Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Enver Hoxha dhe partizanet e tij....

Shko poshtë 
+6
rrimtaf
Driniiiii
xhema
arberia
detektivi
......
10 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptySun Jan 01, 2012 11:12 pm

Kur pushtuesit gjermane po largoheshin, Enver Hoxha i udhrnoi partizanet qe ta shmangnin perplasjen me gjermanet, dhe energjine ta perdornin ne eleminimin e atij qe aj e quejti "Reaksioni i Brendshem". Brigadat partizane kaluen lumin "Shkumbin" dhe u nisen drejt veriut. I pari qe duhej te eleminohej ishte Abaz Kupi, njeriu qe kishte luftue italianet ne Durres me 1939.

Enver Hoxha e ngriti ne qiell,Abaz Kupin, ne vitin 1943,per shkak se iu bashkue Konferences se Pezes per lufte te perbashket por ma s'mbrapmi ky u shpall reaksionar.
Abaz Kupi, u largue me prishjen e "Marreveshjes se Mukjes",qe u prish nga komunistet,e ne te cilen qe sanksionue se do te luftohet per "Shqipni Etnike".

Ne letren qe i dergon Ymer Dishnices, Enver Hoxha thote, se ideja e nji "Shqipnie Etnike" ashte ide fashiste dhe reaksionare.

Normalisht qe po, per Enverin banal, ideja e "Shqipnise Etnike" prekte interesat e jugosllaveve, dhe Miladini e kishte urdhnue qe urgjent ta denonconte kete marreveshje.
Abaz Kupi u largue nga vendi mbas shtrengimit nga sulmet partizane. Partizanet sulmonin nji patriot,qe skishte bashkepunue as me italiane e as me gjermane, por qe thjeshte mbeshtetej nga anglezet-aleatet ne luften kunder pushtuesve.

Rradha i erdhi, Muharrem Bajraktarit, nji njeriu qe skishte bashkepunue, e asnji pushtues, por kishte luftue fort kunder tyne. Partizanet i kerkuen qe te dorezohej, por me zotesine e tij ushtarake,Bajraktari arriti te shpetoje, dhe u largue per ne Belgjike. Partizanet e Enverit,sulmonin nji tjeter njeri, vetem me motivin politik. Pra nisen luften civile.

Ma s'mbrapmi u arrit te Gani Kryeziu. Gani Kryeziu,qe nga dera e kryezinjve te Gjakoves. Kryeziu,skishte bashkepunue as me italiane e as me gjermane, por me mbeshtetjen e britanikeve ishte hedhe ne Shqipni per me i luftue italianet dhe gjermanet.Kishte luftue fort.
Aj u rrethue, dhe mbasi iu vra vellai,Hasani,u arrit te kapej. Partizanet e Hoxhes ia dorezuen Gani Kryeziun jugosllaveve,sepse edhe ata e kerkonin,tue qene se Gani Kryeziu, sic ishte kunder nazi-fashisteve, ishte edhe kunder jugosllaveve.
Besohet se u vra nga policia sekrete jugosllave.

Pra sic shohim, Enver Hoxha dhe partizanet e tij, zhvilluen nji lufte vellavrasese, kunder kreneve ushtarake nacionaliste. Krene te cilet nuk kishin bashkepunue me asnji pushtues, por vetem me aleatet britanike.

Ndokush mund te thote, se figura e Hoxhes do te rishikohet, por do te rishikohet vetem per ti nxjerre ne shesh, ligesite, dhe banalitetet qe shume vete akoma nuk i dine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptySun Jan 01, 2012 11:15 pm

Pra ja pse nuk duhet ti djegim librat se flasin per te bemat e Xhaxhi...nuk kemi qen ne shqiptaret e kosoves, se kemi hek te zit e ullirit neper kampe te percendimit... prandaj nuk duhet te mendojm se Enveri ishte i mir vetem se ishte Shqiptare...Te rrim shtrembt e te flasim drejt thot fjala e popullit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyMon Jan 02, 2012 7:54 pm

kan qen tradhtaret shqiptare te shqiperise qe punuan per grekun e shkjaun dhe udbashet e kosoves qe shajshin dhe shajne enverin..
Askushe nuk guxoi te shkele dinjitetin dhe kombin shqiptare sote shqiperia me salen udbashe eshte si mos me keq ,ku fjalen e kane Mishkoviq dhe Fazliq ne shqiperi miqte e sale tradhtarit dhenderrit te serbise qe shet deti e fale toka grekut e shkaut.
Te vegjel jemi ne te vleresojme enverin e sidomos udbashet dhe Titistet e Jug.skane te drejte..
Atdhetaret e mbrojne kurse udba e kritikone ..
pse?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyWed Jan 04, 2012 1:13 pm

Kundërshtarët politik dhe krimet e komunizmitPosa mori pushtetin, Enver Hoxha u përqendrua në një politikë të edukimit të popullatës por duke mos lejuar asnjë veprim sado qoftë të vogël opozitarë. Qëndrimi i Hoxhës për opozitë ishte i prerë gjë që shpie në eliminimin e më shumë se 600 [22] udhëheqësve politikë.

Qeveria e tij gjatë sundimit 40 vjeçar burgosi, ekzekutoi ose shpërnguli mijëra udhëheqës, popull të thjesht , udhëheqës lokal për çështje jo madhore, predikues fetar myslimanë dhe krishterë, katundarë të cilët kundërshtuan kolektivizimin dhe bashkë partiak "jolojal". [23]

Ka ekzistuar një paradoks në trajtimin armik i popullit e partisë edhe është abuzuar e janë kryer krime e tortura monstruoze ndaj atyre që konsideroheshin të tillë. Shumë patriotë e fshatarë të thjeshtë që ju bashkuan luftës ANÇ, pas përfundimit të saj u arrestuan e u dënuan me akuza fiktive e të krijuara në tavolinë. Shumë bashkëluftëtarë e miq të Hoxhës si Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Koçi Xoxe janë ekzekutuar si armiq të popullit. Edhe krahu i djathtë i Hoxhës Mehmet Shehu i cili u akuzua si agjent i shumfishtë e kompllotist që donte të eleminonte Hoxhën në bashkpunim me CIA-n amerikane u vetvra në kushte të çuditshme më 1981, por dyshohet të jetë ekzekutuar nga Sigurimi i Shtetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyWed Jan 04, 2012 1:14 pm

Politika fetare[redakto] Gjatë luftës
Baba Faja, Enver Hoxha,Myslum Peza, Ramadan CitakuPolitika fetare e ndjekur nga Enver Hoxha dhe nga komunistët që ishin ateistë, kishte dy krah medaljeje. Përgjatë luftës ncional-çlirimtare 1939-1944 në të cilën luftuan e dhanë jetën mijra të rinj e të reja, në mes tyre kanë ishin si partizan shumë klerik të lartë të të gjitha komuniteteve fetare musliman-sunit, bektashi, ortodoks e katolik. Por komuniteti që e përkrahu më shumë luftën ishte ai bektashi, ndër figurat më të shquara ishte Baba Faja e Baba Fejzo. Komunisteve edhe Hoxhës ju interesonte që të kishin përkrahjen e gjithë popullit për LANÇ e të mos ishin të përçarë edhe nga feja. Pas çlirimit politika e Hoxhës ishte tolerante dhe nxitëse e predikimit të fesë ne gjuhën shqipe, por në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë. Për këtë fakt në vitin 1945 ai ju kërkoi të katra komuniteteve fetare që të krijonin Statutet e reja përkatëse. Të parët që u angazhuan ishin bektashinjtë e muslimanët të cilët e krijuan më 1945.[24] [25] Ndërsa dy komunitetet kristiane nuk dëshironin të hartonin një të tille.


Baba Fejzo,Shefqet Peçi, Hysni Kapo[redakto] Njohja e personit juridik të komuniteteve fetareNë dekret-ligjin e vitit 1949 i aprovuar më 1950 mbi njohjen e personalitetit juridik të të drejtës civile për të gjitha komunitetet që njihen nga ligji përfshiheshin ndër të tjera: [26]

1.Liria e ndërgjegjes dhe besimit për çdo shtetas shqiptarë.

2.Komunitetet fetare janë të ndara nga shteti.

3.Ndalohet përdorimi i fesë për qëllime politike.

Gjithashtu garantohej e sigurohej ndihma ekonomike në rast nevoje nga Shteti por komunitetet nuk duhet të merrnin financime nga jashtë shtetit. Menjëherë pas ketij dekret-ligji për tu ligjëruar e për tu njohur nga Shteti, komunitetet fetare hartuan Statutet e reja. Të parët edhe kësaj here ishin muslimanët[27] e bektashit[28] pas tyre ishte rradha e ortodoksve. Lindi problemi me katolikët të cilët nuk e kishin hartuar kurrë një të tillë sepse kembngulnin që Bibla është Statuti i tyre dhe që ata varen direkt nga Vatikani e jo nga shteti shqiptar. Këtë problem me katolikët e kishte hasur edhe Mbreti Zog sepse edhe gjatë qeverisjes së tij e gjithashtu gjatë mbretërimit të tij, katolikët nuk pranonin kurrësesi të hartonin Statut. Pas shumë diskutimeve midis dy palëve qeveritare dhe klerikale katolike duke e parë veten para ligjërimit dhe ilegalitetit këta të fundit pranuan të hartonin një Statut vetëm më 1951.[29] Brenda komuniteteve kishte lindur fryma e re e Partisë e sidomos në komunitetin bektashian ishin krijuar dy grupe mendimesh, i të rinjve të cilët ishin simpatizant të Partisë dhe kërkonin një revolucion edhe në fe, ku baballarët të mund të martoheshin, gjë kjo e pa imagjinueshme nga të vjetrit. Këto debate çuan edhe në një vrasje në komunitetin bektashi midis dy grupeve.[30]

[redakto] Viti 1963 pranë vitit 1967Pas viteve '50 filloi edhe kontrolli e çensura ndaj komuniteteve fetare, meshat apo liturgjit nuk mund të thuheshin pa marrë aprovimin e organeve të qeverisë. Situata u bë delikate kur në vitin 1963 nëpërmjet një ligji mbi ndryshimin e personalitetit juridik të 1949 qeveria filloi morsën e saj ndaj komuniteteve fetare. Tani njohja e komunitetit mund të revokohet nqs ky i fundit ka shkelur ligjet, rendin publik apo zakonet e mira.[31]

[redakto] Viti 1967 pezullimi i të gjitha komuniteteve fetareKy është viti më i egër dhe në historinë e popullit tonë, me anë të këtij dekreti famëkeq u shkelën të gjitha të drejtat elementare të njeriut ajo e ndergjegjes dhe e besimit fetar. Shumë klerik u përndoqën, u arrestuan, u debuan me akuza si spiun i armiqve të popullit shqiptar, komuniteteti qe u godit më shumë ishte ai katolik, por edhe ai protestant i cili nuk u njoh kurrë nga Shteti, për shkak të rrënjve anglo-saksone të protestantve si komunitet konsideroheshin si agjent të britanikve. Shumë xhami, teqe, e kisha u shkatrruan, disa të tjera i kthyen në qëndra kulturore.[32]

[redakto] Ateismi i vitit 1976Por ditët e zeza nuk kishin përfunduar ende. Ishte viti 1976 kur Shqipëria ndryshon Kushtetutën e saj duke e shpallur veten jo më laike si çdo Shtet tjetër por ATEISTE. Qysh atere deri tani Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka shpalluar ateizmin e saj në Kushtetutë. Nisi një propagandë ateiste kudo në filmat që prodhonte kinostudioja Shqipria e Re e kudo, me anë të një ligji ndaloheshin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyWed Jan 04, 2012 1:27 pm

Përse nuk ndoqi shembullin e Stalinit të cilin e kishte edhe “baba shpirtëror”? Përgjigja është e mangët nëse shpjegohet vetëm me arsyet e politikës së jashtme ose të brendshme. Duke parë etiketat, mitet e përhapura nga sistemi edukativ enverist, të cilat e konsiderojnë këtë fe të prapambetur – të njëjtat metoda janë përdorur nga bolshevizmi dhe titizmi – dhe derivat i pushtuesit, pra relikt i dhunës, nuk mohohet refuzimi përçmues i doktrinës islame nga nomenklatura enveriste. Stalini, me afrimin ndaj ortodoksisë, i kishte dhëne ngjyra nacionaliste ruse komunizmit. Enver Hoxha ndoqi të njëjtën linjë devijuese, pa u afruar me asnjërën nga fetë tradicionale, por duke nxitur një bastardim të nacionalizmit ku jo Kombi, por Partia (Lideri) dhe Shteti ishin Zot, të ngjyrosur me kombëtarizëm. Ky lloj pseudonacionalizmi, që ka mbushur historinë dhe botëkuptimin tonë me mite, lindi në vitet e para pas prishjes me Jugosllavinë, u përforcua pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, për të kulmuar në vitet ’80.
Enver Hoxha indoktrinoi kështu (arsyen tjetër) një fe laike të ndjekur nga një masë besimtarësh që nuk kishte nevojë për fe tradicionale. Këta besimtarë të rinj jetonin përkrah besimtarëve tradicionalë të pafuqishëm, klandestinë, plotësisht të kontrolluar dhe pa asnjë mbështetje. Partia komuniste, si Hyjni e fesë së saj, kontrollonte masat pa nevojën e mbështetjes të një feje tjetër. Enver Hoxha mund ta rikuperonte traditën e shumicës pas represionit fillestar, që iu nevojit për kontrollin dhe eliminimin e rivalitetit, ashtu siç bëri Stalini, por nuk e realizoi sepse nuk i nevojitej si mjet kontrolli, të cilin e kishte arritur dhe mbi të gjitha, nuk kishte në plan ta konsideronte këtë fe si vlerë ose thjesht si karakteristikë të popullit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyWed Jan 04, 2012 1:31 pm

Lexova artikullin Tuej: “Quanti est sapere – Sa randësi ka dija!” dhe mendja më shkoi tek një puntor, që në vitin 1967 ka kenë në shkatrrimin e vorreve të Fretënve në Kishën e Tyne të Gjuhadolit. Kur kishte hapë disa arkivola të vjetër, kishte vrejtë pothuej shumicën e zhgunave dhe litarëve të pakalbun e ndër kapuçat e Tyne rrashtat sikur dikush i kishte vendosë me dorë atë ditë që do të mblidheshin me u tretë në lumin e Drinit, mendja i kishte shkue tek “Ato rrashta, që dikur ishin të mbushuna plot me dije…e tashti …po futeshin ndër thasë çimentoje me u tretë…”

Edhe Ju, i nderuem At Viktor, i drejtoheni një rrashtës boshe të Arben Putos, tue kujtue se me të vertetë asht “dr.prof., apo akademik…”, që di historinë apo njeh At Gjergj Fishtën, ose edhe ma keq, që duhet të shfletojë “Hyllin e Dritës” me kuptue kush ishin Françeskanët e Shqipnisë…Ai po të ishte i tillë ku e lente sulltan Enveri gjallë… Vetem pse z. Jorgo Bllaci kerkoi “rishikimin e figurës Fishtës”, pa zanë me gojë fjalen “At” dhe bani sa vite burg…Arben Putos i duhet “Hylli i Dritës” me kopjue ndoj kapitull me kenë gja per 2012, me e kthye në gjuhën e “njësuar” dhe me vue poshtë emnin e vet ashtu si kanë veprue 47 vjet!Me vete mendova se At Viktori nuk duhet t’a dijë thanjen e vjetër të Popullit Shqiptar se: “Minarja nuk hin në thes!”. Asht një thanje shumë e vjetër, po me kuptim aktual për Shqiptarët. Një Dr. Prof… tjetër më shkruen se “Enver Hoxha ishte bollshevik komunist…dhe se terrori i tij nuk duhet lidhë fare me besimin musliman ose islamik…” Çka nuk po dëgjojmë!! Si Arben Puto, ashtu dhe profesori tjetër, endè nuk dijnë kush ishte Enver Hoxha e Ramiz Alia (ose bajnë sikur nuk dijnë) e ju kërkoni me i tregue kush ishte Kleri Katolik Shqiptar apo At Gjegj Fishta, kur gati asnjë nder ta nuk di as me lexue gjuhën Gegënishte!… Vet titulli i vumë prej tyne Enver Hoxhёs “bollshevik komunist” asht një vlerësim i pamerituem dhe i papërshtatshëm për një injorant katil të vumë në sherbim të agjenturës së OZN-ës, UDB, dhe KGB sovjetike, vetëm pse i ai dhe PKSh i shërbente një qellimi: “Shkombtarizimit të Popullit Shqiptar me një Genocid të pashembullt në historinë moderne, tue vue në sherbim të serbëve, sovjetikëve, kinezëve dhe çdo antishqiptari të gjithë urrejtjen patologjike anadollake të trashigueme nga baba i tij biologjik, bylymbashi i njohun i Gjinokastres në vitin 1908, dhe fanatizmin e vet antikatolik prej turkoshaku.” Pasardhësi nuk i lente asgja mangut, vetem çka i plotsonte mangësi nga matuflleku apo çmendija diabetike…për mos me thanë gjana të pasigurta, që lidhen me smundjet e rinisë së tij apo të trashigueme nga gjaku i pistë i tyne.

Enver Hoxha, Ramiz Alia apo Mehmet Shehu e Haxhi Lleshi etj. nuk ishin kurrё muslimanë as të rijë e as të vjetër. Ata ishin fanatikë anadollakë dhe as nuk kanë fare lidhje me Besimin, ashtu si fanatikët me katolikë apo ortodiksë, mbasi nuk ka asnjë Besim tek Zoti në Botë që thotë me vra, me pré njerëz e me shkatrrue Kisha apo Xhamija e tempuj ku njerëzit i luten Zotit. Cili Besim në Botë pranon me vra njeriun se asht ma i dijtun se ti, apo nuk pajtohet me ateizmin tand? –Asnjë! Kush asht ai njeri që pranon në gjiun e Besimit të vet një terrorist që rreshtohet nder 100 despotët dhe tiranët e Botës në librin e z.NIGEL CAWTHORNE“TYRANTS”, botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia,– Askush, vetëm bashkëpuntorët e tyne apo trashigimtarët e veseve dhe të pasunisë së tyne.
Nëse në Shqipni ka Besim që i pranon këta kriminelë në gjiun e vet, ai “i gëzoftë”!

Kush në Botë mbas Luftës së Dytë Botnore, në vitin 1946 kishte ndër organët e terrorit dhe të diktaturës, si në Degën e Punëve të Mbrendëshme të Shkodrës,“Seksionin Katolik”, ku ishin të gjitha projektet, planet, dosjet, krimet, vrasjet…dhe zhdukjet e pafaj të Katolikëve Shqiptarë dhe të sa e sa Muslimanëve që janë zhdukë nga faqja e dheut, si Atdhetarë të akuzuem bashkëpuntorë me sivëllaznit e tyne, Katolikët, vetem nga fanatikët turkoshakë, që drejtonin atë Seksion të turpshëm, i cili me historinë e tij do të flasë një ditë për Genocidin anadollak e antikombtar Shqiptar ma shumë se pseudointelektualët tanë, apo“Akademia e Shkencave”, të cilët me paturpsi vazhdojnë rrugën e tyne të përçamjes dhe të mashtrimit në sherbim të cilitdo okupator që mbushë xhepat e tyne…

Shqipnia nuk ka pasë “bollshevikë as komunistë” në PKSh, as në PPSh mbas 1944. “Bollshevikët e komunistët” i ka vra dhe tradhëtue para 1944 Enver Hoxha, tue fillue me Qemal Stafen, Vasil Shanton etj., prandej as nuk kanë kenë ndonjëherë në pushtet apo në organet e diktaturës së Shqipnisë së pushtueme në 1944 nga jugosllavët, rusët, kinezët etj., që vinin e eksperimentonin në laboratorët e masakrave të ministrisë së mbrendshme, direktivat e byrosë politike të KQ. PPSh, që masoneria europjane aplikonte me agjentët e saj mbi Popullin Shqiptar padallim Feje. Vetë fjala “bollshevik” i përket shumicës…Nuk di se Populli Shqiptar ka shumicë ateiste e fanatike anadollake…Po, ka pseudointelektualë perçarës e fanatikë, sa po do… madje edhe kriminela e “minarja nuk hin në thes”!

Bollshevikёt apo komunistёt vrasin tё gjithё kundershtarёt pa dallue fare Besimin.

Sa hoxhallarё vrane nё Shkoder “bollshevikёt”, apo edhe hoxhallarët ishin agjenta të të huejve dhe bollshevikё si mbas tyne?

Fanatikët antikatolikë dhe antiatdhetarё, të mbuluem nga teserat e antarëve të PPSh, ishin vrasës dhe tradhëtarë! Epitete që nuk u pelqejnë po nuk i braktisin…

Ata u çveshën nga rrobat e kuqe të demodueme të shekullit që i pat veshë PKSh a PPSh, dhe menjëherë nxorën kokën “kuqloshët”(si i queni Ju) nga 700.000 bunkerat e Enver Hoxhës dhe u kthyen nga “minaret e Sali Berishës”, me rroba “të gjelbërta”, vetëm për me vazhdue me mbajtë pushtetin politik dhe me sigurue fitime prrallore me mjetet e vjetra të tradhëtisë si paraardhësit, e kёta sigurohen me “mjetet e tyne tё njohuna tё perçamjes mes besimeve” madje, pa pikё turpi, tue tregue dhe origjinen e tyne me të cilen ata sot po krenohen se “jemi vëllezer gjaku me turqit”.

Ky mjet tregon qellimin e ultё edhe pse e dijnё se… “minarja nuk hin nё thes”!

Nëse shtetet Europjane ndihmuen pa rezerva masonerinë e tyne kriminale në Shqipni për shkombtarizimin e Popullit Shqiptar, e kjo u ba me mjete të sofistikueme për me plotsue dëshirat e komshijëve, sot okupatorët e vjetër, me elementin e konvertuem “demokrat”, kanë dalë haptas kundër Shqiptarëve Atdhetarë Kristjan e Muslimanë që vazhdojnë me mendue e me punue se Shqipnia i perket Europës dhe vetëm Europës!

Asht e vertetë se “ata” kot mundohen me e hjekë emnin GJERGJ nga Historia, tue fillue me Heroin tonë Kombtar e deri tek i Madhi Poet Kombtar, por nuk di kur do t’i mbushet mendja të gjithë antishqiptarëve bashkë se “minarja nuk hin në thes”…!


Melbourne, Dhjetor 2011.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyWed Jan 04, 2012 1:32 pm

A doni me ore trushperlaret e Emershuarit-Enver?????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyWed Jan 04, 2012 1:54 pm

veq e dije qe Enver Hoxha ka vrare tradhtare e shpijun te huaj dhe shqiptare tradhtare ...
Edhe e di qe kete e kritikojne Titistet dhe udbashet e kosoves dhe te shqiperise.
Ata qe ishin edhe kunder uck-se...si ldk pd e sali komunistit mik i Mishkoviqit dhe fazliqit qe fal det e tok shkijeve.
Ata qe e dojne te mjerin Rugova qe e ruajshin policia serbe...e u zgerdhijke ne beograd te Milloshi..
As nje patriot atdhetare se kritikon Enverin ,sa ishte ai shqiperia skishte gjakderdhje as vrasje as pisllek as te keqija...tash tradhtare e shpijuna te huaj jane que ne kembe udbashe duke kritikuar qka ka te mire qe ka ba enveri
kan que koke shpijunat e serbise greqise italise..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyWed Jan 04, 2012 11:28 pm

hahahaha...totalisht i shperlare nga trute me ideollogjine enveriste,po kjo eshte e dhimbeshme dhe e tmerrshme ,ai te vriste naten dhe te qante diten ore lumemadh,ndjej keqardhje per trurin tend.....
..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyWed Jan 04, 2012 11:32 pm

Enver Hoxha, një pushtet për epshin

Revista ONE
Në fillim me Androniqin në Gjirokastër. Pastaj me biondet franceze, me vajzat e shtëpive publike dhe si zhiogolo i grave të martuara. Me Poliksesnin në Korçë, Drita Kosturin dhe “miqësitë” me Ali Qoraliun dhe Dem Xhepën.... të gjitha aventurat e Enver Hoxhës
Revista “ONE”, ashtu si dhe në vazhdën e jetës intime të kolonel Gadafit, Stalinit, Hitlerit apo Musolinit do të ndalet këtë muaj edhe në ato çka kanë treguar ish-bashkëpunëtorë të Enver Hoxhës, lidhur me jetën e tij intime.
Në Palorta, atje ku u ngjiz zanafilla... Që të kuptohet qartë figura e diktatorit, duhet hedhur një sy në familjen ku Enver Hoxha u rrit. Ai ngelet si një nga figurat më komplekse dhe më të mistershmet ndër diktatorë, pasi gjithçka që është thënë për të është tepër sipërfaqësore apo aspak, kryesisht të bazuar në librat e tij, ato qindra volume politikën e ndjekur, arritjet e komunizmit e shumë të tjera. Enveri lindi më 16 tetor 1908 në Gjirokastër. U regjistrua në shkollën fillore “Drita” në vitin 1917, e cila ndodhej në lagjen Palorto, ndërsa kur ajo u mbyll në 1924, shkoi me bursë shteti në Liceun Frëng të Korçës. Nedi Kokona, ish-bashkënxënësi i tij, ka rikujtuar: “Enveri ishte më i rafinuari i gjithë Liceut dhe suksesi i tij ishte i sigurt kur mbante të veshur pardesy ose pallto të madhe”. Ndërsa, Isa Kokalari, shok i fëmijërisë rikujtonte: “Në moshën 8-vjeçare Enverit, të cilit i merrej goja dhe që ne e thërrisnim memec, ishte shumë sherrxhi aq sa edhe babai i tij, mulla Halili, i thoshte: “Mirë ta bëjnë që të kopanisin, se je zullap”. Shpesh madje ua merrte zogjtë klloçkave dhe i fuste në vrimat e mureve. I mbyllte ato brenda me gurë dhe i linte atje deri sa të ngordhnin nga cicëritjet. Dhe ashtu të ngordhur, ua hidhte klloçkave”. Me kalimin e viteve, ai do të njihej me Myftar Skendulin, i cili e ka përmendur Enverin si “feministin më të neveritshëm, i cili pa pikën e turpit i tregonte shokëve ofezat që i kishin bërë gratë dhe vajzat e provokuara nga ai”. Një ditë, vajza e konsullit grek të Gjirokastrës e pështyu në fytyrë, kur ai e ndali për t´i propozuar, ndërsa ai duke qeshur fshiu faqen dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur gjë. Biografi i librit mbi Enver Hoxhën, 78-vjeçari Agim Musta, ka theksuar se “që të arrijmë ta kuptojmë figurën e Enverit, na duhet ta kërkojmë atë tek njeriu enigmatik Mulla Beqir Hoxha, i cili ishte vëllai i gjyshit të Enverit dhe që punoi për repartet otomane. Pra, zanafillën e gjithë bëmave të Enver Hoxhës e gjejmë tek geni i familjes Hoxha dhe që quhej Mulla Beqiri”. Për të thuhet se në moshën 30-vjeçare kishte bredhur vendet e Kaukazit, në vendlindjen e Zaraostrës dhe ishte kthyer në Gjirokastër me ar dhe gurë të çmuar. Banorët e përflisnin se kishte bërë gjynahe duke grabitur dhe duke masakruar njerëz në ato vise. Flitej në Gjirokastër që ai madje merrej me alkimi dhe se edhe gruan e tij nga Libohova e kishte vrarë me duart e tij dhe groposur diku rrëzë një kreshte. S’dihet as lindja, vendi apo vdekja e tij. Ndërs, Mulla Halili - babai i Enver Hoxhës - emrin e Beqirit ia vuri djalit të madh, i cili vdiq në moshën 21-vjeçare në vitin 1921. Halili, që mbahej një tip naiv, ditën e ngushëllimeve u thoshte njerëzve: “Më vdiq më i miri dhe më mbeti rezili... Mjerë ky milet sa do të vuajë nga birbua im!”. Në Gjirokastër, në lagjen Pllakë, Enveri iu qep nga mbrapa mësueses tepër joshëse të këtij qyteti, Androniqit. U arrit deri aty sa Enveri dhe shokët e tij t’i kompozonin asaj një këngë dhe ishin pikërisht ata që e nxitën të shkonte në banesën e saj. Fotaqi, burri i Androniqit, e diktoi Enverin dhe lajmëroi xhandarmërinë. Zenel Çami, që shquhej për rreptësi në detyrë, e arreston dhe në postëkomandë dhe e rreh me thuprën e pushkës, duke ia nxirë prapanicat dhe kofshët. Të nesërmen e liroi dhe mori nga ai një deklaratë me shkrim që s’do t’i binte më në qafë vajzave të qytetit. Në vitin 1942, Enveri do të urdhëronte njësitin gueril të Gjirokastrës për të asgjësuar fizikisht kapterin Zenel Çami, për t’u hakmarrë ndaj rrahjes që kishte pësuar prej tij. Ai plagoset rëndë dhe arrin të arratiset jashtë shtetit... Rinia e Enver Hoxhës, Franca dhe... dëbimi "Ata që e kanë njohur nga afër Enverin kanë parë xhestet, tërheqjen seksuale prej gay, energjinë dhe zhdërvjelltësinë e tij, që u shfaqën së tepërmi në moshën e adoleshencës”, është shprehur Agim Musta kur ka folur për rininë e hershme të diktatorit. Ndërsa bashkëkohësi i tij, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Korçës, si dhe ish-i përndjekuri politik, Gjergj Titani ka hedhur bazat e një teorie tjetër të shumëpërfolur: “Kurrë nuk e kam parë si mashkull Enver Hoxha! I kam parë nga afër anët e zeza dhe të bardha të këtij njeriu, që ngeli i pashkolluar dhe që s´dha asnjë provim kur ishte student në Montpelje të Francës...”. Në vitin 1930 Enver Hoxha mbaroi studimet në Liceun francez të Korçës dhe po atë vit do të niste studimet e larta. Në qytetin e lashtë francez të Montpeljesë, Enver Hoxha do të ritakohej sërish me kolegun e dhomës, me studentin e filozofisë Foto Bala, një ish-kolegun e tij të Liceut Frëng të Korçës. Ky person më vonë do të zbulonte edhe shumë gjëra nga ditari i tij mbi jetën intime të diktatorit, mënyrat e tij të joshjes dhe mashtrimet. Enver Hoxha do të niste studimet në Francë, në Fakultetin e Shkencave Biologjike dhe Kimike. Që në fillim ai nuk do të paraqitej fare në shkollë. “Ai ishte një zhigolo...”, kishte përmendur Foto Bala, duke vijuar se “Enveri bënte seks me femra të martuara duke u bërë dashnori i tyre për pak kohë, të divorcuara, por edhe me të tjera pa status dhe më të mëdha në moshë, me qëllim e vetëm që të përfitonte financiarisht nga ato...”. Një ditë, së bashku Fotoja dhe Enveri do të ndodheshin në një kafe të Montpeljesë, ku një femër bionde, tejet e pashme, qëndronte ngjitur me ta në një tavolinë përballë tyre. Të dy djemtë filluan të flisnin për format e saj dhe vjen një moment dhe ajo ngrihet nga tavolina me të shpejtë, duke u zhdukur në një nga kthesat e rrugëve të ngushta të qytetit të lashtë të Montpeljesë. Të nesërmen, diku nga dreka, Fotoja e shikon Enverin që flirtonte me atë femër. Pikërisht me atë femër që kishin parë ata një ditë më parë. Kur e pyeti se si e kishte takuar dhe pse ia kishte mbajtur të fshehtë kolegut të tij të dhomës këtë gjë, Enveri filloi të qeshte me të madhe duke mbajtur dy duart mbi hije, siç e kishte zakon përherë dhe i drejtohet Fotos duke i thënë se e kishte lënë takimin një ditë më parë, duke ia komunikuar asaj me gishta takimin për ditën e sotme, në të njëjtën kafe.... “Historitë me femrat e përdala dhe të tjerat duke harruar plotësisht shkollën, i vijnë në veshin e të atit të tij Halilit, i cili i kërkon buletinin e notave, të cilin Enveri nuk ia dërgoi kurrë”, ka deklaruar Ylli Kolonja, ish-pedagogu i Fakultetit të Gjeodezisë. Pas shumë aventurash seksuale, mosparaqitje në fakultet dhe mosdhënien e provimeve, me anën e një shkrese zyrtare ministri i Arsimit i Mbretërisë Shqiptare, Marash Ivanaj i pret bursën e studimit. Kështu, studenti Enver Hoxha endet i pashpresë rrugëve të Montpeljesë në marsin e vitit 1934. Vijon një periudhë ku ai merr para borxh, të cilat nuk do t’i kthente më kurrë, ndërsa me to niset drejt kryeqytetit të Francës. Në Paris, sipas shokut të tij të rinisë studentore, Skënder Topulli, Enver Hoxha punon për disa muaj si furnitor i një shtëpie publike. Asokohe ai mbante syze të errëta, për t’u mos u njohur nga shqiptarët e tjerë, kryesisht studentë në Francë. “Ikte nga hotelet fshehurazi, pa paguar asgjë, madje edhe duke vjedhur perdet e dritareve të dhomës”, shprehet Topulli. Për të mos u marrë vesh historitë e tij rrugëve të Francës, Enver Hoxha e thërret në rezidencën e tij në dhjetor të vitit 1944 Skënder Topullin dhe e kërcënon me zhdukje fizike, në qoftë se ai do ta përgojonte. Ndërsa Topulli i pati premtuar “për mbyllje goje”, dhe emërohet si drejtor i Klinikës Stomatologjike të Tiranës, jo të njëjtin fat pësoi dhe ish-Ministri i Arsimit, Marash Ivanaj, i cili vdiq në burg më 22 shtator 1953, gjashtë vite pasi ishte burgosur me urdhër të Enver Hoxhës. Çfarë do të ndodhte me Enverin në kryeqytetin francez, Paris? Atje Enveri do të ritakonte kolegen e tij të dikurshme të Liceut Francez të Korçës, artisten dhe sopranon lirike, Tefta Tashko Koço, të cilën Enveri e adhuronte. Sopranoja tepër e bukur, me flokët e mbledhura topuz, si një princeshë nga Fajumi i Egjiptit nga ku kishte lindur, kishte udhëtuar nga Monpeljeja drejt Parisit në vitin 1930 në Institutin e Lartë të Muzikës, ndërsa Enveri që tashmë nuk kishte se çfarë të humbte më shumë, e rigjen Teftën në Paris. Ai do të rishihej me të në Shqipëri, ku pas specializimit për kanto në Beograd dhe Moskë në rikthimin e saj në Shqipëri Tefta do të martohej. “Enveri arriti të merrte vetëm rolin e kryekrushkut në këtë dasmë”,- ka saktësuar Gjergj Titani. Në kryeqytetin e Francës, Enver Hoxhën do ta strehonte miku i tij Qemal Gega, për disa muaj me radhë, i cili e ndihmoi edhe financiarisht për blerjen e ilaçeve për kurimin e një sëmundjeje veneriane. Si shpërblim, më vonë me urdhër të tij do të vritej e motra e Qemalit, Liri Gega, e cila asokohe kishte mbetur shtatzënë. I ati i tyre kryen vetëvrasje, i dënohet i vëllai, vetë Qemal Gegën e mbyllën në çmendinë, kurse pjesa tjetër e familjes internohet në zonat e thella të Myzeqesë. Duke u rikthyer edhe njëherë në Paris, Eqrem Libohova, ish-ambasadori i Mbretërisë Shqiptare në Francë - duke qenë se ishte mik i Bahri Omarit, kunatit të Enverit, i cili ishte martuar me motrën e tij Farijenë - e ndihmon Enver Hoxhën të bëhet sekretar i Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Belgjikë, ndërsa një çifut belg do t’i ofronte atij një punë me 100 napolona ari në muaj, për përkthimin e shkrimeve që flisnin për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo do të ishte edhe periudha më e errët e Enver Hoxhës, pasi ai do të dëbohej shumë shpejt nga pronari çifut belg duk lënë përgjysmë studimet e saponisura në Fakultetin e Historisë në Belgjikë. Në këtë shtet ai ritakon ish-kolegun e tij, Mentor Çokun, i cili ndonëse e njihte Enverin për imoral, servil dhe si njeri vulgar, i ofrohet ta ndihmojë të strehohet tek ai për një farë kohe. Por ndarja e tyre përfundimtare erdhi atëherë kur në Liezhe të Belgjikës, Enveri i vjedh një zonje që po shoqëronte 200 franga. Mentori iu përgjërua Enverit që t’i kthente, por ai nuk pranoi, duke e detyruar atë që t’i paguante nga xhepi i vet...
Historitë proverbiale të Korçës Në korrik 1936, Enver Hoxha ishte kthyer papritmas në Shqipëri. Ishte në gjendje të mjerueshme. Nexhat Peshkëpia, që kishte marrë për grua vajzën e xhaxhait të Enverit, Ferron, e strehon në shtëpinë e tij për disa muaj, derisa Enveri e rimerr veten - e pohuar kjo edhe nga libri i tij, “Kur hidheshin themelet”. Asokohe profesori i gjimnazit të Tiranës, Nexhati - i cili edhe ky më vonë do t’i shtohej radhës së agjitacionit dhe propagandës - në sajë edhe të ndërmjetësimit të dy personave të dyshuar për orientimin e tyre seksual, mikun e Mbretit Zog, Lalë Krosin dhe ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Qamil Pepën - e emëron Enverin si mësues të jashtëm në Liceun Frëng të Korçës për klasat e ulëta. Rroga që mori shkonte në 130 franga ari në muaj. Përgjatë banimit në qytetin jugor filluan të përhapeshin thashetheme, por edhe disa fjalë të dyshimta që dolën nga kolegët e Liceut, se profesori kishte filluar të kishte marrëdhënie me të zonjën e shtëpisë, Poliksenin, ndonëse ishte shumë herë më e madhe se ai në moshë. Por Foto Bala, pohonte se “në të vërtetë Enveri u përzje me turli vagabondësh dhe femrash të përdala. Shumë shpesh ai vuante nga sëmundje veneriane...”. “Më vonë Enveri do të shquhej edhe si një nga frekuentuesit më të rregullt të shtëpive publike, të cilat ishin plot me femra të përdala jugosllave”, - është shprehur Agim Musta. Disa muaj më vonë ai do të afrohej me grupin anti-kominist të Korçës - ka rikujtuar Veko Pojani - por s´arriti të bëhet kurrë anëtar i tyre, përveçse kishte sukses tepër të madh në aventura si gjysmë i shkolluar që ishte dhe mashtrues i madh, ndërsa në Korçë historitë e tij të imoralitetit mbetën proverbiale. Në 3 shtator 1939, Enveri, Foto Bala, Fejzi Dika dhe Stavri Skënderi u ulën në lokalin e kafe Majestikut në Korçë, kur nga Radio Tirana u dha lajmi se atë ditë Franca dhe Anglia i kishin shpallur luftë Gjermanisë naziste, pas pushtimit të këtyre të Polonisë më datë 1 shtator. Të gjithë u shokuan, ndërsa Enverit i shkëlqyen sytë dhe fluturoi nga gëzimi. Kur dalin jashtë, Enveri futet midis Foto Balës dhe Fejzi Dikës duke i thënë: “Bashkohuni me mua që të organizojmë luftën kundër fashizmit dhe do të shikoni se çfarë do të bëjmë. Ju drejtohem juve si shtresa të varfra dhe jo Stavrit si pasanik që është”. Lëri këto, i drejtohet Fotoja, po merru me mirë me femrat e përdala se e ke më mirë. Rikthimi në Tiranë dhe ilegaliteti Dy muaj më vonë, më 29 nëntor 1939, Enver Hoxha largohet nga qyteti jugor i Korçës dhe vendoset në Tiranë, nën patronazhin financiar Esat Dishnicës, pronar i kafe “Florës”, deri në tetor 1941, me profesionin e shitësit-tregtar. Realisht ai do të shiste produktet e futura ilegalisht në Shqipëri. Thonë se Enveri kishte pasur me Esatin marrëdhënie seksuale, ka cituar Agim Musta, duke vijuar se “ndërsa kishte filluar Lufta e Dytë Botërore, në gati të gjitha bazat ilegale ku Enveri strehohej kishte të dashura ato femra që kishin aderuar në lëvizjen komuniste, si Liri Gega dhe Drita Kosturi”, ndërsa ish- komandanti i Brigadës së Tretë, Hulusi Spahiu, ka pohuar se atëherë ai “hante dhe pinte çfarë t´i donte qejfi, si dhe bënte orgji me femra...”. Më 28 tetor 1941, Enver Hoxha hidhet në ilegalitet, dhe njihej me pseudonimet: Tarasi, Shpati, Valbona, Hasani, Saliu dhe Malo. Në këtë periudhë Enveri do të njihej me Qemal Stafën, Nexhmie Xhuglinin, dhe Drita Kosturin. Asokohe Drita, anëtarja e Grupit të Shkodrës midis viteve 1938-1940, ishte zyrtarisht e fejuara e Qemal Stafës. Sipas librit të Fahri Balliut, “Zonja e zezë, Nexhmie Hoxha”, Nexhmia e shprehte haptazi adhurimin ndaj Qemal Stafës, që kur ishin njohur nga fundi i vitit 1941, por kjo me sa duket ishte edhe një marrëdhënie dypalëshe. Vetë pseudonimi “i lëvizjes ilegale” që ajo kishte, “Delikatja”, i ishte vënë nga Qemal Stafa. Me këtë ai padashur zbërtheu një pjesë të dobësisë së tij për të, të cilësive të saj, butësinë, finesën apo si diçka nazike: delikate është një lule, një dantellë, një ngjyrë, një aromë, një prekje...Qemal Stafën e përshkruanin si një natyrë mjaft mbresëlënëse, si dhe një person të një zgjuarsie jo të zakonshme, të frymëzuar, të mbrojtur me formim dhe kulturë. Nexhmia e ka plotësuar dëshminë e saj për Qemalin kur ka treguar se, ishte Drita Kosturi ajo që iu “ngjit” atij dhe “e detyroi” të fejohej me të, përmblidhet ndër të tjerash në këtë libër. “Duke parë këtë marrëdhënie që kishte lindur herët midis Nexhmie Xhuglinit dhe Qemal Stafës, Enveri do t’i organizonte këtij të fundit një kurth vrasës, pasi atë bazë nuk e dinte askush veçse Drita, Nexhmia dhe Enveri. Qemali ishte më i ri në moshë dhe kishte bagazh kulturor dhe politik, një armik i ardhshëm, ndërsa Enveri ia kalonte atij për nga ana erotike dhe ishte 12 vite më i madh në moshë se Qemali...”, ka saktësuar Agim Musta. Në një letër dërguar kushëririt të tij Selim Kokalarit, Enver Hoxha i kërkon atij ndihmë për gjetjen e disa femrave të pashme: “Vajza të shëndosha fizikisht, të cilat kanë aderuar në Partinë Komuniste dhe të jenë të afta të shkruajnë në daktilografi, që t’i dërgojmë në Konferencën e Pezës në shtator 1942”. Kjo kërkesë ishte përsëritur dy herë gjatë nëntekstit. Agim Musta ka vijuar duke rikujtuar dy vite më tej se, “Në majin e vitit 1944, në kohën e zhvillimit të Kongresit të Përmetit, ai do të martohej “zyrtarisht nga Partia” me delegaten Nexhmie Xhuglini, dhe njëherësh po atë ditë do të zhvillohej edhe ceremonia e martesës e 200 çifteve të tjera komuniste, por edhe rimartesa e Hysni Kapos dhe Dafin Ndreut”. Drita Kosturi, ish-e fejuara zyrtare e Qemal Stafës do të dënohej në 1946-ën si agjente angleze, ndërsa dënimin disavjeçar do ta vuante në Burgun e Shkodrës. Pas lirimit, për disa vite do të punonte në artizanatin e kampit të Kamzës, deri në vitet e para të demokracisë. Biografi i tij, Agim Musta, nuk ka harruar të shtojë: “Pikërisht për marrëdhëniet midis partizanëve u pushkatuan pa asnjë faj kushedi sa persona, dhe ndoshta rasti më ekstrem ishte ai i pushkatimit prapa shpine nga vetë partizanët, i përgjegjëses për rininë e Brigadës së V-të Sulmuese, Ramize Gjebrea, e cila më vonë u shpall Dëshmore e Kombit nga vetë ata”, duke vijuar më tej se “përgjatë kësaj periudhe Enveri “miqësohet” me Ali Qoraliun dhe Dem Xhepën. Pas vendosjes së diktaturës, të parin e pushkatoi pa gjyq, ndërsa Dem Xhepën e hedhin nga shkallët e godinës së Sigurimit, dhe disa ditë më pas vdes”, citon Musta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyWed Jan 04, 2012 11:33 pm

ju kan shperlare trute nga serbofilet te llojit sali berisha dhenderr serbe dhe Rugova mik i serbise....te dy dulen kunder ushtrise ....
Po dhimesesh moj arberi qe ke ra ne nje mendje me servilet dhe tradhtaret ...
kam cek se vetem tradhtaret e kan kritikue dhe kritikojne xhaxhin enver
qe ne tv franqeze e qojne ne qiell per pastertine dhe natyren e shtetit.
Sote era qen te ngordhur pisllek kurvllek drog hajni vrasje qnjerezim shkaterrim
e qka jo....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyWed Jan 04, 2012 11:55 pm

keto pislliqe jane shume pak nga ç'ka i ka bere ketij populli ky qen bir qeni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyThu Jan 05, 2012 2:44 pm

me qen bir qeni se sala dhenderri i serbise ku ka
qe shet det e toke shqiptare,,,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyFri Jan 06, 2012 3:18 pm

NË PËRVJETORIN E LUGATIT
E Shtun� 16 Prill 2011 09:52 D. Preqi


D.Preqi



NË PËRVJETORIN E LUGATIT

-Duke filluar me një rrëfim ,që rrëfenë si në formë fragmenti-

O,shqiptarë të ndershëm,ju mungon diçka shumë e rëndësishme për ju,me të cilën jeni mësuar,prandaj jeta e juaj, ju duket se e ka dinjitetin e jetës së skrrajës, atë sa herë e ndanë,ajo prapë përtërihet.

Ku jeni nisur sot, që jeni veshur ashtu solemnisht? Në përvjetor? Po çfarë përvjetori !Në përvjetorin e xhaxhit.Po,po,në përvjetorin e lugatit,atje mendoni se ju presin duartrokitjet,që e lavdëroni lugatin,atje ju presin urimet , bekimet,falenderimet,mirënjohjet e atyre, që u keni shërbyer dhe po u shkoni mbrapa si hije,ju besnikët e lugatit? Por,mos harroni se,edhe pse jeni duke bërë punën e juaj,jeni duke shkelur mbi gjakun e vëllezërve të juaj,dhe ju të ndershëm,po i bëni „hyzmet“ lugatit,që të zgjohet nga gjumi i thellë,i cili cofi nga ngopja dhe pëlcitja e tij me gjakun e shqiptarëve.



Si është e mundur sot, të nxjerrësh fantazmën nga varri,dhe të thurësh lëvdata për të, dhe të bëmat e tij,duke ditur se çfarë mizorie bëri ndaj popullit shqiptarë,diktatori më i rrëbeluar i botës fashiste,ai ishte vetëm Enver Hoxha.Kjo e lëndon rëndë shpirtin shqiptarë,shkel mbi gjakun e tyre,mbi jetën e atyre që u dergjen nëpër burgjet dhe kampet e përqendrimit të Enver Hoxhës,i cili e dhunoi dhe e çnjerëzoi lirinë e kombit shqiptarë.Nuk mund të harrohen ata njerëz të pa fajshëm,gra,pleq dhe të tjerë,nuk mund të harrohet ajo pjesë e madhe e klerikëve të cilët ishin ajka më vleshme e kombit,dhe truri intelektual i kombit shqiptar,dhe Enver Hoxha duke ua pasë frikën sepse,ata ishin më të ditur se ai,dhe në krahasim më ata,Enver Hoxha ishte një analfabet dhe për tu hakmarrë nga xhelozija i asgjësoi,i përsekutoi në mënyrën më barbare.Enver Hoxha ishte armiku më i madh i popullit shqiptarë,as Millosheviqi,nuk ishte më armik se Enver Hoxha,sepse Millosheviqi nuk e masakroi popullin e vet,nuk e zhduki pjesën më intelektuale të kombit të vet,ndërsa ky ishte përbindëshi më i rrezikshëm i popullit shqiptarë,që nuk e përshkruan ndonjë histori te popujt tjerë të botës.Ky njeri që nuk ka pasë ndjenja njerëzore,i cili nuk ka marrë frymë me mushkëritë e veta,as nuk ka folë me gojën e vet,por ka folë ,ka mendue dhe ka veprue me gjymtyrët e Stalinit,Titos dhe Mao Ce Dunit.

Ndodh sot në Shqipëri dhe në Kosovë,në dy krahët me shqiptarë,që ëndërra komuniste-staliniste të ngjallë nastalgji dhe të merr për shembëlltyrë fytyrën e Enver Hoxhës,admiruesin e tërbuar të Stalinit,si një shpëtimtar të kombit,ndërsa,në ato vende ku buroi ky „sunam“ i rrezikshëm i popujve të botës,është asgjesuar gadi në masë…Cila histori kombëtare e një populli në botë mundet ta cilësoi diktatorin Enver Hoxha me merita të kombit të vet,duke ditur se shqiptarët ende po përballën me këtë lloj „llumi“,dhe më këto mbeturina të kohës komuniste edhe pas vdekjes së lugatit,duke penguar zhvillimin e demokracisë shqiptare.

Në disa vende të Shqipërisë u festua edhe në këtë vit përvjetori i lugatit,duke e plotësuar dëshirën e vejës së tij,për tia përtrirë jetën edhe pak,asaj dhe aleatëve të përbetuar hoxhist.

Në qytetin e Ferizajit në Kosovë,u mbajtë një tubim përkujtimor me rastin e 26 vjetorit të vdekjes së diktatorit Enver Hoxha,me çrast lëvdërohet diktatori si një hero dhe shpëtimtar i kombit shqiptarë,dhe shpëtimtar i Kosovës,duke menduar se historija dhe shqiptarët i kanë harruar të bëmat e Enverit dhe masakrën e Tivarit,e cila është bërë me dijën dhe iniciativën e tij.

Edhe në Zvicër,në një tubim rasti për ngjarjet dhe demostratat e 81-tës,në përvjetorin e tyre u brohorit me të madhe E.Hoxha,E.Hoxha…

Këtu zbulohen njerëzit të cilët janë kundër demokracisë shqiptare,ata të cilët janë edhe kundër Pavarësisë së Kosovës,me të cilët bashkohen vetëm serbët,rusët dhe kinezët,miqtë më të ngushtë të Enver Hoxhës.

Brohoritjet nuk pushojnë,njerëzit ende brohorisin për Hitlerin,për Stalinin,Qaushevskin,Sadam Huseinin,Millosheviqin dhe Enver Hoxhën,por ky i fundit ua kalonte të gjithve këtyre diktatorëve të botës,jo që ishte njeriu më i ditur dhe më i forti,por ishte më i ligu ndër të tjerët,sepse masakroi popullin e vet,përdhunoi lirinë e popullit të vet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyFri Jan 06, 2012 3:20 pm



Home
Rreth
« Shqiptarët, më të lashtë se grekët në BallkanShqipëria e Arian Çanit »
A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!

Kjo është “një polemikë e detyruar me një diplomat të Enverit”, thotë studiuesi i njohur Elmaz Leci. Që në këtë shkrim, i përgjigjet një funksionari të lartë të diplomacisë shqiptare, i cili kohë më parë ka polemizuar me të në faqet e “Korrierit”, për rolin e Hoxhës për sa i përket Kosovës Nga Prof. As. Dr. Elmas LECI Drejtor i Institutit te Studimit te Problemeve te Sigurimit dhe Mbrojtjes,Tirane
Enver Hoxha me vëllan e tij Stalinin – derisa (“miqtë” e tij) kosovarët internoheshin e persekutoheshin nga nëna Shqipëri – A i thuhet çmendurisë dashuri për Kosovën !? 21 shkurt 2004 / TN
Ne nje artikull timin te botuar ne “Korrieri” me 27 shtator 2003, me titull: “Marredheniet e Shqiperise me Jugosllavine dhe Kosova pas prishjes me Bashkimin Sovjetik”, mes te tjerash, aty flitet gjeresisht edhe per Kosoven. Do te ishte e tepert te citoja artikullin, vecse aty evidentohen te dhena, te cilat nuk thone as me shume e as me pak, por qe Enver Hoxha e la Kosoven ne meshiren e ish regjimit te Beogradit.
Pergjithesisht ato fakte e ngjarje nuk i pelqejne nje ish diplomati te kaluar, i cili ne “Korieri”-n e 5 nentorit 2003 synon t’i hedhe poshte permes nje artikulli “polemizues” , qe vetem i tille nuk eshte dhe ti quaj ato, trajtime”krejtesish t pa vend”. Madje, pervec artikullit, ai boton po ne ate numer gazete edhe nje interviste, ku permes te dyjave,”artikullit” dhe intervistes, na shpjegon “bemat e mira” te Enverit per Kosoven.
Pergjigja e tij, duke humbur cdo modesti dhe pervoje diplomatike per te cilen, (per kete te fundit, na flet gjate edhe ne autobiografine e tij te botuar po ne ate numer gazete) sic na e thote edhe prere se: Enver Hoxha nuk e shiti Kosoven! Le ta shohim kete deklarim ekskatedra te shokut Syrja, permes dokumentave historike te kohes: E shiti apo jo Enver Hoxha Kosoven?!
Se pari:
Si, dashuria me Beogradin e varrosi çështjen shqiptare ?
Te flasesh per nje ceshtje aq te madhe, sic ishte ajo e Luftes se Dyte Boterore dhe pozicionin e cunguar qe ze lidershipi i ri komunist shqiptar ne te, ne saje te emisareve komuniste jugosllave (Miladin e Dushan) dhe te rolit determinant, (sic e thote vete) te Enver Hoxhes, qe as ne programin (aktin) themelues te Partise Komuniste, ceshtja shqiptare e Kosoves nuk permendet gjekundi, dhe keto sot pas 12 vjeteve demokraci t’ja faturosh nje tjetri si “lajthitje”, sic ben ambasadori i kaluar ne “Komentet falsifikuese” ne “Korierin” e 5 nentorit, eshte e kunderta.
Megjithate le t’ja leme gjuhen e komenteve, gjuhes se dokumentave historike: A e shiti Enver Hoxha Kosoven apo jo?! dhe si e shiti ne periudhen e dashurise se tij me Beogradin?!
Ne krye te tavolines themeluese, krijimi i Partise Komuniste Shqiptare, gjeti Miladinin e Dushanin dhe te dy ata, krijuan partine. Mendoj se kjo nuk ka nevoje per zgjatje, sepse nuk eshte objekt i ketij studimi. Si ne aktin themelues te partise dhe ne asnje dokument te saj gjate luftes, nuk ka asgje per ceshtjen e Kosoves. “Ceshtjes shqiptare te Kosoves iu vu vula qe ne 8 nentorin e ’41-it, – shkruan V.Dedejeri, ish biografi e Titos. (V.Dedejer, Kujtime, botim i vitit 1949, Beograd).
Per ta zgjeruar me tej argumentin, Dedejeri ne “Jugoslavensko Albanski odnosi”, faqe 11-30, po per themelimin e Partise Komuniste Shqiptare dhe per mos zenien ne goje te ceshtjes se Kosoves, perseri shkruan: “Ne mbledhjen themeluese te Partise Komuniste Shqiptare, (e cila u be nen tutelen e dy emisareve komuniste jugosllave, Dushan Margoshes e Miladin Popovicit,) ceshtja e Kosoves as qe u permend.
Per kete ceshtje (te Kosoves) pllakosi po ashtu heshtja e plote edhe ne Konferencen Kombetare te Partise ne marsin e vitit 1943 (Dedejer, “Jugoslavesko – Albanski adnosi”, fq.11-20). Pra jane vete jugosllavet ata qe akuzojne ish udheheqjen komuniste me Enver Hoxhen ne krye se Kosoven PKSh-ja ja la Jugosllavise.
I vetmi qe e ngre dhe ankohet se PKSh nuk e ka ne axhenden e saj, e as ne program ceshtjen e Kosoves eshte Koco Tashko, i cili ne fund te vitit 1942 i shkruan Moskes:”Per Kosoven, Partia deri me tani ka heshtur vazhdimisht, duke thene se kjo ceshtje eshte e Partise Komuniste te Jugosllavise (Prof. Plasari dhe Dr. Malltezi, “Politika” fq. 183-187).
Le te vazhdojme me Konferencen e Pezes, 16 shtator 1942. Me qe ishte pluraliste, atje nga nacionalistet jo vetem u diskutua, por u arrit te sanksionohej edhe ne vendimet e saj qe “ne Kosove e viset e tjera shqiptare, jashte kufijve te kishte te njejten organizim dhe po ate forme pushteti, si Shqiperia” vendime, qe nuk u zbatuan asnjehere. Perse – ne do ta shohim ne vijim:
Ne gusht te vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku perfaqesuesi kryesor komunist i Enver Hoxhes, Ymer Dishnica, do te kujtonte: “Ceshtja e Shqiperise etnike, qe do te perfshinte Kosoven, kishte qene nje nder dy guret e kufirit, qe me formulimin qe beme, e kapercyem.
Me kete vendim, per Miladin Popovicin u mbush kupa, i cili e denoi Proklamaten e Mukjes, duke na thene: Ju shpallni lufte kunder fashizmit dhe jo… pavaresine. (Petrovic, libri “Kosova” f. 343-348). Me 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944 ne Bujan te Tropojes u mbajt ajo, qe eshte quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi te nisnin e te funksiononin strukturat qe do te conin ne bashkimin e Kosoves me Shqiperine.
Komiteti Qendror i Partise Komuniste te Jugosllavise nuk qe aspak dakord me kete pjese te Rezolutes se Bujanit. Bashkepunetori i ngushte i Titos, Milan Gjilas, ne nje leter qe i dergonte Komitetit Rajonal, e eleminoi ceshtjen, sic e denoi Bujanin edhe Enver Hoxha” (Rajovic, libri “Autonomija” fq. 439 dhe Hibert, libri “Albania Struggle” fq.91).
Ndersa Ramiz Alia ne librin “Une Ramiz Alia, deshmoj per historine”,shkruan se: “Ne vendimin per prishjen e Mukjes, ka ndikuar edhe ceshtja e Shqiperise etnike, e cila u shtrua ne Mukje”. Po perse u anullua, denua Mukja?! Kete na e thone te tjere studiues e politikane te kohes qe do t’i shohim me poshte:
“Anullimi i Marreveshjes se Mukjes u be me nderhyrjen e Tempos dhe shkak i saj ishte ceshtja e Kosoves”. (E. Barker, dhe B. Tones, libri “Per Luften Nacional Clirimtare” f. 123). Ata qe e firmosen ate (Marreveshjen e Mukjes) do te mbajne pergjegjesi (D. Mugosha, libri “Kujtime” 1973, f.50-58).
Le te ecim me tej me dokumentat, jo me me autore e studiues te huaj, por nga vete goja e Enver Hoxhes: “Ne pragun e clirimit te Jugosllavise dhe te Shqiperise, ne edhe njehere pranuam se nuk eshte koha per te shtruar ceshtjen e bashkimit te Kosoves me Shqiperine”. (E.. Hoxha, leter sekrete derguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet ne Arkivin Qendror Rus, Moske,Arkiv, RCHIDNI.D.Op. 137, D.68. L 64-73)
Ne prill te vitit 1945 u be Masakra e Tivarit, per te cilen jo vetem si veper makabre ndaj shqiptareve te Kosoves e te viseve te tjera shqiptare nen Jugosllavi nuk u ngrit zeri, por ne dhjetor te vitit 1946, Enver Hoxha ne Byrone Politike do te deklaronte e kercenonte: “Disa anetare partie duan te filozofojne se mos thote populli c’bete me Kosoven…Ne do te ua spjegojme, kush nuk na kupton, ne do te luftojme” (Proces Verbal i mbledhjes se Byrose Politike, 15 dhjetor 1946,ish Arkivi i KQ te PPSh).
Ne prill te vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha moren pjese si perfaqesues te Kosoves ne Kuvendin e Serbise, mbledhje qe u shty dhe u be ne korrik te vitit 1945, ku u miratua Projektrezoluta per aneksimin e Kosoves ne Serbine Federale” (Bajraktari, libri “Serbia’s Annexation” f. 118) Jo shume pas kesaj ngjarje, Enver Hoxha do te shkonte ne Konferencen e Paqes ne Paris (gusht 1946) dhe do te deklaronte” “Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi”. (Enver Hoxha,Fjalimi orgjinal ne Konferencen e Paqes, Paris,AQSH).
I morem dokumentat nje e nga nje, qe nga themelimi i PKSh, pas marrjes se pushtetit nga Enver Hoxha, e deri ne Konferencen e Paqes. Pyesim: Ka antikombetarizem me te madh?! Disponojme edhe dokumenta te tjera, psh: Ne vitin 1946 Enver Hoxha ne nje leter per Titon shkruante: “Ne rast se do te behet nje hap tjeter ne lidhje me bashkimin, na lajmeroni “(N.Malkolm , libri “Kosova, nje histori e shkurter).
Ne vitin 1946, pas kthimit nga Shqiperia, Velimir Stojnici, ne nje informacion raportonte: “Tirana zyrtare nuk kishte asnje qendrim te percaktuar, asnje reagim per te ardhmen e Kosoves, aq sa perfaqesuesi anglez ne Tirane thekson:”U cudita pse Qeveria Shqiptare deri me sot nuk ka dhene kurrfare deklarate per qendrimin e saj ndaj Kosoves”" (Raport i V. Stojnicit, Beograd 1946,).
Ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Plenumit te Komitetit Qendror te Partise, dhjetor 1946, Enver Hoxha do te pyeste ne menyre retorike: “A eshte ne interesin tone qe ne ta kerkojme Kosoven?!” Dhe ne vijim, po vete Enver Hoxha,do te pergjigjej: “Kjo nuk eshte pune progresive per t’u bere,… perkundrazi ne duhet te bejme qe te sigurojme qe kosovaret te vellazerohen me jugosllavet” . (Proces-Verbali, Mbledhja e Plenumit te KQ te PKSh, dhjetor 1946, ish Arkivi Qendror i PPSh). Per komente, besoj se nuk ka nevoje.!
Se dyti:
Ato qe i thuheshin Enverit, shkonin ne Beograd!
Ky eshte deklarimi me kuptimplote i njerit prej lidereve me kryesore te Kosoves, Fadil Hoxhes, i cili tregon se c’ishte Kosova per Enver Hoxhen. Kete deklarim, (nese e dini se c’perfaqesonte Fadil Hoxha ) jo vetem e ka shkruar ne librin e kujtimeve, por e ka thene ne nje interviste edhe ne TVSH-ne tone (nentor 1999) dhe na e tha edhe ne shtepine e tij kur ne veren e 1999-es ishim me Presidentin Moisiu (ish atehere President i Shoqates se Atlantikut ) me gjeneral Parllakun (Hero i Popullit), me gjeneral Bekteshin (ish pjestar i Bujanit) e me Liri Belishoven (ish Sekretare e Komitetit Qendror te PPSh)
Te flasesh per mbrojtjen e ceshtjes se Kosoves nga Enver Hoxha, sic ben “polemizuesi” , do te thote qe per kete ceshtje te kishte nje program, platforme apo strategji! Te tilla nuk ka, as gjate Luftes se Dyte Boterore, as pas saj. Vecanerisht ajo qe e varrosi ceshtjen shqiptare te Kosoves, eshte periudha e dashurise se Enver Hoxhes me Beogradin e Josif Broz Titon. Vetem pas 1981-it, Enver Hoxha ngre borite “e propogandes megallomane ne mbrojtje” te Kosoves.
Ne nje kohe rekord ai udhezon dhe shkruhen ne gazeten “Zeri i Popullit”, “Bashkimi” e “Drita” rreth 13 artikuj te ashtuquajtur “bomba”. C’kishte ngjare?! Perse Enver Hoxha u kujtua pas afro 40 vjetesh per Kosoven dhe te drejtat e shqiptareve? ! Pergjigja ishte dhe eshte, edhe e qarte, edhe e thjeshte: Ai kerkonte te dilte i lare se nuk e kishte shitur Kosoven, pra te lante duart si Pilati, per krimin qe kishte bere.
Ku ishte ai me 1945-n?! Po ne 1948-n?! Po ne 1956-n?! Ne 1960-n?! Ne 1968-n e ne 1979-n?! Ne 1981-in, Enver Hoxha shperthen, i kthehet Kosoves, “mbron” Kosoven, “i digjet zemra” per shqiptaret ne ish-Jugosllavi! Pse-ja eshte e qarte: Tito, si deshmitari kryesor dhe allishverishesi i shitjes se Kosoves, ne vitin 1980 kishte vdekur.
Sic e shihni asgje nuk tregon strategji mbrojtjeje per shqiptaret, por per mbrojtje te “principates” se Enverit, ku te rrethuar ne tela me gjemba punonin me se dy milion skllever, per familjen e madhe te ish Byrose Politike. Aq e vertete eshte kjo, sa qe mjafton te permend deklarimin e Vasil Katit, ish zevendesminister i tregetise se jashtme ne kohen e Enverit dhe po ne kohen e Enverit i denuar, i cili me 1978 nga burgu i Ballshit do te depononte: “Per cdo vit ne e kishin me plan te padiskutueshem e te detyrueshem qe te importonim nga jashte 18 mije ton tela me gjemba, per te rrethuar klonin (kufirin)qe te mos arratiseshi n shqiptaret (kupto sklleverit).
Le te hidhemi edhe nje here ne retrospektive: Ne shtepine e tij, ne veren e vitit 1999, Fadil Hoxhes i bera pyetjen: “A kishte kontaktuar dhe a ja kishte bere ndonjehere prezent Enver Hoxhes, ceshtjen e rende te Kosoves? Fadil Hoxha mu pergjigj: Po, kam shkuar te Enver Hoxha ne Tirane ne dhjetor te vitit 1945, inkonjito pa lejen e Titos, se bashku me Zekeria Rexhen dhe i kam shtruar si gjendjen e rende nen Serbi ku ndodhen kosovaret, ashtu edhe se c’duhet te benim. Kjo ishte bisede shqiptaresh e mendoj, per shqiptaret. Biseda e zhvilluar ne kabinetin e Enverit, ne vend qe te behej preokupim i Qeverise Shqiptare, kishte mberritur para kthimit tim te Tito”.
Keshtu e mbylli deklarimin e tij ish udheheqesi kryesor i Kosoves dhe ne nje periudhe kohe edhe President i Jugosllavise, Fadil Hoxha. Edhe nje retrospective tjeter: A e dini perse e vrane dhe cili e vrau Miladin Popovicin, qe Enver Hoxha i vizitoi edhe varrin kur ishte ne vitin 1946-en ne Beograd?!
Ate e vrau nje shqiptar patriot, Haki Taha, ish mesues. Haki Taha, para se te qellonte, nxorri nga gjiri flamurin kombetar, e shpalosi, ku ne te me shkronja te arta ishte qendisur: “Kosova Shqiperise. Vdekje tradhetareve” ! dhe qelloi…”. Komentet, mendoj jane te teperta.
Te “paverteta” e te “pa qena” i quani denimet qe jepte regjimi shqiptar i Tiranes per ato qe flisnin para viteve -’70-te per Kosoven e Shqiperine etnike.
Po ku ti coj une, 1226 vete kosovare, ose me mire te shprehemi shqiptare, te cilet Enver Hoxha i denoi me 8 e 12 vjet burg, sepse donin, kerkonin dhe shpreheshin per clirimin e Kosoves dhe Shqiperine etnike?! Po 4561 te tjere kosovare, si t’ja bejme, qe i internuan ne zonen e Myzeqese e zona te ndryshme ne thellesi te vendit sepse nuk gezonin besimin e rregjimit?!.
Po tere ato shqiptare qe iknin nga Kosova per ti shpetuar denimit te rregjimit serb dhe i denonte regjimi i Tiranes si agjente, apo i kthente ne Jugosllavi se kishte nje marreveshje te fshehte Tirane Beograd?! Po a nuk jane denuar ketu per Kosoven, figura te tilla te njohura si Bedri Pejani e Selman Riza, apo qe te tjere kishin shkruar libra per Kosoven, si Vasfi Samimi e Besim Qorri?! Por keto e qindra fakte si keto, nuk mund te mendojme se nuk i di, por respektojme te drejten qe i takon nje ish posicioni qe ishit si nje “ish diplomat i Hanoit e i Algjerit”. Edhe ne se i mohoni, nuk mund te mbulohen plaget e atyre qe i kane hequr mbi kurriz dhe shume e shume te tjere qe punuan per ceshtjen kombetare, por qe nuk u dihet se ku u prehen as eshtrat sepse Enveri “nga qe i donte shume kosovaret” edhe pa varre i ka lene, e megjithate per ju Enveri perseri, faj nuk ka. Tu evidentosh shqiptareve sic beni ju vepren e ndyre te ish Sigurimit te Shtetit, si pune te vyera te ish regjimit te Enver Hoxhes dhe ta propagandosh Enverin dhe strukturat e inkriminuara te shtetit komunist si pergatites te rezistences se viteve ’70- te dhe ’80-te ne Kosove, do te thote te mohosh sakrificat sublime te nje populli te tere te Kosoves martire per liri, per arsim e kulture, per ceshtjen kombetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyFri Jan 06, 2012 3:23 pm

LEXOJI KETO TE LUTEM DHE JANE PAMBARIM FAKTET PER VEPRIMTARI ARMIQESORE DHE KRIMINALE TE KETIJ PERBINDESHI QE JU NGJIT POPULLIT SHQIPTAR DHE SHQIPTAREVE TE KOSOVES,DUKEI PERSEKUTUAR DHE VRARE NE MENYREN ME BARBARE.NE SHQIPERI KA QENE RREGJIMI ME I EGER DIKTATORIAL NE EVROPE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyFri Jan 06, 2012 3:28 pm

nuk vlejne per mue shkrimet e shpijunave te hesat pash toptanit e te Zogisteve tradhtare as te serbise...
vetem kelyshet e tyre shajne Enver e madh qe beri shqiperin shtet qe kushe nuk guxoje te shkel kemben.
Djemt bijte e tradhtareve e kritikojne ate person.
Mir ja ka ba tradhtareve dhe shpijuneve ..ashtu vepron edhe Amerika edhe qdo shtet --..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptySat Jan 07, 2012 1:37 pm

Po pse nuk poja lam historianve se kto pun jan shum te koklavitura po te ishit edhe ju dyt personalisht,ne ato ngjarje dhe rrethana,kishte me qenn veshtir jose pa kan fare ndoshta as gjall.
Aj ne jem deshmitar okular ne ditet e sodit ne luften e fundit,dhe spo dihet kjart e sakt kush tradhtoj e manipuloj a IBRAHIMI- SALIHI- HASHIMI,ndersa ju po flitni per luften e dyt botrore, kursene veten sado pak...)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptySat Jan 07, 2012 8:02 pm

Ashtu si per Fishten, Konicen, e Nolin qe nje koh i quanin tradhetar everteta do te vertetohet, edhe per Enverin.
Ama eshte nje gje shum e kiart se Komunizim kaqen total i deshtum komplet , dhe neve shqiptarve nuk nakasjell as nje te mire pekundrazi.
Ky eshte mendimi ime. Koha e Enverti ka ikur njeher e pergjithmon, jam i bindur se ende do ta deshironin Shqiperin te izolume fqinjet tane...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptySat Jan 07, 2012 8:10 pm

koha e Enverit ka hikur Drinii po ai per ate kohe ka bere boll ka ruajte thelbin kombin sja ka ni per asken hiq....rrethanat kan qen te tilla ..
Serbia ja ka pas frigen greqia e shume shtete..kemben skan guxue me shti ne shqiperi e sote shqiperine ta ka marr greku serbi itali etjmaqedoni...
me i mire ka qen enveri se sal tradhtari .
Po do te vjen koha e te shofim .
skan mbet udbashet e tradhtaret te vleresojne historine me kshyr ashtu edhe uck-ne e quajne keta komuniste ldk tradhtare ...po naj shpallin tradhtaret hero e herojte askunde hiq...kesaj i thojne histori fallso.Sali berisha po naj ngjall tradhtaret zogistet e hesat pash Toptanet qe vrane hero si avni rrustemi etj...
Me se miri flasin te burgosurit Politik qe kishin kontakte me enver hoxhen....e jo titistet udbashe..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptySat Jan 07, 2012 8:30 pm

Une mendoi se edhe per Berishen, si per mir ashtu edhe per keq historia nuk do ta fale.
Detektivi te ke parimet e tua eshte e dreita jote te mendosh si te duash, une respektoi mendimet e cdokejt. Ti me keto qe ke cek mendon se Shqiperi ne kohen e Enverit ishte mire, nje kohe edhe une kame mendu pore kur kame pare varferin e paskajshme ne shqiperi kam ndryshu mendimin. Ne te gjithe kemi mendu se shqiperia ka qen kopsht me lule, ashtu na kane prezentu, por ajo kishte pasqen diq tjeter, ti me thua se ka rujtur selbin e kombit, detektivi me keqardhje te them se ai pak ka ber per kombe, PPKSH po , e per stalinin.
Une nuk e deshiroi shqiperin kamp perqendrim si kaqen, por shqiperin e zhvilluar ne te gjitha sferat, kjo eshte deshira ime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptySat Jan 07, 2012 10:54 pm

un nuk po kuptoj pse nuk po ma lini mua se un jam rrit ne nji frym te re neutrale dhe pa anim te asnjeres an,sepse te dy part kan gabime,keshtu nuk kam nastalgji per askendin besomni,pra kurse dihet se gabimet jan prezent, pra duhet dhe te akseptohen. per ndryshe nuk ka esenc as polemika,sepse pik se pari njera par i thot tjetres,Majma néné djalin ti tham sa sum ka than,..pse po them ket,pa keq kuptime,sepse si njera dhe tjetra qerdhe e kan pas rusin,por Enveri me vones e kuptoj,por e beri u shkeput nga ata bastard e superfuqi botrore,qka kta te tjeret ende edhe sod anojn ,nga ta dhe me ta-rus,kjo vlen per at zonjushen me lart,kjo esht nji problem permanent,qe kta spo mujn te ndahen ende nga ruset,dhe kjo esht nji politik per momenti antikombetare dhe idioteske.
Po e tham ket sepse po te ishim te kercnuar seriozisht dhe me plotkuptimin e fjales per shfarosje e shof te arsyshme nji politik pro ruse, por kjo nuk esht pra - zhdukja,por kjo nuk esht per momentin apsolut relavante dhe apsolut,jo rrezikuese,pse e bejn nji gje te till.
Por sido qoft mendoj se dot skjarohen dhe kto por jo tash se esht pak heret,se shum njeri duhet vjerr.....))
Kjo vlen per dy toborret.....tema interesante.. jan kto.. etj ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 54
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyThu Jan 26, 2012 8:46 pm

Enver hoxha ne kohen e luftes e mbajti anen e drejte por pas lufte zgjodhi izolimin e me kete perfitoi deshtimin .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... EmptyThu Jan 26, 2012 9:16 pm

ska deshtue o rrimtaf,po tradhtaret po thojne se ai ishte i deshtum sepse tradhtaret nuk kishin mundesi te shpijunonin shtetin se ja qike *****.
E sote llug tu shkue....
as shtet as asgje.
Ja kishte lakmi krejt bota,lexo franca qka thojshin vizitoret ,qfare rregulle qfar parqe qfar discipline qfar ajri .shendet siguri punesim per te gjithe e sote droga po lulzon hajnia pislleku ,drogagjinjet po thojn mir hajnat hasmit tradhtaret .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha dhe partizanet e tij....   Enver Hoxha dhe partizanet e tij.... Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Enver Hoxha dhe partizanet e tij....
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Kush ka qenë Enver Hoxha?
» Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
» sigurimi i enver hoxhes se si ruhej E .HOXHA
» ENVER HOXHA TUNGATJETA DHE MARSHALL TITO NE KALI TE BARDHE
» Enver Hoxha - "Te Titoja"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: