Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "Ēelnajė" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: "Ēelnajė" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu   Sat Apr 27, 2013 11:30 pm




*Jetėshkrimi i autores
Mimoza Agalliu ka lindur nė qytetin e Tiranės dhe banon po nė Tiranė. Ka pėrfunduar studimet nė shkollėn e mesme tė pėrgjithshme “50 vjetori i Pavarėsisė” nė vitin 1981; nė vitin 1982 ka vazhduar njė kurs intensiv pėr infermieri, pranė Qendrės Spitalore nė Tiranė; nė vitin 1983-1984 ka ndjekur kursin intensiv pėr gjuhėn Angleze. Mandej pėrfundoi studimet nw Universitetin e Tiranės pėr Bio – Kimi; nė vitin 2005 u diplomua nė Universitetin e Tiranės Fakultetin Histori – Filologji, Dega – Gjeografi; nė vitin 2009 pėrfundon Fakultetin e Infermierisė, nė Universitetin “Kristal”, nė Tiranė. Po nė kėtė vit pėrfundon edhe MASTER nė Menaxhim Publik dhe Spitalor dhe Master shkencor nė Universitetin e Tiranės pėr Menaxhim Territori. Ka kryer njė sėrė trajnimesh: Nė vitin 2002 trajnuar, nė kuadrin ”Rrjeti i Grave Milenium 2000” Qendra Task - Forcė i Paktit tė Stabilitetit ); nė vitin 2002 te Qendra ( Stefan ).Ėindoės, Excel, Poėer Point, Word, Internet; nė vitin 2003 trajnuar nė Projektin:”Gratė nė Udhėheqje “ UNDP; nė vitin 2008 ėshtė rajnuar pranė ASHR: “Trajtimi dhe parandalimi i dhunės me bazė gjinore nė Sistemin Shendetesor ( United Nations Population Fund )”.
Ajo ėshtė e ēertifikuar pėr gjuhėt angleze dhe italiane nė vitin 1996 (Universiteti i Tiranės, Fakulteti i Gjuhėve tė huaja). Mimoza ka njė pėrvojė tė pasur profesionale: infermiere, mėsuese, pedagoge e jashtme nė disa Universitete tė vendit, nė Fakultetin Publik tė Infermierisė nė Universitetin e TIRANĖS, nė Fakultetin e Infermierisė
nė Universitetin “ KRISTAL” nė Universitetin “Mbretėresha GERALDINĖ”.
Nė periudhėn mars 2006, mars 2007 ka qenė anėtare e delegacionit shqiptar nė Kongreset e Kėshillave tė Qarqeve Rajonale tė Evropės ( Strasbourg ).
Qė nga viti 2000 e nė vazhdim ėshtė Z/kryetare e Grupit Kėshilltar tė PS nė Njėsinė Nr. 6, Tiranė.
Mimoza ėshtė anėtare e LNPSHA”PEGASI” ALBANIA, anėtare e AKADEMISĖ ALTERNATIVE PEGASIANE si dhe Sekretare pėr Shkėmbimin universal tė vlerave pė Letėrsi dhe nė Art e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA.
Ka botuar mjaft shkrime mbi problematikat sociale dhe shkrime me trajta profesionale
nė median e shkruar.
Ka pėrgatitur pėr botim dy libra me problematikė social edhe profesionale.
“Ēelnajė” ėshtė libri i saj i parė poetik, i cili do tė pasohet me dy tė tjerė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Ēelnajė" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu   Sat Apr 27, 2013 11:30 pm


Poezia e peizazhit shpirtėror

Nga Kristaq F. Shabani

Daljet e befta dhe me cilėsi, kualitivitet, natyrisht, tėrheqin vėmendjen dhe natyralizohen, duke u bėrė objekt diskutimi nė fushėn letrare. Shpesh ne pėrdorim atė thėnėsi tė madhe, duke e motivuar talentin me shprehjen e bukur “parabolike” : “Ai, ajo ėshtė organ i lindur pėr poezi”. Nė kėtė thėnėsi kryefjalėzon ideja e talentimit, e demonstrimit aktiv tė njė spontaneiteti krijues, tė njė pėrsjellje tė bukurimtė e origjinale tė poezisė, kėsaj gjinie princeshė, e cila kėrkon tejshumė aftėsi shumėplanshe.
Vėllimi poetik “Ēelnajė” i poetes Mimoza Agalliu ka njė fizionomi origjinale dhe individuale, ku me substratin e saj shpalos arritjen dhe pėrsjelljen e njė poezie tė lirshme, tė figurshme, tė qendisur me stilin individual, tė perceptimit dhe tė precipitimit tė mendimit me objekt tė pėrcaktuar, duke injektuar mesazhe dinamikė pėr progres mendimor, progres social e proces psikoterapiutik. Mendimi i avancuar, kėndvėshtrimi i fiksuar, bisturia e pėrdorur me aftėsi, inteligjencė, kujdesia pėr tė gdhendur e latuar krijesėn, syri i mprehtė, fiksimi pas tė bukurės, dallėsia dhe ndarėsia e prezencės antibukuri, prezenca e “materies” shpirt dhe antishpirt, personifikimi “personazhifik” nėpėrmjet konturės dhe zbėrthesesės sė saj, arkitektuara poetike e karakterit tė veēantė, ndjesia e perceptuar dinamikshėm, aftėsia depertuese nė hollėsinė e bukur tė pasqyrimit, motivi panoramik dhe peizazhor me prezencė tė qenieve tė Gjithėsisė, tė parė nga njė sy “zhbirues”, e dritojnė kėtė vėllim poetik ndryshe, nė dallesė nga mjaft krijues dhe e sjellin “magmėn” poetike tė vrullshme, nxehtėsisht; magnetizojnė shpirtin e prirur drejt bukurimit dhe gjeturisė ekstreme tė shkėlqimtares… Mimoza ėshtė tejet e lidhur me poetikėn dhe njė bashėkėsim i tillė tipik, ka krijuar njė simbiozė fosforeshente, njė ujėvarė , e cila ka bukuri derdhjeje nė botėn shpirtėrore njerėzore… Poezia kėshtu, natyron dhe ėmbėlson, tregon timbrin e saj dhe sjell sadisfaksione shumėplanėsh … Nėpėr kėtė “galaktikė poetike” pėrsillen Planeti i shpirtit, Diellėzimi, Pentagrami, Dėlirėsia, Humania nė tejarritje njerėzore, Sublimiteti, elementė tė pazbuluar tė feminilitetit, emancipim tejskajor, natyrorja me bukuritė e saj ekstreme, ndjenja fine e tjerė .
Ndalesa nė trajtimin e peizazhit mendimor ėshtė njė nga pikat mė tė forta tė kėsaj poezie meditative, e cila nė strukturė ka elementė tė shumtė tė profetikė, tė prurjes tė tė dy botėve natyrore dhe shpirtėrore…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Ēelnajė" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu   Sat Apr 27, 2013 11:31 pm


Poezia ėshtė streha, ku unė flirtoj me shpirtin!
Eshtė melodia e zemrės time.
Nuk mund ta perceptoj jetėn tė shkėputur nga vargu.

Ndoshta, shpeshherė, bėhem pak e mėrzitshme pėr njerėzit e afėrt, apo miqtė, sepse gjithmonė mbaj shėnime nė celular, apo bllok!
Mė pėlqen tė hedh nė gėrma gjithēka, e cila ėshtė e bukur, por edhe fenomenet, dukuritė, nė jetėn socio - ekonomike tė vendit, apo mjedisit, ku unė gjendem e frymėmarr! Mė pėlqen natyra, nė kuptimin e gjėrė tė fjalės, peizazhet, kuriozitetet, ekploret, ndoshta, ngaqė, njė nga degėt , nė tė cilėn kam studiuar, ėshtė Histori- Gjeografia!
Kjo mund tė jetė njė ndėr arsyet, e cila mė bėn mė tė ndjeshme, tė vėmendshme, ndaj perceptimit tė peizazheve!
Mė pėlqen natyra nė tėrėsinė e saj.
Nuk mund tė them, se nuk e ndjej mungesėn e saj nė ditėt e gjata, tė ftohta tė dimrit! Thjesht mė mungon ta prek, ndjehem e divorcuar, pėrkohėsisht, me tė.
Poezia pėr mua ėshtė vetė Jeta!
Vjen, si ide, e cila rrokulliset zhurmshėm nė dejet e mia, duke u pėrpunuar, nė tru, nė formė imazhesh, dhe, pasi ėshtė pjekur, nė tėrė fazat e saj tė prodhimtarisė, lind tek unė vrullshėm shpirtėrisht!
Nuk ka kohė fikse, kur poezia del nga shpirti! Ajo ėshtė me mua, brenda meje, ēdo ēast!
Pret vetėm ēastin nė formė ngarkese emocionale, pozitive, apo negative, tė ēlirohet, si llavė vullkani, ku, pas kėtij ēlirimi, shpirti jeton njė farė gjumi letargjik.
E dua jetėn me tė gjitha format, pėrmasat, dukuritė, ngjyrat, pa e paragjykuar atė! Jam nė njė dyluftim tė heshtur me veten nė perceptimin e Botės, pėrsa i pėrket ndjesive, qė mė bėjnė tė ndjehem keq! Por nė pėrgjithėsi i kam shumė tė mira marrėdhėniet me veten, dhe, kjo pėr mua, ėshtė qėllimi i parė nė jetė!
Ndodh qė, herė – herė, jeta mė rrėzon.

Vritem, por, kur ngrihem, e sfidoj kėtė jetė mė fuqishėm, se mė parė!
E pėrēmoj zvarritjen, mė pėlqen tė ndeshem me vėshtirėsitė, por, gjithmonė, kryefjalė nė mendje dhe zemėr kam Zotin!
Poezia pėr mua ėshtė shtėpia e shpirtit, ku unė ankohem pėr jetėn, nė njė dyluftim pa armė, si dy gladiatorė.
Aty qaj, mėrzitem, pėrpėlitem, mė pėlqen tė shėtis nė shi, ku brenda shpirtit mė lind njė poezi!
Poezia mė bėn jo rallė, tė ndjehem keq, duke parė problemet, apo ngėrēet socio- ekonomike tė komunitetit.
Duke qenė njė natyre empatike, e vuaj kėtė realitet, nė formė pėrjetimi tė dhimbshėm, por, deri nė atė pike, pa dėmtuar veten, sepse jam shumė kurajoze, e gatshme pėr ta sfiduar, gjė, e cila lexohet dhe nė vargjet e mia.
Mė pėlqejnė njerėzit me vlera tė larta dhe personalitet tė fortė, dhe kurrė nuk bėhem mike me ata, tė cilėt janė tė dobėt dhe jo kurajozė!
Kėrkoj gjithmonė forcė te Zoti pėr tė vazhduar para edhe, kur portat e fatit mbyllen.
Unė trokas nėpėr portat e mbyllura, por gjithmonė ndodh tė mė hapen disa syresh.
Poezia pėr mua ėshtė Dashuri, ndjenjė e pastėr, komunikim i mirė njerėzor, ėshtė respekt reciprok, revoltė, gėzim, vjeshtė, dimėr, verė, por, mbi tė gjitha, ėshtė njė pranverė e ēelnuar e hedhur nė mėnyrė mbresėlenėse nė kohė, hapėsirė, distancė, nė njė varg tė ēiltėr e tė ndjerė!
Ėshtė njė gershetim nėpėrmjet mendjes, shpirtit, zemrės, qė vjen ndjenjė, kristalizohet ide, dhe me imazhet luaj pėr ta pėrcjellė me njė mesazh vargu, ku mundohem tė arrij njė feed back pozitiv , midis vetes dhe lexuesit.

Sesa ia arrij, kjo mbetet pėr t’u parė!
Poezia, pėr mua , ėshtė optika, qė unė shikoj, perceptoj jetėn, botėn e tėrė, por, mbi tė gjitha, ėshtė ēelnajė e shpirtit tim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: "Ēelnajė" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu   Sat Apr 27, 2013 11:31 pm

Unė, sė pari, poezinė e jetoj, pastaj e filozofoj nė vargje

Intervistė me Mimoza Agalliun , autore e vėllimit poetik “Ēelnajė”

Intervistoi: Aleksandra Shabani (Majlinda) IWA, WPS, UPLI

E nderuara Mimoza, keni kaq vjet qė merreni aktivisht me krijimtari nė gjininė e poezisė, po kėshtu edhe me shkrime tė karakterit social dhe profesional si dhe jeni trajnuar pėr probleme te mprehta tė shoqėrisė. Jeta juaj ėshtė e mbushur plot ngjasi , evente dhe kulturim, duke u kujdesur gjithmonė pėr nivelin tuaj arsimor…Njė veprimtari e gjerė, plot nerv, kėrkim, lodhje.
Pėr tė arritur qė, pjesėmarrėsit, nė kėtė auditor, tė realizojnė njė njohje sa mė konkrete pėr ju, do tė dėshironim t’ju drejtonim disa pyetje. Duke bėrė njė kontrast me tė kaluarėn, shkurtimisht, do tė donim t’i pėrgjigjeshit pyetjes:
1. Ēfarė vini re nė atė qė rrjedh, pas ndryshimit tė konceptit nė fushat, ku ju protagonistoni? E kemi fjalėn pėr profesionin tuaj si pedagoge, por edhe pėr lėvizjet poetike, prozėn, median e shkruar dhe atė vizive.

Zhvillimi i shoqėrisė shqiptare, pėrmes etapave, fazave tė vėshtira, ku ka kaluar, ka sjelle, rritjen, formimin e identitetit tim profesional nė profesionin e pedagoges, si dhe njė pjekuri nė lėvrimin e poezise dhe prozės !Profesioni im mė ndihmon nė zgjerimin e koncepteve pėr jetėn, vizionin e tė perceptuarit tė problematikave, e cila shėrben nė precipitimin e situatave edhe kur ato janė tė vėshtira .

Ka risi. Duke kaluar nė dy kohė, ose dy periudha ,tė cilat sfidojnė njėra- tjetrėn, natyrisht periudha e dytė jeton njė fazė pjekurie, me koncepte mė tė qarta pėr jetėn, mė vizionare dhe me objektiva, qėllime me specifike ! Tashmė unė e di ēfarė kėrkoj nga vetja, duke u pėrpjekur nė realizimin e tyre, pa kthyer kokėn pas.

2. Si mund ta pėrkufizoni poezinė tuaj: Poezi e peizazhit shpirtėror, apo lirikė e shpirtit tuaj, lirikė e vjelur nga protagonistė tė “tjerė” dhe e brujtur nė magjen e kreaturės suaj?
Poezia e Peizazhit shpirtėror ėshtė thellėsia e mendimit tim, imagjinatės, ndjenjės, zemrės e shkrirė nė peizazhin natyror ,tė cilin unė e dashuroj, si frymėmarrjen time.
Pra, unė sė pari poezinė e jetoj, pastaj e filozofoj nė vargje.
Poezia ime, mendoj se eshtė:
Fjala, e cila buron nga shpirti, pikturuar nė natyrė pėr tė nxjerrė njė peizazh shpirtėror, duke ndėrthurur kėto dy botė natyrore dhe shpirtėrore !
3. Sa ndikon nė poezinė tuaj ēasti, natyra, syri i menduar, malli, puthja, premtimi, loti, falja, mesazhi, trėndafili, dhurimi , mos mbajtja e fjalės, tradhtia?
Nė poezinė time ka vend pėr tė gjitha ndjesitė pozitive, apo negative, sepse vetė jeta ėshtė nė funksion tė tyre!
Ēasti? Jetoj me ēastin, duke e vlerėsuar atė.
Natyra? Ėshtė foleza e shpirtit tim poetik.
Syri i mprehtė? Reflektimi pas njė meditimi tė gjatė.
Malli? Kur shpirti pėrjeton vetminė, zbraztinė
Puthja? Melodia e konceptit “Jetė”
Premtimi? Fjala e dhėnė ėshtė besnikėri?
Loti? Ėshtė vazhdimėsia e jetės.
Falja? Tolerancė.
Mesazhi?
Komunikim verbal, jo verbal, feed back-u pozitiv nė marrėdhėniet ndėrnjerėzore dhe me natyrėn…
4. Proza ėshtė bashkėudhėtare e pėrhershme juaj… A ka ndonjė “marrėdhėnie kontraktuale” me poezinė.
Nė proze kam mundėsi tė shprehem gjatė dhe tė fjalosem me veten apo me personazhet , kam lirshmėri apo hapėsirė mė tė madhe shprehėse, duke e zgjatur nė kohė pėrshkrimin.
ndėrsa nė poezi i kam mendimet mė tė qarta, koncize, dhe me shpėrthyese nė ndjenjė.
5. Ju jeni njė femėr e hekurt qė, herė pas herė, tentoni me sukses, jo vetėm nė krijimtari poetike, por edhe nė profesionin tuaj tė kėrkoni me insistim risinė. Nga analiza, qė i keni bėrė kėtij fakti tė ēmuar, ku e bazoni suksesin e saj te “hekurėsisė”?
Eshte njė forcė e brendshme, qė tė shtyn tė ecėsh pėrpara, e cila quhet vullnet, pėrkushtim, kėmbėngulje pėr tė arritur qėllimet, objektivat. Ėshtė kuptimi i jetės nė optikėn time .
6. Sikundėr, ne jemi informuar, ju gjithmonė i kėrkoni shumė vetes suaj dhe nuk jeni asnjėherė e kėnaqur nga ajo? A ka nje motivim kjo, ndonjė shtysė apo thjesht ngacmim individual ?
Kėrkoj nga vetja gjithmonė shumė. Nuk kėnaqem me arritjet.Punoj shumė, pėrballem me ēdo lloj vėshtirėsie, ndoshta dhe rrezikoj, por me pak intuitė, vizion, me ndihmėn e Zotit nė pėrgjithėsi ia kam dalė mbanė !
Nuk tėrhiqem lehtė nga ēdo rrugė e nisur, por dua ta coj deri nė fund pėr ta realizuar objektivin.
7. Duke pasur njė shpirt tė tillė ju jeni e apasionuar ndaj natyrės … Si ndikon natyra nė jetėn tuaj?
Marrėdhėnia mė e bukur eshte ajo, e cila mė lidh me natyrėn.
Kam njė dialog tė shkėlqyer me peizazhet, me barin, pemėt, liqenin, Detin, Yjet, Hėnėn, gurgullimen e ujit, fėshfėrimėn e gjetheve, kėngėn e zogjve, vesėn e mėngjesit, aromėn e luleve.
Qėndroj gjatė duke dialoguar me natyrėn.
Ėshtė e vetmja marrėdhėnie, e cila funksionon shkėlqyer , por vetėm nė njė rast grindem me tė: Kur retė gllabėrojnė qiellin, por edhe atėhere ndodh tė pėrdor tolerancė nė kėtė dialogim, duke menduar qė, sipėr atyre reve, feks njė diell i madh, i cili shpejt do tė ndrisė tokėn.
8. Ju, krahas tė tjerave , e pelqeni shumė muzikėn… Mund tė na shpalosni ndjesitė tuaja nė kėtė drejtim.
Muzika pėr mua ėshtė Melodia e shpirtit. Kur unė dėgjoj muzikėn, qė mė pėlqen, patjetėr, qė direkėt e anijes sė Poezisė duken nė horizont.
Nuk dėgjoj ēdo lloj muzike. Mė pėlqejne ariet nga divat e muzikės botėrore,
sonata: baladat hip – pop; muzika meditive. Disa prej kengėtarėve janė: Aleksandro Safina, lirikat e Scorpions, grupet e viteve 70- 80 me sloė songs.
9. Cili shkrimtar ju tėrheq mė shumė?
Stephan Cvajg, Remark, Pablo Neruda, Kadare, Migjeni.
10. Cila ka qenė dita mė e bukur qė mbani mend deri tani?
Ndoshta kjo sot ėshtė njė nga ditėt e mia mė tė bukura, e cila do tė mbahet mend pėr shumė kohė!
11. Hobi juaj?
Mė pėlqejnė shumė udhėtimet e gjata, tė eksploroj natyrėn nė tėrėsinė e saj, vendet historike, apo shėtitjet nė natyre, ku i jap mundėsi vetes pėr tė medituar, reflektuar vetėm.
12. Cila ėshtė ngjyra, e cila ju pėlqen? Kė veti , cilėsi dhe virtyt ēmoni te njerėzit?
Tė gjitha ngjyrat i preferoj shumė, por mė shumė e bardha, e gjelbra; ngjyra e qiellit me mahnit !
Kė veti? Tė qenit vetvetja.
Kė cilesi? Inteligjenca, zgjuarsia.
Virtyt? Mirenjohja, moskeqdashja.
Mania per te arritur suksesin me vullnet e pėrkushtim.
13. Cili ėshtė idoli juaj nė letėrsi, nė gazetari dhe nė muzikė?
Kam lexuar shumė letersi, filozofi, histori, psikologji dhe do tė vazhdoj tė lexoj ende ! Libri pėr mua ėshtė shumė i dashur, ndonėse kohėn e kam tė ngarkuar me shumė punė dhe veprimtari tė ndryshme !
Nė letėrsi shkrimtari im i pėlqyer ėshtė Stephan Cvajg.
Nė gazetari mė pėlqen tė ndjek emisionet e Maria Di Filipit, ndėrsa nė muzikė Leonard Cohen dhe Toto Cotugno, ndėr shumė tė tjerė.
14. Ē’pjesė tė jetės suaj zė familja, shoqėria? Diēka pėr familjen tuaj.
Familja ze gjithēka. Ėshtė Kryefjala e jetes, e ditės dhe e natės.
Nė familje jemi anėtarė dhe shokė tė mirė. Shoqėria ėshtė edhe kjo pjesė e rėndėsishme e jetės, ku unė kam mundėsi tė zgjedh e tė shoqėrohem me pjesėn mė tė shėndoshė tė saj.
15. “Ēelnaja” do tė ēelė gonxhe tė tjera?
Janė dy gonxhe, tė cilat janė pothuajse gati pėr tė shpėrthyer: njė vėllim me poezi dhe njė roman.
Nuk nxitohem pėr t`i botuar, sepse gjithēka e shkruar, ka nevojė pėr t’u riparė e rishkruar.
E nderuara Mimoza, ju falenderojme dhe ju urojmė suksese ne pėrvijimine kėsaj rruge tė bukur ..
Faleminderit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: "Ēelnajė" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"Ēelnajė" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: