Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"?

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"? Empty
MesazhTitulli: CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"?   CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"? EmptyMon Oct 29, 2007 8:42 am

Jetoi në gjysmën e dytë të shk XVIII,i takon periudhes klasike;u quajt"Fëmijë qudi",sepseu bë i njohur i ri
jetoi vetëm 35 vjet.Tani unë po rrespektoj kërkesa dhe mendime të anëtarëve të forumit,nuk po jepi përgjegjëje,me që edhe kur jep përgjegjeje në tema unë lë diqka hapur që ju të përgjigjeni.


Pra gjeni cili kompozitor u quajt "Fëmijë çudi",përse?
Si dheshkruani gjërsisht për vepren,nga se nuk po bëjmë kuiz,por po shtjellojmë tema në forum.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"? Empty
MesazhTitulli: Re: CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"?   CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"? EmptyMon Nov 05, 2007 9:59 am

Volfgang Amadeus Moxarti njëri ndër kompozitorët më të mëdhenjë që ka njohur bota,talentin e tij e vërejtën shumë heret në rininë e tij dhe e quajtën"Fëmijë çudi":jETOJ Në GJYSMëN E DYTë Të SHK:XVIII dhe i takon periudhës klasike.Jetoj vetëm 35 vjet,dhe kompozoj shumë vepra në të gjitha gjinitë.Nga muzika e tij instrumentale kemi simfoninë,koncertet e ndryshme,sonatat,veprat kamertale,vokaloinstrumentale,veprat muzikore-skenike(operat,fyelli magjik,dasma e Figaros,etj....
Veprat e Moxartit shquhen për nga karakteri optimist, meloditë e bukura dhe harmonitë e pasura.Prej veprës në vepër ndërron emocioni,herë është lirik,herë dramatik e herë tragjik.

Ishte vetëm një hyrje,ju shkruani më gjërsisht qka dini për Mocartin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gishteza
Anëtar i ri
Anëtar i ri
gishteza


Female
Numri i postimeve : 106
Registration date : 31/08/2007

CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"? Empty
MesazhTitulli: Re: CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"?   CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"? EmptyMon Nov 05, 2007 1:02 pm

nje femije cudi eshte dhe BETHOVEN,

BETHOVEN (Ludvig Van) (1770-1827) kompozitor i madh gjerman
* Bethoveni ende fëmijë shkoi në Vjenë ku Moxarti mbahej i paarritshëm. Disa miq, admirues të muzikantit të vogël të Bonit, deshën ta takonin mjeshtrin e shquar të muzikës me muzikantin e ri. Më në fund ia arritën qëllimit, po Moxarti që takonte vazhdimisht muzikantë të rinj, e pa me mosbesim. Bethoveni u ul në piano dhe improvizoi një pjesë.
"Mirë nuk është keq,mendoi me vete Moxarti po nuk më duket të jetë një improvizim.Me siguri që është fjala për një të ashtuquajtur improvizim për një copë të kompozuar me kushedi se sa mundim dhe e mësuar përmëndësh". Nuk e tha haptas, por e la të kuptohet.
Bethoveni i acaruar iu lut Moxartit t'i jepte ai vetë një temë. Moxarti ia plotësoi dëshirën dhe i dha temën. Bethoveni improvizoi një pjesë të mrekullueshme, luajti me guxim të admirueshëm, saqë Moxarti mbeti i shtangur dhe i thirri para të pranishmëve:
- Kini për të parë se ai do ta bëjë botën të flasë për të. Pastaj e përqafoi dhe i kërkoi të falur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gishteza
Anëtar i ri
Anëtar i ri
gishteza


Female
Numri i postimeve : 106
Registration date : 31/08/2007

CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"? Empty
MesazhTitulli: Re: CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"?   CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"? EmptyMon Nov 05, 2007 1:03 pm

* Një ditë në parkun e Vjenës, Bethoveni po shëtiste lart e poshtë me Kramerin pianist i dëgjuar, duke dëgjuar koncertin për piano në do minor të Moxartit. Një çast Bethoveni u ndal, ndali edhe shokun duke i tërhequr vëmendjen për motivin që dëgjohej gjithnjë e më e bukur. Kur po afrohej fundi, Bethoveni thirri me entuziazëm:
Kramer, ne nuk do të jemi kurrë të zot të bëjmë diçka të ngjashme me këtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gishteza
Anëtar i ri
Anëtar i ri
gishteza


Female
Numri i postimeve : 106
Registration date : 31/08/2007

CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"? Empty
MesazhTitulli: Re: CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"?   CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"? EmptyMon Nov 05, 2007 1:03 pm

* Në atë kohë ishte në Vjenë një muzikant i dëgjuar, abati Genilik, që populli e pëlqeu dhe ishte entuziast për pianon e tij aq të pastër, aq të shndritshme dhe aq të bukur. Një herë në shtëpinë e një miku, tha se atë mbrëmje do të shkonte të luante në piano në publik dhe do të maste forcat me një pianist të ri të panjohur. Duke dalë, i sigurt si gjithnjë, thirri:
-E, po nuk bëjmë salsiçe!
Të nesërmen miku e pyeti se si shkoi mbrëmja muzikore.
- Aha, - thirri i ligështuar abati, - do ta kujtoj deri në varr, ai djalosh ka djallin me vete. Nuk kam dëgjuar kurrë një interpretim të tillë. Improvizioi ashtu si di të bëjë vetëm Moxarti. Nxirrte nga pianofortja efekte, që ne nuk i kemi ëndërruar kurrë.
Miku u bë shumë kurioz dhë pyeti se si quhej ky pianist i ri.
- Është një i ri me trup të shkurtër, i shëmtuar, i zi, me një fytyrë kryeneçe. Quhet Bethoven.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gishteza
Anëtar i ri
Anëtar i ri
gishteza


Female
Numri i postimeve : 106
Registration date : 31/08/2007

CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"? Empty
MesazhTitulli: Re: CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"?   CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"? EmptyMon Nov 05, 2007 1:05 pm

* Disa herë Bethoveni kthehej në qytet nga ekskursioni vetëm me këmishë, sepse i harronte rrobat në pyll. I ndodhte që kthehej edhe pa kapelë në kokë. Një herë në Nojshtab e,gjetën të veshur aq keq, sa e arrestoi policia si vagabont. Askush nuk besonte se ishte muzikanti i shquar dhe i mirënjohur. Mund të mbetej në burg ndoshta për shumë kohë, po të mos shkonte për ta liruar drejtori i orkestrës.

* Simfonia e nëntë pati sukses të madh. Kur u ndanë çmimet mjeshtrit i dhanë për të drejtën e autorit vetëm treqind lira. Që të nesërmen kritika e sulmoi Bethovenin padrejtësisht. Mjeshtri i zhgënjyer dhe i pikëlluar se nuk pati mundësi ta dëgjonte vetë veprën e tij, sepse ishte shurdhuar me kohë, u mbyll për dy javë brenda në shtëpi. Më në fund miku i tij Shlindler e nxori jashtë dhe e çoi në një restorant. Atje, kur vera nisi t'i marrë mendjen, Bethoveni bëri skandal. E shtyu jashtë mikun e tij dhe bërtiti me të madhe:
- Ju gënjeni... ju më fyeni... Unë jam Ludovik Bethoveni, kam shkruar sifmoninë e nëntë. Lermëni vetëm. Unë nuk mund të flas me njerëzit. Flas vetëm me zotin.
* Në Vienë, në një prej mbrëmjeve të shumta muzikore, Bethoveni ekzekutoi një prej veprave të tij të mëdha.
Kur mbaroi, vështroi rreth tij dëgjuesit që ishin turbulluar, mallëngjyer dhe me sytë gjithë lot. Atëherë u tha gjithë ëmbëlsi:
- Jo! Lotët janë dobësi. Artistët duhet të jenë prej zjarri, nuk duhet të qajnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gishteza
Anëtar i ri
Anëtar i ri
gishteza


Female
Numri i postimeve : 106
Registration date : 31/08/2007

CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"? Empty
MesazhTitulli: Re: CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"?   CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"? EmptyMon Nov 05, 2007 1:05 pm

Kur vdiq Bethoveni, mijëra vetë u mblodhën rreth kortezhit të përmotshëm. Prapa arkivolit ecnin ushtarët, pastaj ishin njerëzit e shquar të qytetit.
Një i huaj, i çuditur prej madhështisë dhe prej numrit të madh të njerëzve, pyeti një plakë:
- Kush paska qenë ky gjeneral, të cilit po i bëhen gjithë këto nderime të mëdha?
Plaka e pa e hutuar, pastaj buzëqeshi lehtë dhe i tha:
- Ka vdekur gjenerali i të gjithë muzikantëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"? Empty
MesazhTitulli: Re: CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"?   CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
CILI KOMPOZITOR U QUAJT"FËMIJË ÇUDI"?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vjerrsha per Femije.
» Nje burre ne Amerike lind nje femije
» ETHET E RRUGËS SË DREJTË
» Një burrë egjiptian ka 10 fëmijë, të gjithë hafizë të Kur'an
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: