Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?

Shko poshtë 
+26
murturi
akrepi
rolling
eri M
luan mreti
interesant
Guximi
Albea
Euridika
beri
Riki30
Urata
dibranja
E_Bukura
Hana
Sy kaltri
drenusha
besa-bese
rrebelja
shaban cakolli
Sofra
meli
azzurra
Beton
Vista
Kosovarja
30 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptyFri Oct 26, 2007 6:55 pm

Ha ha Sofra sa kam qesh me kete se eshte nje realitet i hidhur, sepse nuk do duhej te kete aspak dallim, mirpo e shoh se ne shume familje edhe tek martesa luan rol, shumica e nenave qe jane "sheherlike" nuk duan qe vajzat e tyre te martohen neper fshatra ,sepse arsyeja Nuk e kam qiken per Katund:P Mirpo une sa kam vizituar Fshatra te ndryshme ,sepse sic tha edhe Azzurra edhe une jam nje ish fshatare ,mirpo kushtet jane 80% me te mira per jetese, ne dallim me qytetin sic p.sh ke cdo qe te fresket nga ushqimet,duke filluar nga patatet,domatet e shume e shume ushqime tjera ,ndersa ne qytet e merr mirpo pasi qe fillon te kalbet haha ,keshtu qe mendoj se edhe fshati ka shume perparsi

...By Kosovarja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 40
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptyFri Oct 26, 2007 9:40 pm

Une mendoi Sofra se ka dallim per te mire katundi apo fshati si vend eshte fjala,ka qytetar qe i hedh mbeturinat prej dritare,edhe me sa kam kuptuar une nuk behet fjal per vendin QYTET dhe FSHAT por per katundar dhe qytetar.
Rendesi ka njeri nuk ka dallim katunar qytetar mvaret krej t se si eshte personi kultura e ti .
Po e ceki nje thenje:
Njeru kur te lind eshte 1
Me fillore eshte 10
Me gjimnaz eshte 100
Me fakultet eshte 1000
Po qe nuk eshte 1 tjerat mbesin ooo do te thot nje hiq
Kshtu qe nuk ka rendesi vendi as shkolla, asnjera nuk te ben njeri ne qoft se nuk je.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptyFri Oct 26, 2007 10:56 pm

Meli e kisha më shumë me shaka.

Kosovare thuaj nënës çka e ke më së shumti mërzi prite në shtëpi ha ha ha.....

..ndëgjone sheherli dhe katundar


  1. Hashim Shala & Tahir Drenica Video - Sheherli e Katunar
  2. Hashim Shala, Tahir Drenica & Aida Baraku - Leze, Leze

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Hashim-shala-01-400
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptyFri Oct 26, 2007 11:17 pm

Sofra boll mir e paske qellu ka dallim se përpara ju ka ardh era pleh e tash asht njejt si qytet edhe fshat asht jeta ma me mir ne fshat se qytet po qka ti bajsh të gjith pi ikin ne qytet a qytetart tash duhet të ikin ne fashatra që të jetojn me qet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Oct 27, 2007 12:25 am

Keto 34 gjera vlejne per te gjithe,mirpo me shume per mua dhe Azzurren sepse i kemi rrenjet Katundare,mirpo jemi krenare apo jo ?
35 sene qi duhet mi dite per jeten n'katun

1. Kur thushe zastoje,kojshija pernime t'marrin vesh ku e ki fjalen.
2. Din me mjele lopen n'15 menyra.
3. Pa marre parasysh qysh dokesh me 20 vjet t'martojne.
4. Me qu ferk me najkon,mas veti i ki 6 vllazni,8 djem t'migjs edhe gjysen e katunit.
5. Me ardhe n'sheher t'doket trip edhe knaqesh ni jave me qat sen.
6. Kejte sheherliket t'doken femna t'qarta.
7. S'ki probleme qa me veshe se ton diten je n'arre e mas 8 aksham n'shpi.
8. Bile 4-5 here n'jave han sene t'saqit.
9. S'ki qa me shku neper ben afa e interexa se qa se marron n'shpi e merr n'zadrug t'katunit veresije.
10.Party i thushe kur mledhen burrat n'ode e i pijne ka 18 qaja t'rone edhe dy boksa kaqak magjari.
11.T'doket interesant me pa Naim Abazin a Mahmut Feratin live. 12.Bohesh babe per here t'katert me 25 vjet.
13.S'ki nevoje me majte n'men ditlindje t'fmive,t'nones a babes a vllaznive a motrave.
14.S'hargjitesh me ble dhurata mu per at fakt se s'ki nevoje me ja majte n'men kerkujte ditlindjen.
15.Kejte veglave t'arres ja u din emnat prej teslice dej te grabulja.
16.Ni vlla e ka emnin gjithqysh Leutrim edhe ni moter Marigona.
18.Me t'thone naj femen qi e ka emnin Zana i thushe - rrospija qi tuk je.
19.Qysh prej moshes 10 vjecare ki dite mi grah traktorit.
20.Qysh bebe ni mujsh je shku n'opqin t'nones n'prikolice t'traktorit.
21.Plaku katunit osht edhe milic edhe mjek edhe gjykats edhe msus.
22.Nese kojshija marron diqka,ti duhesh me marru ma t'qart edhe ma t'madhe edhe ma t'forte.
23.Kejte n'klase i ki kusheri ja vllazen e motra.
24.Nuk kan nevoje mu bo merak pleqt ku e ki motren se kurre so dale jasht pragut t'deres.
25.Kur veshe dikush kule n'dasem,nuk t'doket najsen me keshe. 26.Ja u ki inate sheherlive.
27.Sheherlite ta kan inati.
28.Qfardo muzike qi s'ka qiteli nuk osht muzike.
29.Nihere n'vjet t'vjen vllau i madh prej Gjermanije edhe djali i mixhs prej Zvicrre e knaqesh ty e ngu Dj Bobo edhe Modern Talking. 3
0.Ferken ma t'madhe e ki kur lopa hin n'arre t'kojshise.
31.Je kone n'sheher edhe tash jeta n'katun po t'doket palidhje. 32.Vendose me shite pasunine n'katun edhe me ble banese n'sheher.
33.Bahesh n'sheher me traktor.
34.Ja u merr inati sheherlive edhe ma shume.
35.Vendose me banu midis shehri njejte si qysh ki banu n'katun veq per inati t'sheherlive.


Azzurra special moter jane per ty dhe mua haha dhe te gjithe ata qe e ndiejne veten se kane rrenjet nga Fshati.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Oct 27, 2007 9:14 am

Moter ja ke qillu te gjitha por kishe harr dishka ja po i shtoj une

Qika kurt fejohet nuk duhet me pa burrin deri ne dite te martese

Tash ka dal moda se qikat po doj burr me letra se po doj me shku ne shfajcari hahaha



Kur te behesh nuse duhet mu zgju me heret mbi te gjitha ne ora 4 te mengjesit me fshi rrugen e te mahalles, se per ndryshe zgjohet nusa e kojshis me heter se ti e ti pastaj i ke punet keq me vjerren se ja ke marru fytyrn hahahaha

Kur te rrin unlet duhet me nejt tek dera e jo ne midis apo ne krye te dhomes

Nuk duhet me pi qaj apo kafe bashk me vjerrin e vjerren se eshte turb

Edhe femija i 2 vjeq te kumandon

Ne mbramje duhet nga vjerra deri tek me i vogli i shtepis me ja u la kembet edhe kepuct perjashte, se perndryshe thon nusja pa maryfet qenka

mbrenda 1 viti martes duhet mi lind 2 femij edhe ata djem bile se me lind qika jan te gjitha te ders huj e nuk vun dy pare iq

nese don me vazhdu shkollen ne katund thon qe je rrespie e kurv

Nese ke shoqeri me mashkuj i ke met babas ne der se askush nuk vjen me te lyp

nese ne darsem shkon pak e lyme me kozmetik ja filloj me them kjo ne keto dite kam me u grabite

Kur te ecosh rruges duhet me mbajt koken ulet edhe mos me qesh se per ndryshe te thoj q'ke dal me lyp burre


[/b]Kosovare ka edhe shume te tjera ma nuk kam kohe tash hahahaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Oct 27, 2007 11:59 am

DY NGJYRA JETE-QYTETAR DHE FSHATAR

Është mirë që inicohen këto tema,sa për të shprehur mendimet.Më heret është inicuar tema"Jam krenarë që jam shqiptarë",e cila ndërlidhet me këtë temë,qytetar-fshatarë,apo katundar!Pra qytetar-fshatar,me një fjalë shqiptarë,dhe jemi krenarë që jemi shqiptarë.Tani ne nuk jemi pak,ata sa jemi nuk do kishin vend qytetet,sikur mos të kishim edhe fshatrat.Të qenunit krenarë pse je qytetar dhepse je fshatarë kanë ekzistuar kaherë,të cilat sot më duken se kanë kaluar.Mbajë mend kur fshatari zbriste në qytet,qytetari për ta përulur pak i thoshte:Ku je katundarë,kurse fshatari ia kthente në këmbë e në dorë,qe ku je ti zorragji!!!Dallimet kanë qenë,portani duket se janë flakur.Tëqenunit qytetar nuk edij pse ishte si më privilegj,ndoshta ata llogaritnin vetën pak më të civilizuar,ndoshta pse kishin shitoret më afër edhe pse nuk kishin aq para,pastaj trenin,spitalin.....Një njeri punonte në qytet,për të mbajtur 7-8 anëtarë,kuptohet në fshat punonin të gjithë dhe jetonin më mirë,por që duhej më shumë punë!Psh.Prishtina që është kryeqyteti i Kosovës i ngjante një fshati të sotëm,e cila një hov zhvillimi pat marrur viteve 1970-1980,dhe thuajse sot aty ka ngelur.Të qenunit me rrënjë qytetar në Kosovë ishte një krenari e gabuar,trashëguar nga pushtuesit që nambajtën me shekuj.Ata zaptuan administrimin në pak qytete si ishin atëherë Novobërda,Prizreni,Gjilani dhe Prishtina,dhe tani neve nalanë dobësitë e kulturës pushtuese dhe barbarizmat.Ta zëmë pushtuesi turk pretendonte që njeriu që jetonte në qytet duhej të i përshtatej civilizimit të administratës së tyre dhe të zotonte turqishten!Pasi iku turku nga ne,shqiptarët garonin në qytetrimin rrënjësor si kusht se kush flet turqisht është qytetar me rrënjë,edhe pse të gjithë flisnin një turqishte të gjymtuar,qka fatkeqësisht edhe sot e përdorin në disa qytete.Dallimet u flakën,kur njerëzit filluan të arsimohen,dhe të ndërtojnë personalitetin dhe vetëdijen e tyre.Padyshim se jeta diku bëhët më e mirë në fshat,diku më e mirë në qytet,mirëpo arsimimi ishte ai që namungonte,pate nuk i dallonim mirë gjërat,që sot falë zotit mund të matemi edhe me evropianët,si njerëz të arsimuar në të gjitha lëmitë.Tani termi qytetarë-fshatarë nuk do duhej të bënte dallime në shoqëri,sikur mos të na mundonte një dukuri mjaft e shëmtuar.Pas luftës shumë fshatra u shpërngulen tërsisht dhe erdhen i zunë frymën qyteteve,e që më së shumëti ngulfaten Prishtinën,të cilët unë i quaj pa adresë,pra qytetar pa adresë.Pse?Ata nuk kanë shumica shtëpi të tyre në qytet,po ose paguajnë qira,ose dikush u ka ofruar banim falas.Këta qytetar pa adresë ngarkojnë shumë Prishtinën,e cila ishte e ngarkuar edhe pa ta.Ata nuk kanë vende pune,pa punë vështirë jetohet,vështirë shkollohet...Ata i lanë pasoja edhe Kosovës,erdhën pa adresë,lanë me hektarë toka pune të djerra dhe tani vuajnë për bukë.Lëre që ata vuajnë,por Kosova i detyrohet më të pa dëshirueshmës Vojvodinës,nga ajo kërkon bukë,kurse ajo ose të bojkoton,ose të dyfishon çmimet!Pse?Sepse pa drithëra nuk ka bukë,drithërat nuk bëhen pa punuar tokat.A kanë drejtpeshuar hapin e tyre mirë qytetarët pa adresë që lanë tokat e djerra?Kjo më ka munduar shpesh.Kohën kur isha në Kosovë bëra disa biseda mu në tregun e prishtinës me fshatarët që kanë lënë tokat dhekanë ardhur në Prishtinë të bëjnë jetë pa adresë.Fillimisht mendova tëi botoj në Prishtinë,por nuk ja dola,nga se desha të qmallem me njerëz të aferm dhe as që i mora të i pregadis.Kur erdha në perendim i botova në gazetat shqipe që botohen në perendim me titull"DYNGJYRA JETE".Shkrimet tregojnë qartë se fshatari që erdhi pas lufte në qytet,nuk ka bërë planifikimin si të jetoj atje,por ka hy symbyllur nga dëshira të jetoj në qytet.Tani sa po gjeta ne inqizimin e një kasete bisedën e njërës nga bisedat
me fshatarin tonë në tregun e Prishtinës,dhe po e japi paasnjë intervenim,ashtu si eka dhënë ai:

Zotëriu M.N
Iu afrova dhe e përshëndeta:Mirë dita zotëri:Ai mu përgjegj-tu ngatë me t´mier!
Si jeni zotëri e pyeta?Ai mu përgjegj:Vallha kurqysh,ktu bre njeri smun me kanë mier hiq,nuk po jetohet,as nuk din njeriu nga ja nisë,as ruana zo bre piss ëhane krejt veq ishalla i madhi zot e banë mier.
Prej nga jeni zotërinjë e pyeta?Valla jam pej Prapashtice

MIRë;JU ATJE SIGURISHT KENI PASUR SHTëPI Të BUKUR;TOKë PUNE,?Po valla,edhe shumë bile,nja 6 ekterr tokë,e tre a kater mal,e tavanaj bukur do frymë gja,e i lam valla erdhem në Prishtinë:Po pse e lat fshatin e pyeta?M.N,përgjigjet:Po valla kushtet bre kurqysh,shkolla pak larg,zadruga pak larg,tavanaj ambullanta ska hiq ktu,edhe shum1% punë bre u mytshim tuj punue,e kurgja ndritë nuk qitshim.

Po këtu si jetoni,e pyeta?
M.N,përgjigjet,valahi ktu kurqysh,po punoj me nje kolic npazar,per 50 cent turra kush ka nevoj me bajt diqka,po u mushë po na e marrin nëpër thoj punen,ska punë jo!!

PO fëmijët si janë me mësime? -e pyeta
N.M,përgjigjet:Thmija,per thmi po vet,aa?Vallha nuk jam tuj que hiq në shkollë,ato libra ,lapca,fleta,tana shtrejt mixho,spo kemi,edhe thmia qitu npazar me mue po punojnë me kolica,sa për ni kashatë.
Po mirë,me shëndetin si jeni?
M.N,kurqysh,bash nifar kokerdhoki pom dhem qitu,kurriz a qka pi thoni,spo muj me u drejtue!
A evizitoni mjekun,barnatoret,sa ju ndihmon mjeku,medikamentet?
M.N,shuj,shuj,mos hi atje mixho,une spo kam pare per buk,jo me ble ilaqne,a e di sa shtrejt jane ato.


Kjo më bëri të mendoj thell,fshatari thotë se nuk kishte kushte të jetonte në fshat,se shkollat i kishin larg,kurse këtu në qytet nuk i qon në shkollë fare,se nuk ka ambulanca në fshat,kurse këtu në qytet nuk shkon te mjeku fare,se atje i kishte shitoret larg,këtu para hunde,por nuk ka para,se ka lënë hektarë toke të djerrë në fshat,e punon në treg me karrocë për 50 cent,etj......Këta janë qytetarët e pa adresë.

Ndryshe dallimi qytetarë-fshatarë sot nuk duhet të ekzistoj,së paku për njerëz me një personalitet të ndërtuar.Ne duhet të kemi një kulturë qytetrimi,kudo që jetojmë në fshat,apo qytet.Të jetojmë me krenarinë shqiptare.Njeriu pa një imazh të mirë nuk dallon jetoj në qytet,fshat,apo qoftë edhe në Njujork.Sot ne shqiptarët jemi shpërnda nëpër evropë,dhe duhet bërë shumë,shumë punë të mira për të vërejtur i huaji se jenjkë shqiptarë me imazh,kurse duhet vetëm një sjelleje e vogël pa hijeshije,sa për të drejtuar gishtin,nuk të quan asqytetar♪7,as fshatarë,por KosovaAlbaner.Erëndësishme është të jesh njeri i formuar me gjitha tiparet,andaj si njeri i qmuar zgjidh ku do të jetosh,në qytet,apo në fshat-jeto si njeri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Oct 27, 2007 12:41 pm

Shaban nje katundare e ka shume veshtir te jeton ne qytet me te vertet po te them kur u mesu te punon e ti ket te gjitha gjerat ushqimore te vetet, po filloj nga qumeshti e po mbaroj tek buka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Oct 27, 2007 12:49 pm

po,tani kemi mundesi tëzgjedhim ku të jetojmë,në qytet apo në fshat,më parë kjo mundësi ishte e vogël.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Oct 27, 2007 1:07 pm

edhe une jam nga fshati por vijoj mesimet ne qytet ,shum njerz qe jetojn ne qytet ju duket vetja e lart ama nuk e din se edhe ata vet e kan pas preiardhjen nga katundi ,e na shesin mend se qyteti pa fshat as qe mund te jetoj,psh ne shkollen time fshatart jan ata qe e mbajn shkollen ata qe tregojn suksese me te medha e disa kishe na ma te nelt ama qe jan ma posht se na se din valla une jam krenare pse kjo esht jeta ime smund ta ndryshoj sado we mundohem njerzit me njohin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Oct 27, 2007 1:15 pm

Te lumtë rrebele,ne jemi krenar që jemi shqiptar,pa marrë parasyshë fshatarë apo qytetarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Oct 27, 2007 2:07 pm

Shaban Cakolli:
Me p'lqeu shume mendimi juaj respekt.

Eshte me se e vertet se ç'do qytet para shume pak viteve ka qen nje fshat i sodit.
Mendoj se eshte nje smundje e pazhvilluar tek shume qe jetoin ne Fshatra e ju ka shpik ne koke pa fare arsye te ikje e te jeton ne qytet.
Por te ja leme kohes te tjerat, kam lexuar Historin e Romes te Italis.
Roma eshte nje qytet qe futet ne Historin botrore,qyteti i Romes eshte nje qytet qe ka kaluar nje milion banore i pari ne Bote,por sote nese viziton Romen e soteme te gjithe ata qe shume vite me pare jane shperngul nga fshatrat, ata jane perseri qe mundohet edhe te pa munduren ta bejen te mundur qe te k'thehen neper Fshatra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Oct 27, 2007 2:44 pm

rrebelja shkruajti:
edhe une jam nga fshati por vijoj mesimet ne qytet ,shum njerz qe jetojn ne qytet ju duket vetja e lart ama nuk e din se edhe ata vet e kan pas preiardhjen nga katundi ,e na shesin mend se qyteti pa fshat as qe mund te jetoj,psh ne shkollen time fshatart jan ata qe e mbajn shkollen ata qe tregojn suksese me te medha e disa kishe na ma te nelt ama qe jan ma posht se na se din valla une jam krenare pse kjo esht jeta ime smund ta ndryshoj sado we mundohem njerzit me njohin

[/b]Rrebele jam me mendimin tend moter, se fshati ka te gjitha te mirat qe te duhen per nje jete te shendoshe,mirpo ajo e vetmja qe me pengon eshte vijimi i mesimit dhe udhetimi qe duhet bere qe te ndjekesh mesimet,Kjo eshte perparesia kryesore e qytetit,pra institucionet shkollore e kam fjalen per fakultet i jane me afer ,ndersa per te gjitha te tjerat do martohesha ne fshate dhe do isha shume me e lumtur sesa nje jete ne qytet .[b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Oct 27, 2007 7:20 pm

Siq e kam shkruar me lare edhe une jam ish fshatare,qe disa vite para luftes jetoj ne qytet.
Por dua te them disha qe kurr nuk kam pas turb qe jam fshatare gjithmon kam ecur me koke te larte siq po eci edhe ketu ne perendim qe jam krenare q'jam shqiptare.
Para se te jem fshatare jam edhe une nje person kam nje edukat nje kulture sipas traditave kam sjelljet e mija.
Mendimi ime eshte se para se te vlersoj nje individ duhet me u mendu pak.

Kam lexu nje mendim te Shabanit ku ju ka pergjegj pyetje xilit
Azzurra pse nuk flet????Prgj Shabani...Pse sepse Azzurra 3 her po mendonyte 1 her po fliste...

Pra te mendona 3 her e nje her te flasim se ateher jemi te sigur se q'far po thojm.

Katundi (fshati)ka edhe privilegjin e tij.. ja disa gjera
1...Ajri eshte me i paste
2...Kur vjen pranvera e shen gjithe bukurin e natyres gjelbrinin e gjetheve
3...Uji eshte me i paster sepse vjen nga malet te larta
4...Ushqimi eshte gjithmon i fresket sepse e ki ne kopshtin tem te mbjellur
5...Nuk i paguan mbeturinat
6...Nuk i paguan ujin
7...Q'do feste eshte me e bukur se ne qytet
9...Q'do darsem eshte me shyret se ne qytet
10...Nuk jeton ne zhurem por ne qetesi.

Fshatar apo qytetar jemi te gjithe persona jemi te gjithe krijesa te "Zotit".
Ne fund edhe dishka
[/b]Nje qytetar qe i rrejt perardhjem fshatare nuk mund te beht kurr sheherli apo qytetar....per deri sa nje shqiptare edhe pse linfìd ne perendim nuk mundet te jet as italian as zvicrran por as gjerman se rrrejet i ka shqioptar.[b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Oct 27, 2007 10:43 pm

I dalloj keto 2 fjale,

katunari jeton ne KATUND

ndersa

qytetari ne QYTET


Por qe mjerisht tek ne kudo ne shoqeri njelloset katundaret, kjo eshte mungesa e kultures dhe mentaliteti i ulet i shoqerise. Perndryshe kthehuni nga e kaluara, fetyrat me te medha, njerezit me te medhenj te Kombit vijne nga katundet, por kjo eshte edhe sot prezente nese analizoni figurat me te njohura te dekades qe po e jetojme, per te perfunduar me temen rasti me i mire qe ju te bindeni me katundaret apo qytetaret eshte lufta e fundit ne Kosove e cila ne gjiun e saj (edhe deshmore) dukshem ka pase me teper katundare se sa qytetare.

pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Oct 27, 2007 10:50 pm

Besa-besë,e përkrahu plotësisht mendimin tuaj të shprehur kaq drejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptyFri Nov 02, 2007 6:15 pm

valla boll te mir jena boll na kqyrin shtremt qytetart po mua tybe ma nin po flas per qytetin tim po na jena ma t mir breeeeeeeeee
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptyFri Nov 02, 2007 6:20 pm

une mendoj se tere njerzit nuk mund te jen qytetare, qyteti pa katundin ,nuk ka jete ashtu dhe dhe katundi pa qytetin katundi eshte, nji fortifikat e qytetit, dhe nuk nen cmohet njeri katundar apo fshatarake cmohen cilcit e njeriut dhe cdo njeri qe jeton banon ne fashat, duhet te jet krenare per vendin qe eka rritur dhe edukuare .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Nov 03, 2007 12:44 am

S'pari then q'jam krenare q'jam ish fshatare....

Para se te jemi katunare apo qytetare jemi persoma me kulture,edukat respekt me karakter,e pastaj jemi nje katunare apo fshatare.

Kur kam jetuar ende ne katund nuk e kam ndiher veten kurr te ulure,sepse kam pas nje sjelljse nje edukat e cila me ka lejuar te jem krenare.

Mendimi ime eshte se te jesh nje ish katunare eshte nje + plus per veteveten, sepse ne katund meson shume gjera se ne qytet,prandaj per q'do gje ne jete jam e gatshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sy kaltri
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Sy kaltri


Numri i postimeve : 1972
Registration date : 09/08/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Nov 03, 2007 1:12 am

edhe pse jam i lindur në qytet
kam dëshir të jetoj në Fshat por ne Fshatin tim nuk jeton as një Familje me shku diten njeriu Frigohet aty qe nuk kalon as kush aty

me pelqejn Fshatrat shum dhe jeta është ma e mir në Fshat se sa Në qytet kur isha në Luftë në vitin 1998 në Drenicë mezi pritsha me Fjet në synxher se jemi mesu ne tresh në shtëpi aty me pushonte trupi ne synxher si qingj kam fjet shum herë
dhe as nuk ke shpenzime si kemi ne qytet në mëngjes me Bismilah doren ne kulet me ble gjera
në fshat mban Bagëti ke qumshtin , Koson , Djathin , Mazen , Vezë te freskëta
në qytet me bo me ble Pulen ti qesin mend prej Kokes me dergu ne shtepi na i prishi Lulet ne Oborr telashe bohesh


hahahahahahhahahahah
tung me respekt nga Xili
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Nov 03, 2007 1:14 am

une mendoj se katundaret jane ma burra se sheherlitë xili, a eshte keshtu a jo?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Nov 03, 2007 1:18 am

hahah xili ec ne fshat mabj nja 100dele dhe behs mbret i vetvehetes ,keshtu ku ka me fshat ajri eshte me gjindra here ma i mire ne kemi then per qytetaret zorraqit e prishtines ,keshtu edhe une jam rritur ne fashat nji fshat me nji naytre me gjelbrim ,ku as gje kurr nuk na ka mungue ,e sod more xili qytetin e duan vetem dembelat e sidomos grat se duan fshatin fare .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Nov 03, 2007 1:32 am

Mendimi ime q'katunaret jan me te respektuar se qytetaret (ju lutem pa ofendim)sepse nje katunare ku te zgjohet ne mengjes duhet me ju then nje lagje a fjet, a o zjove mirese perndryshe e mjera ti me mire ik prej katundi se nuk je nje qike e respektuar hahahahaha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Nov 03, 2007 1:35 am

azzurra eh katunare ku ka me mire je katunare me tana te mirat po cdo te besh ne qytet ne se je ne banese te ziret fryma dhe mule ne emrgjenc keshtu ne katund moj me te te tera qe veq qumshti i dallendyshes mungon .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 EmptySat Nov 03, 2007 7:21 am

Çkas po nijka njeriu sot edhe me u krenu me kanë katunar ha ha ha ... mjafton me ra një katunar në qytet edhe menjëhere ke me e dallu prej sheherlis se duhet me i mshel huntë se ja ka hangër hudra, ja i vjen era "pleh" qe u dasht me ua hjek Lopve ja e dallon se tan ditën ka punu nëpër ara në diell e tuj vadit arat me speca e lakna e me ua pa sherrin me na lan pa uj edhe neve në shehër .... po ku ja sheh hajrin katunarve sot qe kur të vjen në sheher krejt i rreshkt prej dilli tuj ua ba femnave ssssss oj zemër ku po e lona sot.

Ha ha ha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty
MesazhTitulli: Re: Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?   Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare? - Faqe 1 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ka dallim ne mes te termit Katundar dhe Qytetare?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 5Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» U formua ne Tetove levizja qytetare
» Dëshmorët janë emblemë e kombit, pa dallim
» RUGOVIZIMI I ALBIN KURTIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme-
Kërce tek: