Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:13 am

se botë e tërë sakrifikohet për dashurinë
e sakrificë u bëra,
kur nëpër sprovat e jetës e kuptova.
ishte vonë, shumë vonë për të gjitha
në pafundësinë e pritjes së lotit
mbytur janë dëshirat
dhembja hedhë vallen e vet

ju rini adoleshente, a e pjekur
sa do të dashuruar që të jeni
atë që e humbeni një herë
kurrë me s’do e gjeni
s'do u kthehet.

dashuria s’është leku
që mos të rrinë gjatë në xhep
dashuria është jeta që ia vlen
me sakrifikua, flijua për të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:13 am

KOMPOZIM I DHEMBJES

me bukurinë e shpirtit
mbledhë tingujt që më trishtojnë
ta kompozojmë himnin e jetës
gurgullimeve të pafundme të lotit

me gotën e mbushur me verë të zezë
shëtisë peizazhin e ngjyrave të jetës
fshehur secilën ditë e natë
lotin tim pi, që ta thaj dhembjen...

sa herë i putha lotët
putha dhimbjen e trishtimin
edhe pse buzët mu plasariten
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:13 am


e çuditshme është jeta
si sillet rreth ëndrrave
si fundi i gotës se zbrazët.
që ta zgjon dëshirën.

reprizë e lotit
trishtim
e dhembje
durim
pritje
reprizë pa dashje

me verë dhembjen dua ta qetësoj
kur stinë melankolie më pushton
lulet prore më xhelozojnë
një zë sikur nga retë më shfaqet
s’ke dhembje që pinë verë pa mua
oh, me fal...eja, eja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:14 am


ndalo dhembjen, kthema gëzimin, shpirt
e shkëlqimin e humbur ngaherë në sytë e mi
dhuratë do ta jap dhe një gotë ty
ndihmomë ta kompozoj trishtimin e vetmisë
me gjethet e butësinë e erës...
mundohem që këtë copëz re, ta zë mik
por mashtrimi sërish ka vendosur barrikada
pengon komunikimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:14 am



III

krah kërkoj...
...asgjë s’më ke lënë
pos dhembjes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:14 am

ZEMRA IME

zemra ime
e lodhur
e vetmuar
shpirti im
i tretur
i copëtuar

zemra ime
në agun e dritës së bardhë,
e në muzgun e natës së errët
e harruar…!
se ngushëllon njeri.
zemra ime
e lënduar,
nga dhembja e loti
pret, e pret nëpër stinë
të zgjedhurin e saj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:14 am


që dhembjes t’i caktoj limitin e kufijtë
që ta njomë me magjinë e dashurisë
të shëroj plagët
të mos ndodhin tragjedi

zemër e tharë e vrarë
në pritje të njeriut
që ndalon lotët
e hapë perdet e ëndrrës
me petalet e dëshirës
thithë nektarin e epshit
të një vashe,
që pret ta filloi jetën.

në emër të dashurisë
të fjalës,
të një premtimi…!?
zemra ime
që s’më takon mua!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:15 am

PËR TY

i lash te gjitha
për ty…!
në bulëzimin e parë të jetës
dashuri e pa kohë ishte,
çfarë rëndësie ka po të pendohem

e kaluara të vret,
por, nuk rikthehet
ka diçka që e ruaj si të veçantë
që më lenë larg pendimit

si ta largojmë nga mendja
një, por shumë dimensionale
dhembje,
dyshim,
mospërfillje,
ndrydhje,
mos vlerësim
që sjellë dhembje,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:15 am

cila rrjedhje të dërgon drejt pendimit?
vetmi e dhembjes time
është mospërfillja jote
që rrënjë të pelinit lëshon
vullkan mendimesh të trishta
ndjenjat rëndojnë kokën, humbin gjumin
e secilën qelizë të trupit ngarkojnë

ç’ti bëjë zjarrit që në brendinë kallë,
ti se përfill prushin e ndjenjës
se vështron botën si po ndryshon
s’dua që dielli të perëndoi
e as errësirë s’dua
por më zjarr e dritë dashurie
etjen e shpirtit
e epshin e ndjenjës
ta shuaj e qetësoj
dhe lotin të ma pushosh
derisa për ty
e për mua
s’është bërë vonë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:15 am



KRAH KËRKOJ

M’i ke marrë të gjitha
dhe copën e qiellit tim rrudhë
ngushtove duke m’i ngulfat ndjenjat
që as me ajër, të mos ngopem
asgjë s’më ke lënë
pos dhembjes…

unë pak kërkova nga jeta
një palë krih
ta përqafoj një herë lirshëm
kaltërsitë e qiellit
e të shëtis si siluetë
mbi pellgje detesh,

të ndjej shqetësimin valëve,
e valët se si dremitën
të shoqërohem me pulëbardhat
e lirë...
plot ajër e dritë

do të rinohem dhe një herë
sikur të më ktheheshin vitet e rinisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:15 am




NË DET

sot
jam e qetë,
në dete,
me puhinë e lehtë të erës
që ngrohtësisht ma ngacmon lëkurën
flokun e faqet...!
cila ditë e jetës sime është...?

madhështore janë rrezet e ngrohta t’diellit
shpirtin ma relaksojnë
më ndryshojnë,
mi largojnë mendimet e trishta
gjithçka verore, e ngrohte e ëmbël

shëtisë bregdetit ngadalë
një shenjë çendini në gishta në zallin i hedhur
zemrën...dhe inicialet e tij
si dëshmi e lumturisë
jeta është e bukur
ia vlen të përballësh me sfida
















Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:16 am



flasë me veten,
e flas me valën,
që shpejt trembet e m’i fshinë dëshirat në zall
dhe për një herë nga të gjitha anët
sikur dëgjoj një zë përbindëshi
s’më lenë të vazhdoi lumturia
më akuzon se e mbyta trishtimin
s’jam ajo gocë, që isha më parë
megjithatë e qetë jam sot
në det,
po vazhdoj të lozi me puhinë e erës
me ndjenjën e valës
dhe epshin tim prej Gruaje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:16 am

MË SHIKO

më shiko
e me ndjejë
si jam katandisur

në sytë e mi mund të lexosh
gjithë mjerimin e dashurinë e botës
por duhet shikuar drejt
ti duhet të ishe ai, që ma ndal lotin
e buzët t’mi shpalosh...
ta largosh dhembjen
që ta asgjësosh ndjenjën e mos durimit
më shiko me butësinë e shpirtit,
më freskinë e luleve
unë s’dua të të besoj
se zemra jote, nuk ndjen dhembje
që nuk mund të dhurosh ndjenjë dashurie
s’dua të besoj, se je pa ndjenja




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:17 am




pra, bënë hapin e parë,
largo gurin që ta mban peng dëshirën
jepi krih buzëqeshjes, jetës
përqafoje të bukurën...
të ndjeshmen,
po të pres krahëhapur

mos u shndërro në gurë t’rëndë...
që rëndon e rëndon dhembjen tonë
s’dua të jesh as re e zezë,
që sjellë vetëm mot të ligë

pse...
asgjë s’është e bukur për Ty...!
kur gjithçka varët nga Ti..!
‎më shiko e shijo
me butësinë e shpirtit,
mua gruan, që digjem e dirgjem për TY

me shiko me zemër, e më shijo me shpirt
do e ndjesh pendimin
për lotët e dhembjen,
që s’ti tregova kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:17 am


NËSE ME DO
(kushtuar E. N. )

në një kohë,
me kokën plot ëndrra për jetën
papritmas,
pranë teje u gjenda
kur ty nuk të njihja
në sytë tu të përlotur
një pjesë të qenies sime ngulita

ç’është vallë ky ndryshim
si të jetë rinjohje,
në një kohë e orë tjetër
e ndjejë,
sikur njeri tjetrit i kemi ngjarë.
në këtë mjegull dëshirash
si ta shpreh atë që unë ndjejë
atë që unë dëshiroj nga ti…!?
në kopshtin e gjërave të ndaluara
është rëndë që të jetosh







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:18 am



nga thellësia e shpirtit, fjalët burojnë
mos më gjyko,
me fjalë të rastësisë
më dhimbesh,
fatkeqësia do të përcjell në jetë
nëse përfiton nga kjo dhembje që shpirtin ma rëndon
do mbetesh grumbull i mëkatarëve
që sillesh e pështillesh në kurthin e intrigave

e jotja është, do a s’do të kuptosh
e jotja është, do a s’do të jetosh
e jotja është, do a s’do të vërtetën ta pranosh
s’din, apo s’ke
ndjenjë të dashurosh

s’ka dert edhe nëse më quan të bezdisshme
mendjen e shpirtin përherë i kam ke ti
nëse me donë…!?
mos më harro shpirt…!
Shqipëri, Tiranë 15 prill 1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:19 am






LULJA E ËNDRRËS

në ëndërr jete, një rrugë me lule shtruar
shtigje të njoma në gjelbërim vezulluar
unë fillova andej nga mund të ishte dashuria
andej ku mund të ishte lumturia
andej ka me lehtësi do t’i kaloja momentet e trishta
e ta ruaj lotin,...që mos ta vret durimin
që të rri sa më gjatë në ëndërr
ta shijoj bukurinë.

dhe në çdo hapërrim
shok mund të bëhet zhgënjimi
dyshimi ta mbjell të keqën në palcë e shpirt
t’i thuash mjaft vetes...e të ndalesh hapin
nga frika se s’mund të ruash
freskinë e luleve, që mos të vyshket











Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:19 am



vazhdimësi kohësh e stinësh
veten e ripërtërijnë...duke çelë, e pjekë farë e birë
lulja donë kujdes, është e ndjeshme
kërkon butësi dashurie...
ta ujitësh, e ta duash me ndjenjën e shpirtit

në shtegtimin tim të ëndrrës
shumëçka duhet të më shërbej si mësim
secili mund të kuptoi gabimin e bërë
e në shenjë pendimi lypset përmirësim
e jo aventurë me hapë një shtegtim të ri

s’është e sigurt se gjërat do përsëriten
as ta ndalë lotin në sytë e mi
e as të garantoj për Lulen e ëndrrës qe s’do vyshket
një ditë do vyshkesh, bashkë me mu dhe TI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:20 am



BESIMI

të besova ty..!

ta hapa portën e zemrës
e në burimet e lotit tim
të lashë t’i kuptosh ngjyrat e dhembjes
kisha gabuar…!?

të besova ty..!

të pranova në brendësinë e shpirtit
palë-palë, t’i shfletove sekretet e mija
ngjyrat e kopshtit të dëshirës,
thithe dhe aromën...!
hapësirat e kodrave të dhembjes
e burimeve të dashurisë

kisha gabuar…!?












të besova ty...!

ti tradhtove mikpritjen e besimin e shpirtit tim
mike e pa besë…!
me lot nuk riparohen thyerjet
e pabesia, në besë nuk kthehet

kot qanë…e falje kërkon
krokodilët që derdhin lot gjithnjë janë të uritur
kjo i bën ata t’pa ngopshëm, e të pa besë…
edhe të të fali
ku do ta gjesh fuqinë e pendimit?
unë nuk mund ta rikthej as qetësinë e shpirtit
plagët e dhembjet që mi shkaktove
kurrë nuk mund ti shërosh.

të besova ty...!

gjithë jetën do e vuaj gabimin.








Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:21 am


KAM TË FTOHTË

Kam të ftohtë,
edhe kur dielli po rrezaton
kam të ftoftë,
me oxhakun e ndezur prush e flakë
trupi im dridhet, i akullt
kam të ftohtë,
edhe në krevat mbuluar me jorgan me pupla
kam të ftoftë,
kur zhytem në vorbullën e kujtimeve
kam të ftohtë,
kur ballafaqohem me dëshirën
kam të ftohtë,
edhe pse strehë dashurie më ngre
kam të ftohtë,
nga muret që nuk mbajnë sekretin
kam të ftohtë,
shtang jam bërë, akull, s’ngrohem dot...?
pse kam të ftoftë nga gjithçka
sikur vdekja të aktronte me mua
unë ende jam gjallë
kam të ftohtë,
që të jetoj, shpëtoj
duhet të ngrohem me zjarr e dashuri
dua të jetoj
kam të ftohtë

dua të jetoj.







U VYSHKE
u vyshke ëndrra ime bashkë me premtimin
u vyshke rinia ime bashkë me heshtjen
u vyshke trëndafil në dritaren time
u vyshke se lotin se duron ma
u vyshke se loti i mjelm rrënjën e thanë
u vyshke se tashmë loti ka ngrirë
u vyshke se forca të ka lënë
u vyshke se thinjat e rrudhat të janë shtuar
u vyshke se ëndrrat e gëzimet të janë mbaruar
u vyshke se s’kish qenë për ty jeta
u vyshke se kishe qenë e mallkuar
u vyshke se kurrë se dëgjove bilbilin
këndoi për ty
u vyshke se nuk e shijove pranverën
në shpirtin e sytë e mi
u vyshke se zemrën ta patën helmua
e shikimin verbua
u vyshke dashurinë pa e kuptuar
u vyshke nga loti qe u shkri në faqe e buzë
u vyshke pa të prek e shiju.
u vyshke, duke mbet pjesë e kristaleve të lotit
nëpër stinë lulesh, t’i dhembje shprese...!





DO DOJA

eh,
sa do të doja të isha flutur
krahë shkruar e lehtë
s’prish punë dhe jetëshkurtër
tu thithja nektarin luleve
secilën lule ta shijoj
e t’i përkëdheli ato me shpirt

do të doja, të kam krahë të fluturoja
drejt fantazisë
e të përfundoja
jo shumë afër lumturisë
qe t’i la hapësirë jetës
me halle, probleme që sjellë

eh, sikur të ishte e mundur
do të doja të kaloja ylberin
do ndryshoja emrin
duke mos e mohuar vetveten













eh, sikur të ishte e mundur
do të doja te isha ujë në shkretëtirë
që të ia lagia buzët mëkatit
e pranverën ta zë peng në sytë e tij

eh, sikur të ishte e mundur
do të doja të jam rreze dielli
rrugët emigranteve t’ua rrezatoja
natën t’u bëja ditë
e dhembjen e mallin për familjen e mëmësinë
t’ua lehtësoja

eh,
sikur të ishte e mundur
do të doja të bëhesha flutur
ashtu e lehtë
e bukur
e përherë e lumtur
S’DUA FJALË TË MËDHA

s’dua të shkruaj fjalë të mëdha, por
vargje të pastra, të thjeshta
që më dalin nga thellësia e shpirtit
e që burojnë nga zemra.

ti fare mirë i lexon
pse sytë e mi lotojnë
dhe kur s’më sheh,
s’më prek
e jemi pranë njeri tjetrit

shpesh nëpër kopshtin tim sillesh
kalorës i vetmisë,
sikur s’më njeh
ndjej se diçka s’po shkon
kthej kokën pas,
e shoh e njoh hijen tënde
se si hapërron në të vjetrën
ndoshta e gjithë jeta jonë ishte
vetëm iluzion
mall i gatuar nga dhembja
diçka e zjarrtë që përherë e ndjej
që shpirtin ma përvëlon

të shoh me sy, e ndjej në shpirt
edhe kur s’të kam pranë
s’dua fjalë të mëdha
por ngrohtësinë tënde
ti më dëshiro, ti më dashuro.


























IV

dhe djalli maskohet në fytyrë Engjëlli
...e humbur, e pushtuar nga ti,
sikur jam bërë tjetër Grua...































TË PRES..

me dy duart ndrydhi gjinjtë,
faqet e buzët prush
deri sa bisedoj me ty

të pyes,
ç’kemi andej nga larg
kur do t’vish...!?

në receptor
zërin tënd dëgjoj,
ai zë i mekur,
i largët, aq i ftohtë
sa dhe përgjigjja,
s’e di,...!

dhe përsëri
dhembja fillon të rëndojë
ç’është kjo qetësi a indiferencë,
krejt është një,
vuajtjet e mia s’i ndjen...

frutë që u pjeka po thahem
pa u shijuar,
vetmia lotin po e shtjerr,
epshi im i kallur
po shuhet duke të pritur ty,

e unë të pres
deri në amshim.















ME FYTYRË ENGJËLLI

më ofrohesh me fytyrë engjëlli
në vete fsheh djallin
më prek…
më ndjen…
më shikon…

është ëndërr a zhgëndërr
krejt një,
ti si hije që vjen e shkon...
pa caktim kohe

e përsërit sa herë ti do,
lojë e dhembjes…!
e çakorduar pa skenarë












më vështron
më thërret…
i afrohem…
e në shpirt më godet
injoranca

unë…
si në gjendje kome
kafshoj inatin
përpijë dhembjen

sa të vegjël jemi…!?
s’ua humbim vlerën gjërave…?
duke mos njohur dashurinë..

më bëhet si sy Gaforreje, më ngufatin
e apokalips ndodh në ato momente
dhe djalli maskohet në fytyrë Engjëjsh












LOTI I NËNËS

Sot e përherë
sikur shoh Nënën time
si lotët ia rëndojnë qepallat
Nënën që lotët e verbuan
ia shtuan rrudhat fytyrës së saj.
për ata lot...
s’e pyeta asnjëherë,

lotët në sytë e saj..
janë lot të shpirtit,
kanë të njëjtën dhembje..
kanë të njëjtin fat
unë jam dhembja e lotit të saj
pse ta pyes
për dhembjen
që e njoh aq mirë











Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:21 am







nënës...
pyetje nuk i bëj
se përse qanë...?
qaj nënë, qajë
le ta zbraz qielli mjerimin e kohës,
le të rrjedh lot dhe qielli i ndjenjës

se unë e ndjej peshën e lotit tënd
i shijoj ata lot si dhembjen
e lexoj çdo ditë atë vragë të njelmët
përjetoj dhe unë, njëjtë si ti,
dhembjen tënde, nënë,
e trashëgove,
për ta binjakëzuar me ndjenjë e shpirt,
s’jemi ne fajtorë për fatin tonë të zi














E HUMBUR E PUSHTUAR

e humbur,
e pushtuar nga ti,
sikur jam bërë tjetër grua
që kaherë ka humbur
shkëlqimin e vajzërisë,
nuk e di…!?
kush ma vodhi
kurajën...
e ku më mbeti forcë e shpresës
që dhembja ma mundi

ndjehem e dobët
si e pa ndjenjë,
e humbur,
e pushtuar nga TI…!?














KUJTIME FEMIJËRORE

shtegtoj shtigjeve të njohura më parë,
gjurmë të rënda lanë hapat mbi barin e njomë
mes maje plepash, rrezet e diellit
përshëndeten me ne para perëndimit,
erë që përkëdhel gjethet
sikur loz kukafshehtas me mua

qetësi, heshtje,
kujtime fëmijërore

më bëhet se akoma dëgjoj zëra fëmijësh
që shëtisnin dikur nëpër këtë pyll
të dendur, të heshtur, e të frikshëm


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:21 am












simfonia e degëve të lisave
e kombinuar me zëra bilbilash
m’i rikujtuan ëndrrat...
por, sot eci e eci, ta përpijë kohën, distancën

e me zë të lartë flas me vitet e mia
sikur të dua ta largoj frikën
e gjithë kësaj madhështie t’natyrës dua t’i rrëfehem,
më bëhet se koha u ndal në çastin ma intim,
një zë imagjinar siç më zgjon
nga kjo ekstazë e ndjesisë së të bukurës,

ku je ti..!?

ku je ti,...!?
që dëshiron me zanat të fluturosh





ku je ti..!?
me krihët plot ëndrra e dëshira
ku je ti..!?
që gjithë çka t’ngarkoi jeta e përballove
ku je ti...!?
mos rri si e humbur
ku je ti...!?
mos lejo që dikush ta thajë buzagazin e gëzimin
ku je ti..!?
që mike e kishe hënën e diellin
ku je ti...!?
që bota të duket e vogël
ku je ti..!?
qe në pëllëmbë të dorës
sikur mbaje sistemin e yjeve
ku je ti..!?
që tash në liqe lotësh mund të mbytesh

ku je ti,...!?
e bukura zanë e brigjeve,
bjeshkëve,
e fushës,
ti femra e penduar

kaluan vite e vite nga fëmijëria e lumtur,
në hapa je e vonuar...








FTESË E NËNËS

telefonat..
në receptor zërin e Nënës e dëgjoj,
vjen nga larg por i ëmbël si gjithë herë
bijë, do vish...!?
për festën e njëqind vjetorit të pavarësisë
të presim në kremten e mëmësisë,
në njëqind vjetorin e pavarësisë

mendohem, si u bë kjo punë e jonë
njëqind vjet në hapin e parë
pa lëviz,
si nxënësi i dobët, që përsërit klasën
si gjyshërit e stërgjyshërit,
në skamje,
në varfëri
e në vartësi..!
poemë mjerimi migjenian...!
e mjerimi është ferri vetë,
që në heshtje po e kallë e shuan,
vështirë e kam
për të festuar











ndodhë e mos ta di,
fjalët të mos kenë kuptim,
analizoj kohën e kaluar
e lind dyshimi, vallë ne nuk jemi çliruar
nga hije e orës së keqe që gjithmonë rri zgjuar
si ta kremtojmë pavarësinë e mëmësisë
kur mëmësia jonë, s’na dha mundësi
të gëzohemi në dheun tonë
e të mos robtojmë në mërgim,
t’i përdhosim dije e diplomë
që djersen e dijen të na dhunojnë për ca lekë
e të na hedhin në rrugë, kur të donë..

nga mëmësia fëmijët kërkojnë punë e mundësi,
Shqipërinë time e dua si sytë
edhe pse forcë nuk kam, do vij,
bashkë nëna ime do ta kremtojmë
njëqind vjetorin e pavarësisë
se mëmësisë tonë.












RIKTHIMI IMAGJNAR NË BANKËN SHKOLLORE

u riktheva pas shumë vitesh në shkollë,
ulem në bankë në klasën time
sikur të jam fëmijë,
e po shpalosja, ëndërroja...!

jetë rinore, jetë e nxënësit
të qeshur me plot ëndrra e dëshira,
eh, sikur të ishte e mundur edhe një herë
të rikthehem në kohë
në ato banka...!?

sa shpejt ra zilja, duhet të fillojë mësimi,
e gjetur para buzagazit e kureshtjes së nxënësve.
Unë, tash mësuesja e tyre,
Me sy plot shkëlqim e shpresë
PËR vetën e për ta


Siç mora shkumësin dhe shkrova në dërrasën e zezë
”dua te jem si ju...”
të lumtur e të buzëqeshur
ta shijoj rritën që më ka munguar...!?

nxënësit më shikonin me habi
e kureshtje...çfarë thotë mësuesja e Re
do na japësh sot histori jete...
jo mbushur me dhembje e pelin,
ç’tu them, diçka tjetër, pos gënjeshtrës
ku ta marr gëzimin e lumturinë...!?
kur jeta s’na dhuroi...!

kryeni ju detyrat, ashtu si e ndjeni
duhet në fund për t’iu vlerësuar.
s’dua notë të dobët,
të gjithë për sot, keni nota kaluese

sa herë i kujtoj hartimet e mia...
me tema të imponuara
e të ngjyrosura plot mashtrime,
ishte dhembje ajo kohë, e jo gëzime fëmijërore

atë orë të mësimit të pasdites
nxënësve të mi u lashë temë të lirë
që të mund lirshëm të shprehin brengat e dëshirat,
ndoshta kur t’i lexojnë këto vargje
lot do tu rrjedhin në faqe...
nxënësit e mi që u desha shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:22 am



UNË E DHEMBJA-PESHONIM KOHËN
(një ndodhi e vërtetë...)

zyrë në mbretërinë e pluhurit,
punën e djersën kërkojnë llogaritë
shifrat e pluhurin duhet zbërthye në vlerë reale...
është mashtrim ky që e herrë kotas kohën...
e nisë punën,
në zyrën e pushtuar nga pluhuri
e zhurma makinash
qe s’i ndalë as xhami i dyfishtë i dritares ,
në këtë përplasje të gjërave reale,
më shumë inatosem me vetveten.

shiu që fillon të bie,
gjunjët m’i këput dhembja
ç’është kjo molisje e menjëhershme,
kjo mos dëshirë...
për të humbur kohë,
shikimin kisha hedhur përtej dritares
të shijoj shiun se si lozë me gjethet e barin

e dera ishte e hapur, çelësin në bravë
në zyrë e lirë, ishim të vetme, unë e dhembja,
peshonim kohën

rrapëllimë e pa zakontë
tremb veshët e shikim

nga dera kishin hyrë pa pritë dy t’maskuar,
mbyllën derën me çelës,
më kërcënojnë.

Janë plaçkitës ordinerë a hajdutë të zakonshëm,
Që para syve të mi,
lekët e arkës kërkojnë,
Na i jep të gjitha, e hesht nëse e do jetën;

hapën sirtarin, nxorën ca lekë,
rrezikoj...të tjerat mbaj në kasafortë.
të pakënaqur rebelohen më shumë
më godasin, më godasin...
nga inati e kjo skenë trishtuese, lotët më pushtuan,

goditën me shqelma e sërish më kërcënuan,
lekët ose do të të therim në fyt
me të dëgjuar alarmin e sigurimit,
dhe një të hedhur ma dhanë
e nga dritarja u hodhën, që të ikin...me lekë në grusht

policisë si zakonisht,
asnjëherë s’i bëhet vonë...
as për lek,...
e as për dhembjen që më rrënoj...
këtë ngjarje t’dhembjes kurrë s’e harroj
sa herë dhembjen e peshoj në kohë...
më rikthehet trishtimi
dhe trupi me dridhet...!





FOSHNJA NËN RRËNOJA
‎(homazhe për fëmijët e rënë nga barbaria serbe
gjatë luftës në Kosovë)

barbaria s’ka mëshirë
së pari vret arsyen e vet,
pastaj të gjitha krimet i bën
në arsyen e arritjes së qëllimit,
armiq i bëhen dhe foshnjat
që i varin në s’ngija
e në bark të nënës pa lind,
e nën rrënoja i varros

nënat shqiptare kurrë nuk i harrojnë
zërat, britmat e të qarat e fëmijëve
nën tanke, çizme shkau
fëmijë, djem Kosove nën rrënoja
ishin në flakë, të vegjël të pamëkatnuar
ishin në gjumë, në djep me petka mbuluar
sipër tij gurë e parmakë,
dërrasat e djepit mbuluar me gjak

katil serb o i pabesë,
ogur zi e barbar,
a vriten fëmijët engjëj
veç se janë shqiptar...!?
















MIKUT

më lejo të të quaj Mik
me dhembje e heshtje të falënderoj.
Mik i sinqertë, Mik
një ditë
dorën miqësisht ta shtrëngoi.

hedh vështrimin në horizont,
qielli nxirët nga të ftohtët,
toka plasaritet nga të thatit
e retë u derdhen nga mërzia,
dhe kësaj loje të natyrës
dhe peshës së dhembjes time
duhet t’i themi jetë











tri shkronja…
të besova,
fjalë e madhe, Mik,
të mirat e botës po munda do të t’i dhuroja,

për ty
portat hapur i mbaj
Miku pritet krahëhapur

më fal o Mik…
nëse të ngushtoj,
dhembjet e zemrës nëse t’i tregoj
thesarin tim të vetëm që kam
është fati që jeta më dhuroi..

me Mikun s’gabon të rrëfehesh
apo ndihme e përkrahje të kërkosh,
ti në sytë e mi të gjitha i ke lexuar
sa zgjatë kjo miqësi
e a mundet me u shuar..!?











LARGIM I ZYMTËSISË

retë e dendura janë shndërruar në mjegull,
diellin nga froni e larguan,
në këtë dridhje t’dhembjes
sa ndjej nevojë për ngrohësi,
rrezatohem e ngrohem
më rreze të zjarrtë,

do ndodhin mrekulli
të ma largojnë zymtësinë,
e zgjon dëshirën e shpirtit
t’i shpërndajë retë e zeza
qoftë dhe t’i zbrazë në shi,
do vjen sërish mbretëria e diellit,
për të gjithë do sjell ngrohtësi,

e zemrës sime i duhet durim,
në pritje të lumturisë
e të largimit të zymtësisë










PREMTIME ...
(pushtetarëve të të gjitha ngjyrimeve politike)

Si tufë zagarësh endeni rrugëve, si të tërbuar,
të uritur për një copëz mish,
Në gjakime të trofeve
vampirët e kohës moderne
vetëm dhurojnë premtime

nëpër tubime promovuese,
tundin kokë e bisht,
premtojnë se do ndërtojnë parajsën në tokë
premtime, shportë plot gënjeshtra,
mashtrojnë ata, që me sy plot shpresë
drejtohen nga ta,
i harrojnë lotët e nënave
për fëmijët mbetur nëpër kalim kufijsh klandestin,
gjithë ata që tërbimi i detit i mori në pakshim,
dhembjet e vetmisë së tyre,
dhembjet e kurbetçarëve
e ëndrrën që shtjerrin për ditë










këta lugetër modern hëngrën tokën e perspektiven e fëmijëve,
në emër të popullit, e për popullin,
në emër të halleve e dhembjeve
elektoratin e vizitojnë me ekskorde
e shtirën, sikur po e përjetoni skamjen e vuajtjen
nga pallate e apartamente,
nëpër shtëpi para rrënimit
i kanë mbushur plot pano fushat
për ta fituar besimin e për të mbledh vota,
gojën plot premtime e demokraci

ah ky shkëlqim i mashtrimit
që vret si në kohën migjeniane..
këta mashtrues, të zgjedhurit e popullit...?
mashtrues,
vrasës,
kriminel ordiner,
u bënë vazhdimësi,
pjesë e dhembjes së madhe..
sikur pak kishim vuajtur...!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:23 am





MOS U FYENI

mos u fyeni pushtetarë
nëse ua qesim sheshi të këqijat,
ato qe s’kanë të bëjnë me njerëzoren,
ju s’ndjeni dhembjen,
e as plagët e përditshmërisë tonë

s’dëgjoni rënkimet,
e dhembjes, e urisë...!?
përpjekje për t’mbijetuar
as refrenet e “Legjendës së misrit”
as të “Tollumbave të Lulit të Vocërr”
mjerimin e njerëzve tuaj
sikur, keni harruar t’frymoni shqip
















ju o pushtetarë, mos çuditeni
nëse dikush kërkon një grusht të fortë
që t’i bie malit...
për t’i shembë institucionet...!?
që mbron ju dhe krimin e organizuar.
reale e dhembshme...!
e kohës që ju po e vritni...
pse nuk i jepni...shansin të resë

mos u fyeni
nëse kërkojmë përmbytjen tuaj
ngase aq shumë na zhgënjyet
ju të zgjedhurit tanë,
ju drita e shpresës që u kishim,
u bëtë plaga e dhembja jonë.
























































V

kërkim jete mbi valë
e bukura e mbetur pa emër,
në vazon e shtëpisë sime,
lulja pa ujë, e vyshkur




































E BUKURA
(nostalgji për atdheun-nga mërgimi)

e bukura sikur kishte mbetur pa emër
në vazon e shtëpisë sime,
lulja pa ujitë, e vyshkur
i ngjallë lotët e mi
dhe varreve të mbetura pa vizitorë

e bukura e lumturia, sikur na i kishin mohuar
dhe më parë,
ngase ne lindëm të lakuar me dhembje,
me lodhje e kërcenim urie, u rritem
gjymtyrët duke i ngrohur me akuj strehësh.

shpirti i përmbytur në mjerim kohësh
sikur të ketë kaluar shekuj të terë
në errësirë, kur shpresës ia kishin vjedhur
fijen e vetme të rrezes së diellit,

e bukura sikur kishte mbetur pa emër
edhe lulja është vyshkur me mungesën tonë,
por na është hapur një dritare e ndritshme rreze shprese,
për kthimin tonë të mbarë në atdheun e shqipeve..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 EmptyThu Jan 03, 2013 3:23 am


KËRKIM JETE MBI VALË
(poemë e arratisjes ilegale nga atdheu)

dhembja ka rrënjët e degët e gjata,
totalitarizmi gjysmëshekullor
kur truri, palcën e kurrizit e magjen
na e thanë, na e fshinë
në emër të mirëqenies së njeriut,
në emër të barazisë së klasave...!

me dekrete e ligje, na ndaluan dhe besimin në krijuesin
ata, Demonët, veten shpallën Zot.
në kafaze na futen, që të na kufizojnë mendjen
duke u përpjek, të na fikin edhe shkëndijën e fundit,
rrezen e ëndrrës e shpresës
ua mbyllën shtigjet ditëve të bardha të jetës

Rrënjët e kësaj dite, ushqime, dhembje e mjerimi
janë më të gjata, kalojnë kufijtë e dhembjes,
rrjetë e së keqes që ngulfat ka atdheun e shqipeve
mëmëdheu që dirgjet, në mosha e stinë
bashke me rininë e dëshirën për jetën,
e agime të bardha të ditës së Re

për bukën,
për dritën,
për buzëqeshjen,
për lirinë,
për dashurinë...
për lutjen e Zotin.











II

në udhëkryqe kohe
sot duhet dhënë fund dilemës
për t’u nis në rrugën e dhembjes,
rrugën e vdekjes, a shpresës
enigmë që s’i dihet fundi...!
pikëpyetje e madhe pa shpjegim,
që vezullon në horizont

në këtë kohë kur s’gjen peshojë
t’i matësh gjërat reale
pa u hamendur, rron a jo...!
do ndjehesh ma mirë.
që ia provon rrezikut,
sytë nga qielli, kërkon mëshirë
një fije shpresë drite,
për vete, për familjen
në kërkim të jetës së Re
mbi shpindë të valëve.



III

ikëm nga shtëpia,...
natën në terr si të ishim hajdut
nga shtëpia jonë, nga atdheu ynë
cilët ishim në numra,
apo figura shahu,
që ngjasonim në njerëz...!?
cilët do jemi, e a do jemi nesër...!?
dilemat që rëndojnë, ...
por rrugën duhet marrë
drejtë e në det, në shpindë të valëve...
ikim sikur të ishim të huaj.
Si të mos kishim votër e as oxhak
djep, shtrat, nënë e as babë

gjaku na është tharë nëpër vena
në përballje me valët, me detin...
me dhembjen, e me jetën...
në rrugë për në tokën e premtuar
mbi valën me tronditjen e jetës,
ngarkuar me frikë e dhembje
unë s’jam vetëm, me fëmijët,
janë dhe mijëra e mijëra të tjerë
që shpresa për ditë të Re
na i verboi sytë, i jemi hedhur valës
në që dje, sot, na kanë vrarë në shpirt...
ata të pa Zot e të pafe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» POETJA ELSA CENAJ , VELLIMIN I SAJ POETIK " LOTI I AKULLT"
» Poezi e vendlindjes
» "PENTAGRAM LOTI" nga KRISTAQ F. SHABANI
» poezi satirike
» POEZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: