Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

  Atė Antonio Belushi" nga Myrvete & Begzad Baliu, Prishtinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Atė Antonio Belushi" nga Myrvete & Begzad Baliu, Prishtinė    Mon Jan 14, 2013 5:41 am

FIGURA E STUDIUESIT TE MADH ARBERESH NEN KENDVESHTRIMI E PROF.ASSOC DR. BEGZAD BALIU DHE PROF. ASSOC. DR. MYRVETE BALIU
Antonio Bellushi "NDERI I PEGASIT" QYSH NE KRIJIMIN E TIJ ..., ANETARI I AKADEMISE ALTERNATIVE PEGASIANE ...

PERFITOJ NGA RASTI TE DEKLAROJ SE ESHTE NJE NGA MIQTE E MI TE MEDHENJ , I CILI KA DHENE KONTRIBUT TE MADH NE STUDIMIN SHKENCOR TE ARBERSHEVE DHE TE ARBEROREVE ...
Jete te gjate studiuesit te madh ...



kumtim per veprimtarine e tij nga studiuesit edhe te perfshire ne AKADEMINE ALTERNATIVE PEGASIANE



Myrvete&Begzad Baliu. ARBĖRORĖT FILLUAN TĖ FLASIN

Shkruajnė: Myrvete & Begzad Baliu, Prishtinė

Atė Antonio Belushi

Mė shumė se shtatė shekuj mė parė njė murg francez, nėn vellon e tė cilit fshihej misioni politik dhe madje ushtarak i princave francezė, i njohur me emrin Monakus Brokardus, kishte kaluar detin dhe kishte hyrė nė Ballkanin Perėndimor. Ndonėse shėnimet e tij pėr shqiptarėt dhe kulturėn e tyre janė tė pakta dhe madje tė relativizuara disa herė, pėr ne sot janė dėshmi tė veēanta tė kėsaj periudhe.
Po kaq shekuj mė vonė, njė murg shqiptarė nėn veladonin e priftit kalonte detin pėr tė kujtuar dhe pėr tė gjurmuar po ato relikte tash gojore, pėr tė cilat fliste Brokardus, disa prej tė cilave kishin mbetur te paraardhėsit e tij nė trojet e moēme arbėrore.
Ashtu si nė kohėn e Brokardit, murgu i ri i gjakut shqiptar me emrin Antonio Belushi, mė 1965 kaloi Adriatikun dhe hyri nė vatrat stėrgjyshore, duke fshehur nėn vellon e tij fetare misionin e tij prej atdhetari: pėr gjuhėn dhe reliktet e saj, etnografinė, etnologjinė etj.
Misioni i tij tash ishte i shumėfishtė jo vetėm pėr atė vijė gjaku qė vazhdonte tė gjallonte nė koloninė arbėrore tė Italisė, jo vetėm pėr rrėnjėt e tyre ndėr trojet stėrgjyshore tė Greqisė sė vjetėr, por edhe pėr trungun e pėrbashkėt tė tyre etnik shqiptar nė atdheun amė: Shqipėrinė.
Nė rrethet etno-kulturore, kėrkimore dhe shkencore ky mision pėr kohėn dukej i pabesueshėm dhe i pamundshėm. Nė kohėn kur kėto kėrkime pengoheshin nga qeveria greke, (koha e korronelve, - sikur shprehej Atė Belushi) madje edhe pėr studiues tė shteteve perėndimore dhe Amerikės, Antonio Belushi nėn petkun e klerikut, nisej pėr tė mbledhur visare kulturore, historike, etnografike dhe gjuhėsore, pėr t’i botuar ato mė pastaj nė disa dhjetėra artikuj dhe vepra tė rėndėsishme pėr arbėrorėt dhe albanologjinė, si: “Ricerche e studi tra gli Arberori dell’ Ellade- Da radici Arbereshe in Italia a matrici arberore in Grecia (Testi e documenti), - Kėrkime dhe studime ndėr arbėrorėt e Helladhės, Centro Ricerche socio-culturali “G. Castriota”, Cosenza, 1994; Gli arberori-arvaniti un popolo invisibile (Ricerche etnografiche nell’Ellade (1965-2000): Arbėrorėt - arvanitė njė popull i padukshėm – Kėrkime etnografike nė Elladhė (1965-2000), Centro Ricerche Socio-Culturali G. Kastriota Frascineto (Cosenza), 2004; Dizionario fraseologici degli albanesi d’Italia e di Grecia (Testo originale nella parlata albanese. Traduzione in lingua italiana, inglese e francese.) – Fjalor frazeologjik i arbėreshėve tė Italisė dhe tė Greqisė (1989) Centro Ricerche Socio - Culturali G. Kastriota Frascineto (Cosenza), 2004 etj.
Ky ėshtė sfondi historik i misionit tė Antonio Belushit, prift katolik i ritit bizantin nga Kolonia e arbėreshėve tė Italisė, tė cilin, sikur shprehej vetė ai, me arbėreshėt e Italisė e lidh vendlindja e tij, me arvanitasit e Greqisė e lidh prejardhja patėrore, me Shqipėrinė e lidh prejardhja matėrore, ndėrsa me Kosovėn dhe viset shqiptare nė ish-Jugosllavi e lidh ideja e shqiptarizmės. Rreth gjysėm shekulli pas udhėtimit tė tij tė parė ndėr arvanitasit e Greqisė (1965-2004), Atė Antonio Belushi nisi njė mision tė ri. Zėrin gjysėm tė shurdhėr tė arbėrorėve tė harruar nė Greqi, zėrin e ninullave, tė kėngėve e tė vajtimeve tė vdekjes, e bėri tė zėshėm dhe tė dėgjuar edhe nė Kosovė.

Arvanitėt: Ju na lini tė flasim ne!

Nė shtator tė kėtij viti, nėn patronatin e Ministrisė sė Kulturės dhe Ēėshtjeve Rezidente, nė Prishtinė, u mbajt Java e kulturės arvanite. Pėr emrin e arvanitasve pėrgjithėsisht kishim mėsuar nėpėr libra, si pėr emrin dhe historinė e kulturėn e njė pjese tė popullit shqiptar, tė fjetur nė njėrėn prej shtresave etnokulturore dhe gjuhėsore tė Greqisė mesjetare, ashtu sikur kishim mėsuar pėr kulturėn e Trojės sė Greqisė sė lashtė. Nė shekullin XX, si nga njė thellėsi e tepėr e largėt e qendrės sė tokės, vinte ndonjė kėngė me fjalė arkaike tė shqipes sė moēme, me ndonjė antroponim tė heroit epik, apo me ndonjė ojkonim tashmė tė zėvendėsuar tė administratės sė re greke. Nė tė vėrtetė, historia na dėshmonte se si ngjarjet pėr tė cilat flitej ashtu edhe emrat e heronjve dhe vendbanimet e tyre vinin kryesisht nga gjysma e parė e shekullit XX dhe shkonin deri nė mesjetėn e vonė, nėse pėrjashtohen legjendat, tė cilat pėrudheshin dhe bashkėjetonin me vetė mitet e antikitetit greko-romak, por politika nacional-romantike greke ishte treguar shumė e ashpėr dhe shumė e kujdeshme qė tė pėrjashtonte apo tė fshinte me forcė ēdo gjė qė ishte shqiptare nė brigjet mesdhetare, ndėrkohė qė ne shqiptarėt ishim treguar jo mė pak mospėrfillės ndaj trashėgimisė sonė.
Pjesėmarrja e arvanitėve, sikur do tė dėgjohet pas ardhjes sė tyre nė Prishtinė, nuk ishte e plotė dhe nuk ishte e zgjedhur. Apo thėnė mė saktė, pjesėmarrja nuk ishte ashtu sikur dėshironin tė vinin arvanitėt. Kishin ardhur drejtues shoqatash dhe disa intelektualė tė cilėt, kryesisht, zotėronin njė shqipe sa pėr t’u pėrshėndetur, por jo edhe intelektualė, studiues, politikanė e klerikė me ndikim nė jetėn shpirtėrore, kulturore dhe politike, madje jo vetėm tė arvanitėve nė Greqi. Nė Kosovė nuk kishin mundur tė vinin, sipas zėrave tė pėrulur, shumė profesorė universiteti, shumė drejtues tė lartė shtetėrorė, shumė artistė, shumė klerikė tė lartė nė hierarkinė kishtare, shumė biznesmenė, shumė drejtues institucionesh informative, e shumė drejtues shoqatash me koncepte europiane. Duke ardhur nė Kosovė, duke bėrė njė veprimtari sado tė vogėl tė karakterit nacional nė frymėn e origjinės, shtetarėt, profesorėt, klerikėt, mėsuesit e fshatit e tė qytetit, aktivistėt e sindikatave, artistėt, biznesmenėt, gazetarėt etj., do tė humbnin nė Greqi edhe atė qė nuk e kishin humbur, kur publikisht kishin deklaruar origjinėn arbėrore tė tyre. Ata, mund tė bėheshin objekt i identifikueshėm pėr pushtetin, si njerėz tė dyshimtė, ndėrsa familjet dhe sidomos fėmijėt e tyre objekt i diferencimit nga moshatarėt e tyre grekė. Prej tregimeve tė tyre nuk ishte vėshtirė tė kuptoje se nė Greqi ende nuk kanė filluar tė zbatohen konventat e Bashkėsisė Europiane. Nė tė vėrtetė, mė parė se sa tė zbatoheshin konventat europiane mbi tė drejtat e komuniteteve, nė Greqi siē duket, ende nuk ka arritur fryma panevropiane e njohjes dhe mbrojtjes sė trashėgimisė gjuhėsore, kulturore dhe etnike e komuniteteve vendore. Kėtė e dėshmonte edhe belbėzimi i arvanitasėve pėr veten, mė parė se sa shqiptimi i mendimit tė plotė pėr tė drejtat e tyre tė dala nga konventat europiane. Kėtė e dėshmojnė edhe njė varg karakteristikash tė dala nga aktivitetet e tyre, tė cilat mė parė se sa konceptet bashkėkohore tė tyre pėr avancimin kulturor, etnolinguistik dhe historik, sillnin njė glorofikim tipik tė rilindjes ballkanike tė shekullit XIX, bazė e tė cilave ėshtė: miti, historia, kulti i gjuhės, heroi si viktimė etj. Mendja ballkanike, si duket, edhe pėr njė kohė tė gjatė vėshtirė tė pjellė koncepte dhe vlera tė tjera.
Me anėtarė tė shoqatave arvanite, tė cilave u printe Atė Antonio Belushi, ishin edhe njė numėr, dukshėm i madh i emigrantėve tė rinj shqiptarė, tė cilėt me sa dukej punonin shumė nė fushė tė identifikimit tė vlerave kulturore, gjuhėsore dhe referencave tė tjera etnike, tė identitetit kombėtar tė arvanitasve nė Greqi. Pa praninė e tyre, besojmė nuk do tė ishte i mundshėm aktiviteti kulturor i arvanitėve nė Prishtinė.
Prania e tyre, ndoshta mė sė mirė shprehej nga njė kėrkesė e njė pjesėmarrėsi nė tribunėn shkencore. Kėrkesės sė drejtuesit tė tribunės shkencore pėr t’iu pėrmbajtur kohės sė caktuar tė ligjėrimit, ai iu pėrgjigj: ju mund ta respektoni kohėn e kumtesės suaj, sepse ju mund ta thoni shkurt atė qė keni shkruar, ndėrsa ne kemi pėr tė thėnė shumė, prandaj duhet tė na lini tė flasim ne!
(Pasi ky shkrim nuk ka pėr qėllim vlerėsimin e aktivitetit tė Javės sė kulturės arvanite nė Prishtinė, kėtu duam t’i theksojmė vetėm disa karakteristika tė shfaqura gjatė kėtij aktiviteti).

Tribuna shkencore: 900 fshatra arvanite nė Greqi

Duke hapur studimin e tij pėr kontaktet gjuhėsore nė Greqi, gjuhėtari Pitėr Tradgil (1975), shkruante: “Shumė kush nuk e di se nė pjesėn dėrmuese tė fshatrave nė rajonin e Athinės jeton mė shumė popull me prejardhje shqiptare se greke. Kėta njerėz nuk janė emigrantė tė kohės sė fundit, por pasardhės tė shqiptarėve qė kanė hyrė nė kėtė vend nė kohė tė ndryshme, shumica nė mes tė shekullit XI dhe XV. Kėta shqiptarė tė Greqisė ka njė kohė tė gjatė qė i pėrkasin qartė njė identiteti etnik tė veēantė, por ky identitet gradualisht po pėson erozion. (...) Ata po ashtu bėjnė pėrpjekje t’u shpjegojnė tė huajve se jo vetėm qė janė arbėresh tė Greqisė por edhe grekė. (...) Karakteristika kryesore, ndoshta e vetme, e identifikimit tė shqiptarėve tė Greqisė tani ėshtė gjuha e tyre”.
Sikur ky studim, nga studimet e pakta por shumė tė ēmuara pėr gjuhėn e arbėrorėve nė Greqi, tė ishte i vetėm dhe i harruar nė sirtarėt e botimeve akademike, pėrfaqėsuesi i zyrės sė Greqisė nė Prishtinė nė fjalėn e tij pėrshėndetėse mezi belbėzoi njė numėr simbolik vendbanimesh arbėrore nė Greqi, gjė qė e bėri tė reagojė nga foltorja Atė Antonio Belushin: “Jo zotėri, nė Greqi arbėrorėt jetojnė nė pesėqind vendbanime ku flitet gjuha arbėrore, kam qenė vetė atje, qė nė kohėn e korronelve, janė edhe 200 vendbanime ku mė shumė apo mė pak dėgjohet dhe ndjehet identiteti arbėror, dhe ende dėgjohet ndonjė frazė shqipe. Janė edhe 200 vendbanime tė tjera ku shenja tė jetesės shqiptare mund tė gjenden vetėm po tė gjurmosh toponiminė dhe patroniminė familjare, ndoshta edhe reliktet e lindjeve, tė dasmave dhe tė vdekjeve”.
Nė njė atmosferė interesimi, glorifikimi tė historisė, krenarisė pėr tė kaluarėn dhe dyshimit pėr tė ardhmen, gjuhėtari arbėror qė nė kėtė simpozium pėrfaqėsonte emigracionin e diasporės arvanite nė Gjermani, Niko Stylos, shqiptoi disa probleme tė gjendjes sė ndjenjės sė identitetit tė arvanitėve nė Greqi, me tė cilat mund tė thuhet se nė tribunėn shkencore solli mendimin kritik. Asnjėherė nuk na ka munguar vetėdija kombėtare dhe sidomos dashuria pėr gjuhėn arvanite, - tha Stylos. Institucionet shtetėrore, arsimore dhe madje fetare kanė bėrė shumė pėr tė na e shuar kėtė ndjenjė, dhe pėr fat tė keq edhe kur nuk ia kanė arritur plotėsisht, sikur ėshtė fjala pėr gjuhėn, ia kanė arritur pjesėrisht kur ėshtė fjala pėr identitetin nacional. Unė mbaj mend, kur isha fėmijė nė shkollėn greke, (sepse nė Gjermani jetoj vetėm kėto 30 vjetėt e fundit), megjithėse e dinim se nuk duhej tė flisnim nė gjuhėn arvanitase, ne “gabonim” dhe e pėrdornim atė pėr ndonjė tė sharė mes vete, barcoletė, kompliment pėr vajzat etj., ndėrsa si dhuratė, nga mėsuesi i fshatit merrnim disa shkopinjė tė nxehtė duarve. Tani gjendja e identitetit kombėtar e arvanitėve nė Greqi ėshtė mjaft e ndėrlikuar. Ata ende nuk po arrijnė ta ndajnė konceptin kombėtar nga koncepti fetar. Duket se kisha greke ka investuar shumė, sidomos gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, kur emri shqiptar dhe Shqipėri u bėnė sinonim i sė keqes, izolimit, dhunės etj. Gjendja nuk ndryshoi as pas rėnies sė komunizmit nė Shqipėri. Kaosi qė pėrshkoi Shqipėrinė postdiktatoriale pati ndikim tė keq edhe ndėr arbėrorėt e Greqisė. Kjo mungesė e ndjenjės nacionale ndėr arvanitėt u lėkund pėr tė mirė vetėm gjatė Luftės sė Kosovės (1997-1999), por edhe atėherė nuk mund tė thuhet se u fitua. Shumė arvanitas, nė emėr tė ortodoksisė, gjatė luftės sė Kosovės mbajtėn anėn serbe, sepse luftėn nė Kosovė, si rezultat i propagandes serbe nė Greqi, e kuptuan si luftė tė karakterit fetar ndėrmjet muslimanėve dhe tė krishterėve!
Ndonjėri nga tė pranishmit nė tribunė, shkoi edhe mė tej, kur tha: Nuk e kuptoj deri kur do tė vazhdojmė tė dėgjojmė mendimin e studiuesve tė shekullit XIX, pėr tė ashtuquajturėn vendosje tė shqiptarėve nė mesjetėn e vonė nė More dhe pėrgjithėsisht nė Greqi. Lini librat dhe urdhėroni nė vendbanimet e moēme ku kanė jetuar dhe jetojnė arbėrorėt nė Greqi. Do tė shihni se atje ata jetojnė para grekėve! Lexoni toponimet, dėgjoni kėngėt, ritet e lindjes, tė dasmave e tė vdekjes, prejardhjen familjare tė heronjve, miteve, legjendave, ngjarjeve historike dhe madje etimologjinė e shumė fjalėve.
Duke i dėgjuar tė gjitha dhe duke dėgjuar sidomos diskutimet pėr kėrkimet e deritashme kulturore dhe shkencore nė fushė tė albanologjisė ndėr arbėrorėt dhe arkivat e tyre, se si na u kujtua rrėfimi i Sadri Llukės nga Peja, bėrė pėrfaqėsueseve tė Kryqit tė Kuq Amerikan nė Shqipėri, gjatė kohės qė ata po e vizitonin nė Malet e Shalės, mė 1922: “Kėto tė gjitha janė shumė tė moēme dhe asnjė nuk shkruhet nė libėr, ndaj janė tė vėrteta. Unė jam plak dhe kam parė se kur burrat zbresin nė qytet pėr tė mėsuar se ē’ka nė libra, ata kthehen me pėrbuzje pėr urtėsinė e etėrve tė tyre dhe, duke harruar ēdo gjė flasin marrėzira, fjalėt qė nuk kanė lidhje me njėra - tjetrėn. Por gjėrat qė njė njeri i di, ngaqė i ka parė vetė, gjėrat pėr tė cilat ai mendon kur gjendet nė udhė dhe kur rri ulur pranė zjarrit, ato gjėra janė tė shėndosha. Pastaj kur njeriu ėshtė i vetmuar, ai u gjen fjalė atyre gjėrave e fjalėt bėhen kėngė dhe kėnga mbetet ashtu siē ėshtė, nė kujtesėn e atyre qė e dėgjojnė. Si kėnga e Malit tė Sharrit. Ndaj, kėto kėngėt tona janė tė sakta, se unė di shumė kėngė pėr shumė gjėra, por nuk di kėngė qė thotė se kėnga tjetėr ėshtė e rrejshme”. (Rose Wilder Lane, Majat e Shalės, 1923, 140)

Etnonimi arbanit dhe miti i origjinės

Ditėn e parė tė Javės sė kulturės arvanite nė Kosovė, u shafaq njė film dokumentar nė tė cilin na bėri pėrshtypje teksti i pėrkthyer nė gjuhėn shqipe. Shumė nga ata qė kishin sadopak njohuri pėr etnonimin arvanit tekstin e shėnuar disa herė gjatė pėrkthimit e mori pėr gabim korrekture. Nė vend tė emrit tė shqiptuar arvanitas nga folėsi i gjuhės greke, pėrkthyesi e shėnonte nė fund arbanitas. Vetėm nė fund, nė tribunėn shkencore dhe nė diskutimet e rastit, kuptuam se disa nga pėrfaqėsuesit e arbėrorėve kishin arritur nė pėrfundimin se shpjegimi i etnonimit arvanitas nga etnonimi i hershėm arbėr (mbi parimet e fonetikės historike tė greqishtes, sipas sė cilės b < v) nuk ishte i saktė. Sipas tyre arbėrorėt e Greqisė nuk kishin tė bėnin me kurrfarė shpėrnguljesh, prandaj ishin autoktonė edhe me emrin e vjetėr tė tyre: arbėror. Kėshtu, fondit tė pasur tė etnonimeve pėr emrin e popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, si: arbėr, arbėn, arbėresh, arbėnesh, arbėnuer, shqiptar, kosovar, Arbėri, Arbėni, Shqipėri, Kosovė, Iliridė, ēam, ēamėri, Albansis, albanese, Albaner, albanci, arnaut, arvanit, raban, rabani, kėsaj radhe iu shtua edhe njė sinonim: arbanitė.
E kuptueshme.
Ndėrsa lėvizja kulturore e arbėreshėve tė Italisė, duke iu pėrmbajtur konventave evropiane mbi tė drejtat kulturore dhe arsimore tė komuniteteve minoritare, interesat e saj i sendėrton pa kompleksin e prejardhjes historike, pa nevojen e glorifikimit tė saj, duke e parė madje historinė vetėm si nevojė pėr njohjen e vetvetės, lėvizja e arvanitase nė Greqi, niset atje ku ėshtė ndaluar procesi i ngritjes sė vetėdijes kombėtare, nė fillim tė shekullit XIX.
Deri sa arbėreshėt e Italisė, (duke u mbėshtetur nė ligjin e miratuar falė konventės evropiane pėr evidentimin e tė drejave tė komuniteteve minoritare) prijnė nė pėrgatitjen e mėsuesve nė gjuhėn shqipe, brenda shkollave italiane ku mėsojnė arbėrorėt e Italisė, kėta tė Greqisė as qė presin edhe pėr njė kohė njohjen dhe avancimin e kėsaj tė drejte nga qeveria vendore, e cila shkarkoi ministrin e saj, sepse ai pati guximin qė publikisht tė deklarojė prejardhjen e tij arvanite.
Derisa arbėreshėt e Italisė diskutojnė ēėshtjen e pėrdorimit tė standardit nė shkollė dhe dialektit nė kishė, gjithnjė pėr arsye pragmatike tė komunikimit, arbėrorėt e Greqisė as nuk mund ta diskutojnė pėrdorimin e gjuhės sė tyre nė kishė dhe e shohin larg ditėn kur qeveria greke do tė pėrkrahė nxitjen e pėrdorimit tė arbėrishtes ndėr shkolla shtetėrore, si njė vlerė tė rėndėsishme tė kulturės sė pėrgjithshme nė vend.
Kjo ka bėrė qė arbėrorėve tė mos u mjaftojė historia pėr njohje, atyre historia u nevojitet pėr referencė, nė tė vėrtetė ata duke jetuar mes mitit dhe realitetit janė bėrė vetė historia. Nė Ballkan, pėrgjithėsisht tė gjithė popujt jetojnė mes miteve dhe konstruktimin e miteve e kanė njėrėn prej dhuntive mė tė suksesshme. Madje mė shumė se popujt, mitin e tyre e kanė ndėrtuar bashkėsitė e ndara mė shumė apo mė pak nga trungu i tyre, si: miti i prejardhjes nga Aleksandri i Maqedonisė (maqedonėt), miti i Luftės sė Kosovės (serbėt), miti i origjinės (arbėrorėt e Greqisė) etj. Mirėpo, miti i arvanitėve, i rikonstruktuar tash sė voni, do tė mund tė thuhej se ėshtė i veēantė dhe njė shembull i mirė pėr rrethanat historike dhe hapėsinore tė Evropės Juglindore. Miti i tyre ndėrtohet jo mbi racėn dhe urrejtjen e tjetrit, jo mbi hapėsirėn etnike dhe shtytjen e tjetrit, jo mbi konceptin fetar dhe mosdurimin ndaj tjetrit, por mbi kultin e gjuhės - njė prej frymėzimeve emblematike tė Rilindjes Kombėtare.

Kulti i gjuhės ose “gjuha si prestigj i fshehur”

Nė jetėn e njė populli a tė njė bashkėsie, sado tė ketė pasur trysni gjuhėsore, kulturore, fetare, ekonomike etj., gjithmonė gjenden disa shenja tė fshehura thellė nė genin e tij, tė cilat reagojnė sa herė rrezikohet humbja e kufirit tė fundit tė identitetit kombėtar. Ato shfaqen zakonisht si kujtesė e strehuar thellė nė ndėrdijen e ēdo individi dhe njėkohėsisht mbrenda kolektivitetit, prandaj kuptohen si pėrbėrės tė etnolinguistikės, por nė thelb do tė duhej tė studioheshin brenda psikolinguistikės. Kėshtu ka ndodhur edhe me bashkėsinė arbėrore nė Greqi.
Ka ndodhur qė nė brezat nga gjyshi deri tek nipi, pėr shkak tė zhvillimeve tė caktuara brenda shoqėrisė greke, janė humbur shumė veēori tė sjelljes dhe tė veshjes. Nėse gjyshi ka mbajtur njė kostum mė tė theksuar me elemente kombėtare arbėrore, kjo ka ndyshuar jo nė drejtim tė marrjes sė elementeve tė etnosit grek, por nė drejtim tė ndryshimeve tė pėrgjithshme bashkėkohore nė artin e veshjes moderne. E megjithatė shenjat e kostumit brenda familjes janė ruajtur: nė lindje, nė dasma, nė vdekje etj. Kur edhe kėto janė ezauruar nė njė pėrmasė tė caktuar, si rezultat i martesave ndėrmjet bashkėsive, janė ruajtur disa shenja tė fshehura brenda strukturės sė besimit pagan, kryesisht te gjinia femėrore: shenja pėr ruajtjen e fėmijės nga mėsyshi, tė dhėndrit nga e keqja e natės sė parė, e amanetit tė tė vdekurit nė varr etj.
Ashtu si me etnologjinė, ka ndodhur edhe me gjuhėn. Nė kushte tė caktuara, tė njė shkretine tė pafund, por gjithsesi tė mbyllur, sidomos me gjuhėn amė, sikur ka ndodhur me arbėrorėt, ajo ėshtė rrudhur dhe nė shumė pėrmasa tė tjera dhe duket sikur ka humbur mundėsinė e shprehjes. Nė ndonjė rast edhe ka ndodhur, prandaj brezi i fundit ankohet se njėra prej arsyeve pse nuk e pėrdorin gjuhėn arbėrore, ndonėse ia njohin shejtėrinė, ėshtė pamundėsia pėr tė shprehur nė nivel sa mė tė lartė mendimin e tyre. Prej, studimeve mė tė thella nuk ėshtė vėshtirė tė shihet se si nė shumė raste sintaksa e mendimit ėshtė bjerrė kaq shumė, mendimi i tyre i shprehur nė gjuhėn arbėrore nuk ėshtė veē se njė rend leksikor. E megjithatė, edhe ato kanė pėrmasėn e tyre historike. Nė qoftėse njė arbėror mendimin e tij mė tė lartė pėr njė problem e shpreh mė drejt dhe mė saktė nė gjuhėn greke, nė gjuhėn arbėrore, mund tė radhisė njė leksik tė rrallė e tė moēėm duke treguar barcoleta, pėrralla, pjesė tė trupit, dhe mė nė fund njė fjalorth tė rrallė eufemizmash, tė cilat nuk i gjen dot nė fjalorin e sotėm tė banorėve tė atdheut amė.
Por, ja, ndodh tė jenė shkrirė tė gjitha, sintaksa, leksiku, pėrrallat, barcoletat, eufemizmat dhe madje leksiku pezhorativ, pra kur hapėsira e gjuhės sė tyre nuk ėshtė veē se njė krra-krra, mbrenda gjuhės tjetėr (tash gjuhės greke) shkon e ruhet njė shenjė qė nuk ka tė bėjė me pėrmasa tė jashtme, por tė brendshme, psikologjike, fiziologjike, gjenetike: theksi. “Shumė arbėreshė kanė theks tė arbėrishtes, kur flasin greqisht”, konstatonte Tradgil, nė vitet ‘70. A mjafton kjo qė gjuha arbėreshe tė mos quhet vetėm “prestigj i fshehur” (deri nė fund tė shekullit XX) apo gjuhė amė e tė gjitha gjuhėve (sikur pėrpiqet tė glorifikohet sot), por thjesht, gjuhė e zakonshme dhe gjuhė e komunikimit tė pėrditshėm nė Europėn e bashkuar.

Aristidh Kola dhe kulti i heroit

Nė fund tė Javės kulturore tė arvanitėve, pamė edhe njė film dokumentar pėr njėrėn prej figurave emblematike tė rilindjes shpirtėrore arvanite tė kohės sonė. Ishte fjala pėr avokatin dhe dijetarin e pėrmasave kulturore europiane Aristidh Kolėn, jo pse kishte studiuar nė Francė, por pse nė Greqi, mes arvanitėve kishte sjellė frymėn europiane tė lirisė sė fjalės dhe tė mendimit, kishte sjellė frymėn e njohjes sė vlerave etnokulturore tė grupeve etnike.
Thonė, nė Ballkan nuk ka legjendė ku nuk gjendet sė paku njė hero. Nė tė vėrtetė nė Ballkan zor tė merret njė iniciativė sado e vogėl pa kultin e heroit, kryesisht viktimė. Kėtė fat nė kohėn e re e patėn edhe arvanitėt. Avokati Aristidh Kola, qė la aktivitetin e tij pėr t’iu pėrkushtuar zgjimit kombėtar, pėr tė dhėnė kontributin e tij pėr ēėshtjen e Kosovės dhe mė nė fund pėr tė kundėrshtuar konceptet nacionalshoveniste tė politikės sė Beogradit, qė gjithnjė e mė shumė po bėheshin edhe koncepte tė qarqeve tė caktuara greke, pėr njė kohė tė shkurtėr vdiq nga njė sėmunde e pashėrueshme. Ndonėse nuk thuhej nė film, lajmi pėr helmimin e tij, nga qarqet zyrtare greke, pikėrisht ashtu sikur u helmua Papa Kristo Negovani nė fillim tė shekullit XX, tashmė ėshtė dhėnė disa herė. Pėr arvanitėt, Nėna Terezė dhe Aristidh Kola janė dy heronj tė pėrjetshėm! - pėshpėritnin tė pranishmit me lot nė sy. Ne e dimė se edhe ju keni shumė respekt pėr Nėnė Terezėn, por mund tė themi se ai qė ėshtė Adem Jashari pėr Ju nė Kosovė, pėr Ne nė Greqi ėshtė Aristidh Kola.
Sigurisht kjo ishte arsyeja pse Aristidh Kola tė nesėrmen u shpall qytetar nderi i komunės sė Skėnderajt, asaj komune ku lindi dhe u bė vetė historia, heroi legjendar Adem Jashari.

Kosova: miti i Besės sė Re

Kosova edhe njėherė u bė vendi i njė marrėveshjeje historike. Nė njėrėn prej tryezave shkencore, dy pjesėt e ndara (arvanitėt e Greqisė dhe arbėreshėt e Italisė) u morėn vesh qė tash e tutje do tė kenė njė emėr (etnonim) tė pėrbashkėt: Arbėror! Emėr, me tė cilin ata do tė identifikojnė gjakun dhe gjuhėn e pashuar tė shpirtit tė Arbėrit dhe lidhjen e tyre tė pėrhershme me trungun amė.
Mirėpo, ata krahas identifikimit tė tyre me atė qė janė: relikt etnik i popullit shqiptar, ngriten edhe mitin e ri. Pasi deklaruan se Shqipėria pėr mėse njėqind vjet nuk arriti tė bėhet shenjė mbrojtėse e gjakut tė saj tė shprishur, nė Greqi dhe Itali, kėtė mision tash e tutje do ta ketė Kosova. Besimi i tyre pėr Kosovėn si referencė e unitet kombėtar, tashmė konsiderohej i kryer me aktin e parė tė kėtij organizimi. Tash e tutje, Kosova nuk do tė jetė vetėm toka e dhimbjes kombėtare, por edhe e krenarisė dhe unitetit kombėtar, nėnkuptohej nga diskutuesit.
Kosova njė vend kryqėzimi i miteve ballkanike, kėsaj here fitoi edhe njė dimension tė ri historik.
A do tė bėhet tash e tutje Kosova miti i Besės sė Re!

Epilog

“- Por kjo nuk ėshtė shqiptare, kjo ėshtė greke, - thashė unė. Tash mė kujtohet se e kam lexuar para shumė vjetėsh.
- Po, - tha plaku me ironi, - ėshtė kėngė greke, aq sa ėshtė grek edhe Leka i Madh.
(…)
- Gjėrat qė ju tregova i kanė ndodhur njė shqiptari tė bajrakut tė Malit tė Sharrit, - tha plaku. –Kėtė kėngė e kanė kėnduar malėsorėt qė nga ditėt kur ka ndodhur e deri nė ditėt e babait tim. Grekėt kanė qenė njerėz tė vegjėl, kurreshtarė, qė loznin me letėr dhe me shkrola, qė kur ia behėn nė brigjet tona me barka, shumė moti, qindra e qindra vjet para se tė vinin romakėt. Ne u dhamė strehė, i lamė tė vinin nė brigjet tona dhe ata janė mysafirė qė vjedhin mikėpritėsin. Ata kanė vrarė popullin tonė; ata kanė marrė Janinėn. Le tė na i lėnė kėngėt dhe mbretėrit tanė tė qetė. Grek!, - tha ai duke mėrmėritur. Sė shpejti do tė na e kėrkojnė edhe Malin e Shoshit!” (Rose Wilder Lane, Majat e Shalės, 1923, 138-139)

Prishtine, 2004
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Atė Antonio Belushi" nga Myrvete & Begzad Baliu, Prishtinė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: