Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 UDHET E KOMBIT JANAR 2012 Nr. 25 (1)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: UDHET E KOMBIT JANAR 2012 Nr. 25 (1)    Fri Feb 24, 2012 4:20 pm

Botuar nėn kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastėr
Nr. 25 (1) Viti III i botimit
JANAR 2012 ĒMIMI 20 LEKE
“If you want peace in Europe solve the Balkan case, If you want peace in Balkan solve the Albanian case.”
Zbigniew Brezinski


Holokausti i 27 janarit - dita qė kombet i bashkoi mė shumė
Intervista e rabinit tė Ballkanit Yoel Kaplan
Ideja e besės ndihej gjatė viteve tė Holokaustit dhe tashmė kur festojmė Ditėn Ndėrkombėtare tė Holokaustit nė 27 Janar ne e kthejmė vėmendjen te kjo pikė. Shqipėria pranoi hebrenjtė gjatė hyrjes sė armatės gjermane dhe pėr kėtė ka bėrė diēka tė shenjtė duke pranuar njerėz nė shtėpitė e tyre duke I shpėtuar, mbrojtur dhe duke i konsideruar si pjesė e kombit tė tyre dhe kjo na bėn ne kombin izraelit dhe atė shqiptar mjaft pranė njeri-tjetrit. fq. 2


Nė brendėsi:
Rrėnja shqiptare e Presidentit historik amerikan George Washington…
Peticion i LZHK Qarku Gjirokastėr, drejtuar diplomacisė botėrore pėr Ramush Hajradinaj.
Dashamir Shehi:
Mesazh drejtuar
Kombit Shqiptar,
me rastin e shpalljes
sė Lėvizjes pėr
Zhvillim Kombėtar
Ali Kėlcyra -firmėtar i
deklaratės sė
Pavarėsisė.

Xhiko Hatixhetė nė sokak

Gjirokastra dhe te vjetrit e saj thone: ehhh, moj Gjirokaster, s’tė njoha kurre. Mė linde, mė rrite, mė plake, po vdes kėtu. Qėndroj, dėgjooon, po, po, uruar qofsh. S’ te njoha dot”. Kjo ėshtė thėnie e popullit qė vėrtet Gjirokastra eshte kthyer ne Makbeth, ha veten e plakur, e rrudhur, mister ...f. 4


Holokausti i 27 janarit - dita qė kombet i bashkoi mė shumė
Intervista e rabinit tė Ballkanit Yoel Kaplan dhėnė “abc”

Kjo nuk ėshtė hera juaj e parė nė Shqipėri, jetoni nė vendin tonė dhe e njihni kulturėn e shqiptarėve. Por cilat janė pėrshtypjet tuaja pėr shqiptarėt tė cilėt shpėtuan popullatėn hebreje gjatė Luftės sė Dytė Botėrore?
Kjo mė ka bėrė qė tė bie nė dashuri me Shqipėrinė pėr shkak tė besės e cila I pėrafrohet jetės dhe mentalitetit hebre pėr t’I ftuar njerėzit nė shtėpinė tėnde dhe t’I bėsh tė ndihen se nuk ėshtė shtė-pia jote por e tyre. Miqtė duhet tė ndihen tė mbrojtur dhe tė jenė tė mirėpritur. Ky ėshtė edhe elementi I parė qė ne u mė-sojmė fėmijėve gjatė jetės. Gjithashtu themi se nė shtėpinė tėnde vjen tė shohė Zoti dhe miki lere Zotin dhe shko merr mikun. Kjo ėshtė e shkruar dhe nė Bibėl kur Abrahamit I foli Zoti dhe I tha se tre njerėz do tė vijnė nga shkretėtira; do tė jenė tė etur, tė uritur dhe do tė kenė nevojė pėr njė shtėpi. Abrahami iu pėr-gjigj se I vinte keq por duhet tė merrte mysafirėt dhe tė linte Zotin. Ideja e besės ndihej gjatė viteve tė Holokaustit dhe tashmė kur festojmė Ditėn Ndėrkombė-tare tė Holokaustit nė 27 Janar ne e kthejmė vėmendjen te kjo pikė. Shqipėria pranoi hebrenjtė gjatė hyrjes sė armatės gjermane dhe pėr kėtė ka bėrė diēka tė shenjtė duke pranuar njerėz nė shtėpitė e tyre duke I shpėtuar, mbrojtur dhe duke I konsideruar si pjesė e kombit tė tyre dhe kjo na bėn ne kombin izraelit dhe atė shqiptar mjaft pranė njeri-tjetrit.
Sipas asaj qė thatė mė parė se Shqipėria mikpriti popullin hebre, a do ta konsideronit vendin tonė si jo thjesht njė shtet por si njė vend mik apo jo?
Miqėsia jonė ka filluar qė nė atė kohė dhe ėshtė dėshmuar sa tė afėrt jemi dhe kur udhėtoj nė Shqipėri si nė Tiranė, Vlo-rė e nė ēdo vend tė Shqipėrisė unė e ndi-ej Izraelin kėtu. Njerėzit janė tė lidhur dhe kanė njė respect pėr jetėn hebreje dhe pėr mua si rabin hebre dhe mendoj se ky nuk ėshtė fillimi I forcimit tė marėdhėnie-ve mes dy kombeve. Pėr mua ėshtė mjaft emocionuese.
Ju keni kontakte me komunitetin hebre nė Shqipėri. Cila ėshtė pėrshtypja e jetės sė tyre?
Unė jetoj kėtu qė nga viti 2010 dhe tė them tė vėrtetėn komuniteti hebre ėshtė zhvilluar pavarėsisht se shumė prej tyre u larguan rreth viteve 1990 pėr nė Izrael. Pavarėsisht se ekzistopn njė numėr I vo-gėl I hebrenje unė pėr gjatė njė viti kam ardhur pėr festa dhe pėr tė kremtuar si-pas traditave. Ata ndjejnė se janė nė shtėpinė e tyre madje shumė biznesme-nė hebrenj kanė ardhur nga shumė ve-nde tė botės, si nga gjithė Europa, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara. Tash-mė Shqipėria e ka njė rabin pėr njė komunitet tė fuqishėm hebre, mbėshtetur gjithashtu edhe nga Kryeministri e qeveria. Kjo ėshtė e mrekullueshme dhe na bėn tė ndihemi tė lumtur jo vetėm nė Shqipėri por edhe nė tė gjithė botėn. Gjatė dy viteve tė shkuara dy krerė tė rabinėve nė Izrael erdhėn nė Shqipėri dhe u pritėn me mjaft respect dhe kjo ish-te e mrekullueshme. Kjo na tregon res-pektin qė duhet tė bejmė ne si komunitet hebre pėr kombin shqiptar.
Le tė flasim pėr ekonominė por gjithnjė kjo e ndėrlidhur me popujt nė Izrael dhe Shqipėri. A mendojnė investitorėt tė investojnė nė vendin tonė marrė kjo edhe si nėj kompensim pėr atė qė ndodhi dekada mė parė?
Ekonomia izraelite nė kėto kohė ėshtė mjaft e fortė dhe kryeministri Netanjahu ka bėrė njė punė mjaft tė madhe pėr tė mbajtur nėn kontroll bankat izraelite. Nė vendin tonė ka njė frymė positive pėr tė investuar nė Shqipėri dhe di se ka shumė njerėz qė duan tė vijnė kėtu. Kryeministri Berisha kur erdhi nė Izrael ishte mjaft I ngazėllyer pėr ti ofruar potencialet e Shqipėrisė. Ne e respektojmė mjaft si li-der. Ai ėshtė duke e zhviluar idenė e ba-shkėpunimit mes investitorėve izraelitė pėr tė investuar nė Shqipėr. Jam njė nga njerėzit qė investuesit mė takojnė si njė rabin pėr t’u kėshilluar dhe unė u them nė se keni nė plan Shqipėrinė, shkoni, ju keni bekimin e Zotit.
Ju keni hedhur mendimin e krijimit tė njėe kolegji pėr komunitetin hebre kėtu nė Shqipėri. Ku do tė jetė ky kolegj? Nė Tiranė?
Unė punoj pėr komunitetin hebre nė Ballkan, si njė pėrfaqėsues nė Maline e Zi, Maqedoni, Greqi, Kosovė, Bosnje. Ideja pėr tė hapur kolegjin hebre nė BAllkan ėshtė tė mėsohet gjuha dhe kultura hebreje dhe shumė ide tė tjera. Do tė jetė I hapur pėr tė gjithė jo vetėm pėr komunitetin hebre. Ideja ėshtė pėr t’u vendosur nė Tiranė nėse shumė njerėz janė tė interesuar pėr jetėn hebreje pasi ne kemi ushqime tė veēanta, festa tė veēanta gji-thashtu. Ėshtė interesante dhe kjo e bėn kombin shqiptar mjaft interesant. Njerėzit kėtu janė shumė tė interesuar pėr tė mė-suar se si jetojmė ne pa I vėnė ata tė bi-en nė konflikt me veten e tyre dhe kjo e bėn ajo qė thamė mė lart “besa” si tė le-josh njė tė huaj tė hyjė nė shtėpinė tėnde gjė e cila nė shumė vende e shtete nuk pėrputhen, por kombi shqiptar e ndėrlidh kėtė, tė pranosh tė huaj nė shtėpinė tė-nde, ta dėgjosh, tė mbetesh I kėnaqur prej tij, kjo ėshtė mjaft e kėndshme.
Faleminderit
Edhe unė ju falenderoj dhe shpresoj pėr kombin shqiptar qė tė vazhdojė me kėtė mirėsi, lumturi dhe besoj se kjo lidhje mes kombit shqiptar dhe atij hebre tė jetė pėrgjithmonė. Fameminderit.

Petition
of the Movement for National Development (MND) Gjirokastra District, directed to the International Diplomacy



Ramush Haradinaj, our son and brother, is penetrating to the songs of our people alive for that what he has given and is giving for Kosovo and the whole Albanian cause, like a loyal fighter until death of the ideals of freedom and National Unification.
Today he is serving Kosovo as a statesman. He deserves the support of millions of Albanians wherever they are in their ethnic lands and in the world. The journey of Ramush Haradinaj is alive towards the songs of the Albanian people, who gave birth to him and brought him up with love for his nation.
Friends and brothers of our nation, the proposal of the petition or referendum for Mr. Haradinaj directed to the International Diplomacy, considering the fact that it is a living work of the national history, carries the works and the values of the Man of Democracy, and should be freed as soon as possible from GJND. We shall unite and protest together in order that Mr. Haradinaj be freed as soon as possible finally. We do not interfere in justice, but had our National Hero Gjergj Kastrioti been alive, would you still arrest him and send him to the Court?
Our petition is all inclusive without exception. It is directed to all the diplomatic missions and broader: Free Mr. Haradinaj! He is a part of our National History; he is the value, the virtue, the democracy and the Genius of our Nation. Albanians and non Albanians, the hour of Mr. Haradinaj does not stop. It ticks and at any moment you are making out of him an International Hero of Democracy. Let the World democracy free to walk freely on peace, love and fraternity. You should understand it well that if the Man of our National History is not set free, the problems will be broader in all the Balkans. You are suffocating freedom, the dignity of Albanian democracy. Our appeal might seem to you a tiny voice today, but it will continue. We are here to say to you: “STOP” the old ill-disposed hobbyhorses towards our Albanian nation.
Mr. Haradinaj is an honor and pride in many places, but he is also Honor of the stony town, the town of Kadare , Eqrem Ēabej, the historical town of Gjirokastra . Gjirokastra: “Let Mr. Haradinaj free”. He is without question the democracy, freedom of our Nation. Freedom is sacred for everyone, but, we, Albanian have paid for it with our blood and our lives. Therefore it is the turn of the Albanian pen to speak out today.
May our call wake you up! To arouse in you the sense of peace, freedom and goodwill.
Our call is directed to all the people of our nation, wherever they are:
“Join us. You historians, writers, poets, men of politics, doctors and engineers, artists and sportists, our people are dear.
Today “Haradinaj” case is the number one case. Its solution seeks our help.

From the Movement for National Development (MND) Gjirokaster.

Ju nuk e dini se George Washington ka origjinė shqiptare ??
Nėna e presidentit historik amerikan ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejės. Vetė presidenti Washington thuhet ta ketė lėnė njė leter-amanet pėr mbrojtjen e shqiptarėve nga Amerika nė ēdo kohė dhe nė ēdo mėnyrė. "George Washington ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Bail Washingtonit. Mary nė fakt ishte Marije Bala, prindėrit e sė cilės ishin nga rrethi i Pejės, nė Ko-sovėn e sotme. Marija ka lindur nė Live-ly tė Virgjinisė, nė SHBA. nė vitin 1708. por prindėrit e saj kanė ardhur aty me 1706, pas njė udhėtimi tė gjatė me anije qė nis nga Ragtza, Dubrovniku i sotėm, dhe i ēoi ata pėrmes Britanisė deri nė Tokėn e Premtuar, Amerikė. Historia e udhėtimit tė gjyshėrve tė Washingtonit nga Kosova nė Amerikė ėshtė e pėr-shkruar nė librin biografik 'Mary Bail Wa-shington' tė autores Virginia Carmichael, i botuar mė 1850. Anton i mirėnjohur amerikan, c**** Woodward, qė ka shkru-ar dhjetėra libra dokumentarė pėr presidentėt amerikanė dhe historitė nga Shtėpia e Bardhė, thotė se gjatė hulumtimit tė arkivave pėr librin e tij rreth presidentit Clinton, botuar mė 2004 me titullin "Shtėpia Clinton", ka gjetur njė letėr-proklamatė tė vetė George Washingtonit, nė lidhje me shqiptarėt "Mė kuj-tohet, kur e mora letrėn pėr t’ia treguar Bill Clintonit nė njėrėn nga intervistat e shumta pėr libėr, dhe i thash, 'shih, Bill, ēka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit', ai, me tė pare letrėn, mė tha: 'E kam pare c****, e kam pare. Mos ta kisha pare, njė Zot e di nėse do tė kishim intervenuar nė Kosovė", tregon Woodward, i njohur si gazetar, reporter e autor qė ka fituar deri tani katėr ēmime "Pulitzer". Ai thotė tė mos e ketė pėrfshirė letrėn e Washingtonit nė librin pėr Clintonin, sepse tani pėrgatit librin e posaēėm pėr Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare. Woodward thotė se mendohet nėse do ta titullojė librin "George Washington: Shqiptari i pare nė Shtėpinė e Bardhė", apo ndoshta Shqiptari nga Kosova qė krijoi shtetin e Amerikės". "Nė njė farė mėnyre, angazhimi i SHBA-sė nė favor tė shqiptarėve ėshtė njė borxh qė Amerika tani ia kthen popullit qė lindi themeluesin e vetė Amerikės. Shihni, nga hulumtimet e mia del qartė se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar kėtė letėr nė kohėn kur duhej vendosur pėr krijimin e shtetit tė pavarur tė Shqipėrisė", thotė Woodward, dhe shton se njėlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyē cjō ka kontrii,uuar ne arntjen e autonomisė sė Kosovės. me Kushtetutėn e vitit 197-1. "Nixor; dhe. Tito kishin njė takim, diku nė vitin 1970, nė tė cilin presiaenti amerikan zotoi njė ndihmč tė paktiiyeshme prej 5 miliardė dollarėsh pėr Jugosllavinė, nga 500 milionė nė vit deri mė 1980, nė shkėmbim pėr dhėnien e autonomisė sė plotė pėr Kosovėn. Titoja u dakordua, dhe gjithēka nisi aty - krijimi i Universitetit tė Prishtinės, amendamentet kushtetuese tė vitit 1971. Kushtetuta e vitit 1974, e kėshtu me radhė", tregon Woodward "Madje, njė vazhdim i ndihmės ka qenė i paraparė nė njė diskutim mes Titos dhe presidentit tjetėr amerikan, Jimmy Carter, pėr vitet 1980-1990, pėr marrjen e tė cilit Titoja ishte i pajtimit qė Kosovės t'i jepte statusin e republikės. Por, Titoja vdiq, serbėt lėvizėn kundėr autonomisė, amerikanėt ndėrprenė ndihmėn... tė tjerat i dini", tha ai. Sidoqoftė, Woodward beson se tė gjithė presidentėt amerikanė e kanė lexuar letrėn e Washingtonit dhe kanė qenė tė obliguar nga ajo qė t'u ndihmojnė shqiptarėve, nė mėnyra tė ndryshme dhe nė faza tė ndryshme tė historisė. Autori amerikan nuk dėshiron ta zbulojė pėrmbajtjen e letrės, duke thėnė se "duhet tė prisni daljen e librit tim", por thotė se ato qė i ka lėnė tė shkruara Washingtoni do tė qartėsojnė shumė ēka nė lidhje me raportet e SHBA-sė me shqiptarėt. Nė lidhje me zbulimin epokal tė prejardhjes shqiptare tė George Washingtonit, si dhe pohimeve tė tjera tė padėgjuara deri mė tani, Ambasada amerikane nė Prishtinė nuk ka dashur tė jepte asnjė koment.

Xhiko Hatixhetė nė sokak

Gjirokastra dhe te vjetrit e saj thone: ehhh, moj Gjirokaster, s’tė njoha kurre. Mė linde, mė rrite, mė plake, po vdes kėtu. Qėndroj, dėgjooon, po, po, uruar qofsh. S’ te njoha dot”.
Kjo ėshtė thėnie e popullit qė vėrtet Gjirokastra eshte kthyer ne Makbeth, ha veten e plakur, e rrudhur, mister, e zeze sa s’ ka me. Flasin me shpirt te kunder-ten e vertetes, te kunderten e se mires e te verteten kane cmiren (vetem ne va-rrim i ke ne radhe, te urte, pa fjale te da-shur, etj., etj. Por me nje kusht, po bre-nda varrezave, se kane frike shejtanin, se jashte funksionon sistemi, se jashte funksionon ligesia). Fukaralleku eshte njera ane, more bir, thone Xhiko Hati-xhete, por skamia i ktheu ne murgj ca njerez. Me leke vetem per kafe, qe e ruajne per te nesermen, E nese do te vdesesh, thone: shko ne Gjirokaster e pastaj mburren: E pe filan varrim, po, po, sa shume njerez 1 ore ne vareza, erdhi ky, erdhi ai”. E keshtu sufate e oxhaqet jane me llafet e dites.
Ja, kjo eshte e sotmja Gjirokaster, qe dhe ne se meson ne shkolle dikush, e quajne budalla. E pastaj politika: po po voten pa diskutim jemi gje, jemi krushq etj etj. Ne fund hane e pine e finalja ne darke hedhin ne plehra kartat: E po ketu s’ka parti, 7 vellezer, 7 parti. Ne je nje, mos dil ne pjace, hajde verdalle ne me-halle per sonte, si nate e ftohte, janari, boll do shihemi, degjohemi perseri.
Xhevahiret nuk mbarojne ne Gjiro-kaster. I vdekuri nuk pergojohet, por lav-derohet i gjalli kur ka pushtet, servi-liz-mi tipik. Ne te kundert, s’ka zgjidhje as
per hamall: mos e ndihmo jane fodulle e dijetare historiane e llafazane, sa s’lene gure ne radhe. Pastaj shajne sot e pu-then neser, zihen sot, neser jane krushq dhe krushqite bejne e ndajne partite ma-jtas-djathtas, para-mbrapa, qender etj.
Nuk i merr kurre vesh. Mburren me djemte e botes kur jane jashte Gjirokas-tres. Oh, sa duhen, puthen, shqyhen, po ne vend, varur te te shohin: U be ky djali i filanit, po po vajza e filanes, shushka, qe s’i lidh dot dy fjale. E keshtu master ne djallezi e pabesi. Po, po mos u ēu-disni. Specialiste e mjeshtra jane veē te paret, thonė Xhiko Hatixhetė.



Dashamir Shehi: Mesazh drejtuar Kombit Shqiptar, me rastin e shpalljes sė LZHK

Dashamir Shehi lindi nė Tiranė, mė 1957 dhe ėshtė politikan shqiptar. Ishte zėvendėskryeminister nė fillimet e vite-ve 90.
Ka mbaruar gjimnazin “Sami Fra-shėri” dhe pastaj ka vazhduar fakultetin bujqėsor. Ėshtė kryetar i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar.
Ka qenė deputet nė disa legjislatura tė parlamentit shqiptar.

Me fjalėn time pėrshėndetėse, nė pėrvjetorin e Kongresit Hi-storik tė Lushnjės, tė Dek-la-ratės pėr Shtyp, disa muaj mė parė dhe tė disa intervistave tė mia nė mediat kombėtare, i kam pėrcjellė po-pullit shqiptar lajmin pėr fillimin e Lėvizjes pėr Zhvillimin Kombėtar.
Idetė e kėsaj Lėvizjeje burojnė nga shqetėsimi i madh pėr fatet e vendit dhe tė Kombit Shqiptar. Por edhe nga vizioni i shqiptarėve patriotė pėr ta parė Atdhe-un mes kombeve tė zhvilluara. Ne kemi analizuar kėtė gjėndje dhe kemi pėrgati-tur projekte konkrete pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė. Jemi konsultu-ar gjerėsisht me njerėz tė ndryshėm nga tė gjitha krahinat shqiptare, me intelektu-alė e politikanė, qė e duan me zemėr Shqipėrinė dhe Kombin Shqiptar. Pra-ndaj kjo Lėvizje synon qė tė bashkojė ēdo lėvizje qė ėshtė pėr Zhvillim Kombė-tar dhe Shoqėror.
Shqipėria ka bėrė disa ndryshime po-zitive, por akoma institucionet e saj janė larg kuptimit tė shtetit ligjor dhe tė demo-kracisė. Ajo sot ėshtė e ligėshtuar nga agresiviteti dhe konflikti politik, nga korru-psioni e krimi i organizuar, nga papunė-sia dhe varfėria, nga hakmarrja dhe gjak-marrja. Po personalizohet politika dhe push-teti, duke ndėrhyrė mbi legjislativin dhe ekzekutivin, mbi drejtėsinė dhe shty-pin e lirė.
Ne kemi venė re se, nė kėtė kohė, po-litika e konfliktit, intriga, lufta pėr push-tet, i kanė ēuar shqiptarėt nė mėri, nė dhunė nė pasivitet, duke e lėnė vendin tė mjeruar. Kjo situatė tregon se, klasa politike nuk e ka kuptuar ende misionin e politikės, se si duhet drejtuar shteti, se si duhet qeverisur. Politikanėt janė pėrqe-ndruar nė njė luftė tė ashpėr e pa moral pėr pushtet. Ata diskutojnė dhe veprojnė se si tė mashtrojnė dhe tė mposhtin njėri-tjetrin. Kėto kanė bėrė qė shqiptarėt tė humbin besimin e tyre pėr tė sotmen dhe tė ardhmen. Ata e shohin se janė shma-ngur njerėzit patriotė, intelektualėt me pėrgjegjėsi kombėtare. Kjo gjendje rrezi-kon tė vrasė patriotizmin, dashurinė pėr atdheun, idealet kombėtare.
Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do tė ri-ngjallė besimin e humbur tė popullit tek politika. Ne tė gjithė, duhet tė flasim me popullin, tė bashkėpunojmė me njeri-tjet-rin dhe tė zbatojmė projekte konkrete pėr zhvillim. Unė i drejtohem inteligjencės sė vėrtetė shqiptare, e cila duhet tė zgjohet e tė organizohet. Ne duhet tė bashkohe-mi pėr tė realizuar ndryshimet qė kėrkon populli shqiptar. Pėr kėtė, duhet tė krijoj-mė rrugė tė reja tė mendimit intelektual dhe tė veprimit politik. Ky ėshtė njė rast historik pėr kombin shqiptar, pėr t’u zhvi-lluar si popull dhe pėr t’u stabilizuar si komb.
Ne shqiptarėt, dėshirojmė tė futemi nė BE, synojmė integrimin euroatlantik. Kjo na takon se ne jemi njė nga kombet mė tė vjetėr tė Europės. Por ne kėrkojmė qė tė futemi me dinjitet kombėtar dhe ta kthejmė Shqipėrinė nė njė urė lidhėse midis Europės dhe Mesdheut, pėrgjatė Koridorit TransAdriatik. Kjo bashkon as-piratat e shqiptarėve me interesat e SHBA dhe BE pėr kėtė pjesė tė Europės dhe do tė tregojė forcėn stabilizuese tė faktorit shqiptar nė Ballkan. Pėr kėtė kėr-kohet njė mirėkuptim politik sa mė i gjėrė i tė gjitha forcave poli-tike shqiptare.
Jam i bindur se, kombi shqiptar ka e-nergji dhe patriotizėm. Ne i kemi potenci-alet dhe inteligjencėn, pėr tė filluar kėtė lėvizje tė re qė do tė sjellė ndryshimet e dėshiruara nga tė gjithė shqiptarėt. Lė-vizja do tė pėrfshijė tė gjithė krahėt e po-litikės dhe tė shoqėrisė mbarėkombėta-re, me njė Ideal: Interesat Kombėtare. Kjo do tė sjellė klimėn e pajtimit e tė mi-rėkuptimit nė kombin shqiptar. Ne kemi nevojė pėr t’i besuar njėri–tjetrit. Ne du-het tė largohemi nga grindjet dhe pėrēar-jet. Ne duhet t’ja lemė kohės qė tė shė-rojė plagėt tona tė sė kaluarės, le ta pas-trojė ajo tė vėrtetėn. Ne duhet tė punoj-mė pėr tė ardhmen.
Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do tė jetė shumė shpejt e pranishme nė ēdo qytet tė vendit, nė tė gjithė hapsirėn mbarėshqiptare. Ne kėrkojmė angazhi-min e intelektualėve dhe politikanėve tė guximshėm e me vizion, me aftėsi orga-nizative dhe tė ditur. Atdheu ka nevojė pėr njerėz me ndershmėri zyrtare, me fo-rcė karakteri dhe integritet tė pastėr mo-ral. Ne u bėjmė apel specialistėve, eks-pertėve dhe tė gjithė qytetarėve, qė me vullnet e dėshirė, tė mbėshtetin dhe tė bashkohen me Lėvizjen pėr Zhvillim Ko-mbėtar.
Duke vlerėsuar gjendjen, qėndroj nė mendimin se ndėrtimi i shtetit ligjor tė sė drejtės, demokracia si proēes, siguria ko-mbėtare dhe ekonomia e zhvilluar mbi bazėn e pronės private, do tė mbeten thelbi dhe pėrmbajtja e Lėvizjes sonė pėr Zhvillim Kombėtar. Ato na ēojnė nė rru-gėt paqėsore tė integrimit nė Europė dhe janė objektivat tona themelore strategji-ke. Kėto kėrkojnė reformimin e thellė tė pushtetit gjyqsor dhe sigurimin e pavarė-sisė sė tij, reformimin e institucioneve kryesore tė Sigurisė Kombėtare qė janė pėrparėsitė kryesore.
Pėr tė pėrgatitur gjeneratėn e re tė kombit shqiptar, ne do tė investojmė me pėr-parėsi pėr diturinė, pėr arsimin shqiptar i ndėrthurur me kulturėn dhe qytetėrimin perėndimor. Kėshtu do tė sigurohet arsi-mimi dhe punėsimi i rinisė shqiptare, por do tė ruhen dhe do tė zhvillohen traditat dhe zakonet tona tė mrekullueshme. Patri-otizmi shqiptar ka treguar se mban lart Flamurin Kombėtar, di tė bashkėjetojė me pakicat e tjera etnike dhe asnjėherė nuk ka realizuar agresione ndaj fqinjėve natyrorė.
Sot, njė propogandė antikombėtare, e cilėson Shqipėrinė si vendin mė tė varfėr nė Europė. Pėrkundrazi, Shqipėria ėshtė shu-mė e pasur dhe i ka tė gjitha resurset dhe potencialet pėr zhvillim. Ne duhet t’i kthejmė asaj dinjitetin qė meriton, duke ndalur emi-grimin e trurit dhe tė rinisė, si forcat mė ak-tive tė kombit shqiptar. Ėshtė detyrim shtetėror pėr t’u siguruar punė dhe mirėqėnie kėtu nė Atdhe. Kėt ne do ta bėjmė, bashkė me sigurimin e kushteve pėr tė lėvizur lirisht kudo nė botė, me Pasaportė Shqiptare.
Ne kemi specialistėt dhe ekspertėt tė niveleve shumė tė larta. Ne i ftojmė ata qė t’i thonė mendimet e tyre pėr tė gjitha fushat e zhvillimit tė vendit dhe, ndryshe nga deri tani, ata do tė gjejnė mbėshtetje pėr tė zhvilluar ekonominė tonė kombėtare.
Pėr tė arritur objektivat Lėvizja jonė vlerėson veēanėrisht parakushtin themelor, ndėrtimin e infrastrukturės zgjedhore demokratike pėr tė siguruar zhvillimin e zgjedhjeve tė lira, tė drejta dhe tė ndershme, qė populli tė japė verdiktin e tij.
Faktorėt e ringritjes janė gjallė. Populli, falė urtėsisė sė tij, nuk e pranon regresin. Ai kėrkon njė politikė dhe zhvillim ekonomik tė mbėshtetur nė Idealin Kombėtar. Pėr kėtė kontributi i inteligjencės dhe rinisė ėshtė i pazevendėsueshėm.
Ne dėshirojmė njė shtet - komb tė qėndrueshėm, me interesa tė pėrbashkėta pėr tė gjithė shtetasit nė prespektivėn europiane. Ky ėshtė koncepti modern i shtetit tė sė drejtės. Ai mbėshtetet nė Zhvillimin Kombėtar dhe nė zgjidhjen e Ēėshtjes Kombėtare. Kjo nuk mund tė veēojė njerėzit e ditur tė Shqipėrisė kudo qė ndodhen. Edhe ēėshtjet madhore tė kombit, jashtė kufijeve tė shtetit amė, kėrkojnė vėmendje dhe zgjidhje sipas njė Platėforme Kombėtare, me veprime institucionalisht tė kordinuara nga shteti dhe diplomacia shqiptare, nga media dhe mbarė shoqėria.
Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar u bėn apel intelektualėve, atdhetarėve, politikanėve tė pėrgjegjshėm, tėrė shqiptarėve, qė tė bashkohen nė njė front tė vetėm pėr ndryshim. Askush nuk mund tė luajė me fatet e kombit shqiptar, me jetėn tonė, me kulturėn tonė, me historinė tonė, me popullin shqiptar. Kur nuk duan ta kuptojnė kėtė, atėhere e gjithė inteligjenca dhe kombi shqiptar shpallin misionin e tyre, me zgjidhje tė reja pėr zhvillimin kombėtar.
Jam i bindur se shqiptarėt kanė mundėsi tė jashtėzakonėshme pėr ta bėrė Shqipėrinė njė shtet modern me dinjitet kombėtar.
LZHK-ja lindi dhe u formua si nevoje e kohes si nje mundesi qe shqiptaret e ndershem dhe patriot te kene nje shtepi, nje cati politike, ku te mblidhen te gjykojne dhe te vendosin per fatin e vendit dhe te ardhmen e femijeve te tyre.
LZHK-ja ka ne qender te filozofise se vet rindertimin e shtetit shqiptar bashkimin e shqiptareve te ndare nga 50 vjet diktature e eger dhe 15 vjet tranzicion i rende dhe i veshtire; ndertimin e ekonomise se vendit te humbur dhe te coptuar nen interesat e klaneve partiake dhe grupeve monopoliste; ngritjen e dinjitetit kombetar te neperkembur nga ideologjite e vjetra dhe nga servilet e rinj; emancipimin e shoqerise shqiptare ne te gjithe komponentet e vet te nje bote eupopiane dhe perendimore.
LZHK-ja eshte mjeti dhe forca e vetme me te cilin miliona shqiptare kudo qe jane ne Shqiperi dhe jashte saj mund te thyejne monopolin e partive per ti kthyer te drejten e vetvendosjes mbi te drejtat dhe detyrimet e tyre shiptareve ne shoqerine e sotme.
Ne e kuptojme qe jetojme ne nje kohe kontradiktash te medha, ku partite te cilat quhen te majta dhe qeverisin Shqiperine prej 8 vitesh po ndertojne kapitalizmin me te eger dhe me antipopullor ne sherbim te nje grushti njerezish ish-komunist qe kane monipolizuar 90% te ekonomise kombetare dhe partish opozitare te cilat nuk jane te zonjat te luajne rolin e tyre ne fushen politike per arsyen e thjeshte se me shume se rikthimi i opozites dhe i shqiptareve ne pushtet u intereson kontrolli politik mbi opoziten shqiptare, u intereson klani i vet personal i cili i ka cuar drejt asfiksise politike dhe praktikisht ndaj sherbeses se pushtetit abuziv qe qeveris sot ne Shqiperi.
LZHK-ja eshte nje levizje elektoriale e para e ketij lloji ne Shqiperi e hapur ndaj te gjithe partive, shoqatave dhe individeve te cilet duhet te kontribuojne jashte skemes se vjeter partiake ne ndertimin e nje levizje mbarkombetare dhe gjitheperfshirese. Nga kjo pikepamje, ne LZHK e kane deren e hapur te gjithe shqiptaret e ndershem dhe patriot pavaresisht nga bindjet e tyre personale dhe ideologjike, per te kontribuar per nje Shqiperi ndryshe nga kjo e sotmja, per nje Shqiperi qe ka ligj, drejtesi, rend dhe mundesi te barabarta per te gjithe, per te zhvilluar dijet dhe biznesin e tyre.
LZHK-ja ka nje simbol te madh ne krye, Z. Leka i I, jo thesht si nje trashegimtar i fronit te Shqiperise, por si trashegimtar i aftesise dhe i mundesise qe pati Zogu i I per te ndertuar shtetitn e pare shqiptar dhe per te bashkuar nje vend te ndare.
Edhe sot kemi nevoje te kemi ne krye nje symbol qe i bashkon shqiptaret, qe i ofron nje shtet te forte e te drejte, me kete nuk kuptojme aspak qe LZHK-ja eshte nje levizje monarkiste, do te ishte vetebllokuese dhe vetizoluese, nese do te mbeshteteshim thjeshte ne eksperiencen e monarkise. LZHK-ja udhehiqet nga nje trashegimtar froni por ne esence te saj qendron filozofia gjitheperfshirese, ku shqiptare me bindje te ndryshme por me te njejten deshire per te ndertuar nje shtet ku ka hapsire per te gjithe, jane bashkuar dhe do te kontribuojne per ta cuar drejt suksesit kete sipermarrje politike.
LZHK-ja nuk eshte thjesht nje bashkim simbolesh, personash dhe idesh per nje Shqiperi me te mire, por eshte njekohesisht nje program real dhe konkret per te ndryshuar situaten e sotme politike, ekonomike dhe sociale, per kete ne i ofrojme shqipetareve nje plaforme te thjeshte dhe te qarte, se si mendojme ta ndryshojme situaten e sotme ne nje te ardhme te afert e ne nje realitet krejt tjeter per te gjithe shqiptaret…
…LZHK-ja duke qene nje levizje plotesisht europiane dhe moderne por njekohesisht dhe nje levizje e shqiptareve patriot, gjykon qe detyra jone eshte te ngreme dhe te mbajme lart dinjitetin e shqiptareve kudo qe jane, brenda dhe jashte Shqiperise, te mbroje interesa e tyre kudo qe jane, brenda dhe jashte Shqiperise. Nga kjo pikpamje ne do e shtyjme me tej te gjithe procesin integrues te Shqiperise, qofte ne KE ashtu edhe prane NATO-s. Kjo nuk do te thote aspak qe integrimi eshte nje qellim ne vetvete. Kjo do te thote qe do te ngreme standartin e ekonomise e te institucioneve tona, qe te jene te pranueshem dhe te barabarte me ato europiane dhe nderkombetare, por kjo do te thote njekohesisht se me ardhjen e LZHK-se ne pushtet do te perfundoje dhe politika servile dhe nenshtrimi i shqiptareve per hir te klaneve qeverisese ndaj faktoreve nderkombetar te cilet nuk i shkojne per shtat interesave kombetare. LZHK-ja i konsideron prioritare marredheniet me KE-ne. Endra e vjeter e shqiptareve duhet te behet realitet sa me shpejt qe eshte e mundur. Ne kete koncept ne i konsiderojme partner, miq dhe kontribues te gjithe vendet qe historikisht kane kontribuar ne europianizimin e Shqiperise sic jane Italia, Gjermania, Austria, Britania e shume te tjere, por LZHK-ja eshte njekohesisht nje force realiste dhe pragmatiste e cila e kupton shume mire qe ne jetojme ne nje realitet te veshtire ballkanik, ku fqinjesia e mire dhe bashkekzistenca jane kusht i domosdoshem per te rritur mireqenien dhe per te siguruar paqjen. Nga kjo pikepamje ne jemi te gatshem te bashkepunojme dhe te sigurojme bashkeveprim te qendrueshem me te gjithe fqinjet tane ballkanik. Kjo do te thote qe zgjidhja e problemit shqiptar ne ballkan do te jete ne vemendjen kryesore te LZHK-se …
…LZHK-ja konsideron prioritare dhe vendimtare marredheniet me SHBA-ne. Ne me SHBA-ne na lidh nje histori e gjate simpatie dhe respekti. Qe nga krijimi i shtetit Shqiptar ne periudhen e mbretit Zog dhe ne rezistencen nazifashiste. Histori bashkepunimi e rihapur me entuziazem ne periudhen e demokracise dhe e kulmuar me nderhyrjen ushtarake te NATO-s per clirimin e Kosoves nga okupacioni serb. Ne gjykojme qe kjo histori bashkepunimi do te vije dhe do te zgjerohet me ardhjen e LZHK-se ne pushtet. Ne i garantojme aleatet tane te SHBA-se, se te gjitha impenjimet e marra ne fushen politike juridike dhe ushtarake do te respektohen dhe do te zgjerohen me tej, sepse aleati i natyrshem i SHBA-se ne Shqiperi jane dhe do te mbeten forcat opozitare dhe progresiste, midis te cilave pa dyshim ne rradhe te pare LZHK-ja dhe kurresesi qeverite ish-komuniste, te cilat kete aleance shpeshhere e perdorin per perfitime elektorale te momentit dhe nuk mund te garantojn sigurine dhe vazhdimesine afatgjate te procesit te bashkepunimit.
Te nderuara zonja dhe zoterinj Sot LZHK-ja ben takimin e pare te madh dhe te rendesishem ne kryeqytetin e vendit, ne kryeqytetin e Kongresit te Lushnjes, pervjetorin e te cilit do ta festojme pak dite me vone. Ne kryeqytetin e shpreses ku i kemi syte te gjithe dhe ku presim nje drite per te ardhmen. Ky qytet mban ne vetvete te gjithe kontradiksionin e kohes tone, pasurine e te ndershmeve dhe te koruptuarve, varferine dhe sakmjen e mijerave fatkeqeve, mbart dijen dhe traditen e Shqiperise me te mire, mbart dhe injorancen dhe krimin, produkt i ketij kontradiksioni te madh, por ky qytet mbart ne vetvete edhe shpresen, deshiren, energjine dhe forcen per te ndryshuar Shqiperine. I duhet vetem nje leve per ta ngritur dhe ndryshuar situaten e sotme ne nje situate krejt tjeter me te qarte dhe te mbare per te gjithe shqiptaret. Kjo leve eshte LZHK-ja. Bashkohuni me ne, per ti dhene me shume force levizjes tone, qe nuk eshte thjesht e jona.

Ali Kėlcyra

Ali Kėlcyra u lind nė Kėlcyrė mė 28 maj 1891. Deputet. Firmėtar i dekla-rates se Pavaresise.
Mėsimet e para i merr nė vendlindje. Ndjek liceun “Galla-ta Saraj” nė Stamboll. Studion nė Mulqije, shkollė e lartė e shken-cave politiko-administrative e eko-nomike.
Me shpėrthimin e Luftes se Pare Ballkanike, kthehet nė Kėlcyrė, dhe shpallja e pavarėsisė e gjen nė atdhe. Gjatė ripushtimit tė Jugut nga ushtritė greke largohet me mu-haxhirėt e tjerė nė Vlore. Nė emėr tė tyre pėrshėndet Princ Vidin e princeshen Sofi, qė erdhėn tė vizi-tonin tė ikurit nga zonat e pushtu-ara. Lė atdheun dhe vendoset nė San Demetrio Korone, tek arbereshet e Italise.
Nė 1915 vazhdon studimet nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Rome, kohė kur pėrqafon idetė e socialde-mokracise, miqėsohet me Avni Ru-stemin dhe shokun e betejave Sta-vro Vinjau. Kthehet nė atdhe njė vit mė pas dhe bashkė me Themi-stokli Germenjin e tė tjerė, ndėr-merr nismėn e krijimit tė ēetave kombėtare shqiptare.
Nė 1918 kthehet sėrish, shkon nė Vlorė ku nė njė mbledhje tė fshehtė themelohet organizata qė u quajt “Mbrojtja Kombetare”. Ko-manda italiane e dėbon nga terri-toret nėn administrimin e saj. Ko-mitetet e MK-sė kishin tashmė pėr qėllim organizimin e luftės sė armatosur kundėr italianėve qė ndodheshin kėtu pėr “mbroj-tjen” nga ushtritė greke qė ish-in vendosur rreth kufirit. Merr pjesė nė Kongresin e Lushnjes, zgjidhet nė Kuvendin Kombetar deputet i prefekturės sė Gjirokastres dhe qysh nė seancėn e parė propo-zon qė nė apelin e deputetėve tė hi-qet titulli “bej”. Levizja e Qershorit shėnon mėrgimin e tij tė parė larg atdheut pėr 15 vjet. Mė 1920 mori pjesė nė luftėn e Vlorės, e cila u zhvillua kundėr pushtimit italian tė Shqipėrisė. Gjatė viteve 1921-1924 zhvilloi njė veprimtari aktive nė je-tėn politike tė vendit. Nga pikėpa-mja politike u rreshtua nė krahun demokrat. Ndėrsa udhėheqėsi krye-sor i krahut demokrat, Fan Noli, ki-shte pozicionin e qendrės sė majtė, Ali Kėlcyra shpalosi programin e qendrės sė djathtė. Marrėdhėniet mes tij dhe Nolit filluan tė ftohe-shin, pėr arsye se Noli miratoi pėr qeverinė qė formoi njė program krejtėsisht tė qendrės sė majtė. Ky program u bė shkak qė Aliu tė mos merrte pjesė nė qeverinė e Qersho-rit. Shkėputja e tij me Nolin u lega-lizua me formimin e dy partive pa-ralele-njėra me emrin “Ēlirimi Na-cional” me kryetar Fan Nolin, me program tė qendrės se majtė - tjetra “Bashkimi Kombėtar”, me kryetar Sotir Pecin, nė tė cilėn u angazhua Ali Kėlcyra, me program tė qendrės sė djathtė.
Nė 1925 themelohet nė Bari or-ganizata Bashkimi kombėtar, ku zgjidhet nė komitetin drejtues dhe sekretar i saj. Njė vit mė vonė, gjy-qi i hetimeve politike nė Tiranė lė-shon njė “Letėr pėrdhuni” kundėr tij pėr t’u hetuar nėn akuzėn e “pro-pagandės kundėr shtetit, regjimit e kryetarit tė Republikės”. Nė Fleto-ren zyrtare botohet vendimi i dėni-mit me vdekje dhe i konfiskimit tė pasurisė. Ali Kėlcyra qėndroi nė ra-dhėt e “Bashkimit Kombėtar” deri mė 1938, madje u bė motori i tij kryesor. Po atė vit “Bashkimi Ko-mbėtar” u shpėrbė. Gjatė qėndrimit nė Paris, Ali Kėlcyra bėn raporte pėr gjendjen nė Shqipėri dhe pėr politikėn profashiste tė Mbretit Zog, duke shkruar nė tė pėrditsh-met “Le Quotidien”, Le Matin” etj.
Kur Partia Komuniste Shqipta-re, e themeluar nė nėntor 1941, fi-lloi tė pėrhapte, shqetėsimet e na-cionalistėve tė djathtė demokratė, ku bėnte pjesė edhe Ali Kėlcyra, u rritėn. Nė 1939 bashkė me Mehdi Frasherin ėshtė nė krye tė Frontit tė Rezistencės qė kthehet nė Naciona-lizma shqiptare “Balli Kombetar”. Ata, fill pas Konferencės sė Pezės, themeluan organizatėn “Balli Ko-mbėtar”, shtyllėn kurrizore tė sė ci-lės e pėrbėnin krerėt e dikurshėm tė “Bashkimit Kombėtar”.
Nė 1944 nga tribuna e Kongresit tė Ballit Kombėtar shtron edhe njė herė nevojėn pėr t’u bėrė thirrje ko-munistėve tė heqin dorė nga lufta civile. Nė kėtė moment hedh idenė e krijimit tė njė Fronti Kombėtar pėr t’i bėrė ballė luftės nė dy krahė. Nė nėntor tė atij viti, bashkė me fa-miljen tė hipur nė njė varkė mbė-rrijnė nė Bari dhe dorėzohet me tė tjerė tek Aleatėt.
Mbyllet nė kampin Santa Fara.


Drejtor, Botues: Marenglen KOĒIU
Kontakt: lzhkqarkgjr@yahoo.com
Cel: 068 5438888 & 069 22 888 49

Kryeredaktor: Thoma NIKA
Juristė: Sokol KOĒIU, Jovan TAĒI,
Klodiana ĒIĒO
Gazetarė:
Kristo STOJA, pėr qarkun e Gjirokastrės
Abdurrahman SHEHU, pėr arsimin, kulturėn, shkencėn, turizmin
Jorgo TELO, redaktor, korrektor letrar
Ilir BERISHA, pėr problemet historike dhe etnike
Klodiana SANXHAKU, pėr problemet juridike & institucionet
Aleksandra PUCI, pėr problemet ekonomike
Jovan TAĒI, konsulent pėr marrėdhėniet, kombėtare e ndėrk.
Iris Matathia, korrespondente nė Izrael
Uresa F. SYLA, korrespondente nė Kosovė
Xhem MUSTAFI, korrespondent nė Maqedoni
Jasa ALFANDARI, korrespondent nė Mal tė Zi


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
UDHET E KOMBIT JANAR 2012 Nr. 25 (1)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: