Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "DITET E PLEJADES"DHE MANIFESTIMI "100000 POETET E BOTES..."

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: "DITET E PLEJADES"DHE MANIFESTIMI "100000 POETET E BOTES..."   Tue Oct 02, 2012 8:31 pm

100 - vjetori i Pavarėsisė: Bashkia Fier dhe Lidhja Ndėrkombėtare e Poetėve, Shkrimtarėve dhe Artistėve “Pegasi” Albania, aktivitet nė Fier.
NGA MAJLINDA RAMA

Bashkia Fier dhe Lidhja Ndėrkombėtare e Poetėve, Shkrimtarėve dhe Artistėve “Pegasi” Albania, kan
ė organizuar njė aktivitet nė qytetin e Fierit. Kjo veprimtari, e konceptuar tėrėsisht ndryshe, solli pėr artdashėsin fierak, nė qendėr tė qytetit, jo vetėm kėngėn pėr tė cilėn shqiptarėt kanė dėshmuar qė e duan dhe e kanė identitet, por edhe letėrsinė, krijimin, poezinė, kritikėn, artin, magjinė e fjalės. Ky aktivitet letraro - muzikor erdhi nė vazhdėn e aktiviteteve qė organizon Bashkia Fier, por edhe Lidhja Ndėrkombėtare e Poetėve, Shkrimtarėve dhe Artistėve “Pegasi” nė kuadėr tė 100 - vjetorit tė Pavarėsisė. Merrnin pjesė nė kėtė aktivitet autorė nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė.

“Dua tė falėnderoj nė veēanti Presidencėn e Lidhjes Ndėrkombėtare tė Shkrimtarėve, Artistėve dhe Krijuesve ‘Pegasi’ qė zgjodhi qytetin e Fierit, pėr tė sjellė njė mbrėmje ndryshe. Bashkia Fier do tė jetė gjithmonė mbėshtetėse dhe suportuese e iniciativave tė tilla, tė ardhura kėto, jo vetėm si ndėrmarrje e emrave tė njohur tė letėrsisė, artit dhe kulturės, por edhe nga emra jo shumė tė njohur nė skenėn publike, por qė sjellin te ne njė dėshirė pėr tė promovuar dhe pėrēuar ndėr breza artin, letėrsinė, tė bukurėn, humanen. Njė aktivitet i tillė nuk ka se ku tė tingėllojė mė mirė se nė qytetin e Fierit, nė vendin e bashkėjetesės sė paqshme dhe harmonike tė komuniteteve tė ndryshme, siē janė myzeqarėt, ēamėt, kosovarėt, labėt e mallakastriotėt, nė qytetin qė, vit pas viti, ka prodhuar emra tė spikatur nė tė gjitha fushat, duke i dhėnė Fierit identitet kompletar, si njė kryeqendėr tė kulturės”, - ka thėnė para tė pranishmėve nėnkryetari i Bashkisė Fier, Haxhi Kalluci.

“Tė gjithė e dimė qė shkrimtarėt, artistėt, krijuesit kanė qenė pararojė e ndryshimeve dhe zėri i prosperitetit. Janė shkrimtarėt dhe artistėt ata qė nė 100 vite shtet kanė ditur tė ngrenė e tė rrėzojnė sisteme, tė kritikojnė e tė bėjnė revolucion me gjuhėn e fjalės, aq sa bukur na tingėllon vargu antologjik: ‘Me pushkė e penė pėr mėmėdhenė!’. E pra, ne kemi sot fjalėn. Ėshtė pikėrisht kjo, fjala, ajo qė na bėn sot, qė tė heqim dorė nga interesa tė ngushta, meskine e vetjake, pėr t’u bėrė njė zė i fuqishėm, me shumė ngjyrime nė kėtė 100 - vjetor. Ky duhet tė jetė misioni ynė i pėrbashkėt, pa dallime siglash apo ngjyrash kulturore e letrare”, -ka thėnė ndėr tė tjera presidenti i Lidhjes LNPSHA, Kristaq Shabani.

Aktiviteti u fokusua nė dy emra tė njohur tė letėrsisė, qė janė njėherazi bijtė e Fierit, Jakov Xoxa dhe Nasho Jorgaqi, por nuk iku vėmendja pėr asnjė ēast nga poetėt e mėdhenj tė kombit, si: Naim Frashėri, Andon Zako Ēajupi, Gjergj Fishta, Migjeni, Ndre Mjeda, Pashko Vasa, Ismail Kadare, Dritėro Agolli etj. Interes tė veēantė pati kumtesa e sjellė nga studiuesja Rajmonda Maleēka me temė: “Nasho Jorgaqi, prurėsi mė serioz i Fan Nolit tė madh”.
Ndėrkohė, nė ditėn e dytė tė aktivitetit, ditė qė pėrkonte me iniciativėn e lėvizjes pėr njė botė ndryshe, u zhvillua njė takim nė Bibliotekėn Publike tė qytetit. Nė kėtė mėnyrė, tė pranishmit, pėrfaqėsues tė letrave, iu bashkuan manifestimit “100 mijė poetė nė botė pėr ndryshim”. Manifestimi poetik u organizua me njė ekspoze librash tė autorėve shqiptarė dhe atyre pjesėmarrės nė manifestim, ku, mė sė shumti, u vendos theksi te humanizmi njerėzor, paqja universale, respektimi i sė drejtės dhe mirėsia njerėzore. Po ashtu, mesazhi i manifestimit ishte pėr njė mirėqenie tė pėrgjithshme, duke respektuar politika ekonomike ndryshe, pėr tė luftuar varfėrinė e tejskajshme, shmangie tė krizės ekonomike dhe ekologjike, luftė kundėr plagėve tė rėnda shoqėrore, si: droga, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerėzore etj.
Pas kumtesave dhe interpretimit tė poezive, Bibliotekės Publike iu dhuruan nga Lidhja “Pegasi” njė numėr i konsiderueshėm librash nė gjuhėn shqipe. Nuk mungoi nė kėtė aktivitet edhe ndarja e titujve pėr emra me kontribute nė letėrsi dhe jetėn kulturore tė vendit. Pas veprimtarisė, tė pranishmit vizituan studion e punės sė skulptorit Haxhi Kalluci. Ky i fundit, prej disa muajsh, po punon me portretin e Ismail Qemalit, i cili pritet tė pėrfundojė shumė shpejt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"DITET E PLEJADES"DHE MANIFESTIMI "100000 POETET E BOTES..."
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: