Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 ZHEJI "QAJNĖ DHE GURĖT E RRUGĖS" ELEGJI PER DRITAN KLAPIN

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: ZHEJI "QAJNĖ DHE GURĖT E RRUGĖS" ELEGJI PER DRITAN KLAPIN    Thu Dec 29, 2011 10:16 pm

QAJNĖ DHE GURĖT E RRUGĖS

Vargje elegjie pėr Dritan Kllapin

1.
Aty, sa pa mbushur viti,
Sapo plaga zuri cipė,
S’na vinte nė mendje kurrė
Qė tė vinte prapė njė ditė.

2.
Prite ti , o Zheji plak,
Prite ti, o Zhej i vjetėr,
S’tė arrinė ata qė more
Po ty t’u desh dhe njė tjetėr?

3.
Ti, o Mal, Mal i Gjėrė,
Kishe kohė njeri pa ngrėnė,
Bėre gjėmė e shumė tė rėndė.
Ku e gjete derėn tėnė?

4.
Mė 29 nėntor,
Zot, t’i vajte hodhe dorė.
Pse s’u bėre gjynaqar
Pėr njė 37 vjeēar?

5.
Ē’ishte kjo e madhe kujė,
O Dritan, pse bėre bujė,
Bėre gjėnė e shumė tė rėndė,
E tunde shtėpinė me rrėnjė!

6.
Ishte ajo ditė e martė,
Qė ka njė orė ė mallkuar,
O Dritan, tė mori jetėn,
S’tė la kohė pėr tė menduar.

7.
Tė mendoje pėr babanė,
Tė mendoje pėr fėminė,
Tė mendoje pėr Sofinė,
Tė mendoje pėr shtėpinė!

8.
Tani, qysh tė shkajti kėmba,
Nė atė gur, atje te mali,
A mos, vallė, tė mori nėna
Pėr tė voglin marrur malli?!

9.
Ti nuk ishe i sėmurė,
Po ishe mirė e shumė mirė,
Tani, si i mbylle sytė,
Pa na thėnė as lamtumirė!

10.
Po si s’na prite njė ēikė,
Njeri te koka s’tė erdhi...
Ē‘ish ai vend i mallkuar,
S’ulej as helikopteri.

11.
Ku e le Polin , Andrenė,
Pse tė rriten si pa zot,
Ata tė presin tė vish,
T’i pėrkėdhelėsh mbi flokė!...

12.
Po shkojnė ditėt me radhė,
Sofika gjithnjė nė ballė,
Me trėndafila nė duar,
Vjen te ty duke vajtuar.

13.
Si i le motra , vėllezėr,
I veshe prapė me tė zeza,
S a herė qė tė vinė kėtu ,
Do tė tė takojnė nė varreza!

14.
Si e le Landin e Tikun,
U le barrė shumė tė rėndė,
Pse i bėre tė vajtojnė,
Kur mund tė kėndonin kėngė?

15.
Pėr sa breza qė mėsove,
Duke shkruar s’t’u lodh dora,
Si zure vend nė varreza
Dhe ata tė vėnė kurora.

15.
Kur tė vijnė lotėt si shiu,
Pikė –pikė dhe me ngadalė ,
Sofika ėshtė pranė teje,
Pėrkėdhel baltėn mbi varrė.

18.
Tani, fjala jote e fundit:
“O njerėz n ė kujtoni mua,
Edhe pse nuk jam me ju,
Jam me ju dhe prapė ju dua! ...”

19.
Qajnė dhe gurėt e rrugės,
Pėr ty, Tani, s’mbahen dot,
Kur humbasim njerėz tė tillė,
Qajnė tė njohur , miq e shokė!


Autori i kėsaj elegjie ka dėshirė tė mbetet anonim.

Vargjet elegjiakė janė thurur me shpirt dhe me zemėr pėr humbjen aksidentale tė Dritan Kllapit, mėsues nga Zheji i Zagorisė, Gjirokastėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi


Female
Numri i postimeve : 4680
Age : 28
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: ZHEJI "QAJNĖ DHE GURĖT E RRUGĖS" ELEGJI PER DRITAN KLAPIN    Fri Dec 30, 2011 1:13 pm

vargjet elegjie cdo her me pelqejn me kujtojn Andon Zako Cajupn ,vargje nostalgjike dhe te qendisura mir . Sad
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ZHEJI "QAJNĖ DHE GURĖT E RRUGĖS" ELEGJI PER DRITAN KLAPIN
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: