Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 A.PODRIMJA“Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”NGA PREND BUBAZHALLA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11459
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: A.PODRIMJA“Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   Sun Aug 05, 2012 9:27 pm

Prend BUZHALA: Libri me ese i Ali Podrimjes “Ėndrra kallėzohet nė mėngjes” (2001)
nga Prend Buzhala mė 2012-07-27 nė orėn 3:03.MD ·



Nga njė varg shkrimesh pėr Ali Podrimjen, qė kam botuar nėpėr libra e mediet e shtypura, mora kėtė recension qė flet pėr tė nga njė kėnd tjetėr: nga ai i eseistit dhe publicistit tek tetė librat e tij. Gjatė vitit 2001 ai ishte redaktor i shtojcės sė bukur tė RILINDJES pėr kulturė, qė dilte tė shtuneve. Pėr njė vit rresht unė dėrgoja pėr ēdo javė shkrimet e mia pėr librat qė botoheshin. Njė bashkėpunim pa shumė fjalė, kishte besim te shkrimi qė bėhej dhe shprehej me fjalė miradije e aso fjalėsh ai i kursente, i kishte tė rralla. Nė fakt, shkrimi ėshtė botuar te gazeta “RILINDJA” mė 2001 dhe i ribotuar tek libri im “ODEONI I FJALĖS” mė 2003, ku Aliun e kisha redaktor libri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11459
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   Sun Aug 05, 2012 9:27 pm

URTĖSIA E SHQUAR E SHKRIMIT



(Ali Podrimja: “Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”, ese, botoi “Rilindja”, Prishtinė 2001)



Dy shkrimet referenciale “Muzgu” dhe “Ferku”, e hapin dhe e mbyllin librin “Ėndrra kallėzohet nė mėngjes” tė Ali Podrimjes. Nata metaforike do tė shtrihej nė mes. Pra, nata lind me muzgun, kur skeptri i Hipnosit dhe i tė birit tė tij, Morfeut, i prekin sytė e njerėzve pėr t’i vėnė nė gjumė e pėr t’i dėrguar nė ėndrra tė bukura. E ēka mund tė shohėsh kur ėshtė natė, do tė pyeste, Martin Hajdeger, pos hijes e territ tė dendur, kur edhe meditimi merr po atė pamje? Ndėrsa Hija ėshtė zbulim i shenjave tė natės, por edhe dėshmi e ekzistimit. Ali Podrimja do tė na i shpėrshfaqė Shenjat e Shkrimit nė kozmosin e paanė tė letėrsisė pėr ta davaritur terrin e pėr tė hedhur dritė mbi errėsirėn e kohės sonė, pėr ta dėshmuar Ekzistencėn. Jo mė kot grekėt e lashtė e pėrfytyronin natėn edhe si kohė tė logosit, pra ta vetėdijesimit mbi gjendjen dhe mbi situatėn, nė tė cilėn gjendet njeriu. Kurse Podrimja librin e tij na e pėrplas pėrpara si njė paradigmė leximi; i shkruar e i botuar mbas luftės, ai sa nuk na thotė se agimi ende ėshtė larg, se liria nuk ka arrijtur as deri te “Ferku
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11459
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   Sun Aug 05, 2012 9:28 pm

Muzgu dhe Ferku: logos-i mbi situatėn



Me librat :

"Tkurrja e Atdheut” (1996),

“Libri qė nuk mbyllet” (1997),

“Burgu i hapur” (1998),

“Harakiri” (1999),

“Dielli i Zi” (2000)

“Ėndrra kallėzohet nė mėmgjes” (2001),

mandej "Letra nga tė vdekurit" (2004) dhe

"Fundi i mitit" ( 2007)

Ali Podrimja ka vigjėluar gjithnjė mbi vetėdijen tonė. Tė tetė librat e pėrmendur na e paraqesin shkrimtarin nė njė pėrmasė tjetėr tė shkrimit pikėrisht nė kohėn mė tė rėndė, nė atė tė kthesave tė mėdha. Ndėrsa “Muzgu” do ta thėrrasė amshueshėm “Ferkun”, atė “harkun e mprehtė tė ditės” (fq. 222). Shkrimtari e ka zgjedhur eseun publicistik, aty ku Ndodhia, Dėshmia, E dhėna, Kujtesa dhe Refleksioni dalin nė plan tė parė. Ēuditėrisht, edhe nė kėto shkrime, Podrimja ėshtė po ai poeti i revoltuar qė fshikullon me sarkazmin e tij, ėshtė po ai krijuesi i magjisė sė shkrimit, i thėnies koprrace e i figurės sė zjarmishme poetike. Temat e pėrmbajtjet e gjashtėdhjetė e njė shkrimeve tė kėtij libri janė krejtėsisht tė ndryshme, por ato i lidhin fije tė shumta tė nervaturės stilistike-ligjėrimore, i ndėrlidh forma e brendshme, si shprehen rėndom eseistėt. Kujtesa e poetit nuk ka lejuar tė bjerė nė gjumė; ajo do t’i regjistrojė, nėpėrmes shkrimit, si tragjiken, ashtu edhe historinė, por ai ligjėron edhe pėr maskenballin kombėtar. E nis me rebelizmin e Konicės: “Shqipėrinė shpėtoje, o Zot, nga shqiptarėt.” Kaosi i dhunshėm kombėtar, kujdestarėt e patriotizmit tė rremė, pushtimi i Olimpit tė paqenė, lavdėrimi pėr hiē punė, ndjekjet e pėrndjekjet, hasmėritė, pėrdhunimet trupore e mendore, hafijellėku i hapėt e tinzar pėr njė copė karrige, imituesit e verbėr tė Evropės, bashibuzukėt anadollakė…E gjatė do t’ishte lista e pseudove dhe e mediokrėve. Fjala “vrimė” i shkakton dridhje krijuesit; nė maskenballin kombėtar njerėzit harrojnė se ēka ndodhi pakėz mė parė, diku nė Bllacė e gjetiu. Folėsi i Ali Podrimjes i ngjet Nomit tė mitologjisė antike, i cili i pėrtallte veprat e njerėzve e tė perėndive. Edhe tė marrėt kanė nevojė ta kenė perėndinė e tyre; kurse Nomi pati kritikuar Hefestin pse nė qenien njerėzore nuk krijoi njė vrimė, nė mėnyrė qė tė lexoheshin mendimet sekrete tė njeriut. Kėtu e lexojmė po atė fėrgėllimė fishtiane te “Nomi” prozhmues. Prandaj krijuesi e ēmon guximin intelektuaL.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11459
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   Sun Aug 05, 2012 9:29 pm

Interferenca e krijuesit



“Leximi i xhamit tė errėt” pėrbėn ciklin e parė tė eseve tė kėtij libri, nė tė cilin e shquan etikėn e estetikės sė tij. Secili lexues e ka shkrimtarin e vet tė fėmijėrisė, na thotė Podrimja. Ai na e zbulon kėtė “sekret” tė fėmijėrisė sė tij: pėr tė ky shkrimtari dashur ishte Petro Marko, qė i dinte fshehtėsitė e jetės e tė artit. Te shkrimtari i tij “i fėmijėrisė” Podrimja ēmonte predikimin e vėllazėrisė shqiptare e njerėzore, rebelizmin e tij, pakėnaqėsinė dhe divorcin me diktaturėn. Gjithnjė me veskun ligjėrimor e eseistik tė qasjeve, autori kap kėnde tė ndjeshme e tė veēanta jetėsore e letrare, pėr t’u shquar, sė kėndejmi, zėri pėr tė vėrtetėn, nga e cila do hequr tymnajat e gėnjeshtrės, tė manipulimeve e tė shkarjeve nga mė tė ndryshmet. Ndryshe s’kishte pėr tė qenė te njė shkrim denigrues, qoftė ky edhe i njė Kadareje tė madh, i cili e quan letėrsinė shqipe tė Kosovės si “dokėrr avangardiste”. Podrimja pėrleshet edhe me “mosinformimin” a me denigrimin tjetėr tė njė krijuesi nga Shqipėria qė pėrpiqet t’ia bėjė Anton Pashkut, ashtu sikundėr do tė ballafaqohet me fenomenin e grafomanėve qė pėrhapin njė prostitucion tė paparė shpirtėror e kėshtu shkon deri te fakti i rėndė, siē janė vrasjet e intelektualėve dhe tė krijuesve nė mesin tonė, si “njė tjetėr robėrim” yni. Tisi i dyshimit e mbulon edhe shkrimin: as leximi e as shkrimi nuk mund tė ndėrrojnė gjė! E keqja prapė nuk mundet! E shkrimtari pėrsėri ėshtė nė udhė pėr ta shkruar librin pėr atdheun. Nė udhėtimin e tij prej “Muzgut” e deri te “Ferku” kushedi sa kohė ka kaluar. Interferenca e krijuesit zhytet nė problemet e kohės sonė pėr tė gjykuar e polemizuar, pėr tė verifikuar ide e fakte, qė tė tjerėt (mediokrit vrasės e karagjozėt) i kthejnė me kokė teposhtė. Ciklet e eseve “Njeriu i dy mileniumeve”, “Ti dhe vrasėsi” dhe “Frikė pėr tė ardhmen” nuk e demaskojnė vetėm “lirinė nė kohėn e kaosit”, po edhe shovinizmin serb, qė vazhdon tė ēirret edhe pas gjithė atyre ngjarjeve tė pėrgjakshme dhe i cili shovinizėm tani pėrpiqet tė vishet me rroba moderne. Ndėrsa zėrat fėrgėllues tė Podrimjes shpesh e shpesh kėmbehen me zėra tė historisė e tė qėndresės (Shėn Albani, Kulla e Jasharajve), me zėrat e dhembjes sė tė zhdukurve e me ata tė krenarisė sė tė rėnėve. Ai e ngre gishtin e tij qortues dhe e shqipton fjalėn qortuese gjithnjė me vizionin e intelektualit e tė krijuesit; gjithnjė me sharmin indiskret tė thėnies sė shkoqur, tė qartė, tė shkurtė, si dhe me modelet e eseistikės publicistike moderne. Denoncimi i mistifikimit tė ndėrgjegjeve e tė vetėdijeve fisnore-krahinoriste, i farsave politike kombėtare e ndėrkombėtare, i shpėrdorimeve tė pafund tė vlerave njerėzore, liridashėse, shpirtėrore e kulturore, pėrbėjnė njė tjetėr vlerė tė librit. Edhe pse udhėton “nėpėr natė”; ai nuk na shkėput nga realja, gjatė kėtij leximi nėpėrmes “xhamit tė errėt”. Pra, tė leximit tė vetvetes, si nė pasqyrė. I shpėrbėrjeve tona tė llojllojshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11459
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   Sun Aug 05, 2012 9:29 pm

Ars combinatoriae



Shkrimtari Ali Podrimja nuk e rrudh realitetin vetėm te gjėrat e tė ultės, tė neveritshmes, tė shėmtuarės. Vizioni i tij krijues ėshtė shumė mė i gjerė: respekt dhe liri pėr tė gjithė. Eseja e Podrimjes ėshtė njė “ars combinatoriae” e veēantė: short story e zėvendėson minieseun, kurse kallėzimi tėrė tmerr pėr shpėrdorimet e pėr keqpėrdorimet nėpėr kohė, e endėzon konfiguracionin e idesė, objektit dhe atė tė pėrshkrimit analitik. Njė thėnie poetike vjen nė vend tė pėrshkrimit bosh, kurse njė dialog sokratik, gjithė tensione dramatike, e sjell frymėn e sintezės antike e moderne tė refleksionit. Eseja, nė botėn bashkėkohore, e zė vendin e dramės e tė dialogut dramatik, thotė Maks Benze. Eseja ėshtė sprovė qė zbulon stilin eksperimental. Krijuesi Podrimja kėtė zhanėr nuk e ka zhveshur nga letrarja. Sikundėr ėshtė thėnė shpesh, lloji letrar nuk ėshtė tregues i letrares (Mihal Gllovinjski). Eseja, nga ky kėndvėshtrim, ėshtė zhanėr i situatave tė krizės. Kurse kėto situata tė turbullta, tė errėta, tė mveshura me muzg, i ndriēon shkrimtari me stilin e tij filigranor e me urtinė e tij tė shquar e ngapak rebeluese.





(Botuar te gazeta “RILINDJA” (2001), ribotuar te libri Prend Buzhala: "Odeoni i fjalės" - redaktor: Ali Podrimja, Ndėrmarrja Botuese "RILINDJA", Prishtinė 2003, fq. 388-391)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11459
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   Sun Aug 05, 2012 9:30 pm

Seveme Fetiqi Nje kujtim i bukur,por edhe krenari qe ke pasur aftesi qe ta vleresosh krijimtarine e tij te bujshme.Gjithmone se bashku kur punohet arrihen rezultate.Krenar qe e patem nje poet te madh.Vepra e tij e pavdekshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11459
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   Sun Aug 05, 2012 9:30 pm

Pjerin Ndreka
Profesor Prendi.Ashtu si ti krenohesh me nji miqsi apo bashkpunim me Ali Podrimjen,edhe une krenohem me miqsine qe kam me ty.Ka njena ane ,mbrenda mejet une t'kam pak zili per konsideraten qe kane te tjert per ty,ka ana tjeter kjo zili me f
ashitet kur mendoj se ti i konsideron normale te tilla raporte e konsiderata si me t'mdhajt e letrave ashtu edhe me ne pleben.Por te ndalena te shkrimi jot.Zberthimi qe ti i ban krijimit letrar(n'ket' rast ese-ve)te Ali Podrimjes,demostron edhe nji here kulturen tande letrare e estetike,qe asht nji veēansi e puns sate studimore.T'falnderoj qe m'bane pjesmarrs n'kete knaqsi profesionale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11459
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   Sun Aug 05, 2012 9:30 pm

Gjergj Nikolla
Vepra e te ndjerit Ali Podrimja do te njohe gjithnje lexues e zberthyes te simbolikes se saj qe mbart ne cdo pjese te se ciles si nje fill i dukshem qartazi eshte mundi e perpjekja njerezore per te mberritur ne triumfin e pergjithshem te sh
qiptarise...
Ju i dashur vella Prendi e sillni te plote vezhimin gjer ne imtesi te saj,pasi e keni kuptuar me gjere se ne lexim krijimtarine e ketij kolosi te letrave shqipe...
Admirimi im eshte se ju jeni mjeshter i ketyre letrave si krijues plot libra,si kritik dhe eseist i cili do sjell perseri te tilla vlera...
Falenderime per ju per shkrimin tend,si dhe ngushellime per kete humbje te vellait tone Ali Podrimja!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11459
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   Sun Aug 05, 2012 9:30 pm

Kujtim Stojku Nje recension per vepren e poetit te madh AliPodrimja,prof Prend Buzhala ka zberthyer artistikisht kete poet qe eshte bere i dashur per te gjithe.E tek shikojme kete foto qe keni bere sebashku na krenon edhe ne kur shohim se keni pasur lidhje kaq te ngushta....Ndersa analiza nuk do koment derisa ka kaluar permes penes se prof Buzhales...ajo eshte nje analize e perkryer...Urime
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11459
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   Sun Aug 05, 2012 9:31 pm

Adem Gashi Pėrtej reēensės, Prendi ka hedhur vrushkuj drite e dashurie, honeve e labirinteve tė shpirtit tė trazuar tė poetit (nė ēdo variant, sikundėr edhe nė eseistikė, Aliu shfaqet poet). Mė e rėndėsishmja, autori kap e zbėrthen esencat dhe kushdo mund tė hedh akuzėn pėr "racizėm", po raca e krijuesve tė njėmendtė nuk tundet nga piedestali i fisėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11459
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   Sun Aug 05, 2012 9:31 pm

Merita Smaja
Ju mik jeni nje lexues dhe nje analizues i vemendshem dhe i mprehte ,jeni dhe nje kritik qe dini te vleresoni gjithcka thuhet dhe nuk thuhet ne nje krijmtari.Sepse shume gjera qe vijne nepermjet simbolikes jane vlerat e verteta ,sidomos kur
flitet per poezine .E Ali Podrimja me vepren e tij ka sjelle nje shumesi vlerash te dallueshme ,sepse uni i poetit nuk eshte nje por disa,mbase edhe te larget ,mbase edhe te kundervene ,por gjithsesi ,jo te padukshem per njeri -tjetrin.Ndonjehere ndonje gje kerkon te shprehet ,ndonjehere nje mjet kerkon te perdoret ...e Podrimja kete e ben me krijmtarine e tij ,e ju e keni zberthyer dhe analizuar mjeshterisht.Te falenderoj qe me dhate mundesine ta lexoja ,dhe pergezime per punen e mrekullueshme qe beni!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11459
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   Sun Aug 05, 2012 9:31 pm

Mentor Thaqi ‎Prend Buzhala ka bėrė atė qė bėjnė krijuesit e shkelqyer nė majat e kulturės tė Kombeve, shpalosė dinjitetshėm vlerėn kombėtare tė Shpirtit fisnik tė Poetit tė poetėve tė Kombit tim! Ēdo gjė qė ėshtė kombėtare nė kuptimin e drejt tė fjalės, ėshtė vlerė edhe pėr kombet tjera, andaj Shkrimtari-Kritiku Prend Buzhala, me dije dhe rend i vėn vlerat nė vend! Pėrgėzime!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11459
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   Sun Aug 05, 2012 9:32 pm

Ilaz Aliu Shkrimet e Prend Buzhala janė tė njė dijetari qė vlerėson punėn e njė dijetari tjetėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: A.PODRIMJA“Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”NGA PREND BUBAZHALLA   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
A.PODRIMJA“Ėndrra kallėzohet nė mėngjes”NGA PREND BUBAZHALLA
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: