Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:53 pm

"DITET E PLEJADES" NE ERSEKE 15-16 GUSHT

Nje seance e kesaj veprimtarie do te evidentoje ne STARJE te Kolonjes bejtarin e degjuar
Hasan Zyko Kamberi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:54 pm

Hyrje

Nga përfaqsuesit më të shquar të letërsisë shqipe me alfabet arab është Hasan Zyko Kamberi. Tematika që trajtoi ai në vjershat laike, paraqet interes të veçantë, sepse i bëri jehonë gjendjes shpirtërore dhe pakënaqësisë së masave fshatare mbi të cilat rëndonte pesha e vuajtjeve dhe shfrytëzimi i egër feudal. Për jetën e H.Z.Kamberit dihet pak. Ishte nga fshati Starje i Kolonjës. Siç del nga ndonjë vjershë e tij, ka kaluar një jetë të varfër e të vështirë. Ka të ngjarë të ketë mësuar në ndonjë medrese. Më 1789 mori pjesë si mercenar në luftën turko-austriake mbi Danub. Në këtë fushatë jo vetëm që s'e rregulli dot gjendjen ekonomike, por edhe vuajti shumë, siç do e tregojë në vjershën "Seferi humajun„ (Lufta mbretërore). Vdiq në fillim të shekullit XIX. Nga krijimtaria e Hasan Zyko Kamberit njihen 50-60 vjersha lirike. Shkroi edhe poezi fetare.
Rëndësi të veçantë kanë poezitë e tij me temë laike.
Ndryshe nga bejtexhinj të tjerë, të cilët shpesh poetizuan zakone e mendësi të jetës orientale të qyteteve e të mjediseve feudale, H.Z.Kamberi në këto poezi pasqyroi jetën e fshatit shqiptar të shekullit të XVIII, vuajtjet, pasigurinë dhe pakënaqësinë e fshatarëve. Me nota realiste gjejmë në të edhe një frymë të theksuar kritike e mospajtimi me realitetin, gjejmë dhembjen e poetit për gjendjen e njerëzve, që s'u ecën fati.
Një nga vjershat me tipike është "Bahti im„ , ku autori shpreh pakënaqësinë ndaj jetës dhe ankohet për fatin(bahtin), që s'e ndihmoi për të marrë prona e pozita, siç ndodhi me disa të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:54 pm

Zu Hasani e zihetë,
me baht e tij po prihetë,
vallë, ku rri e fshihetë,
që s'punon, more bahti im.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:54 pm

Edhe vjersha "Seferi humajun„ (Lufta mbretërore) shpreh po atë gjendje pakënaqësie e zhgënjimi. Vërtet kjo merr shkas nga përvoja e hidhur e vetë poetit në fushatën e vitit 1789, por, në të vërtetë, në të zë vend një shqetësim më i gjerë. Aty i bëhet jehonë pakënaqësisë së përgjithshme të vegjëlisë nga fushatat ushtarake të osmanëve, që njerëzve të thjeshtë u sillnin vetëm fatkeqësi dhe mjerim, kurse fitimet i përvetësonin feudalët e mëdhenj dhe komandantët ushtarakë.
Për jetën e varfër e të rëndë të vegjëlisë fshatare flet edhe vjersha "Trahani„. Duke e shkruar me ironi të hollë e humor therës për këtë gjellë të të varfërve, autori s'e fsheh dhembjen për mjerimin e tyre, për faktin brengosës se ishte lumturi kur arrinin të shuanin urinë me trahana.

Tetë muaj gjithë ç'janë
Që e zjejnë dhe e hanë
Fukarasë i mbanë hajanë(1)
Dritë kush gjeti trahanë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:55 pm

Notat e humorit, përzier me ankimin e poetit për fatin e të rinjve, përshkojnë edhe vjershën "Gjerdeku„. Në të cilën pasqyrohen çaste nga jeta dhe brengat e vajzave që janë gati për martesë e që s'e dinë ç'fat i pret, meqë i martojnë pa i pyetur. Por, veç kësaj, ato i mundon edhe varfëria, ashtu siç i detyron edhe djemtë të marrin rrugën e kurbetit për të siguruar të hollat e nevojshme për martesë. Gjejmë në të edhe përshkrime zakonesh të martesës, por më tepër shqetësimin e të rinjve dhe të autorit për fatin e tyre.

Cupatë po bëjnë fiqiri(2)
"Vallë, ku e kemi takdir(3)?„
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:55 pm

I martojnë me pahir
Se umur(4) ndë dorë s'kanë. Edhe në vjersha të tjera, si "Gratë e va„ , "Hasani bën shiqojet„(ankohet), "Vasijetnameja„(Testamenti) H.Z.Kamberi vë gishtin në plagë të ndryshme të shoqërisë së atëhershme.
Por poezia e tij më e fuqishme, ku prirja realiste e fryma kritike kanë gjetur shprehjen më të plotë është "Paraja„ ,
ajo është një satirë e fuqishme e gjithë sistemit politik feudal, e korruptimit të tij të gjithanshëm, madje edhe vlera e njeriut matet jo me cilësinë e virtytet e tij, por me paratë që ka.
Këto ide poeti is hfaq nëpërmjet ironisë e sarkazmës therëse, që godasin pa mëshirë gjithë piramidën shtetërore e shoqërore, që nga mbreti e veziri e gjer tek nënpunësi më i thjeshtë.

Mbreti q'urdhëron dynjanë,
që ka vënë taraphanë(5)
e i presënë paranë,
ia di kimenë parasë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:55 pm

Poeti nuk kursen as autoritetet më të larta të fesë. Me sarkazëm të guximshëm ai zbulon se prapa shenjtërisë së tyre të shtirur fshihet një shpirt i pangopur fitimi, që i shtyn të bëjnë padrejtësi më të mëdha; e kanë ujdisur me djallin, siç shprehet poeti.
Patosi satirizues e demaskues zgjerohet edhe më tej, kur poeti zbulon se në atë shoqëri të shthurrur nuk ekzistonte as drejtësia më e vogël, se njerëzit e ligjit, kadilerët, e shtrembëronin këtë në mënyrën më të paturpshme, vetëm për të shtënë në dorë sa më shumë para.

Kadiu, t'i rrëfesh paranë,
ters e vërtit sherihanë(6),
për para ç'e shet t'anë,
ia di kimenë parasë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:55 pm

Funksion të dukshëm ideoartistik ka vargu "ia di kimenë parasë„. Që përsëritet si refren në fund të çdo strofe. Ai përforcon idenë se në atë shoqëri ku merret nëpër këmbë çdo virtyt, ku njerëzit robotizohen e vuajnë, paraja është epiqendra e jetës. Vjersha tingëllon si një satirë e fortë që shpreh zemërimin e fshatarësisë shqiptare kundër shfrytëzimit të saj në kushtet e sistemit feudal në shuarje e sipër. Kuptohet që protesta e poetit është spontane, nuk shkon larg dhe ai shpesh bie në fatalizëm.
Vjershat laike të H.Z.Kamberit patën përhapje të gjerë në popull, se ato prekën plagë shoqërore të kohës. Veç kësaj gjuha e tyre është më e pastër se e poetëve të tjerë bejtexhinj. Vargu që përdor, është tetërrokshi i poezisë popullore.
H.Z.Kamberi qe poet i talentuar. Krijimet e tij i njihnin dhe i çmonin edhe rilindësit: Naimi, Samiu, Vretoja. Naimi shkruante: "Në mes të vjershëtorëve të Shqipërisë ka zënë kryen Hasani i Zyko Kamberit„.
Me poezinë e H.Z.Kamberit, Z.Bastarit e ndonje tjetri duken shenjat e para të realizmit në poezinë shqiptare…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:55 pm

SHPJEGUES
1- Jetën (shpirtin)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:56 pm

Hasan Zyko Kamberi lindi në Starje të Kolonjës në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII. Për jetën e tij nuk dihet shumë, pos që ka kaluar një jetë të rëndë. Jeta e tij njihet e dihet më shumë nëpërmjet teksteve të tij që kanë edhe shenja autobiografike. Dihet se mori pjesë në luftën turko-austriake të vitit 1789. Ka shënime të ketë improvizuar në vargje një lloj testamenti para se të vdiste. Ka shkruar vjersha fetare filozofike, poema fetare e shkrime të tjera që kanë humbur. Mirëpo, vjershat e tij që njihen sot nuk janë vjersha fetare, bile janë vjersha krejt laike. Hasan Zyko Kamberi, jo vetëm në kuadër të Vjershëtarëve (Bejtexhinjëve), por përgjithësisht në letërsinë shqipe, është shkrimtari i parë i modelit të krijuesit kritik. Gjithë vepra e tij shquhet për praninë e madhe të qëndrimit autorial për çështjet që shkruan, për problemet personale dhe problemet shoqërore. Ky qëndrim bëhet elementi karakterizues i gjithë krijimtarisë së tij në vjersha. Për nga mënyra e artikulimit të këtij qëndrimi dhe për preokupimet e tyre vjershat e Hasan Zyko Kamberit mund të grupohen në poezi personale me të dhëna autobiografike si:

Bahti im,
Lufta mbretërore
Ty bota zili të kanë

Poezi me temë shoqërore si:

Gjerdeku i vashës
Gratë e va,

Poezi satirike si:

Paraja,
Trahani
Munafiku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:56 pm

Hasan Zyko Kamberi është vjershëtor i mungesave në jetën njerëzore, si kur merret me tema sociale, ashtu edhe me çështje shpirtërore. Vjersha Gjerdeku i vashës, të cilën Faik Konica e quante një vepër të dalluar të letërsisë së vjetër shqipe, tregon shkallë-shkallë bashkimin e Djalit me Çupën, duke portretuar ambientin shoqëror dhe zjarminë e atyre që duhet të martohen. Në mënyrë alternative portretohen djali e çupa, puna dhe mundimi i tyre për bashkim, që nuk është vetëm social por edhe psiqik, për të projektuar më në fund një embrion të lumturisë së jetës njerëzore. Hasan Zyko Kamberi kritik e satirik shkëlqen në vjersha të tjera, për t’u bërë satiriku i parë i letërsisë shqipe. Nëse në vjershat e tija të para personale e shoqërore ky autor ironizon edhe vetëveten, në vjershat satirike ai nuk kursen askendin. Dy vjershat e tij Paraja dhe Trahani lidhen ndër vete si vjersha të situatave sociale, po edhe të sprovimeve morale, duke i karakterizuar një qëndrim autorial. Të gjitha vjershat e Kamberit, duke qenë me frymë kritike ndaj dukurive shoqërore, domosdo karakterizohen me shprehje të ashpra, me një shpërthim deri në përmbysje dhe me një revoltë të përhershme deri në pëlcitje, si qëndrim autorial. Në anën tjetër, për nga ndërtimi formal i vargjeve janë të njënjëshme. Rregulla e tij krijuese është vjersha katërshe me varg tetërrokësh dhe me skemën e rimës aaab. Kjo është një rregull e përgjithshme krijuese. Në anën tjetër krijimi i vjershës sociale shpesh formalisht i afrohet tregimit dhe ka elemente të poemave me subjekt e me rrjedhë kontinuitive, formë që do të shfaqet më vonë në letërsinë shqipe. Me Hasan Zyko Kamberin në letërsinë shqipe kalohet nga modeli i lavdit në modelin kritik dhe kjo duhet të jetë vlera më e madhe e vjershave të këtij autori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:56 pm


From Wikipedia, the free ency

Hasan Zyko Kamberi was a distinguished bejtexhi writer of Albanian literature.
Overview
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:57 pm

He was born in the second half of the eighteenth century in Starje, a southern Albanian village near Kolonja at the foot of Mount Gramoz. All that is known of his life is that he took part in the Turkish-Austrian Battle of Smederevo on the Danube east of Belgrade in 1789 [1203 A.H.] in an army under the command of Ali Pasha Tepelena (1741–1822). He died a dervish, no doubt of the Bektashi sect, in his native village at the beginning of the nineteenth century. His tomb in Starja was turned into a shrine known locally as the turbeh of Baba Hasani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:57 pm

Kamberi is one of the most commanding representatives of the Muslim tradition in Albanian literature, though his main work, a 200-page mecmua (verse collection), has disappeared. A manuscript of this collection is said to have been sent to Monastir (Bitola) in 1908-1910 to be published, but all traces of it have since been lost. Indeed little of his verse has survived and even less has been published. Of the works we do possess are: a short mevlud, a religious poem on the birth of the prophet Mohammed; about ten ilâhî; and over fifty secular poems.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:57 pm

Kamberi’s secular verse covers a wide range of themes. In his octosyllabic Sefer-i hümâyûn (The Felicitous Campaign) in thirty-three quatrains, he describes his participation in the above-mentioned Battle of Smederevo and gives a realistic account of the suffering it caused. In Bahti im (My fortune) and Vasijetnameja (The testament), Kamberi casts an ironic and sometimes bitter glance at the vagaries of fate and in particular at the misfortunes of his own life. Gjerdeku (The bridal chamber) portrays marriage customs in the countryside. It is not a pastoral idyll we encounter here, but a realistic account of the anguish and hardship of young women married off according to custom without being able to choose husbands for themselves, and the suffering of young men forced to go abroad to make a living. In Kamberi’s love lyrics, the author laments social conventions that inhibit passion and spontaneity. The most famous of his poems is Paraja (Money), a caustic condemnation of feudal corruption and at the same time perhaps the best piece of satirical verse in pre-twentieth century Albanian literature.
2- Mendohen, vrasin mendjen
3- Ku është thënë për ne
4- Jetë
5- Institucioni që pret monedhën
6- Ligjin, gjyqin Hasan Zyko Kamber
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:58 pm

Poezi nga Hasan Zyko Kamberi

Paraja


Mbreti q'urdhëron dynjanë,
që ka vënë taraphanë,
e i presënë paranë,
ja di kimenë parasë.

Dhe veziri,q'është veqil,
zë sikur të bënet' adil
e mos thotë dot kaly-kil.-
ja di kimenë parasë.

Sheh Islami,q'ep fetfanë,
që di qitapënë ç'thanë,
nukë kaçirdis paranë,
ja di kimenë parasë.

Myfti edhe myderizë
edhe kyrra e vaizë
kanë ujdisur' iblizë,-
ja din' kimenë parasë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:58 pm

Dhe kadiu i mehqemesë,
që rri pipër sixhadesë,
edhe shehu i teqesë
ja di kimenë parasë.

Dhe pashallarë,bejlerë,
edhe avamë të tjerë,
për para apënë krerë,
ja dinë kimenë parasë.

Kadiut,t'i rrëfesh paranë,
ters e vërtit sherianë,
për para se ç'e shet t'anë,
ja di kimenë parasë ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:58 pm

Për para njeriu çan denë,
për para ngrë muhabenë,
për para e humb xhenenë,-
ja di kimenë parasë ...

Paraja të bën të rrihesh,
paraja të bën të fshihesh,
paraja t'ep sedrë e ngrihesg,-
ja di kimenë parasë ...

Paraja njerin'e mundon,
e bije ndë balt',e rrëzon,
e bën qeraxhi,e dërgon,-
ja di kimenë parasë ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:58 pm

Paraja të vdes,pa të ngjall,
paraja të sjell bihal;
pa para sikur je ndë zjarr,-
ja di kimenë parasë.

Paraja të ngjall zemërë,
të marton e t'ep femërë,
paraja të shton emërë,-
ja di kimenë parasë ...

Me pare i'hyn Qabesë
kush ka mbë turqërit pjesë,
sheh mekamn' e Fatimesë,-
ja di kimenë parasë ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:59 pm

O moj paraja murdare,
që bën botënë avare,
që gjezdis posi zagare,-
ja di kimenë parasë ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:59 pm

Bahti im


Zu Hasani e zihetë,
me baht të ti po prihetë:
vallë ku rri e fshihetë,
që s'po punon,more bahti im?

Un' i mjeri kam bërë aht
të të pyes,ty more baht:
sos u bëre vezir me taht,
që s'punon,more bahti im?

Ndë je turk,ndë je me mënt,
as më rrëfe yzrinë tënt,
as mos je haps në ndonjë vënt,
që s'punon,more bahti im?

Ndë je ymmeti Muhamet,
më rrëfe ç'ësht ky hiqmet.
Mos je zaif e s'ke kyvet,
që s'po punon,more bahti im?

Të të dije,mos je dembel?
Mos je hokabaz,që qit mel?
Mos je shair e çallidis tel,
që s'punon,more bahti im?

A mos t'është zënë mesi?
Mos të ka zënë përdhesi?
Mos t'është grisur thesi,
që s'punon,more bahti im?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:59 pm

Vallë,mos kemi bedua,
që s't'ecën as ty,as mua?
Ndë je me din,as më thua,
që s'punon,more bahti im!...

Ah,bahti im rumbullaku,
pse qenke ti kaqë ahmaku?
Pse s'i ndihe këti plaku,
që s'punon,more bahti im?

Kur zënë bota,punojnë,
turli punëra,ndërtonjë,
ty valle ku të dërgojnë,
që s'punon,more bahti im?...

Shokëtë punojnë me pluk,
gjetnë mëndafsh e pambuk,
ti pështille,kruhe si shup,
që s'punon,more bahti im?

Shokë blenë iltizame,
marinë arsa e ilame,
ti po thua qysh të hamë,
që s'punon,more bahti im!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 9:59 pm

More bahti im i ndyrë,
i fëlliqur' e i pështyrë,
të dije se ku ke hyrë!
As punon,more bahti im!...

Vështo,bahn,të mos përtojmë,
sa të mujmë të punojmë,
se djemtë do t'i martojmë:
As punon,more bahti im!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 10:00 pm

Trahani


More shokë,ndë këtë alem
drejtë vete,çupa e djem,
se pun' e ti s'hyn ndë kalem,-
dritë kush gjeti trahanë!

Aferim ç'bëri dëngozi,
muar qumështë prej kosi,
me miell e nakatosi,-
dritë kush gjeti trahanë!

Fort ka qënë i diturë,
s'ka qënë ndonjë i mitur;
dritë kush e ka gjetur,
dritë kush gjeti trahanë!

Tetë muaj gjith ç'janë,
që e ziejnë e hanë,
fukarasë u mban hajanë,-
dritë kush gjeti trahanë!

Çpejt ndë mëngjez pa ngriturë,
ndonse plak,ndonse i mitur
e kërkojnë pa ngritur,-
dritë kush gjeti trahanë!

Të mjerëtë hizmeqarë,
do të ecin duke qarë,
cili për derr,cili për farë,-
dritë kush gjeti trahanë!

Ndë'atë shtëpi që s'ka trahan,
gjithë ajo fëmijë po qan,
po Zotynë bëftë derman,-
dritë kush gjeti trahanë!

Si trahani gjellë nuk gjen,
kur ta hash berkunë ta nxen,
si vera t'ep qejf e të nxen,-
dritë kush gjeti trahanë!

Trahanë kur e ndërtojnë,
me qumështë e tyrazojnë,
me gjalpë e përvëlojnë,-
dritë kush gjeti trahanë!

Trahanë ta shtijesh ndë tas,
të kesh edhe bukënë has,
piperr' e zi t'ia bësh takas,-
dritë kush gjeti trahanë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi EmptySun Aug 05, 2012 10:00 pm


Trahanë,ay që merr vesh
është për ndë rixhal peshqesh,
kur ta ziesh ta bësh përshesh,-
dritë kush gjeti trahanë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty
MesazhTitulli: Re: "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi   "DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"DITET E PLEJADES" NE fokus dhe Hasan Zyko Kamberi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "DITET E PLEJADES” ERSEKE
» "DITET E PLEJADES"DHE MANIFESTIMI "100000 POETET E BOTES..."
» 28 SHTATOR 2012 "DITET E PLEJADES" PEGASI NE FIER
» ”PEGASI” BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS
» BASHKIA ERSEKE, LNPSHA "PEGASI" NE FOKUS FAN S. NOLIN

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: