Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

MesazhTitulli: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   Thu Mar 22, 2012 4:41 pm

"RUGOVIZIMI" I ALBIN KURTIT

Salih Mehmeti (Prishtinė, 21. 03. 2012) - Konfliktualiteti i shtirur midis Qeverisė dhe VV-sė nė mjaft raste i ngjan mė tepėr njė marrėveshjeje kontraktuale, prej tė cilės kanė leverdi tė ndėrsjellė tė dyja palėt. Qeveria sakaq vesh petkun e shėrbėtores tė parimeve evropiane, duke pranuar madje edhe kompromiset mė tė dhimbshme. Nė anėn tjetėr, VV shfrytėzon situatėn duke iu qepur njė diskursi mjaft apokaliptik, qė nė fund tė fundit asaj i sjell njė bereqet jo tė paktė politik Prandaj e quaj tė nevojshme tė ravijėzoj pak a shumė pjesėn e pavėrejtur tė protestave tė sotme, aty ku VV kompenson vizionin e saj gjysmak. Kėto protesta janė zvetėnuar nė mėnyrė tė pėshtirė nė njė mekanizėm i cili pakėnaqėsinė disidente e pėrpunon pėr ta shndėrruar nė lėndė ushqyese pėr ambiciet makute tė Kurtit.

‘Rugovizimi’ i protestave

Gjykuar nga historia jonė mė e re, e shėnuar me protesta e demonstrata tė pareshtura, termi mė i pėrshtatshėm pėr tė konceptualizuar kėtė dukuri do tė ishte ‘rugovizimi’ i protestave. Gjatė tėrė viteve 90’ta, LDK e zaptonte tėrė hapėsirėn publike tė tė shprehurit tė pakėnaqėsisė ndaj robėrimit duke organizuar dofarė protestash surrogate, tė cilat i shėrbenin pėr amortizimin e revoltės gjithė-popullore. Kjo praktikė e frikshme e asimilimit tė zėrit disident duket se ėshtė shartuar edhe me metodat e reja tė shteteve pėrbėrėse tė misioneve tė huaja nė Kosovė. Sė kėndejmi, autoritetet ndėrkombėtare nė Kosovė si dhe institucionet vendore (qė asnjėherė nuk u bėnė plotėsisht sovrane) e kanė katandisur protestėn ose tubimin qytetar nė njė mekanizėm tė frytshėm tė shpėrbėrjes sė pakėnaqėsisė politike e sociale tė shqiptarėve. Ngjitja e partive politike apo politikanėve tė caktuar nė pushtet, njėfarė mėnyre, ėshtė e lidhur pashkoqitshėm edhe me posedimin e atributeve tė mjaftueshme pėr tė kontrolluar turmėn. Albin Kurti duket se i pėrgjigjet pėrsosmėrisht kėtij modeli ideal, pėr tė cilin autoritetet ndėrkombėtare kanė aq shumė nevojė. I pajisur me dhuntinė e fjalimeve filipike, ai ėshtė politikani i shumėkėrkuar, pėrparimi nė pushtet i tė cilit ėshtė i kushtėzuar me dhėnien e shėrbimeve pėr kontrollin e pakėnaqėsisė qytetare dhe asimilimit tė saj pėrmes mekanizimit tė protestės. Edhe pse Kurti i ėshtė shmangur rreptėsisht fytyrėzimit ideologjik, ai gjithnjė i ėshtė referuar gjendjes sė rėndė sociale. Problematizimi i saj nuk ėshtė bėrė ngaqė Kurti ndjen vėrtetė keqardhje, porse autoritetet ndėrkombėtare pakėnaqėsinė sociale e ndjesojnė si njė rrezik tė pėrhershėm pėr praninė e tyre tė padrejtė nė Kosovė. Prandaj, ylli i karrierės do t’i shndrit atij pėr aq kohė sa autoritetet ndėrkombėtare frikėsohen nga shpėrthimet e mundshme sociale nė Kosovė, tė cilat natyrshėm do ta rimodelonin praninė ndėrkombėtare nė Kosovė duke u dhėnė fund atyre.



Kontrolli i mendjeve dhe zemrave

Perėndimi asnjėherė nuk ka qenė i interesuar nė zgjidhjen e burimeve tė vėrteta tė problemeve: paradigma e tij e tė vepruarit ėshtė stabiliteti. Pėr aq kohė sa nė sipėrfaqe nuk vėrehen trazira, gjendja lajthitshėm vlerėsohet tė jetė stabile. Prandaj s’ėshtė edhe aq e ēuditshme qasja aq e mefshtė e Perėndimit kundruall veriut tė Kosovės: as strukturat paralele, as kartelet e krimit tė organizuar dhe as barrikadat e shumta nuk konsiderohen tė rrezikshme, pėrderisa sipėrfaqėsisht sundon njėfarė ‘stabiliteti’. Barometri i Perėndimit me kohė ka pikasur pezmin qė vlon ndėr shqiptarė si pasojė e raporteve thellėsisht tė pabarabarta midis Serbisė dhe Kosovės. Veēmas mungesa e zbatimit tė pėrpiktė tė reciprocitetit ndaj Serbisė ka krijuar njė valė pakėnaqėsie tė pėrgjithshme popullore. Pikėrisht nė kėto momente sikleti pėr qarqe tė caktuara perėndimore, del nė skenė njė njeri, gjakimi i tė cilit ėshtė kontrolli dhe menaxhimi i turmave. I argasur me pėrvojėn e organizimit tė dhjetėra demonstratave, talenti i tij ėshtė pikasur edhe nga vetė ambasada amerikane (selia e forcės sė vėrtetė politike nė Kosovė). Me 3 mars 2007 nė Prishtinė u mbajt protesta e dytė kundėr pėrmbajtjes sė Pakos sė Ahtisaarit, tė cilės iu pėrgjigjen disa mijėra qytetarė nga mbarė vendi. Edhe pse vetė Kurti nuk ishte i pranishėm nė demonstratėn nė fjalė (pėr shkak se mbahej nė burg nga UNMIK-u), mekanizimi i modeluar nga ai bėri punė, aq sa demonstrata nė fjalė tė futej nė hullinė e kontrollit. Nė kabllogramin tronditės qė mban datėn 5 mars 2007 tė zbardhur nga rrjeti Wikileaks mund tė vėrehen vlerėsimet e larta qė Tina Kajdanow i bėnte mekanizmit tė vetė-kontrollit tė sajuar nga Kurti. Nė kėtė raport tė lėēitur si ‘konfidencial’ theksohet se: “marshallėt e VV me fanelat e tyre tė bardha kontrolluan masėn, pėrmes formimit tė njė kordoni njerėzor pėrreth protestuesve” (origjinali: SDM "marshalls" in their signature white t-shirts controlled the crowd by forming a human cordon around the group). Mė pas kabllogrami vėrente se: “marshallėt e VV kryen njė punė tė paēme nė kontrollimin e turmės; gjatė tėrė kohės ata ishin midis protestuesve dhe policisė”(the SDM marshalls did a good job of controlling the crowd; they were between protestors and police at all times). Nuk do mend se organizuesit e njė proteste synojnė qė ajo tė jetė konsekuente ndaj qėllimit parėsor: ēdo shmangie apo provokim mund tė ēojė deri tė zhbėrja e karakterit politik tė protestės, meqė pushteti ose regjimi pėrballė ėshtė i gatshėm qė pėrmes kriminalizimit tė saj t’i delegjitimojė kėrkesat, sado tė ligjshme qofshin ato. Duke qenė vetė aktivist i kėsaj lėvizjeje, shpreh bindjen time se mekanizmat e tillė (p.sh, kordonet me trupa aktivistėsh si dhe fjalimet me patos qė i mbanin demagogėt tanė) nuk motivoheshin edhe aq nga dėshira pėr mbarėvajtje apo rregull: masat e tilla nuk ishin tjetėr veēse njė mekanizėm i diktuar nga ndėrkombėtarėt, nėpėrmjet tė cilit synohej veēse neutralizimi i protestuesve dhe zbutja e kėrkesave tė tyre. Zbatimi i praktikave tė tilla mbase edhe mund tė numėrohet si njė triumf i pėrkohshėm i perėndimorėve, porse ato nuk bėjnė gjė tjetėr vetėm se ndjellin shpėrthime edhe mė tė rrezikshme, tė cilat zhvendosen nė kuadrin e sė ardhmes. Stabiliteti, pėr tė cilin aq shumė flasin ata, nuk mund tė prodhohet nga shterpėzimi i tė pakėnaqurve dhe mbajtja me ēdo ēmim e njė stabiliteti tė brishtė. Ai mund tė pėrftohet vetėm nga zhdukja e burimit tė problemit.

VV mbijeton pėrmes tė keqes

Protestat janė mediume pėrmes tė cilave afirmohen kėrkesat e ligjshme e qytetarėve, tė cilat si tė tilla nuk duhet as tė fshihen nėn rrogoz dhe as tė shterpėzohen duke u bėrė politikisht korrekte. Organizimi i tri protestave nga Kurti gjatė kėtij viti vetėm sa dėshmoi pėrsosmėrinė e mekanizimit tė shpėrbėrjes sė pakėnaqėsisė kolektive dhe manipulimit tė rafinuar tė tė pakėnaqurve. Do tė ishte e pahijshme nėse nuk do tė honepsnim faktin e hidhur se vetė drejtuesit e VV nuk janė asnjė fije tė interesuar nė jetėsimin e qėllimeve tė protestave. Ata duket se mė tepėr parapėlqejnė qė kėrkesat e tyre tė mos jetėsohen asnjėherė, por tė mbahen pezull nė mėnyrė qė sa mė gjatė tė imponohen politikisht egot e tyre tė etura pėr pushtet. Numrin skajshmėrisht tė vogėl tė protestuesve, VV pėlqen ta shpjegojė si pasojė e komploteve tė errėta, ku nė tė njėjtėn kohė ka gisht gjithkush dhe askush. Ende i freskėt ėshtė rasti kur pas pėrfundimit tė padenjė tė protestės sė 22 janarit (fillimisht te Dheu i Bardhė dhe mė pas edhe nė Merdar), drejtuesit e VV-sė pėrmes kumteve pėr medie me mllefin mė tė madh vikasnin se ndėrprerja u bė si pasojė e mungesės sė logjistikės, pėr tė cilėn bėnin fajtore policinė e cila gjatė ditės ua kishte konfiskuar atė. Kėtij arsyetimi nuk i ecėn kungulli mbi ujė as sot e kėsaj dite, ngase ēdo protestė qė pretendon tė zgjasė me ditė apo javė tė tėra kėrkon njė sakrificė tė komoditetit tė pėrditshėm. Me gjasmė, njė sakrificė tė tillė nuk ishin nė gjendje ta bėnin drejtuesit e protestės, tė cilėt dhanė urdhrin pėr tėrheqje.

Mekanizmi i Foucalt-it

Njė shpjegim tjetėr pėr numrin e papėrfillshėm tė qytetarėve qė i bashkėngjitėn njė proteste tė thirrur nga Kurti mund tė qėmtohet nė vetė faktin e kontrollit tė dyfishtė tė protestės, hem nga falangat e hekurta tė policisė, hem nga kordonėt e policisė sė brendshme tė pėrbėrė nga vetė militantėt e Kurtit. Nė librin e shkėlqyeshėm “Shutting Down the Streets: Political Violence and Social Control in the Global Era” tė autorėve Amory Starr, Luis Fernandez dhe Christian Scholl jepet njė pasqyrė thjeshtėsisht e qartė e funksionimit tė praktikave bashkėkohore tė kontrollit tė protestave. Autorėt e kėtij libri duke u mbėshtetur nė pėrvojat e larmishme tė lėvizjeve kundėr-globaliste gjatė samiteve tė mbajtura nė kryeqendrat evropiane, vėnė nė pah se “Taktikat hapėsinore tė protestuesve mbėshtetėn nė shembullin e procesit tė de-territorializimit. Aksionet e drejtpėrdrejta gjatė protestave kundėr samiteve mbėshteten nė modelin e decentralizuar, duke u dhėnė grupeve tė ndryshme mundėsinė pėr t’i zbatuar taktikat e tyre tė pėlqyera njė vend tė caktuar…”. Njė mėnyrė e tillė e tė protestuarit pėrkon me atė qė Deleuze dhe Guattari e kanė quajtur ‘de-territorializim’. Prandaj, shpjegojnė autorėt, autoritetet e ‘samiteve’ orvaten qė tė ri-territorializojnė konfliktet sociale me qėllim qė pakėnaqėsia tė bėhet e menaxhueshme. Autoritetet pėrēapen qė tė rimarrin kontrollin e hapėsirės pėrmes vendimeve pėr vendin e protestės, ndarjen e hapėsirės ku do tė mbahet protesta, kontrollet e rregullta tė individėve si dhe praninė e njė militarizmi tė theksuar. Mekanizmat e kontrollit social nuk synojnė edhe aq shumė vetėm nė shmangien e protestės. Sipas autorėve tė librit “ata synojnė qė tė kanalizojnė protestėn nė hapėsira tė paracaktuara me qėllim qė tė pėrjashtojnė mundėsinė e trazimit tė hapėsirės ku do tė mbahet samiti. Kurse, kapaciteti shpėrthyes i lėvizjes protestuese paaftėsohet pėrmes eliminimit tė hapėsirave tė panjohura nga ku do tė kryheshin aksione tė paparashikuara. Qytete dhe fshatra tė tėra manipulohen nė kuptimin hapėsinor nė mėnyrė qė ta garantojnė njė funksionim tė patrazuar tė personave tė pėrfshirė nė samit, rrjedhimisht duke i mbajtur protestuesit nė largėsi”. Filozofi i shquar Foucault i cilėsonte mekanizmat e tillė tė kufizimit hapėsinor si njė lloj kontrolli shoqėror. Ai vėrente se si institucionet ‘moderne’ si burgjet, shkollat dhe spitalet mbėshteten nė pėrsosjen e vazhdueshme tė teknikave tė rrethimit, segmentimit, nėn-ndarjeve tė njėsive tė lidhura dhe radhitjen e tyre. Kontrolli mbi aktivitetet arrihet pėrmes teknikave tė orareve tė pėrditshme, konstruktimit tė pėrkohshėm tė veprimeve, bashkėrendimit midis trupit dhe veprimit si dhe instrumentalizimit tė trupit, i cili pėrfundimisht shpie drejt shfrytėzimit maksimal tė atyre qe qėndrojnė brenda kėtyre institucioneve. Kėta mekanizma, sipas Foucault-it, e organizojnė hapėsirėn komplekse asisoj qė jo vetėm fiksohet lėvizja sipas njė rregulli tė pėrcaktuar por edhe lejohet qarkullimi i saj. Kjo ėshtė ‘Fuqia’ qė organizon rrjedhėn dhe qarkullimin e trupave dhe prodhimeve. Kėsisoj, kontrolli nuk ka tė bėjė vetėm me ndalimin, por mbi tė gjitha me kanalizimin e rrjedhės nė drejtime tė pėrshtatshme. Protestat efektive cytin diskurs publik duke iu drejtuar autoriteteve dhe bashkė-qytetarėve. Mė e frytshme prej protestave ėshtė ajo e cila ndėrprenė rrjedhėn zyrtare. Pėr tė mėnjanuar njė rrezik tė tillė, autoritetet praktikojnė ‘kontrollet hapėsinore’ e cila e shndėrron rrjedhėn e protestės nė kanale tė urdhėruara e tė kufizuara, duke i bėrė ato mė tė volitshme e mė pak trazuese pėr samitet, nėnvizojnė autorėt nė fjalė. Kėto kontrolle pėrqendrohen nė shmangien e atyre qė Foucault i ka quajtur ‘ngjarje tė padėshiruara’. Gilham dhe Noakes sqarojnė se policia nė mėnyrė strategjike paaftėson lėvizjen e disa protestuesve, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė ua lejon protestuesve tė tjerė lėvizjen e lirė. Policitė kanė zhvilluar njė arsenal tė tėrė teknikash pėr tė organizuar hapėsirėn kontestuese midis ‘globalistėve’ dhe ‘kundėr-globalistėve’.

Duke i marrė parasysh vėrejtjet e sipėrtheksuara vėrejmė se protestat e organizuara nga VV i janė pėrmbajtur me pėrpikmėri aritmetikore njė mekanizmi tė tillė tė ngjashėm me atė tė Foucault, me ē’rast ėshtė ndarė ose ri-territorializuar hapėsira asisoj qė protestuesit e pakėnaqur tė jenė mė kollaj tė kontrollueshėm e qė rrjedha e protestės tė jetė tėrėsisht e parashikuar. Kjo, padyshim, e ka shndėrruar protestėn nė njė demonstrim solemn tė aftėsive “foucultiane” tė Kurtit pėr tė kanalizuar pakėnaqėsinė e protestuesve nė drejtime tė paracaktuara. Kėtu vjen nė spikamė, aftėsia e tij i cili nė sėndėrgjimet makute pėr t’u bėrė kryeministėr i vendit, protestat i shndėrron magjishėm nė kapitale tė vyeshme tė cilat deponohen sakaq nė llogarinė e tij politike.

Korrektimi i protestave

Takimet e dyshimta me ambasadorė tė huaj e pėrfaqėsues tė institucioneve tė sigurisė, VV-sė gjithherė i kanė lėnė kėmbėt e ariut nė dorė. Pėrgjegjėsit e vėrtetė tė dhunės zhvendosnin fajin mbi zverkun e vetė protestuesve paqėsorė. Krijohet pėrshtypja e gėnjeshtėrt sikur ‘dhuna’ e protestuesve mund tė jetė plotėsisht e shmangshme nėse ka komunikim reciprok. Sipas John Williams “nė kontekstin e njė aksioni protestues, kontrolli shoqėror ka tė bėjė me procesin e damkosjes dhe trajtimit tė tė pakėnaqurve si devijantė. Ky proces do tė mund tė quhej si kriminalizim....njė mohim i statusit politik tė aksioneve si dhe theksim i karakterit tė devijuar tė tyre”. Nė fund tė viteve 60’tė, agjenda politike dhe teorike nė mesin e sociologėve ishte qė tė flakej trajtimi i vjetruar i lėvizjeve shoqėrore, i cili i damkoste ato si forma ‘devijante’. Nė kuadėr tė kėtyre debateve mbi kuptimin e trazirave tė zezakėve nė SHBA, shumė sociologė tėrhoqėn vėrejtjen se ato nuk duhej tė kuptoheshin as si kriminalitet dhe as si shfryrje tė marra emocionale, por si shprehje tė skajshme tė ankesave politike. Autoritetet policore me qėllim tė kontrollit tė protestave e kanė bėrė shprehi qė fillimisht tė pėrcaktojnė jo vetėm rrugėn e lejuar pėr marshin protestues, por edhe vendin e nisjes dhe atė tė pėrfundimit, pėrmbajtjet e parullave dhe nganjėherė edhe numrin e pjesėmarrėsve. Nėse protestuesit ngurrojnė tė tumirin kushtet e imponuara, atėherė aktiviteti i tyre damkoset si i paligjshėm, duke i hapur shtegun ndjekjeve e reperkusioneve ndėshkimore. Ndėrkohė, policia pėrcakton parimet qė pėrcaktojnė nėse demonstrata ose tubimi ėshtė duke u sjellė ‘mirė’ ose ‘keq’. Nėse protestuesit i bishtnojnė rrugės sė paracaktuar nga autoritetet policore ose mbajnė parulla tė caktuara politike, atėherė policisė i jepet drita jeshile e ndėrhyrjes e madje edhe e ndalimit tė tubimit. Ato tubime tė cilat janė tė ‘negociueshme’ dhe qė i pėrmbahen kushteve tė pėrcaktuara cilėsohen si tė ‘mira’, ndėrkaq, tubimet tė cilat janė spontane dhe pėr mė tepėr nuk i honepsin rregullat e negociuara cilėsohen si tė ‘kėqija’ e madje edhe tė ‘dhunshme’ dhe kėsisoj kriminalizohen mė lehtė. Kriminalizimi i demonstratės i lehtėson policisė ndėrmarrjen e masave ndėshkimore e sulmuese ndaj protestuesve. Nė rastin konkret, policia nuk e pėrdor forcėn e saj mujshare jo falė komunikimit, por pse VV vullnetshėm heq dorė nga protesta.

*Autori ėshtė ish-aktivist i Vetėvendosjes!

Burimi: http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=171
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   Sat Mar 24, 2012 11:29 am

Nuk ka kurrfar lidhje dhe as kurrfar te perbashket veprimtaria e Albinit me at te Rugoves,dhe jan te ndryshmme si nata me dit.
Kur Albini fton popullin ne protest me vite e RUGOVA kur nuk ka ber ket,dhe mos ja futni koti,se populli ska interesim dhe atdhetarizim ne shpirt e dojn pacifizmin, dhe jem pa shtet keshtu siq jemi.
Albini nuk mundet me dal mej rraf njerz per me perkrah menyren e politikberjes siq mendon Albini,qka un mendoj se ka te drejt dhe esht superior,por kur nuk ke me kend ske qka ben,me frigacak nuk shkohet as ne WC.
Po te ishim ma atdhetar dhe trima siq pretendojm,sdot na mungonte as shteti e as BASHKIMI KOMBETAR.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Gryka e Kaēanikut
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 2
Age : 50
Vendi : Kosovė
Registration date : 16/04/2012

MesazhTitulli: Rugovizmi e Albin Kurti kanė dallim si nata me ditėn..   Mon Apr 16, 2012 5:19 am

Rugovizmi ka pasur politikė mosnėnshtrimin me fjalė e nėnshtrim total nė vepėr. Rinia kėrkonte protesta ai ngihej kundėr kėtyre protestave... Policia drozoi armėt, nxėnėsit e studentėt lėshuan shkollat e fakultetet puntorėt lėshuan fabrikat se kėshtu e donte pacifizmi rugovist. Ca arrijnė edhe nė ate shkallė sa ta quajn GANDIZĖM kėtė rezistencė pasivo-nėnshtruese. Vetėm ata qė kurrė nuk kanė lexuar pėr Gandin mund ta bėjnė kėtė. Gandi bėnte thirrje pėr rezistencė ndėrsa ky i yni pėr nėnshtrim ("se brenda 24 ore na shkatrron")Rezistenca e pashoq e AKTIVE e Gandit cliroi njė popull, ndėrsa rezistenca pasive e rugovės desh e shkatrroi njė popull. Sa qė u detyrua Gilbart ti thotė "Po ti je ka kėrkon Supermen tė ta clirojė kosovėn. Prandaj mos bėni krahasime tė pakripura se po ky Albin Kurt qė i udhėhoqi demostratat e studentėve nė 97-tėn ai rugova ishte kundra tyre prandaj edhe dallimi i tyre ėshtė si nata me ditė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
MotherAlbania
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 3
Age : 37
Vendi : Kosove
Registration date : 03/07/2010

MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   Sat Aug 31, 2013 5:02 pm

SALIH M.-uTI edhe ty ta paska mbri 'Ymri' me shkrujt kunder VV! Sa po paguesh prej Hashim Shatit i njohur si Gullashi i Madh i Serbise,pra sa paguhesh per kete artikull,apo vetem t'japin gullasha t'serbise dhe asgje me teper...E ti lekaivogel mos sill shkaravina ne forumin BashkimiKombtar nga ata qe jane armiq te Bashkimit Kombtar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   Sat Aug 31, 2013 5:38 pm

Leka i madh edhe emnin e ka marr sipas tradhtarit leka i madh
edhe ky leka perkrah pacifistet si dikur leken e madh e perkrahshin okupatoret.
Teflasesh per rugoven asht sikur te flasesh per Millosheviqin rrahman Morinen ali shukrin e Shum tradhtare e sahan lepirsa shqiptar.
Rugoven e perkrahin njerzit si Millosheviqi ,tradhtaret ,komunistet dhe dezertoret e luftes!
Te flasesh per kete njeri asht aq bajate sa te dhimet shkrimi per te! ka njerez te semur qe hala mendojne se te vdekurit qohen!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
stabili
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 459
Age : 59
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   Mon Sep 23, 2013 9:15 am

Nuk dijė pse po sa herė qė pėrmendet VV alias Albin Kurti, mė bie ndėrmend ai tregimi pr njerin qė gjithmonė pėrdorte slloganin "S'ėshtė ashtu ! " E kur e pyesnin "Si ėshtė ?" Pėrgjigjej " S'e di si ėshtė po qashtu s'ėshtė!"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 47
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   Thu Sep 26, 2013 5:46 pm

Stabili qė mė ke shti tė qesh me ket thanje ...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   Thu Oct 03, 2013 5:00 pm

Si e ndaluan SHBA-tė planin Millosheviq – Rugova kundėr shqiptarėve tė Kosovės?

Publikuar mė 28 korrik, 2012 nė orėn 02:24 ( ) Isa Mulaj | Histori |  
Rrit madhėsinė e shkronjave  



Sigurisht se i keni dėgjuar shpesh fanatikėt e vėrbėr tė Ibrahim Rugovės duke thėnė se ai ka ndikuar qė SHBA tė intervenojnė ushtarakisht kundėr Serbisė nė Kosovė. Nė ēka e bazojnė ata kėtė pohim tė tyre? Nė trillime dhe asgjė tjetėr. Duke e ditur se nė kėtė botė jetojnė mė shumė njerėz tė arsyeshėm qė i shohin dhe kuptojnė gjėrat nga kėnvėshtrimi real, nė vijim do t’u sjellim disa nga faktet pėr rrjedhen e raporteve Rugova-SHBA. Pra, e kemi nė dispozicion bashkėveprimin e tė dyja palėve dhe vetėm duhet t’i analizojmė ato. Nuk kemi nevojė tė dėgjojmė pjellat imagjinare tė rugovistėve se ēfarė roli ka luajtur Rugova nė intervenimin ushtarak tė SHBA-ve nė Kosovė, ose tė kundėrshtarėve tė tyre se merita i pėrket tjetėrkujt. Po ashtu, nuk do tė jemi aq tė tėrthortė nė analizėn krahasuese tė qėndrimeve nga njėra palė (SHBA) e pastaj tė kalojmė nė tjetrėn (Rugova). Do tė jemi tė drejtpėrdrejtė vetėm nė analizėn e bashkėveprimit tė tyre, sepse puna e tė dyja palėve mė sė miri na tregon dhe nuk lė dyshim pėr kurrfarė trillimi qoftė nė favor apo kundėr Rugovės. Meqenėse disa gjėra pėr Kosovėn mbeten nė CIA (Agjencia Amerikane e Zbulimit) si tė klasifikuara pėr t’u zbuluar mė vonė, po u sjellim ato qė janė bėrė publike tė cilat ēdo kush mund t’i vėrtetojė.




Vėmendja e SHBA-ve pėr problemin e Kosovės nisi tė shpėrfaqet nė fillim tė vitit 1998 kur rehatinė e pushtetit tė Rugovės me regjimin e Millosheviqit kishte filluar ta trazoj Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (UĒK). Mirėpo, popaganda serbe e kombinuar me atė tė Rugovės ishte e pamėshirshme dhe efikase. Derisa pėr regjimin e Millosheviqit qarqet ndėrkombėtare shprehnin dyshime duke e ditur gjendjen nė Kosovė dhe tė bėmat e tij nė vise tjera tė ish-Jugosllavisė, goditjen e madhe pėrpjekjeve pėr liri tė shqiptarėve ia jepnin shpifjet dhe denigrimet e egra tė Ibrahim Rugovės nėpėr qendrat kryesore vendim marrėse kurdoherė qė i jepej rasti. Aq e fortė ishte urrejtja patologjike e Rugovės kundėr UĒK-sė dhe ēdo forme tė rezistencės ndaj terrorit tė padurueshėm serb sa qė do tė ndikojnė tek ambasadori amerikan Robert Gelbard ta kualifikoj UĒK-nė si grup terrorist. Publiku ishte njohur vetėm sipėrfaqėsisht me kėtė deklaratė tė ambasadorit Gelbard. Kryesorja, ishte shumė dėshpėruese qė Amerika tė dal me qėndrim zyrtar pėr UĒK-sė si organizatė terroriste. Tandemit Rugova-Millosheviq u bėhej zemra mal pėr tė vazhduar me pushtetin e tyre pėr degjenerimin nė pėrmasa shtazarake tė shqiptarėve nėpėrmjet respresionit dhe terrorit sistematik serb. Asnjė organizatė kriminale dhe terroriste nė botė, e aq mė pak terrorin e egėr serb, SHBA-tė nuk e ishte dėnuar publikisht mė ashpėr se UĒK-nė.
CNN ėshtė transmetuesi mė i madh nė botė i lajmeve me seli nė SHBA. Nga superfuqia e vetme pėrmes ‘superfuqisė’ mediale, me 23 shkurt 1998 ambasadori Gelbard i tregon botės nė formė alarmi se ēka ėshtė UĒK-ja. [b]“...ne [Amerikanėt] jemi jashtėzakonisht tė shqetėsuar, e poashtu i denojmė shumė fuqishėm dhunėn e papranueshme tė kryer nga grupet terroriste nė Kosovė, e sidomos nga UĒK-ja – Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Kjo [UĒK-ja] pa fije dyshimi ėshtė grup terrorist
http://www.albaniapress.com/fotot/lajme_foto/jul_12/5060.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 47
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   Tue Oct 15, 2013 12:53 am

Detektiv besoj se tash lexohet mirė me zmadhimit e shkronjave, klm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   Tue Oct 15, 2013 1:02 pm

Cilat ishin akuzat e Ibrahim Rugovės nė
adresė tė UĒK-sė?!

Shkruan: Sheradin Berisha
______________________
Ēka i thotė Ibrahim Rugova, presidentit Klinton,
pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės?!


Ndonėse takimi i Ibrahim Rugovės me varrmihėsin e shqiptarėve Sllobodan Millosheviq futi huti dhe shkaktoi indinjatė tė thellė te populli shqiptar nė Kosovė e gjetiu, diplomacia amerikane pėr ta relaksuar kėtė gjendje tė krijuar, bėri njė hap diplomatik nė favor tė Rugovės.



Cili ishte ky hap “relaksues” diplomatik?



Ambasadori Richard Holbrook, pas takimit tė Ibrahim Rugovės me Sllobodan Millosheviqin nė Beograd (mė 15 maj 1998, dhe takimit tė radhės Prishtinė - Beograd mė 22 maj nė Prishtinė), mė 29 maj 1998, Rugovės ia kishte aranzhuar njė takim me presidentin amerikan Bill Klinton nė Washington.



Nė Shtėpinė e Bardhė, Presidenti Klinton pret njė delegacion nga Kosova tė pėrbėrė nga Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Bujar Bukoshi dhe Veton Surroi. Nė kėtė takim, Ibrahim Rugova para presidentit Klinton bėn njė varg akuzash nė adresė tė Qeverisė sė Shqipėrisė dhe Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Rugova me kėtė rast z. Klinton i thotė se Qeveria e shqipėrisė „ėshtė krejtėsisht nė krahun e grupeve tė armatosura (UĒK-sė - vėrejtja ime). Ajo edhe mund tė jetė frymėzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore.“ Ndėrsa pėr UĒK-nė thotė se janė: „Grupet e armatosura nė Kosovė”,”kanė pikėpamje tė majta“ dhe „drejtohen nga njerėz qė edhe sot e kėsaj dite kanė nostalgji pėr ish figura tė njohura komuniste. Si pėr shembull pėr Enver Hoxhėn, i cili ka qenė diktator i madh komunist“.



Pėr mė tepėr, ky njeri qė veten e quante ”president” tė Republikės sė Kosovės, para presidentit Klinton, e akuzon Shqipėrinė edhe pėr radikalizimin e gjendjes nė Kosovė!“Nga Shqipėria janė futur armė edhe mjete tė tjera. Futen njerėz, futet gjithēka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund tė shkojė edhe mė tutje drejt eskalimit.“ i ka thėnė me mburrje Ibrahim Rugova, presidentit amerikan. Dhe kėto akuza ndjellakeqe Rugova po i bėnte pikėrisht nė kohėn kur Ushtria Ēlirimtare e Kosovės po fuqizohej me ushtarė tė rinjė e armatim tė sjellur nga Shqipėria, duke kaluar me rreziqe tė mėdha nėpėr kufirin shqiptaro - shqiptar.



Mė 2 shkurt 1999, Agjencia Shtetėrore Informative “Kosovapres”, duke iu referuar Drejtorisė sė Shėrbimit Informativ tė UĒK-sė, ka publikuar njė pjesė tė bisedės Rugova-Klinton, tė zvilluar nė datė 29 maj 1998 nė Shtėpinė e Bardhė nė Washnigton.


( Washington - 29.05.98 )
Pjesė nga biseda Klinton - Rugova




Prishtinė, 2 Shkurt (Kosovapress),

Nga Drejtoria e Shėrbimit Informativ e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės na erdhi ky lajm tė cilin po e botojmė nė tėrėsi.




Klinton: Unė do tė dėshiroja tė dija edhe mendimin tuaj rreth konceptit tė Shqipėrisė pėr problemin pėr tė cilin flasim. Ne mendojmė se ėshtė koncept modern dhe si tė tillė e pėrkrahim.

Rugova: Nė Kosovė, qeveria e tashme shqiptare, flas nė mesin e popullit tė Kosovės nuk gėzon respekt. Janė shumė shkaqe, por populli mendon se ajo bėn punė tė papastra, pikėrisht nė krahun serb. Ndėrsa e vėrteta, pėr mendimin tonė, ėshtė krejt tjetėr.



Klinton: Si ėshtė tjetėr? Pra ėshtė nė krah tė kundėrt me qėndrimin serb dhe unė kėtė e gjej tė mirė.

Rugova: Qeveria e Shqipėrisė, pra kjo qeveri qė ėshtė sot, mendoj unė, por edhe shokėt e mi kėshtu mendojnė, ėshtė krejtėsisht nė krahun e grupeve tė armatosura. Ajo edhe mund tė jetė frymėzuese e tyre, ndoshta edhe organizatore.



Klinton: Pėrse e keni kėtė mendim? Tė dhėnat tona dhe burimet e tjera nuk e tregojnė kėtė.


Rugova: Ka lidhje kohore mes gjithēkaje qė po ndodh sot nė Kosovė dhe nė Shqipėri. Kur nė pushtetin shqiptar ishin forcat e djathta, me tė cilėt ne kemi bashkėpunuar qė nga fillimi, edhe nė Kosovė kishte gjendje tjetėr. Grupe tė armatosura nė Kosovė, pėrgjithėsisht kanė pikėpamje tė majta, pra janė nga ata qė kanė patur ide tė majta, drejtohen nga njerėz qė edhe sot e kėsaj dite kanė nostalgji pėr ish figura tė njohura komuniste. Si pėr shembull pėr Enver Hoxhėn, i cili ka qenė diktator i madh komunist. Ka tani njė lidhje, sepse grupe tė armatosura shpėrthyen pikėrisht me shumicė kur socialistėt erdhėn nė pushtet nė Shqipėri.



Klinton: Nuk ka shkaqe tė tjera tė gjendjes?

Rugova: Ka edhe tė tjera, por qeveria e Shqipėrisė, zoti Nano, lojėn e ka jo tė pastėr. Prandaj edhe marrėdhėniet tona me tė, marrėdhėniet e mia me tė, janė ngrirė. Nga Shqipėria janė futur armė edhe mjete tė tjera. Futen njerėz, futet gjithēka. Kjo e radikalizoi gjendjen dhe mund tė shkojė edhe mė tutje drejt eskalimit.



Klinton: Ne kemi mendimin se nė Shqipėri po punohet mirė, pėr problemin e Kosovės. Ata nuk po ndezin nga zjarri i vogėl njė zjarr tė madh.

Bukoshi: Nuk duhet me pas besim tė madh tek qeveria shqiptare. Unė kam pas takime me to fill pas takimit tė Nanos me Milosheviēin nė Kretė, takim qė ėshtė pritė me indinjatė nė Kosovė.



Klinton: Mendimi ėshtė se kanė bėrė mirė qė janė takuar. Tė jetosh nė Ballkan dhe tė mos flasėsh me njeri - tjetrin, qoftė dhe pėr diē tė zakonshme, ėshtė kundėr rrjedhave. Vlerat demokratike nuk mbrohen me izolim. Edhe mendimi civilizues nuk ecėn me ngrirje.

Bukoshi: Unė kam marrė takim me ta pas takimit nė Kretė. Kreta ishte alibi pėr Nanon pėr faktin se ai ka lidhje tė forta, tė hershme, me ata qė po realizojnė luftėn nė Kosovė. Lidhjet e tij datojnė prej disa vitesh.

Surroi: Veshja e jashtme e politikės sė Nanos ėshtė moderne, thelbi ėshtė nacionalist.



Klinton: Ju duhet tė takoheni me Nanon. Nėse qeveria e tanishme nė Shqipėri ndihmon aktivisht nė luftėn qė zhvillohet nė Kosovė, nuk bėn mirė, por mundėsitė e saj janė tė pakta pėr gjendjen qė ėshtė atje. Mendoj pėr mundėsitė qė kanė ata pėr tė marrė veten pas ngjarjeve tė njė viti mė parė. Ata kanė problemet e tyre, por nuk duhet tu shtojmė edhe tė tjera, ato tonat. Ne do t’i pėrkrahim ata, sidomos pėr vizionin e qartė pėr problemin e Kosovės.

Rugova: Zoti president, unė kam biseduar me zonjėn Ollbrajt, edhe zotit Gelbart ia kam thėnė se Nano nuk bėn lojė tė pastėr, por kontaktet do t’i kemi mė tė rregullta.



Klinton: Do tė ishte mirė tė veprohej kėshtu. Tė mos krijohen probleme tė tjera nė Shqipėri.

Rugova: Nga ana jonė do tė mundohemi. Por nė Kosovė, rikthimi i Berishės nė drejtimin e Shqipėrisė do tė pritej mirė.

Klinton: Ujrat nuk kalojnė dy herė nė tė njėjtat brigje. Do tė isha po ashtu i interesuar tė di se ēfarė proporcionesh keni nė marrėdhėniet me shqiptarėt nė Maqedoni dhe me institucionet e shtetit Maqedonas…
(…).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: