Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

  Kur thesari etnografik florizon… VIKTOR GASHI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Kur thesari etnografik florizon… VIKTOR GASHI    Fri Apr 27, 2012 12:21 am

PASKONGRES

Kur thesari etnografik florizon…

Nga Kristaq F. Shabani, I.W.A, W.P.S, AOM
PRESIDENT I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

Libri albumografik “Thesare etnografike” i hulumtuesit tė apasionuar tė Argjendarisė VIKTOR GASHI, ėshtė njė stoli e stolive tė shpirtit tė bukur, tė mendjes sė ndritur, tė artpunimit mjeshtėror tė kėtij populli tė zgjuar, inteligjent, qėndisės, sikundėr ėshtė ky popull i bukur, populli shqiptar.
Njė paraqitje plot frymėmarrje, e cila pėrsjell shekujt, mijėvjeēarėt e qenies, e prezencės sė afirmuar dhe identitetit tė patjetėrsueshėm…
Ishte i nevojshėm njė “shkrim i tillė i artė etnografik”, kėsaj here me njė tė shkruar argjendi , apo argjendėrore.
Ky libėr ėshtė njė libėr portik, qė, sapo hapet portiku, dallėsohen e konturohen historikisht vendet ilire me prezencė aktive dhe flitet me shembuj tė argjendtė, plotgojorė.
Kohėlashta rrėfen e dėshmon pėr pėrhapėsi tė artit tė punimit fantasist tė metaleve nga banuesit e hershėm, pėr artin e tyre, ku kryefjalėzonte mėnēuria dhe kallėzon sot ekzistencėn historia…
Kjo me kėtė trajtim dinamik dhe rrjedhojė del nė njė pėrfundim, sa logjik aq dhe saktik: ekzistenca e tė “shkruarit” dhe tė kuptuarit tė simboleve, qysh nė hershmėri dhe ngrė mbi kėtė shtrat njė tė vertėtė tė madhe: Qėkur ėshtė shkruar gjuha e kėtij populli tė zgjuar?!… Vonėshmėria vihet nė pikėpyetje!… Dhe studiuesit e zellshėm duhet tė vihen nė kėrkim tė kėsaj ideje…sa s’ėshtė vonė; tė futen frytshėm nė gjetjet dhe tė mos hallakaten nė kotėsinė…
Vendi ynė pra ka folur edhe me gjuhėn e metalit, pasi ėshtė i spikatur nga prezenvca metalore. Ėshtė njė tokė e motivuar, e quajtur simbolikisht “flori” dhe mbulesa e saj “kapak floriri. Njė simbolizim domethėnės ėshtė dhe fraza e punuar bukur figurativisht e argjendarisht: “Ne jetojmė mbi flori”.
Kjo prezencė e metaleve dritėzoi dhe pėrvijoi pėrqėndrimin e vėmendjes ndaj pėrpunimit plot botė dhe estet tė kėsaj prezence…
Monedhat ilire sipėrojnė kėtė art mjeshtėror dhe zotėsi intuitive…
Dardanėt dhe Pirustėt janė supershquar si shfrytėzues tė minierave tė arit dhe krijimin e ngulitjes demografike. Mandej duhet tė theksohet se kanė dhėn dhe “leksione’ te popujt e tjerė nė kėtė art...
Shkenca jonė arkeologjike ka qenė gjithnjė e vėmėndėshme e interesive tė eksplorojė nėntokėn enigmatike dhe njėkohėsisht tė shkruajė drejt prezencėn historike, pa deformacione .
Kjo ėshtė njė vazhdimėsi tradite e artit tė pėrpunimit tė metaleve dhe gjetjet janė tė spikatura, tė cilat tė bindin pėr profesionalizmin dhe mjeshtėrinė e trajtės ilire, shumėprodhueshmėrinė e elementėve tė tyre, tė gjendjes, tė plotformimit dhe tė derdhjes sė karakterit emotiv , tė pasqyrimit nė kėto punime perėndore tė botės shpirtėrore.
Me njė vrojtim tė kujdesshėm tė materialeve argjendarike tė kėtij librir vėren: njė pėrparim tė tejskajshėm tė admirimit shpirtėror nė shumė kahje, shumė trajta: Stoli e mjete pune, orendi shtėpiake, kona, veshje e tjera, sende tė pėrdorimit vetiak e tjerė, tė cilat, tė kombinuar me njė kod ndarės dhe pėrbashkues tregojnė vetveten .
Pra njė mjeshtėri e lartė qė leksionon apo qė kėndon kėngėn e mjeshtrave.
Edhe argendarimi ka qenė njė grupim faktor nė mbijetimin dhe nė trasmetimin vital.
Me gjithė kėtė proces kohor me librin e Gashit krijon idenė e qartė tė mbijetimit dhe tė pėrndritjes e mbijetimit kalėrues.
Shprehen bindshėm synimet e kėsaj arritje dhe tentimet, aftėsia e shfrytėzimit tė pasurisė dhe dhėnia trajtė asaj pėr shėrbesė nė jetesė, shfaqje dhe shpalosje e inteligjences, intelektit mė tė spikatur, novacioni i kreaturės, krijimi i minitablove dhe tablove, eksportimi nga njė produkt nė tjetėr, e dalė kjo nga aftsia pėrpunuese e metaleve. Kjo prezencė shihet qartėsisht nė aspektin stolior, nė bukurimin e kostumeve veshėse me kėtė prezencė, njė veshje ar-argjend i kompletuar me njė ngarkesė tė natyruar.
Kjo tregon shijen e lartė tė mjeshtrave punues, por edhe tė atyre qė ideonin dhe konkretizonin njėkohėsisht.
Jo pa qėllim njė hulumtues pejan ėshtė mbingarkuar dhe ka vėnė objeksionin e tij pėr tė hulumtuar kėtė pasuri..., e cila e ekspozuar nėkoleksion do tė tėrheqė vėmėndjen e studiuesve , hulumtuesve vendas dhe tė huaj, sa s’ėshtė vonė. Ėshtė kjo njė pasuri e begatė, e cila sjell dhe rritjen e afekteve pėr turistėt , tė cilėt janė kureshtarė pėr tė njohur Kosvėn, Shqipėrinė...
Kėtu nė kėtė libėr fokusohet vetė Peja, si njė qytet , kryeqendėr apo qytet kryesor i Dardanisė. Dėshmia mė okulare ėshtė vetė Pazari i Pejės …
Ne admirojmė etjen dhe dėshirėn e autorit pėr tė thelluar njohjen nė prezencėn e mjeshtėrisė sė pėrpunimit tė stolive dhe mjeteve tė tjera, njė etje, njė dėshirė reale dhe dhėnie kontributi pėr koleksionitet . Kjo prezencė mjeshtėrore shpesh ėshtė invaduar, ėshtė tentuar t’i mbyllet “goja”, tė mos dritėrojė, tė mos tė shkėlqejė dhe t’i bėhen edhe kurthime deri nė panjohėsi dhe humbje tė identitetit te tyre. Kjo ka qenė e pėrligjur, por duhet theksuar mjeshtėrisht se njerėzit gjithė ditėn kontaktonin dhe bashkėshoqėroheshin me stolinė dhe gjithė natėn po me tė … Njė heroizėm i paparė.
Ky koleksoion habitės i Viktor Gashit tė surprizon me prezencėn stoli, ekzemplarėt e armėev tė vjetra, veshjeve popullore, ikonat , materile tė nevojshme tė bukurisė dhe pėrdorimit gjithėditor, tė cilat dėshmojnė pėr paraqitjen filmike tė njė bote nga mė tė pasurat me ormamentet dhe motivet pėrshkrues, nėpėrmjet mjeshtėrisė…
Viktor Gashi ėshtė njė diellshembull i madh i kontributit nė fushėn e argjendarisė…
Natyrisht, paraqitje tė tilla realizojnė vetėm njerėzit e zgjuar, inteligjentė, emotivėt, qė e lexojnė kohėn dhe ia transmetojmė bukurishėm brezit tjetėr dhe vetvetes. Kjo lidhet me prejardhjen dhe transmetimin profesional.
Duke qenė njė libėr nė dy gjuhė , kjo realizon edhe shkėmbimin universal tė vlerave… dhe paraqet historinė e shkruar nė metal…
Stolia e shqiponjės njė shprehje e sigurt e identitetit.
Libri dėshmon edhe pėr veprimtarinė kolosale koleksioniste tė artistit Viktor Gashit... si dhe pėr gjeografinė e rrokjes.
Ky libėr ka njė fat tė madh: flet, bilbilon, kėngėron me natyralitet e dėshmi historinė e natyrshme.
I urojmė z. Viktor Gashi vijim tė punės sė tij me kontribut mbarėkombėtar...
Gjirokatėr, 25 prill 2012


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Kur thesari etnografik florizon… VIKTOR GASHI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: