Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 DR. AGIM SERHATI - NJĖ DOKTOR MARTIR...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anėtar
Anėtar


Male
Numri i postimeve : 428
Age : 66
Vendi : Gjakovė, Kosovė
Registration date : 04/05/2009

MesazhTitulli: DR. AGIM SERHATI - NJĖ DOKTOR MARTIR...   Thu Feb 14, 2013 9:40 pm

DR. AGIM (SADIK) SERHATI –
NJĖ DOKTOR MARTIR,
NĖ SHĖRBIM TĖ ZOTIT,
NĖ SHĖRBIM TĖ POPULLIT!
(Pėrkujtim nė 20-tė vjetorin e vdekjes)
(1993-2013)

Gjakova ėshtė njė qytet i veēantė, tė veēantė i ka edhe disa personalite qė ka nxjerrė ky qytet gjatė shekujve nė fusha tė ndryshme jetėsore, gjatė jetės sė pėrkohshme tokėsore.
Tė dhėnat e para pėr Gjakovėn si qytet i kemi nga udhėpėrshkruesi i madh osman, Evlia Ēelebiu, i cili e vizitoi Gjakovėn nė vitin 1662, ku ndėr tė tjera, nė kujtimet, shėnimet e veta, shkruan:
“Gjakova i ka dy mijė shtėpi tė stolisura qė ndodhen mbi njė fushė tė gjėrė. Ka dy xhami tė bukura, mesxhide (xhami tė vogla), hane tė mbuluara me plumb. Ka njė hamam tė bukur qė tė kėnaqė zemrėn dhe nja treqind dyqane tė ndryshme, tė mbushura me mallra e me njėmijė lloj mjeshtrish. Meqė e ka klimėn e kėndshme, banorėt janė tė bukur dhe tė dashur!”
Dyqind vjet pas Evlia Ēelebiut, dijetari, atdhetari, ideologu kryesor i Zgjimit Kombėtar, Sami Frasheri (1850 – 1904), nė kryeveprėn e tij Kamus al Alam, botuar me 1889, nė faqen 4.787 tė vėllimit tė VI-tė, pėr Gjakovėn, ndėr tė tjera, shkruan:
“Nė Gjakovė ka 16 xhami, dy medrese, njė shkollė ruzhdie dhe disa mektebe, njė bibliotekė, kishė dhe mekteb tė veēantė pėr katolikė e orthodoksė. Ka afro 1000 dyqane, ka bujtina e banjo publike. Popullsia e Gjakovės ėshtė e njohur pėr ruajtjen e traditave dhe kanė prirje pėr tregti e zejtari. Ėshtė popull guximtar dhe i aftė pėr armė. Nga gjiri i kėtij qyteti ka pasur gjithmonė dijetarė tė dėgjuar e myderrizė…”
Pėr qytetin e Gjakovės, me popullsi qė ishte e njohur pėr ruajtjen e traditave, qė kishte prirje pėr tregti e zejtari, me burra guximtarė, tė aftė pėr armė, me banorė tė bukur e tė dashur, me dijetarė tė dėgjuar e myderrizė, kanė shkruar edhe shumė dijetarė tė tjerė nė Lindje; kanė shkruar edhe shumė dijetarė, misionarė, historianė, shkencėtarė aq mė shumė nė Perėndim, siē janė Mylleri, Nopēa, Hekardi, Mehju etj.
Ndėr personalitet tė ndyshme tė Gjakovės, nė shėrbim tė Zotit, tė popullit, hyn, pa dyshim edhe dr.Agim S.Serhati.

Kush ishte dr. Agim S. Serhati?

Agim Serhati vjen nga njė familje intelektuale gjakovare, njė familje besimtare, bujare, atdhetare, ėshtė djali i Sadik Serhatit nga Gjakova, ėshtė nipi i Emin Serhatit, po nga Gjakova, njė burrė intelektual, zotni, i njohur nė tėrė Gjakovėn e pėrtej...
Djali i Emin Agės, Sadiku Aga, siē e quanin, qysh nė moshėn 18 vjeēare kishte punue si nėpunės nė Ambasadėn e Mbretėrisė Shqiptare nė Beograd, gjatė viteve 1933-1936, pranė ambasadorit shqiptar z.Rauf Fico (1881-1944) i cili ishte ndėr intelektualėt, atdhetarėt, diplomatėt mė tė shquar tė shtetit shqiptar qė nga themelimi i tij me 20 Nėntor 1912...
Sadik Aga ka lėnė shtatė fėmijė, katėr djem e tri vajza, tė shtatė fėmijėt kanė krye fakultete. Agimi ėshtė djali i dytė prej katėr djemve, ėshtė fėmija i dytė edhe prej shtatė fėmijve, por ishte i pari nė mėsime, nė studime, nė veprimtarinė e tij pėrplotė njerėzi...!
Agim S. Serhati lindi mė 11 shkurt 1947, nė mėhallėn e “Haxhi Ymerit” nė Gjakovė, ku kreu tetėvjeēarėn dhe shkollėn e mesme, Gjimnazin, me rezultate tė shkėlqyeshme.
Nė vitin 1966 regjistrohet nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Zagreb, Kroaci, ku diplomoi nė kohė rekord, nė vitin 1971.
Pas diplomimit nė afat rekord, kthehet nė vendlindje, Gjakovė, ku punėsohet si mjek i praksės sė pėrgjithshme nė Spitalin e Gjakovės apo nė Q.M “Isa Grezda”. Gjatė shėrbimit si mjek nė Spitalin e Gjakovės, dr.Agimi, edhe pse i ri, aty u vėrejtėn aftėsitė e tij...!
Nė vitin 1972, sapo kishte mbushur njė vit pėrvoj pune, dr. Agimi tregoi dėshmoi, jo vetėm aftėsitė e tij, por edhe qėndrimin e tij tė papėrkulur, luftarak, ndaj sėmundjes Variola Vera, ku qėndoi si vullnetar pranė tė sėmurėve pėr afėr gjashtė muaj nė Spitalin e mbyllur, karantinė, tė Gjakovės, ku dha njė kontribut tė madh, u kujtue ndėr vite, kujtohet sot e kėsaj dite...!
Si rezultat i kėsaj pėrvoje, edhe pse tė hidhur, dr.Agim Serhati dha njė kontribut tė ēmueshėm, tė paharrueshėm, duke hartuar librin Universitar “Variola” si bashkautor, njėkohėsisht ishte edhe bashkėpunėtor shkencor i firmės sė njohur sllovene pėr prodhimin e barėrave “Krka”.
Aftėsitė e Agim Serhatit ishin pėrcjellur qysh kur ishte student nė Zagreb, njė student i shoqėrueshėm, por nė studime i pakrahasueshėm. Pėr suksesin e tij gjatė studimeve, Shoqata Ndėrkombėtare e Shėndetėsisė ia kishte ofrue bursėn pas-universitare nga lėmia e toksikologjisė, por ai e kishte refuzue...!
Pas afėr shtatė vjetėve pėrvojė pune, si mjek i praksės sė pėrgjithėshme, dr.Agimi S.Serhati, nė vitin 1978 specializoi nė Beograd, ku ishte mė i shquari, mė i dalluari, prej specialistėve tė rinj nė internistikė.
Pas specializimit nė Beograd, dr. Agimi u kthye nė Gjakovė, ku filloi menjėherė shėrbimin e tij nė Spitalin e Gjakovės. Deri nė vitin 1981, nė Spitalin e Gjakovės kishte vetėm dy specialistė tė internistikės, dr. Osman Hoxha dhe dr. Agim S. Serhati, tė cilėt, qė tė dy, shėrbyen me pėrkushtim, jo vetėm tė sėmurėve nga Gjakova me rrethinė, por edhe nga Rahoveci me rrethinė e deri nė Klinė!
Pas vitit 1981, pėr shkaqet qė dihen, Kosova e shqiptarėt qė sapo kishin fituar pakėz tė drejta nė shtetin e quajtur Jugosllavi, filluan kėto tė drejta t’i humbin njė nga njė...
Helmimet e rinisė shqiptare nė Kosovė nė pranverėn e vitit 1990, tė shkaktuara nga shėrbimet sekrete serbe, pėrbėjnė njė ndėr periudhat mė tė dhimbshme qė ka pėrjetuar populli shqiptar gjatė pushtimit gjatė 100 vjeēar serb, deri nė atė kohė..
Qėndrimi zyrtar i pushtuesve serbė lidhur mė kėtė krim tė bėrė nga shėrbimet shtetėrore, ka qenė jo vetėm cinik por edhe ofendues. Tė gjithė mjekėt shqiptarė qė ua dhanė ndihmėn fėmijėve tė helmuar u akuzuan nga mjekėt serbė, si tė paaftė dhe nė shėrbim tė strukturave nacionaliste dhe irredentiste shqiptare nė Kosovė.
Kurse pėr nxėnėsit, pėr fėmijėt e helmuar, mjekėt serbė i quajtėn “aktorė tė Kanės”!
Sikur nė vitin 1972, me rastin e sėmurjes Variola Vera, ku dr. Agimi ishte dalluar nė shėrbim tė popullit, duke u mbyllur vullnetarisht nė Spital tė Gjakovės pėr gjashtė muaj, ashtu edhe me rastin e helmimeve nė pranverėn e vitit 1990 tė rinisė shqiptare, dha kontributin tij aq sa tė gjithė ishin dėshmitarė me sy, nė veēanti ajo qė quhej polici....!
Mė 9 korrik 1992 policia e kėrkonte dr. Agimin kudo, mė nė fund e gjeti nė shtėpi, me dhunė e arrestuan, aty pranė tek “Metaliku” i vjetėr, natėn, e torturuan deri nė alavinosje...! Nga pasojat e kėtyre torturave tė policisė, dr. Agimi S.Serhati, pas shtatė muajve ndrroi jetė, kaloi nė jetėn e vėrtetė, nė moshėn 46 vjeēare, nė shėrbim tė Zotit, tė popullit, tė ēėshtjes shqiptare...!

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
DR. AGIM SERHATI - NJĖ DOKTOR MARTIR...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: