Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bill Klinton armë kishte fjalët e tij, të sinqerta ...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bill Klinton armë kishte fjalët  e tij, të sinqerta ... Empty
MesazhTitulli: Bill Klinton armë kishte fjalët e tij, të sinqerta ...   Bill Klinton armë kishte fjalët  e tij, të sinqerta ... EmptyThu Feb 14, 2013 5:35 am

NE PO FITOJMË PAQEN...!
by Jeti Jeneta Shi on Wednesday, January 30, 2013 at 6:02pm ·

Ese e shkurtër për Bill Clinton





Kur shkruaj diçka, nuk më pëlqen që në fillim të tregoj se për çfarë apo kë bëhet fjalë, megjithatë, për atë që do të shkruaj tani, nuk do të mjaftonte kjo letër e bardhë që mi ka ngulitur sytë, sikur më thotë, shkruaj në mua, të lutem, por nuk do të mjaftonin as edhe 499 fletët tjera që kam pranë, që të shkruaj për biografinë e personit që do të cek dhe më poshtë.



Prindërit më kanë mësuar që gjithmonë të shikoj e të analizoj mirë e mirë njerëzit që i kam pranë, dhe ata që kanë ndikim në jetën time, por, qysh në moshë të re më kanë vetëdijesuar për dy anët e medaljes, për fat të keq apo të mirë, si të doni merreni, mua më kanë interesuar gjërat pozitive të njerëzve, jo pse nuk dua ta lëndoj dikë, por ngase dua që të marr mësim nga ato gjëra...



Edhe fëmijë, kam qenë e ndjeshme, në kohën e luftës, nëna ime qante, ngase vëllai im i madh dhe babi im kishin shkuar në luftë, unë qaja me nënën, dhe gjithmonë arsye kisha “dhimbjen e barkut”...



Në kohën e luftës kam qenë gashtë vjeçe, dhe nuk e kam ditur se çfarë ndodhte me ne, edhe pse unë kënaqesha në fillim me vetminë, e pastaj me shoqërimin e familjes së mikut të babit tim, dhe pak ditë para se të hynin trupat e NATO-s në Kosovë, unë bëja *aeroplanë të ndryshëm të improvizuar në letër, dhe bëja sikur po fluturoja.



Jam rritur me frymë patriotike, e dashuroja flamurin, sa që i lash vetes këtë emër, dhe ashtu më quajti gjyshi im deri në frymën e fundit të tij, dhe deri atëherë nuk e kuptova vlerën e luftës, dhe fillova të qaj me lot, teksa rrija në kulmin e shtëpisë sime dhe këndoja këngë patriote, e luhatesha në luhatë të improvizuar atje.



Pasi bëra pesëmbëdhjetë vjet, kuptova se e vetmja zgjidhje e luftës, do të ishte paqja, dhe se lufta e mençur bëhet me fjalë, jo me vepra, ndoshta dhe është e vetmja gjë që bëhet me fjalë.



Kuptova dhe diçka tjetër atëherë, se mbarimin e kësaj lufte e ndihmoi Amerika, më saktë, desha të cek Bill Klinton, personin për të cilin do të flas tani e tutje, personi i cili më dha kurajë që ta kuptoj të vërtetën e vetme, dhe se e vetmja mënyrë për të mbaruar një luftë, dhe për të qenë fitues dy palët (gjë që do ta quaja mrekulli) do të ishte me biseda, dhe jo me armë.



Bill Klinton armë kishte fjalët e tij, të sinqerta dhe gjithmonë me të drejtë.



Në biografinë e tij, s’do të mundim të gjenim gjë tjetër pos gjëra pozitive dhe pozitive që ndoshta do të ju bëheshin monoton po të filloja ti përmendja.



Veprat e tij, gjithmonë ishin melodi, që kërkonin të mirën, të drejtën, të drejtën dhe prapë të drejtën.



Jeta e tij është pasqyrë e veprave të tij, ndërsa zemra e tij është po aq e sinqertë, sa fjalët e një fëmije pesë vjeçar, i cili, jo që s’dinë, por s’mundet të gënjej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Bill Klinton armë kishte fjalët  e tij, të sinqerta ... Empty
MesazhTitulli: Re: Bill Klinton armë kishte fjalët e tij, të sinqerta ...   Bill Klinton armë kishte fjalët  e tij, të sinqerta ... EmptyThu Feb 14, 2013 5:35 am

Nuk është pse kaloj nga tema në temë, por ka aq shumë gjëra për të thënë për këtë njeri, me shpirt engjëlli, sa që kasetat mendimeve më vijnë dhe shkojnë njëra pas tjetrës, sikur i shtyn një erë ta bëjnë këtë gjë, dhe kur flas për këtë njeri, një fllad më përshkon shpirtin, e më bën të ndihem në vendin e tij e të ndihem krenare për këtë gjë, e të ndihem edhe më e gatshme të jap jetën për këtë njeri, nëse është nevoja.



Ndjenjë më interesante është të krenohesh me dikë dhe punën e tij, e veçanërisht me dikë që ka dhënë shumëçka për vendin tënd, për lirinë tënde, madje duke rrezikuar dhe jetën e tij për ty dhe për shtetasit e tu. Se sa të krenohet dikush tjetër me ty, kështu që, kënaqësinë e respektit për Bill Klintonin e ndajmë bashkë me të.



Aroma e lirisë në luftë është më e këndshme se sa ajo e luftës në paqe.



S’ka asgjë më të keqe, se sa të flesh me zhurmën e armëve e të njerëzve me shpirt të përvëluar, edhe në paqe, e cila më ka vizituar shpesh në gjumë e më ka ndërpre ndoshta dhe ëndrrat më të bukura, por më e keqja është se unë kam prishë dhe gjumin e prindërve të mi, me zhurmën e padurueshme që krijoja kur qaja vetëm me zë e pa lot, të cilën nuk e duroja as vet.



Këtë zhurmë që s’e kisha dëgjuar ndoshta për dhjetë vjet, por që para disa netëve e ndjeva, por e dija që jam në ëndërr, andaj nga kokë dhimbjet e mëdha që kisha u zgjova nga gjumi.



Ndoshta është diçka absurde dëshira ime, ndoshta edhe diçka e parealizueshme, por do të doja së paku ta shoh nga afër, dhe të flas me Bill Klintonin, e të i tregoj diçka, që e di që e din, por ta siguroj që ne shqiptarët, jo vetëm që e çmojmë punën e tij, por edhe atë dhe tani fjalët që mi ka thënë mua Emin Eddie Egriu, do t’ia thosha Bill Klintonit, se:

“Diamonds are forever, you will be forever”

“Diamantet jenë përgjithmonë, ti do të jesh përgjithmonë”...

... e do të kërkoja nga ai të më tregoj se si e ka fituar dashurinë dhe respektin kaq të madh nga njerëz në mbarë botën, veçanërisht në Kosovë, ngase këto dy elemente janë të vetmet që më nevojiten tani, që më inspirojnë për të jetuar, apo ndoshta arma e tij është *modestia, kjo gjë që njerëzve u jep vlerën dhe notën më të lartë në jetë, *moralin’, gjë që të cilën shumica e njerëzve e kanë harruar, apo për qëllime të ndryshme e kanë larguar nga fjalori i tyre.



Dua të tregoj edhe diçka, se kur kam qenë e vogël, kam menduar se mbiemri yt është *Kington, se vërtetë ti je një mbret.



Jam e sigurt që këto fjalë do ti kuptosh drejtë se ti vërtetë je: “SHËRBËTOR I LIRISË” e “SHEMBULL I DREJTËSISË”, je “MJESHTËR I BURRËRISË dhe “VLERË E MIQËSISË”, je po ai që ndikoi në rrugën drejt pavarësisë.



Me respekt,Sinqerisht,Xheneta Jetishi- Ferizaj.



21 Gusht 2011
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Bill Klinton armë kishte fjalët e tij, të sinqerta ...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ç'dimë për Medvegjën
» Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal
» Fjalet e nje te dhunuare!
»  "Edhe kur Ti ke harruar fjalët" NGA ELEFTERIA KALLOJERI
» Bac, tani po ia nis.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: