Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”  Empty
MesazhTitulli: “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”    “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”  EmptySun Apr 28, 2013 4:29 am

PEGASI INTERNACIONAL HAP SIPARIN E VEPRIMTARISE PERMASTIVE "POLEART"

SUKSES I PADISKUTUESHEM ,
NIVEL I LARTE TRAJTIMI,
PREZENCE TITULLARE ...

"Polearti Pegasi Internacional Tirane 2013" ne kryeqytet, shpalosi flatrat me trajtesen e gjinise se romanit.Ishte nje dite e bukur dhe e rendesishme letrare , e krijuesve, jo vetem te kesaj gjinie. Konferenca "Pegasi dhe gjinia e romanit " deshmoi qarte seriozitetin pegasian per kete perzgjedhje me objekt enkas. Nje pergatitje sa shkencore aq dhe prezantuese. I fokusuar shkrimtari Faik Histo Islami , nje krijues serioz ne kompleksitet. Pjesemarrja ne kete veprimtari e shume figura te njohura krijuese, shpalosja e vleres ne fushe shumeplanshe, kumtet ,diskutimet me objekt dhe ilustrimet e realizuara treguan katerciperisht se romani eshte nje gjini , e cila terheq lexuesit . Perdorimi i trajtes analitike , kumtimit akademik dhe paraqitjes zberthyese, ilustrative me "triptikun " romanor te Faik Islamit " Vallja ne humnere" , "Manarica", "Permbysja e botes" si dhe te librit " Ruga deri te kthesa" , e realizuar nga Ermira Ymeraj studiuese, poete, Sulejman Mato shkrimtar, Dilaver Goxhaj studiues , Migena Arllati studiuese, poete, albanologe, Dr. Shefqet Dinaj historian , poet, Prof. Rexhep Doçi, e paraprire nga referenca "Pegasi dhe gjinia e romanit" mbajtur nga Presidenti i LNPSHA"PEGASI" ALBANIA si dhe kumti i pergatitur nga Prof.Assoc. Dr. Begzad Balliu…
Disakutante te shumte, te cilet dhane mendime per zhvillimin e romanit bashkekohor.
Pjesemarrja me nje kolazh kengesh ne kete veprimtari e kengetarit te mirenjohur permetar, Vaske Çuri,dhe e kengetares lirike, sopranos Sofika Kola, i dha drite inkadeshente konferences gjate kohes se zhvillimit te punimeve te saj …
Shkrimtarit Faik Islami iu dha titulli i larte e LNPSHA”PEGASI” ALBANIA “KRIJUES I SHQUAR I LNPSHA “PEGASI “ ALBANIA.
Shkrimtari zbuloi veçanesi te botes se tij kreative dhe planet krijuese ne te ardhmen.
Konferenca u drejtuan me kompentence nga studiuesja MIGENA ARLLATI. Gjate konferences u interpetuan pazazhe nga vepra e krijuesit nga talentet e rinj te Shkolle se mesme profesionale te Kamzes.
Poeti Xhelal Luca interpretoi nje fragment nga libri “Rruga deri te kthesa”…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”  Empty
MesazhTitulli: Re: “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”    “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”  EmptySun Apr 28, 2013 4:31 am

“ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”
kRISTAQ F. SHABANI Presidenti i LNPSHA”PEGASI” ALBANIA
Të nderuar pjesëmarrës në këtë veprimtari letrare me teh dhe me theks. Tashmë çdo veprimtari jona është e karakterit ndërkombëtar. Është një privilegj i madh prezenca juaj në hapjen e siparit të veprimtarisë përmastive pegasiane “POLEART PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA” këtu në Tiranë , një gjetje e re jona, pas katër simpoziumeve ndërkombëtare të suksesshme me objekt : “ Për një Letërsi ndryshe”, “ Poezia bashkëkohore”, “Magjia e përkthimit”, “ Lirizmi në letërsi dhe në Art” si dhe të një Kongresi Ndërkombëtar me objekt” Universialiteti në Letërsi dhe në Artin bashkëkohor”, të cilat kanë pasuar mjaft konferenca, analitika, fjalë artistike, konkurse, lëvizje, panairë ekspoze libri e tjerë. POLEART ËSHTË NJË LËVIZJE E MADHE PEGASIANE : KUJDESI PER ARDHMËRINË E LETËRSINE DHE TË ARTIT, LEXUESI MË I NDJESHËM …
Jo, pa qëllim sot, ne kemi një objekt të rëndësishëm të Prozës : Gjininë e romanit…, pasi në Lidhjen tonë ka një prezencë të krijuesve në këtë gjini, jo vetëm nga vendi, por edhe nga gjithë hapësira e krijuesve të Lidhjes sonë Ndërkombëtare. Nuk është hera e parë që ne trajtojnë këtë gjini me theks . Duhet të përmendim këtu prezantimet e sukseshme në Gjirokastër, Tiranë , Athinë, Prishtinë , Shkup e gjetkë të romancierëve tanë.
Natyrisht romani është gjinia më më e madhe e prozatimit, më delikatja, më përmastivja në rrëfimin e ngjarjeve me objekt , më ndërthursja, më aktruesja , e cila, parasëgjithash, krahas talentit të të shkruarit, kërkon një njohje superiore të teorisë të të shkruarit. Përvoja shkrimore botërore e ka dëshmuar qartazi se të ndërmarrësh këtë hap në krijimin e kësaj krijese gjinore dhe të jesh i suksesshmëm duhet të zotërosh një sërë “privilegjesh’” tipike, krahas kulturimit, të jesh një analizues i saktë i proceseve , fenomeneve, ngjarjeve, dukurive, në një trajtesë shumëplanshe, dinamike, pasi gjithçka është e lidhur me botën shpirtërore, e cila është e zorshme në eksplorim dhe në paraqitje. Njëkohësisht kërkohet të zotërosh mjedisin dhe të dalësh mbi të, të operosh kirurgjikialisht, të zotërosh aftësi të mëdha logjike, psikoanalitike, psikomorale, të depertosh në thelb, të precipitosh në formatim real dhe bindës të personazheve , të cilët ndërmarrin aktrimin në skenëzimin me intepretim të ndodhisë … e tjerë . Romani pra, kjo gjini, e cila është në krye të pasionit lexues, të dëshirës dhe të kontaktit, kërkon një mbrujtje dinamike, reale, bindëse, lëvizëse, një prezencë të lartë narrative, një ndërthurrje dinamike të aftësive rrefyese, nëpërmjet monologimeve, dialogimeve, përshkrimeve dykahëshe, informimit letrar, politikës dhe diplomacisë letrare, kombinacion bindës, paraqitje filmike me të shkruar me gërma, një art i vërtetë. Jo çdo kush mund të jetë i suksesshëm në këtë gjini … Të shkruash roman do të thotë : të sjellesh natyrshëm fënomenin jetësor, i cili do të lexohet dhe krijon bindësi me një kontrast e ngjyrim kohor. Këto e të tjera si këto, janë procese të artit të të shkruarit të gjinisë, por qëllimi ynë sot është fokusimi te pasuria kreative e një krijuesi të kësaj fushe, shkrimtarit Faik Hito Islami, i cili të gjitha aftësitë e tij të të shkruarit i ka drejtuar në gjininë e prozës, duke nxjerrë e brujtur në magjen krijuese një triptik romanor: “Vallja në humnerë”, “Manarica” , “Përmbysja e Botës”, të cilat kanë ardhur dhe aktrojnë në letërsinë shqiptare me individualitetin krijues. Shpesh herë ne merremi me emra të mëdhenj, ngandonjëhërë të rritur dhe artiificialisht dhe harrojmë apo lëmë mënjanë në okularin tonë edhe protagonist të tjerë, që japin shërbesë në pasqyrimin historik dhe letrar të historisë. Në këtë kontekst edhe Faik Islami jep kontribuitin e tij në pasqyrimin e histories letrare shqiptare..
Lëvrimi i temës së retrospektivës, një nga pikat e forta të Islamit, e cila flet për një përmasë njohjeje, dëshmon për një punë të kujdesshme efektive dhe afektive, për të pasqyruar kohën që ka rrjedhur, përvojën e natyruar-materie, kreative, të gjeneratave që lanë mundin dhe djersën në shërbesë të ardhmërisë, ruajtjes së identitetit në një hapësisë kohore mbi dy shekujt në një distancim i madh nga e sotmja. Në këtë drejtim, natyrisht, duhet të jesh njohësh i proceseve jetësorë, i psikologjisë së kohës dhe i mbartjes së fenomeneve, ngjarjeve, ndodhive për t’i pasqyruar natyrshëm në kohën tjetër, duke parë këto kreatura, nëpërmjet një njohje racionale, del në përfundesë se Islami ka punuar i përkushtuar, duke fotografuar kohën me “blicin” e tij dhe proceset e saj me një sy zhbirues, dinamik, me një kujtesë të fotografuar, me një skalitje personazhesh veprues, duke i tipizuar me prezencen e tyre në kohë . Lind pyetja : Kush ka ndikuar në këtë “fotografim”, i cili nuk del nga realiteti i kohës së ngjarjeve dhe i parë në poziicionin komod të okularizmit, jashtë okularitetit fizik, por prezencës të okularitetit përcjellës. Natyrisht, këtu ka influencuar trasmetimi, kujtesa gojore gjithmonë e njomë, përcjellese si testament dhe thesar, mjaft e zhvilluar, në trevën nga ku ai ka rrjedhën e sidomos në një mëmëlindje të sprovuar në rrëfenjë dhe kujtesë… Golemi i Labërisë, i shquar në këtë lemë, i cili është pasuruar, falë inteligjencës së lindur e përshkallëzimit breziv…
Fenomeni skalitës i personazheve , të paraqitura në këto tri vepra, është një dallesë esenciale, që në vepra të tjera, të botuara kohët e fundit, nuk i gjen me këtë punë të kujdesshme e të gatuar sikundër në këto tre romane.

Para dhjetë vjetësh në analitikën për një vepër të Islamit jam shprehur:
“Jo pa qëllim u stacionuam në këtë vepër letrare. Dukuria shfaqet e konturuar në rast se substanca letrare është e ngjizur, e larme, me ndjesi të lëvizëshme me një mekanizëm interesant, që pikëzon anë horizonti dhe ka tablo interesante, të cilat magnetizojnë dhe magmatizojnë duke intesifikuar veprimin me veshje figuracionale në prologje, kulme dhe epilogime.

Kapja e anës së qenësishme në trajtesë të temave - ndodhi, apo të fantazuara me larmitet dhe kolor artistik për të diamantizuar ato, për t’i bërë tejsisht ndjenjësore tërheq vëmendjen dhe siguron “stacionime” gjimnastikore të këndshme, të cilat sjellin ushtrimitetin mendor dhe krijojnë profile të reja të rrjedhura nga një përpunim po interesant.”
Dhe pas dhjetë vjetëve vërejmë me kënaqësi tendencën aktive se personazhet e krijuara në romanet dhe në prozën tregimore të Islmait si : Gjyla, Ramiu, Mana, Manarica, Rrapoja ,Çobo Golëmi, e tjerë të mbeten në kujtesë.
Personazhet gjallojnë, frymojnë dhe lëvizin dinamikisht në rrugën përshkruese në prag ndodhi, në ndodhi dhe në pas ndodhi, në realitet, në retrospektivë dhe në përgatitje të ardhmërisë. Prozatori ndjek një linjë të kalkuliuar natyrshëm: rrëfën arritjen e të mirës, begatitnë e normën e kohës, përpjekësinë dhe etjen për të jetuar dhe mandej kryefjalëzon kundërtia , e cila çrregullon dhe disekuilibron, shpleks e prish ëndrra, plane, qëllime të “mitura “, por me synim rritëse për të frymuar .
Panoramika të mbeten në kujtesë: rrugëtimi drejt tragjedisë te romani “Përmbysja e Botës “ në plan individual, ku vjen një ndezje “e eletricitetit përshkrues të ndodhisë fatkeqe të shkrumbëzimit të një familjeje nga një rënie e një aeroplani të përflakur, e cila sjell gjëmën, ndoshta evidente. Kalimi nëpër tablo të tilla intriguese dhe qëmtimi i realitetetit krijues, dramaciteti folës, e ngrënë veprën artistikisht dhe përqëndrimin … tablo me të vërtëtë interesante dhe të përshkruara me stil vetjak dhe tërheqës, të cilat të futin në një përjetim ekzistencialist..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”  Empty
MesazhTitulli: Re: “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”    “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”  EmptySun Apr 28, 2013 4:32 am

“ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”
Presidenti i LNPSHA”PEGASI” ALBANIA

Transparenca onomastike
Brenda romanit dhe sidomos në kuadër të temave që trajtohen në prozat e veçanta, shumë personazhe, me sjelljen e tyre, vetetimolo¬gji¬zohen si antroponime dhe patronime dhe vetë¬sh¬pjegohen si verbalizime, ndërsa një numër tjetër i tyre zbërthehen edhe nga vetë autori:
- Për Trashen thuhet se: “Emri që kishte u përgjigjej jashtëzakonisht mirë vijave të jashtme aq sa edhe cilësive të saj shpirtërore: ishte e trashë, si thesi i mbushur miell; i kishte këmbët si shtylla e Teqes së Madhe; i kishte llërët më të trasha se qafa e buallicës së Makes; i kishte vithet e gjera, si të mushkës së Ramizit të Nurës; i kishte cicat e mëdha si të lopës së Canit të Kastratit” ;
- për Xhaferin e Nallbanit thuhet se “punonte shalaxhi” ;
- për Arifin e Hamallit thuhet së është i “fortë si demat e Aqifit të Kasapit”;
- për Arifin e Tëhuajzimit thuhet se ishte “njeri i sëmurë prej nervave”, pra ishte njeri i tëhuajzuar, i rrënuar nga dhuna pushtetare;
- për Rudinën thuhet se ishte e pjellshme si toka e Kosovës. Pra, si tokë e butë, shih emërtimin e deles Rudë, pastaj mikrotoponimin Rudinë, për lëndinën që ka bar të imët dhe të përshtatshëm për kullotjen e deleve. Krahaso këtu edhe vajzë, rudë – e heshtur, kokulur, e urtë si dele etj.;
- për Pulecin e Kurtit thuhet se i kishte “krahët e lëshuar, të varur,…. Duart e shkurta, trashalluqe, si copa cungu dhe barkun e rrumbullakët”. Përcaktuesi formal dhe filologjik i vogëlsisë së tij është edhe prapashtesa –ec;
- për Nadi Sitaxhiun thuhet se ishte “zejtar që punonte kalanica” .;
- për Skeren e Vidhaxhiut thuhet se ishte i prirur për të shikuar vithe;
- për Shake Dashjen thuhet se ishte “vejusha e molisur, që gjithmonë e ka pasur shtëpinë kopleraj” ;
- për Maculen e Dushes thuhet se i lyente flokët me brilant;
- për Malin e Kelmendit thuhet se ishte kelmendas;
- për Shadanin e Merakut se ishte merakli;
Po kështu mund të thuhet edhe për personazhet e tjera, përkatësisht për antropo¬nimet dhe sidomos për patronimet e tyre:
- Aqifi i Kasapit tregon zejen me të cilën është marrë prindi i tij;
- Miranda është vajzë e qetë, që “lëmonte flokët e një kukulle”;
- Asllani i Qorrit ishte i prirur të merrej me politikë. Patronimi me të cilin cilësohet është i tipit hipokoristik;
- Teki Nallbani është nallban ose mbathës i kuajve, “punonte shalëxhi” .
- Hajdini i Mëhallës së Qylit ishte njeri trutapë ose i zbrazët (qyl), siç shprehet populli dhe autori etj.
Rrafshi semasiologjik i onomastikonit
Një numër tjetër i personazheve vetëshpje¬gohen më për së afërmi përmes patronimeve të tyre, që në të vërtetë janë toponime ose mikroto¬ponime të antroponimizuara.
Në qoftë se për lexuesin e zakonshëm, leximi i emrave të personazheve, sidomos i patronimeve, percepto¬het si vlerë përcaktuese, për njohësit e onomastikës shqiptare, patroni¬met e tilla përcaktojnë prejardhjen familjare, qytetare apo krahinore të tyre: Metalia e Batushës (fshati Batushë – Gjakovë); Aqifi i Dukagjinit (krahinë etnografike e Kosovës); Pajaziti i Shkodrës (qytet); Musliu i Kapeshnikut (Kapeshnicë, lagje në periferi të Pejës); Durmishi i Pezës (fshati në mes të Tiranës dhe Durrësit); Masari i Rugovës (krahinë etnografike); Telalli i Pllanës (fshatra shqiptare në sanxhakun e Nishit deri më 1878) dhe patronim i shpeshtë në Kosovë; Mahalla e Hodumit (në dokumentet – kadastrat turke gjenden të shënuara shpesh oikonime të tipit: Mëhalla e Hodumit, Mehalla e Vejushkave e të Vejanave dhe numri i banorëve të tyre etj.). Gjithsesi, njohësi i mirë i onomastikës shqiptare dhe shpesh edhe lexuesi i thjeshtë i këtij romani, duke lexuar emrin e mbiemrin e personazhit, Ajshja e Zeçanit, do të kujtojë apriori një Ajshe të ardhur nga një fshat - Zveçani, duke lexuar Telallin e Pasjaçes do të kujtojë apriori ose një patronim formal ose toponimin Pasjak (katund në perëndim të Gjilanit); duke lexuar Muslin e Kape¬shnikut, autori do të kujtojë lagjen e Kapeshnicës në Pejë dhe do të vërejë sigurisht se si përcaktori i mikrotoponimit Rruga e Keçekollit është patro¬ni¬mizuar nga oikonimi Këçekollë (katund në rrethin e Prishtinës).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”  Empty
MesazhTitulli: Re: “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”    “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”  EmptySun Apr 28, 2013 4:33 am

Në disa pjesë të tekstit, prania e onomastik¬ës (antroponimisë dhe patronimisë) del aq e theksuar, saqë personazhet në një farë mase bëhen jo vetëm pjesë konstituive e funksionit dhe e strukturës së veprës, por krijohet bindja se këto personazhe, me emrat dhe mbiemrat që mbajnë, nuk kanë funksion tjetër, përveçse të zgjerojnë funksio¬nin emocional përmes rrafshit fonetik, leksikor e stilistik. Në këtë mënyrë, antroponimet dhe toponimet e sidomos patronimet e tilla, synojnë të bëhen gjuha poetike e kësaj proze. Natyrisht, emërtimet e tilla të personazheve kanë funksione dhe domethënie të caktuara: ato, në shikim të parë përballë situatave në të cilat paraqiten, shpjegojnë gjendjen shpirtërore të persona¬zheve, botëku¬ptimin e tyre, karakterin vetjak, vetitë fizike, morale, psikolo¬gjike, ëndrrat dhe realitetin, prirjet mendore dhe synimet largvajtëse, prejardhjen krahinore, qytetare ose familjare, statusin shoqëror etj. Ata shfaqen në vepër si në skenën e teatrit: si hiena, si statuja, si botë kulturore, si bashkësi politike etj., me funksione që nga proza në prozë plotësojnë imazhe, mjedise dhe qasje autentike, nëpër të cilat udhëton imagjinata e autorit.
Siç mund të shihet, jo për shkaqe formale e aq më pak historike, por para së gjithash për shkaqe simbolike, autori krijon edhe trajta të ndryshme të emërtimeve duke antroponimizuar leksikun, duke patronimizuar antroponi-met dhe toponimet dhe duke i zbunuar ato veç e veç, përmes këmbimeve të rregullta fonetike e morfologjike, që kryesisht nuk dalin jashtë normave gramatikore të sistemit të gjuhës shqipe. Kuptohet, asnjëherë kjo nuk është e rastit, sado formal të duket motivi denominues antroponi¬mik ose patroni¬mik i demiurgut, në këtë rast i autorit të romanit. Në këtë mënyrë, përmes simbolikës së emërtimit të persona¬zheve, autori sintetizon karakterin e klaneve politike, shprehitë e grupeve kulturore e shkencore dhe pamjen feudale të tyre në jetën e një qyteti, i cili sigurisht, për shkak të tyre dhe për shkaqe të tjera si këto, është emërtuar Vajzan, që po të verbalizohet, merr kuptimin e qytetit që ka zënë vajin, që në formulimin leksikor del si një kompozitë e ngurosur nga shprehjet: Vaj me zë, që siç thotë edhe vetë autori, Rexhep Qosja, në një intervistë: “...është vepra në të cilën jeta shikohet me sytë e dhembjes”.
Si paraqiten këto raporte ndërmjet leksikut që ngrihet në shkallën e nocioneve e simboleve dhe leksikut të antropono¬mizuar. Një strukturë e pasur dhe e ndërtuar mbi “paradigma përmbajtjesore e semantike”, është arritur në tregimin “Horostati”, në të cilën Astriti paraqet “kod” më vete, pra, paraqet kodin esencial (X), ndërsa personazhet e tjera rreth tij, sipas funksionit artistik dhe zgjedhjes linguistike (përveç Xhezairit të Gjikës), paraqesin kodin e përbashkët formal (x1, x2, x3, x4, x5, përkatësisht X = x1 + x2 + x3 + x4 + x5). Në anën tjetër qëndron kodi esencial i Xhezairit të Gjikës (Y), por edhe pse ai është i vetmuar (Y=Y’), ndaj tij personazhet e kodit që janë x1, x2, x3, x4, x5 sillen edhe flasin veç e veç duke plotësuar mendimin e kodit (personazhit) esencial Y.
Kjo do të thotë se Xhezairi i Gjikës (Y) me konceptet e tij (të mirën, të madhërishmen, të moralshmen etj.), vetvetiu në mënyrë simbolike u kundërvihet koncepteve të X-it (x1 të së keqes, x2 të së shëmtuarës, x3 të dhunës, x4 - urrejtjes etj.), që x-i i paraqitur përmes personazheve me emra simbolikë, prej nga edhe mund të krijohen relacionet ekuivalente: x1=x1’, x2=x2’, x3=x3’, x4=x4’, (….)xn=xn’.
Në këtë rast, Astriti është qendra, fjala e parë, është spektër konceptual, por bartësit e mendimeve të tij janë antroponimizuar dhe këtu janë personazhet e tipit antropo¬zoomorfik dhe zbunues, që e rrethojnë Astritin: Dashi, Ujku, Meli, Besniku, Kajmaku dhe Galani, ndërsa Xhezairi i Gjikës, bëhet drejtpërdrejt rrezatim i kuptimeve dhe koncepteve morale e estetike, përmes të cilave dialogon me konceptet e “antroponimizuara” të Astritit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”  Empty
MesazhTitulli: Re: “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”    “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”  EmptySun Apr 28, 2013 4:34 am

Kështu, në prozën e estetizuar të Rexhep Qosjes, në të cilën antroponimet dhe patronimet paraqesin vlera filolo¬gjike dhe koncepte estetike e etike njëkohësisht, Dashi (kokëfo¬rtësinë), Ujku (forcën), Besniku (besnikë¬rinë), Kajmaku (lakminë), Galani (të zezën) etj., mund të ndërtohen lidhje (marrëdhënie) të plota ndërmjet Xhezairit të Gjikës (Y) dhe Astritit (X) sipas kësaj skeme:

X1 = Y1’
X2 = Y2’
X X3 = Y3’ Y
X4 = Y4’
X5 = Y5’

Në këtë aspekt, sistemin më kompleks, por të parë nga rrafshe të tjera simbolike, gjuhësore, historike e fetare e përbën Danjolli i Sherkës. Këtë element të rëndë¬sishëm e ka vënë re më parë edhe kritiku Hasan Mekuli, i cili ka shkruar: “(...)Figura fantastike e djallit, Lanetit, nënkupton edhe të keqen më të thellë…. Ai është Danjoll Sherka, i cili, i marrë brenda suazave të ngushta të emrit që ka, e që është një emër i zakonshëm, shqiptar, mbase mund të ketë kuptimin e vet “origjinal”. ë…] Mirëpo ai, megjithatë, do të mund të ishte ndonjë Dane, Danillo, Danço, David, Dino, Deus ose Diabolo etj., dhe ta ketë edhe emrin dhe mbiemrin të lidhur me rrënjën sherr, si Serka ose me ndonjë “rrënjë” tjetër me kuptim të urryer”.
Le t’i shohim vetëm disa rrafshe kombëtare, gjuhë¬sore, mitologjike, legjendare, fetare, historike pa u ndalur në analizë, mbi të cilat do të mund të mbështesim antropo¬nimin Danjoll, që për rrënjë të shqipes do të mund të kishte antroponimin me prejardhje orientale Ramadan:
I. Ramadan
II. Dan
III. Danush
IV. Danjoll
V. Dane, Danillo, Danço, David, Dino, Deus, Diabolo etj.
VI. Ibilis, Juda, Firaun
VII. Xhahil, Katil
VIII. Djall, Dreq
IX. Danaj etj.

I kësaj radhe është edhe mbiemri i Danjollit, që me rrënjën “sherr”- siç thotë Hasan Mekuli – vetëm e zgjeron dhe e përforcon individualitetin e tij:
I. Danjolli i Serkës
II. Sherkë (oikonim në roman)
III. Sherkë-a (antroponim i gjinisë femërore)
IV. Sherr-i (fjalë e gjinisë mashkullore).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”  Empty
MesazhTitulli: Re: “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”    “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”  EmptySun Apr 28, 2013 4:34 am

Çështje të strukturës gjuhësore të toponimeve, antroponimeve dhe patronimeve
I mbështetur në rrënjën e fjalës dhe në kuptimin e saj, si edhe në nyjën cilësuese mashkullore, Danjolli do të duhej të quhej Danjolli i Sherkut, pra, të patronimizohej toponimi i gjinisë femërore, por autori mëse njëherë ndryshon gjininë gjatë antroponimizimit e sidomos gjatë patronimizimit të fjalëve ose toponimeve të ndryshme: Ajshja e Dreshit në vend të Ajsha e Dreshajve; Fanusha e Lelit në vend të Fanushes së Lejlasë; Rruga e Keçekollit në vend të Rrugës së Keçekollës etj., si në rastin e Binakut të Kusarajve. Pra, gjinia e antroponimeve dhe sidomos e patronimeve nuk varet nga semantika e patronimeve ose “seksi i vetave në shqyrtim – siç thotë Andre Martineja, - por nga gjinia e fjalëve” , në këtë rast të onomave.
Me poliseminë filologjike dhe letrare që ngërthen, Danjolli i Sherkës, i përgjigjet më së miri përkufizimit të simbolit që jep Erih Fromi, i cili mbase edhe për Danjollin do të thoshte: “...ai përfaqëson një gjë dhe paraqet diçka tjetër”. Kështu, kryepersonazhi Xhezairi i Gjikës, është individ i kompletuar me të gjitha dimensionet, sipas lëndës përmbajtjesore – gjuhësore dhe sipas tipizimit letrar.
Me qëllim të krijimit të situatave të veçanta, sforcimin e semantikës së patronimeve, zbunimin e tyre etj., autori, gjatë emërtimit të personazheve, përdor edhe disa fonema me qëllime efekti, të cilat marrin edhe funksione filolo¬gjike - historike:
- xh : gj, Xhezairi i Gjikës
- th: dh, Skera Vidhaxhiu, njeri i prirur për të shikuar vithe (po të mos e kishte këtë shpjegim, në aspektin gjuhësor, etimologjia e këtij patronimi do të kërkohej te fitonimi Vith-i (Ulmus):
- e : a, Maxhiti : Mexhiti
- o : e, Borishë : Berishë
- s : sh, Sahit : Shahit
- ç : k, Çoçoja : Keçkoja
- h : j, Rrospihes : Rrospijes etj.
Nga shembujt e radhitur më lart, të cilët i ka krijuar autori, apo nga variantet e tyre, shihet se pjesa më e madhe kanë funksion semantik të trajtave dialektore të saj, ndërsa disa këmbime e barazime të tjera bëhen sipas motiveve letrare e estetike, prandaj, për këtë arsye dalin jashtë normave gramatikore të gjuhës shqipe. Ky është një mekanizëm gjuhësor, që zbret, siç do të thoshte Zherar Zheneti, prej rrafshit simbolik të fjalëve, në rrafshin simbolik të fonemave.
Nga aspekti gjuhësor do parë edhe ndërtimi i disa antropo¬ni¬meve e patronimeve (që në fjalorin onomastik të shqi¬pes hyjnë në grupin e antroponimeve e patronimeve zbunuese (përkë¬dhe¬lëse e përbuzëse), si: (H)aqifi i Xhemajl Abazit, Cani (Hasani), Asllani i Kastratit), Mëhalla e (Ab)dylit, Ceni (Hyseni) i Plepollit, Musliu i Gjym(shytit), Rin(ushi) i Abazit etj.
Pjesa më e madhe e patronimeve me të cilat cilësohet veprimtaria profesionale e personazheve përfu¬ndo¬jnë me prapa¬shte¬sën turke –xhi: Samarxhiu, Kalla¬jxhiu, Vidhaxhiu, Qeleshexhiu, Sitaxhiu, ose edhe mikrotoponimi Rruga e Zhgunaxhinjve etj. Se sa i rëndësishëm është funksioni i kësaj prapashtese, dhe në çfarë përmasash shfaqet, dëshmon edhe teksti i mëposhtëm i nxjerrë nga romani:
- me prapashtesën -xhi: “hama¬xhi¬njtë, gështe¬¬nja¬xhi¬njtë, tatlixhinjtë, sharraxhinjtë, kaca¬¬xhi¬njtë, stura¬¬xhinjtë, sheqe¬rxhinjtë, kitë¬rxhinjtë, kapto-rxhinjtë, plan¬ca¬¬¬xhinjtë, zorra¬xhi¬njtë, tabakxhinjtë, teneqexhinjtë, kalla-jxhinjtë, jorganxhinjtë, zhguna¬xhinjtë, furraxhi¬njtë, arpa¬¬xhi¬kxhinjtë, tupanxhinjtë, telallaxhinjtë, briska¬xhi¬njtë, leshe¬¬¬xhinjtë, mufte¬xhinjtë, gaga-xhinjtë, jelekxhi¬njtë, mulli¬¬¬xhinjtë, papu¬çe¬xhinjtë, kundraxhinjtë, ashçi-xhinjtë, kafe¬xhi¬njtë, leblebi¬xhinjtë”.
- me prapashtesën –olli: Keqekolli, Pushkolli, Kasa¬polli, Plepolli, Karakolli, Farolli, ose edhe patro¬ni¬met familjare Zhugolli, Tapqolli etj.
Në ndërtimin e antroponimeve dhe sidomos patro¬ni¬¬meve, parashtesa më e pranishme është ajo e ndikimit oriental kara-: Karakolli, Kara¬hudra, Karaha-sani, Karahodra etj.
Me rëndësi janë edhe sistemet antroponimike të ndërtuara shpesh edhe në familjet tona si: Adimi, Kujtimi, Vetimi, ose Albani dhe Asllani, efekti i të cilëve lidhet me prapashtesën e përbashkët, parashtesën apo madje edhe vetëm me një fonemë përfaqësuese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”  Empty
MesazhTitulli: Re: “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”    “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”  EmptySun Apr 28, 2013 4:34 am

Ndryshe nga patronimet që janë mjaft të shënjuara fonetikisht dhe morfologjikisht (parashtesa dhe prapa¬shtesa), antroponimet dalin kryesisht me parashtesën –ush, me të cilën, në fjalorin antroponimik të shqipes, janë të shënuara si patronime të tipit zbunues (përkëdhelës): Rinush-i, Fanush-ja, Skarmush –i etj. Te antroponimi i fundit bie në sy, përveç prapashtesës –ush, që është e rregullt, edhe rrënja e fjalës që është më shumë një shpërfy¬tyrim i individit (në këtë rast hajnit), që pështillet e çpështillet si karkaleci për të gjetur vrimën e për të futur dorën, prandaj edhe prania në fillim e tingujve s dhe k bëhet për të përforcuar vlerën tingëllore në fillim të antroponimit që përfundon me prapashtesën zbunuese -ush. Një pjesë e antroponimeve nuk është vështirë të çetimologjizohen vetvetiu nga cilësimet që përmbajnë si patronime, ndërsa këto janë vënë kryesisht në mbështetje të vlerave sema-ntike leksikore që kemi: Bardhyli i Pilingjurkes, Kapllani i Rrospihes, Lec Paçarizi, Shake Dashja, Macula i Dushës, Fanushja e Mashes, Kujtimi i Tarakut, Agimi i Prushit etj.
Një funksion të tillë kanë edhe patronimet me bazë motivuese në botën bimore dhe shtazore: Bidajeti i Gjelit, Xhemajli i Dushkut, Xhevati i Kënduesit, Xhevati i Pulës, Hasani i Tarakut, Masari i Hudrës, Agimi i Karahudrës, Bujupi i Patkajve, Ymeri i Këpurdhës, Afijetja e Dashit, Mazllumi i Qershisë etj. Cilësitë e personazheve autori i shpreh edhe përmes antropo¬nimeve kur mungojnë patro¬nimet: Dashi, Ujku, Galani etj.
Le të shohim si e ndërton mendimin e tij autori përmes narratorit edhe me anë të antroponimeve e patronimeve të tyre: “Duhet të them, meqë lexuesit me siguri i intereson identiteti i plotë i personazheve të mia, se këmbët, duart, sytë, kokat dhe zërat i përbëjnë këto pesë karaktere: Misini i Muratit, Mahiri i Qefserit, Danjolli i Sherkës, Syla i Pupovcit dhe Kadriu i Lajlasë”.
(E përgatitur për lexim në "POLEART PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA , TIRANE 12, 19-23 PRILL 2013. KUDO PO PUNOHET ME INTESIVITET PER REALIZIMIN E VEPRIMTARISE PERMASTIVE "POLEART PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA , TIRANE 12, 19-23 PRILL 2013"

Rexhep Doçi lindi në katundin Kerrnicë të Komunës së Klinës (Kosovë) më 1943. Shkollën fillore e kreu në Klinë, Shkollën Normale në Pejë, kurse më 1968 i kreu studimet në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ka punuar profesor i gjuhës shqipe në Shkollën Fillore të Kastriotit (Obiliqit) dhe në Shkollën e Mesme Bibliotekare në Prishtinë. Një kohë ka punuar si përkthyes prej shqipes në serbokroatishte dhe anasjelltas. Prej vitit 1975 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Sektorin e Onomastikës-Dega e Gjuhësisë. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Prishtinë dhe ka magjistruar në temën me titull: Onomastika e shqiptarëve të Llapushës (Prekorupës). Në vitin 1989 ka doktoruar në temën: Onomastika e shqiptarëve të Drenicës. Ka botuar më së 120 punime onomastike nëpër revista, përmbledhje punimesh e gazeta shqiptare e ndërkombëtare.
Deri me tani ka botuar shtatë vepra nga fusha e onomastikës, fushë e re shkencore e albanologjisë, që janë:
-Antroponimia e Llapushës (Prishtinë, 1983, 287 faqe);
-Antroponimia e shqiptarëve të Kosovës I, (Prishtinë, 1990, 245 f.);
-Iliro-shqiptarët dhe serbët në Kosovë-sipas onomastikës (Prishtinë, 1994, 345 f.);
-Onomastika e Drenicës, I (Prishtinë, 2005, 470 f.);
-Onomastikë ilire-shqiptare në Ballkan (Prishtinë, 2006, 532 f.);
-Çështje onomastike pellazge-ilire-shqiptare, Prishtinë, 2009, 368 f.)
-Shqyrtime dhe polemika onomastike (Prishtinë, 2012, 349 f.).
Në këto vepra autori është përpjekjur që për herë të parë të vërtetojë autoktoninë e pellazgo-iliro-shqiparëve edhe në Greqi, në Serbi, në Mal të Zi e Itali, si dhe në një mënyrë a në një tjetër iu ka përgjigjur disa autorëve pansllavistë dhe shqiptarë, të cilët ishin përpjekur ta kritikojnë dhe të cilët nuk kishin dhe nuk kanë aq sa dhe si duhet njohuri nga fusha e onomastikës.
Për të ndriçuar çështje të vështira onomastike pellazge-ilire-shqiptare nga treva e Gadishullit Ilirik dhe më gjerë, autori ka punuar me përkushtim në gjurmimin, mbledhjen dhe studimin e materialit onomastik në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Serbi, etj. Brumin onomastik nga terreni, që e ka mbledhur vetë, e ka krahasuar me materialin onomastik të burimeve të shkruara sllave (të viteve 1313, 1318, 1321,1330), latine (1411-1444, 1416-17) dhe osmane-turke (të v. 1455, 1485, 1591, 1700), etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content

“ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”  Empty
MesazhTitulli: Re: “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”    “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
“ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ALBANIA LETERSI PROFILI I NJE SHKRIMTARI DHE POETI
» GJIROKASTRA PEGASI VEPRIMTARI "PEGASI DHE TALENTET E RINJ"
» PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Begzad Baliu ONOMASTIKONI I ROMANIT SHQIPTAR
» shkrimtari dhe poeti ynë Engjëll Koliqi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: