Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Metafora e “luleve”  nga Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani   Metafora e “luleve”  nga Kristaq F. Shabani EmptySat Aug 10, 2013 11:20 am

Fjala e shkrimtarit

Tashmë po pritet, si do të fillojë “Rilindja”...

Metafora e “luleve”

nga Kristaq F. Shabani
Korrespodent i revistës "Porta dell' Uomo"(Porta e Njeriut)

1. “Mimoza” ka shpërthyer lulësi

Sipari i zgjedhjeve ra dhe rezultatet u shpallën pas 44 ditësh ...
Deputetët përgatiten për sezonin e ri. Një legjislaturë e re nis... Të gjithë, të politizuar dhe të papolitizuar po presin nisjen e një "ere të re" ... Trimfuesit po mendohen për nisjen ... Humbësit po mendohen sesi duhet ta bëjnë opozitën dhe kundërveprimin... Borxhi i madh i Shqipërisë është tejrritur... Qeveria në ikje po rimerr vendime. Qeveria e formuar nëpërmjet përfaqësuesve të saj po proklamon se çdo vendim i pamarrë me baza do të shplekset, do të shprishet!... Nxitohet nga qeveria në ikje të marre vendime në këtë kohë, ku forca vepruese, ekzekutive është e dobët...
Pse ky nxitim? Kohë, ku Shqipëria është në një veprim me dy kryeministra!... Njëri që po merr vendime dhe një tjetër që po përgatitet për t'u ulur në postin më të madh të Kryeministrit...

2. Pyetjet “lulekuqe”

Njerëzit tashmë pyesin: "Do të ketë Rilindje?"
"Do të ketë Ndryshim?!"
"Do të ketë Mbajtje Fjale?"
“Do të luftohet Kriza, e cila ka mbërthyer shpirtin njerëzor?”
“Do të vendoset Rendi? Do të pakësohen Aksidentet dhe Fenomenet Vdekjeprurëse të shqiptarëve , të cilët aksidentohen, vriten , hidhen nga katet, nga urat, në një jetë të pasigurt në kushte të rënda ekonomike?”
“Do të ndëshkohen “Bosët’” , të cilët kanë përfituar nga vjedhjet e stilizuara dhe korrupsioni ?”
“Do të të rikontrollohen Pasuritë e fituara nga pasuria e shqiptarëve?”
“Do të vihet zbatimi i Ligjit në këtë shtet, i cili ende nuk ka marrë formën e shtetit, ku nepotizmi, militantizmi, hileqaria, mesorët, antikulturorët, mediokrit e tjerë vendosin pushtetin e tyre...”
"Do të vendosen në poste , detyra të rëndësishme, apo më pak të rëndësishme Njerëz të Kualifikuar, profesionistë, apo militantë, të cilët do të vijojnë të “drejtojnë” pa nivel dhe të vijohet të ecet përsëprapthi?”
“A do të mbahen Premtimet për punësimin...?”
“A do të vijohet të jenë Tokat bujqësore djerrë dhe të vijohet me politika bujqësore skandaloze, duke i dhënë prioritet importit të bimëve bujsqësore dhe industriale nga vendet fqinje?!”
“Do të vihet dorë mbi “Analfabetizmin” e prodhuar dhe nga universitetet tona , të cilat japin, sipas informimeve të medias së shkruar dhe vizive, diploma me “para” dhe jo me dije ?”
“Do të ruhet Trashëgimia pasurore e këtij Kombi si dhe do të impulsohen vlerat kulturore të tij?”
“Do të ruhen me fanatizëm Kufijtë Tokësorë, Detarë të Vendit?!”
Një mori e madhe pyetjesh ...., të cilat kërkojnë përgjigje nga skuadra e re e qeverisjes...
Vetëm duke proceduar me zgjuarsi dhe duke punuar me “komb” për Kombin , për vendin mund të dilet nga situata e ndërlikuar....
Populli duhet të marrë pjesë në pushtetin e tij demokratik jo me fjalë , por me vepra, jo i harruar , por në këshillim të përditshëm.
“Po harrove popullin ke përgatitur varrin e vetes....”.

3. Shansi i madh i “Trëndafilit”

Për të drejtuar këtë vend kërkohen njerëz shumë të aftë, të cilët po të kërkohet gjenden dhe ka mjaftë. Këtu nuk flitet vetëm për anëtarët e Partive fituese, të cilët janë të ”mprehur” për të zënë vende, poste, kanë menduar se ku do të shkojnë për kontributin e dhënë, për sakrificën për fitoren...
Këtu duhet ndalur mirë se fituesit e fituan këtë fazë qeverisesë, ardhje në pushtet, me votat e 1 milionë shqiptarëve...Por kjo nuk do të thotë se qeverisja është vetëm e këtyre , por edhe e atyre që i votuan kundër..., pasi shteti është i të gjithëve.

4. “Gojëluanët” dhe “Mimoza Pudicat”

Ministrat e qeverisë së re janë të rinj shumica dhe madje ka dhe plot ministre... Kjo është një gjë e mirë. Por a do të dinë të rinjtë të jenë në krye të detyrave. Mendoj se kanë shanse , pasi Kryeministri i ri do të dijë ta kthejë këtë kabinet në kabinet veprues, aktiv, realizues, transformues , vetëveprues, aktiv,operative për të mirën e vendit...

5. Drejt Lulesës...

Po presim një shtator të mirë , i cili do të zanafillojë një stinë të re , por këtu po vëmë një presje për të vijuar ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI
»  Përndritje e Universit të Ri... Nga Kristaq F. Shabani
» "PENTAGRAM LOTI" nga KRISTAQ F. SHABANI
» "Mështekna e "Djalltë" nga Kristaq F. Shabani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: