Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Edhe unė jam shqiptar...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
kacimix
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 38
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Edhe unė jam shqiptar...   Thu Sep 08, 2011 5:10 pm

Kastriot Osmani


Linda dhe jetoj nė qytetin e Kumanovės, nje qytet qė shtrihet nė pjesen veriore tė tė ashtuquajturės Maqedoni, mes kufirit me Serbinė nė veri dhe Kosovėn nė veri-perėndim.
Nė njė qytet ku shqiptarėt historikisht gjithmonė ishin tė diskriminuar e anashkaluar nė ēdo aspekt tė jetės, ku politika shoveniste gjithmonė bėnte eksperimente tė ndryshme mbi shqiptarėt, por qė u qėndruam ballė dhe nuk iu pėrulėm ujkut tė tėrbuar.
Njė vend ku daton qysh nga koha iliro-dardane ( Cumnova, kjo e vėrtetuar nė hartat e vjetra romake ku dhe gjindet emri nė tė ), nė njė vend ku nė vitin 1911
u bė njė luftė e pėrgjakshme serbo-turke ku nė repartin xhonturk ishin tė pėrfshire mijėra vullnetarė shqiptar. Siē shkruajnė gjeneralėt turq, pjesėmarrės nė kėto beteja, shqiptarėt luftuan me trimėri tė madhe pėr tė mbrojtur atdheun e vet, tokėn amtare .
Numri i pėrgjithshėm i shqiptarėve, qė u vranė nė kėtė betejė, arrinė nė 10.000 veta.
Nė njė vend ku kemi shpėrngulje masive tė popullsisė prej vitit 1953-1968 pėr nė Turqi, ku shkaku dihet, loja politike jugosllave e asaj kohe pėr zbrazjen e kėtij rajoni nga shqiptarėt. Nė njė vend qė vuajti shumė me ndarjen e Jugosllavisė, barti barrėn mė tė madhe tė konfliktit tė 2001-shit, ku ua hapi dyert ēlirimtarėve tė cilet me jetėn e tyre mbrojtėn atė gjėnė mė tė shenjtė ; DHEUN E TYRE, por qė sot nga klasa politike e nėnēmuar dhe e harruar dhe nė njė vend ku ende sot e kėsaj dite politikat anti-shqiptare pėr depopullizimin e kėtij rajoni vazhdon e nuk ka tė ndalur.
Kjo ėshtė vendlindja ime, ku shqiptarėt kanė vuajtur dhe janė duke vuajtur, por qė kurrė nuk u dorėzuan, nuk ranė pre e kurtheve tė ndryshme dhe ruajtėn “shqiptarinė” e vėrtetė.
Pra, edhe une jam shqiptar nė njė vend qė u nda padrejtesisht prej Fuqive tė Mėdha nga trungu i tij kombėtar. Dita ditės, shumė e mė shumė, dėgjoj zėra nga Shqiperia mėmė qė neve shqiptarėve na etiketojnė si “maqedonca”, gjė qė pėr mua ėshtė me tė vėrtetė e pakuptimtė. Ne qė gjithmonė kemi sytė andej ku dhe perėndon Dielli, qė kurrė nuk indetifikohemi me kėtė shtet maqedonas, qė asgjė nuk ka tė perbashkėt me neve edhe pse jetojmė aty, qė perfaqeson karakter mono-etnik ( shih flamurin, stemėn, himnin, perfaqėsimin e shqiptarėve nė institucione etj etj ) e tė na thoni vellezėr tė dashur “maqedonca” ėshtė paksa poshtėruese pėr neve. Nė i ftojme vellezėrit tanė qė tė na njohin mė shume neve, sepse nuk mendoj sė keto etiketa e gjėrat tjera qė thuhen per neve tė kėsaj ane i bėjnė me qėllim, ėshtė pasoj e mosnjohjes sė duhur e qė kėrkon interesim mė tė madh dhe paragjykimet e stereotipet do tė jenė tė kaluara.
Integrimi i ndėrsjelltė ėshtė ajo qė u duhet gjithė shqiptarėve tė Ballkanit, qė ėshtė duke ndodhur por me shumė hapa tė ngadalta, tani kemi rastin dhe mundėsinė qė ėndrrėn e rilindasve tanė ta ēojmė nė vend. Njė unifikim mbarshqiptar tė kemi nė zemėr, me ato kushte qė kemi e qė na ofrohen, ti shfrytzojmė maksimalisht nė dobinė tonė.
Tė prodhojmė vlera e vlera shqiptare , tė punojmė pėr veten tonė, ta duam mėmėdhenė, tė mos nxisin telashe tė ndryshme sepse dihet ēėshtja shqiptare ėshtė njė plagė ende e pambuluar dhe njė sulm i vogėl i ndonjė virusi mund tė shkaktoj dhimbje tė mėdha.
Politika shqiptare tė vetėdijėsohet, tė mos vazhdoj me pėrēarjet por tė gjejė njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr hir tė popullit, sepse ata janė nė shėrbim tė popullit, jo populli nė shėrbim tė tyre.
Pra, edhe pėrkundėr tė metave qė i kemi, mos hiq dorė, vazhdo puno pėr tė miren e familjes tėnde, rrethit tėnd e popullit tėnd, kėso lloj shqiptarėsh na duhen qė me gjoks luftojnė pėr vlera e pėr njė jetė mė tė mirė nė tė ardhmen.
Kam nderin dhe fatin qė linda shqiptar dhe jam krenar me tė, qė familja ime mė edukoi nė atė menyrė qė sot tė ndjehem ky qė jam,e do tė vazhdoj tė shikoj botėn mė njė optimizėm tė madh pėrkunder gjėrave pesimiste qė mė rrethojnė nė cdo cep. Ndoshta me tė vėrtetė koha ėshtė e maskarenjėve, por atdheu gjithmonė do tė jetė i shqiptarėve.

Autori ėshtė nxenes i shkollės se mesme nė Kumanovė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Edhe unė jam shqiptar...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: