Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 POETJA ELSA CENAJ , VELLIMIN I SAJ POETIK " LOTI I AKULLT"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: POETJA ELSA CENAJ , VELLIMIN I SAJ POETIK " LOTI I AKULLT"   Fri Dec 28, 2012 5:49 am

Shtepia Botuese Grafike "Fishta" Prishtinė botoi librin me poezi "Loti i Akullt" tė poetes Elsa Cenaj.


NJĖ LIBĖR I ELEGJISĖ DHE I KUJTESĖS QĖ DHEMB
Posa lexon pėr herė tė parė librin me poezi “Loti i Akullt” tė poetes Elsa Cenaj, tė krijohet pėrshtypja se ke tė besh me njė botė poetike nihiliste dhe pesimiste, por kjo ide vjen e ndryshohet sa me shumė qė lexuesi thellohet nė pėrmbajtjen, esencėn dhe fuqinė meditative tė autores. Ketė fakt e ilustron edhe vet poezia e saj e parė e titulluar ,,Mbijetoi”, e cila sikur dėshiron qė t’i paralajmėrojė lexuesit se edhe pse ndoshta jeta ndonjėherė tregohet e pa sinqertė me krijesėn njerėzore, hapi jetėsor nuk duhet tė ndalojė gjerė nė pėrmbushjen e misionit tė saj. Edhe pse nė parim poezitė ndjekin njė linjė tė rrėfimit tė ndjenjės sė pėrjetimit, sfidės, pėrballjes, shpresės e dashurisė qė dhemb, tė cilės hija i mbeti peng diku nė gjurmėt e jetės rinore, autorja brenda nėntekstit ngėrthen dhe shumė situata jetėsore tė pėrjetimeve tė cilat lexuesin e mishėrojmė me atė gjendje dhimbjeje e pėrjetimi. Ajo mundohet qė pėrmes vargut poetik t’i luftojė hipokrizitė e shekullit siē janė: mospėrfillja, injoranca, pėrbuzja, mungesa e dashurisė, indiferentizmi, josinqeriteti, egoizmi, harresa, e zemra e bėrė akull e gurė nga mungesa e dashurisė. Tė gjitha kėto autorja mundohet t’i luftojė me forcėn e pendės dhe zemrės qė ndjen e fal ligėsitė e kėsaj bote, tė cilat me kalimin e kohės asaj ia kanė krijuar ,,oqeanin’’ e saj tė dhembjes e mallėngjimit. Kjo dhimbje, e cila lexuesit tė pėrthelluar i krijon pėrshtypjen e njė ,,dhimbjeje moraliste’’, e cila nuk e kėrkon vetėm dobinė dhe interesin vetjak por kėrkon qė kjo dashuri, kjo mirėsi e ky sinqeritet tė shpėrndahet edhe me njerėzit e tjerė tė cilėt dhembja i kohės ua ka derdhur lotin mbi qepallat e tyre. Ėshtė kjo njė dashuri flijuese e cila e sheh shpėtimin pėrmes zgjimit shpirtėror, lotit, shpresės e vetėngushėllimit, tė cilat sė bashku edhe pse me lotin nė buzė kurrė nuk dinė tė mallkojnė shtegun e jetės dhe dashurisė. Poetja shpesh se si me vetėdeshirė i kėrkon reminishencat brenda qeniės sė saj, sikur ka dėshirė qė pėrmes lotit, dhembjes, e vetmisė ta ushqej thesarin e saj tė zemrės e cila zėmėr vuan e bashkėvuan si dikur, nė rininė e hershme, ku shpeshherė ka dėshirė tė shkrihet nė krahėt e dashurisė. Shkrirė nė puthje tė zjarrta dhe pėrvėluese, shpirti i autores shpesh di tė ikė nga vėshtrimi i botės dhe tė bėhet mike me vetminė e lumtur dhe heshtjen, e cila heshtje sjell trazimin mė tė zhurmshėm nė vijat e mendimit e kujtesės sė saj. Nė kėto valė shpirti, ajo bashkėbisedon me jetėn, shpresėn, mallėngjimin e durimin e hekurt e cila e dėrgon deri nė dialogje me Evėn Biblike e cila kurrė s’u vėrtetua se e kafshoi mollėn e ndaluar, i cili mėsim botės ia ka ngulfatur frymėn. Autoren shpesh e zė agimi dhe me qepallat e rėnduara e nga pagjumėsia, duke u munduar qė fatin e jetės sė saj ta rikthejė nė botėn e ėndrrės rinore, ku shpirti i lėnduar do tentonte ta jetonte njė jetė ndryshe, pa dhembje e pėrbuzje. Autorja ėndėrron tė jetojė nė njė kohė e stinė tjetėr, ku do ishte e lumtur, e lirė qė tė vrapojė fushave tė dėshirave nė horizontet e gjelbėruara, ku lumturia s’do kishte kurrė mbarim. Kjo ėshtė fusha e nostalgjisė e cila e shtyn autoren tė shprehet se “Loti ėshtė thesari im’’. Pastaj tė poezia “Dhe Loti” ky thesar qe e ka kalitur shpirtin e shumė krijuesve anekėnd botės artistike. Kėtė fushė pėrjetimesh mė sė miri e ilustrojnė vargjet e poetes:

ku dhembja e loti i kanė zėnė vend dashurisė
vetmia nė mua ka ngrit mure
si ta kaloj kėtė breg dėshpėrimi
dua t’i shijoj e prek sadopak gjėrat me ndjenjėn e shpirtit
tė mos mbetem boshe, e pa vlerė…
ku tė marr forcė e tė pėrballėm me tė kaluarėn e tė tashmen
me dhembjen qė kalit shpirtin miku im

Autorja nuk i anashkalon edhe temat me motive sociale ku ēiltėrsisht dhe natyrshėm shpalos plagėt familjare tė cilat nė mėnyrė zinxhirore krijojnė mozaikun e dhimbjeve duke krijuar njė Tablloid melankolie e cila situate breznitė dhe fėmijėt e pafajshėm i pėrcjellė si hije.

nė shtėpi e vetmuar
pa dorė burri e veē kalamaj e
grua, qė duhet tė pėrballesh
me pėrgjegjėsi t’burrit
s’ke kohė tė ankohesh kurrė
e as lotin ta fshish nga faqja

Poetja, e ngėrthyer nė situata tė ndryshme shpirtėrore e emocionale kėrkon qė me fuqinė e imagjinatės ta pėrqafojė Ylberin e jetės qė ta shijojė jetėn me tė gjitha bukuritė dhe dhuratat e saj. Ajo nuk dėshiron qė dhuratė e saj e vetme e jetės tė jetė dhembja por magjia e dashurisė e cila njeriun e katarzon, e ngushėllon dhe i jep shpresė pėr tė ardhmen. Ajo nuk dėshiron qė pjesa e qiellit tė saj tė jetė e tkurrur as e kufizuar, por shpirti i saj tė lundrojė i lirė drejt qiellit tė dėshirave dhe lumturisė, e cila lumturi do krijonte ringjalljen aq tė kėrkuar brenda ligjeve tė fshehta tė shpirtit rinor. Ja si shprehet tė poezia “Mė shiko”

pra ...bėj hapin e parė,
largo gurin qė ta mbanė peng dėshirėn,
jepi krahė buzėqeshjes, jetės.
pėrqafoje tė bukurėn...
tė ndjeshmen,
po tė pres krahėhapur,
mė shiko e shijo
me butėsinė e shpirtit,
mua gruan, qė dirgjem e dirgjem pėr TY
mė shiko me zemėr, e mė shijo me shpirt
do e ndjesh pendimin
pėr lotėt e dhembjen qė nuk ti tregova kurrė...

Pėrmes rrėfimit artistik autorja ka dėshirė tė shkrihet nė ”Lulen e ėndrrės’’, por jo nė lule zhgėnjimi qė nė vazhdimėsi vyshket brenda qiellit tė saj tė pėrjetimit, ku si shkak i kėsaj vuajtje del besnikėria nė dashuri.

tė besova ty..!
ta hapa portėn e zemrės
e nė burimet e lotit tim
tė lashė t’i kuptosh ngjyrat e dhembjes,
kisha gabuar

autorja ndjen tė ftohtė shpirti por edhe zjarr shpirti nė tė njėjtėn kohė, por ėshtė tė ftohtit e kohės e mallėngjimit qė drithėron brendinė e protagonistes, e cila kur lundron nė qiellin e kujtimit, ndjen se kjo stinė jete do e pėrcjellė ėndėrrimin e saj deri tė varri. Pa dashje, nė agun e asaj shprese mbillet vyshkja, kjo vyshkje nė kohė e cila shpeshherė nga malli kthen kokėn pas pėr mallin e saj tė largėt.
Shpeshherė autorja ndjenė se as fjala e gjallė e shndėrrimi nė flutur s’do ta shpėtojė nga shtegu i mallėngjimit e kujtesės, dhe si gjethe qė e bartė rrjedha e ujit dhe e dėrgon nė det nuk shpreson mė nė kthimin e saj nė gjurmėn e vjetėr. Ekziston njė ,,Pritje’’ malli e cila shpesh e lajthit dhe si fli shkrumbimi e dėshiron qenien e saj para magjisė sė dashurisė. Ajo dėshiron tė dhurohet nė njė kohė tjetėr tė sakrifikohet, tė moliset e gėzohet nga dėshira qė e pret me vite, ka dėshirė tė lajthitet se koha ikėn por shpresa ekziston, dhe se dielli i shpresės nė dashuri ende nuk ka perėnduar. Edhe pse fytyrėn e Engjėllit shpesh e nuhat te djalli i maskuar, autorja prapė shpreson nė dashuri. Shpreson nė dashurinė rinore, dashurinė e nėnės, tė familjes, tė njeriut e botės. Shpirti i saj nuk di tė fle, nuk di ta ndalojė ritmin, ngrohtėsinė, ritmin e shpresės, faljes e shuarjes. E pėrhumbur nė ėndrra fėmijėrore kėrkon lartėsimin nė shpresė, edhe pse hapi i kohės shpeshherė bėhet pengesė pėr ta gjakuar ėndrrėn. Ėshtė kjo shkrirje melankolike nė kohė e cila shpesh e kthen nė Shqipėrinė e saj tė vuajtur po edhe nė bankat e shkollės ku qepallat e saj filluan tė dridheshin nga ajri i ngrohtė i dashurisė se parė.

jetė rinore, jetė e nxėnėsit
tė qeshur me plot ėndrra e dėshira

Poeten e mundon dhe tundon largėsia, atė e vret kujtesa sa herė merr rrugėn e migrimit dhe si nė pasqyrė shpesh i pasqyrohen gjurmėt e jetės rinore por edhe vuajtjet e fėmijėve tė pafajshėm tė Kosovės qė s’e jetuan jetėn nga barbaria e luftės. Edhe pse e zhytur nė horizontet e melankolisė autorja nuk i ikėn dritės shpresuese e cila shprehet kėshtu:
mėmėdheu qė dirgjet, nė mosha e stinė
bashkė me rininė e dėshirėn pėr jetėn
e agime tė bardha tė ditės sė Re, e
pėr bukėn,
pėr dritėn,
pėr buzėqeshjen,
pėr lirinė,
pėr dashurinė...

Autorja, pėrmes vargut elegjiak dhe vendlindjes sė saj i kėndon MACUKULLIT, ku e rriti shtatin e ėndrrat, ku pėrjetoi ajrin e ėndrrėn vajzėrore, ku sytė e shtati i saj nuk kishin kufi e ku qielli vėshtrohet me hapin e shpresės.

nė shtegtim tė jetės
vėshtirė tė kalėrosh atin e ėndrrės
duhet pranuar,
se rrėzimi e ngritja janė pjesė
e lojės sė pabarabartė
nėpėr ngritjet e rėniet e jetės
njeriu ka nevojė pėr njeriun...
dhe njė copė zemėr.

Nga i gjithė ky mozaik i poezive, mund tė konkludojmė se poezitė e Elsa Cenajt pėrmbushin normėn letrare, artistike e estetike, tė cilat tė thėna tė shkruara me njė frymė e mbajnė gjallė emocionin e lexuesit, po me tė njėjtėn frymė e fuqi emocionale e shpirtėrore qė u shkruan.

RECENSENTI: Vilson Culaj,
Klinė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
POETJA ELSA CENAJ , VELLIMIN I SAJ POETIK " LOTI I AKULLT"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: