Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 PROFIL POETEJE: HASIJE SELISHTA KRYEZIU "PEGASI" KOSOVA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: PROFIL POETEJE: HASIJE SELISHTA KRYEZIU "PEGASI" KOSOVA    Fri Apr 13, 2012 2:48 am

Hasije Selishta (Kryeziu), Presidente e Lidhjes Internacional "Pegasi" Kosova, anėtare e Lidhjes sė Potėve Bashkėkohorė (WPS), pjesmarrėse e gjithe evente kombėtare dhe fituese e shumė Ēmimeve Kombėtare dhe Ēmimit Angelos Sikelianos pėr njohjen dhe vlerėsimin e pėrsosmėrisė nė poezi (Kongresi WPS-2011), poete dhe shkrimtare vizionare, ideuse dhe organizuse e eveneteve Ndėrkombėtare nė Kosovė, shėmbėlltyrė e gruas intelektiale shqiptare sot dhe iniciuese e Letėrsisė postmoderne nė Kosovė. Hasije Selishta Kryeziu u lind mė 13 Prill 1960 nė Kamenicė. Shkollėn fillore dhe tė mesme i kreu nė vendlindje, ndėrsa Fakultetin Juridik nė Prishtinė. Vite tė tėra punoi si juriste nė OP Xiq “Karacevė” nė Kamenicė, duke ushtruar detyrėn e pėrfaqėsuses sė Organizatės dhe Udhėheqėse e Shėrbimit Juridik. Tani ushtron detyrėn e zyrtarit ligjor nė Agjencionin Kosovar tė Pronės nė Prishtinė, ku dhe vepron e jeton. Ka filluar tė merrej me shkrime qė nė shkollėn fillore, por librin e parė me poezi e botoi mė vitin 2005. Ėshtė anėtare e Lidhjes sė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Themeluese dhe Kryetare e Lidhjes Ndėrkombėtare tė Poetėve, Shkrimtarėve dhe Artistėve “Pegasi” Kosova. Anėtare e Lidhjes Ndėrkombėtare tė Poetėve Bashėkohor ( World Poetes Society). Ėshtė shpėrblyer me disa ēmime nė konkurset letrare nė poezi dhe prozė. Pėrmbledhja e tretė me poezi, “Mbishkrim nė lėkurė”, nė “Mitingun e Poezisė” nė Gjakovė, (2007) ka qenė e pėrzgjedhur nė grupin e pesė librave mė tė mirė tė botuar nė Kosovė midis dy mitingjeve. Nė Ferizaj (2008) ėshtė shpėrblyer pėr prozė , Ēmimi i tretė nė “100 vjetorin e Kongresit tė Manastirit” Nė Podujevė (2008) nė takimet “Kadri Kadriu” , ėshtė shpėrbyer pėr poezi, Ēmimi i dytė Si dhe nė vitin 2010, shpėrblimi nė poezi , 5mimi i dytė. Nė Kamenicė(2009) “Lulėkuqet e prillit” ėshtė shpėrblyer pėr prozė (vendi i dytė dhe i tretė), ndėrsa pėr poezi, 5mimi i tretė Nė Kumanovė - Maqedoni (2009) nė “Takimet poetike tė Karadakut”, ēmimin e tretė pėr poezi. Nė Pėrmet -Shqipėri (2009 ) nga Lidhja Ndėrkombėtre e Poetėve , Shkrimtarėve “Pegasi” Albania ka marė ēmimin special pėr poezi. Gjithashtu edhe nė vitin 2010 nga LNPSHA “Pegasi” Albania nė Tiranė ėshtė nderuar me ēmimin e tretė pėr poezi. Mė vitin 2011 nė Kongresin e 22 ndėrkombėtar tė poezisė nga Lidhja Ndėrkombėtare e Poetėve Bashkohor (W .P.S.) ka marė ēmimin e Angelos Sikelianos pėr njohjen dhe vlerėsimin e pėrsosmėrisė nė poezi. Mė vitin 2011 nga LNPSHA “Pegasi” Albania ėshtė shpallur NDERI i “Pegasit”Albania, me motivin pėr kontribut nė zbatimin e parimitetit pėr letėrsi tė mirėfilltė dhe pėr shkė mbim universal vlerash nė fushėn e letėrsisė bashkohore. Poezitė e saj janė pėrfshirė edhe nė disa Antologji botėrore . Njėra ndėr to ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė. Gjithashtu edhe disa poezi tė saj nė mėnyrė vetanake janė pėrkthyer nė disa gjuhė tė botės . Nė Simpoziume ndėrkombėtare tė poezisė ėshtė prezentuar me disa punime letrare shkencore. Bibliografia: 1. “ Edhe nėpėr varre kėndova”, 2005, poezi 2. “Kur vdes nė mes tė largėsive”, 2005, poezi 3. “Mbishkrim nė lėkurė”, 2006, poezi 4. “ Pėrtej ēmendisė”, 2008, poezi. 5. “Lule ajri” , 2009, poezi 6. ”Fėrshėllimė floku”, 2010, prozė poetike 7. ” Il fuoco mitico”, “Zjarri mistik”2011, poezi e pėrkthyer nė italisht 8. “Mystical visdom”- “Urtėsi mitike”, 2011, poezi e pėrkther nė gj. Angleze 9. “Ο Ρυθμός της αναπνοής”- “Ritmi i frymėmarrjes”, 2011, poezi e pėrkthyer nė gj. Greke 10. “ Da ne kaze Bog”-“ Mos thuaj Zot”, 2012, poezi e pėrkthyer nė gjuhėn kroate.

Flamur MALOKU Esencat shėnjuese/diskursive
Poezia e Hasije Selishtės Kryeziut, formulohet duke e krijuar njė sistem tė ligjėrimit/figurimit. Ligjėrimi, nė tekst bėhet ligjėrim i figurshėm i shtresuar nė variante, qė njėherėsh bėhet shenjė e identifikimit pėr tekstin-poezinė, gjithnjė duke e pėrforcuar figurėn e tekstit, e cila bėhet shenjė themelore e kuptimėsisė. Figurat formėsohen nė diskursin e tekstit, gjithnjė nė funksion tė semantikės. Poezia sa vjen e bėhet mė e hapur si tėrėsi estetike nė lexim. Shenjat kuptimore tė shtresuara nė formė tė diskursit/poezisė, gjatė leximit e interpretimit bėhen shenja universale. Kėtu, bota personale bėhet botė universale. Dihet se diskursi universal i poezisė jeton gjithnjė duke shėnjuar kuptime. Nga kjo figurat e tekstit ndėrlidhen, ēdoherė nė sintetizim tė idesė/tematikės. Mbi kėtė parim mundėsohet edhe analizimi i kodit tematik, gjithnjė mė qėllim tė identifikimit tė vet strukturės poetike. Struktura e tekstit analizohet pėrmes esencave shėnjuese, tė cilat reflektohen nė poezi. Esencat shėnjuese artikulohen nė tėrėsinė e shkrimit fiksional, ēdoherė duke njohur e rinjohur relacionet/komunikimet, e shumta diskurseve tematike. Zbrazėti/vetmi Variantet e shumta personale shtresojnė tema/mitema, tė cilat nė poezinė e Hasije Selishtės Kryeziut artikulohen nga njė gjendje shpirtėrore me pėrplot emocione. Gjendja shpirtėrore-subjektive portretizohet pėrgjatė realizimit tė shkrimit fiksional. Individualja bėhet e ndjeshme/emocionalizuese, e cila nė poezi paraqitet me njė dhembje e dėshpėrim. Pra, jepet dhembja e dėshpėrimi, karshi kohės e situatės. Koha dhe situatat e pėrjetuara nė shpirtin e subjektit bėhen zbrazėti/vetmi. Kjo edhe mė shumė e rrit dramatiken e tekstit. Ballafaqimi me situatėn, padyshim nė strukturėn e poezive, preket e shqyrtohet, e cila ngadalė shndėrrohet nė pėrjetim tė rėndė. Pėrjetimet e figuruara marrin gjithnjė dimension tė theksuar konotimi. Konotimi i tekstit bėhet pėrfaqėsim e theksim i Botės/Jetės/Ekzistencės. Lufta personale dhe ballafaqimi pėr njė ekzistencė jetėsore, bėhet preokupim shpirtėror e fizik. Mbi kėtė ide subjekti ndėrton e rindėrton vuajtjen e madhe. Jo rastėsisht ligjėrimi identifikohet e figurohet mė mollėn e rėnė para kohe; Nėn degė molla e rėnė/ Para kohe/ E papjekur po kalbet. Kėto mendime tė shprehura nė tekst, japin atė qė quhet vuajtje e brendshme individuale, qė del ashtu nė heshtje personale, pėrballė vėshtirėsive jetėsore e tė qenit femėr. Zbrazėtia e krijuar shpirtėrore, dhe pamundėsia e veprimit, e bėn poeten tė ligėshtuar dhe tė ndjeshme. Pra, mungon forca e veprimit. Mbi kėtė mungesė tė veprimit, lindin nė diskurs edhe kontrastet ideore, tė cilat nė pėrgjithėsi tė sistemit ndėrtojnė figurėn, duke u bėrė para sė gjithash edhe shprehje e njė revolte subjektive. Kontrastet e shumta nė strukturėn e tekstit venerohen dukshėm, tė cilat dalin kushtimisht nga rrafshi i pamundėsisė. Edhe pse pamundėsitė janė tė shumta nė jetė, e pėrgjatė jetės, shprehja personale-subjektive gjithmonė rri larg deklarimeve. Deklarimet nuk i pranon figura/tematika, e poezive. Venerim pėrmbyllės Duke i parė tė gjitha thyerjet shpirtėrore nė jetė, dhe pamundėsitė e veprimit, e tė qenit femėr, poezitė nė esencė nuk e japin asnjėherė dorėzimin personal karshi jetės. Vuajtja njihet si shenjė personale, e cila gjatė shkrimit bėhet e prekshme, sugjeruese e identifikuese pėr (Tjetrin), kjo bėhet edhe status i kodit llojor, pėrgjatė kategorizimit/shkrimit. Hapėsirat shtresore dhe thyerjet konvenciale funksionojnė pėrherė nė tė mirė tė diskursit/tematikės. Kėrkimi i vazhdueshėm i shtresave tė pėrvojės autentike nė tė gjithė poezinė, bėhet themelor/pėrcaktues, komunikimi i shprehur sa vjen e pėrforcohet. Mbi kėtė, autentikja nis e hapet nė diskurs tė pėrhershėm. I gjithė pasqyrimi i vuajtjes e trishtimit, nė kohė pėrjetimi, formohet nė shenja e variante tė relativizuara. Pra, jeta relativizohet nė rikthim kah figura, nė variante tė shumta. Nė kėtė mundėsi tė shprehjes, skema thyhet, ku jeta bėhet figurė/shkrim. Duke qenė kėshtu, vargu i poezisė nuk mbingarkohet nė kuptimėsi, pėrgjatė njė bote fiksionale. E gjithė kjo poezinė e Hasije Selishtės Kryeziut e bėn tė jetė mė pranė lexuesit tė dashuruar nė diskursin e poezisė.
Prishtine
Pergatitur nga; Agron Shele, Sekretar i pergjithshemi LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
PROFIL POETEJE: HASIJE SELISHTA KRYEZIU "PEGASI" KOSOVA
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: