Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 SHPERNGULJA E SHQIPTARĖVE NGA SANXHAKU I NISHIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 178
Age: 62
Vendi: Kerēove
Profesioni/Hobi: Historian
Registration date: 26/12/2008

MesazhTitulli: SHPERNGULJA E SHQIPTARĖVE NGA SANXHAKU I NISHIT   Sun Oct 02, 2011 10:13 am

Dr.sc. Ilmi VELIU

SHPĖRNGULJA E MUHAXHIRĖVE ( RREFUXHATEVE ) SHQIPTARĖ NGA SANXHAKU I NISHIT NĖ KOHĖN E LIDHJES SĖ PRIZRENIT (1877—1878)

...Lidhja e Prizrenit nė vendimet e para nė Kararname (Librin e vendimeve) kundėrshtonte dhe protestonte pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nga sanxhaku i Nishit.

Nė kohėn e Krizės sė madh lindore 1875—1878, nė Gadishullin Ballkanik u bėnė ndryshime tė mėdha shoqėrore politike dhe etnike.
Krahas me kryengritjen boshnjako-hercegovase kundėr Perandorisė Osmane u ngritėn edhe shqiptarėt me popujt tjerė. Ēėshtja lindore angazhoi fuqitė e mėdha edhe shtetet ballkanike, tė cilat donin t'i realizonin interesat e tyre nė provincat e Turqisė Evropiane.

Me shpalljen e Kushtetutės turke nė dhjetor tė vitit 1876, ndėrpreu punėn Konferenca e ambasadorėve nė Stamboll, ndėrsa pėrfaqėsuesit e diplomacisė evropiane vazhduan punėn nė Londėr, ku, nė bazė tė vendimeve tė marra nė Stamboll, hartuan Protokolin e Londrės me tė cilin fuqitė e mėdha e detyronin Portėn e Lartė qė tė zbatonte reforma nė disa provinca evropiane. Pasi Porta e Lartė me 31 mars tė vitit 1877 refuzoi Protokolin e Londrės, Rusia vendosi, pa pjesėmarrjen e fuqive tjera, ta zgjidhte ēėshtjen lindore dhe tė hynte nė luftė kundėr Perandorisė Osmane. Kėshtu, Rusia nė emėr tė „pėrmirėsimit" tė pozitės sė sllavėve qė ishin nėn sundimin turk, mė 24 prill 1877 hyri nė luftė kundėr Turqisė. Kėshtu qė Kriza Lindore nė kėto momente kishte hyrė nė fazėn mė kritike.

Qysh nė fillim, ushtria turke e papėrgatitur u thye pas kapitullimit tė Osman Pashės nė Plevne. Ushtria ruse nė fillim tė janarit 1878 hyri nė Sofje, pastaj nė Edrene dhe rrezikonte Stambollin. Nė anėn e Rusisė pėrsėri hynė nė luftė Mali i Zi, Serbia dhe Rumania.

Ushtria serbe zhvillonte operacione luftarake nė sektorin Nish, Prokuple, Vranjė, Leskovc dhe Pirot. Nė fund tė vitit 1877 dhe nė fillim tė vitit 1878 ushtria serbe e mori tė gjithė territorin e Sanxhakut tė Nishit, nė tė cilin qė nė lashtėsi jetonin shqiptarėt.
Nė disa kaza tė Sanxhakut tė Nishit, sidomos nė atė tė Prokuples dhe tė Kurshumlisė, shumicėn e popullsisė e pėrbėnin shqiptarėt dhe nė kohėn e kėtyre luftrave dhe tė depėrtimit tė ushtrisė serbe nė kėtė rajon gadi tė gjithė shqiptarėt u shpėrngulėn nė Kosovė, Maqedoni, Turqi dhe nė vende tė tjera.

Baladė Kosovare

Ē'ka kanė bjeshket o bre qe ushtojne.
Ē'ka kanė lugjet o bre qe po fshajne,
Ē'ka kanė malet qe s'mugullojne,
Ē'ka ka hana qe s'po shndrit,
Ē'ka ka djelli qe s'po ban drite,
Ē'ka kanė shpendet qe s'po knojne,
Ē'ka kanė qyqet o bre qe s'vajtojne.
Muhaxhiret o bre kah po shkojnė,
Kane lanė toke e kanė lane shtpi,
Kane lane dhen e kanė lane dhi,
Kane lane buken n,ēerep me hi,
Kane lane ēorben n'veksht tuj zi,
Kane lane sofren t'shtrume n'shpi,
Kane shkue miqte o bre buke po u ngi,
Kane lane zhgujt o n,veg pa u krye,
Kane lane pajen ēikat pa marue,
Kane met nuset te dhandri pa shkue,
Kane met krushqit o bre pa u kthye,
Kane mbet djemtė o dhander pa hye,
O0hh... muhaxhiret o bre kah po shkojnė,
Druni e guri o bre ē'po vajtojne,
Bari n'toke o bre nuk ka mbi,
muhaxhiret kanė marrė dhenė nė sy
Vdesin n'bore o bre vdesin n'shi,
Vdesin pleqtė o bre vdesin te rinjė,
Vdesin gra o bre vdesin fėmijė.
Muhaxhiret bre kah po shkojnė,
Pėr ta malet o bre po vajtojne,
buke pa ngrane e ujė pa pi,
Kerkojne shpetim o bre nė Shypni,
Apo shkojne larg more nė Turki,
Kush njeh Zot, o bre e vatan
Muhaxhireve mor konak ju ban,
Muhaxhiret qe serbi i ndjek
Shtronju mirė o bre pėr me fjet,
Se jua kthen o Zoti n'nahiret.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
pimi-muslim
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve: 2
Age: 33
Vendi: Gjilan
Registration date: 27/08/2012

MesazhTitulli: Re: SHPERNGULJA E SHQIPTARĖVE NGA SANXHAKU I NISHIT   Mon Aug 27, 2012 2:21 pm

Baladė Kosovare
Ē'ka kanė bjeshket o bre qe ushtojne.
Ē'ka kanė lugjet o bre qe po fshajne,
Ē'ka kanė malet qe s'mugullojne,
Ē'ka ka hana qe s'po shndrit,
Ē'ka ka djelli qe s'po ban drite,
Ē'ka kanė shpendet qe s'po knojne,
Ē'ka kanė qyqet o bre qe s'vajtojne.
Muhaxhiret kah po shkojnė,
Kane lan toke e kanė lane shpi,
Kane lane dhen e kanė lane dhi,
Kane lane buken cerek me hi,
Kane lane corben n'veksht te zi,
Kane lane sofren t'shtrume n'shpi,
Kane shkue miqte buke po u ngi,
Kane lane zhgujt o nveg pa u krye,
Kane lane pajen cikat pa marue,
Kane met nuset te dhandri pa shkue,
Kane met krushqit e bre pa u kthye,
Kane met djemtė o dhander pa hi,
Ohh... muhaxhiret o bre kah po shkojnė,
Dru e gurė o bre c'po vajtojne,
Bari n'toke o bre s'po mbin,
muhaxhiret kanė marrė dynjane n'sy
Vdesin n'bore e vdesin n'shi,
Vdesin pleqe o bre vdesin te rinj,
Vdesin gra e vdesin fėmijė.
Muhaxhiret bre kah po shkojnė,
Pėr ta malet po vajtojne,
buke pa ngrane e ujė pa pi,
Kane marrė udhėn pėr Shqipni,
Udhen e gjatė o bre pėr Turki,
oh..kush njeh Zot, bre din e iman
Muhaxhireve konak ju ban,
Muhaxhiret brenda i shtin,
Shtronju mirė o bre pėr me fjet,
Se ju con Zoti n'xhehnet,
Se jua kthen o Zoti n'nahiret.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
pimi-muslim
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve: 2
Age: 33
Vendi: Gjilan
Registration date: 27/08/2012

MesazhTitulli: Re: SHPERNGULJA E SHQIPTARĖVE NGA SANXHAKU I NISHIT   Mon Aug 27, 2012 2:23 pm

Kshtu asht teksti origjinal i ksaj balade dhe mos te vje inati andaj mos e ndrysho
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

SHPERNGULJA E SHQIPTARĖVE NGA SANXHAKU I NISHIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Histori-