Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT   Sat Sep 17, 2011 1:50 pm

LNPSHA “PEGASI “ ALBANIA

LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT…
NE FOKUS REGJISORI I TALENTUAR MODERN DHE VIZIONAR

... KIĒO LONDO,REGJISOR TIRANE, TEATRI METROPOL

NGA KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.P.S

EVIDENTIM TE FIGURAVE QE KRIJOJNE FIGUREN E NDRITSHME, QE TE BEFASOJNE ME INTELIGJENCEN , DINAMIKEN ENERGJIRORE…
VIZIONI “PRONE” E NJEREZVE KERKUES, TE CILET NE KREATIVITETIN E TYRE JANE ME TEPER SE KRIJUES, TEPER ORIGJINALE,… KRYEFJALEZON NE PASURINE E TYRE KREATIVE: MENDIMI SUBSTANCIAL, FANTAZIA , IMAZHI KUARTET, KENDVWSHTRIMI I BOTES ME NJE DRITEZIM INKADESHENT NDJENJESOR DHE NJE TALENT PERCJELLES SHUMEKAHESH, PLOTMENDESIA E PARAQITJES TE SUBSTRATIT ME NJE TRAJTE, FORMAT NDRYSHE….
REGJISOR KU NE BRENDESINE E TIJ TRUNORE KA LEVIZSHMERI MENDIMI DHE INSKENIMI STARTON NE STADE TE LARTA…ME NJE ELITIZEM NE KONFIGURIM PERSONAZHESH DHE TABLOSH…
KAPJA EDHE TRAJTESA E FENOMENIT ME NJE AFTESI TEVEĒANTE DHE DHENIA E MESAZHIT NEPERMJET NJE DIAGRAME SHKALLINE…
NJE PERDITSHMERI ENERGJIKE , PLOT DIELL..
NJE “NATE “ ME HENE TE NDRITSHME PESEMBEDHJETESHE …
TENTIM POLI TE FTOHTE VERIOR PER TA ZHBLLOKUAR NGA AKULLZIMI…
PERAFERSI NE TABLLO QE VALLEZOJNE ME NATYRALITET DERI NE MONDANIZEM…
PRECIPITIM MENDIMI EDHE NE AKULLNAJEZIM
EKSPRESIVITET EDHE NE BOTENGUSHTESI DHE TRIUMFIM DAFINE…
RROKEZIM TE VEPRAVE TE MEDHA DHE VALEZIM SKENIK…
NJERI ME IDE ,PRIJES ,UDHERREFYES,ORGANIZATOR QE TENTON DHE LUFTON TE KAPE MAJEN ME NJE PERGATITJE TE FORTE ATLETIKE MENDORE…
TREGIM ORGANIZATIV SHUMEKAHESH… DHE VENIE EMER ME MERITE…
DREJTORI MJAFT I SUKSESSHEMI TEATRIT KOMBETAR…
KETO JANE DISA SPIKATERI TE REGJISORIT TE TALENTUAR TE MENDIMIT DHE VEPRIMIT TE RI ,KIĒO LONDO

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT   Sat Sep 17, 2011 1:50 pm

NJE SHPALOSJE TE KETIJ FENOMENI NEPERMJET MEDIAS
Pakshumepakper kete talent shqiptar…

*

Energjia e pashtershme e Kiēo Londos


Si nje nga regjisoret dhe menaxheret me aktive te artit ne Shqiperi, Kico London este e veshtire ta gjesh ne nje moment prehjeje.

Ky njeri qe nuk kenaqet kurre dhe qe eshte gjithmone ne kerkim te me se mires, eshte ne levizje te vazhdueshme. E gjejme ne ambientet e Teatrit te Metropolit ne pergatitjet e fundit te nje shfaqjeje te re mes nje kasti te ri aktoresh qe nuk e kane per here te pare qe punojne me te dhe qe ia njohin fare mire natyren e tij te vecante dhe ekspresive.

Drejtuesi i Teatrit te Metropolit mundohet te sjelle ide dhe novacione te pafundme por cmimi per t’u paguar eshte goxha i larte dhe nje pjese e kesaj kostoje bie mbi familjaret e regjisorit te njohur. Besi Londo vajza e vetme e tij tregon jeten me nje baba qe le mendjen pas teatrit.


“Kujtimi me i hershem qe kam me babin eshte kur kam qene e vogel rreth 5-6 vjece ne Greqi dhe duke qene se nuk kishin ku te me linin, me merrnin me vete dhe me conin ne teater. Dhe keshtu m’u fut dhe mua mikrobi i teatrit. Babi eshte shume tolerant me mua dhe eshte babi qe te gjitha vajzat enderronin”, shprehet Besi. Por Kico Londo nuk perbehet nga disa personazhe te ndryshme. Ai eshte vetem nje njeri pasionant dhe i rrembyer teresisht nga puna e tij. “Shtepia jone eshte vazhdimi i punes se babi ben ne institucion. Dhe kjo jo gjithmone eshte nje gje e mire sepse do doja me pak teater ne shtepi”, shton vajza e regjisorit.

Nje nga njerezit qe e njeh po aq mire eshte edhe mikesha e tij Rajmonda Bulku. Mes impenjimeve te jetes parlamentare, ajo gjen pak kohe per te folur per mikun e saj. “E Kam njohur ne jeten artistike te Tiranes. Eshte shume ambicioz, shume bashkekohor, nuk le shfaqje pa pare dhe do te preke me te rene”, nenvizon Rajmonda. Dhe mes perceptimeve te miqve dhe te afermve te tij, Kico Londo vazhdon me vrull projektin per te realizuar vizionin e tij per teatrin. Nje imazh ndoshta i paqarte per syrin e te tjereve dhe ne dukje pakez aventuresk, por qe gjithsesi le shijen e mire te nje njeriu qe sakrifikon shume dhe qe jepet me pasion pas idealit te vet.



Nė njė intervistė tė dhėnė dje pėr gazetėn “Albania”, drejtori i Teatrit tė Metropolit, Kiēo Londo rrėfen pėr punėn qė po bėn me ndėrtimin e dy sallave tė reja qė i shtohen kėtij teatri dhe ambicjet e tij pėr sezonin e ri artistik. Pas njė investimi prej 30 milionė lekėsh qė Bashkia e Tiranės ka bėrė pėr tė ndėrtuar njė qendėr kulturore moderne dhe shumėdimensionale, drejtori Londo shpreh bindjen se Teatri i Metropolit do tė jetė mjaft kompetitiv e pse jo, shumė shpejt mė i miri nė shkallė republike.

Ndėrsa shohim se punimet nė Teatrin e Metropolit vazhdojnė, ē’mund tė na tregojė ndonjė detaj drejtori Kiēo Londo?

Para njė viti, kur ēelėm Teatrin e Metropolit, premtuam se do tė kishim sallėn tonė. Tashmė e kemi njė sallė teatri, nė tė cilėn janė dhėnė dy premiera dhe po bėhemi gati tė hapim dy salla tė tjera, siē janė salla “Glob” me 90 veta dhe salla e bodrumit me 300 veta. Fondet janė dhėnė nga Bashkia e Tiranės dhe pas realizimit tė kėtyre punimeve do tė nisė beteja pėr vendosjen e shfaqjeve cilėsore nė kėtė teatėr. Synojmė tė kemi njė repertor tė ngjeshur me autorė tė mėdhenj si Bergman, Sing, Shekspir, Erike Manuel Shmit etj. Gjithashtu, mendoj qė nė fillim tė vitit tė bėjmė njė konkurs tė krijuesve tė rinj tė teatrit. Pesė regjisorė, skenografė e kostumografė me pesė trupa tė ndryshme aktorėsh do tė konkurojnė mes tyre. Minimalisht njė shfaqje do tė jepet 15 herė nė Tiranė dhe nė sallat e ndryshme tė Shqipėrisė. Por, edhe qė t’ju them se do tė kemi njė Hamlet nė sezonin e ri, nuk ėshtė ndonjė habi dhe as e papritur... Repertori i zgjedhur nga ne do tė jetė mjaft “agresiv”, njė repertor qė do t’ju japė shanse njėherėsh, aktorėve me pėrvojė dhe atyre mq tė rinj, tė cilėt dalin nga akademia dhe qėndrojnė larg skenės.

Sa do tė jeni kompetitivė nė krahasim me Teatrin Kombėtar?

Pa dyshim qė Bashkia e Tiranės ėshtė shumė mė ambicioze pasi fondi qė ajo jep pėr Teatrin e Metropolit ėshtė jo vetėm mė i madh se ai i Teatrit Kombėtar, por edhe mė i madh se fondi i pėrgjithshėm qė jep Ministria e Kulturės pėr tė gjitha teatrot brenda njė viti. Deri tani janė dhėnė 30 milionė lekė (tė reja) pėr Teatrin e Metropolit. Nga pikėpamja organizative dhe nga ajo ekonomike do t’i rezistojmė tregut. Besoj se ata qė e nisėn kėtė punė dhe e sollėn deri kėtu, te njė teatėr me tri salla, do ta vazhdojnė dhe mė tej.

Si do tė funksionojnė dy sallat e tjera qė janė ende nė konstruksion?

Salla “Glob” ėshtė universale; aty do tė ketė teatėr, cirk dhe shfaqje tė ndryshme. Ndėrkaq, salla e bodrumit do tė jetė mė interesante dhe do tė pėrdoret kryesisht pėr shfaqje teatrore. Premiera e parė do tė jetė Sing, me veprėn “Playboy i botės perėndimore”. Tema kryesore e kėsaj vepre ėshtė mitbėrja. Historia e njė djali, i cili pėr t’u bėrė i famshėm vret babanė. Duke menduar pėr perspektivėn e Teatrit tė Metropolit, nė muajin tetor (kur fillojnė dhe shkollat) do tė nisė tė funksionojė pranė nesh dhe Teatri pėr Fėmijė, veē Teatrit tė Kukullave. Mė bėtė pak mė parė njė pyetje dhe mė thatė nėse do t’i rezistojmė dot tregut dhe Teatrit Kombėtar... Ne e dimė qė jemi nė hapat e para dhe ėshtė e vėshtirė, ndėrkohė qė TK ka njė pėrvojė 65 vjeēare. Nuk vijmė nė jetėn artistike tė kryeqytetit e mė gjerė, thjesht si njerėz qė duam tė sfidojmė dikė tjetėr. Sfidėn e parė e kemi me vetveten.

Sa do tė jeni tė aftė qė tė pėrthithni aktorė e regjisorė tė njohur dhe sa ju lejon buxheti juaj qė ta realizoni kėtė?

Qoftė nė pėrthithjen e tė rinjve, ashtu edhe pėr afrimin me kontrata pėr artistėt me pėrvojė, aktorė e regjisorė, ne do tė jemi shumė “agresivė”.

Thatė se do tė kemi njė Hamlet nė sezonin e ri.

Jemi duke punuar pėr njė Hamlet dhe besoj do tė kemi vėnien e tij. Regjisor nuk do tė jem vetė, por mundet tė jetė dikush tjetėr me jo mė pak pėrvojė sesa unė. Ambicja ime mė e madhe pėr kėtė sezon ėshtė tė kem njė Elektra tė Sofokliut, tė cilėn uroj qė mot nė pranverė ta realizoj. Nė fund tė vitit 2010, Teatri i Metropolit do tė jetė pa dyshim, teatri mė i mirė nė Shqipėri dhe kėtė do ta tregojmė edhe nė javėn e frankofonisė me teatrin bilingual.

Kiēo Londo: “Drama ime provokative me lesbike, biseksualė e dhunė”
Dje, nė Akademinė e Arteve nė Tiranė u ngjit drama “Shėrbėtoret”. Pjesa ėshtė shkruar nga dramaturgu i njohur francez, Jean Genet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT   Sat Sep 17, 2011 1:50 pm

Thyerje tabush, skena provokative, biseksualė, lesbike dhe dhunė... Kjo ka qenė drama e radhės, e ngjitur dje nė sallėn “Black Box” nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė kryeqytet, nė regjinė e Kiēo Londos dhe interpretimin e aktorėve tė rinj, Valbona Imami, Adelina Muēa e Loredana Gjeēi. “Shėrbėtorėt” titullohet pjesa, e cila vjen nė kuadrin e “Pranverės tė Frankofonisė 2008” dhe ėshtė njė bashkėpunim i Akademisė sė Arteve, “Ēajupi-Teatėr” dhe Ambasadės Franceze nė Tiranė. Regjisori Londo tregon se drama e autorit tė njohur francez Jean Genet do tė ngjitet nė skenėn e Akademisė ēdo fundjavė, deri nė fund tė muajit maj. E veēanta e kėsaj shfaqjeje nis qė nga spektatori, i cili do ta ketė nė mes skenėn e ndėrtuar me blloqe betoni. Nė mes tė kėsaj skene ėshtė dhe njė varr i improvizuar, i mbuluar me jorgan tė kuq. Sipas Londos, e gjithė mizanskena e shfaqjes tingėllon si njė “valle vdekjeje”. Artistėt vallėzojnė gjithandej, madje dhe mbi blloqet e betonit. “Mė ka ngacmuar raporti i brendshėm i tė qenit tė nėnshtruar dhe i paaftėsisė pėr tė ngritur krye”, - thotė Londo, Nga pikėpamja mizanskenike lėvizjet e aktorėve ngjajnė me dy zogj qė janė nė njė kafaz me portė tė hapur, tė cilėt pėrpiqen tė dalin dhe nuk arrijnė tė dalin dot, edhe pse porta ėshtė e hapur”. Grafikisht ėshtė zgjidhur kontrasti i sė bardhės dhe tė zezės, por edhe e kuqja, tė cilat tė tria sė bashku janė ngjyrat e vdekjes dhe tė zisė. Muzika ėshtė zgjedhur nga regjisori me motive moderne arabe. Ajo ėshtė e veēantė dhe nuk vjen si njė zgjedhje rastėsore, pasi siē shprehet Londo, autori i dramės ishte i dashuruar marrėzisht me orientin, madje nė testament ka kėrkuar qė tė mos varroset nė Francė, por nė Marok. Pėrsa i pėrket Jean Genet, ai ka qenė dhe nė Shqipėri nė kohėn e mbretit Zog, por ėshtė shpallur “persona non grata”, duke qenė se ishte homoseksual. E njėjta gjė i ka ndodhur edhe kur donte tė merrte vizė pėr nė SHBA, kur kjo gjė iu refuzua duke i thėnė se e kishte moralin tė lėkundur. Edhe pas kėsaj shfaqjeje, regjisori Kiēo Londo tregon se do tė bashkėpunojė me artistėt e rinj. “Mė pėlqen tė punoj me ta dhe, qė kėtej e tutje, do ta kem nė linjėn time tė punės bashkėpunimin me artistėt e rinj tė Akademisė sė Arteve”, – shprehet ai.
Gjithēka fillon nė njė dhomė gjumi tė stilit Ludovikian tė shek. XV, ku njė zonjė fisnike vishet prej shėrbėtores sė saj, qė quhet Kleri. Zonja ėshtė e padurueshme, ndėrsa shėrbėtorja e bindur dhe e nėnshtruar. Megjithatė, qė tė dyja tallin hapur njėra-tjetrėn. Nė fund shėrbėtorja e qėllon me shpullė zonjėn. Befas bie zilja e njė ore dhe nė mėnyrė tė rrufeshme e gjithė skena rrėnohet. Zonja zbulohet dhe del qė nuk ėshtė aspak zonjė, por njėra prej dy shėrbėtoreve qė po luajnė lojėn e zonjės dhe shėrbėtores kur zonja e shtėpisė mungon. Nė fakt, shėrbėtorja, qė i thėrrasin Klei, nuk ėshtė aspak Kleri, por njė Solnash. Kleri ėshtė ajo qė luan rolin e zonjės dhe sillet me tė motrėn njėsoj siē sillet zonja me Klerin. Subjekti i shfaqjes, duke nisur qė nga titulli, kuptohet qė ka tė bėjė me marrėdhėniet mes shėrbėtoreve dhe zonjės sė tyre. Sa herė qė zonja mungon, dy shėrbėtoret luajnė teatėr me njėra-tjetrėn, bėjnė lojėn fantastike tė tė qenit nėn urdhra dhe tė kryengritjes pėrfundimtare ndaj zonjės, e cila imitohet herė nga njėra shėrbėtore e herė nga tjetra. Ato tė dyja janė shumė tė lidhura me zonjėn e tyre, duke qenė se ajo ėshtė mė e re dhe mė e bukur se dy shėrbėtoret, me njė ndėrthurje pėrkushtimi, dashurie, erotike dhe urrejtje tė fshehur. Ato do tė bėhen shkaku i arrestimit tė zotėrisė, dashnorit tė zonjės sė tyre nėpėrmjet letrave anonime qė dėrgojnė nė polici. Bie telefoni, zotėrinė e lėnė tė lirė me kusht. Shėrbėtoret i zė paniku. Denoncimi tani do t’u zbulohet. Kėshtu ato vendosin qė sapo tė vijė zonja ta vrasin duke i hedhur helm nė ēaj. Zonja vjen. Shėrbėtoret nuk i tregojnė asgjė pėr lirimin e zotėrisė (dashnorit tė saj). Nė momentin kur zonja do tė pijė ēajin e helmuar i bie nė sy receptori i telefonit i ulur dhe njėra nga shėrbėtoret i tregon pėr lirimin e zotėrisė. Atėherė zonja nuk arrin ta pijė ēajin, por largohet me ngut qė tė takojė dashnorin. Shėrbėtoret mbeten vetėm. Tani ėshtė radha e Klerit tė faktojė kurajėn e saj. Duke luajtur rolin e zonjės shėrbėtorja pi ēajin e helmuar dhe vdes. Dy shėrbėtoret i lidh dashuria dhe urrejtja qė u shkaktohen nga pasqyrimi i ndėrsjellė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT   Sat Sep 17, 2011 1:51 pm

*
Kiēo Londo sjell njė “playboy” nė Metropol
Tėrhequr mė 09 Mars 2011


alma mile

Kur ajo u vu nė skenė nė fillim tė shekullit XX, reagimet e publikut ishin tė ashpra, madje nė New York-un e vitit 1911, ajo u quajt e pamoralshme. Publiku nuk i kurseu fishkėllimat, perimet e kalbura, madje plasi edhe pėrleshja, ēka nė fund, ēoi nė arrestimin e kompanisė qė guxoi ta vinte atė nė skenė. Megjithatė, qysh aso kohe, vepra e John Millington Synge ėshtė bėrė film pėr ekranin e kinemave, mė tej televiziv, por edhe adaptim nė opera. Shumė regjisorė e kanė rimarrė dhe e kanė vėnė nė skenė, duke pėrshtatur kontekstin e saj. Dhe kudo ka bėrė zhurmė, madje edhe nė vitet 2000. Tanimė ajo ka ardhur edhe nė Tiranė. Ashtu si edhe shumė herė tė tjera, kur ka vėnė nė skenė pjesė, qė kanė ngjallur debat, edhe kėtė radhė, regjisori Kiēo Londo guxon tė shfaqė nė Teatrin e “Metropolit”, komedinė irlandeze “Playboy i trojeve tona”. Pjesa ėshtė pėrkthyer nga Sesilia Plasari, e cila prej disa muajsh ndodhet nė Tiranė, pėr disa bashkėpunime me Akademinė e Arteve dhe Teatrin e “Metropolit”. Ajo gjithashtu do tė jetė pjesė e kastit tė aktorėve tė pėrzgjedhur nga Londo, me rolin e vejushės Kuin. Ky rol shėnon rikthimin e Plasarit nė skenėn shqiptare, pas njė periudhe shumė vjeēare largimi nė Francė, ku pėrveēse ka thelluar studimet e saj, ka interpretuar nė kompani tė njohura franceze, mes tė cilave dhe ajo e Jean Paul Belmondo. Sė bashku me tė do tė luajnė edhe 10 aktorė tė tjerė, mes tė cilėve Lulzim Zeqja, nė rolin kryesor, atė tė Christy Mahon, apo “Playboyt”, Marsela Lena, Florian Agalliu, Xhejni Fama, Adriana Tolka, Aida Bajraktari, etj. Ndėrsa skenografia e kostumet do tė vijnė tė realizuara nga Berinda Kokona. Tanimė, angazhimi i aktorėve tė rij, ėshtė kthyer nė njė nga tiparet e teatrit tė “Metropolit”, i cili u ofron njė mundėsi mė shumė pėr kėta artistė. Duke qenė pedagog nė Akademinė e Arteve, Londo e ka pasur disi mė tė thjeshtė pėr tė evidentuar talentet e reja, qysh nė bankat e shkollės. Sa i pėrket veprės, sė zgjedhur, ka qenė tematika e fortė sociale, qė ka tėrhequr regjisorin Londo. Arratisja nga njė atmosferė mbytėse, dėshira pėr tė qenė dikush tjetėr, tė qėnurit nė qendėr tė vėmendjes, apo lehtėsia me tė cilėn dikush mund tė kthehet nė “hero”, pavarėsisht se vepra qė ai ka kryer ėshtė e dėnueshme. Personazhi, rreth tė cilit vėrtitet ngjarja pretendon se ka vrarė tė atin dhe ėshtė pikėrisht ky akt qė e bėn atė tė respektueshėm nė sytė e fshatarėve tė humbur. Kur pėrpara njė gote me birrė tė zezė ai rrėfen me pikėllim tė rremė, ngjarjen, pavarėsisht se ēka e pret ėshtė litari, fshatarėt e quajnė madje “trim”, edhe pse arsyeja e vrasjes nuk ėshtė edhe aq bindėse. Vrau babanė sepse ishte bėrė i grindur kohėt e fundit. Megjithatė nė njė vend, ku nuk ndodh asgjė, kjo ėshtė njė ngjarje e madhe. Por figura e djaloshit nėnvleftėsohet, kur nė skenė hyn i ati, i cili del se nuk na paska vdekur. Kjo atmosferė ngrohet nga prania e dy “damave”, Pegeen, vajza e tė zotit tė pijetores dhe vejusha Quin, njė grua tek tė 30-at. Komedia, sipas konceptit regjisorial tė Londos, do tė vijė e gjitha nėn njė veshje simbolike, ku pėrfshihen si dekori, kostumet, apo muzika, e cila do tė ekzekutohet live nė skenė. Do tė jetė muzika dhe kėngėt karakteristike irlandeze, qė do t’i japin ngjyra mė interesante veprės.
Komedia irlandeze “Playboy i trojeve tona” do tė shfaqet fillimisht pėr mediat, ditėn e enjte, mė 11 mars, ora 21.00, nė sallėn e re “Bodrum” tė kėtij teatri. Pėr tė vazhduar mė tej nė datat 12, 13 dhe 14 mars pėr miqtė e Metropolit dhe publikun e kryeqytetit. ėshtė parashikuar qė kjo vepėr tė shfaqet 25 herė nė skenėn e Teatrit tė “Metropolit”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT   Sat Sep 17, 2011 1:52 pm

*
“Romeo & Zhulieta”, dhimbja e bukur e Kiēo Londos
Kulture e Hėnė, Mars 7th, 2011




Kujt ia merrte mendja se Zhulieta do tė zbriste nga ballkoni dhe do tė kėrcente majė gishtash pėr tė prekur dorėn e Romeos… Kiēo Londo arrin ta bėjė, madje me hijeshi dhe nuk tė dėshpėron aspak fakti qė ka guxuar t’u ndėrrojė vendin heronjve tė tragjedisė mė tė famshme tė dashurisė, “Romeo dhe Zhulieta”. Prej disa ditėsh, nė sallėn mė tė re tė Teatrit tė Metropolit po shfaqet njė nga kryeveprat e letėrsisė botėrore, tragjedia shekspiriane, e cila kthehet nė njė skenė shqiptare pas gati 25 vjetėsh. Kush ka parė disa nga veprat qė regjisori Kiēo Londo ka vėnė nė skenė, pa dyshim mund tė mendojė se nuk bėhet fjalė pėr njė vėnie tė zakonshme. Dhe nė tė vėrtetė nuk ėshtė. Por kjo jo sepse pjesės i mungonin veshjet e kohės, gratė e bukura me fustanet me dantella, burrat me tunika tė gjata, apo dyluftimet me shpata, apo muzika dhe kėrcimet karakteristike. Shfaqja e Kiēo Londos ndryshon nga tė gjitha vėniet e tjera pėr disa arsye.
Salla
“Romeo dhe Zhulieta” pėruroi sallėn mė tė re tė Teatrit tė Metropolit. Dhe jo mė kot. Salla mban emrin e tragjikomedianit tė madh Shekspir dhe ėshtė ndėrtuar sipas shembullit tė Teatrit anglez “Globus”. Njė sallė me njė kube tė lartė, me tetė ballkone, me njė skenė rrethore nė mes, e qarkuar nga karriget e spektatorėve. Janė 300 syresh. Qė nė kėtė moment thyhet komunikimi tradicional mes publikut dhe aktorėve. Aktori ėshtė shumė afėr me publikun, i cili ka mundėsi ta shohė atė nė sy, t’i ndiejė frymėmarrjen, po tė shohė edhe ndonjė incident tė vogėl tė tipit zinxhiri i fustanit qė nuk do tė mbyllet, apo njė thikė qė ka ngecur nė brez dhe qė tė shtojnė ankthin pėr tė parė se ē’do ndodhė mė pas. Nė kėtė lloj komunikimi nuk ka truke. Dhe tė gjitha kėto i japin njė shije tjetėr tė parit.
Aktorėt
E gjithė trupa e aktorėve, tė pėrzgjedhur nga Londo, pėr tė luajtur tek “Romeo dhe Zhulieta” ėshtė e re. Mosha maksimale, me shumė gjasė ėshtė 33 apo 34 vjeē, deri tek tė sapodiplomuarit. Pėrgjithėsisht, si qenie paragjykuese qė jemi, mund tė mendojmė se njė vepėr me aktorė kaq tė rinj, zaten ta kalojė nivelin e njė shfaqjeje studentėsh, megjithatė nuk ėshtė kėshtu. Tė paktėn nė karakteret kryesore, Londo ka bėrė zgjedhjet e duhura. Nuk mund tė kishte njė Zhulietė mė Zhulietė se Esela Pysqyli. Ajo ėshtė 14–vjeēarja qė dashuron si e marrė, qė nuk do t’ia dijė pėr hasmėritė mes familjeve, qė digjet nga padurimi pėr tė parė tė dashurin e zemrės, qė mallkon dhe bekon nė tė njėjtėn kohė, qė ka frikė nga errėsira e dhomat me lagėshtirė, por nuk ka frikė tė vdesė, sepse pa dashuri, jeta i duket pa kuptim. Dhe Esela, me atė pamjen prej vogėlusheje tė pafajshme, herė ēamarroke e herė e pėrkėdhelur, rrezėllitėse, i rri aq mirė rolit, saqė dashurohesh menjėherė pas saj. Por ajo ėshtė e mbėshtetur nga njė Romeo, qė ėshtė po aq i ēmendur sa ajo. Pas bashkėpunimit tek vepra “Plejboj i trojeve tona”, Kiēo Londo kishte sigurinė se Lulzim Zeqja nuk do ta linte nė baltė. Energjik, i prirė pėr tė rėnė nė dashuri, karizmatik, fjalėgjetur, i qetė, por edhe i ēartur njėkohėsisht. Tė dy protagonistėt janė tė rinj, tė bukur dhe ta themi, pse jo, nuk kanė turp tė puthen nė skenė. Njė tjetėr karakter qė duhet veēuar ndėr tė tjerė ėshtė ai i Vajės, interpretuar nga Adriana Tolka. Ajo ėshtė dadoja tipike, me njė dashuri pa kufi pėr ēupėlinėn qė ka rritur e qė tani ėshtė bėrė pėr burrė, e gatshme pėr tė mbuluar ēdo prapėsi tė saj, madje edhe martesėn e fshehtė, e qė nuk di tė pushojė kur nis tė tregojė ndonjė histori nga e kaluara. Kjo e bėn atė deri diku komike, por aktorja di ta ruajė masėn dhe di tė jetė po aq dramatike, kur duhet tė jetė e tillė, si nė momentin e dhėnies sė lajmit pėr vdekjen e Tibaldit, apo vetė vdekja e rremė e Zhulietės. Roli i Markucios i vjen pas shtatit Ervin Bejlerit. Njė i ri i shpenguar, i pacipė, gjysmė horr e gjysmė filozof, qė nuk heziton tė vėrė nė lojė kėdo, ta marrė jetėn si t’i vijė, por i hidhur nė prag tė vdekjes, teksa mallkon Montegė e Kapuletė. Njė tjetėr karakter i kėndshėm nė tėrėsinė e vet ėshtė ai i priftit, luajtur nga aktori Xhejni Fama. Me fizikun e bėshėm, me modelin e flokėve dhe zėrin e qetė, ai ėshtė imazhi i priftit tipik, rrondokop, me fytyrė tė ngjallur, por qė pėrēon shumė mirėsi. Florian Agalliu nė rolin e Kapuletit, baba, ėshtė fisniku tipik, patriark, pėr tė cilin fjala e sė bijės nuk ka asnjė lloj peshe. Edhe aktorėt e tjerė janė nė funksion tė kėtij ansambli tė madh, ku ēdo hallkė ka vendin e vet.
Regjia
Qė kur dėgjon se regjia ėshtė e Kiēo Londos, je i bindur se sido qė tė jetė, nuk do tė tė zėrė gjumi. “Romeo dhe Zhulieta” ėshtė njė shfaqje dinamike, plot energji, ku aksionet nuk zvarriten, por ndjekin vrullshėm njėra-tjetrėn, gati-gati pa frymė. Pjesėn e korit, apo rrėfimtarit e luan njė personazh, qė Londo preferon ta quajė Dashuri, e ka veshur nė tė bardha dhe ajo ėshtė vazhdimisht e pranishme nė ēdo skenė tė veprės. Londo i vė asaj pėrballė personazhin Vdekje, grimi i sė cilės tė kujton paksa Natalie Portman nė “Mjellma e zezė”. Ėshtė ajo qė jep puthjen fatale. Pasi Romeo goditet nga Zhulieta, teksa lė pallatin e Kapuletėve, ai kthehet dhe i puth tė dyja, pastaj ato tė dyja shkėmbejnė njė puthje. Pėr njė moment publiku konfuzohet, u vjen e papritur puthja mes dy aktoreve, por qė pėr veprėn, ėshtė pikėnisja e tragjedisė.
Gjuha
Sa herė qė flitet pėr njė Shekspir, lind dilema se si gjuha e vargėzuar e tragjikomedianit tė madh do vijė nė buzėt e aktorėve nė mėnyrė tė tillė, qė ajo tė mos duket “modė e vjetėr” pėr publikun e shek. XXI. Ajo qė bie menjėherė nė sy tek “Romeo dhe Zhulieta” ėshtė puna e bėrė me tekstin. Aktorėt nuk i heqin asgjė atij, por nuk e recitojnė me rimė, duke iu larguar kėsisoj patetizmit qė tė dikton vargu.
Vepra
Titulli: “Romeo dhe Zhulieta”
Autori:
Uilliam Shekspir
Regjia: Kiēo Londo
Kostumografia: Berina Kokona
Pėrkthimi: Alqi Kristo
Koreografe: Aledia Kondaj
Skerma: Skėnder Plasari
Interpretojnė: Lulzim Zeqja, Esela Pysqyli, Adriana Tolka, Xhejni Fama, Dorian Ramanlliu, Florian Agalliu, Ervin Bejleri, Florind Belliu, Besmir Bitraku, etj.
*
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT   Sat Sep 17, 2011 1:52 pm

*
SHEKSPIRI I TĖ RINJVE

Nga: Fjodora Fjora
Romeo dhe Zhuljeta ėshtė njė nga tragjeditė mė tė famshme Shekspiriane nė botė. Historia e mrekullueshme e dashurisė sė tyre ėshtė kthyer nė simbolin e sakrificės nė emėr tė ndjenjės. Si e tillė, ajo ka njohur rmė qindra e qindra vėnie nė skenat teatrore anembanė botės, realizime filmike e interpretime individuale nga ana e regjisorėve qė e kanė pėrzgjedhur atė. Gjithkush e ka interpretuar Sheksipirin sipas mėnyrės sė tij. E tillė ėshtė dhe eksperienca mė e fundit e regjisorit Kiēo Londo, njėkohėsisht edhe drejtor i Teatrit tė Metropolit nė Tiranė. Romeo dhe Zhuljeta qė ai ka vėnė nė skenėn shqiptare, ka marrė pėrsipėr tė pėrballojė njė sfidė tė madhe, pėrballjen e mitit, nė kėtė rast dramaturgjisė shekspiriane me brezin e ri tė aktorėve shqiptarė, emra tė njohur prej publikut nė kėto vitet e fundit, tė sapo diplomuar ose ende nė bankat e Akademisė sė Arteve

Gjithēka nisi me inaugurimin e sallės sė re tė Teatrit tė Metropolit qė vlen tė ketė vendin e saj nė kėtė shkrim. Ndryshe nga tė gjitha sallat teatrore qė jemi mėsuar tė shohim nė mėnyrė tradicionale, kjo sallė e re e hapur pėr publikun pak javė mė parė nė Teatrin e Metropolit ėshtė njė hapėsirė nė formė ovale. E veshur e gjitha nė dru ajo krijon njė hapėrisė tė re dhe dinamike, ku publiku qė ėshtė i ulur rreth e rreth skenės e cila ndodhet nė qėndėr tė sallės ndihet pjesė organike nė ēdo shfaqje. Ēdo regjisor qė merr guximin tė vejė nė kėtė skenė njė shfaqje duhet ti bėjė hesapet mirė me publikun. Ai ėshtė nė gjėndje tė kontrollojė ēdo frymarrje, ēdo grimasė, ēdo dridhje emocionale tė zėrit tė aktorit, kaq pranė tij ndodhet. Ėshtė nė dorėn e regjisorit tė mundėsojė njė koncept regjisorial tė atillė qė tė mund tė integrojė natyrshėm brėnda njėri tjetrit elementėt qė e bėjnė njė shfaqje tė sukseshme. Le tė themi qė mė nė fund hapėsira eksperimentale shumė e njohur nė skenat anembanė botės ėshtė prezente edhe nė Tiranė. Kjo sallė ėshtė edhe mė e madhja ndėr ambjentet qė pėrbėjnė teatrin e Metropolit dhe drejtuesist e tij menduan ti vėnė njė emėr tė rėndėsishm, salla Shekspir. E sigurisht, nė nder tė kėtij emri kush mė mirė se vėtė drejtori i kėtij institucioni njėkohėsisht dhe regjisor shumė i njohur mund tė pėrcillte tek publiku njė nga kryeveprat e Uilliam Shekspir, tragjedinė Romeo dhe Zhuljeta.
Kico Londo ėshtė shquar si njė regjisor, por dhe si pedagog kur ishte nė Akademinė e Arteve qė ju ka dhėnė gjithmonė mundėsinė aktorėve tė rinj tė shpėrfaqin talentin e tyre nė skenė. Mbi tė gjitha ai ju ka dhėnė njė shans, nė kohė tė vėshtira tė gjejnė role, mbėshtetje dhe hapėsirė pėr tė realizuar ėndrrėn e tyre. Sepse nė njė vend ku mosha minimale pėr tė dalė nė pension ėshtė mbi tė 60-tat pėr meshkujt dhe femrat, tė pakta janė hapėsirat qė krijohen pėr punėsimin e aktorėve tė rinj nė institucionet teatrore. Pėr tė mos thėnė dhe faktin absurd qė ata qė quajnė veten aktorėt e shquar, preferojnė tė interpretojnė vetė personazhe 20 vjecarė, kur vetė po arrijnė tė 50-tat. E pra kėto, por edhe arsye tė tjera e kanė shtyrė regjisorin Londo qė kėtė herė, Shekspiri i tij tė flaės njė gjuhė rinore, ku babai i Romeos interpretuar nga Lulzim Zeqja ėshtė njė djalosh disa vjet mė i ri student nė Akademinė e Arteve, ku Zhuljeta dhe mamaja e saj janė dy shoqe kursi nė degėn e aktrimit.

Si erdhi kjo vėnie e Romeo dhe Zhuljetės, si po duke bashkėpunimi me aktorėt?
Tė dalėsh pėrballė Shekspirit ėshtė njė eksperiencė e jashtėzakonshme,- thotė Londo,- tė gjithė njerėzit e teatrit tė Metropolit u pėrfshinė nė kėtė project tė madh. Natyrish pa marrėzi, pa devijacione, pa mendimin ndryshe nuk mund tė bėhet asgjė. Tė luash Sheksipr nė njė sallė ovale ėshtė shumė e vėshtirė. Ne nuk kemi njė traditė tė kėtillė, kjo ėshtė njė gjė e veēantė. Megjithatė duhet guxim. Ekipi i artistėve e kishte kėtė guxim, e mori kėtė guxim mbi vete. Natyrisht unė e pranoj qė jam pjesė e riskut derisa zgjodha njė ekip krejt tė ri. Pėr tė pėrcjellė Shekspirin kėtė vepėr nga mė tė vėshtirat sidomos nė teknikėn e tė shkruarit, vepėr e cila mund tė ēojė menjėherė nė recitim, nė kantilenė, pėr shkak tė vargut pėr shkak tė pathosit tė madh qė ka vepra. Por ne e mirėkuptuam njėri tjetrin dhe nė shfaqjen e fundit unė ndjeva qė aktorėt kanė filluar tė rehatohen dhe tashmė mendoj se ka ardhur moment ta shijojmė edhe ne vėtė si ekip kėtė rezultat. Unė e vlerėsoj shumė punėn e aktorėve tė rinj, tė gjithė ekipit tė kėsaj shfaqje. Kjo punė tregoi se Shekspiri mund tė jetė pjesė e jona, Shekspiri ėshtė dashuria jonė, Shekspiri ėshtė vuajtja e ēdo artisti. Tashmė i shikoj kėta tė rinj, dhe mendoj qė 6 muaj para do tė kishim bashkarisht njė sallė tė tillė, apo qė do luanin Shekspirin. Do ishin disa njerėz apo aktorė qė do pėrpiqeshin me vepra tė niveli tė dytė apo tė tretė, nė shfaqje studentale ku do tė thoshin, ja ėshtė dhe ky aktor. Kurse tashmė ata janė aktorė tė njė shfqaje tė Shekspirit, ata janė aktorė qė kanė shkelur tė parėt Shekspirin e Metropolit tė Tiranės. Kanė patur fat ata qė kanė patur nė kėtė shfaqje veshje tė Blerina Kokonės qė ėshtė bėrė emblematike kėtu nė Metropol, e cila na ofroi costume gjithė elegancė duke ruajtur koherencėn e veprės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT   Sat Sep 17, 2011 1:52 pm

*

“Kopshti i vishnjave”, Ēehovi pėruron Teatrin e Metropolit
Regjisori Kiēo Londo: “Njė shfaqje ndryshe, pėr njė teatėr ndryshe”

Petrika GROSI
Njė shfaqje ndryshe, pėr njė teatėr ndryshe. Ky ėshtė pėrkufizimi qė ka pėr zemėr ta pėrdorė Kiēo Londo, regjisori dhe drejtori aktual i Teatrit tė Metropolit, institucionit mė tė ri tė artit skenik nė kryeqytet, i cili do tė pėrurohet me shfaqjen premierė tė Ēehovit, “Kopshti i vishnjave”, ditėt e para tė kėtij muaji. Nė fakt, shfaqja ėshtė menduar qė tė ngjitet nė skenė me njė pėrkthim tė ri, koncept modern, aktorė gjithashtu tė rinj dhe njė filozofi qė i pėrshtatet zhvillimeve bashkėkohore tė teatrit europian. Njėherėsh do tė kryhet kėsisoj pėrurimi i sallės me 120 vende tė Teatrit tė Metropolit, institucion i munguar qė themelohet nė brendėsi tė mjediseve tė Estradės sė Tiranės me mbėshtetje dhe financim nga Bashkia. Numri i shfaqjeve tė kėsaj drame parashikohet tė jetė rreth 20, kryesisht gjatė fundjavave nė mbrėmje (Ora: 21.00) nga data 2 prill deri mė 3 maj 2009. Sa i takon premierės “Kopshti i vishnjave”, thelbi i saj

ėshtė njė parabolė sepse sot ne nuk jemi nė gjendje t’u japim pėrgjigje pyetjeve tė dikurshme, tė cilat, edhe pas kaq vitesh, mbeten sėrish aktuale... “Ėshtė njė dramė, qė, e pėrmbledhur me dy fjalė, mbi tė gjitha trajton mungesėn e lėvizjes dhe tė komunikimit mes njerėzve”, – shprehet Kiēo Londo, teksa i kėrkojmė njė pėrkufizim tė asaj qė regjisori po pėrgatit pėr ta vėnė nė skenė. E teksa provat me aktorėt e rinj vazhdojnė nė skenė, vazhdojmė edhe ne, me atė “paturpėsinė” tonė tė falshme gazetareske, ta pyesim regjisorin pėr detaje tė tjera. E pra, siē e thamė mė parė, ne nuk jemi nė gjendje t’u japim pėrgjigje disa pyetjeve tė dikurshme: Si t’i shpėtojmė librat dhe bibliotekat? Ēfarė tė bėjmė me teatrin dhe sallat? Ka shumė “Kopshte vishnjash” qė bėhemi gati t’i presim, ēfarė tė bėjmė kur “pronarėt e rinj” arrijnė? Tė tėrhiqemi, apo tė bėjmė aleancė me ta? T’i luftojmė fitimtarėt e shekullit qė sapo ka filluar? Sot jemi nė njė betejė vlerash. Vetėm kryeveprat lejojnė t’u afrohemi problemeve qė rikthehen.
Shfaqja nė mėnyrė simbolike paraqet “kompleksin e kopshtit” qė ka tė bėjė me gjymtimin psikologjik dhe shpirtėror qė i krijohet njeriut kur humb gjėnė mė tė mirė tė vetes: njė pronė, njė pasion, njė profesion, njė ėndėrr... Me humbjen e kopshtit, “pronarėt e vjetėr” humbin ėndrrėn, prejardhjen, identitetitn, qė nuk janė ēėshtje materiale, por psikologjike, botėkuptimore. Edhe jeta e njerėzve tė artit nuk ka kuptim pa dedikimin ndaj profesioneve tona. A duhet tė mėsojmė deri nė fund menēurinė e tė larguarit nga ato, tė heqjes dorė, apo, pėrkundrazi, tė vazhdojmė deri nė fund? Kur shohim njerėz tė artit qė kanė hequr dorė nga “iluzionet e kaluara” dhe janė bėrė pasanikė duke u marrė me tjetėr gjė, kėmbėngulja jonė mund tė duket e dyshimtė, por kultura nuk ėshtė ideologji, sė cilės i kalon mosha ose koha, me tė cilėn merremi vetėm nė periudhat e vėshtira. Njerėzit e teatrit, qė besojnė ende nė fuqinė e skenės, duken si mbretėr tė ringjallur qė kanė qenė tė eliminuar nga “partizanėt e sė dobishmes”, tė cilėt u presin kokėn pemėve. Megjithatė, ata harrojnė se teatri mė tepėr se njė art ėshtė njė qėndrim i njeriut pėrballė jetės dhe ky qėndrim ėshtė i shenjtė. Secili ėshtė mbret mė vete, ndonėse drita sallash fiken pėrgjithmonė dhe spektatorėt janė gjithnjė e mė tė rrallė. Teatri ėshtė njė “kopsht vishnjash” i besueshėm, ndėrkohė qė tė sjellėsh Ēehovin nė skenė, sipas Londos, bėhet gjithmonė e mė tepėr e vėshtirė pasi ky autor nuk duhet nėnvleftėsuar dhe as nuk duhet marrė me mendjelehtėsi.

*
PĖRKTHIMI

Londo: “Sejfulla Malėshova mė takoi me ‘Vishnjat’ para 27 viteve”

Ndėrsa kėsaj here “Kopshti i vishnjave” do tė “flasė” shqip falė punės tė pėrkthyeses sė re Besi Londo, regjisori dhe drejtori i Teatrit tė Metropolit, Kiēo Londo, rrėfen pėr gazetėn “Albania”: “Kėtė pjesė tė Ēehovit e kam lexuar para 27 vitesh tė pėrkthyer nėn kornizat e kohės dhe me njė folklorizėm nė brendinė e vet, nga njė intelektual klasi siē ishte Sejfulla Malėshova. Gjej rastin tė theksoj se sot kemi njė pėrkthim tė ri dhe ndryshe nga ekzistuesi, tė realizuar enkas pėr premierėn”. PĖRURIMI

I ftuar special, artisti i famshėm rumun me origjinė korēare, Ion Karamitro

Pėr tė pėruruar teatrin e ri tė Tiranės mėsojmė se mes personaliteteve tė ndryshme tė artit dhe tė kulturės do tė jetė edhe njė i ftuar special, siē ėshtė drejtori i Teatrit Kombėtar tė Rumanisė, Ion Karamitro. Ai ėshtė njė aktor arumun me origjinė nga Korēa, vlerėsimet pėr tė cilin nuk mungojnė nė mbarė teatrin europian. Mjaft tė pėrmendim kėtu Titullin e Nderit tė akorduar pėr kėtė personalitet nga Britania e Madhe, apo urdhrin e Ministrisė Franceze sė Kulturės: “Kalorės i Artit dhe Letrave”. Po kėshtu, tė shumta janė edhe ēmimet qė kjo figurė ka marrė pėr shfaqjet skenike. Veē tė tjerash, artisti ka vėnė nė skena tė ndryshme tė Rumanisė e gjetkė me dhjetėra shfaqje (mbi 60 role: Shekspir, Ēehov, Pirandelo etj.) tė autorėve tė njohur tė teatrit botėror. Sikur tė mos mjaftonin kėto, Ion Karamitro numėron mbi 30 role nė kinematografi, mes tė cilave edhe atė tė Zozimovit nė filmin “Mission impossible”, ku protagonist ėshtė ylli i Hollivudit, Tom Kruiz, prodhim i vitit 1996. Po kėshtu, Karamitro ka njė karrierė tė mirė edhe nė politikė duke pasur poste tė rėndėsishme nė administratėn rumune (1996-2000 – ministėr i Kulturės). Ai hyn dhe te disidentėt qė dolėn kundėr regjimit komunist.




PASAPORTA

Titulli: “Kopshti i vishnjave”
Autori: A. P. Ēehov
Regjia: Kiēo Londo
As/regjisor: Adelina Muēa
Pėrkthimi: Besi Londo
Skenografia: Berinda Kokona
Muzika: Shostakoviē

Personazhet Aktorėt

Ljubova Andrejevna Eni Jani
Gajevi Alban Krasniqi
Varja Loredana Gjeēi
Trofimovi Roland Saro
Jasha Bledar Naska
Sharlota Adriana Tolka
Llopahini Devis Muka
Anja Esela Pysqyli
Hepiodovi Genti Deēka
Dunjasha Orjana Cama
Firsi Valon Pallaska
Pishcik Marvin Tafaj
Kalimtari Ledjan Papagjoni

*
Te premtosh teater si Kico Londo

E Premte, 28 Shtator 2007
Anisa Ymeri

Teatri bashkekohor pritet te “mbije” edhe ne Tirane. Fill pas emerimit si drejtor i Qendres Kulturore “Tirana”, regjisori Kico Londo nxiton te premtoje teater bashkekohor per kryeqytetin. Jo vetem kaq! Duke perfunduar reformimin e sistemit te organizimit dhe funksionimit te qendres sipas ideve te tij, Londo ka bere publik edhe nje kalendar shfaqjesh per stinen artistike 2007-2008. Mes tyre, ajo cka veren pa shume mundim jane edhe dy premierat teatrore, te cilat ne saje te projekteve pritet te marrin fondet e nevojshme.

Njeri prej tyre, nen regjine e Hervin Culit, qe mban titullin “Harvey”, paralajmeron edhe rikthimin e nje prej aktoreve qe i ka munguar prej vitesh skenes se teatrit, Bujar Lakos. E tjetri do te ngjise ne skene Tinka Kurtin e Valbona Imamin ne krah te saj. Jane projekte qe do te mund te realizohen ne saje te fondeve qe do te marrin prej Bashkise se Tiranes. E kjo s’do te thote aspak qe keto pjese do te shfaqen ne ndonje prej mjediseve te qendres qe Londo drejton. Pasi nuk ka nje salle teatri, e cila eshte ne “gjendje” te prese e percjelle artiste e spektatore. Por mund te kete ne te ardhmen ama, pasi ajo cka Kico Londo ka premtuar qe ne ditet e para te emerimit si drejtor i kesaj qendre, ishte pikerisht nje salle tjeter teatri per kryeqytetin.

Qellimi eshte i qarte ne thenien e Londos: “Me keto dy premiera, synojme qe te hedhim bazat e teatrit te qytetit te Tiranes, i cili do te jete nje teater alternativ, eksperimental e do te mbeshtetet ne nje repertor modern”. Qe te flasesh per nje teater, duhet te kesh nje skene per aktoret e nje salle per spektatoret. Sipas Londos, ngadale do te kemi edhe nje salle teatri te Qendres Kulturore “Tirana”. E deri atehere, shfaqjet mund te mbahen ne cilendo salle te kryeqytetit, qofte edhe ne ate te Teatrit Kombetar, perkundrejt qirase. Ne keto kushte, ato te mos pasjes se nje salle te veten, do te nise jeten e tij ky teater i ri bashkekohor i premtuar. Ndersa ndertimi i skenes i takon se ardhmes. E ardhme e cila mund te jete edhe teper e larget, pasi ne godinen, ku ndodhet kjo qender, jane shtrire auditoret e nje prej universiteteve private.



• Kiēo Londo: Njė shfaqje 15 herė nė skenė
Teatri i Metropolit organizon Festivalin e Parė tė Teatrit tė Katastrofės. Njė formė paradoksale organizimi, por qė synon tėrheqjen e artistėve tė rinj. Parimi i festivalit: njė autor, njė vepėr.
“Dy kėmbė qė ecin nė drejtime tė ndryshme” ėshtė logoja e Festivalit tė Parė tė Teatrit tė Katastrofės, qė do tė zhvillohet nė Teatrin e Metropolit, nė periudhėn shkurt-prill 2012. Autorėt e festivalit, kanė zgjedhur njė formė organizimi tepėr tė veēantė: njė autor, njė vepėr. 4 regjisorė do tė vėnė nė skenė 4 shfaqje, tė cilat do tė luhen nga 4 trupa tė ndryshme dhe do tė shfaqen 15 herė. Sipas drejtorit tė Metropolit, Kiēo Londo, ky festival synon tė nxisė pjesėmarrjen e artistėve tė rinj nė jetėn teatrore shqiptare. “Pėr kėtė kemi zgjedhur njė formė organizimi disi paradoksale, por qė nė thelb synon pėrftimin e energjisė sė artistėve tė rinj”, shprehet Londo. Veprat e pėrzgjedhura janė dy komedi me njė akt, “Vėllazėri e interes” dhe “Zi e mė zi”, tė autorit Kristo Floqi. Shfaqjet e artistėve do tė kalojnė pėrmes njė seleksionimi nga ekipi pėrzgjedhės i regjisorėve, i pėrbėrė nga Kiēo Londo, Milena Selimi dhe Ada Ruēi. Kjo u jep mundėsinė regjisorėve tė rinj ta prezantojnė projektin e tyre jo thjesht nė letėr, por pėrmes njė komunikimi tė gjallė me selektorėt e shfaqjeve. Artistėt duhet tė dorėzojnė projektet e tyre deri mė 30 tetor 2011. Shfaqja mė e mirė, regjisura mė e mirė, aktori mė i mirė, aktorja mė e mirė, skenografi mė i mirė dhe kostumografi mė i mirė, janė ēmimet qė juria e pėrbėrė nga Luiza Xhuvani, Blerina Kokona dhe Anisa Canaj do tė shpėrndajnė pėr artistėt e festivalit nė maj tė 2012-s. Gjithashtu nė vlerėsimin e shfaqjeve do tė merret parasysh edhe mendimi i spektatorėve, pėrmes njė sondazhi me pyetėsor. Shfaqja mė e mirė do tė marrė pjesė nė dy festivale tė tjera, brenda dhe jashtė Shqipėrisė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT   Sat Sep 17, 2011 1:53 pm


1
Pasioni dhe pėrkushtimi, ēelėsi i suksesit: [Intervistė] / Kiēo Londo

2
Kapen terroristė tė grupit MAVI : [Nė Greqi] / Kiēo Londo

3
Teatri shkel plagė dhe ringjall shpirtin / Kiēo Londo

4
"Nuk kam kohė tė urrej" / Kiēo Londo

5
Aktorėt janė mbreti i shfaqjes .-(Regjisori qė tenton drejt realizimit tė hidhur, tragjik dhe optimist) / Kiēo Londo; Valbona Zhupa

6
Pėr mua e ardhmja ėshtė e shkuara ime / Kiēo Londo; Anila Logu

7
Godina rrezikohet nga mafia e ndėrtimit : [Teatri Kombėtar] / Kiēo Londo; Admirina Domi

8
Idhujt e tij : Xhuvani "Star" Mujo "kujdes kafshon": [Aktoret Luiza Xhuvani dhe Yllka Mujo] / Kiēo Londo; Dhurata Hamzai

9
Rreziku im me "Pulėbardhėn" : [Intervistė mbi vėnien nė skenė tė kėsaj komedie] / Kiēo Londo; Loziana Ibrahimi

10
E dua ligjin "Pėr Teatrin", por tė amenduar : drejtori i TK, shpjegon akuzat qė regjisori Gėzim Kame bėri ndaj tij / Kiēo Londo

11
Sezoni i ri me gjashtė premiera : [Teatri Kombėtar] / Kiēo Londo; Blerina Goce

12
Teatri Kombėtar e ka kaluar krizėn ku e futi shteti / Kiēo Londo

13
Profesionin tim nuk do ta ndėrroja me asgjė nė botė / Kiēo Londo; Kristi Pinderi

14
Nė 2005 Teatri Kombėtar do tė jetė njė "Qytet Teatri" : [intervistė] / Kiēo Londo

15
Jo mė vepra e autorė periferikė : [intervistė me drejtorin e TK-sė] / Kiēo Londo; Alma Mile

16
Qyteti teatror, projekt nga Mbretėria e Savojės / Kiēo Londo; Leonard Olli

17
Teatri Kombėtar merr fytyrėn e "Savojės" / Kiēo Londo; Anduela Nika

18
Njeriu qė "ngjalli" teatrin : [intervistė] / Kiēo Londo

19
Teatri shqiptar, dy hapa para katėr hapa prapa / Kiēo Londo; Magdalena Alla

20
" Gati qyteza teatrore, tani mė shumė art" : [drejtori flet pėr ndėrtimin dhe kompletimin e qytezės sė re teatrore pranė TK] / Kiēo Londo; Anila Mema

21
" Tre vitet e mia nė Teatrin Kombėtar" / Kiēo Londo; Blerina Goce

22
Do tė na kapin pėr veshi dhe do na fusin nė Europė : intervistė me regjisorin dhe ish-drejtorin e TK, Kiēo, Londo / Kiēo Londo; Ersejla Murati

23
Takova vdekjen dhe kuptova ē'ėshtė jeta : pėrjetimet e ēasteve tė dhimbshme, reflektimet dhe projektet e sė ardhmes nga regjisori Londo / Kiēo Londo; Oliverta Lila

24
Teatri i Metropolit po vjen : autori flet pėr ambicjet dhe prioritetet e kėtij teatri / Kiēo Londo; Oliverta Lila

25
U besoj ėndrrave jo tė vėrtetave : [me regjisorin Kiēo Londo dhe projektin e tij "Fillimi i njė fluturimi"] / Kiēo Londo; Elsa DemoShiko mė shumė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT   Today at 1:31 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
LNPSHA “PEGASI “ LE TE EVIIDENTOJME ATA QE SULMOJNE MAJAT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: