Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Tekste Kengesh Shqiptare!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 15 ... 28  Next
AutoriMesazh
Kosovarja
Admin
Admin
avatar

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 31
Vendi : Jashtokėsore!
Registration date : 14/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 1:51 am

SI JA BEN TI PA MUA == Rovena Stefa


Si ja bėn ti zemėr, pa mua
Kush tė thot ty, sa tė dua
Kush ti puth dy syt, e buzėt e tua
Si ja bėn ti zemėr pa mua

Eja se do tė venitėm
Jo nuk jam fėmi tė habitem
Nuk mė gėnjejn, jo fjalėt e tua
Dua qė tė un tė kthehesh
Zemrėn time ti at kesh

Dua tė zbuloj se si je ti, se si puth ti
Dua tė mė falėsh dashurin
(2X)

Si ja bėn ti zemėr, pa mua
Kush tė thot ty, sa tė dua
Kush ti puth dy syt, e buzėt e tua
Si ja bėn ti zemėr pa mua

Eja se do tė venitėm
Jo nuk jam fėmi tė habitem
Nuk mė gėnjejn, jo fjalėt e tua
Dua qė tė un tė kthehesh
Zemrėn time ti at kesh

Dua tė zbuloj se si je ti, se si puth ti
Dua tė mė falėsh dashurin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 3:29 am

THERRET PRIZRENI MORI SHKODER

Therret Prizreni mori Shkoder
hajde rrime se te kam moter.

Merre Durresin e Tiranen
se ne keshtu e gezojm nanen.

Une i therras Peje e Gjakove
Drenice ,Llap edhe Rugove.

Vjen Decani e Mitrovica
Kaqaniku e Kamenica

vjen Gjilani e vjen Prishtina
Ferizaj vjen edhe Klina
ooooooooooooooooo
ne ket' Kala se bashku t' rrina.

Kur te vini mos harroni
edhe Krujen ketu t'a ftoni.

Qoni lajm edhe ne Gjirokaster
ne Tepelene e ne Mallakaster,

Mat , Mirdite, Kukesin me e thirre
thirre Korcen me rrethine.

E therrasTetoven e Gostivarin
therras Ulqinin e Tivarin.

Kam thirre Plaven me Gucine
Hotin , Gruden e gjithe Malesine.

E therras Dibren, Ohrin , Strugen
merre Matin e merre Puken.

Manastiri me ka que fjale
gjithesesi une kam me dale
0000000000000000000000
se per Korqe malli me ka marr.

Shkupi nje haber ma qet
se a vjen se din as vet,
veq nje bese me ka thene e ki
here do kure tek ju do te vij.

Bujanofcin e Presheven
i kam thirre bashk me Camerine
fjale e bese mi kan dhene
se ate dite ketu do te vijn.

Kah te vini dore per dore
mos harroni e ktheni ne Vlore.
Vlores qomnja nje porosi
njat flamur do t'a merr ne gji.
Te gjithe vllezer edhe motra
eni ketu po n'a therret VOTRA:

Nje kurore bashk t'a qendisim,
njat Flamur ketu t'a ngrisim,
te ndegjojne mbret e krajli
se u be bashk- nje SHQIPERI.

a ndegjuat ju o shqiptarė
kshtu e bejm'Bashkimin KOmbtarė

kenge folklorike-burimore
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
besa-bese
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 3:30 am

MOJ KOSOVE ME PLIS SI BORA

Moj Kosove me plis si bora
gjithe me mall me u ba SHQIPNI,
cila ere po isjell keta hora
qe keto dite t'i kan veshe ne zi.

C'eshte kjo dore qe po i pret lisat
kush po don me e ndale praneveren,
cila dore po i kuqe keta plisa
ardhmerise kush po i mbyll deren.

Djemet me te mire kush po t'i vret
moj Kosove mori burrneshe,
pasha besen nje fare te keqe
e ka mbjell dikush ne mes nesh.

Eshte tradheti- s'ka emer tjeter
ne mesin tone po bene konak,
s'eshte e re - eshte shume e vjeter
vret me moh e vret pa hak.

A ka kush qe e ndal kete dore
kesaj te keqe me i dal perball,
te shpetojm per pa u ba hore
te shpetojm per pa u ba prralle.

Moj Kosove me plis si bora
gjithe me mall me u ba Shqipni,
cila ere po i bjen keta horra
qe keto dite t'i kan veshe ne zi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 4:03 am

NJĖ DITĖ DIELE ATIJ ZEMANIT


Njė ditė diele atij zemanit
Mblodha shokėt me ba nj heng.
Rrijnė dy vajza n'maje t'manit,
E s'mė lanė me nxanun vend.

Mori drandafillja n'gotė,
Hiqe pak moj at'shami !
Bishtalecin si pavodė,
tė shoh pak moj bukuri.

Xhamadani rrush bajam-e,
Peshqesh ty moj ta kam ē'u.
Ishalla tash t'bjen taman-e,
Po tė them moj mollė e ftu'.

Porsi zog tuj fluturue,
Ulu poshtė e buk'ra vashė.
Po tė them, pra, se tė due,
N'zemėr m'hyne sa tė pashė !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 4:04 am

Tash Pėrgjegjen po ta kthej


Oh , tash pėrgjegjen po ta kthej,
Plot me shpresa me gėzim.
Oh, unė ty po t'premtoj,
S'bashku jetėn ta kalojmė !

Oh, kujtoi lulet e malit
Kujtoje flladin e lehtė.
Oh, kujto zemrėn time
Qė s't'harron pėrjetė !

Oh,sikur pluhnin qė e ban era
Kalojn'ditėt nė kėt botė,
Oh, veē kujtimet nė zemrat tona,
Qė s'harrohen kurrė !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 4:06 am

MAROMA NJI KAFE DALKADAL' TA PI

Maroma nji kafe, dalkadal' ta pi.
Se mė ka ardh' letra pėr me shku' n' ushtri!
-Ani shuj bre djalo, shka m' kalloxove ti,
Tash po vjen pranvera, shka do t' baj pa ty!

-Ushtar un' po Shkoj-e, ty po t' la nė shpi,
Pėr mall po t'i la-e sahat e allti.
Pėr mu' kur t'merr malli ty moj bukuri,
Merr shkrujma nji letėr, pash dy syt e zi!

-Vijnė shoqet e mija dit pėr dit me lu'
Unė dal n' dritare pėr ty tuj mendu<<.
Dit' e net' kalojnė, koha s' asht tuj shku',
E mora nji letėr, ty pėr me ta shkru'.

Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 4:08 am

DOLA ME SHETITĖ NĖ BAHĒE

Dola me shetitė nė bahēe,
U ula me pushu'
Sa m' ka marr' malli pėr zotnin' tande.
Hajde tė rrish me mu'!

Bahēja mbush' me drandafille,
Vend pėr t'u dashunu'.
Oh fort u dogja edhe u treta,
Hajde tė rrish me mu'!

Rreth e rreth bahēes ju solla,
Pash nji pėllumb tė shkru'm.
Oh fort u dogja edhe u treta,
Hajde tė rrish me mu'!

Syni zi porsi shigjeta,
Vet'llat hark i zi.
Oh fort u dogja edhe u treta,
Un' po vi te ti !


Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 4:10 am

KĖNGĖ NĖ DUET


Nė Helsunki mbledhja u hap,
" Kuvendi Paqėsor";
Pėrpara me vrap,
O burra shtetėror !

Uluni rreth tryezės,
Nė fotele e karrika,
Raki pini e hani meze,
Paguajnė Rusia e Amerika.

Tė mblidhemi kokė mė kokė
Dhe, o burra tash nė punė !
Do tė vendosim paqė nė Evropė,
S' do tė ketė mė shantazh e dhunė.

Avionė e raketa
S' do tė fluturojnė mė mbi dhe ,
Tanksa , pushkė e bajoneta
Do tė vendosen nė muze.

Luftė nė botė s' do tė shpėrthejė,
Paqė do tė ketė e ēarmatim;
Luftanije do tė shėrbejnė
Pėr ahengje, pėr peshkim.

Por, njė gjė duhet tė kujtoni,
E tė mos mbetet vetėm nė letėr:
Paqė bėn Moska e Vashingtoni,
Vetėm ne askush tjetėr.

Ne xhandarė kemi qenė dhe jemi,
Ju me mend duhet tė punoni,
Se paqė e luftė ne nė dorė i kemi...
Bėhet keq po tė kundėrshtoni.

Pėr asgjė mos u shqetsoni
Vetėm hani e rrini qetė;
Ne vendosim, ju aprovoni,
Me sy mbyllur e duar pėrpjetė.

Kėshtu ne e ruajmė paqėn,
Nga lufta botėn e shpėtojmė;
E ata Popuj qė urtė nuk rrijnė,
Pėr hirė tė paqės, ne i pushtojmė.

Le tė ulurojnė "MIG"-u e "Konkordi",
E bomba le tė hedhė "Dostrojeri";
Unė Brezhnjevi e miku im Fordi
Jemi pėr paqė sikur Hitleri.


Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 4:11 am

NJĖ VOGLUSHE

Njė voglushe , njė ditė,
Po rrinte mbi dėborė;
Shikonte lart nė qiell
Dhe bėnte me dorė.

Shikonte dhe thėrriste:
" Ballan, kapidan..."
Diēka i kėrkonte,
Por, jo kukull e fustan.

S'i kėrkonte voglushja
Asgjė tjetėr pėr veti,
Por, vetėm t'ia sillte
Babain nga kurbeti.

Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 4:13 am

O ISHA VETĖM TUJ MENDU

O isha vetėm tuj mendu
Trėndafilat paskan ēelė.
Bilbilat janė tuj kėndu,
edhe hana sapo del.

Un mendoj vetėm pėr ty,
Qysh atė ditė qė tė kam pa,
Fytyra jote mė rri ndėr sy
Kurr prej teje s'kam tė nda.

Veē mė ndaft ai varr i shkretė,
Dhe u mbyllsha nė dhe tė zi,
Gjersa tė jem unė nė kėtė jetė,
Nuk e ndrroj kėtė dashuri.

Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 4:14 am

O MU KE SHTYLLA



O mu ke shtylla moj nane
te hajati,
Mu ke shtylla moj nane
te hajati

O po vjen goca moj nane
si dukati,
Po vjen goca moj nane
si dukati

O dal ngadale moj goce
mos u ngute,
Se nė zemėr moj goce
ē' mė ke kėpute

O mu ke shtylla moj nane
me gėlqere,
Po vjen goca moj nane
boj' esmere

O dal ngadale moj goce
mos u ngute,
Se nė zemėr moj goce
ē' mė kėpute.


Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 9:53 am

RRANG E DANG
Rrang e dang sahan moj nanė
rrang e dang sahan
ēikat e katundit nanė syrin si filgjan 2X

Rrang e dang tepsi moj nanė
rrang e dang tepsi
vajzat e qytetit nanė buzėt si qershi 2X

Katundarja ashtė e para
me drapėr nė dorė
tue korrė grurin nėpėr ara
faqet kuq si mollė 2X

Qytetarja duert e bardhajeton si do n vet
rron gjithė ditėn nga sevdaja,punė me dorė nuk prekė 2X

Rrang e dang sahan moj nanė
rrang e dang sahan
ēikėn e katundit nanė
pa e marrė skam me lanė 2X

rrang e dang tepsi oj nanė
rrang e dang tepsi
vajzes sė qytetit nanė
hujin nuk ja diiiiiiii2X
"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 11:27 am

Emirė boll qė m“del nė shkallė
fort pėr ty malli m“ka marrė
malli m“ka marrė.

Fort pėr ty malli m“ka marrė
me ti pa ata dhambėt e rrallė

dhėmbėt e rrallė.

Dhėmbėt t“rrallė ma t“bardhė se bora
sytė e zi vetullat e holla
vetullat t“holla
vetullat t“holla gojėn kuti
shtatin t“bukur si selvi
si selvi!
Shtatin t“bukur si selvi
faqet t“kuqe si bojli
si bojli

Si bojlia kur piqet n“rremb
fol njiher per hater tem
pėr hater tem.

Fol njiherė moj pėllumbeshė
memalanė n“zemėr nji shpresė
n“zemėr njė shpresė

Zemra ime gjithė shpreson
se njė ditė ti do t“mė don
do mė don

Se njė ditė ti do me thue
djal me ty kam me u fejue
me u fejue.

Me u fejue na te dy
e din mirė sa vuaj pėr ty
vuaj pėr ty.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 11:32 am

NĖ SABAH KĖNDON BYLBYLI
Nė sabah kėndon bylbyli
thotė se qeli drandofili
thotė se qeli drandofili.

Drandofili vese-vese
drandofili vese-vese
ti mi lujte mendt prej kres
ti mi lujte mendt prej kres.

O ti djali pa martue
o ti djali pa martue
shit sahatin merrem mue
shit sahatin merrum mue

Une sahatin hiq se shes
unė sahatin hiq se shes
ja do t“marr e ja do t“vdes
ja do t“marr e ja do t“vdes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 11:34 am


Karafilat qė ka Shkodra - Grupi i burrave


Karafilat qe ka Shkodra
medet sa te bukur jane (2x)
Gonxhe t'medhaja, gonxhe t'vogla
me ere mbushin dynjane
Aman, aman (2x)

Trendafila yt me hije
medet o per me ēil (2x)
Qe t'i dalin fije-fije
medet sa ere te mire
Aman, aman (2x)

Karafili kaq i bukur
medet o porsa here (2x)
Me ia prek gjethin e bukur
medet oj i bin menjehere
Aman, aman (2x)


Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 11:36 am



Ēil at zemėr, plot kujtime - Bajram Spahia


Dilu pra mos rri e mbyllun
Gjithshka ne zemer ti mban ndrydhun
Haj-haj hajde lule, haj-haj beja lule

Dhe mbas tejet jam i lidhun
Jete te re une gjej ne ty-je
Haj-haj hajde lule, haj-haj beja lule

Ēile at’ zemer plot kujtime
Ēile pra moj lulja ime
Haj-haj hajde lule, haj-haj beja lule

Ēilu pra me embelsie
Se me ty jam lidh ne dashnie
Haj-haj hajde lule, haj-haj beja lule


Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 11:40 am

QELI LULJA

Qeli lulja,qeli ftoni
po thonė ēikat spo na doni
kush se din qka ėshtė dashuria
qoftė mallku nga perendia
ka thanė hoxha me qitapė
me i dashtė ēikat ėshtė sevapė
duni ēikat hiq pa nda
mos mej dashtė hyni n“gjynah.

2X
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 11:47 am

PLOT ME GJAK DIRGJET VALBONA


Maxhar Pasha del nė kodėr,
Pyet: Ku je Krasniqja e vogėl?
— S'jam e vogėl, po jam sa deti,
T'kisha pas' Gashin me veti,
S'kish ēka m'ban krali as mreti.
Maxhar Pasha ne Dezdar
Avdi Syl's po i ēo fjalė:
— Me ma ēue ka ni djalė,
Se mymleqetit ja ka marrė,
Mymleqeti m'i ka dhanė.
— N't'i pastė dhanė mymleqeti,
Un s'i daj kta djelm prej veti. —
Zmajl Mehmeti i Mehmet Ram's,
Po i ēon fjalė Mar Lulės Shal's
— Ēom asqer, o daja i bab's,
Se m'ka ra Pasha nė Dezdar,
M'ka ngreh topat stomit arės,
Don me m'ēartė kullat e babės.
Kur tė ēarten kullat tona,
Plot me gjak dirgjet Valbona!


Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 11:52 am

Moj e mirė vetullat e gjana
pse nuk ndejte ku t dha nana
pse nuk ndejteti ku t“dha nana?

Une s“ndeja se hoqa keq
une s“ndeja se hoqa keq
ma dhanė burrin 12 vjeq
ma dhanė burrin 12 vjeq!!

12 vjeq nji axhami
12 vjeq njė axhami
e nxen gjumi tue lue me fmi
e nxen gjumi tue lue me fmi

E nxen gjumi pa hanger darkė
e nxen gjumi pa hanger darkė
ja marr shkreta ja qoj me pjatė
se lanė macat me ngranė rahat

se lanė macat rahat me ngranė
sashtė i zot piiissss me u thanė
sįshtė i zoti piiissss me uthanė
pritmi macat po um thrret moj nanė
s“mė ke nanė t“kam ardhė pėr grue
s“mė ke nanė t“kam ardhė pėr grue
tybe n“prita ti me u rritė pėr mue
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 12:04 pm



O vika deti mi lale o tallaz-tallaze.........



O vika deti mi lale
o tallaz -tallaze...
Se mė ka zėnė o mi shpirto
sevdaja me gaz-e,

Refreni
Jarnana--nanina,
Desha moj nuk t'ė deshta,
Jarnana-nanina,
Balluket e shpeshta.

O vika deti mi lale
aman truma-truma,
Se kush tė don o mi shpirto
o ma fort se una,

Refreni,
Jarnana-nanina,
Me don e tė due,
Jarnana--nanina
Ti qenke pėr mue.

O kjo sevdaja mi goce
qi m'ka zėnė me ty-e,
Se ta pres vetllen lala
hajde moj me gjith sy-e,

Refreni
Jarnana-nanina.
Si mesje zavalli,
Jarnina--nanina,
Pse s'i qahet halli.

O mynafiku mi goce
hajde moj qoftė mallku-e,
O porsi qyqja mi lale
hajde moj dru me drue-e,

Refreni,
Jarnana-nanina
Si t'ja boj se di-e,
Jarnana-nanina
T'prefsha syn e zi-e.


Me respekt, Sofra.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 12:05 pm



Karajfilat qė ka Shkodra.


Karajfilat qė ka Shkodra,
medet sa tė bukur janė
gonxhe t'mdhaja, gonxhe t'vogla,
me erė mbushin dynjanė, aman, aman,
ato gonxhe s'mi prek'dora,
medet o kanė zijanė.

Drandofilja lypte hije,
Medet o pėr me ēil.
Gjethtt' i dalin fije-fije,
medet o ē'erė tė mirė, aman aman,

s'gjendet kush me t'u perzi-e,
medet, moj drandofill.

Maragjyli kaq i bukur
medet o por s'ka erė
me ia prek' gjethin me pupul,
e gishtin tė gjithė njėher, aman aman
me ia prek gjethin me pupul
aman, dorėn ē'ta ther.


Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 12:07 pm



MAGDALENA

Se flokėt e verdha,
dhe sytė e zi moj Magdalena,
Se flokėt e verdha,
dhe sytė e zi moj Magdalena

S'ti harroj moj, dot pėr jetė,
Magdalene moj Magdalena
Ia do t'marr e ja do t'vdes
Magdalene moj Magdalena

Se nė ballkon,
lulet kanė ēel moj Magdalena,
Se nė ballkon,
lulet kanė ēel moj Magdalena,

Kėpute njė dhe falma mu,
Magdalene moj Magdalena,
tė kam dasht dhe prap tė du,
magdalene moj Magdalena

Se rrugės sate,
nuk kaloj dot moj Magdalena,
Se rrugės sate,
nuk kaloj dot moj Magdalena,

Shikoj ballkonin dhe qaj me lot,
Magdalene moj Magdalena,
Se pa ty nuk jetoj dot,
Magdalene moj Magdalena.


Kenduar nga: Ramadan Krasniqi- Kosovė


Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 12:08 pm


MOJ ZOGO

Moj zogo
moj zogo jelek me vija,
moj zogo,
moj zogo jelek me vija

A i ke ba,
a i ke ba corap't e mija
a i ke ba,
a i ke ba corap't e mija

I kam ba,
i kam ba e i kam qendise,
lule m'lule i kam ujdise



Moj zogo
moj zogo jelek me vija,
moj zogo,
moj zogo jelek me vija

A i ke pa,
a i ke pa shoqet e mia
a i ke pa,
a i ke pa shoqet e mia

I kam pa,
i kam pa o nėr nje hije,
tuj u ba gati pėr nusrije.

Plasi vallja,
plasi vallja dorė mė dore,
nusja jonė si lule bore


Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 12:09 pm

Kur e pėrcolla Ylberin


Kur e percolla Ylberin ktheva hyra n'ode
Kur ja pash mamnxerrėn vjerr-o ja lava me lot
Mos e laj me lot oj Zano mos e laj me lot
se shkon viti i par moj Zano porsi dita sot

Shkuan muaj, shkuan vite zemra mu dogj flak
s'na lan hallet,s'na lan dertet me jetue bashk
Vitet e kurbetit Ylber qofshin tė mallkuem
ndau biro, ndau Ylber, ndau burr e gru

Mblodha harxhet dola n'bahēe ēorapėt me i thur
prej mėrzis o mbi ēorapet plasa tuj vajtu
O Ylber i dades-o, a thu m'ke harru
vitet e kurbetit Yleber qofshin tė mallkuem.


Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Nov 06, 2007 12:11 pm

Kėtė kėngė po e postojė qė tė ja flladiti zemrėn Xilit mė sė shumti.


Mora fjale

Mora fjal’
Mora fjal’ e mora vargun
Mora qarkun me i thur kang’
Me i thur kang bashk-legjendarit
T’i kendoj,
T’i kendoj Adem Jasharit
T’i kendoj
Tash sa vjet
Tash sa vjet s’e sheh Prekazin dhe Reēakun
Tash sa vjet
Tash sa vjet s’e sheh Drenicėn,
Tash sa vjet dhe Mitrovicėn, tash sa vjet

Ēohu Adem
Ēohu po t' thonė zogjte e malit dhe bilbilat
Ēohu Adem
Po t’thone lulet trendafilat
Ēohu Adem
Po t’thone kangėt t’thone edhe trimat
Ēohu Adem

Ēohu shpejt
Ēohu shpejt mos rri tek varri
Thote nanlokja ēohu se mjaft
Ta flladiti ballin toka
Ēohu se ty
Tė kėrkon e tan’ Kosova
Ty Adem

Mora fjal’
Mora fjalė e mora vargun
Mora qarkun me i thur kange
Me i thur kangė bashk-legjendarit
T’i kendoj
T’i kendoj Adem Jasharit
T’i kendoj
E t’i them se gjaku i tij ėshtė vete liria
Qe ka ardh
Nder Kosove e brigjev tė Drinit kjo liri
Ia flladiti ballin trimit ia flladit.


Me respekt, Sofra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Tekste Kengesh Shqiptare!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 28Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 15 ... 28  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Muzikė-
Kėrce tek: