Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:25 pm


PER TE ZGJERUAR NJOHURIT E NJOHJES ... DHE PER T’U FUTUR NE TEJNJOHJE

PERIKLI FILIP SHABANI, ZAGORITI ERUDIT , SUPERPERSPECIALISTI I TURIZMIT , QE HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE SHTETIT FQINJ GREQISE, I CILI DHE SOT NUK KA NDRYSHUAR ASNJE PRESJE, POR QE APLIKOHET EDHE NE QIPRO...
AI DHA MAKSIMUMIN E TEJMUNDSHEM NE KRYE TE TURIZMIT GREK.
DIHET SA I SUKSESSHEM ESHTE TURIZMI EDHE SOT NE GREQI .
FAMILJA JONE NDJEN NJE KRENARI TE LIGJSHME PER TE ...
NE VIITN 1991 AI ERDHI ME OBLIGIM DHE ME PLAN TE DETAJUAR TE JAPE KONTRIBUT NE ZHVILLIMIN ETURIZMIT SHQIPTAR, DUKE E FILLUAR NGA VENDI I ORIGJINES SE TIJ...GJIROKASTRA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:26 pm

Duke qene afer tij ne Greqi dhe me kontakte te shpeshta , per arsye te aferise familjare, perftova shume nga pervoja e tij ne aspektin vizionar turistik.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:26 pm

NJE FRAGMET JETESOR NGA LIBRI IM
“NJERIU, PRONE E TRE SHTETEVE” ...Monografi, skicim historik, kushtuar Filologut te madh Prof. Filip Shabani (Filipos Siambanidhi)



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:26 pm

Perikliu
Shumėkush ka dėgjuar pėr Perikliun. Madje, shumė e tipizojnė “Djali i Profesorit”. Janė tė shumtė ata, qė qė ruajnė ndonjė kujtim nga shoku i tyre dhe kėrkojnė ta shohin tani nė moshė madhore, duke dalluar atė tipizim, i cili ka mbajtur nga kujtesa shumėvjeēare. Perikliu e pėrvijoi jetėn e tij vetė, nėn kujdesin e nėnės sė tij, Paskalisė; figurės sė shquar dhe tė ndritur tė Filip Shabanit dhe falė talentit dhuntive tė tij indviduale dhe “kujtesės sė madhe, qė mund tė lejė njė filolog i tillė si Filipi”. Ai ngjiti shkallėt e larta duke shkėlqyer nė profesionin e tij nė njė vend si Greqia. Ai arriti tė jetė drejtor i Pėrgjithshėm i Turizmit tė Greqisė, njė nga shtyllat mė tė fuqishme tė pėrparimit ekonomik grek. Dhe ky impulsator i zhvillimit ėshtė me origjinė nga Lliari i vogėl, por i bukur i Zagories sė Gjirokastrės.
“Retrospektivat janė tė bukura, tė kthejnė nė kujtesė dhe tė bėjnė tė lėshohesh nė ato kohėra tė para qė kujesa e njė fėmije ka fiksuar me mėnyrėn e vet dhe nuk mund tė prishet ai imazh...”, - thotė ai nė kontaktin e parė me tė nė zyrėn e tij tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm. I jep urdhėr sekretares qė nė zyrė tė mos futet njeri dhe i lutet qė takimet do tė shtyhet vetėm pas pak kohėsh. Sekretarja, njė ezmere e mbushur, me ca sy nė formė bajamesh, na lėshon njė buzėqeshje, qė ta pronėsojmė nė shenjė mirėsjellje dhe del nga zyra.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:27 pm

Fillon komunikimi me njė shqipe tė bukur, qė ēdokush do t’ia kishte zili: “Ngjan nga Mihajt, nga Mamaja...” Ishte konstatimi i parė i Perikliut dhe, mandej, filloi tė pyesė pėr fshatin e sidomos pėr mamanė time. “Dėgjo, - mė thotė, - mė ka mbetur nė kujtesė ajo sjellje e saj njerėzore, ai trajtim i shkėlqyer. Mua, si mė tė voglin, mė jepte majėn e gjėrit. Aso kohe mamaja juaj ishte nuse e re nė Shabanaj. Mė merrte “kaē”. Ruaj kujtimet mė tė bukura pėr atė grua, qė tani mė thanė se ėshtė plakur shumė...” Pastaj filloi tė mė pyesė pėr njerėzit qė nga Ponaj, Llanaj, Londaj, Ristanaj e deri nė Hilaj. Mė pyeti, veēanėrisht, pėr Ilia Nikollin, Kozma Koēin, Miēo Koēin, Aristotel Stefanin e shumė e shumė tė tjerė. Mė pyeti edhe pėr Malinė e Dadaj, Maron e Mihaj, Marinėn e Shabanaj [xhajeshėn time}, pėr Katen e Meēaj, Evėn, Nicon, Ritėn, Kostandinėn e Ponaj dhe shumė tė tjerė. Unė i pėrgjigjem. Ai ka mall. Ai ka zjarr nė zemrėn e tij. Mė pyet pėr varrin e babait tė tij. I them: “ Ai pastrohet ēdo vit, bashkė me varrin e tatė Thomait...” Njė lot dhimbje i rrėshqet nga
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:27 pm

sytė e tij tė bukur: “Nuk mund..., na ndanė kohėrat, na ndanė..., vijon. Kohėrave ua hedhim fajin, bindjeve, ndjesive, fenomeneve qė i prodhojmė...” Biseda vazhdoi rreth njė orė. Nė fund tė bisedės i drejtohem: “Unė jam kėtu nė Greqi qė tė filloj tė shkruaj njė libėr pėr Filip Shabanin. Ndaj nė kėtė kuadėr pėr tė pėrmbushur edhe njė amanet tė viteve ’60, unė duhet tė filloj kėtė punė tė gjatė dhe kėrkoj ndihmėn tuaj nė materiale, kontakte e tjerė...” “Unė do tė ndihmoj dhe do tė vihem nė dispozicion,“ - shpreh gatishmėrinė Perikliu, tė cilin, deri nė atė moment, e kisha parė vetėm nė fotografi dhe pėrdorja metodat e krahasimit. Ky ishte kontakti i parė nė Athinė nė atė gusht tė nxehtė tė vitit 1992. Kontaktet, mandej, me Perikliun u bėnė tė shpeshta dhe, madje, unė atė vjeshtė e kalova nė ishullin e Kretės, nė njė vend ku ma rekomandoi Perikliu te Jorgo Dhetorakis, nė Iraklo. Ndėnja nė Iraklio Pano dhe Kato Guves, njė vend turistik (me kushėririn e parė Ylli Shabanin), deri nė dhjetor tė kėtij viti, kur u ktheva nė Athinė. Peripecitė e jetės dhe bukurisė kretiane janė ndjesi, tė cilat do tė pasqyrohen nė njė libėr tjetėr tė veēantė. Kontaktimet me Perikliun e papėrtuar, i cili nė atė kohė kishte hedhur piketat e njė libri tė madh e me objekt, u shpeshtuan pėr formimin e substancės sė librit “Njeriu, pronė e tre shteteve”. Kontaktime me tė, lamė takime, biseduam nė seanca tė zgjatura, u ulėm mbi libra tė botuar, monografi, libra ku ishin tė botuar letėrkėmbimet e tij, punuam me blloqet e punės sė tij, shėnimet, gazetat e kohės, qė ka jetuar Filipi dhe tė mėpastajme, pra me gjithēka tė nevojshme. Thjesht “Drejtori i pėrgjithshėm” u bindej “urdhėrave tė mia!... ”Misioni im ishte njė mision, qė kėrkonte me ēdo kusht tė ndriēonte njė figurė tė ndriēuar. Takime nė parqe, lulishte, ku edhe Filipi kishte qejf tė pushonte apo tė bėnte shėtitje. Kėshtu unė bėra njė operacion kirurgjikal, qė krijesa tė dilte me tė gjitha gjymtyrėt e saj... Por, krahas tė dhėnave tė shumta, informimeve pėr Turqinė dhe Greqinė, pėr pjesėtarėt e familjes Shabanaj nė Turqi, bisedat pėr Vasil Shabanin dhe vilėn e tij nė Athinė, tė cilėn e
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:27 pm

shfrytėzonte pėr pushime, unė munda tė shkėpus dhe tė krijoj njė pėrfytyrim real pėr Perikliun. Vetė Perikliu ėshtė i thjeshtė dhe mė foli edhe pėr kontaktimet me Aleksandėr Mamopullon, i cili e kishte origjinėn nga Stegopuli i Gjirokastrės, duke e konsideruar njė figurė, qė ka dhėnė kontribut tė maksimilizuar pėr nxjerrjen e vlerave tė Filipit, tė cilin e ka kontaktuar vetė, apo pėr Vogazinos, i cili ka shkruar monografinė.
“Ėshtė vėshtirė pėr ēdo njeri tė flasė, tė shprehet pėr babanė e tij...,”- filloi tė flasė me njė shqipe tė bukur. Siē mė thoshte mėma, ai mezi priste tė shihte krijesėn e tij... Kujdesej pėr mamanė, kur ajo kryente lėvizje tė shumta, apo dėrsitej dhe e porosiste qė tė mos sforcohej. Gjente kohė ky njeri qė tė studionte libra, tė cilat flisnin pėr shtazaninė dhe kujdesin gjatė saj tė shkencėtarėve tė dėgjuar. Ai studionte dhe jepte kėshilla si njė mjek i mirė. Habiteshe se si i interpretonte, sa mbushamendės ishte me partnerin, sa i ėmbėl nė pėrkėdhelje. Gjatė kėsaj kohe lindi dhe motivimi i bukur: “Pashka ime”. Ai e konsideronte si asnjė tjetėr me ē’kam lexuar me kėtė sinomim tė ndritur, qė reflektonte figurė tė jashtėzakonshme, qė motivonte bukurinė, hijeshinė, mprehtėsinė, elegancėn, shijen, menēurinė dhe sfilatimin e nimfės, femrės... Babai, duke pasur diapazon tė gjerė, ishte shumė i kėndshėm dhe duke e quajtur me kėtė motivim bashkėshorten e vet, ai figurizonte qė ditėt e javės, tė ēdo jave, nė shtėpinė tonė ishin “PASHKĖ”, tė cilat sjellin jetė tė lumturuar. Kjo gjetje ishte dhe falė emrit tė mamasė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:27 pm

“Mezi priste lajmin pėr lindjen time. Unė isha vetėm 27 vjeē, ndėrsa Filipi 57 vjeē. Kjo diferencė as qė na dukej, sepse ai ishte gjithmonė i njėjti, i dashur, pėrkėdhelės dhe krijues i situatave shumė tė bukura... Kur e lajmėruan se po lindja, ai kishte pėrgatitur tufėn e madhe me lule, qė mua mė pėlqenin shumė, pa masė: karafil dhjosmarinė, trėndafilė, manxuranė, borzilok... Ma solli buqetėn, mė puthi dhe mė vėshtroi, duke lotuar ty, Perikli, - mė sillte fragmente tė lidhjes sime mėma. - Emri ishte caktuar qė mė parė, emri Perikli, qė aq shumė i pėlqente...”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:28 pm

Kėshtu linda unė nė kėtė familje harmonike dhe shtova lumturinė e saj si dhe lidhėsinė. Ai kujdesej shumė pėr mua, pėr ecurinė e shėndetit tim; gėzohej, kur unė po “mbushesha“ nė trup, qė nuk sėmuresha dhe hera herės, kur kishte kohė, qoftė edhe pak minuta, pushonte me mua, mė pėrkėdhelte dhe mė kėndonte kėngė me zėrin e tij tė bukur dhe melodioz. Mė linte tė lirė. Kėtė ia thoshte edhe mamasė: “Lere djalin tė lėvizė, tė lozė, t’i zgjerohen mushkėritė.”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:28 pm

Njė ditė kishte hapur njė libėr nė mes dhe kishte nėnvizuar diēka me laps. Siē mė tha mamaja, se unė isha kureshtar: “Shih, babai lexon pėr ty.” Unė habitesha dhe pyesja: “Ai libėr flet pėr mua?” “Pėr rritjen tėnde,”- ma ktheu mamaja, se unė isha i vogėl. Babai ishte tip shumė interesant. Para se tė takohej me njė shok, me njė mik tė tij, tė njohur, tė cilėt ishin shumtė, qė nga profesorėt e Universitetit tė Athinės e deri te klerikėt, njerėz me emėr, shkrimtarė, publicistė, poetė dhe shkencėtarė tė gjuhės dhe fushave tė tjera, lexonte dhe studionte dhe pastaj ata vėrenin se Ai ishte njeri i ditur nė trajtimet, tė cilat u bėnte problemeve. Mbaj mend, kur isha i vogėl, njė kohė tė ēmueshme i kushtonte “Lidhjes sė Mėsuesve” qė ishte kryetar i saj, kontaktimeve me gazetat si “Eleftero Vima” dhe “Athianika Nea” si edhe librave tė miqve tė tij nė dorėshkrime apo tė botuara... Periudha nga viti 1928 deri nė vitin1932 ishte njė periudhė kritike ekonomike pėr familjen tonė, nga mė kritiket.. Disa herė, nė mos gabohem, me mamanė vajtėm nė fshat, pati edhe raste me babanė. [Nė pak biografi tė shkruar nga Filipi tregohen vitet, kur ai ka shkuar nė fshatin e lindjes].
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:28 pm

Qė nga viti 1942 - 1946 unė kam vazhduar shkollėn nė gjuhėn shqipe nė Zhej, duke pasur mėsues Sotir Bitėn, Stefan Bitėn dhe Lefter Stefanin. Gjatė kėsaj periudhe pata ndihmė aktive pėr dy vitet e parė tė shkollės nga babai im, i cili kishte shumė dėshirė qė unė tė mėsoja gjuhėn shqipe. Ai kishte pėrparuar nė kėtė gjuhė pa bėrė asnjė ditė shkollė shqipe. Shkruante bukur shqip dhe e njihte gjuhėn me rrėnjė. Shpesh mė kontrollonte detyrat dhe kujdesej pėr pėrparimin tim, duke komunikuar me mėsuesit e mi, tė cilėt e respektonin shumė dhe e falėnderonin pėr kontaktimet dhe ndihmesėn, qė ai u jepte me pėrvojėn dhe nivelin e madh tė dijeve. Babai ishte njė njeri, qė kėrkonte vazhdimisht dije, por qė s’ngopej kurrė me tė dhe s’kėnaqej me vetveten: “Perikli, - mė thoshte, - njeriu duhet tė jetė i menēur, por qė tė bėhet i tillė duhet tė shkollohet dhe tė mėsojė nga praktika e jetės. Unė dua qė ti tė bėhesh i mbarė dhe nė dije t’ia kalosh babait...”
E vėshtroja me dashuri atė njeri, qė e kisha zili, paēka se ishte babai im. Shpesh nė bisedat qė bėheshin me moshatarėt mė quanin “djali i Profesorit”, por edhe kjo mė pėlqente, por edhe s’mė pėlqente. Unė kisha filluar tė kuptoja qė i ri, se njeriu duhet tė pėrpiqet, tė bėhet diēka nė jetė, tė ketė emrin e tij. E ndieja se kjo ishte njė shtysė e brendshme, e cila mė bėnte tė kėrkoja qenien time, tė formoja emrin tim. Dhe kjo shtysė ėshtė krijuar falė prindėrve tė mi tė repsektuar. Duke e pasur kėtė shtysė nė shpirt, pas vdekjes sė babait, ikjen e tij e kam parasysh dhe sot, mbasi janė ēaste tė humbjes sė njė njeriu tė madh, i cili jetoi me mua vetėm 12 vjet tė jetės, por gjatė gjithė jetės sime ka qenė pikė referimi pėr mua pėr tė ngjitur shkallė. Ai gjithmonė mė shfaqej para syve, duke mė ndihmuar nė ecjen time nė jetė. Dhe qė u larguam nė shtėpinė tonė nė Athinė, u larguam falė miqėsisė sė madhe dhe ndihmesės sė dhėnė nė Athinė, kur ishte nė Universitet, tė shquarit Doktor Omer Nishani, i cili ndihmesėn e shpėrbleu me ndihmesė. Falė firmės sė tij ne shkuam nė Athinė. Gjenialitetin dhe kontributin e Filip Shabanit e njihte mirė ky peronalitet i madh i Shqipėrisė, intelektual i rrallė. Tė tillė ishin shokėt dhe miqtė e babait, tė cilėt e vlerėsonin pėr stadin e lartė tė intelektualizmit, ashtu siē ishte vlerėsuar nė vitin 1912, 1924!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:28 pm

Ne u kthyem nė shtėpinė tonė pa babanė! Na dukej shtėpia bosh. Tani e kuptuam mė mirė unė dhe mamaja se ēdo tė thotė tė mos kesh njeriun tėnd mė tė dashur. Megjithatė, kėtė dhimbje na e hiqte pak prezenca e miqve tė shumtė tė babait, lidhjet e tij, nuk fashitėn qėndrimet e tyre miqėsore ndaj nesh. Unė kisha prapė miqtė e babait dhe ata kėnaqeshin me pasardhėsin e tij... Njeriu kupton rėndėsinė e njė njeriu tė afėrt shumė mė tepėr, kur nuk ėshtė prezent... Kuptoja qė ai mė duhej dhe mė shfaqej gjithmonė para syve tė mi. Mamaja m’u bė dhe baba... Vijova studimet nė shkollėn “Leontiu Frer Mishel”, shkollė e mesme franko - greke. Kėtu mė ndihmoi dhe mbesa e mėsuesit Andon Sule. Kėtė shkollė e mbarova me rezultate mjaft tė mira. Mandej, vijova studimet e larta nė Universitetin e Athinės, nė Fakultetin Juridik, tė cilin e pėrfundova nė vitin 1958 dhe pak mė vonė Fakultetin Ekonomik nė Selanik. Kisha njė etje tė madhe pėr tė studiuar. Ndoqa pėrsėri Universitetin nė Athinė pėr Sensin Politik. Isha kompletuar. Kisha zbatuar njė porosi tė madhe tė babait. Shpesh qėndroja nė studion e tij dhe shikoja gjėrat e tij tė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:29 pm

ēmuara: shėnime, libra, qė mė pėlqenin, kritika, shkrime nga gazetat, veprimtari filologjike, mėsimore,... Fillova punėn, duke konkurruar dhe duke u ngjitur shkallė - shkallė nė profesionin tim, tė cilit iu pėrkushtova gjithė jetės sime qė nga viti 1958, duke qenė nė Drejtorinė e Administrimit tė Turizmit, nė Drejtorinė e Inspektimit, Drejtor i Hoteleve turistike, Drejtor i Festivaleve. U martova me Androniqin nga Argosi i Peloponezit dhe nė vitin 1960 na lindi djali ynė i parė, tė cilit bashkė me mamanė i vumė emrin e babait: Filip. Kjo ishte njė ngjarje e madhe jetėsore nė familjen tonė, e cila u festua me madhėshti. Mamaja nuk pėrmbahej nga gėzimi. Nė shtėpi kishte “riardhur” Filipi. Djali tjetėr, Vangjeli, lindi nė vitin 1968. Unė nė vitin 1967 isha Drejtor i Festivaleve dhe nė kėtė vit ishte krijuar Ministria e Re e Turizmit me 64 nėpunės. Po kėtė vit, me ardhjen nė fuqi tė Juntės, dhashė dorėheqjen dhe punova avokat nė Athinė. Nė vitin 1974 tė gjithė ata, tė cilėt kishin dhėnė dorėheqjen u kthyen nė punė. Drejtorėt atėherė s’kishin grada. Mė caktuan drejtor tė klasit tė parė, detyrė tė cilėn e kisha deri nė vitin 1991 dhe tani jam Drejtor i Pėrgjithshėm i Turizmit tė Greqisė. Do tė thuash qė unė i jam pėrkushtuar tėrėsisht turizmit. Natyrisht qė po. Madje, nė vitin 1975 kemi pėrpiluar dhe ligjin e Turizmit, i cili, qė kur ėshtė nė fuqi, nuk ka ndryshur asnjė presje dhe aplikohet edhe nė Qipro. Gjithmonė kisha dėshirė tė isha njė kuadėr potencial nė fushėn e Turizmit. Dhe i tillė u bėra nė sajė tė nisiativės dhe asaj porosie madhore tė babait tim, pėr tė kėrkuar dijen edhe pėr t’u bėrė i ditur. Mamaja filloi tė gjallėrohet shumė. Me bashkėshorten time, pėrveē raportit jetėsor, kishin edhe njė afrimitet tė madh. Androniqi u fut shumė shpejt nė zemrėn e saj. Ajo ishte e lidhur edhe me babanė tim, tė cilin e njihte nga tregimet e mamasė dhe tė miat. Ne e kujtonim me dhimbje e prekje. Ajo na dėgjonte dhe i pronėsoi “tregimet” tona. Nė shpirtin e saj tė ndjeshėm lindi dashuria pėr njeriun e madh, qė lindi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:29 pm

burrin e saj! [Mė kutohet atė ditė tė atij gushti tė vitit 1992, kur unė mora nė telefon Perikliun dhe nga ana tjetėr e telefonit m’u pėrgjigj njė zė gruaje. E mora me mend se ishte pikėrisht Androniqi. Unė e pėrshėndeta greqisht dhe ajo, sikur tė kishim folur edhe mė parė, mė foli nė emėr, duke pyetur po me emra pėr shėndetin e prindėrve tė mi. Mė ēuditėn paksa dijenitė e kėsaj gruaje, qė nuk e kisha parė asnjėherė. Ishin vite tė vėshtira tė fluksit tė madh tė emigrantėve shqiptarė nė drejtim tė Greqisė dhe familjen Siabanidhis e kishin shqetėsuar deri nė atė kohė 800 veta... Perikliu, si njeri humanitar, kishte komunikuar, kontaktuar, zgjidhur probleme jo vetėm nė shtėpi e nė mjedise tė tjera tė Turizmit, por edhe nė zyrėn e tij nė BUKURESTIU. Ishte i papėrtuar dhe bėnte ēmos qė tė ndihmonte njerėzit nga vendi i origjinės sė tij.] Mandej, iu drejtova Niqit me vlerėsimin “Xhaje” dhe i kėrkova takim tė nesėrmen me xhaxhain Perikli, duke i treguar edhe objeksionin, synimet e takimit pėr tė shkruar veprėn nė shqip pėr Filip Shabanin. Ajo u entuziazmua dhe mė ftoi edhe nė shtėpi. Mė tha se do ta lajmėronte Perikliun. Madje, mė dha dhe numrin e telefonit tė Zyrės, tė cilin unė e kisha. E falėnderova kėtė grua tė mirė, me ndjenjė dhe ula receptorin e kioskės nė qendėr tė Athinės. Nė mbrėmje mė mori vetė Perikliu dhe biseduam gjatė. Pastaj u zhvillua takimi i parė me njė axhendė tė ngjeshur, pėr tė cilin bėmė fjalė mė sipėr. Nuk dua tė harroj entuziazmin e Androniqit,kur mė tha: “Do tė bėni njė gjė tė madhe duke shkruar pėr babain [Filipin]. Ka qenė njė njeri i madh...” Ndjeva predispozicion qė nė fillesė. Unė kisha gėrmuar dy vjet rresht, deri sa mbėrrita nė Athinė. Obligimi im ishte thellėsisht njerėzor, pa mė tė voglėn pėrftesė, veēse t’i hiqja pluhurin e Harresės njė figure tė tillė tė madhe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:29 pm

...Perikliu fliste. Mė tregonte si kishte qenė nė Evropė dhe mė gjerė. Anglia, Franca, Italia, Gjermania, Austria, Zvicra, Hollada, Danimarka, Norvegjia, Suedia..., vendet e organizimit tė kontakteve, bisedimeve, lidhjeve, simpoziumeve, debateve. Kisha pėrpara meje ekspertin e turizmit, njeriun profesionist, qė ka dhėnė kontribut tė madh nė ngritjen e njė vendi nė nivel ekonomik, njeriun qė me kontributin e tij e ngriti turizmin e vendit fqinj nė nivele tė reja, nė kulme, bashkė me ekipin e tij dhe shkroi emrin nė altarin e Njerėzve tė Pėrkushtuar... Tema jonė rrok edhe gjendjet nė Shqipėri, por atij si specialist i interesonte zhvillimi i turizmit nė vend qė pėr klimėn e virgjėr qė ka, resurset turistike me njė mendim tė studiuar, do tė ketė ndryshesė... “Dhe unė mora nismė, - vijon ai, - pas ndryshimeve demokratike nė Shqipėri, nė cilėsinė e Drejtorit tė Pėrgjithshėm, tė jap ndihmesėn time nė origjnėn time. Ishte viti 1991. Organizova njė vizitė me objektiva tė pėrcaktuara fare qartė, duke pasur nė axhendė zhvillimin e zonės sime, Gjirokastrės, pėrmirėsimin e strukturės turistike tė qytetit e mė tej. Por, nė kontaktimet e para pushtetarėve tė atėhershėm shqiptarė, vėrejta shumė lehtė qė atyre u mungonte tėrėsisht pėrvoja turistike dhe, pėr tė qenė i sinqertė, nuk kishin as elementėt fillestarė tė njė drejtimi tė caktuar, ishin pra tė njė “trashgueshmėrie” vizionesh, qė nuk mundėn tė mė kuptonin qėllimet e mia tė mira pėr ndryshesė, transformim dhe pėr tė krijuar bindjen pėr ecuri, duke na ofruar vende pėr tė ngritur infrastrukturėn turistike nė ambiente, mjedise tė papėrshtatshme. Unė aq seriozisht e kisha marrė kėtė ēėshtje sa qė nė qytetin e Gjirokastrės bėra fotografime tė 12 shtėpive, qė do tė pėrzgjidhja njėrėn prej syresh pėr tė kaluar pushimet nė kėtė qytet, qė m’u duk fantastik, e qė do tė jepja njė kontribut edhe pėr krahinėn time, Zagorinė, edhe pėr Ēajupin e bukur, qė, siē mora vesh, nė kontaktim edhe me njė grup tė afėrmish, ishte lėnė nė mėshirė tė fatit. Por, plani im dėshtoi, jo pėr fajin tim. Mendoj se duhet tė “shfrytėzohen” njerėzit, qė kėrkojnė tė bėjnė diēka. Por, bėhet atėherė, kur tė dy palėt janė mbushamendės... Unė mund tė bėja shumė dhe pėr kėtė kisha besim te vetja se disponoja kulturėn dhe pėrvojėn time aktive.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:30 pm

Pasi e pashė qė nuk munda tė realizoja diēka,pavarėsisht nga pėrpjekjet e mia, me helikopter shkova dhe me helikopter me masa tė forta ruajtjeje, vendosa pėrfundimisht qė t’i drejtohėm Argosit, vendit tė gruas sime dhe atje kam realizuar pėrshtatje nė miniaturė tė mjedisit tė fshatit tim Lliar me rrap, burim, lule e tjera, ku kaloj verėn freskėt me familjen time”.
Mendoj se kjo thėnie dhe bisedė e ēiltėr nuk kėrkon koment. Tė tė vijė ndihma dhe tė mos e duash!
Duke qenė nė Gjirokastėr do tė bėja shumė punė, do tė isha afėr mbesave tė mia dhe stėrnipėrve nė Minaj, Stefanaj, Meēaj, vajzat e vėllait tim Jorgos si dhe Londajve tė mamasė sime, Paskalisė, si dhe tė rrėnjės sime nga babai, Shabani”.
Perikliu tė befason, tek nxjerr nga sirtari i tavolinės sė tij komode tė Zyrės, fotografitė karakteristike tė Gjirokastrės, ku do tė zgjidhte njė prej syresh pėr rezidencė dhe “Fabrikėn e Miellit” tė ofruar nga Kryetari pluralist i atėhershėm Pandeli Bedjava, pėr ta shndėrruar nė qendėr turistike!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11534
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    Sun May 20, 2012 12:30 pm

E vetmja gjė qė mė ka mbetur nė mendje peng ėshtė tė shoh edhe njė herė varrin e babait me trėndafil!
Dhe mė vonė, pasi doli nė pension, ai rithirret dhe vijon intesivisht punėn. Thuhet qė ėshtė nė pension, por ai vazhdon tė japė konsulencėn e tij pėr ēėshtje madhore tė turizmit, pėr ta ngritur nė nivele tė reja Turizmin nė shtetin fqinj, Greqinė. Kudo e njohin. Unė pata rastin tė takohem shumė herė mė tė. Njė ditė mė nxori njė bllok tė veēantė pune tė Filip Shabanit, tė cilin e studiova me vėmendje tė madhe dhe, madje, kam ilustruar nga ai kėtė libėr. Njė herė e gjeta nė zyrėn e djalit tė tij tė madh, Filipit, avokat, dhe mė tha: “Tani, sa herė do tė mė kėrkosh, kėtu mė ke...” U konsultuam pėr librin, qė po pėrgatisja. I pėlqeu dhe mė tha: “Nxito... Ta kemi nė dorė!...” Pastaj vazhdoi dhe unė kam disa vjet qė punoj pėr njė libėr. Oj Roill, Tuqidhidhi, Ksenofoni, Aristoteli e filozofė tė tjerė tė Greqisė sė lashtė mė kanė shtyrė tė transmetoj idetė e tyre tė konceptuara bukur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE    

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PERIKLI F. SHABANI, HARTOI LIGJIN E TURIZMIT TE GREQISE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: