Veri-ut", nė tė cilėn gjejnė veten fshatrat e 3 kazave tė vitit 1913 nė tė ashtuquajturin Epir i Veriut. Nė mėnyrė analitike dhe tė detajuar, listohen fshtrat e banorėt e tyre pėr ēdo frymė, duke i kategorizuar nė “grekė” dhe “shqiptarė”. Sipas kėtij botimi, Epiri i Veriut pėrbėhet nga administrata e Korēės, Gjirokastrės dhe nga njė pjesė e administratės sė Janinės. Administrata o-se kazaja e Korēės, shihet e pėrbėrė edhe nga Starova e Kolonja, ndėrsa kazaja e Gjirokastrės e pėrbėrė edhe nga 5 nėnkaza, si a-jo e Delvinės, Himarės, Leskovik-ut, Pėrmetit e Tepelenės. Kurse nga kazaja e Janinės rregjistrimi pėrfshin vetėm Pogonin dhe Fila-tin.
Rregjistrimi entik ėshtė kryer nė 569 fshtarat e kėtyre tri kazave ose pėr 228 mijė e 422 banorė. Sipas statistik-ės greke, qė pu-blikohet si bo-tim i shtabit tė pėrgjithshėm tė ushtrisė greke, posaēėrisht i se-ktorit tė ēėshtje-ve tė jashtme, rezulton qė 116 mijė e 888 bano-rė i pėrkasin ka-tegorisė "grekė" dhe vetėm 111 mijė e 534 banorė kategorisė "shqiptarė". Botimi ka edhe pamjen e njė broshure tė vogėl, gati njė libėr xhepi. Ai pėrfundon me shėnimin qė sqaron se "fshtatrat, pėrpara emrave tė tė cilėve ėshtė vėnė njė yll, i pėrkasin brezit tė hartės nga Veriu dhe janė me su-perioritet numerik tė shqiptarėve". Pubikohet se botimi ėshtė shtypur nė Selanik mė 1919 dhe se "tė dhėnat janė marrė nga arkivi i Va-ngjel Llazos, i botimeve "Dodoni". Broshura mbyllet me mbishkrimin pėr ēmimin, qė ka qenė 2 dhrahmi e po kaq edhe franga franceze.

Hasan Prishtina:
“Lufta e kundėrshtimit ndaj copėtimit do tė ndalojė kur tė bashkohet kombi ynė”.

Nuk lodhem duke lexuar e shkruar per nje periudhe te kohes se shkuar. Temat qe shruaj me bejne te jetoj vite qe s’i kam jetuar. Vite me halle e me mall. Kohera me histori te veta.
Nuk kam mbaruar per histori, por e dua shume, me te gjitha hallet dhe bemat e veta. Se keshtu besoj jo vetem une por dhe ju duket sikur ju prek. I shihni dhe i jetoni.
Kjo gazete dhe titulli i saj “Udhet e Kombit” me ben te reflektoj ēdo cast. Per t’i thene te verteten lexuesit. Sepse pa ate, nuk shkruhet e nuk jetojme dot as une, as ju, as historia.

Marenglen Koēiu

Djemtė e Gjirokastrės

Gjirokastra dhe traditat e saj kombetare nuk kane rreshtur duke nxjerre njerez qe I sherbejne kombit. Grupi I rilindasve lindi ne rrjedhjen e nje ndjenje kombetare duke qene se Gjirokastra pjese-risht ne sundimin e influencave tashme te njohura e te ditura mediatike greke si Bollano me shoke. Albi Koc,i djale I Dunavatit te dyte, gjiton me Bajo e Cerciz tregon qe-llimi I lindjes dhe vazhdimesia. Respektimi I historise se kombit shqiptar por dhe cdo gure e pene e kombit tone.
Lindja dhe ideja, qellimi i grupit te Gjirokastres mbas shume aktiviteteve kombetare, vazhdon me mbeshtetjen e madhe te AAK-se, organizate apolitike kombetare e shtrire ne te gjithe trevat shqipfo-lese qe historia I aneksoi. Lindem aq pa u kuptuar, po ashtu u rritem e tani po shendoshemi, po behemi pa u kuptuar si lisat.
Zoti Albi grupi drejtohet nga ju? I bejme pyetje.
Po- thote Albi Koci, Fation Kasi, Fatos Braja, Aris Doko, Rahman Boci, Dorian Naci, Alban Brahimi, Prof Dr.Shyqo Hysi, Saimir Merca-ni, Taulant Likaj, Edlir Dushi e mo-mentalisht lidhja jone po fuqizohet cdo dite. Ne funksionojme si lidhje ne te gjithe qarkun. Kemi parasysh ketu Permetin, Tepelenen, Lazarat e Libohove, Zagori e Arshilengo. Qellimi yne eshte vetem kombetar.
A keni lidhje ju me aleancen?
- Po , lidhja jone me aleancen konkretisht eshte mbrojtja e identi-tetit kombetar pse jo edhe e bashkimit kombetar.
E mbeshtesni peticionin?
- Ne e mbeshtesim peticionin per regjistrimin e popullsise. Djem-te e Gjirokastres zhvilliuan me sukses ne te gjithe qarkun, Permet, Tepelene, Lazarat, Dropull, Lunxheri, madje shkuam dhe ne ato fshatra ku kishte edhe 2 shte-pi. Me ate fukarallekun tone po me flamurin kombetar ne gji mblodh-em 6000 firma nga gjithe bano-ret u mbeshtetem gjeresisht. Sinqrisht na dhane fuqi, krenari. Dashuria e tyre ishte me te vertete mbrese-lense (per ceshtjen kombetare).
Zoti Albi, cilat jane aktivitetet e tjera nese mundeni?
- Po –thote ne mbeshtetem sin-qerisht te gjitha aktivitetet qe per ceshtjen kombetare jane zhvilluar ne Shqiperi e me gjere, I kemi mbeshtetur dhe na kane respektu-ar shume. Vete emri i Gjirokastres dhe pena e saj, Bajo e Cerciz. Ne kemi qene pjesemarres ne kuve-ndin e Himares ne 21 prill 2010, shpallja e listes per Shqiperine natyrale me z.Koco Dane 30 tetor 2010.
Djemte e Gjirokastres jane pre-zent edhe ne Prizren. Prane frontit kombetar me kryetar Gafurr Adilin konference 7 nentor 2010. Para parlamentit shqiptar 28 nentor 2010. Keto per momentin dhe keshtu do te vazhdojme ne mbe-shtetjen tone dhe te djemve Kuq-E zi. Situata realisht na emocionoi. Djemte punuan, zgjuan ate qe gjate 20 viteve te tranzicionit do ta quaja nje demokraci ne foto, pse jo ne vend dhe ne qarkun tone. Nuk ka ndodhur por aresyet jetime fukaralleku mergimi etj., por sot rruga jone ka me shume drite, ho-rizont e vertetesi. Eshte me e sofi-stikuar, ecim mbi historine e vlerat e rilindasve tane. Ne patjeter kemi veshtiresi, jane konkrete veshtiresite por na bejne me te forte, sep-se ketu ne Gjirokaster eshte vendi I punes, I penes I nikoqirit. Qellimi yne tashme eshte I kuptueshem. Amaneti I rilindasve e te gjithe aty-re figurave kombetare qe shkrine pasurine per Shqiperine, por dhe ne rinia sot, do te shkrijme gjithcka per Shqiperine. Ne jemi ne kuve-ndin e Vlores, bashkimin e trojeve shiptare ne nje shtet te vetem.
Zoti Albi Koci, si e shhikoni rea-gimin qeveritar? Do te thoja dhe me gjere…qarqet? (greko-serbet)
- Po si shume qeverite e shku-ara ende kane dobesi kombetare. sot ne kerkojme qe vlerat kombe-tare te jene primare ne te gjithe drejtimin shqiptar, etnikisht. Me pak fjale, duam zgjimin kombetar per cdo centimeter truall ose det.
Si I shihni ju trevat shqiptare?
- Po – thote, jane...Duhet pune bashkim mbi njerzit e vlerave te verteta.
Zoti Albi per Kosoven c mund te thoni?
- Ju them se ndihemi krenar per legjenden e demokracise boterore. E vleresojme shume, por nuk kane te drejte qarqet, dhe kilikat anti shqiptare. Nje kryeminister qe jep dorehejqen dhe shkon ne Hage eshte shembull I demokracise bo-terore. Ramush Haradinaj , ky njeri qe vertet vuri nje gur te rende ne demokracine boterore. Shembull I vetem dhe I patjetersueshem qe ngriti moralin shqiptar ne mbare bo-ten.
Zoti Albi ju e keni pasur z. Haradinaj qytetar nderi ne Gjirokaster?
- Po ne jemi krenare per nje le-gjende te tille kombetare (te gja-lle). Ne mbeshtesim peticionin e levizjes per zhvillim kombetar ne qarkun e Gjirokastres per lirimin e zotit Haradinaj, per te cilin do te vazhdoja me keto fjale. Legjenda kombetare shqiptare Haradinaj e-shte nderi krenaria, dinjiteti, shembulli, dashuria, heroizmi, iniciativa, guximi, burreria, sakrifica, I paq-shem, lider, dhe prespektiva dhe e ardhmja kombetare. Ky eshte ylli yne Haradinaj.
Po per zotin Thaci?
- Dje kerkonte bashkim kombetar, sot republike (lekundje) Nuk do zgjatem shume, por nuk arriti dot shoket, ngeli ne klase, paterice e botes e lene ne balte.
Zoti Albi, po per zotin Berisha cmund te thoni?
- Veshtire, por do te pergjigjem. Njeriu I merites merr veshtiresite e drejtimit, ka merite kombetare (mi-dis rezervave qe kam) por I jap nje falenderim te madh per punen dhe vullnetin e tij te palodhur per vendosmerine ne fjalen e dhene si burre. Udhet e kombit u bene. Nje-ri me nje vullnet dhe nje pasion pse jo per ta pasur zili, pse jo dhe kombetar. Por politika, politika..!
Po per situaten ne Maqedoni?
- Mendimi im eshte kritik. Jane te percare tradicionalisht, por dhe mosvlersues te vlerave kombetare dhe vlerave te luftes si: do perme-ndja ketu shume gjak te derdhur ne themel te kombit shqiptar dhe sot jane te paktupueshem te treja forcat politike. Pa u zgjatur, do te permendja shume gjera te tjera, por nderim deshmoreve te UCK-se e gjakut te tyre. Agim Krasniqit, Adil Jakupi jane ne burg sot. Do permend disa se s’mund te rri pa I permendur. Xhavit Morina 38 vjec ish-komandant Drenica. Ramadan Shyti 25 vjec ushtar I UCK-se Ma-qedoni. Visan Sinaj 26 vjec UCK- Maqedoni. Lefter Goxhaj 30 vjec (nga Berati) UCK Maqedoni te vra-re pabesisht ne 2001. Demokracia, rruga e modernizuar ne institucio-ne por jo shume funksionale ne rajonin tone. Greqia ne krizen me te rende te historise se saj kerkon ndihme per problemet e veta, por ligjin e luftes me Shqiperine s’po e heq akoma. Camet, arvanitasit ja-ne probleme te nje kohe tjeter. Du-het zgjidhej natyrale si zoti I ndan trojet gjuhen historine, por bashkejetesa nuk po arrithet.
Z.Albi cfare ju prisni nga zoti Spahiu?
- Themelues qe sot zgjon nje vlere ne kohen me reale historike e kombetare pse jo, te harruar por shume shume qe kane lidhur inte-resa nuk u pelqen kjo. Por ne dhe gjithe trevat do te jemi me te. Do te vazhdojme te bashkojme gjakun e ri shqiptar, kudo qe ndodhet per ti kthyer amanetin te pareve ta-ne. Idealistet bejne komb, intelektualet e mbajne ate dhe e ndertojne, politika e shkatrron. Nese do te kete fuqi AAK ne te ardhmen duhet te jete jashte politikes. Detyra e saj kombetare, ceshtja shqiptare, jane trevat Kosova Ma-qedoni Greqia, Mal I Zi, Bujanovc e Presheve te jene ne vendin qe ne 1913 I copetuan.
Meqe u zgjatem si do ta mbyllnit?
- Sot ne i themi diplomacise bo-terore: pa shqiptare te qete, ska Ballkan te qete. Per cka eshte a-rritur jemi mirnjohes, I falenderojme te gjithe ata miq te mire qe ja-ne prane nesh. Gjermani France Angli, Turqi, Shba etj., u jemi borxhlinj. Se vendi ka pune ako-ma. Ne sot jemi pak km larg ores se zotit, historise se vertes. Do flisni e do flasim me mire ne 2013. Rrofte Shqiperia natyrale!

Menēuria popullore

Stambolli digjet, ruspi-ja krihet. Myzeqe

Ban mir e harro, ban lig e kujto. Veri

Cmiri eshte i lig. Korēe

Ben mire, hidhe ne det. Jug

Drejtesia eshte te bu-rreria. Berat

E drejta dhe ne buze te varrit te jesh, nuk te leshon. Jug

Ku hyn hajni, s’ka duk pasuri. Veri

S’hahet bashke turp e buke.
Jug

Dy shaka bejne nje te vertete. Jug

Ec me vrap, po fol si plak.
Erind, Gjirokaster

Goja me kapak, xhepi me sahat.
Kaēanik, Kosove

Kepucen bleje sipas kembes dhe verėn si-pas oreksit.
Lunxheri, Gjirokaster

Mos u bej plak ne shtepi te botes, se te rruajne mjekren.
Myzeqe
Stafi dhe Adresa e Gazetės “UDHĖT E KOMBIT””


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Udhet e Kombit, korrik Nr(7) 19 nga Marenglen Koēiu
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: