Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:39 pm

POETIKA E BUKURIMIT


Venka Capa, Tiranë

Jam grua

Hedh vështrimin,
Zbehtësisë së dritës…
Jam cung, drutharë,
Përplasur nga fati,
Rrahur nga mëshira,
Në stinë hipokrizie.
Malli që baris për jetën,
Më dhuron këmbët e lisit,
Lutem para Shën Mërisë:

Jam grua, kam shpresa,
Më vlon dëshirë e shenjtë,
Më hidh një degë të pafaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:39 pm

Pema e dashurise

nga Lindita Prenga

Gdhenda në vetmi pemën e dashurisë,
stolisun me diamantin e zemrës.
Rrethuar me zogjtë e ndjenjave të mia
e qendisur me merakun e ndjenjës .

Bukuria e saj me mahniti shpirtin,
yjet shkëlqimvezullues shpërndanë.
Natyra lëshoi të madhin kushtrim,
jeta më dha ëndrrën, dikur të vrarë.

Lulëzoi pema mrekulli, gjallërim,
lëshoi aromën e ndjenjës fisnike.
Trokiti ëndrra një botë piedestal,
gdhendje ndenjash labirinte romantike .

Romanticizmi ndjek rrugën e vazhdimësisë,
Dashuria rend të gjejë strehën e dashurinë.
Ëndrrat morën të vetmen rrugë të jetës,
Koha besoi ligjërimin, lirshmëri e vetëvetes.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:39 pm

SA PAK KËRKON NJE GRUA…

nga Nexhi Baushi , Tiranë

Një grua s’kërkon shumë…
Pakëz vëmendje,
një përkëdheli.
Lotin t’ia fshijë
Një dorëz e butë,…
Nje shushërimë ëmbëlsirë në vesh.
Tingullin e Bethovenit
ta kthejë në sinfoni…
S’kërkon kostelacion pa fund:
Vetëm një yllësi të zbresë
në gjinjtë e saj.
Sa pakëz kërkon një grua,
sa pakëz…

Ti, mos u kur...se:
Një petal nga trëndafili
dëshirimi saj…
Me aromatizim tërë jetën ta përplotojë.
Një telefonatë të vetme, pritësi me ankth.
Nje dritëz të kuqe sipar përndritur në chat….
Një grua s’ kërkon shumë.
Ta marrësh përdorë ta synosh drejt vetes së saj .
Herët në pranverim tek ajo të shkosh,
Si gonxhe ta vjelësh
Mbështetur në gjoks - rritësi jete.
Një grua s’ kërkon shumë, pak , fare pak:
Nga gryka llavëskuqur e Vezuvit plak,
Pendën ta ngjyesh me zjarr të pashuar.
dhe në mantelin e bardhë të Agimit
Fjalën magjike ta dritëshkruash…
Sa pakëz,
sa pakëz,
kërkon
një
grua!…

Tiranë, 03. Gusht 2011
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:39 pm

DORINA VEDRA MUSHI

Në flakët e dashurisë


Flakës së dashurisë
me mijëra zemra bëhen hi,
ndaj bëji lutësi Perëndisë,
prushimin të ta ndezi në gji.
Flakës së dashurisë
gjaku vëlon në damar,
një pikëzim dashurie të të fal…
Flakës së dashurisë
krijohen tërmetet e zemrës,
ndaj lutju Perëndisë
se i dha jetësi femrës!
Në flakët e dashurisë
të gjithë do të digjemi
e do të shndërrohemi në hi...
Por sërish bëj ritualin,
lutju Perëndisë,
që të dha emrin e madh Njeri.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:40 pm

Lefteri Sema

Folkloristika e bukuruar

Më trete, syzezë…

O, seç e more rrugën,
Drejt, o moj, në Janinë.
Them të vij dhe unë me ty,
Oh, për shoqërinë.

Ç’të bëj unë i mjeri,
Të hodha sevdanë,
Kudo që të jem, moj,
Dua të të kem pranë.

M’i nxitoje, moj, ato hapa,
Ti përpara, unë nga prapa.


Refreni
Të ngela pas te fustani,
M’u dogj shpirti, m’u dogj xhani.
Mendo për mua të mjerin,
Që më trete si sheqerin.
Më trete, syzezë, më trete,
vrapoj ku shkon e ku vete.


Thëllëzë e malit

Mbi gishtat e këmbës
M’i zbrisje sokatët,
Moj thëllëzë e malit,
Të mos zgjosh zambakët.

Refreni
Zambakët e prillit
Mbushur plot aromë.
U shkon pranë e pranë,
Sikur fluturon.

Bilbilat mbi lisa
Këngës seç ia thonë.
U shkon pranë e pranë,
Sikur fluturon.

Bilbilat mbi lisa
Këngës seç ia thonë.
Moj thëllëzë e bukur,
Ku vete ku shkon.

Vetullat si hark,
Më ecën si flutur,
Nuk të lë pa marrë,
Ty, moj belkëputur.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:40 pm

Nehas Sopaj

Tu fazes nascer dentro de mim uma chama

Tu és murmúrio ruidoso e fragrância de oliva
que vem do mar espumar-se em mim.

Tu és calor estivo com zumbido de abelhas
que vem de outras eras na longa noite.

Tu és perfume de amor na longa noite,
claridade velada que vem despertar em mim o canto.

Tu és o meu renascimento sóbrio sobre a relva,
que bate, como a chuva, na janela do meu quarto,
fazendo nascer, dentro de mim, uma chama."


ESCRITOR ALBANÊS*


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:40 pm

AFERDITA KRASNIQI THYEN HESHTJEN...
Para disa kohësh shfaqa një bukuri fizionomie, sot po shfaq të njëjtën , Aferdita Krasniqin, por nga një plan tjetër: shkathtësi mendjeje dhe thurje poetike... Vendosje në një plan dezilucioni,... Është një gjetje e përmbushur me poetizëm dhe figurim... Protagonistimi në këtë poezi përgjysmon diellin e këndvështruar nga një pozicion real, i cili çuditërisht ndrit, hënën e ndason. Kjo poezi reale jep leksionim për gjetje rrugëdalje nga dezilucioni dhe dalje në hapësirë të gjërë ... Është një poezi e thurur ne thurje shpresimi...

KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.P.S


POEZI NGA
AFERDITA KRASINIQI

PËR MUA S'KA MËNGJES

Unë,
S'kam më besim,
Në besnikërinë,
e bregut të kuq.

Si duket,
Bukuria më dënoi,
Si qyqe endem,
Me dashurinë e zjarret.

Amshimi.........
Në sytë e mi - jetë shpirti,
Duke u përplasur,
Nëpër valët e detit!..
*
Më vjen në ndihmë papritur
"një "SOS" fluturimthi
i lëshuar nga hemisferat e Shpresës
dhe të Kepit te Mirë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:40 pm

Shtatë ngjyra
nga Gjergj Nikolla
Shtatë ngjyra kthehen,
në një për ty,...
shtatë ditë e netë
në një të vetme për ty,...
diell e hënë e yje në sy,
je ti,...vetëm ti!

Penën marr me fletën në qiell
të shkruaj për ty,
poezinë e radhës,...
penelin lë në tryezën qelq,
fytyrën tënde puth...
Kur dielli ndrit a yjet ndizen,
kur hëna shkëlqimin merr nga ti,
ti dije zemër dije,
në buze më je,
në sy më rri...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:41 pm

Jozefina Traboini


Fin + Sinfoni Bet'hoven

Me notat e tua Bet’hoven
Do melodioja me gjithë botën
Me tingujt e tu, qaj gjithë kohët…
Bet’hoven, krijesë e pëlqesë
Përjetimet e jetës
falë teje i kam gazmim
Lumturoj çdo çast,
kur të dëgjoj e shoqëroj
Sinfonitë nga e para tek e nënta…

I ke pikturuar me jetë
I ke partituar mendjenjë…,
I bëlbezoj në heshtje,
në vetmi t’i dëgjoj fantazisht ,
I dua vetëm për vete…

Bekohem,
trishtohem,
Natyrën thërras…
Momente,
melankoli,
mall
të gjitha më përgjigjen…
Hesht,
dhe fantazoj me dashurinë time
ta përshkruaj të jetuarit…
Mbrëmjeve - nota
Muzikën tënde kërkoj në kërkim ...

Kujtesë,
mendim,
shpresë,
dashurinë dhurim
Atij
që dua më shumë
se jetën time.

Kur të vdes
me muzikën tënde
dua të më shoqërojnë,
deri në varr…

Atje do gjej Qetësinë
sepse i jetoja,
por nuk munda kurrë,
t’i zotëroja çastet…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:41 pm

TAKIMI I BARDHË

Nga Linditë Ramushi


Dora jote prek

Pëllëmbën e dorës time

Gjersa rrëshket nga djersa me ëndje.



Kur dora shtatit përshkohet si rrathë

Rrathë valësh liqeni

Të liqenit që sjell vorbullën e rrumbullaktë

Takohen trupat tanë në pikën e mesit.



Dora e shtruar në shtrat të valëve

Liqenit i sillen si fustan

E unë sillem si shtojzovalle e nusëruar

Të kryqëzoj takimin e bardhë.



Buzët të kuqe jo nga ngjyra

Por nga malli i shijes

Që pret të çel një puthje tënden

Si qershi e parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:41 pm

Mirlinda Musaj

FURI NDJENJASH

Do i ndalë ndritimin hënës,
do i ndalë këngën gjinkallës,
do i ndalë retë e qiellit,
do i ndalë rrezet e diellit!

Aromën lulës do t'i helmoj,
të mbushë vrerë të tërbuar,
trup e gjeth t'i ndëshkoj,
fara të mbetët e mallkuar!

Zogun e malit rob ta bëj,
këngën e tij ta ndiejë mall,
edhe stina acar mbetur,
s'do vijë më pranverë-behar!

Yjësinë e magjishme,
do e bëj ushtri antike,
mbrëmjen e pafund,
do bëj muze historike!

Flakadanin e vetëtimës
do të ndal e ta urdhëroj,
Mbretit fatkeq, korb-djallit,
t'i rikthehet të tërboj!

Edhe dëborën majëthepisur,
do ta zgjojë pa dhembshuri,
Kurorën e saj të kahershme,
do ia flak shkrumb e hi...

Tani kohën e ndal,
shkëmb e dru do ndryshoj,
Mbret i errësirës do të bëhem,
ëndrrën pa realitet të amshoj!!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:41 pm

Të ndjekësh rrugëtimin e dashurisë...
Skicim
Nga Majlinda Shabani (Aleksandra)

Ora kishte vendosur të ikte shumë larg! Une kisha varur në qafë një metamorfoze kapluese, të stisur prej vetes sime...Tik - taket e orës kishin kapërcyer hapat mbremësore dhe ishin nisur për diku, në kërkim të një adrese dashurore... Shpeshherë këto “tik – take” më ngjanin të gjata në pakuptimësi, duke më dhuruar emocione të pandalshme, më kryqëzonin fuqishëm, më bënin pjesë të tyre pa fund.. Mendova bindshëm me vetdialoguesen time, se, ndoshta këtë herë, ajo hija e mbetur e një ore të larguar do të këpuste sërish yje mëngjesore sëbashku me mua... Me pas ato do t'i vendosnim me grimca delikatese në tokën e paduruar, në trajtë germash për dashurinë e çdo ditë, do të nënshkruanim një emër dashurie shumë thellësisht me ndjenja të hekurta shpirti... Ndoshta, kur të zgjohesha do të isha ende i rrethuar nga fjalet e saj, nga pëshpëritjet e ndjera të nje dashurie me titull të papërfunduar, të stiluar krejt ndryshe nga e zakonshmja... Thjesht do të ishte një zgjim i mirëseardhur nga një gjumë vrastare ëndrrash të lotueshme, i veshur me shumë petka hijesh të ngjeshura pas trupit me shkëlqim trishtimi mbi veten, mbështjellur aq shumë, të cilat do të më ngjasonin me rrokullisjet e ngadalta të një breshke nëpër rrugëtimin e saj, sikur do të ndanim një bashkejetesë të çuditshme... I pari mendim më mbërtheu, vendosi të më gjunjëzojë para ekzistencës së tij... Me pas e vendosa zemrën time për një çast te dora ime dhe fillova të mendoj për zemren tënde; s'arrija t'i dëgjoja frymëmarrjet e saj, t'i ndjeja ethshëm... Dhe një herë tjeter orvatesha me shpresën e këputur, nëse ende arrinte të njihte dhe të pranonte frymë brenda atyre arterieve të saj, mos ndoshta ato ishin ngushtuar nga ky rrugëtim, ku pushtuar prej dhimbjes mëkatare, ishte e pamundur t'i zhbllokoje nga kjo rrymë negative në vetvete... E joshur, e tunduar, afrohesha të dëgjoja më tepër, por stopohesha në një udhëkryq pa krye, pa fund në dukje dhe me kohën të ikur prej duarve të mia, me nocion të numëruar... Një moment i mbylla sytë e mi, solla ndërmend një tërësi perceptimesh, shumë burime ndjesish... Doja të takohesha me çaste të bukura. Doja të ndalesha i tëri aty, si emër, si qenie, si frymë, si kuptim, si një ligj i natyrës... Doja të isha protagoniste e një akti të përjetshëm për ëndrrat, doja të përulesha brenda në atë lumturi të dubluar, afatshkurtër. Endesha me këmbët e mia të kërkoja më tepër... Endesha t'ia nisja sërish nga diku, nga diçka, s’e dija se ç’mund të kërkoja më shumë se aq, ndoshta mund të më dukej diçka ajo çka më falte ai përjetim... Doja t'ia nisja dhe aty, ku kishte ndalur hera e fundit... Një dashuri fliste me zë të mekur brenda meje, më rrëfente një dhimbje të madhe, këndonte aq trishtë, në notat e saj luhesha si një melodi e veçantë, pafund... E strukur në ankthin e ditënetëve rrokullisëse dhe, sonte, si për çdo ditë, mundohesha ta pasuroja me një dritë shumë të madhe zemre, por ajo e kishte radhitur vendimin e saj në këtë rrugëtim, të fikej vetvetiu. Nis t'i ulëras ndjenjës sime, por ajo s'është fajtore, e njeh rritjen më tepër çiltërsisht si një femijë, ndjen dhe provon shumë lumturi e dhimbje, kontraste jete njëkohësisht. Ky është fundi i rrugës ndoshta... Kam mbërritur në destinacion... Dashuri, mundohu ta shikosh dhimbjen time në sy, lexoji rreshtat e saj, thuaji dhimbjes të largohet.... Lutësisht të drejtohem: “Sillma lumturinë këtu... Lejoje të hapi krahët sa të doje në mua; bëje për të fundit herë, lejoje të paktën, vetëm sonte, te lutem...!!! "


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:41 pm

Flutura Maçi , Poete, piktore, kitariste… Flutura Maçi, piktore , poete, skenografe, kitariste…,nje rast epokal
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:42 pm

Jorgo Telo

Sumbulla poetike
PAJA

-Do marr ca re të bardha,
mbi to do mbjell mjaft yje.
A nuk të erdhi
për vello
radha?
“Pres të më sjellësh
si pajë
blunë e njelmët të syve.

MARTESË
Në dasmën tonë, e dashur,
për orkestër do kemi
tinguj qielli.
Si dasmorë –
buqeta rrezesh dielli.
Do doja të kishim përqark
valle yjesh dhe dritë hëne.
Ndoshta të tëra
do na bujisin
në shtrat
në pragmbrëmje.

TRAZIM…
Ti më trazon
me rrezet e syve të tu.
Në kopshtin e Edenit
e gjej veten.
Ti kristalon te një qiell blu.
Unë
qaj,
qesh,
dehem.


ZILIA

Merakshëm ujis lulet
në ballkon.
Mbi çdo lule – fytyra jote
e qeshur.
Një bletë te çdo lule
cazë qëndron.
E kundroj dhe
mbetem i zilepsur…

MOS U DRUAJ

Mbështetu te zemra ime!
Mos u druaj
nëse hijen time ma shkel!
Mbushma shpirtin me këngërime,
Zogëz e derdhur,
gonxhe që çel…!

MESMAJ

Na u mblodhën
gjithë muajt e vitit
këtë mesmaj:
Ti si Borëbardha,
unë si princi.
Të tillë veten e mbajmë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:42 pm

Jeni të mirëpritur ne Qytetin muze….

Qyteti Muze i Gjirokastrës, qytet i UNESCOS, një pasuri fantastike botërore. Manitje nga prezenca dhe famiitja e tij në sytë njerëzorë, i arkitekturuar nga mendësia njerëzore...Kjo tregon inteligjencën njerëzore prezente ...












Kalaja madhështore e Gjirokastrës





Poetët në kalanë e Gjirokastrës


































Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:42 pm

Nga Lefteri Sema

Jeta jonë është më e gjallëruar, kur përdorim bimë, të cilat kanë vitaminat e nevojshme për trupin tonë. Bimët me veti kuruese na i ka falur vetë natyra. Mjekësia e sotme e ka kthyer shikimin në bimët medicinale, të cilat janë njohur që në vitet e lashta. Natyra dhuron, mjekësia shëron. Përdorimi i frutave, perimeve dhe bimëve medicinal janë jetëgjatësia jonë. Kjo te ne është trashëgimtare dhe brez pas brezi duhet të bëhen më të njohura për vlerën e tyre mjekuese dhe ushqyese. Sa më i gjerë dhe më i njohur të jetë kulturimi ynë në thellësi, aq më të shëndetshëm dhe të gjallëruar do të jemi. Kurimet dhe dietat na sjellin jetëgjatësinë. Në ushqimet e përditshme është mirë të vendosim sa më shumë vitana aromatike.
Kam vite që merrem me studimin e bimëve medicinale dhe vlerën e tyre mjekuese. Dëshira për të shtuar njohuritë e mia, në këtë drejtim, më ka lejuar që të bëj edhe eksperimente të ndryshme për disa problem shëndetësore. Nga rezultatet e marra mora më shumë kurajë për të vazhduar më tej. Cilat ishin disa prej syresh:Në uljen e sheqerit në gjak, të kolesterolit… Në kurimin e ftomës dhe sëmundjeve të lëkurës.
Duhet të dimë se bimët e thara në hije ruajnë vlerën e tyre rreth 18 muaj.
Në problemet e hipertensionit gjithashtu ka shumë rezultate të mira.
Ndodhem në lagjen Manalat Gjirokastër. I mirëpres pyetjet për probleme të ndryshme.
Mobil: ++355695840719



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:43 pm

Kryeredaktore e revistës : Majlinda Shabani (Aleksandra)
ZëvendësKryeredaktorë: Lindita Ramushi, Kristo Stoja
Redaktore: Lefteri Sema,
SPONSOR I REVISTËS :Lefteri Sema,
Kryetare e Shoqatës Mjekësore Alternative
Adresa e LNPSHA “PEGASI”: Rruga “Alqi Kondi”
LNPSHA “Pegasi” ALBANIA *Internet Kafe”, kati i dytë
Mobil ++355693846682
Shtypur ne shtypshkonjën e Shtëpisë Botuese “MARIN BARLETI ” TIRANË







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 EmptySat May 19, 2012 1:43 pm

POETJA ZYLI GAXHOLLI, PERFAQESUESE DINJITOZE E BUKURISE SHQIPTARE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)   Pegasi, Bukuria,  Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra) - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Pika ime Lumturi shpirtëzuar në sytë e mi Aleksandra Shabani
» Poezi nga poetja Majlinda Shabani (Aleksandra)
» Aftesia perzgjedhje e ushqimit,Majlinda Shabani (Aleksandra)
» "Stilistika e Lirisë" e poetes Majlinda Shabani ( Aleksandra
» MAJLINDA SHABANI AN ALBANIAN POETESS by Teresinka Pereira

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: