Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Sat May 19, 2012 1:35 pm


"ME ANEN Ε MATJES SE PULSIT"
Mjeku i njohur parisian, Antuan Portel (1742-1832), kur vizitoi njė tė sėmurė, tė cilit i kishte caktuar tė mbante dietė tė rreptė, sapo i preku pulsin, i tha se kishte prishur pehrizin, duke ngrenė vezė rrufka.
-Si ėshtė e mundur ta gjeni me anėn e pulsit?
e pyeti pacienti.
-Sepse veza pėrmbn squfur dhe fosfor, qė ndikojnė nė puls, - u pėrgjigj mjeku.
Kur hipėn nė karrocė, ndihmėsi i tij, i mahnitur, i thotė:
-Je megjithė mend njė mjek i mrekullueshėm, gjersa me anėn e pulsit gjeni se i sėmurė ka ngrėnė vezė.
- Hajvan!- ia ktheu Antuan Porteli, - nuk e pe mėngėn, qė e kishte bėrė me tė verdhėn e vezės?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Sat May 19, 2012 1:35 pm

Psikologji
Femrat dhe “natyra e tyre e vėrtetė”

Nga Lindita Ramushi, psikologe
“Kanė ngelur pak femra, sot, ”' u shpreh i dėshpėruar njė mik i imi, njeri me shije tė hollė, adhurues i brishtėsisė femėrore. Nuk e kishte fjalėn pėr numrin e tyre nė strukturėn e popullsisė, sepse nė shoqėrinė kosovare numri i femrave ėshtė mbase dyfish, nė raport me meshkujt. Ai po fliste, siē u shpreh, pėr natyrėn e vėrtetė tė femrės. “E, cila ėshtė natyra e vėrtetė e femrės, e pyeta unė?” - Natyra e vėrtetė e femrės? Kur flasim pėr natyrėn njerėzore ne gjithmonė u referohemi virtyteve dhe formave tė tė reaguarit nė situata tė ndryshme me njė laramani rrjedhash tė veprimeve tė caktuara. Personalitetit dhe tipareve tė veēanta tė natyrės njerėzore. Do tė mundohem tė vė nė dukje njė tjetėr element, kur po flas pėr natyrėn njerėzore, nė kėtė rast natyrėn femėrore, apo ndryshe e ashtuquajtura “gjini e butė”. Duke krahasuar konstruktin femėror me atė mashkullor, ėshtė frytdhėnėse dhe pamja e parė, qė tregon pėr njė ndėrtim mė tė specifikuar forcėn fizike, tė cilėn mund tė paraqesė njė mashkull pėr nga natyra dhe atė tė femrės, qė njihet si e brishtė. Njohuritė tona nga historia e njerėzimit qė nga hordhitė janė tė llojeve dhe natyrave, qė ka rrjedhur shoqėria njerėzore nėpėr kohė, deri te modernizmi. Njė dilemė ose njė dukuri, e cila ėshtė shumė nė dukje nė kohėn e jetės moderne, ėshtė “agresiviteti” femėror. Humbja e natyrės sė saj tė vėrtetė pėr tė cilėn njihet si qenie e butė. Nė shoqėritė patriarkale, femra, nė atė kohė, ka qenė liderja e familjes, ajo ka udhėhequr familjen dhe ka vėnė rregullat e saj. Por, nėpėr histori, gjatė zhvillimit njerėzor, femra pozicionohet nė njė vend mė tė butė, ta quajmė kėshtu, nė krahasim me detyrat dhe pėrgjegjėsitė e saj nė kohėn e matriarkatit. Gjithsesi se gjithmonė jemi nė mbėshtetje tė idesė se femra ėshtė natyra e butė, ngaqė femra ėshtė nėnė e tė vegjėlve tė porsalindur, kjo ngrohtėsi e marrė nga tė vegjėlit, qė kėrkohet dhe nga ēdo qenie tjetėr e gjallė ėshtė instiktive (dashuria amnore ėshtė diēka e lindur, kėtė e shpjegon shumė mirė psikologjia e llojit), jepet nga pjellorja, d.m.th. merret nga gjinia e butė. Femrat njihen si emocionale dhe tė ngrohta, ngaqė ato falin mė shumė dashuri objekteve pėrkujdesje. Pse meshkujt preferojnė qė nė jetėt e tyre tė jetė njė femėr me natyrė tė butė tė tė shprehurit tė botės sė saj tė brendshme nė relacion mė botėn e jashtme dhe ndėrveprimi me meshkujt. Sė pari, ata i referohen balancimit shpirtėror. Njėra nga arsyet e kėtij pretendimi, u shpjegua mė herėt, qė femra nga pamja, konstrukti fizik, por edhe qė femra ėshtė nėna, qė lind dhe kujdeset pėr rritjen, e dashura, personi i dėshiruar po ashtu gruaja e jetės, e cila do t’i shoqėronte ata gjatė rrugėtimit jetėsor. Nė kohėn moderne, natyra e vėrtetė femėrore mendoj qė ėshtė nė zhdukje, arketipi ėshtė shumė pak trashėgues nė gjinitė e reja. Pėr kėtė kanė ndikuar shumė faktorė. Kėtu patjetėr do tė mė duhet tė ndalem edhe te barazia gjinore pėr tė pėrmendur pastaj edhe kėtė si njė indikator pėr zhvillimin dhe krijimin e njė natyre tjetėr tė femrės. Vite me radhė pozita e njė femre nė shoqėri ka qenė e ulur dhe e varur nga mashkulli, ka pasur shumė cenime nė mėnyrėn e tyre tė jetuarit dhe tė ndėrtimit tė jetės, p.sh., mospunėsimi i saj. Kjo luftė mes femrės dhe shoqėrisė nė pėrgjithėsi pėr tė fituar barazi, ka ndikuar mendoj nė rritjen e njė mėnyre tė reagimit ndryshe. Ka reaguar qė ky rebelizėm pėr tė vėnė vendin e saj nė shoqėri nė njė pozitė mė tė lakmueshme. Mbetjet arkaike barten nga geni nė gen, dhe, nėse i referohemi gjenetikės, kjo e shpjegon rritjen e njė mundėsie tė madhe pėr ndryshime nė sjellje. Rrethi dhe hapėsira vepruese gjithmonė pėrcaktojnė dhe indikojnė forma dhe ndėrtime tė virtyteve e sjelljeve njerėzore nė pėrgjithėsi. Dallimi gjinor subjektiv mes mashkullit dhe femrės ėshtė pikėrisht natyra e tyre subjektive, qė reflektohet nė forma tė caktuara nė botėn e jashtme. “Nė botė kanė ngelur pak femra”, kjo sipas tyre tregon se natyra e vėrtetė femėrore ėshtė butėsia e saj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Sat May 19, 2012 1:35 pm

RUBRIKA
TĖ NJOHIM BIMĖT MEDICINALE ME VEPRIM KURUES NĖ TRUPIN E NJERIUT nga Lefteri Sema



PRODUKTE NATYRALE

Vaji Natyral-Nigella Sativa
Vaji Nigella Sativa ėshtė pėrgatitur me metodėn e ftohtė dhe sipas kushteve tė rrepta laboratorike shėndetėsore gjermane, me qėllim qė tė ruajė elementet e saj natyralė, pa ndonjė ndryshim nė strukturėn e saj kimike.
Ēfarė ėshtė fara e zezė?
Eshtė farė e njė bime shumėvjeēare, emri shkencor i sė cilės ėshtė Nigella Sativa. Persianėt e njihnin si Shuniz, Egjiptianėt e lashtė e njihnin si Bar gjumi , ndėrsa arabėt e njihnin si Fara e Zezė e Bekuar.
Historia e Farės sė Zezė:
Pėrdorimi i Farės sė Zezė ka mė shumė se 2500 vjet. Ėshtė i pėrmendur nė sistemin mjekėsor grek, veēanėrisht tek egjiptianėt e lashtė.
Pėrdorimet e vajit Nigella Sativa:
Vaji Nigella Sativa ėshtė pėrdorur si stimulues dhe mbrojtės natyral ndaj sistemeve imunopneumatike, duke qenė njė trajtues natyral ndaj shumė sėmundjeve, veēanėrisht prej atyre, qė burojnė prej dobėsisė sė sistemit imunitar (hipodinamia). Kėrkimet kanė vėrtetuar se ndikimi dhe efikasiteti i Nidella Sativės nė stimulimin e sistemit imunitar dhe trajtimin e shumė sėmundjeve shtohet kur merret i kombinuar me vajra tė tjerė si vaji i ullirit, vaji i lule diellit, vaji i kamomilit, vaji i karrotės, vaji i farės se kungullit, etj. Efekte shumė tė mira si plotėsues ushqimor me rezultate tė shkėlqyera, veēanėrisht nė periudhėn e rritjes arrihen, duke e kombinuar vajin Nigela Sativa me mjaltin. Imunitare si: mjalti, hudhra, gjithashtu marrja e vajit Nigella Sativa me lėng karrote (antioksidant ) ndalon qelizat radikale dhe parandalon pėrhapjen e tyre nė trup, duke e mbrojtur nga infektimi prej sėmundjeve tė rėnda.
ANALIZAT LABORATORIKE TĖ VAJIT NIGELLA SATIVA:
Nigella Sativa pėrmban njė pėrqindje te madhe te aminoacideve jo tė njoma, acide, qė kane shumė dobi tė ndėrthurura nė sa vijojnė:
Ί. Stimulimin e sistemit imunitar dhe shtimin e kapacitetit tė rezistencės ndaj dhimbjeve.
2.Shtimin e efektit tė fibrinės dhe qelizave nervore.
3.Ndihmon nė uljen e kolesterolit nė gjak nėpėrmjet shtimit sekrecional tė saj me jashqitje dhe rishpėrndarjen prej gjakut nė hide.
4.Shtimin e spermės dhe kohėzgjatjen e dėshirės seksualc.
Pėrveē kėsaj kėto aminoacide konvertohen brenda trupit neėpėrmjet fermenteve tė caktuara nė vijim:
1.Gjendrės sė prostaglandins PGE1, pėrgjegjėse pėr kontrollin e pezmatimeve dhe aktivizimin e qelizave imunitare si :qelizat T, qelizat Β dhe aktivizimin e veprimit tė imunoglobinės, si dhe rolin e saj nė uljen e sekrecionit tė lendėve tė histaminės alergjike fillestare.
2.Gjendrės sė prostaglandinės PGE2, e cila luan njė rol tė rėndėsishėm ne kontrollin e pezmatimeve pneumonale dhe sėmundjeve tė sistemit pneumatik dhe ndihmon nė trajtimin e asmės dhe bronkostasias (bronkes sė fryrė dhe stabilizimit tė presionit tė gjakut (tė tensionit).
Shėnim: Rezultati i gjendrave tė prostates prej vajrave ushqyes si: Vaji Nigella Satives, ka njė funksion krejt ndryshe prej atyre tė prodhuara nga qelizat pezmatuese, si ato tė shkaktuara nga alergjia, veē kėsaj i kontrollon dhe i kufizon ato. Gjithashtu, Vaji Nigella Sativa ėshtė i pasur nė vlera ushqyese, dhe pėrmban proteinė dhe elementė tė ndryshėm mineral.
Vaji Nigella Sativa, fenomenal i pėrgatitur me metodėn e ftohjes me mėnyrat e pėrdorimit:
Doza qė duhet marrė:
-Vaji Nigella Sativa (leng): njė lugė ēaji nė mėngjes dhe nė mbrėmje. - Kapsulat e Vajit Nigella Sativa: 2-3 kapsula nė ditė. Fėmijėt nėn 8 vjeē gjysmė doze.

Vijon nė numrin tjeter

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Sat May 19, 2012 1:36 pm

HUDHRA (thelpinj)
(Allium Bulbus)

pėrdoret koka (thelpinjtė) e hudhrės (Allium satiium L., (familja Liliaceae), e cila kultivohet nė shkallė tė gjerė nė vendin tonė.

VETITĖ:
Thelpinjtė e hudhrės pėrmbajnė fitoncide, qė pėrbėhen nga vajrat eterike dhe derivatet e sulfuruara (si alicine, aliine, etj), tė cilat kanė veti tė vrasin mikrobet, ose tė ndalojnė zhvillimin e tyre; nė sasi tė vogla; hudhra pėrmban edhe acid nikotinik, vitamina A, B, C, biotinė, sheqerna, mucilagje, pektina, proteina, yndyra, eazime tė ndryshme, si dhe lėnde radioaktive dhe jod. Hudhra gjen njė pėrdorim tė gjer nė semundjet e aparatit tretės (stomak-zorrė); ajo qetėson spazmat (ngėrcet) e zorrėve, dezinfekton aparatin tretės dhe vret ose ndalon zhvillimin e mikrobeve patologjike, qė sjellin ērregullime nė veprimtarinė e aparatit tretės. Ndihmon nė normalizimin e prodhimit tė lėngjeve tretėse dhe shton prodhimin e tėmthit. Pėrdoret kundėr parazitėve tė zorrėve (kunder aksiureve); ndihmon nė zhdukjen e gazeve. Ne sajė tė jodit qė permban hudhra
pėrdoret pėr uljen e tensionit (tė ngritur tė gjakut), kundėr sklerozės (dėmtim te artereve tė mėdha e mesatare, qė karakterizohet nga grumbullimi i kolesterolit dhe materialit lipoid nė shtresėn e brendshme tė tyre); pėrdoret edhe kundėr shtrėngimeve tė zemrės.
Hudhra pėrdoret dhe nė sėmundje tė aparatit tė' frymėmarrjes. Vajrat eterike, duke u eliminuar nėpėrmjet frymėmarrjes, nga njėra anė vrasin mikroorganizmat, qė ndodhen, nė rrugėt pėrkatėse dhe, nga ana tjetėr, ndihmojnė nė nxjerrjen e gėlbazės. Nė sajė tė antibiotikėve, qė pėrmban, hudhra pėrdoret edhe pėr parandalimin e infeksionit dhe pėr mjekimin e plagėve tė infektuara; rekomandohet si ndihmėse edhe nė sėmundjet infektive, si kundėr gripit, tifos, difterisė, dizanterisė edhe kollės sė mire (kollė e bardhė, pertussis). Hudhra pėrdoret si kundėrhelm nė helmimet me nikotinė.

PĖRGATITJA Ε PĖRDORIMI:

Pėr mjekimin e sėmundjeve tė ndryshme mund tė pėrdoren disa thelpinj hudhre nė ditė.
Nga hudhra mund tė pėrgatitet njė alkoolaturė si vijon: merren 200 gr hudhra, pastrohen, copėtohen dhe lihen tė zhytura nė 1 liter alkool 60% pėr l0 ditė rresht, duke e tundur herė pas herė. Pėrgatitja bėhet nė enė prej qelqi, porcelani ose tė zinguara. Pas 10 ditėsh lėngu kullohet dhe pėrdoret 2-4 herė nė ditė 20 deri 40 pika nė sėmundjet e ndryshme tė brendshme.
Me hudhėr mundd tė pėrgatitet edhe shurupi i hudhrės nė kėtė mėnyrė: merret njė pjesė hudhėr dhe lihet e zhytur nė dy pjesė ujė tė vakėt (37°) pėr 1 orė, duke shtuar edhe disa pika uthull tė fortė, pastaj pėrzierja kullohet; nė kėtė tė fundit shtohen dy pjesė sheqer, i cili tretet me ngrohje tė lehtė. Nga ky shurup pėrdoren 2-3 lugė supė nė ditė.
Kundėr parazitėve hudhra pėrdoret nė formė klizmė nė kėtė mėnyre: merren 10 gr hudhra, shtypen dhe zhyten nė 1/4 litėr ujė ose qumėsht, ku lihen 12 orė, pastaj lėngu i fituar kullohet dhe pėrdoret nė dy kura.
Pėr mjekimin e plagėve pėrgatitet qull hudhre, duke shtypur disa thelpinj, tė cilėt pėrzihen me gjalpė dhe vaj.

Gjethja e dellit
Ka fletė tė gjerė, nė formėn e zemrės; ėshtė e njohur qė nė kohėt e lashta pėr ēajin e saj, qė pėrdoret dhe pėr zbutjen e rrugėve tė frymėmarrjes. Ėshtė bimė, e cila gjendet nė Shqipėri. E kanė pėrdorur me efikasitet shumė mjekė grekė dhe italianė. Ka vitaninė nė pėrbajtjen e saj. Ndikon nė zbutjen e kollės. Ka dhėnė rezultate tė mira ky lloj ēaji edhe nė pėrdorimin e klizmės. Ėshtė bimė, qė e ruan aftėsinė e saj tharėse nė periudhė prej 18 muaj.
Si procedohet pėr tharjen e saj? Lihet nė hije, mandej merret dhe trajtohet nė kėtė mėnyrė :
1.E pėrzier me lulen e balsamit per tė kuruar stomahun, thartėsirat;
2.Pėr fėrkime tė variēeve, damarėt e fryrė.
3.E pėrzier me ēajin e marrė nga gjethja e ferrės pėr tė kuruar kollėn e thatė.
4.Pėrdoret bashkė me hithrėn dhe e pėrzier me vaj ulliri dhe kjo ka efekt kundėr kolitit.
5.Ky ēaj i pėrftuar vetėm nga gjethja e dellit, duke i hedhur limon e pėrdorim pėr dhimbjet e mėlēisė sė zezė.
6. Ēaji i pėrzier me tė bardhėn e vezės pėrdoret pėr kurimin e djegies sė lėkurės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Sat May 19, 2012 1:36 pm

ELBI (frute)
(Hordei Fructus)

Doza pėrbėhet nga frytet e elbit (Hordeum vulgare L, familja Graminaceae), i cili kultivohet nė vendin tonė.
VETITĖ: Embrioni i elbit ėshtė i pasur nė vitamina (E dhe Bl), kurse pjesa tjetėr me amidon, yndyrna, proteina dhe enzima. Elbi i mbirė, nė rrėnjėzėn e tij pėrmban alkaloidin hordeninė, i cili ka veti tė ngushtojė enėt periferike tė gjakut (tė rrisė presionin e gjakut, sikundėr adrenalina) dhe tė zgjerojė bronket (sikundėr efedrina). Nė sajė tė substancave mucilagjinoze, elbi ėshtė pėrdorur qė nė kohėt e vjetra pėr tė mjekuar sėmundjet inflamatore tė sistemit tė tretjes. Elbi rekomandohet si mjet, qė pakėson inflamacionin e indeve tė acaruara tė lėkurės dhe tė mukozave, si mjet zbutės.

PĖRGATITJA E PĖRDORIMI:
Zihen 20 gr elb nė 1 litėr ujė; ēaji qė pėrftohet pėrdoret pėr gargarė nė mahisjen e bajameve dhe inflamacionin e fytit; pėrdoret gjithashtu si freskues dhe si mjet i lehtė kundėr heqjes sė barkut.
Mjalti, qė pėrbėhet nga elbi i mbirė jo plotėsisht (nė mėnyrė artificiale), pėrveē pėrgatitjes sė birrės, pėrdoret edhe nė forme pluhuri nė dozat 5 deri 20 gr nė ditė, si ushqyes te fėmijėt, qė kanė tė dobėt muskulaturėn e stomakut dhe tė zorrėve, te tė moshuarit dhe nė rastet e urthit (hiperkloridrisė) te tė rriturit.
Nė rastet e enteritit mund tė pėrgatitet ky ēaj: zihen nė 3 litra ujė nga 2 lugė me grurė, elb, tėrshėrė, misėr, thekėr dhe krunde, derisa tė ngelet 1 litėr; lihet tė ftohet, pastaj lėngu kalohet nėpėr njė napė tė hollė; pihet brenda 24 orėve ashtu siē ėshtė ose i holluar me qumėsht dhe i ėmbėlsuar me sheqer.

HITHRA (gjethe)
(Urticae Folium)
Doza pėrbėhet nga gjethet e thara tė hithrės (Urtica dioica L., familja Urticaceae), e cila ėshtė bimė barishtore shumėvjeēare, e zakonshme te ne. Bima ka kėrcell tė drejtė, gjethe tė kundėrtuara, vezake tė thepėta, me buzė tė sharruara, tė mbuluara ashtu sikundėr kėrcelli, me qime djegėse; lulet i ka tė gjelbra, pa bisht e tė rrumbulluara nė vile tė degėzuara, mė tė gjata se bishti i gjethes; lulėzon nė pranverė -vjeshtė.
VETITĖ:
Gjethet e hithrės pėrmbajnė karbonat acid tė amonit, tanine, acid formik, glukokinina, fītoncide, klorofil, karotina, vitamine B2, A, C dhe K, acid pantotenik, kripėra tė potasit, silicium etj., si dhe acetilkolinė, histaminė dhe serotoninė (ndikimi i acetilkolinės dhe histaminės nė veprimin e drogės ėshtė i pakėt); ato pėrdoren pėr ndalimin e hemoragjisė, kundėr anemisė, si ndihmėse nė sėmundjen e sheqerit, si nxitėse tė urinimit, si mjet, qė nxit formimin dhe sekretimin e qumėshtit etj. Kėshillohet si mjet diuretik i lehtė nė edema, nė pezmatime tė rrugėve tė urinės dhe nė reumatizėm. Vepron si mjet ndihmės edhe nė sėmundje tė mėlēisė dhe tė tėmthit. Njihet si bimė e pasur me shumė vitamina, prandaj kėshillohet nė forme ēaji, kur organizmi ka nevojė pėr vitamina. Hithrat e reja mund tė pėrdoren si perime pėr tė fuqizuar dhe harmonizuar punėn e zorrėve, si dhe kundėr anemisė. Hithrat e freskėta, tė rritura, pėrdoren nė reumatizėm si mjet qė nxit qarkullimin e gjakut nė lėkurė (veprimi djegės dhe kruajtės). Ky pėrftues pėrdoret edhe nga jashtė pėr tė nxitur rritjen e flokėve, kundėr zbokthit, pėr mjekimin e ekzemės etj.
Shėnim: Vetitė djegėse i atribuohen njė pėrbėrėsi pa azot, i paavullueshėm dhe me natyrė rrėshinore, i cili shkakton djegie e kruarje edhe, kur ndodhet nė sasi shumė tė vogla. Hithra e tharė, si dhe ekstraktet e fituara nga bima e njomė, por me ngrohje, nuk kanė veti djegėse. Kėtė veti e ruajnė ekstraktet alkoolike qė nxitohen nga bima e freskėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Sat May 19, 2012 1:36 pm

LULE LEPURI (bar)
(Pulmonariae Herba)

Doza, qė pėrdoret pėr kurim, pėrbėhet nga pjesa mbitokėsore e lulėzuar, e tharė e lulelepurit (Pulmonaria officinalis L., familja Boraginaceae), e cila ėshtė njė bimė barishtore shumėvjeēare, e rrallė deri e zakonshme te ne nėpėr pyje e shkurre tė zonės alpine e subalpine. Bima e ka kėrcellin 20-30 cm. tė lartė, gjethet me qime, vezake, me bisht tė gjatė e me njolla tė bardha, lulet ngjyra rozė, qė bėhen blu; lulėzon nė mars, maj.
VETITĖ:
Doza pėrmban kryesisht acid sicilik, saponine, substanca muci-lagjinoze, tanine etj. Ajo ka veti kundėrpezmatuese, qetėson kollėn e rrit aftėsinė koaguluese tė gjakut; ndihmon nxjerrjen (sekretimin) e lėngjeve nga organizmi. Nė sajė tė kėtyre vetive, bari i lulelepurit pėrdoret si ekspektorant kundėr kollės, nė rastet e pezmatimit tė bronkeve, nė sėmundje tė mushkėrive dhe nė menstruacione tė vėshtira. Nė sajė tė kripėrave tė kaliumit, lulelepuri pėrdoret edhe si diuretik nė sėmundjet e veshkave e tė fshikėzės urinare, kurse nė sajė tė alantoinės doza e pėrgatitur ka veti tė ripėrtėrijė indet e humbura, prandaj pėrdoret pėr mjekimin e plagėve tė ndryshme.

PĖRGATITJA E PĖRDORIMI:
Njė deri dy lugė supe me drogė tė grimcuar hidhen nė njė enė, ku shtohet 1/2 litėr me ujė qė zien; ena lihet tė qėndrojė 15 minuta, pastaj lėngu kullohet, ėmbėlsohet, sipas dėshirės me mjaltė ose me sheqer dhe pihet gjatė ditės.

RUAJTJA:
Nė vende tė thata droga ruan veprimin pėr 2 vjet.

ULLIRI (gjethe)
(Oleae Folium)

Droga pėrbėhet nga gjethet e thara tė ullirit (Olea europea L., familja Oleaceae), qė kultivohet gati nė tė gjitha krahinat me klimė mesdhetare tė vendit tonė.

VETITĖ:
Nė sajė tė heterozideve (oleuropeozid dhe oleosid), tė acidit glikolik etj., doza e pėrgatitur vepron shumė shpejt dhe drejtpėrdrejt nė hipertension, sidomos nė fazėn fillestare (nė hipertoninė esenciale dhe aterosklerozė); efekti hipotensiv vjen nga veprimi i menjėhershėm i oleozidit dhe nga veprimi i vonuar dhe i tėrthortė i acidit glikolik (diuretik).
Droga ka dhe veti tė ulė ethet e tė pakėsojė sasinė e sheqerit nė gjak (hipoglicemizuese).

PĖRGATITJA E PĖRDORIMI:
Njėzetė copė gjethe tė thara zihen nė 300 ml. Ujė, derisa ky i fundit tė shterojė nė 200 ml., pastaj ēaji ėmbėlsohet (sipas dėshirės) dhe pihet i ngrohtė; gjysma e sasisė pihet nė mėngjes esėll dhe gjysma tjetėr nė mbrėmje para gjumit. Kura mund tė vazhdojė 15-25 ditė dhe mund tė pėrsėritet pas njė pushimi prej disa ditėsh.
RUAJTJA:
Nė vende tė thata pėrgatitja ruan veprimin pėr 18 muaj.

GRAMI (rizoma)
(Graminis Rhizoma)

Dozat e pėrgatitura pėrbėhen nga rizoma e tharė, e grimcuar e gramit zvarranik (Cynodon dactylon Pers, familja Graminaceae), i cili ėshtė bimė barishtore shumėvjeēare, qė takohet te ne si bar i keq i kulturave bujqėsore. Grami ka njė rizomė zvarritėse, gjethe tė sheshta 2-5 mm tė gjera, lulesė tė pėrbėrė nga njė melth i gishtėzuar me 4-7 kallinj tė shtrirė, shpesh me ngjyrė vjollce; lulėzon nė korrik, shtator.

VETITĖ:
Nė sajė tė glucideve, esencės etj., materiali urues nxit urinimin, duke ndihmuar veprimtarinė e veshkave dhe pėrdoret si mjet pastrues pėr organizmin. Kėshillohet pėrdorimi nė pezmatimin e pjesėve tė poshtme tė rrugėve urinare, nė reumatizėm dhe sėmundje tė lėkurės. Krahas kėtyre veprimeve, rizoma e gramit ndihmon nė mjekimin e hipertensionit arterial dhe mund tė pėrdoret me dobi si vetėm, ashtu dhe e kombinuar me gjethe ulliri, me gjethe rozmarine, me degė vjeshtulli etj. Nė sajė tė triticinės sė ngjashme me inulinėn, pėrbėrja e pėrftuar kuruese pėrdoret si ndihmėse nė sėmundjen e diabetit.

PĖRGATITJA E PĖRDORIMI:
Njė lugė supė me drogė tė thėrmuar (5 gr) futet nė njė enė, ku shtohet njė gotė me ujė (150-200 ml) dhe zihet 10 minuta, pastaj ēaji kullohet dhe pihet i ėmbėlsuar me sheqer ose mjaltė, sipas dėshirės. Gjatė ditės merren 2 ose 3 doza tė tilla.

RUAJTJA:
Nė vende tė thata kura e pėrftuar ruan veprimin pėr 18 muaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Sat May 19, 2012 1:36 pm

Polikombi (Nyja)
Ka vlera tė mėdha mjekuese dhe pėrdoret nė formė ēaji. E tharė nė hije e ruan vlerėn deri nė 18 muaj. Nyja ėshtė njė bimė qė rritet mė shumė nė vendet me lagėshti (nė vende moēalore). Ēaji i marrė nga bima e nyjes ka vlera kuruese kundėr diaresė, kundėr flegmave. Bimėn e ziejmė nė ujė jo mė tepėr se pesė minuta. 300 gr bimė e tharė apo e njomė nė gjysmė kg ujė. E pėrdorim shumė kundėr infeksioneve nė kanalet urinale. Kjo lloj bime ndihmon kundėr djersitjes sė tepėrt. Ndihmon nė qarkullimin e gjakut. Nė infeksionet e lėkurės bėhet shplarja me kėtė lloj ēaji, mbasi lėkura tė jetė e pastruar (e larė) nga djersa me ujė tė pastėr. Nė moshėn e tretė (tė moshuar) e pėrdorin mė tepėr edhe kundėr prostatit. Ēaji nga nyja pėrdoret kundėr astmės dhe nė pastrimin e rrugėve tė mushkėrive. Gjithashtu pėrdoret edhe pėr “ftohje” si te fėmijėt, ashtu edhe te tė rriturit. Lėngun e marrė nga bima e freskėt, duke e shtypur nė blender pėrdoret kundėr hemoragjisė. Nė mjekėsinė gjinekologjike pėrdoret kundėr gjakderdhjes. Pėrdoret kundėr gjakderdhjes, nė puērat e lėkurės, pėr egzemėn, pėr kruarjet e lėkurės nga arsye tė ndryshme. Pėr bajamet pėrdoret lėngu nga bima e freskėt. Pėr pastrimin e kanalizimeve tė veshkave ndihmon shumė kundėr mikrobeve. Nė banjė ēaji i pėrdorur nė 500 gr me dy litra ujė mund tė vendosim kėmbėt 5 minuta nė temperaturėn 38 gradė celcius 10 deri nė 15 minuta.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Sat May 19, 2012 1:36 pm

Sķlvon (gjembi i gomarit)
Ėshtė i njohur nė shumė vite pėr vlerat mjekuese si gjethet, rrėnjėt, lulet, farat. Gjethet tė freskėta i pėrdorim nė formė ēaji kundėr diaresė dhe kundėr infeksioneve tė kanaleve urinale. Kjo lloj bime gjendet kudo, si nė vendet e thata, ashtu edhe nė vendet me lagėshti. Shpesh njerėzia merr lulet e thara pėr tė pėrdorur farat nė periudhėn e dimrit. Farat kanė pak hidhėrim dhe vlera tė vetė veēanta kuruese ndaj dobėsisė sė qelizave. Shumė mjekė alternativė e pėrdorin kundėr helmimit tė kafshėve nga kėrpudhat helmuese. Ēaji nga gjethet pėrdoret kundėr diaresė. Dyqind gr gjethe, 600 gr ujė, 5 minuta tė ziejė e lėmė tė ftohet dhe e pėrdorim tė ėmbėlsuar, sipas dėshirės. Ky lloj ēaji pėrdoret dhe pėr klizma kundėr hemoroidheve , ka vlerė kundėr flevitit. Lulet i pėrdorim tė thara. Gjatė dimrit i ziejmė dhe ēaji i pėrfituar prej tyre shėrben pėr larjen e syve, pėrdoret kundėr mikrobeve. Po ky ēaj nga lulet e thara pėrdoret kundėr puērave tė lėkurės apo kruajtjeve tė lėkurės. Kundėr plagėve dhe vendeve tė enjtura (tė fryra) apo tė plasaritura. Ėshtė shumė efikas, i vlefshėm kundėr mikrobeve. E pėrdorim tė pėrzier me miell, duke e bėrė brumin si hapje tė vogla dhe i marrim 4,5 herė nė ditė nga njė kokėrr sa kafeja. Farat i pėrdorim tė shtypura si pluhur kundėr psoriasit (morthit) tė lėkurės. Rrėnjėt janė alkolate. I pėrdorim tė mbuluara me njė basėm tė lagur me vodkė nė vendet ku kemi dhėmbje.


Selino
Pėrdoret kryesisht pėr rrėnjėt dhe gjethet me vlerė aromatike sa lakra; pėr vlera tė mėdha ushqyese dhe kuruese. Gjethet janė afėrsisht nė njė formė me gjethet e majdanozit, por tė mėdha. Janė tė pasura me vitamina, konsiderohet me plot tė drejtė si bimė qė pėrdoret shpesh nė guzhinjeret tona. Ndihmon nė rregullimin e oreksit dhe, mė tepėr, nė funksionimin e mėlēisė sė zezė. Pėrdoret kundėr thartirave tė stomakut. Pėrdoret me vaj ulliri si sallatė nė sallatėn e lakrės. Ėshtė qetėsuese nė dhimbjet gjinekologjike. Ndihmon nė astmėn dhe kundėr hipertensionin.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Sat May 19, 2012 1:37 pm



Sherebeli,dhjosma, grami, gjethe dellit te thara




Dorėzonja lule kamomili



Mente e egėr luleshtrydhe farae zezė


Qepa
Laborator pėr pastrimin e gjakut Aspirina




Gentiana (sanza)
Kjo bimė medicinale e ka marrė emrin e saj nga mbreti Genti, pasi ai ishte i dhėnė pas saj pėr probleme oreksi .



hudhra lule shtogu


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Sat May 19, 2012 1:37 pm

Si duhet tė shtojmė njohuritė dhe tė mjekohemi me bimė mjeksore
Mjekėsi alternative
Nga Lefteri Sema

Pėrvoja ime jetėsore e gjatė , dashuria pėr bimėt mjekėsore, transmetimi i njohurive nga tė parėt tanė .


Sėmundjet nervore
Neuroza , Neurastenia, Histeria dhe Pagjumėsia

Pėr tė kuruar kėto sėmundje dhe gjendjet, midis barėrave, qė jepen pėr tė siguruar qetėsimin e njerėzve tė prekur, ose qė shfaqen siptoma tė kėsaj natyre, pėrdoren rrėnjė valeriane (odolen) nė njė sasi prej 200 gr rrėnjė valeriane.
Si pėrdoret kjo, apo si pėrgatitet pėr ta pėrdorur? Merret njė enė prej alumini, e cila ėshtė me kapak dhe rrėnjėt e valerianes copėzohen deri nė imtėsi. Kjo imtėsirė futet nė enėn prej alumini, hidhet nė tė njė litėr uji. Pastaj realizohet mbulimi i enės dhe kjo pėrgatitje lihet pėr tetė ditė, duke iu kushtuar pėrditshėm pėrzierjes 2 herė nė ditė. Pas rreth 20 ditėsh kjo pėrzierje kullohet me kujdes. Pėr tė kuruar jepet njė recetė e tillė pėrdorimi: Marrja e kėsaj pėrgatitje realizohet nėpėrmjet tė pirit 20 pika, duke e pirė me kokėrra sheqeri tė bardhėsuar. Kjo realizohet intesivisht disa herė.
Si procedohet nė pėrdorim? Pas ēdo ngrėnie tė njė kokėrr sheqeri pihet me njė gotė uji tė pėrzier, e kėshilueshme ėshtė pėrdorimi me mjaltė. Kjo pije ka tashmė formėn e njė “ilaēi” tė sprovuar, i cili mund tė pėrdoret nga tė gjithė, por ėshtė i kėshillueshėm me shumė aftėsi pėrdoruese dhe kuruese ka pėr grate, tė cilat kanė nerva tė dobta ose stres edhe depresione mendore. Duhet theksuar se nė tė njėjtėn formė, si ilaēi i mėsipėrm, ndikojnė nė sistemin nervor dhe kurimin e gjendjeve tė lartpėrmenduar: sumbullareja, hudhra, bari i bletės, nanēa, zhubrica (dushk), ēaji i malit, rozmarina, kreni, ndyrėsi, anisi, marraja, majdanozi, kamomili. Nė vendet e tjera nė farmacitė kuruese gjendet shpesh herė ēaj me kėtė pėrzjereje: pesė lugė nantė, dy lugė bar blete, njė lugė valerinė, ose edhe nė njė trajtė ndryshe njė dorėz me valerinė, sumbullare, bar blete, rrėnjė kufilme. Mund tė ketė dhe pėrzjerje tė tilal: 6 lugė bar blete, katėr lugė nane, tre lugė kamomil si dhe njė lugė sumbullare dhe valerinė. Pėr tė parandaluar pagjumėsinė jepet kjo recetė, e cila ėshtė shumė e kėshillueshme; nga sumbullorja: 2 lugė sumbullore pėrvėllohen nė 2 dy deciliter ujė tė posavluar, qė lihet e mbuluar pėr njė orė, pastaj kalon nė proces kullimi dhe pihet nga pėrdoruesi i mjaltėsuar. Duhet theksuar se pėr gratė me menstraucione jo tė rregullta si dhe pėr gratė histerike, mund tė pėrdoren: ēaj i pėrzier: kamomil, valerianė, bar blete, majdanoz.
Kryesorja duhet thėnė se, pėr tė shėruar shumė prej sėmundjeve me shkak nervor duhet tė pėrdoren kėto bimė mjekuese:
Nga 25 gr. bar blete, sumbullare nga10 gr. valerianė, zhumbrica - lisna (majk, dushk) kamomil, lule trėndafili si dhe kalendulė. Pasi realizohet kjo pėrzjerje merren katėr lugė, tė cilat pėrvlohen nė njė litėr ujė tė sapovluar. Lihet 2 orė, pastaj kullohet dhe pihet nga njė gotė e vogėl uji, e ėmbėlsuar me pak mjaltė, nė mėngjes esėll dhe pihet nė mbrėmje vonė, duke vazhduar kėshtu 3-4 ditė.
2. Nga 30 gr. sumbullare, valerianė, bar blete, si dhe 5 gr. tėrfil kuq dhe gjethe rozmarinė, pastaj vijohet si nė porositėsin njė.
3. Nga 15 gr. bar blete, sumbullare, valerianė, nane, lulebalsami (kantarion), gjethe manaferre si dhe 5 gr kalendulė dhe mandej vijohet si njė 1.
4. Nga 20 gr. bar blete, bar ethesh, ēaj mali- rigon, nane, valerianė. Mandej vijohet si nė 1.
5. Nga 50 gr. mentole, 10 gr. sumbullare, bar blete, nane si dhe glakomė, mandej vijohet si n ė 1.

6. Nga 20 gr. bar blete, glekomė, nane, borzilok dhe sumbullare. Mandej vijohet si 1.
7. Nga 30 gr. valeriane, bar blete dhe nane, 10 gr. lule kandule. Mandej si nė 1.
8. Nga 50 gr. kamomil, bar pezm, lule ruzhe, 10 gr. bar blete. Mandej si nė Nr 1.


Pagjumėsia (INSOMNIA)
Receta:
1.Nga 60 gr, valelerianė dhe sumbullare. Nga pėrzirja merren 3 lugė dhe pėrvėlohen nė 40ml ujė tė posavluaur. Mbulohet dhe lihet 2 orė, mandej kullohet dhe ėmbėlsohet me pak mjaltė. Pihet nga njė gotė e vogėl uji, nė mėngjes ėsėll dhe nė mbrėmje vonė. Kėshtu veprohet 3 ditė me radhė.
2.Nga 50 gram valerianė, 20gr bar blete, kamomil, pelin, nė gjyra zhubrica - lisna. Tė gjitha imtėsohen e pėrzihen mirė, mandej vazhdohet si nė Nr 1. 3.
3. Nga 30 gr,. Valerianė, bar blete 10 gr. Tė gjitha imtėsohen mirė dhe pėrzihen , mandej vijohet si nė Nr 1.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Sat May 19, 2012 1:37 pm

KULTURIM MJEKĖSOR
prezenca e bimėve mjekėsore
Bimėt medicinale eterovajore e tanifere
dhe leverdia e tyre ekonomike

Si rrjedhojė e pozicionit shtrirės gjeografik, e konfiguracionit kombinues tė ultėsirės dhe prezencės sė shkėmbenjve malorė, nga ku e kanė lindėsinė burimet e shumta ujore si dhe kombinacioni me kullotat e pasura malore gjatė stinės sė pranverės, flora e trevės sė Zagories ėshtė e shumėllojshme. Vlen tė evidentohet nė kėtė prezencė tė florės bimėsia medicinale, eterovajore dhe tanifere. Ajo qė ėshtė mė thelbėsore, ėshtė prania e kėsaj tė fundit nė tė gjithė trevėn me njė pėrhapėsi tė gjerė.
Nga burimet e informacionit, studimet e studiuesve tė kėsaj fushe, duhet tė evidentohet njė lidhėsi midis prezencės totale tė bimėve tė njohura tė kėsaj fushe qė nė rang vendi ėshtė rreth 300 tė tilla, njė pasuri e madhe kualitative llojesh, dhe Zagoria nė sipėrfaqen e saj shtrirėse ka rreth 180 - 200 lloje.
Duhet theksuar se, si rrjedhojė e kėsaj pasurie, popullsia inteligjente e kėsaj zone ka njohuri teoriko - praktike pėr rritjen, kultivimin e tyre natyror, vjeljen e kėtyre bimėve, grumbullimin sipas kualiteteve, shėrbesėn pėr tė arritur njė kuotizim tė cilėsisė si dhe njohuri pėr efektin dobiprurės nė shėrimin e sėmundjeve tė ndryshmee prezente (mjekėsia popullore). Tė pranishme nė kėtė trevė janė: kamomili, lulėkuqja, tėrfilet, ēaji i mali, qumėshtorja, thundėrmushka, mullagat, bishtkali, hithrat, shtogu, manaferrat, rigoni i bardhė, gjethe delli, pelini, zhumbrica, dėllinjat, murrizi, trėndafili i egėr (byllurinja), sherebeli, salepi, murrizi e tjerė.
Kėto lloje bimėsh prezente nė trevė njihen pėr vlerat e tyre kurative ndaj sėmundjeve tė ndryshme, qė ėshtė provuar nga praktika. Duhet theksuar edhe vlerat e mėdha qė kanė kėto lloj bimėsh edhe nė fushėn prodhimeve (bukurative) kozmetike, tė farmaceutikės, industrisė sė lehtė e ushqimore dhe pėrdorim tė gjerė nė praktikėn e jetės sė pėrditshme. Pra, Zagoria ka njė natyrė me njė shumėllojshmėri biologjike kualitative, e cila ėshtė faktor determinues, pėrcaktues, pėr zhvillimin e turizmit si dhe pėr pėrtėritjen fizike dhe bukurinė shpirtėrore.
Specialistėt e kėsaj fushe, studiues, kanė ngritur herė pas herė shqetėsimin e tyre pėr tė organizuar dhe pėr tė shfrytėzuar kėtė pasuri tė madhe tė krahinės, duke organizuar grumbullimin nė natyrė, pėrpunimin paraprak dhe dorėzimin nė organizma bisnezi tė ligjėsuara dhe tė linēensuara pėr tė realizuar eksportin e kėtyre llojeve bimėsh. Kjo pėrvojė e grumbullimit ka ekzistuar nė krahinė shumė kohė pėrpara dhe ka dhėnė pozitivitet. Kėshtu, siē theksuam edhe mė lart, nė kėtė grumbullim duhet si kujtesė tė respektohen me rigorozitet ligjet dhe udhėzimet e veēanta si ligji Nr. 7722, datė 15. 06 1993 i Kuvendit Popullor “Pėr mbrojtjen e fondit tė bimėve mjekėsore, eterovajore e tanifere natyrore” dhe udhėzime tė tjera. Nga specialistėt shtrohet zbatimi fanatik i kritereve teknike tė vjeljes, pasi ka pasur dhe ka keqpėrdorime nė disa specie si: dafina, ēaji i malit, sherebeli, trumza, rigoni dhe salepi rrezikojnė tė zhduken. Nė kėtė kuadėr ėshtė i nevojshėm edhe interesimi e ndikimi i Komunės qė grumbullimi i kėtyre bimėve tė bėhet jo me spontaneitet, por i organizuar edhe i disiplinuar dhe bashkėpunimi me partnerėt tė jetė sa mė afatgjatė dhe serioz. Mendimi se kėtė “operacion” mbledhės, grumbullues, duhet ta organizojė njė shoqėri, firmė zagorite, e drejtuar nga ndonjė specialist zagorit, i cili duhet tė investojė nė kėtė fushė, tė ligjėsohet, tė krijojė organogramėn e firmės, me qėllim qė tė centralizohet edhe tė fitojė edhe krahina nė zhvilimin e saj. Kėshtu do tė kishte njė pėrqėndrim tė prodhimit tė trevės dhe tė pasurisė prezente tė kėtyre lloje bimėsh me rėndėsi edhe ekonomike.
Mendimi se pėr evitimin e volumit tė madh tė transportit, pėr disa bimė si sherebeli, trumza, rozmarina, borziloku e tjerė, mund tė bėhet pėrpunimi i tyre me njė desklortor tė thjeshtė, duke i kthyer nė esencė qė janė shumė tė kėrkuara nga eksporti dhe lehtėsisht tė trasportueshme, ėshtė njė mendim specialisti qė duhet tė praktizohet.
Efiēente ėshtė se toka e Zagorisė, ėshtė njė tokė, e cila siguron me pėrbėrjen e saj kimike kultivimin e kėtyre bimėve. Kjo vjen edhe se ato nuk kanė shumė kėrkesa tė veēanta pėr agroteknikė dhe nė kushtet e klimės sonė zhvillohen normalisht e japin rendimente tė larta me shpenzime tė pakta. Nga bimėt, qė mund tė kultivohen mė mirė janė: ēaji i malit, rigoni, borziloku, rozmarina e shumė tė tjera. Leverdia ekonomike ėshtė e madhe, sidomos disa pėrllogaritje tė bėra del se nga 1 dylym mund tė sigurohen 300 - 500 mijė lekė tė reja dhe nga disa bimė shumėvjeēare arrin deri 700.000 lekė pėr dylym.
Nga ana e specialistėve dhe studiuesve ngrihet problemi i shfrytėzimit tė burimeve tė tjera tė natyrės, prodhimet e dyta tė pyjeve dhe kullotave, qė kanė leverdi ekonomike si esencat bimore, lėndėt tonike( regjėse) qė gjenden te dushqet, shqerro, volanidhi e tjera……….. prodhime nga pėrpunimi termik i drurit qė janė qymyri i drurit, eshka e kovaēit dhe kotronet. Nė Zagori nuk ka pėrvojė pėr kėto prodhime, por rezervat janė tė mėdha dhe kėrkesat e tregut tė brendshėm e eksportet janė tė shumta. Ka vend edhe kultivimin e thuprave tė shelgut, traditė kjo pėr prodhimin e koshereve dhe kanistrave. Leverdi ka dhe dhe grumbullimi i frutave dhe farave pyjore natyrale ose tė kultivuara siē janė: arrat, lajthitė, thanat, manaferrat, gorricat, boronicat, kulumbritė, dėllinjat e shumė tė tjera. Pėr kėto realizohet mbledhja tradicionale dhe konsumohen freskėt apo pėrpunohen. Njė rezervė tjetėr nga prodhimet e dyta tė pyllit e kullotave janė kėrpudhat. Prezenca e tyre: pylli i Zhejit, Rapavicė, Dermaz, Ēajup e kudo ku ka bimėsi drunore.
Kėto qė pėrmendėm mė lart nė kėtė trajtesė tregojnė resurset e mėdha qė ka krahina, qė duhet tė shfrytėzohen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Sat May 19, 2012 1:38 pm

Bimėt mjekėsore
Njėsia Mundėsia Ēmimi Sasia pėr Tė ardhurat
Nr. Emri shqip e matjes e grumbull. Mes. 10 vjet pėr 10 vjet
kv/vit lek/vit ton 000 lek

1. Dėllinjė kv 230 6000 2300 13800
2.Rigoni kv 14 12000 140 1680
3.Ēaji i malit kv 5 25000 50 6250
4.Kokrra trėndafili kv 43 8000 430 3440
2.Murrizi (kokrra) kv 7.55 1200 75.5 906
3.Sherebela kv 490 9000 4900 44100
4.Pelin kv 0.8 36000 8 288
5.Sanze kv 0.5 700000 5 3500
6.Tėrfil (lule) kv 0.02 40000 0.2 8
7.Cermedel kv 2 12000 20 240
8.Xanė (lule) kv 2 90000 20 1800
9.Totali 76022

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Sat May 19, 2012 1:38 pm

Ēaji i malit (Sideritis Roseri Boiss)
Emėrtimi nė gjuhėn popullore: Njihet me tė njėjtin emėr.
Pėrshkrimi: ėshtė bimė barishtore shumėvjeēare. Ka njė sistem rrėnjor tė dobėt e jo tė futur thellė nė tokė. Lartėsia e bimės arrin 10 - 5cm. E gjithė bima ėshtė e veshur me push tė bardhėllimėt nė tė hirtė. Gjethet kanė pėrmasa 10 - 60 mm tė gjata dhe 6 -20 mm tė gjera. Ato kanė formė gjatore deri nė tė ngushta vezake, tė pėrmbysura, tė plota ose me dhembėza. Lulesa ėshtė e pėrbėrė nga 5 - 20 qerthuj tė rėnė dhe secili ka 6 - 10 lule tė verdha deri nė tė verdhurėn e ēelur. Lulėzon zakonisht nė muajt qershor - korrik, nė vartėsi me kushtet klimatike dhe nga lartėsia nga niveli i detit. Lidhja e farės fillon nga korriku,vazhdon gjatė gushtit dhe rrallė shkon deri nė 15 shtator.
Pėrhapja: Ēaji i malit konsiderohet si specie endemike e Ballkanit. Nė vendin tonė ėshtė mė i pėrhapur nė pjesėn juglindore, por gjendet edhe nė krahinat nė jug tė Shkumbinit. Nė Zagori ėshtė i pėrhapur nė Dhėmbel, Ēajup e Mali i Rapovicės.
Klima dhe toka: i pėrket zonave me klimė mesatare qė shtrihen nė lartėsitė 1200 - 1800 m mbi nivelin e detit dhe tokave me formacione tė thata gėlqerore, vende shkėmbore, vend eme gurė tė rrallė dhe substrat tė butė.
Kultivimi: Bima shtohet me farė tė marra nga flora spontane dhe fidanė tė pėrgatitur nė fidanishte. Pėr mbjelljen direkt me farė, materiali mbjellės (fara) merret gjatė muajit korrik nga bimė tė shėndosha. Pasi lihet qė tė thahet, pėr pak ditė, ajo pastrohet dhe pėrgatitet pėr t’u hedhur nė arė. Parapraktisht ara duhet tė jetė e pėrgatitur pėr mbjellje. Me anėn e punimeve ajo duhet tė jetė e shkriftėruar mirė. Afati i mbjelljes ėshtė muaji prill. Mbjellja bėhet me rreshta 60 deri nė 70 cm larg dhe kur bėhet rrallimi bimėt lihen 20 - 30 cm larg njėra - tjetrės. Sasia e farės pėr njė ha duhet 10 kg. Rezultate tė mira jep mbjellja me fidanė tė pėrgatitur nė fidanishte dhe mbjellja me filiza tė marrė nga bimėt mėmė. Praktikisht edhe nga ana ekonomike mė mirė ėshtė mbjellja me filiza tė marrė nga bimėt mėmė. Si afat mbjellje, mė tė mira janė mbjelljet e nėntorit pėr nė vjeshtė dhe ato tė prillit nė pranverė.
Pasi ka zėnė fidani, vitet e para tė jetės jep rozetė me gjethe, ndėrsa vitin e dytė dalin kėrcejtė lulembajtės. Kėrcejtė e vegjėl janė tė shumtė, deri nė dyzet vitin e parė, ndėrsa nė vitin e dytė ato rriten dhe dyfishohen nė numėr.
Vjelja e prodhimit
Ēaji ka njė periudhė tė gjatė lulėzimi. Kjo fillon nga fundi i muajit qershor, intesifikohet nė muajin korrik dhe gusht dhe fillon tė bjerė nė ditėt e para tė shtatorit. Nė fillim lulėzojnė lulėritė e degėve kryesore, pastaj nė periudhat e mėvonshme, nga degėzimet e dyta dalin lulėri tė tjera. Kėshtu dhe vjelja e lulėrive duhet tė kryhet periodikisht me lulėzimin e plotė duke i prerė me gėrshėrė deri nė nivelin e kaēubes. Lulet e prera lidhen nė tufa tė vogla dhe dėrgohen pėr t’u tharė nė vendin e caktuar. Ekonomikisht nuk mund tė pėrcaktojmė leverdinė e kultivimit tė ēajit, pasi kėrkesat e tregut tė jashtėm janė tė pakta, por mjafton tė themi se nga njė ha tokė tė mbjellė me ēaj merren rreth 10000 tufėza lulėrie (nga 1 tufėz pėr ēdo m2). Ēdo tufė lulėrie ēaji nė tregun e brendshėm shitet rreth 30 lek, kėshtu qė i bie qė pėr ēdo ha tė merren mbi 300 mijė lekė tė ardhura.

Marrė nga libri “Zagoria Perla Profil i biskuar” i Kristaq F. Shabanit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Sat May 19, 2012 1:38 pm

BARI I PEZMIT

Akchillea millefolium L.

BARI I PEZMIT
Radhitet si njė ndėr ilaēet mė tė njohur dhe mė tė pėrdorshmit si nga brenda dhe nga jashtė. Ai ėshtė i shijes sė hidhur.. Dikur nė shkollat mjekėsore pėrjetonte zė tonik tė lartė, stimulant, kundėrspazmodik. Ka njė ndikim tė fuqishėm kundėr hemioroideve. Pėrdoret pėr shumė lloj sėmundjesh. Barin e pezmit e pėrdorim edhe tė shtypur nėpėr plagėt tė llojeve tė ndryshme (pėrshkak tė ndikimit shėrues tė taninit qė pėrmban, azulentit si dhe cinertės), por e gjithė kėrkon kėrkim. Ėshtė i kėshillueshėm tė jepet pėr luftėn kundėr ndezjes sė lukthit dhe tė zorrėve, kundėr ngatėrresave nė veshka, mėlēi e tjerė. Populli ka besim nė aftėsitė kurative tė tė kėsaj bime. Ng prakticiteti ėshtė vėrteuar se kjo bimė mjekuese ėshtė njė nga bimėt mjekuese mė efekprurėse.
Bari i pezmit ka njė karakteristikė tipike se nuk mbart veti helmuese, nuk le £shprehi” dhe mund tė pėrdoret ēdo ditė pėr forcimin e organizimit. Ai hyn nė numrin e madh tė bimėve pėr ēajra tė kombinuara, me shije tė hidhur e tė athėt si dhe ka erna tė ndryshme. Pėrdoret pėr forcimin e organizmit, pėr shtimin e oreksit. Pihet nga njė lugė tinture....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 11399
Age: 55
Vendi: Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi: Poetry
Registration date: 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Sat May 19, 2012 1:38 pm

Pasioni im i kahershėm : bimėt mjekėsore dhe kurimi prej tyre
I nderuari lexues!
Pas daljes sė parė dy vėllimeve poetikė vendosa tė ridal dhe tė hedh hapa tė tjera nė lėmin e fushės sė Mjekėsisė Alternative. Kjo ka qenė njė nga pasionet e mia tė kahershme. I kisha qejf dhe i kam lulet, si ēdo njeri, qė e dėshiron tė bukurėn, por unė nuk shihja te lulja, apo te fruti vetėm bukurinė apo shijshmėrinė e saj. Unė isha e shtytur nga njė shtysė e brendshme: Si duhet tė pėrdoren kėto lule dhe kėto fruta nė favor tė mirėshėndetit njerėzor. Ndaj m’u shtua pasioni. Kundroja te lulet dhe te frutat anėn e tyre terapike pėr tė kuruar sėmundje tė shumta, qė pėrhapen te njerėzit, pėr tė disiplinuar indisiplinimet trupore. Pėr kėtė njė nga pasionet e mia ishte ky kėndvėshtrim dhe trajtesė, ndaj pėr shumė dekada u mora me bimėt mjekėsore, tė cilat janė aq tė shumta, tė llojeve tė ndryshme nė territorin e vendit tonė. Fillova qė tė lexoj libra tė karakterit tė tillė, qė realizonin njohjen dhe pėrdorimin e tyre (tė bimėve mjekėsore). Qysh nė sistemin e mėpėrparshėm i kisha vėnė vetes pėr detyrė tė njihesha dhe me aftėsinė teorike dhe praktike kurative qė realizonin mjekėt alternative tė suksesshėm. Dr. Arqile Boti ka qenė pika ime e referimit, modeli i suksesit nė kurimin me bimė mjekėsore. Kisha dėgjuar gjithmonė, pra shpesh, pėr ēuditė e tij. Njerėzit e sėmurė viheshin nė radhė pėr t’u konsultuar dhe pėr tė marrė kėshillat mjekėsore tė Dr. Arqile Botit. Unė e ndiqja nė ēdo emision televiziv me shumė kujdes, duke mbajtur shėnime tė shumta. Dhe kėshtu kjo shtysė e madhe mė tha me njė zė tė brendshėm se Unė mund tė bėja diēka dhe tė merresha me kėtė veprimtari. Fillova tė pėrpija tė gjitha librat, qė dilnin pėr Mjeksėinė Alternative. Pasi mora njė teori tė tillė, u njoha konkretisht me tė gjitha bimėt dhe me pėrgatitjen e tyre pėr tė kuruar sėmundjet e ndryshme. Por njė nga prirjet e mia ishte pėrgatitja e barnave me receta tė diktuara. Por me shpejtėsi unė arrita tė bėj eksperimente tė ndryshme dhe tė ndjek hap pas hapi aftėsitė kurative tė barnavave, qė pėrgatitja dhe jepja te njerėzit, qė kishin nevojė pėr to. Duke qenė shumė e ngulur nė kėtė lloj pune, unė arrita qė tė kisha suksese. Mė ka ndihmuar nė kėtė proces dhe studimi i librave tė mjekėsisė alternative greke si dhe librae e botuara nė vendin tonė pėr kėtė mjekėsi nga mjeku aternativ Hysni Dankshi.

Gjirokastėr, janar 2012
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 

Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -