Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Blej Shqip

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Blej Shqip Empty
MesazhTitulli: Blej Shqip   Blej Shqip EmptySat May 22, 2010 1:45 am

Blej Shqip

Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSH) ka
filluar fushatën "blej shqip", me të cilën pritet të forcohet prodhimi
vendor dhe të zhvillohet ekonomia në vendet shqiptare
. Albin Kurit
kryetar i lëvizjes "Vetëvendosja" thotë se me këtë fushatë do të
zhvillohen të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët. "Sa më shumë që
konsumojmë prodhime vendore, aq më shumë forcohet prodhimi vendor. Duke
vepruar kështu e forcojnë ekonominë vendore
, pastaj do ta kenë edhe
politikën më të fuqishme. RrOSH e ka iniciuar fushatën "blej shqip", e
cila do të zhvillohet gjithandej ku jetojnë shqiptarët. Ashtu do të
angazhojmë për përforcimin e vetes që do të ndihmonte marrëdhënieve sa
më reciproke dhe të dinjitetshme me popujt e tjerë", tha Kurti për
"Lajm". Aktualisht shqiptarët më shumë importojnë sa eksportojnë dhe kjo
dukuri duhet të ndryshohet.Nga ana tjetër, Adri Nurrellari,
drejtor i Instituti liberal të Shqipërisë thekson se kjo fushat do të
rritë ekonominë e shqiptarëve."Objektivi i RrOSH është që të
blihen produktet shqiptare, jo vetëm për të rritur solidaritetin ndaj
produkteve shqiptare, por edhe pse nënkupton ecje përpara të ekonomisë.
Produktet shqiptare duhet të evoluojnë dhe të ngjiten në një nivel më të
lart, ku produktet e gatshme konkurrojnë në tregun ndërkombëtar", tha
Nurrellari.Shqipëria, Kosova e vende tjera, duhet t’ia dalin që
mos të jenë vetëm ekonomi konsumi dhe as të jenë ekonomi krahu pune që
eksportohet. Gjithashtu ata nuk duhet të jenë një lloj ekonomie ku
bizneset ndërkombëtare do të transferojnë një pjesë të procesit të tyre
industrial.Artan Grubi kryetar i lëvizjes ZGJOHU!, thotë se
synimi i bashkimit të shqiptarëve kësaj radhe do të bëhet me fushatën
"blej shqip". "Përcaktimi i shqiptareve për vlerat e civilizimit
perëndimor dhe solidaritetit Euro Amerikan është i natyrshëm. ZGJOHU!
jep kontributin e vet për integrimin ndër-shqiptarë nëpërmjet RrOSH duke
ndërtuar lidhje të qëndrueshme bashkëpunimi me shqiptaret ne Shqipëri,
Kosove, Mal te Zi, Çamëri dhe Luginë të Preshevës. Me moton tonë ‘Jemi
Një’, ne kemi iniciuar fushatën ‘Blej Shqip’, festimin e përbashkët të
10 qershorit dhe 28 nëntorit, dyshtetësinë për shqiptarët jashtë kufijve
politike të shqiptarëve, etj", tha Grubi.Kampanja të ngjashme
për të blerë produkte vendore kanë thuajse të gjitha shtetet evropiane
por edhe ata botërore. Ekonomistët vlerësojnë se kjo nismë nuk është
nacionaliste por është në dobi të një ekonomie. Maqedonia një kampanjë
të tillë e kishte filluar gati se para dhjetë viteve me moton "bleni
produkte maqedonase", e cila në dha efektet e veta. Qeveria e tanishme e
Maqedonisë duke mbrojtur produktin vendor u mundua të aplikojë sistemin
fiskal "llogari patriotike", e cila do ta ndihmonte tregun e
Maqedonisë. Megjithatë ky vendim u anulua nga Gjykata Kushtetuese.
Shqiptarët në rajon me anë të fushatës "Blej shqip" fillimisht do t’i
njohin produktet shqiptare dhe pastaj do të kenë edhe simbolin për
kualitet, që nënkupton plotësimin e të gjitha standardeve të cilësisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Blej Shqip Empty
MesazhTitulli: Re: Blej Shqip   Blej Shqip EmptySat May 22, 2010 5:09 pm

Blej Shqip Billboard


Blej Shqip Bojkoti1


Blej Shqip Posteri-higjiena
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Blej Shqip Empty
MesazhTitulli: Re: Blej Shqip   Blej Shqip EmptySat May 22, 2010 5:10 pm

Bojkotoni
prodhimet e serbisë!

Pse bojkot i produkteve të Serbisë?

Shteti serb në luftën e fundit në Kosovë vrau rreth 14.000 njerëz. Afër
90% prej tyre civilë të paarmatosur. Të pambrojtur. Kryesisht fëmijë,
gra dhe burra të moshuar. Rreth 3.000 persona të rrëmbyer janë ende të
pagjetur. Pjesa dërrmuese e tyre gjenden në Serbi. Afër 20.000 femra të
dhunuara. 740.000 persona të deportuar dhunshëm. 120.000 shtëpi të
shkatërruara apo të dëmtuara nga ushtria serbe.

Aspekt i veçantë i luftës ishte shkatërrimi i ekonomisë së Kosovës.
Eksploatimi i egër dhe vjedhjet përgjatë viteve të 90-ta, kulmojnë me
shkatërrimet e qëllimshme gjatë luftës. Kosova pas luftës kishte një
ekonomi të rrënuar. E gjithë kjo me qëllim që gjatë luftës ta zvogëlojë
aftësinë mbrojtëse si pasojë e drejtpërdrejtë, dhe me pasoja afatgjate
të varfërisë dhe një ekonomie të pazhvilluar. Realitet ky që e jetojmë
sot e gjashtë vjet.


Megjithatë, prej vitit 1999 deri më 2006, Kosova ka shpenzuar gjithsej
856 milionë euro në mallra nga Serbia. Në vitin 2000 kishim importuar
vetëm 15 milionë euro. Më 2001 vlera e importit arriti në 176 milionë,
për t’u ngritur në 178 milionë në vitin 2002. Viti 2003 ka shënuar një
rënie në importimin e mallrave nga Serbia – gjatë këtij viti kemi
importuar 156 milionë, përderisa në vitin 2004 kjo shifër ishte 161
milionë. Vetëm në vitin 2005 Serbia ka sjell në Kosovë rreth 170 milionë
euro mallra.

Për më keq se kaq, shifrat e lartpërmendura nuk paraqesin as gjysmën e
importit nga Serbia, duke qenë se 60% të mallrave që vijnë nga Serbia
hyjnë në Kosovë ilegalisht pa u regjistruar.

UNMIK-u që prej instalimit të tij e konsideron arrdhjen e mallrave të
Serbisë si qarkullim i brendshëm i mallrave, e jo si import në Kosovë.
Kjo në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Rrjedhimisht,
mallrat e Serbisë janë favorizuar sistematikisht nga UNMIK-u në tregun
kosovar. Fillimisht ai as nuk pranonte të ketë pika kontrolli në vijën
administrative mes Kosovës dhe Serbisë (Kosova nuk ka kufi me Serbinë).
Ato pika u vendosën vetëm atëherë kur u bë e qartë se Buxheti i
Konsoliduar i Kosovës nuk mund të mblidhet nëse Kosova nuk ka territor
të kufizuar nga të gjitha anët për qëllime tatimore. Tani prodhimet
serbe paguajnë vetëm TVSH (dogana për to është zero) duke vazhduar të
konsiderohen si prodhime vendore.

Kjo nuk do të thotë se edhe konsumatori kosovar duhet t’i konsiderojë
këto prodhime si të tilla.

Serbia ende nuk ka dhënë llogari e as që është dënuar për krimet e
kryera në vendin tonë, dhe për më shumë se kaq, në kohën kur ajo po i
shpreh haptazi pretendimet e saj territoriale ndaj Kosovës, thërrasim
gjithë qytetarët në:


BOJKOT TË PËRGJITHSHËM TË PRODUKTEVE TË SERBISË!



Produktet e Serbisë janë lehtë të identifikueshme: tri shifrat e para të
barkodit janë 860. Pra, bojkotoni këtë barkod.

Bojkoti zgjat deri kur Serbia heq dorë nga Kosova, pranon krimet e
kryera, paguan dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

Qytetarët duhet të orientojnë konsumin në prodhimet vendore kosovare,
ndërsa për produktet për të cilat nuk ka prodhime vendore ata do të
duhej të blejnë produkte të cilitdo shtet tjetër vetëm jo të Serbisë.

Efekt i drejtpërdrejtë i blerjes së prodhimeve vendore është krijimi i
vendeve të reja të punës si dhe ruajtja e atyre ekzistuese. Punësimi
pastaj krijon efekte të shumëfishta pozitive për ekonominë e Kosovës.

Çdo herë kur blen një produkt i cili nuk është i Kosovës, kjo do të
thotë një produkt më pak i shitur i Kosovës dhe një produkt më shumë i
shitur i huaj. Pra, bilanci tregtar (edhe ashtu tejet negativ) me atë
vend do të dëmtohet dyfish. Për prodhuesin vendor kosovar kjo do të
thotë pamundësi për të shfrytëzuar kapacitetin e prodhimit ose për të
rritur atë për investime të reja, pamundësi për të përmirësuar cilësinë
dhe për të lansuar prodhime të reja, për të investuar në marketing,
thjesht për të rritur aftësinë konkurruese të tij në treg. Të gjitha
këto përfitime i shkojnë prodhuesit të huaj.


BOJKOTONI
PRODUKTET E SERBISË. BOJKOTONI BARKODIN QË FILLON ME 860. DËMTOJE SERBINË,
NDIHMOJE KOSOVËN
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Blej Shqip Empty
MesazhTitulli: Re: Blej Shqip   Blej Shqip EmptySat May 22, 2010 5:12 pm

Blej Shqip edhe në Maqedoni!


Blej Shqip Thumbnail.php?file=blej_shqip_6_936550557






Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RROSH) ka nisur projektin “Blej
Shqip”. Qëllimi i tij është nxitja e konsumatorëve shqiptarë për të
blerë produkte shqiptare dhe nxitja e sipërmarrjeve shqiptare për të
ofruar në treg produkte të një cilësie sa më të lartë. Drejtuesi kryesor
i këtij projekti, Gentian Shala me qendër në Tiranë ka pohuar për
“Lajm” se ideja e kahmtoshme po bëhet realitet. “Kemi dy muaj që kemi
filluar në Tiranë. Procesi ka filluar me reklama dhe disa gjëra të vogla
edhe në Kosovë, kurse shuam shpejt fillojmë punën edhe në Maqedoni.
Qëllimi është të sensibilizohen i gjithë publiku shqiptar, kudo që janë
ata në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni që të konsumojnë produkte
shqiptare”, tha Shala.
Nga ana tjetër Artan Grubi nga lëvizja qytetarë Zgjohu ka pohuar se
në Maqedoni ai veç se ka filluar t’i bëjë parapërgatitjet për të
startuar ky projekt madhor për shqiptarët. “Zyrtarisht ende nuk e kemi
filluar kampanjën BlejShqip, por fillimisht unë kam filluar të kontaktoj
disa afaristë të njohur shqiptar këtu në Maqedoni. Ideja është
përshëndetur dhe besoj se shumë shpejt do të fillojmë me projektin”, tha
Grubi.
Qëllimi i gjithë projektit BlejShqip është që popullata shqiptare t’i
japë përparësi produktit vendor, të cilësisë së njëjtë në krahasim me
atë të importuar nga jashtë. “Kjo është një kampanjë që e praktikojnë në
çdo vend perëndimor. Kur shkon në market para se të blesh produktin
duhet të shohësh se a është i prodhuar nga shqiptarët. Kur them për
shqiptarët nuk them vetëm nga Shqiptarët e Shqipërisë, por edhe nga ato
në Maqedoni e Kosovë”, tha Shala.
Problemi më i madh që ka qenë deri më tani ishte cilësia e dobët e
produkteve shqiptare. Megjithatë siç pohon vetë Shala, ka vite të tëra
kur cilësia e produkteve shqiptare është përmirësuar. “Në Shqipëri ka më
shume se 5-6 vite që janë ndërtuar fabrika shumë më cilësore se në
vendet tjera. Ka ikur koha kur bënim produkte që nuk kishin cilësi. Tani
ka mjaft produkte të cilat edhe eksportohen jashtë. Flas për produkte
si uji, birra, produkte të tjera ushqimore etj”, tha Shala. Sipas tij,
shqiptarët nuk duhet të blejnë një ujë grek, ose italian kur të të
njëjtës cilësi kanë ujin shqiptar.
Edhe në Kosovë ditë më parë ka filluar të promovohet me të madhe ky
projekt. Bajraktar i projektit është lëvizja “Vetëvendosje” e Albin
Kurtit, e cila është pjesë e RROSH-it. Kjo lëvizje kishte startuar me
projekti “bojkot produkteve serbe” por tani përveç kësaj motoje ata
përdorin edhe kampanjën “BlejShqip”.
Projekti BlejShqip ka karakter sensibilizues ndaj konsumatorit
shqiptar dhe njëkohësisht karakter promovues të produkteve shqiptare. Ai
synon që të shërbejë edhe si një urë tjetër lidhëse midis sipërmarrjes
shqiptare dhe konsumatorit shqiptar, për përfitimin e ndërsjellë të tyre
dhe të mbarë shoqërisë shqiptare.
Blej Shqip përveç Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së shpejti do të
shtrihet edhe në Malin e Zi, Luginë e Preshevës, duke bashkërenduar
përpjekjet për një jete sa më të mire dhe me dinjitet të shqiptareve
kudo ku që janë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Blej Shqip Empty
MesazhTitulli: Re: Blej Shqip   Blej Shqip EmptySat May 22, 2010 5:37 pm

BOJKOTI
I PRODUKTEVE TE GREQISE


Sa milion Euro kemi dhënë Greqisë ne kembim te videos rraciste?

Gjatë
vitit të kaluar, i dhamë Greqisë:
• 406.5 milionë euro mallra të
importuara
• 300 milionë euro duke përdorur AMC dhe Vodafone
• 68.6
miliardë lekë në formë depozitash në katër bankat greke që veprojnë në
Shqipëri
• I dhamë për pak para edhe punën e djersën dhe paguam
diskriminimin e 800 mijë bashkëatdhetarëve tanë
• Gjithsej i dhamë
grekëve mbi 1.5 miliardë euro, ose 25% të prodhimit të brendshëm bruto
të vendit tonë.
Si shkëmbim për këtë morëm jo thjeshtë këngën e
ushtarëve grekë që duan të bëjnë lidhëse këpucësh me zorrët tona. Morëm
edhe poshtërimin në Tiranë me politikanë homoseksualë që nuk guxojnë ta
ngrejnë zërin.

Ti mund t'i japësh një përgjigje urrejtjes greke
cdo ditë, sa herë që shkon të bësh pazar, sa herë që mbush makinën me
karburant, sa herë që ulesh në lokal, sa herë që vendos të zgjedhësh
bankën ku do të depozitosh paratë.

Më poshtë ke një listë me
mallrat dhe shërbimet greke që ne i kemi identifikuar. Nuk janë të
gjitha mallrat, por nëse di të tjera, atëhere ju lutem, shtoni emrin e
produktit grek që nuk e shihni në listë dhe më pas dërgoje këtë email te
të gjithë miqtë e tu, me kushtin që të mos jenë nga deputetët e
kuvendit. Nëse ke mundësi, printoje një apo disa kopje të kësaj liste
dhe tregoja prindërve apo miqve të tu që nuk e përdorin emailin.

Dhe
ki parasysh se jemi vetëm ne, shqiptarët e ndërgjegjshëm që mund të
komunikojmë dhe reagojmë përmes internetit. Çdo gjë tjetër në këtë vend e
paska shitur prapanicën.
Lista e kompanive dhe mallrave dhe
shërbimeve greke te cilat nese nuk konsumohen pakesojne eurot qe shkojne
ne Greqi

Bankat
1. Alpha Bank
2.Tirana Bank
3.
NBG bank
4. Emporiki bank

Kompanitë e sigurimeve
1.
Interalbanian

Kompanitë e karburanteve
1. Global
Petroleum
2. Mamidoil
3. Evroil

Markat e shpërndarjes me
pakicë të karburanteve

1. JetOil
2. Elda
3. Eko

Mallra
konsumi të importuara nga Greqia ose të prodhuara në Shqipëri nën
pronësi grekësh apo të shiturish. (Përfshihen prodhime evropiane të
marketizuara nga kompani greke në Shqipëri)
1. Pepsi
2. Glina
3.
Bureto
4. E gjithë linja Elka
5. Cigaret karelia, slims
6.
Patatinat Lay
7. Seven up
8. IVI
9. Heineken
10. Amstel
11.
Chipita
12. Barilla
13. Henkel
14. Makaronat Misko
15.
Seven days krosan
16. Patatinat chipsy
17. Bake rolls
18. Molto

19. Kaotonik
20. Fineti
21. Torta Jotis
22. Trahana Jona
23.
Linjat kozmetike Fa, Taft, Palete, Schauma, Vademecum, Rilken
24.
Detergjentët Dixan, Bref, Silan, Pur dhe Rex
25. Të gjitha mallrat e
kompanisë Elka

Kompanitë e transportit
1.
Interalbanian, udhëtimi me autobuzë Shqipëri Greqi.
2. Olympic
Airways
3. Joy travel

Mos harro! Kjo listë nuk mbaron këtu.
Sa herë që të hyni në supermarket, përpiquni të identifikoni mallra të
tjera "Made in Greece". Shtoje dhe plotësoje këtë listë dhe para së
gjithash, mos konsumo mallra greke ose të marketizuara nga kompani
greke. Ky është i vetmi reagim që mund të bëjmë ne, shqiptarët që nuk
merremi me politikë dhe që ende nuk e kemi shitur nderin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Blej Shqip Empty
MesazhTitulli: Re: Blej Shqip   Blej Shqip EmptySat May 22, 2010 5:40 pm

Bojkot produkteve maqedonase!






Blej Shqip Thumbnail.php?file=ws46s_863170682





Produkti i akademikëve maqedonas e ashtuquajtura "enciklopedi
maqedonase" përveç pasojave politike do të ketë edhe pasoja negative
ekonomike për Maqedoninë. Duke marrë parasysh se eksporti më i madh i
Maqedonisë është në tregun kosovar, ekonomistët kanë paralajmëruar se
shumë shpejt nga atje mund të vijë edhe bojkoti i produkteve të
Maqedonisë. Edhe pse të gjithë janë të pajtimit se në ekonomi fillimisht
shihet interesi financiar, sërish zgjedhja nga konsumatori varet edhe
nga ndikimet politike. Eksperti i ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti tha për
"Lajm" se politika e tillë anti-shqiptare në periudhë afatmesme dhe
afatgjatë do të ketë ndikimin e saj negativ edhe në ekonomi. "Politika
radikale e maqedonasve në periudhën aktuale realisht nuk do të ndikoj
drejtpërdrejt të humbet tregu kosovar, pasi edhe vetë ata kanë një
varshmëri nga Maqedonia. Por, jam shumë i sigurt se ky acarim i
marrëdhënieve dhe besimit reciprok ndëretnik do të ndikojë në afate të
mesme dhe të gjata, dhe do të diktojë edhe rrjedhat ekonomike në trojet
dhe tregjet shqiptare në përgjithësi", tha Bexheti.
Ai theksoi se Kosova në këtë drejtim është më e ndjeshme. "Besoj se
reagimi do të vijë më i shpejt se sa nga Shqipëria, pro edhe tek ata nuk
do të kalojë ky skandal pa pasoja", tha profesori në UEJL. Bexheti
gjithashtu sqaroi se në momentin e parë kur do të jepet mundësia që të
zëvendësohet produkti aktual i Maqedonisë me ndonjë produkt shqiptar
atëherë do të vije deri te bojkoti. "Momenti i prishjes së ekuilibrave
politik, zhvendoset në marrëdhëniet ekonomike. Ata kërkojnë vetvetiu një
zëvendësim në këtë proces. Kërkohet të ketë një alternativë tjetër që
të zëvendësojë alternativën ekzistuese që nuk gjendet në momentin
përnjëherë. Por, unë do iu kisha thënë që ta bëjnë një bojkot të tillë
që në momentin e parë kur do t’ju jepet mundësia", tha Bexheti.
Edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) paralajmërojnë ndikim negativ
të marrëdhënieve ekonomike mes dy shteteve. "E tërë ajo që ka ndodhur në
Maqedoni rreth enciklopedisë aktuale është diçka që nuk i shkon në
favor ngritjes së nivelit të bashkëpunimit ekonomik, politik, social
kulturor etj. ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Sidoqoftë, është një hap
negativ i cili në rrethana normale do të kishte pasur efekte negative.
Por, duke pasur parasysh se një gjë e tillë, ka ndodhur në kohë kur më
së paku është pritur në aspektin politik dhe ekonomik", tha Safet
Gërxhaliu, drejtor në OEK. Edhe ai pohoi se në periudhë afatgjate do të
ketë ndikim negativ në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
Edhe Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSH) para disa javëve doli me
iniciativën "Blej shqip!" ku synohej të ngritët niveli i konsumit të
produkteve shqiptare përkundër produkteve të huaja.
Eksporti i Maqedonisë llogaritet rreth 2.5 bilionë dollarë amerikan.
Prej tyre rreth 20 për qind shitet mall në Kosovë, pastaj 14.7 për qind
në Gjermani, Greqi 10.5 për qind, Itali 10.2 për qind, Bullgaria 9.9 për
qind, Kroaci 5.6 për qind, Belgjikë 5.1 për qind dhe Spanjë 5.1 për
qind. /BEKRI AJDINI/

 

Kosovarët të jenë më nacionalistë ekonomik

"Nga vetë fakti se mungon një dozë e një nacionalizmi ekonomik te
kosovarët, nuk e besoj se impakti i këtij provokimi nga enciklopedia do
të ketë ndikim të madh në aspektin ekonomik. Kur kemi parasysh se sa ka
qenë terrori dhe krimi i serbëve në Kosovë dhe sërish tani kemi plot
produkte serbe në tregun kosovar, kjo është pak e habitshme", tha
Gërxhaliu nga OEK. Kosovarët duhet të jenë më nacionalistë, të blejnë më
shumë produkte shqiptare se sa të huaja.http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/1453.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Blej Shqip Empty
MesazhTitulli: Re: Blej Shqip   Blej Shqip EmptySat May 22, 2010 8:44 pm

Nje tem shum e qelluar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Blej Shqip Empty
MesazhTitulli: Re: Blej Shqip   Blej Shqip EmptySat May 22, 2010 9:10 pm

Arbër. shkruajti:
Blej Shqip Billboard


Blej Shqip Bojkoti1


Blej Shqip Posteri-higjiena








Mer,Samat,Penovoll,Persil si te bejm pa to? se jan nje nder produkete qe duhet do e mos te kete cdo familje,Sikur te maresh nje produkete prodhim ks.do hamendesh cfare ndryshim ka prodhimete ks. Jan shum ( nen - )dhe deri sa te KETE prodhimet tilla prodhimet e jashtme do jen cdo her me te shitura per tregun ks. Kuptohet per ata qe njohin cilsin e artikullit sidomos preparateT higjenike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Blej Shqip Empty
MesazhTitulli: Re: Blej Shqip   Blej Shqip EmptySat May 22, 2010 11:48 pm

fionaa shkruajti:
Arbër. shkruajti:
Blej Shqip Billboard


Blej Shqip Bojkoti1


Blej Shqip Posteri-higjiena








Mer,Samat,Penovoll,Persil si te bejm pa to? se jan nje nder produkete qe duhet do e mos te kete cdo familje,Sikur te maresh nje produkete prodhim ks.do hamendesh cfare ndryshim ka prodhimete ks. Jan shum ( nen - )dhe deri sa te KETE prodhimet tilla prodhimet e jashtme do jen cdo her me te shitura per tregun ks. Kuptohet per ata qe njohin cilsin e artikullit sidomos preparateT higjenike

Ka mënyra tjera , ka sidomos edhe produkte tjera .
Me siguri vlen kjo edhe për firmat qe marin mallëra nga Serbija e jo vetëm për blerësit shqiptarë .

Hmm , po juve në Austri çka ju duhen mallera Serbe Blej Shqip Icon_eek
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Blej Shqip Empty
MesazhTitulli: Re: Blej Shqip   Blej Shqip EmptySun May 23, 2010 3:05 am

Arbër. shkruajti:
fionaa shkruajti:
Arbër. shkruajti:
Blej Shqip Billboard


Blej Shqip Bojkoti1


Blej Shqip Posteri-higjiena








Mer,Samat,Penovoll,Persil si te bejm pa to? se jan nje nder produkete qe duhet do e mos te kete cdo familje,Sikur te maresh nje produkete prodhim ks.do hamendesh cfare ndryshim ka prodhimete ks. Jan shum ( nen - )dhe deri sa te KETE prodhimet tilla prodhimet e jashtme do jen cdo her me te shitura per tregun ks. Kuptohet per ata qe njohin cilsin e artikullit sidomos preparateT higjenike

Ka mënyra tjera , ka sidomos edhe produkte tjera .
Me siguri vlen kjo edhe për firmat qe marin mallëra nga Serbija e jo vetëm për blerësit shqiptarë .

Hmm , po juve në Austri çka ju duhen mallera Serbe Blej Shqip Icon_eek

hahhahhahhahahha?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Blej Shqip Empty
MesazhTitulli: Re: Blej Shqip   Blej Shqip EmptySat Aug 21, 2010 5:05 pm






Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Blej Shqip Empty
MesazhTitulli: Re: Blej Shqip   Blej Shqip EmptyThu Sep 29, 2011 8:33 pm

Te gjithe se bashku te godasim serbin BOJKOTONI PRODUKTET SERBE

Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Blej Shqip Empty
MesazhTitulli: Re: Blej Shqip   Blej Shqip EmptyThu Sep 29, 2011 8:40 pm

bleje multietnikishte se ska shqip ma na kane ba multi as komb as fe as histori as flamur as shtet as as ligj as as!!!!!! mos blej po vjedh shqip rrej mashtro shit atdheun kombin traditat gjuhen flamurin historin e qka jo
keshtu po ndodhe sote
harrun komb e histori gjuhe e tradit
mos vete...per kete popull tallava,,,,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Blej Shqip Empty
MesazhTitulli: Re: Blej Shqip   Blej Shqip EmptyWed Oct 12, 2011 3:20 pm

Kosovaret nuk jane nacionaliste si popujt te tjere ,ne gjte 20 viteve jemi demokratizu dhe internacionalizu ne mase shume te madhe sa si verejme disa gjera si psh blerja e artikujve serb por per kete arsye mbetet te prodhuesit vendor qe ti permiresojne prodhimet e veta dhe te jene me cmim konkurrues ne treg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Blej Shqip Empty
MesazhTitulli: Re: Blej Shqip   Blej Shqip EmptyMon Oct 17, 2011 7:39 pm

jo sjane rrimtaf nmacionaliste fare po jane servile te mir dhe shpijuna..
shum jemi ,,demokratizue" ke te drejte per hajni korrupsion dhe mashtrime vrasje etj....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Blej Shqip Empty
MesazhTitulli: Re: Blej Shqip   Blej Shqip Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Blej Shqip
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shes & Blej !
» Ne Himare shkulen tabelat me mbishkrime ne shqip.!
» Kur veriu fliste shqip
» Emri duhet te tingllon Shqip.!
» Emrat e qytetave nga Kosova! Shqip

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: