Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

  “ĒAJUPI…ĒAJUPI…ĒAJUPI” me poetin DRITERO AGOLLI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: “ĒAJUPI…ĒAJUPI…ĒAJUPI” me poetin DRITERO AGOLLI    Sun May 20, 2012 12:34 pm

2. “ĒAJUPI…ĒAJUPI…ĒAJUPI”

Sotir Papuli kishte ardhur me rastin e muajit te letėrsisė ne qytetin verior tė Bajram Currit. Nė atė kohė ishte Sekretar i Gazetarėve tė Shqipėrisė. Sapo ishte ndėrtuar hotel “Shkelzeni”, ose siē quheshin tė tilla hotele: hotel turizmi. Bashkė me tė ishte dhe shkrimtari Dritėro Agolli, qė shpesh herė e ngiste me shakatė e tij. Ai i fliste shkurt “Ēoti”. Duke u ndodhur sė toku me poetin Ndoc Papleka ne i takuam dhe i shoqėruam pėr sa ditė ndėnjėn nė qytetin verior. Mė emocionoi pa masė humori fin i Ēotit, mėnyra se si shprehej si dhe drejtimet qė u jepte ngjyrė bisedave. Ndoci, asokohe ishte kryetar i deges sė Lidhjes se Shkrimtarėve tė Tropojės, e cila nė gjirin e saj kishte shumė poetė tė rinj e me mjaft perspektivė si: Besnik Mustafaj, Hamit Aliaj, Skėnder Buēpapaj e plot tė tjerė. Dritėroi kishte shumė dėshirė tė vinte nė kėto vende tė bukura dhe tė kontaktonte me lulesat poetike tė shpėrthyera. Asokohe, unė kisha botuar mjaft poezi, kisha pėrgatitur vėllime. Megjithatė ne tė rinjtė kėrkonim qė gjithmonė poetė tė tillė tė kalibrit tė Ismail Kadaresė, Dritėro Agollit, Fatos Arapit etj., tė na hidhnin njė sy dhe tė shprehnin mendimet e tyre. Ēoti, duke u njohur me mua, mė shtrėngoi fort duart, dhe mė tha: “Familjen tėnde e njoh mjaft mirė dhe mė entuziazmon fakti qė je i talentuar. Edhe Dritėroi tė njeh mirė…” dhe bėri shenjė nga Dritėroi, i cili, nė atė moment, po i hidhte njė sy njė vjershe tė Muēo Muhos me subjekt nga hidrocentrali i Fierzės. Dritėroi ndėrpreu bisedėn dhe e pėrqėndroi atė nė drejtim tė Ēotit.
- Tė kujtohet, Dritėro, ajo historia e Ēajupit, qė tė kam thėnė pėr Profesorin?… Unė tė kam njohur mirė ty dhe gjithė shokėt e mi me pjellorinė e krahinės sime…
- E ke fjalėn pėr profesor Filipin? - e pyeti Dritėroi.
- Po pėr atė e kam fjalėn… E sheh kėtė poetin kėtu? Ėshtė nga fisi i profesorit, nga Lliari i Zagorisė.
Pasi tha njė pėrkufizim pėr familjen time, tė cilėn nuk ėshtė e udhės ta paraqesim kėtu nė kėtė kujtim, Dritėro Agolli vazhdoi: “Unė do ta tregoj kėtė histori dhe do t'u bind se pėr Zagorinė di shumė gjėra, jo vetėm pėr Ēajupin e madh, por edhe pėr tė tjerėt e mėdhenj”.
- Pa tregoje dhe njė herė historinė ta dėgjojė edhe Ndoci me tė tjerė, – i tha Ēoti.
Pak mė tutje nesh ishte shkrimtari Sabri Godo dhe poeti Lazar Siliqi. Shkrimtari Godo qėndronte paksa i mėnjanuar, por karakteristika e tij ishte se fliste prerė, pa u zgjatur ndėrsa poeti Siliqi u pėrgjigjej pyetjeve, qė i bėnin dashamirėsit e tij tė tavolinės. Nė qytetet e vogla lexohej shumė dhe kishte shumė dashuri pėr shkrimtarėt dhe pėr librin. Tropoja, asokohe, ishte mjaft e dėgjuar pėr ansamblin “Dardania”, ku vajzat flutura dhe burrat virtuozė valltarė ngrinin peshė zemrat njerėzore. Kėtė e ka provuar dhe podiumi i festivalit folklotik tė Gjirokastrės.
Dhe Dritėroi filloi tė tregojė: “Kur profesor Filipi kishte ardhur me pushime nė fshat nga Greqia, i kishin shkuar ta takonin ca miq e shokė tė ngushtė tė tij, nė mos gabohem quheshin njėri Mihal e tjetri Mitro. (E kishte fjalėn pėr dy tė tjerėt e mėdhenj tė Zhejit dhe tė Zagorisė, profesorėt Mihal Garo, Mitro Stefo). E shoqja e vet Paskalia, apo “Pashka”, siē i thėrriste shkurtimisht Profesori bashkėshortes sė tij, donte tė fliste e tė fliste pėr tė treguar ajo ngjarjet nė vendin fqinj. (Nė Athinė ku banonin edhe emri i rrugės ishte Iliria, i vendosur me propozimin e vetė Profesorit). Duke ditur kėtė zakon tė shoqes, Profesori e kishte porositur: “Nė rast se e kapėrcen nė tė folur, do tė tė them “Ēajup”. Ti, me tė marrė kėtė sinjal nga ana ime, do tė thotė tė hesht! Kėshtu ranė nė dakortėsi. Filloi biseda. Profesori fliste. Pas pak ndėrhyri Paskalia nė bisedė. Filipi tha: “Ēajupi”. Paskalia heshti. Vijoi biseda. Mė vonė ndėrhyri prapė e shoqja dhe prapė Profesori dha sinjalin. Heshtje… Bashkėbiseduesit u habitėn se dy herė u pėrdor fjala “Ēajup” dhe dy herė “Pashka” heshti. “Ē’do tė thoshte kjo?”- pyesnin veten. Nesje, filluan prapė tė bashkėbisedonin dhe, pa kaluar shumė kohė, Paskalia ndėrhyri. Profesori tha pėr herė tė tretė: “Ēajupi” dhe e shoqja heshti. Njėri nga burrat e pyeti: “More zoti Lipe, pse shpesh herė thua “Ēajupi”?- “Mė ėshtė bėrė shprehi”. Nė atė moment Paskalia filloi tė fliste sėrisht, por u stopua, kur degjoi: “Ēajupin e dua shumė dhe e kujtoj shpesh, mė ėshtė bėrė normė dhe e pėrsėris pa dashje…,”- dhe qeshi. Vetėm atėherė ata kuptuan se Filologu i madh e pėrdorte si sinjal pėr tė ndaluar hyrjen nė bisedė tė Paskalisė…”.
Por, nė atė ēast, erdhi gjella dhe mezetė e pėrgatitura nga kuzhinieri i talentuar tropojas Marku, me origjinė nga Lekbibaj, nga e ka dhe origjinėn poeti Papleka.
Ēoti ju drejtua Dritėroit: “Sa mirė e mbake mend atė qė tė kam treguar…,”- dhe qeshi. Dritėroi e ngacmoi: “Tė mė tregosh ti dhe unė tė harroj?” Tė gjithė ishin magjepsur nga tregimi i shkrimtarit. Pastaj na pyetėn se ē’pije do tė merrnim. Unė, asokohe, nuk e pija rakinė. Nė Bajram Curri pėrgatitej njė raki kumbulle me gradacion tė lartė, apo si e motivacionin “Shlivė”.
“Nė se do tė bėhesh poet i madh, - mė tha mua Agolli, - duhet tė fillosh rakinė!…”.
Tė gjithė poetėt e rinj filluan tė pinin dhe unė i thashė shkrimtarit se qė sot po filloj rakinė.
- Ashtu bravo: talent plus raki baraz super talent,- nxori definacionin nga humori Sotir Papuli, i cili po u futej nė zėmėr tė gjithėve, po mė krenar nga tė gjithė pėr tė ndjehesha unė, qė e kisha nga krahina dhe, siē mė tha mė vonė, kishim tė bėnim nga gjyshja ime.
- Unė, - ia ktheva Ēotit, - do tė pyes gjyshen pėr tė vėrtetuar lidhjet.
Qeshėn tė gjithė. Midis tyre qeshi dhe shkrimtari Godo.
- Sot ju detyruam tė recitoni pjesė nga poema juaj “Nėnė Shqipėri”- iu drejtua Muēo Muho shkrimtarit Agolli.
- Unė, s’doja tė recitoja, se nuk recitoj dhe aq mirė. Nuk e mbaj dhe librin tim me vete, por ē’ti bėj Kristaqit…
- Po pse pikėrisht recituat vetėm hyrjen e poemės pėr mushkėn xanxare? - ripyeti Muēua
- Si thoni ju? Ma shpjegoni? - kėrkoi pėrgjigje Dritėro Agolli.
Sotir Papuli, duke parė dhe nga mua, iu pėrgjegj: “Atė pjesė, qė nuk ta kanė recituar ty aktorėt, pėr ta kompesuar e recitove vetė…”
Qeshėm me shpirt dhe vazhdonim tė uronim njėri - tjetrin dhe tė ngrinim dolli si nė jug. Madje, Ēoti filloi tė ngacmonte edhe Ndocin, duke e caktuar dollibash. Ishte njė ditė e paharruar e atij muaji tė letėrsisė mes njerėzve tė mėdhenj tė letėrsisė. Nuk mund tė harroj kursesi mprehtėsinė dhe humorin fin tė Sotir Papulit tonė tė paharruar. Ai ishte njė shtysė e madhe pėr ne qė tė startonim nė rrugėn e vėshtirė tė letėrsisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
“ĒAJUPI…ĒAJUPI…ĒAJUPI” me poetin DRITERO AGOLLI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: