Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 MASAR MURTEZAI - BARD I GAZETARISĖ KOSOVARE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anėtar
Anėtar


Male
Numri i postimeve : 428
Age : 66
Vendi : Gjakovė, Kosovė
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: MASAR MURTEZAI - BARD I GAZETARISĖ KOSOVARE   Thu May 03, 2012 9:52 am


Botime tė reja: MASAR MURTEZAI
BARD I GAZETARISĖ KOSOVARE




MASAR MURTEZAI
BARD I GAZETARISĖ KOSOVARE

Ky ėshtė titulli i librit tė ri qė doli nė dritė kėto ditė, pranverė, 2012, nė Prishtinė.
Libri ka 93 faqe me kėtė pėrmbajtje:

Ekrem Murtezai
“Rruga jetėsore e Masar Murtezait”............................1-16

Vehap Shita
“Bard i gazetarisė shqiptare nė Kosovė”.....................17-22

Ramiz Kelmendi
“Baba im i gazetarisė”....................................... ..........23-29

Ekrem Kryeziu
“Masari ishte vizionar”......................................... ......30-39

Zenun Ēelaj
“Mėsuesi im i Gazetarisė”....................................... ...40-47

Zenun Ēelaj
“Fjalė me rastin e vdekjs sė Masar Murtezait............48-49

Nehat Islami
“Bitti llakėrdia”........................................ .........................50-53

Shemsi Mehmeti – Baca
“Veterani i spikatur i gazetarisė”....................................... .54-56

Ali D.Jasiqi
“Ishte shtyllė e zhvillimit tė gazetarisė”............................57-58

Ali Llunji
“Fillimtari i gazetarisė televizive”.....................................59-63

Adem Shkreli
“Maturia mahnitėse-Mbresa pėr Masar Murtezain”..........64-68

Gani Ajeti
“Shihte mė larg se tė tjerėt”........................................... ....69-73

Murat Morina
“Masar Murtezai”......................................... ......................74-77

Marash Berisha
“Pionier i gazetarisė shqiptare nė Kosovė”.........................78-81

Bashkim Hisari
“Masari i vuri themelet e televizionit nė gjuhė shqipe”.......82-87

Petrit Imami
“Kujtimet tė cilat nuk zbehen”........................................... ..88-93


Libri “Masar Murtezai, bard i gazetarisė kosovare”, me kėtė pėrmbajtje, u pėrurua tė premten, mė 20 Prill 2012, nė kinemanė ABC, nė Prishtinė.

Nė kėtė pėrurim shkrimtari dhe publicisti, Ramiz Kelmendi, e quajti Masar Murtezain: “Babė tė tijin tė gazetarisė dhe ėngjėll mbrojtės”.
Ramiz Kelmendi u tha tė pranishmėve se ka njė borxh tė madh pėr Masar Murtezain:
“Ai ishte babai im i gazetarisė, borxhi im ėshtė shumė i madh ndaj Masarit, dhe jo vetėm moral, shoqėror, kolegjial, intelektual dhe njerėzor, nuk mbaron kėtu dhe me kaq. Me vite tė tėra ai do tė mė bėhet njė engjėll mbrojtės i imi, i cili jo vetėm m’u bė baba i gazetarisė nė kuptimin e plotė tė kėsaj fjale, jo vetėm mė afroi, jo vetėm mė pėrkrahu, po a do mė besoni? Mė siguroi njė kulm mbi krye. Mė bėri me banesė…”, tha shkrimtari, Ramiz Kelmendi. Pėrveē tjerash, Ramiz Kelmendi kritikoi harresėn qė po i bėhet kėtij personaliteti nga instucionet kulturore dhe mediale, ndėrsa e cilėsoi harresėn si tė turpshme.
Gazetari, publicisti, Zenun Ēelaj evokoi kujtimet mbi “mixhėn” Masar, siē e quanin, pėr kėshillat e tij tė mira dhėnė gazetarėve te rinj. “Tė mos vij keq tė kėrkosh sqarime nga ata qė dinė pėr ato qė nuk i kupton. Gazetari nuk mund t’i dijė tė gjitha”, shtoi zoti Ēelaj.
Ndėrkaq, Ekrem Kryeziu tha se Masar Murtezai ishte ideatori televizonit, i cili krijoi pasqyrėn televizive shqiptare si dhe pėrmendi rastet e gjykimeve politike tė shqiptarėve dhe si redaktor i tij, Murtezai arrinte qė ta mbronte nga sulmet e qarqeve komuniste tė asaj kohe.
“Ai ishte njė njeri qė ka ruajtur ndjenjat e tij kombėtare dhe i ka kanalizuar nė njė rrugė tė drejtė”, tha Ekrem Kryeziu.

Kush ėshtė Masar Murtezai?

Masar Murtezai ėshtė lindur mė 13 mars 1924, nė Gjakovė. Mbiemri i tij Murtezai, nė tė vėrtetė, ėshtė emri i babės sė tij, hafiz Murtezait, i cili ka qenė njė intelektual i njohur i kohės, ėshtė djali i hoxhės sė njohur Mulla Aliut.
Babai i Masar Murtezait ėshtė dėshmor - shehid, ai ishte hoxhė, hafiz, mėsues, i cili me 12 prill 1941 u pushkatua, njė ditė me shi, nga koloneli i “Regjimentit Mbretėrorė” tė Ushtrisė sė ish-Jugosllavisė, Vuksan Gojkoviē...

Prejardhja familjare

Masar Murtezai rrjedhė prej njė familje intelektuale gjakovare, por qė ka prejardhje nga Shkodra. Kjo familje, e cila erdhi nga Shkodran nė Gjakovė rreth vitit 1700, i pėrket fisit Thaē. I pari i kėsaj familje, kur u vendosėn nė Gjakovė, nė Mahallėn e Hadumit, ishte Yvejsi Efendiu, i cili ishte Myderrizi i parė nė Medresenė e Madhe tė Gjakovės, e cila pėr afėr tre shekuj, i dha dritė gjithė Kosovės...
Sot, pas tre shekujsh, kjo familje shkodrane-gjakovare ka pesė mbiemra dhe ato janė: Murtezai, Efendija, Iljazi, Thaēi dhe Yvejsi. Pėr tre shekuj nė Gjakovė, nga kjo familje kanė dalė shumė dijetarė, intelektualė, atdhetarė tė shquar, qė ishin hoxhallarė, hafizė, myderrizė, kadi, myfti, siē ishte Ismail Efendi Yvejsi, njė nga udhėheqėsit e Degės sė “Lidhje sė Prizrenit nė Gjakovės dhe pėrfaqėsues i saj nė Prizren, nė Kuvendin e “Lidhjes sė Prizrenit” (1878-1881).
Nė vitin 2003, kryetari i Republikės sė Kosovės, dr.Ibrahim Rugova, e pat dekoruar Myftiun e Gjakovės, Ismail Efendi Yvejsi, me medalje, me motivacion, pėr Merita Kombėtare...

Edukimi, shkollimi dhe arsimimi

Edukimin e mirėfilltė fetar e atdhetar, Masari i vogėl e morri nė gjiun familjar nga babai hafiz Murtezai apo hafiz Xaja siē njihej nga populli e qė respektohej, sepse ishte hoxhė, hafiz, mėsues, predikues....
Shkollimin fillestar e nisi nė Gjakovė, e vazhdojė nė Shkup, nė Medresenė e “Gazi Isa Beut” deri nė fund tė muajit mars 1941, njė javė para se tė kapitullon Mbretėria e Jugosllavisė nga forcat naciste tė Gjermanisė...
U kthye nė Gjakovė, ku vazhdoi mėsimet nė Medresenė e Madhe tė Gjakovės, pranė dijetarit, axhės sė tij, myderrizit, hafiz Fahri ef. Iljazi. Pastaj kaloi nė Prishtinė, ku vazhdoi shkollimin deri nė vitin 1944 nė Shkollėn Normale “Sami Frashėri”....

Veprimtaria arsimore, kulturore...

Masar Murtezai e filloi veprimtarinė e tij qysh i ri, qė nė moshėn 20 vjeēare. Nė vjeshtėn e vitit 1944, ftohet nga Seksioni pėr Arsim dhe Shkolla dhe emrohet mėsues nė shkollėn fillore nė Junik, rrethi i Gjakovės, ku njė nga nxėnėsit e tij ishte Din Mehmeti, i cili mė vonė u bė ndėr poetėt mė tė njohur nė trojet shqiptare.
Nga fshati mė i madh i Kosovės, Juniku, kaloi nė Prizren, atėherė, 1945, kryeqytet i Kosovės, ku vepronte Kėshilli Krahinor N-Ē pėr Kosovė e Rrafsh tė Dukagjinit. Kėtu, nė Prizren, nė cilėsinė e kryeredaktorit filloi tė nxjerrė revistėn “Pionieri”, kurse nė vonė ishte kryeredaktor i revistės “Zani i Rinisė Shqiptare”, e cila u shndėrrua nė “Zani i Rinisė” dhe nga viti 1951 botohej nė Beograd.
Nė atė kohė, kur botohej “Zani i Rinisė” , Masar Murtezai studionte nė Beograd drejtėsinė dhe diplomacinė dhe ishte kryeredaktor. Pastaj vazhdoi studimet e gazetarisė dhe diplomacisė dhe regjistrohet nė Fakultetin e Shkencave Natyrore, Dega e Gjeografisė, ku diplomoi nė vitin 1955.
Nė vitin 1955 u kthye nė Prishtinė, ku punoi nė “Rilindje” si gazetar, redaktor dhe si z/kryeredaktor deri nė vitin 1967.
Nė vitin 1967, Masar Murtezai kaloi nė Beograd, ku ishte kryeredaktor i emisionit televiziv, emitohej pėr herė tė parė nė gjuhėn shqipe, ku rreth vetes tuboi njė ekip bashkėpunėtorėsh tė vyeshėm si Ekrem Kryeziu, Ali Llunji, Sitki Imami, Faik Hima, Vera Hima, e tė tjerė.
Nga viti 1974 deri nė vitin 1984, kur Fadil Hoxha doli nė pension, Masar Murtezai ishte Shef i Kabinetit tė Fadil Hoxhės..
Nė vitin 1990 doli nė pension, kurse me 10 janar 2001 ndrroi jetė nė Prishtinė, por u varrosė nė vendlindje, nė Gjakovė, u varrosė me tė gjitha shėrbimet fetare –islame. Pranė varrit tė tij, foli shkrimtari, pėrkthyesi, publicisti, shoku, bashkėpunėtori i tij, Vehap Shita, i cili, ndėr tė tjera, tha:
“I dashur shok i fėmijėrisė, rinisė e burrnisė, i dashuri mik e bashkėpunėtor, i nderuar pionier e bard i gazetarisė sonė kosovare, nismėtar e drejtues i disa medieve kosovare nga ditėt e rinisė, i zanafillės sė gazetarisė sonė tė mirėfilltė – i shtrenjti ynė Masar Murtezai.”
“Ishe ti ai qė nise e drejtove nė gjuhėn tonė amtare shqipe gazetėn e parė tė pionierėve....Ishe, Masar, nismėtar, themelues e drejtues i gazetės, i medies sė parė tė shkruar tė rinisė shqiptare nė Kosovė nė vitin e largėt 1945, i “Gazetės sė rinisė shqiptare”, ishe kryeredaktor i “Zėrit tė Rinisė”. Ishe, Masar, edhe redaktor, z/redaktor, praktikisht, kryeredaktor i sė pėrditshmes “Rilindja”, qė prej 28 Nėntorit tė vitit 1958, pra qė prej ditės kur “Rilindja” filloi tė dalė gazetė e pėrditshme, si e vetmja gazetė ditore nė gjuhėn shqipe nė kėtė krah tė atdheut tonė tė pėrgjysmuar...
“Tė qoftė i lehtė dheu i Kosovės dhe i pėrjetshėm kujtimi pėr ty”.

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
MASAR MURTEZAI - BARD I GAZETARISĖ KOSOVARE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: