Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ēelet sezoni turistik me muzike e plazh" NGA YLLKA XERXA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Ēelet sezoni turistik me muzike e plazh" NGA YLLKA XERXA   Sat May 19, 2012 2:04 am

Reportazh


Himare: Ēelet sezoni turistik me muzike e plazh
NGA Yllka XERXA

Banorėt himariotė dhe tė ftuar pėr kėtė festė, tė ardhur nga qytete tė ndryshme tė vendit, ndoqėn performimin e Elvana Gjatės, Flori Mumajesit, apo tė NRG Band.Nė bregdetin e Himarės u ēel tė dielėn sezoni turistik veror, pėrmes disa aktiviteteve qė u zhvilluan nė qendėr tė qytetit. Atmosfera festive nisi tė shtunėn nė mbrėmje, me njė koncert me kėngė dhe kėngėtarė tė zgjedhur, qė interpretuan nė sheshin e Himarės, pranė bregut tė detit, nė njė skenė tė improvizuar. Banorėt himariotė dhe tė ftuar pėr kėtė festė, tė ardhur nga qytete tė ndryshme tė vendit, ndoqėn performimin e Elvana Gjatės, Flori Mumajesit, apo tė NRG Band. Ndėrkohė, e diela shėnoi edhe ēeljen zyrtare tė sezonit, kur nė njė ceremoni tė zhvilluar, kryetari i Bashkisė, Gjergji Goro, uroi bashkėqytetarėt e tij pėr njė verė tė mbarė. Sipas Goros, Himara ka qenė dhe do tė mbetet perla e turizmit shqiptar, jo thjesht pėr bukuritė natyrore, por pėr kapacitetet e ndėrtuara turistike dhe ato qė do tė ndėrtohen nė tė ardhmen, pėr mėnyrėn se si shfrytėzohen resurset e natyrės dhe pėr mundėsitė qė ofrohen pėr pushuesit.Festa vazhdoi mė pas, me muzikė polifonike tė krahinės, si dhe me kėngėtarėt e njohur korēarė, Endri dhe Stefi. Ndėrkohė, dhjetra tė rinj dhe tė reja, shijuan detin, pavarėsisht motit ende tė papėrshtatshėm.Nė njė prononcim pėr ATSH-nė, kryetari i Bashkisė, Gjergji Goro, tha se, ėshtė synuar qė kėtė vit tė bėhen shumė gjėra ndryshe dhe kjo, duke nisur me ceremoninė e ēeljes sė sezonit. "Njė nga elementet qė ne kemi vendosur tė fokusohemi ėshtė promocioni, tė cilin e nisėm me organizimin e ēeljes sė sezonit dhe do ta vazhdojmė me intensitet nė javėt nė vijim", theksoi ai. Aktualisht, pėrgjatė bregdetit tė Himarės funksionon njė strukturė turistike e pėrbėrė prej hotelesh dhe mjedisesh tė tjera akomodimi me njė kapacitet prej 3000 shtretėrish tė regjistruar. Por, krahas kėsaj, funksionon edhe njė rrjet i turizmit familjar me njė kapacitet shtretėrish tė paktėn 4 herė mė tė madh.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Ēelet sezoni turistik me muzike e plazh" NGA YLLKA XERXA
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: