Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 NJEREZ TE SHPErTHIMEVE TE MEDHA, Prof. Assoc Begzad Balliu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: NJEREZ TE SHPErTHIMEVE TE MEDHA, Prof. Assoc Begzad Balliu   Sat Sep 17, 2011 2:05 pm

NJE FIGURE TJETER STUDIUESI ME NIVEL TE LARTE MIDIS NESH I LNPSHA ":PEGASI" ALBANIA DHE "PEGASI" KOSOVA

...
PROF. ASSOC. DR. BEGZAD BALLIU, UNIVERSITETI I PRISHTINES... Z/VENDESPRESIDENT I LPSHA "PEGASI" KOSOVA

PROBLEMATIKA E KOHES
DO TE INTERPRETOHET NE MANIFESTIMIN POETIK TE PRISHTINES NGA VETE AUTORI

NE KUADRIN E MANIFESTIMIT TE MADH POETIK TE 24 SHTATORIT 2011

Prof. Assoc.Dr. Begzad Baliu, Prishtinė (Kosovė)


LUTJE

Shėn Mėri
Mbrėmė kam parė nė TV njė fėmijė
brenda njė shtėpie qė e shtynte vala e Cunamit
Ėshtė Eni
Lutu pėr tė!

Shėn Mėri
Sot kam parė nė gazetėn ditore njė fėmijė
tė shtrirė pėr bukėn e gojės mes refugjatėve tė Afrikės
Ėshtė Eni
Lutu pėr tė!

Shėn Mėri
Mbrėmė kam parė nė TV njė fėmijė nė Indi
me duar tė shtrira drejt Nėnės Tereze
Ėshtė Eni
Lutu pėr tė!

Shėn Mėri
Mbrėmė kam parė nė ėndėrr Enin
qė pėrpiqej tė mė thoshte njė fjalė
Ėshtė Eni
Lutu pėr tė!

Shėn Mėri
Mbrėmė kam parė nė TV babanė e njė fėmije tek lutej nė portėn e Parajsės
Ėshtė babai i Enit
Lutu pėr tė!

Budapest, mė 12-13. 3. 2011








NJE FOKUSIM

POEZIA SI PĖRJETIM HISTORIK DHE ESTETIK
July 1 | Postuar nga admin | Arti - Kultura Tags: Begzad Balliu, Kritikė letrare, Sabile Keēmezit – Basha

Nga Begzad BALIU


(Rreth dy vėllimeve me poezi tė Sabile Keēmezit – Bashės)
Nė vend tė hyrjes


Bgzad Balliu
Ēėshtja e parė me tė cilėn jam ndeshur kur kam vendosur tė shkruaj njė paraqitja pėr poezinė e Sabile Keēmezit – Bashės ka qenė dysia e saj nė jetėn tonė kulturore. Nė kafen e mėngjesit, tek po u flisja kolegėve pėr paraqitjen qė do t’i bėja poezisė sė saj, mė ka rastisur t’i dėgjoj jo mė pakė se tri njohje tė angazhimit intelektual, krijues e profesional tė saj: brezi mė i vjetėr e kujton poeten qė formohej nė fushė tė dijes politologjike, brenda historisė, e kjo do tė thotė se konceptet politike i shikonte me sytė e historianes; njė brez mė i ri, e identifikonte me krijuesen qė merret paralelisht me studime historike tė periudhės sė re dhe me poezi, mbase si reagim kundėr pamjes sė zymtė tė historisė sonė; ndėrsa njė brez tashmė mė i ri mė fliste pėr poeten, e cila ‘duket se merret dhe e njeh edhe historinė’ shumė mirė, sepse mė parė se sa me kujtesėn historike, tė cilėn e reflekton nė krijimtarisė letrare, merret me dokumentin, si dėshmi e pėrhershme e historisė. Parametra tė tilla vlerėsimi sigurisht nuk e thonė, e aq mė pakė e reflektojnė, gjithė pėrmasėn hulumtuese, vlerėsuese dhe pėrcaktuese tė biografisė sė saj, e megjithatė pėrmbajnė elemente tė cilat duhet nderuar nė jetėn tonė kulturore dhe shkencore.


Biografia letrare
Sot ėshtė vėshtirė t’ia pėrcaktosh vendin z.Sabile Keēmezi-Basha mė shumė si krijuese apo studiuese nė rrethet shkencore dhe kulturore dhe ky nuk ėshtė qėllimi ynė, nė njė kohė qė vepra e saj shkruhet, botohet e vlerėsohet paralelisht, pavarėsisht nga njėra apo tjetra.
E, megjithatė, qė nė fillim dua tė identifikoj pikėrisht kėtė rrjedhė. Profesoresha e historisė Dr. Sabile Keēmezi-Basha fillimet e saj krijuese i bėri nė njė kohė krijimi tė karrierės dhe jetės sė saj familjare. Ndoshta kjo ėshtė arsyeja pse veprat e saj fillestare poetike janė mė intime, familjare, sociale, duke filluar me krijimet letrare tė poezisė pėr fėmijė, e kjo do tė thotė se fillimisht qėndronte larg prirjes pėr tė parė botėn me sytė e intelektuales dhe aq mė pak tė historianes. Fillimisht temat e krijimtarisė letrare tė saj ishin tė ndėrlidhura pėrgjithėsisht me temat jetėsore, si dhe tė pėrshkruara me elemente etnografike, tė cilat shpalosen qė nė titujt e ballinave tė veprave tė saj: Nusja e gurtė (poezi), “Rilindja” 1989 dhe Dy lule ka mami (poezi), “Pionieri” 1993; pėr tė pėrmbysur e errėsuar idilėn e saj jetėsore, qė vinte si rezultat i prishjes sė imazhit pėr botėn qė e rrethonte, me titullin e vėllimit poetik Kohė epileptike (poezi), “Jeta e Re” 1996. Nė kėtė mėnyrė krijuesja e ėndrrave fėmijėrore dhe rinore, bėhet bartėse e paradigmave tė temave tė mėdha shoqėrore dhe pse jo edhe kombėtare, me poezitė e vėllimit Ėndrrat e trishta (poezi), “Rilindja” 2000, me romanin Nata pa kornizė, LSHK 2008 dhe me dramėn Hadi, njė vepėr fundamentale e reflektimit tė dhunės nė Kosovė dhe pėrjetimit tė saj si univers historik. Nė kėtė rrjedhė, bota e saj krijuese e shtrirė brenda shprehėsisė unike tė krijueses do tė stabilizohet vetėm me botimet e viteve tė fundit: Malli pėr Itakėn (poezi), LSHK 2008, Kodi i pritjes (poezi), LSHK, Prishtinė 2010, Metaforė iberike, (poezi), LSHK, 2011 dhe me vėllimin poetik Kujtesėn e ka kapur skleroza (poezi), LSHK, 2011, dy prej tė cilave po i paraqesim kėtu, jo pėr tė vlerėsuar gjithė pėrjetimin dhe transponimin estetik tė poetes, tashmė tė shpėrfaqur pėrtej krijimtarisė letrare tė brezit tė saj, po edhe pėr tė pėrudhur e saktėsuar referencat mė tė reja tė poetikės sė poezisė sė saj.
Kujtesa, etnografia dhe historia
Vėllimi me poezi Kujtesėn e ka kapur skleroza, ndoshta mė shumė se poezitė e vėllimeve tė tjera, pėrmbledh ato preokupime jetėsore, konceptuale, krijuese dhe estetike tė periudhės sė parė dhe tė dytė tė krijimtarisė sė saj letrare, nė tė cilat aq dendur shpėrfaqen kujtesa, etnografia, historia dhe bota shpirtėrore, qė janė njėkohėsisht disa nga pėrbėrėsit mė tė pranishėm tė poezisė sė saj. Nė kėtė vėllim qė mė shumė se sa dialog ėshtė komunikim i brendshėm me kipcin e saj si subjekt dhe me lexuesin njėkohėsisht, bėhet biografia e kujtimeve tė saj (e pasuruar me ornamente etnografike: unaza (Vizatoj unazėn / nė gishtin e djathtė, 10); fustani i nusėrisė etj., dhe biografia e atdheut tė saj, e pasuruar gjithashtu me shenja tė gjeografisė e tė historisė sė tij:
- Arbėria (Nė Arbėri kėto ditė / Ka pasur shumė furtunė /Dhe ka rėnė skrrotinė e keqe, 34);
- Kosova (Pėrtej Oqeanit / Mė shkruante ATHDHEU/ (…) Nga Kosova, 69);
- Ēamėria (Kipci i Bilal Xhaferrit/Nėpėr zaje tė pėrflakura/Do tė udhėtojė pėr Ēamėri, 16);
- Kufiri (Pėr ēdo ditė tė lume/ Ma luan kufirin, Cool;
- Molla e Kuqe: (Kujtesėn e ka kapur skleroza/ Dhe harruar ka sytė e Atdheut/ Te Molla e Kuqe, 7);
- Rozafa (Arkitektura e shpirtit pėrimtohej / e Rozafa mė qante nė prehėr…, 7) etj).
Prej poetes, qė nė pėrditėshmėrinė e saj identifikohet me profesionin e historianes sė historisė bashkėkohore, pjeseė e sė cilės ndonjėherė ėshtė bėrė edhe vet, edhe nuk mund tė pritej njė mesazh tjetėr. Vėllimin e pėrbėjnė ndarjet Kujtesen e ka kapur skleroza, Udhėt e atdheut, Emrat qė mungojnė, Anatomia e pritjes, Mėkati pa mėkat dhe Atdheu mė shkruan letra.
Cikli i parė i poezive shtron problemin e zbehjes sė kujtesės dhe ridimensionimin e saj nė rrethana tė caktuara, duke pėrfshirė kėtu edhe brejtjen e kėsaj ndėrgjegje pėr tėrėsinė qė tashmė kthehet nė shenja referuese pėr objekte, identitete, monumente gjeografike, kufij etnografikė, ndėrlidhje historike etj. Ky komunikim me historinė, ngjarjet, kontekstet, si dhe ndėrlidhjet me pėrvojėn dhe situatat e sotme individuale dhe kolektive. Nė ciklin e dytė tema bartet nė situatėn aktuale, por motivi i shikimit tė saj mbi pėrvojėn historike ruhet dendur. Tashmė nuk ridomensionohet historia, por rrethanat e reja qė pėrbėjnė, pėrkatėsish rindėrtojnė historinė: uni, hapėsira gjeograike, vendlindja e tkurrur brenda njė rruge dhe njė kafeneje, si referenca ndaj pėrgjegjėsisė historike: Veriu, Kroi i Vitakut, Prishtina, lagjja “Elita”, kujtesa e babait etj. Po kėtė rrjedhė ka edhe cikli i tretė i poezive: veē se tani nuk identifikohen objektet, shenjat historike a gjeografike, por kryesisht situatat dhe pėrvoja vetjake apo rrethana tė brendshme: kujtesa pėr situata tė pėrgjithshme, zhvillimet shoqėrore dhe sidomos rivlerėsimi pėr pėrvojėn historike, pėr tė mos thėnė mungesa e shenjave dhe ndikimi i tyre nė ndėrdijen tonė.
Cikli Anatomia e pritjes sikur lidh pėrvojėn e temave tė cikleve tė mėparshme dhe tė ndonjė sugjerimi pėr temat qė do tė pasvijnė nė ciklet e mėpastajme Mėkati pa mėkat dhe Atdheu mė shkruan letra, shoqėruar edhe me diskursin mė emocional, pėr tė mos thėnė mė lirik dhe mė intim. Nė ciklin e mėparshmėm historia bėhet strumbullar i identifikimit dhe i rrėfimit, ndėrsa nė ciklet nė vazhdim historia e ruan statutin e shenjės, ndėrsa intimja dhe lirizmi deri nė vetėrrėfim pėrshkojnė gjithė zhvillimin e strukturės poetike tė poezive. Poezitė e kėtyre cikleve, si ato: Desha tė vij mbrėmė, Pėr pak ndodhi mosardhja apo Eh, sa shumė besova, qofshin veē e veē, qofshin si tėrėsi, plotėsojnė mesazhet e poezive me karakter kryesisht reflektiv dhe refuzues pėr tė kaluarėn, apo poezive me prirje nostalgjike pėr veten dhe ‘tjetrin’.
Si tė tilla poezitė e kėtij vėllimi pėrfaqėsojnė njė tėrėsi motivesh pėrmbajtėsore, strukturash ndėrtuese dhe pėrmasash kuptimore jo vetėm tė kėtioj vėllimi po edhe tė atyre qė ka shkruar mė parė dhe madje edhe tė atyre qė do tė shkruajė mė vonė.
Dalja nga hapėsira historike e etnikumit
Vėllimi i fundit me poezi Metaforė iberike hap horizintin kėrkues nė poezinė e shkrimtares Sabile Keēmezi-Basha. Nuk ėshtė fjala kėtu vetėm pėr kėrkimet motivuese apo temat e karakterit jasht-historik tė etnisė. Nuk ėshtė fjala as pėr kėrkimet e brendshme qė dalin si pjesė e largimit nga pėrvoja kombėtare e temave historike, njė temė kjo mjaft e pranishme nė poezinė e saj, por pėr reflektimin e dy botėve, dy kulturave dhe transponimin e tyre nga njėra te tjetra dhe pėrballė njėra-tjetrės.
Vėllimin Metaforė iberike e pėrbėjnė katėr cikle: Pse me pikėpyetje, Atdheu mė shkruian letra, Metaforė iberike, Tė kujtohet baba dhe Kujtesė e grisur. Shikuar nga aspekti i kėrkimit dhe sidomos i strukturimit tė poezive edhe ky vėllim poezish ėshtė vazhdim i vėllimit tė mėparshėm, qoftė me mėnyrėn se si i percepton situatat e ēastit, qoftė me mėnyrėn se si i transponon rrethanat paralele.
Cikli i parė hapet me tema dhe situata qė ndėrlidhin marrėdhėniet e krijueses me pėrvojėn historike dhe bashkėkohore – me Kosovėn, pėrkatėsisht me lirinė e saj si proces dhe si pėrgjegjėsi e ndėrdijshme jona ndaj saj. Dhe, si pėr tė pėrmbushur pėrgjegjėsinė ndaj saj autorja ndėrlidh largimin nga Kosova nė njė ambient tjetėr – Spanjė, pėrkatėsisht Iberi, po kaq afrues, me disa poezi (Kosova dhe Andora, 12; Kur tė nisesh pėr udhė 15) dhe me referenca tė tjera etnohistorike e gjeografike (Kuq e zi, 16; Nė Katalonjė mbrėmė / ēdo gjė ishte e kuqe, 13), tė cilat bartin tash jo vetėm kipcin e narratores, autores apo edhe tė heronjve tė saj, po edhe gjithė atdheun (Nė Andora / Atdheu im kishte ardhur para meje, 12), pėr t’ia bėrė tė mundur vazhdimin e kėrkimit tė unit tė saj si tė ishte brenda ambientit tė Kosovės.
Pasi ka identifikuar disa nga shenjat bazike tė njohura qoftė pėrmes historisė, qoftė pėrmes fushave tė tjera tė qytetėrimit iberik, tė cilat kėtu, jo vetėm i ruajnė shenjat historike a simbolike, po disa herė marrin edhe karakter pėrafrues dhe ridimensionues, qė autorja t’i kthehet edhe njėherė temės, tė cilėn e gjejmė edhe nė vėllimin e parė: komunikimin me atdheun nė distancė (Atdheu mė shkruan letra, Vetmi, Desha tė vij mbrėmė), njė motiv ky pėrgjithėsisht i munguar viteve tė fundit, pavarėsisht letėrsisė shqipe tė krijuar dendur nė mėrgim.
Cikli Metaforė iberike hap gjerėsisht temėn e kėrkimit qytetar, intelektual, krijues dhe estetizues tė botės iberike nė poezinė e Sabile Keēmezit – Bashės. Nė letėrsinė shqipe nuk mungojnė temat e mėdha apo tė thella tė fytyrės Lindore a Perėndimore (europiane a orientale), kryesisht nė udhėpėrshkrime tė ndryshme (Arbėreshėt e Italisė, Kina, Lindja e Afėrt etj.) apo vepra nė fushė tė prozės (Hasta la Vista, Koncert nė fund tė dimrit etj), por zor tė gjesh njė vepėr letrare, pėrkatėsisht njė vėllim me poezi, qė ta ketė paraqitur me kaq pėrkushtim fytyrėn qytetėruese dhe estetike tė njė vendi a tė njė popullit sikur ėshtė vėllimi Metaforė iberike.
Pamjen pėrkushtues tė temave dhe mesazheve tė tyre nė vepėrn poetike tė Sabile Bashės e pėrcaktojnė qė mė parė poezitė: Gernika, Nė Barcelonė, La Rambla…, Andora, Kur tė shkoni nė Andorė etj. Fillimisht ato sjellin mesazhin e kėrkimit, kėrkimit kryesisht deskriptiv tė temės (Mos mė thuaj se ke bredhur nėpėr botė/ Po qė se nuk ke gjezdisur/ rrugėve tė Barcelonės fosforeshente, 27), qė do tė pėrshfaqet nė gjithė librin nga udhėtimet e saj nė Spanjė, pėr tė hyrė mė tej edhe nė botėn estetizante tė pėrjetimit tė kėtij udhėtimi (O zot, / Mos mė fol pėr ēmedurinė / Po qė se nuk ke qeshur e qarė/ me Salvador Dalin/ duke pirė kafenė / nė mėngjese tė murrme, 27).
Nė kėtė rrjedhė tė poezisė sė saj autorja ka sjellė jo vetėm ambientin iberik (njė dysi historiko-estetike tė tij), si njė vend i veēantė i Europės Perėndimore, ku bashkohen fuqishėm tragjikja dhe liria, pasqyruar njėkohėsisht edhe nė situata tė tilla apo tė pėrafėrta me ambintin e Kosovės dhe me botėn shpirtėrore e materiele tė krijueses sonė. Poezitė e kėtij vėllimi janė pėrshkuar me shenja gjeografike e historike tė hapėsirės iberike, si dhe me simbole kombėtare, letrare e krijuese tė kėtij ambienti: Andora, Gernika, Barcelona, Pikaso, Salvador Dali, Van Gogu, Don Kishoti, Franko, Kosta Brava, Konti i Monte Kristos, Servantesi, Lorka etj, tė cilave iu pėrgjigjen po kaq shenja referuese e identifikuese tė atdheut dhe shenjave historike e etnike tė krijueses:
- Kosova (Kosova e dyzuar qėndron / Nė kornizėn e Gernikės, 46);
- Mic Sokoli (… Stėr-stėr gjyshi im/ Kishte synuar ėndėrrėn e kuqe/ Nė fushėn bukanike / Nė gjoksin e Mic Sokolit, 28);
- Gjyshi (Gjyshi im / Shumė kishte dashur / (…) Tė ledhatonte Gernikėn / Me fije bari, 29);
- Adem Jashari (Bisedova gjatė / Me Gernikėn / Nėse kishte vend / Pėr tė nxėnė / Adem Jasharin, 31);
- Onufri (Dua ta takoj Onufrin / Mė tha / Nė kuqezi / Te Shegėt mistike, 50);
- Doruntina (Kush tė solli/ /Nė Katalonjėn plakė / Doruntinė e lodhur …, 57) etj.
Poezitė e kėtij vėllimi do tė mundė tė shquheshin kėtu edhe pėr dy arsye tė tilla: e para, se kanė shėnuar jo vetėm njė pėrmasė shumė mė tė gjerė kėrkimi tė krijueses, tė cilėn e gjemė mė pak nė vėllimet e mėparshme, pėr tė mos thėnė se ajo jo vetėm ka ruajtur temėn e pėrhershme tė kėrkimeve tė gjertashme, por e ka shtrirė atė edhe nė pėrmasa mė tė gjera universale; dhe e dyta, sepse autorja jonė ka arritur tė ruajė me sukes njė standard domosdo tė pėrfillshėm tė ndėrtimit artistik tė gjithė poezisė sė saj brenda tė tė gjithė cikleve. Ndoshta kjo ėshtė arsyeja pse brenda kėtij vėllimi ishtė botuar edhe njėra prej poezive mė tė bukura tė saj Gernika dhe janė realizuar disa nga vargjet mė emblematike tė poezisė sė saj.
Nė vend tė pėrfundimit
Dy vėllimet e fundit me poezi tė shkrimtares Sabile Keēmezi-Basha, Kujtesėn e ka kapur skleroza (2011) dhe Metaforė iberike (2011) shėnojnė njė hap cilėsor nė krijimtarinė artistike tė saj. Pėrmasa e kėtij vlerėsimi mbėshtetet nė disa nga premisat e krijitarisė sė saj dhe tė krijimtarisė artistike tė poezisė sė sotme shqipe pėrgjithėsisht. Nė radhė tė parė poezia e saj e kėtyre dy vėllimeve vazhdon temėn dhe intencėn e kėrkimit, tė cilėn e ka filluar edhe nė dy vėllimet e mėparshme, por tash me realizime shumė mė tė arrira artistike; ndėrsa nė radhė tė dytė, tema si edhe ambienti i kėrkimit zgjerohet jo vetėm nė pėrmasa tė gjeografisė kombėtare por edhe nė pėrmasa tė reflektimit tė saj me tema dhe raporte tė tyre gjeografike universale. Kjo ka tė bėjė edhe me shenjat pėrkatėsisht simbiolet e kėsaj poezie, tė cilat shfaqen e ridimensionohen jo vetėm brenda kodit kombėtar tė pėrjetimit tė tyre, por edhe nė pėrqasje me referencat e tyre historike, etnografike, gjeografike e gjuhėsore tė popujve tė tjerė.
Me tė gjitha kėtė elemente, si dhe me pėrbėrės tė tjerė brenda saj, poezia e botuar sė fundi e shkrimtares dhe historianes njėkohėsisht, Sabile Keēmezi-Bashės, pėrvijon njė arrtje tė re dhe njė horizont tė ri tė pritjes nga lexuesi, gjithėsesi.
Prishtinė, qershor 2011Shiko mė shumė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
NJEREZ TE SHPErTHIMEVE TE MEDHA, Prof. Assoc Begzad Balliu
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: