Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Tekste Kengesh Shqiptare!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 15 ... 26, 27, 28  Next
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Sat Jan 10, 2009 3:56 pm

Etno Engjujt - Albanian

[Mc'M]
Une jetoj kuq e zi marr frym shqip
shoh kuq e zi gjaku m'rrjedh shqip
jetoj ktu me fis me tradit e bajrak
me kanun e me ligj me fis e me gjak

[Groph Monte]
Ku dhe guri osht i amel ku dhe vendi ka fjal
dhe ku nihet pushka kur ke na ka lind djal
dhe ku shtrohet sofra fillon nxehet votra
ku dhe pika ma e dobt ne moral osht motra

[Chorus 2x: Lyrical Son]
Red n'black i dress eagle on my chest
It's good to be an ALBANIAN
Keep my head up high for that flag i die
Im proud to be an ALBANIAN

[Groph Monte]
Yo,yo,yo,yo kuq e zi me rrjedh gjaku neper vena
e ne qelize gjall shpendi me dy krena
vend i bekum tona senet ktu i gjen
mos te folim vese edhe guri ketu vlen
vjetersina e gurina malet plot me barot
det e bregdet fusha te ujituna me lot
me fisnik e fise me lahuta e qifteli
me nje emer te madh te shenjt shqipni

[Chorus 2x: Lyrical Son]
Red n'black i dress eagle on my chest
It's good to be an ALBANIAN
Keep my head up high for that flag i die
Im proud to be an ALBANIAN

[Mc'M]
Une shoh kuq e zi ,jetoj vdes kuq e zi
marr fryme kuq e zi besoj kuq e zi
jetoj ku kanga jepet si kushtrim
si ne fushebetej si nje lindje e varrim
ku shqiponja ulet i ngul thonjt e ulet ne toke
ku fjala ka peshe qe nuk matet me "ok"
ku vijat e dores thojn njetin tregim
ku rrudhat ne ball flasin per mundim

[Groph Monte]
Flas kuq e zi ,godas kuq e zi
une degjoj kuq e zi ,shenoj kuq e zi
nji dashni me vlon per ket fis e ket far
pra zemra jeme Im proud to be Shqiptare

[Chorus 2x: Lyrical Son]
Red n'black i dress eagle on my chest
It's good to be an ALBANIAN
Keep my head up high for that flag i die
Im proud to be an ALBANIAN...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Sat Jan 10, 2009 4:05 pm

Ermal Fejzullahu & Sinan Hoxha - Hajredin Pasha

(Ermal)

Heeeeeeeej
Hajredin Pasha
Oh poj vjen Haradi' i ditės
Valla ku jan oh Kto malet e Dibre'es?
Valla ku jan oh Kto malet e Dibre'es?

(Sinan)

Heeeeeeej
Valla ku jan oh mor' kėto malet e Dibres?
Hajro ku vjen oh mor' n'at fush oh t'Gjorices?
Oh Hajro ku vjen mor' n'at fush oh t'Gjorices?

(Ermal)

N'fush t'Gjorices oh more ke kala'aja
Haredin Pashen e ka gjet bela'aja
Haredin Pashen e ka gjet belaja

(Sinan)

Se belaja Pashen q'e ka gjete
Malet e Dibres more kan lidh Be'se
Malet e Dibres more kan lidh Bese

....

(Ermal)

Heeeeeeeeeeej
Ka ja lidh bes oh por kan lidh oh deda'hane
Turku Dibren oh mos mė ja la'anė
Turku Dibren oh mos mė ja lane

(Sinan)

Heeeeeeeeeeej
Hajredin Pasha oh mor kry hutaqe
S'lidhet Dibra more me gerbaqe
S'lidhet Dibra more me gerbaqe

(Ermal)

Hajredin Pasha ku e ke oh ushtri'hine
Malet e Dibres oh mor'mi kan ngri'hije
Malet e Dibres oh mor'mi kan ngrije

(Sinan)

Heeeeeeeeeeej
Malet e Dibres oh kan me ta te tanė
Nuk jan pak oh mor' por 12 mijė
Nuk jan pak oh mor' por 12 mijė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Sat Jan 10, 2009 4:11 pm

Ermal Fejzullahu

Heeeeeej

Djellė e hanė qė n'dritė kėt dhe
Nanė Kosovėn ku kam le
Ku e rrita s'pari shtatin
Nė kto troje derdha gjakun
Piva ujė te kėsaj toke
Bashkė me lotė e nanės loke

Heeeeeej

Nana loke mu m'pėrkuni
E mi knoj nja dy kėngė gjumi
Biri im e patsh uraten
Mi la pranė pushkėn dhe shpatėn
Mi pėrgdheli faqe, durė
Ma mloj kokėn me FLAMUR
Me shqiponjėn dy krenare
Me vnoj n'gjumė nėna shqiptare
E si mos vdeksh Birė pėr kėt dhe
Sot ke vdek kurr ske me le

...


Heeeeeej

Rrita shtatin kullė prej guri
Sy e dritė mi dha FLAMURI
Se si vihet te lirija
T'gjitha rrug't mi msoj frangjija
Se si q'duhet derdhėm gjak
Kshtu mė msoj babė gjyshi plak

Heeeeeej

Biri im mos t'dhimet jeta
Pėr kto troje, pėr kto shkrepa
Kqyrum Birė sa rrudha t'ballit
Ke me i msu krejt udh't e malit
Amanet naj paska thanė
Amanet plisin e bardhė
Kush tenton me t'shkel me kamė

oh ooo mos patsh pushk
oh ooo haje me dham o njo hej.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Sat Jan 10, 2009 4:13 pm

Ermal Fejzullahu ...

Kenga e Rrust Kabashit

Po perzihet mor Prizereni,
na jane qarte ,zotnit mes veti.
Qarte na jane zotnite nder veti,
Shaqir Aga qaj Rrust Regjepi.
Rrust Regjepi i hypi atit,
gjan e gate po ia leshon sokakut.
Leshon sokakut e leshon qarshise,
shkon tuj ble barut te alltise.
Blen barutin me Ukshinin,
a ma pat kun Shaqir Age Nishin.
As'ma pate kun Shaqir Agen,
te xhamia po e fale xhenazen.
Fale xhenazen te xhamia.
Hysen Ages na i vdiq e bija.
Pe hjekson ai imamgjia.
Imamgjia Mulla Zymeri.
Lufton Rrusta UKimeri.
Lufton Rrusta ne Bazharhane,
aman Rrust pash jeten tane,
shume e gjakun sot na e bane.
po shkon gjaku si ne kasaphane.
Ne kasaphane si te kasapi
I shkoje haberi Sulltan Muratit.
I shkoj haberi Sulltan Hamitit.
ti kane pre tuxharte prej Nishit.
Se m'kane nxjerr jashte prej mexhlisi.
Se m'kane nxjerr m'kane lane ne sokak.
Hafez Pasha nje pashe plak,
qiti topat mbi Muzhlak,
Kall Kabashin tym e flake.
Tym te zi e flak te verdhe
kulla e Rrustes me qemer.
Me qemer rrethue ne xhama,
po thote Rrusta vete e bana.
Vete e bana e s'po e kam dert,
kam nis luften me hyqymet.
Zot kesaj lufte kush i prini,
Rrust Kabashi e mulla Brahimi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 35
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Sun Jan 25, 2009 9:25 pm

Bardh e Zi

Rasti,mbret i botės
themi vazhdimisht,
Edhe pse asgjė
nuk po ndodhė rastėsisht.
Koha vjen e shkon,
por asgjė nuk ndreq,
Veten e ngushėllojmė
''ka edhe mė keq''.

E kėrkojm tė djeshmen,
Nuk e gjejmė askund.
ēdo fillim, e ka njė fund.

Nė kafeteri, melodi e vjetėr,
Na i zgjon kujtimet,
E na kthen nė kohė tjetėr.
Ndodhė qė e vėrteta
shpeshherė quhet rrenė,
ēdo ditė pėrsėritet
i njejti refren.

Dikush punon pėr t'jetuar,
Dikush jeton pėr tė punuar.
Bardh e zi,
kjo ėshtė jeta,
Ėndėrra zhgėnjehet nga e vėrteta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Muja e Halili
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 294
Age : 22
Vendi : GalaxY
Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet
Registration date : 15/01/2009

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Mon Jan 26, 2009 5:15 pm

Sa her me shikon moj drenush bukuria jote me vret si pushk e degjon ket qifteli e kam nis nje keng per ty e jam vesh me hijeshi ndoshta ta kthej mendjen ty e hajde dalim mo moj shqipe e malit o e hajde dalim mo tja thojm se beashku oo ref: se un te dua sa teuten ty te dua sa lahuten sa Drenicen sa Rugoven Podujeven krejt Kosoven heeeeeeeeeeeeeej un te dua sa teuten un te dua sa lahuten sa Prishtinen e Gjakoven Ferizajin krejt Kosoven heeeeeeeeej Besa bes moj besen ta kom dhon per folen qe kem jeten dojm me dhan rruges tate ti kur shkoje vetlla jote krah shqiponje hasmit tand mortaja i ra syni keq kurr mos me t`pa e hajde dalim mo moj shqipe e malit o e hajde dalim mo tja thojm se bashku oooo ref: 2x se un te dua sa teuten ty te dua sa lahuten sa drenicen sa rugoven podujeven krejt kosoven heeeeeeeeeeeeeej un te dua sa teuten un te dua sa lahuten sa Prishtinen e Gjakoven Ferizajin krejt Kosoven
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
**Lumi_
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Numri i postimeve : 177
Registration date : 20/06/2008

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Mon Feb 09, 2009 1:36 am

Kush e di apo mundet me ma shkrujt tekstin e kanges:

O tash pergjegjen po ta kthej ?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Feb 10, 2009 2:26 pm

Mr. Kadrush Radogoshi: EKZISTENCA SHQIPTARE DHE HELMI

(Hajdar Salihu: ”Jerina dhe helmi”, roman, Rilindja, Prishtinė, 1994)

Romani ”Jerina dhe helmi” i shkrimtarit, tashmė tė ndjerė, Hajdar Salihut, me mėnyrėn e seleksionimit tė tė dhėnave jetėsore, historike e mitologjike, me mėnyrėn e mbizotėrimit tė fragmentaritetit dhe kaoticitetit tė tyre, me organizimin dhe enkodimin simbolik tė tyre, thėnė troē, me strukturėn e integruar artistike dhe modelin e tij pėr botėn, do tė renditet nė vlerat e njėmendėta tė letėrsisė shqiptare nė pėrgjithėsi e tė romanit shqiptar nė veēanti.

Selekcionimi i tė dhėnave jetėsore, historike, mitologjike

Nė kėtė roman autori zgjedh mjaft tė dhėna jetėsore autobiografike tė vėshtruara nė kontekstin e ngjarjeve, qė e tronditėn Kosovėn gjatė historisė sė saj e sidomos pas vitit 1981. Qoftė,edhe emrat e personazheve nė kėtė roman, tė shumtėn e rasteve, korrespondojnė me njerėz konkret. Diferencimi i profesorit tė gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė gjimnazin ”Vėllezėrit Frashėri” tė Deēanit, Vdekja nga helmimi e oficerit Hamit Haxhija nė vitin 1989 dhe varrimi i tij e shumė e shumė ndodhi tė tjera janė tė dhėna biografike tė autorit. Ata qė e kanė njohur Hajdar Salihun dhe jetėn e tij sidomos atė tė pas diferencimit dhe tė persekutimit tė tė gjitha formave nga njerėzit e sistemit dhe satelitėt e tyre nė letėrsi, pėrshtypja e parė qė do ta kenė, pasi ta kenė lexuar romanin, do tė jetė: ky roman vlon nga lėnda auto-biografike. Pyetja e parė qė do tė shtrohej, nė kėtė kontekst, do tė ishte: Ėshtė apo s’ėshtė roman auto-biografik ”Jerina dhe helmi” i Hajdar Salihut?
Megjithė mėdyshjen e vazhdueshme pėr mundėsinė e tė qenit i tillė, ky roman nuk ėshtė autobiografik, qoftė edhe pėr faktin e thjeshtė se tė dhėnat jetėsore auto-biografike gėrshetohen me tė dhėna historike e mitologjike: Periudha e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Masakra e Tivarit nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore nė tė cilėn pėsuan afėr 4000 shqiptarė tė pafajshėm, Kalaja e Jerinės dhe ajo e shkėmbit, dhe rrėfimet e fshatarėve pėr to dhe princeshėn Jerinė. Duke e parė kėtė trinomi tė dhėnash, qė e pėrbėjnė lendėn romanore dhe formėn se si gėrshetohen ato pėrmes logjikės mitologjike, bindemi se ky roman i kushtohet ekzistencės shqiptare, pjesė e sė cilės ėshtė edhe ekzistenca individuale e autorit, dhe helmit, qė e ka rrezikuar atė nga lashtėsia e deri nė ditėn e sotme. Ideja e rrezikimit tė ekzistencės shqiptare pėrmes helmit, qoftė si kategori konkrete, qoftė si kategori figurative-metaforike, ėshtė kriter themelor pėr zgjedhjen e tė dhėnave jetėsore, historike dhe mitologjike, enkodimi i tė cilave nuk bėhet sipas kodit fabular por sipas kodit simbolik.

Enkodimi simbolik i tė dhėnave

Qė nė romanin e tij tė parė ”Udha e ditės sė nesėrme”, pėr tė vazhduar pastaj edhe me dy romanet e botuara nė vitin 1994 (”Jerina dhe helmi”dhe ”Raport pėr jetėt paralele) Hajdar Salihu e ka braktisur tėrėsisht kodin fabular, i cili ka dominuar e mund tė themi se dominon ende nė romanin tonė. Nė romanin ’Jerina dhe helmi” rrėfimi bėhet nga ”unė rrėfimtari”, apo nga personazhi rrėfimtar, profesori i letėrsisė i diferencuar nė vitin 1981 dhe i helmuar nė vitin 1990. Ky personazh rrėfimtar nė vetėn e parė, s’ėshtė asgjė tjetėr pos ”qendėr inteligjente” nė roman, e cila i integron nė tėrėsinė e romanit fragmentet, kujtimet dhe asociacionet e veta e herė-herė edhe tė mediantėve tjerė, pra ka funksion struktural. Prandaj, romani ”Jerina dhe helmi”, ndo-nėse, nė shikim tė parė, lė pėrshtypjen e fragmentaritetit, ėshtė, siē do tė thoshte Virxhinia Vulf, ”vepėr e integruar artistike”. Unė rrėfimtari, nė kėtė roman, ėshtė vėnė nė pozicionin e kronistit. Ai shpeshherė e apostrofon obligimin e tij pėr tė pasur qasje tė plotė ndaj informatave tė domosdoshme, mirėpo, koha njėzetekatėrorėshe, tė cilėn e ka nė dispozicion pėr tė rrėfyer tėrė atė qė ai e konsideron tė domosdoshme, ėshtė mjaft e shkurtė, prandaj, ndonėse i vėnė nė pozicionin e kronistit, ai mė tepėr shkruan testamentin e njeriut tė helmuar, kujtesa e tė cilit shpeshherė ėshtė errėsuar, e turbulluar nga shija e hidhur e ”lėngut tė verdhė nė gojė” apo vrerit si pa-sojė e helmimit.
Ky unė rrėfimtar ma kujton njė mendim tė Vejn Butit, i cili thoshte: ”Edhe rrėfimtari mė i pėr-mbajtur nė njėfarė mėnyre ėshtė i dramatizuar qėkur veten e shenjėzon me ”unė”. Shumė shkrimtarė i dramatizojnė rrėfimtarėt e tyre, duke i shndėrruar nė personazhe, tė cilat janė bindėse aq sa edhe ato pėr tė cilat na flasin”. Nė kėtė kontekst shtrohet pyetja: sa ėshtė dramatizuar rrėfimtari nė kėtė roman? Pėrgjigjja ėshtė: rrėfimtari ėshtė i dramatizuar nė dy aspekte. 1. Nė roman, pos personazhit rrėfimtar, rrė-fejnė edhe personazhe tjera (fshatarėt: Beqa, Ragipi, Rrustemi, Xaja, Haziri). 2. Nė roman, personazhi rrėfimtar mundohet ta dramatizojė drejtpėrdrejt gjen-djen e vetdijes. Ēdo gjė qė shenjėzohet nga mendja e rrėfimtarit ėshtė dramatike, qoftė kur rrėfehet pėr-mes monologut tė brendshėm, i cili ėshtė reflekor i ndezur nė ”qendrėn inteligjente” tė romanit, qoftė kur rrėfehet pėrmes dialogut, tė ndėrtuar sipas logjikės sė kontrapunktit (shih dialogun nė mes tė arsimtarit tė historisė dhe Ademit, f. 34-35.)

Hapėsira vendore nė tė cilėn vendoset lėnda romanore ėshtė konkrete (Gjakova, Botusha, Deēani), ndėrsa hapėsira kohore ėshtė polivalente. Nė radhė tė parė koha e pėrcaktuar pėr t’u kryer rrėfimi nga ana e”unė rrėfimtarit”,data e kushtėzuar 23 mars 1990. Kjo hapėsirė kohore na pėrkujton romanin e Xhojsit ”Uliksi”, objekt i rrėfimit tė tė cilit ėshtė njė ditė e jetės qytetare tė Dablinit e kjo ditė ėshtė e pėrcaktuar saktė 16 qershor 1904. Nėse Xhojsi ka pasur mundėsi tė bėjė roman pėr jetėn Dablinit brenda njė dite, Hajdar Salihu personazhit tė tij rrėfimtar ia cakton njė ditė kohė pėr tė shkruar atė qė mendon se duhet shkruar, pra ajo qė ndodh nė kėtė ditė ėshtė e thjeshtė dhe nuk do tė mjaftonte pėr tė bėrė roman. Unė rrėfimtari e sheh nė ėndėrr princeshėn e helmuar ilire Jerinėn me fytyrėn e saj tė verdhė si dylli sė bashku me arkeologun e helmuar nė vitin 1981 dhe zgjohet duke vjellė, prandaj i bindur se s’ka kohė ulet tė shkruaj pėr ngjarjet qė i kishte pėrjetuar vet apo pėr tė cilat kishte qenė dėshmitar.
Procesi i tė shkruarit ndėrpritet herė pas here pėr ta lexuar Gazetėn ”Rilindja apo pėr t’i dėgjuar lajmet e Radios dhe Televizionit tė Prishtinės pėr helmimet masive nėpėr vise tė Kosovės. Po tė lexohen me vėmendje detajet e dhėna pėrmes kujtimeve e asociacioneve tė personazhit rrėfimtar, tė cilat kanė ndodhur nė kohė tė ndryshme, mund ta rikonstruktonim njė syzhe, qė s’mund tė jetė kurrėsesi syzhe i mirėfilltė, por ėshtė vetėm njė metasyzhe. Nė vitin 1981, personazhin rrėfimtar, gjatė procesit tė tė ashtuquajturit diferencim moralo-politik, e largojnė nga puna. Pas disa ditėsh nė shtėpinė e tij vjen njė arkeolog pėr tė hulumtuar pėr kėshtjellėn dhe princeshėn e saj Jerinėn, pėr shkaqet e rrėnimit tė kėshtjellės dhe helmimit tė princeshės. Pėr tė mos u zbuluar krimi i lashtė, bėhet njė krim i ri, helmohet arkeologu, i cili para se tė vdiste e kishte paralajmėruar: ”-Miku im. Kam frik se kėsaj here, nė vend se tė sėmurem vet, dikush ėshtė kujdesur qė tė mė sėmur”. Tė njėjtin fat e ka edhe personazhi rrėfimtar, i cili nė ditėn kur mbushen plot nėntė vjet nga helmimi i arkeologut helmohet edhe vet, 23 marsi i vitit 1981 pėrsėritet edhe nė vitin 1990.
Pos hapėsirės kohore tė datės 23 mars 1990, si hapėsirė kohore e pėrcaktuar ėshtė e tėrė periudha e pas vitit 1981, por herė-herė edhe periudha tė mėhershme historike, tė cilat nganjėherė pėrzihen edhe me kohėn mitologjike. Ndonėse, lėnda romanore ėshtė vendosur nė kornizat e kohės historike, nocioni i hapėsirės kohore, nė kėtė roman, duhet kuptuar si hapėsirė e kohės hipotetike nė tė cilėn vendoset lėnda romanore dhe veprojnė, pėrjetojnė, kujtojnė, rrėfejnė personazhet, pra hapėsira kohore nuk pėrcaktohet vetėm me kriteret historike por edhe ato mitologjike, prandaj ajo ėshtė kohė simbolike, metaforike, thėnė, troē, ėshtė kohė mitologjike.
Pos vetėdijes sė personazhit rrėfimtar, element tjetėr organizues ėshtė teknika e lajtmotivit, sipas sė cilės bėhet zhvillimi sintagmatik i tekstit tė romanit, pra ndihmon nė mbizotėrimin e fragmentaritetit dhe kaoticitetit tė lėndės jetėsore e historike. Mitema e helmimit pėrsėritet vazhdimisht nė formė ciklike, prandaj ėshtė njė ritualemė. Helmohet Jerina nė lashtėsi, helmohet arkeologu mė 23 mars 1981, helmohet oficeri Hamit Haxhija nė korrik tė vitit 1989, helmohet vet personazhi mė 23 mars 1990, helmohen mijėra nxėnės nė tėrė Kosovėn. Pėrsėritja e lajmit pėr helmimet nė radio e televizion ėshtė njė formė e lajtmotivit, pėrbėn njė derivat tė ritualemės sė mėparshme, pėrsėritja e vazhdueshme e tė ndierit tė shijes sė hidhur tė lėngut tė verdhė nė gojėn e ”personazhit rrėfimtar” ėshtė njė lajtmotiv, derivat i ritualemės komplekse tė helmimit. Kjo ritualemė do tė ishte e mangėt nėse nuk do ta venim nė spikamė dimensionin e helmimit metaforik siē ėshtė diferencimi i personazhit nė vitin 1981 dhe masakra e Tivarit, tė cilat s’janė asgjė tjetėr pos helmime makabre tė ekzistencės shqiptare. Ėshtė mjaft impresiv identifikimi i anėtarėve tė komisionit diferencues, njerėzve me tru tėrėsisht tė formalizuar nga sistemi ideologjik, me inventarin e zyrės.
Paralelizmat mitologjik tė ndėrtuar nė bazė parimit antinomik: vendas apo aborigjinė-ardhacakė, helmues-tė helmuar, tė vrarė-vrasės, mbrojtės tė jetės-shkatrrues tė saj etj. e pėrbėjnė modelin pėr botėn nė kėtė roman.
Ky roman sikur e vėrteton njė mendim tė njohur teorik se romani modern, pėrkundėr romanit tradicional qė e sforcon kategorinė e FILLIMIT dhe tė shkakshmėrisė, e sforcon kategorinė e FUNDIT, e cila e shpreh pasojėn. Romani pėrfundon sepse rrėfimtari i ka vetėm njėzet e katėr orė nė dispozicion pėr tė rrėfyer e kjo ėshtė pasojė e helmimit tė tij. Helmimi i tij ėshtė pasojė e dijes sė tij pėr helmimin e arkeologut, pėr masakrėn e Tivarit, ndėrsa helmimi i arkeologut ėshtė pasojė e zbulimit tė shkakut tė kri-mit tė lashtė, helmimit tė Jerinės. Nė fund duhet shtruar pyetjen: Po,Jerinėn kush e helmoi?Autori nuk pėrgjigjet nė kėtė pyetje, ia lė lexuesit tė vėmendshėm ta gjej pasi ta ketė mbyllur librin. Dikush mund tė thotė: Jerina ishte mishėrimi i lirisė dhe bukurisė, prandaj e helmuan. Unė them: Shkrimtarėt e mirė nuk japin pėrgjigje, por bėjnė pyetje apo aktualizojnė probleme.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Delia
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Feb 10, 2009 4:08 pm

Sofra mė merre njė sharki dhe nisja me siguri tė shkon zėri mė mir , affraid
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ILTA
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Female
Numri i postimeve : 129
Age : 34
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Feb 10, 2009 5:36 pm

Ante i tokes sime

Mjaft, se pashe me pashe
i rashe botes qark
une, vetem me veten
shtegtar i ngrate
bota me josh si magji
por dua te kthej nga vij

Se, shpesh e me shpesh
ndjej qe malli me mbyt
se, dua pak ajer
te ngopem me fryme
Cdo nate ne gjume
shoh shtepine
ne pragun e saj
te shlodh trupin tim

(refreni)
Ante i tokes sime
atdhe, te prek dhe jam perendi
po kamvec nje zemer
po deshe ti, do rilind per ty,
Ante

Ante i tokes sime
atdhe te prek dhe jam perendi
po tek ti kam zemren
rrenjet tek ti
kur te shoh rilind, Ante
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ILTA
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Female
Numri i postimeve : 129
Age : 34
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Feb 10, 2009 5:38 pm

Alkapone

Cme shikon ashtu
Si ndonje skifter
Qe zogjet e vegjel
Ne kthetra i merr.

Je teper bere xheloze
Per te qene e mire
Pra me ler te qete
Kur jam duke pire
Kur jam duke pire…

(refreni)
Ti smund ta pushtosh
Asnjehere zemren time
Si konkuistadori
Ameriken Latine

Sta kam vjedhur zemren
Une ty me revole
Pa asnje shprese me thua
Se jam Al Kapone

Me dukesh si bleta
Qe mushqen me mjalte
E pastaj me djeg
Me theren e zjarrte

Keshillat e mia
Vashe mos i harro
Prandaj korrigjohu
E mos me zemero
E mos me zemero…

(refreni)
Ti smund ta pushtosh
Asnjehere zemren time
Si konkuistadori
Ameriken Latine
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Feb 10, 2009 5:43 pm

Ju lus ta lexoni kėtė shkrim pėr tė cilin mjaftė derisot kanė hedhur demagogji nga njė rresht i kėngės"Kur ta kthym moj Kosovė Shpinėn"....



Kadri Rexha: KĖNGĖ MBI KĖNGĖT (Ēast me kėngėn “Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn”)

Nė interpretimet brilante tė rapsodit kombėtar Dervish Shaqa, kėnga „Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn“ zė njė vend tė veēantė. Ėshtė kjo njė kėngė e shkėlqyer dhe njė odė e vėrtetė kushtuar Shqipėrisė, PPSH-sė dhe prijėsit tė madh tė kombit shqiptar, Enver Hoxha. E ngritur nė vitet e shtatėdhjeta kjo kėngė nė Kosovė dhe nė viset e saja ėshtė dėgjuar me ėndje, ėshtė analizuar me kujdes dhe ėshtė pėrjetuar me emocione deri nė lot. Nė bėrthamėn e saj kėnga ngėrthen dramėn tronditėse tė historisė sonė tė dyqind vjetėve tė fundit, ndėrsa pėr temė ka madhėrimin e Atdheut si dhe nderimin, respektin, krenarinė dhe mirėnjohjen e thellė tė kosovarėve pėr Enver Hoxhėn dhe PPSH-nė. E realizuar me fjalė tė ēiltėrta, me melodi tė pėrsosur dhe me interpretim mjeshtror kėnga ėshtė pėrjetuar si vajtim, si odė dhe si himn kombėtar.

1. Historia tronditėse e kėngės

Kėnga „Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn“, si ēdo krijim i madh, e ka historinė e vet. Historia e kėsaj kėnge ėshtė tronditėse ashtu siē ėshtė tronditėse edhe historia e personazheve tė saj. Dhe personazhet e kėngės nuk janė dy e as tre, por janė me mijėra, janė me qindra mijėra, thuaja gjysma e kombit. Edhe njėsia kohė, ndonėse nė kėngė fiksohet nė dy realitete historike, nė tė shprehurit metaforik tė saj, kapėrthen dy shkekuj dhune, dy shekuj gjaku dhe dy shekuj shpėrnguljesh nga mė tė tmerrshmet qė ka njohur dhe pėrjetuar njerėzimi:

Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn E lamė borė e gjetėm dimėn,

Ėshtė kjo klithmė shqiptare e dy shekujve tė fundit. Ėshtė kjo dhimbja e plagės sė pambyllur shqiptare. Ėshtė kjo mbamendja e kombit shqiptar. Ėshtė kjo jehona e thellė e gjėmės qė dėshmon gjenocidin e Serbisė dhe tė Malit tė Zi, tė cilat, si shtete nė krijim, tė ndihmuara dhe tė pėrkrahura edhe nga Fuqitė e Mėdha, nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė XIX, kursin pushtues gjenocidial e drejtuan pikėrisht mbi trevavat veriore dhe verilindore tė Shqipėrisė. Si rezultat i kėsaj politike nė kėto treva tė Atdheut tonė ndodhėn ngjarje nga mė tė tmerrshmet, vrasje, ndjekje nė masė, pėrsekutime, djegie krahinash tė tėra, qė sollėn, krahas heroizmave tė masave popullore pėr mbrojtjen e jetės, tė nderit, tė trojeve tė tė parėve, edhe shpėrnguljet e tyre me dhunė. 1)
Shpėrnguljet e mėdha tė shqiptarėve, tė zhvilluara nė kohė dhe nė valė tė ndryshme, duke filluar nga ato tė Sanxhakut tė Nishit, tė Toplicės, tė Pirotit, tė Prokupjes, tė Kurshumlisė, tė Leskovcit, tė Malėsisė sė mbi Shkodrės, tė Ulqinit, tė Tivarit, tė Krajės, tė Plavės, tė Gucisė, tė Rugovės, tė Dukagjinit, tė Drenicės, tė Llapit, tė Gallapit, tė Gjilanit, tė Preshevės, tė Kumanovės, tė Shkupit, tė Tetovės, tė Gostivarit, tė Kėrēovės, tė Strugės, tė Dibrės sė Madhe... nė shpirtin, nė kujtesėn dhe nė traditėn kombėtare lanė gjurmė tė thella. Ato gjetėn pasqyrim tė denjė sidomos nė folklor:

Nam po ban ai krali i zi
Na ēojnė para, bre, me singi
Tuj na vra, o bre, tuj na gri
Po prenė pleq, bre, po prenė thmi
...
Tanė po desim nė borė e n’shi
Bukė pa hangėr, medet, ujė pa pi
Ani ka dhetė vetė ni vorr jemi hi

Jehona e kėngėve kushtuar kėtyre ngjarjeve tė rėnda nė ndėrgjegjen e kombit mbeti pėrmendore flijimi, kumbonė morti, alarm vetėdijėsimi. Dramat e tmerrshme, pėrsekutimet nė masė, dhuna barbare dhe masakrat e pėrgjakshme tė ushtrisė serbo-malazeze dhe, mė vonė, asaj jugosllave, edhe nė kėngė, tejkalojnė gjėmėt e Trojės antike, klithmat e kryqėzatave mesjetare, tmerret e fshizmit tė kohės sė re.
Nė kėtė kalvar dyshekullor drama e tė gjallėve kaloi nėpėr rrathė tė tjerė tė ferrit deri nė pėrmasa tragjike. Pjesa qė u shpėtoi masakrave, zjarrit dhe vdekjes, ashtu nė karvane, nė grupe dhe fare tė vetmuar, marrin botėn nė sy pėr t’u vendosur, mė nė fund, nė dhera tė huaja, kryesisht nė Anadoll, larg vendlindjes, larg farefisit, larg gjuhės shqipe dhe nė kushte tė padurueshme jetese.
Shpėrnguljet me dhunė pėr nė Turqi, Evropė, Amreikė e deri nė Austalinė e largėt nuk u ndalėn dot, as nė kohė tė kralit, as nė kohė tė Tito-Rankoviēit, as nė kohė tė Millosheviēit.
Prandaj vargjet: “Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn/ e lamė borė e gjetėm dimėn“ mbi supet e veta e mbartin njė histori tė tėrė trishtimi, njė tragjedi tė tėrė kombėtare. Borė nė vėndlindjen e grabitur dhe tė dhunuar barbarisht, dimėr nė tokėn e huaj dhe tė ftohtė pėrjetėsisht. Vdekje pėr sė gjalli nė dhe tė huaj nė mėrgim, vdekje pėr sė vdekuri nė varrezat pa shenjė e pa nam..

2. Dy realitete historike

Oh, na nxuer jasht krajli Serbisė
Hej e, hej, sikur sot k’lyshtė e tradhtisė

Nė kėngėn “Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn” rapsodi popullor u bėn jehonė shpėrnguljeve tė dhunshme tė shqiptarėve tė Kosovės me vise dhe vėndosjes sė tyre nė trevat brenda Shqipėrisė sė kufinjve tė vitit 1913. Ndonėse shpėrnguljet me dhunė e kanė peshėn e rėndė plumb, sa vetė bota, vendosja e tė shpėrnglurve nė Shqipėri, nė krahsim me ata qė ishin tretur dherave tė huaja, i kishte lehtėsirat dhe favoret e shumta nė ēdo aspekt. Me pak fjalė, nė kėngė, jepet gjendja sociale dhe politike e kohės kur tė shpėrngulurit zunė tokė nėn kėmbė, pasqyrohen kushtet e tyre tė jetesės nė vendbanimet e reja si dhe shfaqen ndjenjat shpirtėrore tė tyre larg vendlindjes dhe mė tė dashurėve. Mbėshtetur nė realitetin kohor dhe historik, nė kėtė kėngė, fati i tė shpėrngulurve kosovarė tė vėndosur nė Shqipėri, trajtohet nė dy tabllo, tė cilat paraqesin dy periudha tė realitetit historik dhe tė realitetit shoqėrorė shqiptar.

Mbret, moēale, kėneta

Nė tabllonė e parė kėnga artistikisht trajton fatin e tė shpėrngulurve kosovarė tė ikur nga dhuna e „kralėve tė Serbisė“, qė nga Lufta Ballkanike e deri nė Luftėn e Dytė Botėrore, dhe vendosjen e tyre nė Shqipėri, me theks tė veēantė duke u ndalur nė kohėn e sundimit tė Mbretit Zog.
Shqipėria, nė saje tė luftėrave shumėshekullore, nė vitin 1912, fitoi pavarėsinė kombėtare, por qė nė fillim u ballafaqua mė vėshtirėsi tė mėdha. Nė radhė tė parė fitorja e Shqipėrisė qe gjysmake, meqė gjysma e trojeve dhe gjysma e kombit shqiptar u dėnuan me ndarje dhe me njė robėri hala mė tė egėr. Nė krye tė Shqipėrisė sėrish mbetėn bejlerėt, agallarėt dhe borgjezia reaksionare. Rreziku i ndarjes sė re tė Shqipėrisė dhe rreziku i pushtimit tė vazhdueshėm tė saj u bė pengesė reale e zhvillimit tė shtetit tė ri. Poashtu, mbeturinat e sistemit feudal, sistemi i ēifligarėve nė fusha dhe jeta patriarkale e fisnore nė malėsitė u bėnė pengesa tjera tė pėrparimit nė ēdo lėmė. Vendin e kaploi varfėria. Fshatrat dhe qytetet ngelėn nė terrin obskurantist mesjetar. Uria, skamja, kasollet e mjerimit u bėnė sinonim i jetės. Shtypja dhe shfrytėzimi i pamėshirė, gjendja e mjerė e arsimit, kulturės dhe shėndetėsisė e lodhėn dhe e molisėn popullin. Xhamitė dhe kishat, si instrumente nė shėrbim tė borgjezisė, sfidonin nėtėdhjetė pėrqinshin e shtresave analfabete. Kapitali i huaj, sidomos ai i Italisė fashiste, me revan tė shtuar po e skllavėronte shtetin. Politika antikombėtare e “dyerve tė hapura” ndaj fuqive kapitaliste, nė radhė tė parė ndaj Italisė, Shqipėrinė e katandisi nė gjysmėkoloni.2)

Nėse ky realitet ishte i mjerueshėm dhe i padurueshėm pėr pjesėn dėrmuese tė vendėsve, atėherė ēfarė tė thuhet pėr vuajtjet e tė shpėrngulurve, tė kėtyre fatmjerėve tė plagosur nė trup dhe tė vrarė nė shpirt? Tė tėrhequr zvarrė me zorrė nėpėr kėmbė, me vaj nė buzė dhe me pikėllim nė zemėr, duke lėnė plėng e shtėpi nė flakėt e ferrit serb, mė tė dashurit tė vrarė e tė masakruar, tė ngrirė nga acari dhe tė pa varrosur, nė rrethanat qė u gjenden, nė vendbanimet ku u vendosėn, ata u ballafaquan me vėshtirėsi tė reja jetėsore dhe shpirtėrore. “Nė Shqipėri tė shpėrngulurit u vendosėn nė fillim nėpėr moēalet e Myzeqesė, nė prona shtetėrore apo nė toka tė braktisura tė ēifligarėve tė Durrėsit, Lushnjės e tė Fierit. Aty detyroheshin ta fillonin jetėn nė kushte shumė tė vėshtira, pa shtėpi, pa sendet mė tė domosdoshme tė jetesės. Shpesh detyroheshin tė lėviznin nga njė vend nė tjetrin, deri sa tė gjenin njė farė mundėsie pėr jetesė. Malarja kosiste tė mėdhenj e tė vegjėl. Feudalė si bejlerėt e Jubės, tė Elbasanit, tė Lushnjės, shoqėria koncesionare e Sukthit, ndjekjet e vrasjet nga njerėz tė vėnė prej qeverisė jugosllave pėr hakmarrje, etj. e bėnin gjithmonė e mė tė vėshtirė jetėn e emigrantėve. Ata vuanin shpeshherė edhe pėr bukėn e gojės”.3) Vuajtjet, pėrjetimet, ndjenjat dhe pikėllimi i pakufishėm i tė shpėrngulurve kosovarė tė shprehura nė kėto dy vargje tė kėngės:

Gjetėm mbret, moēale e k’neta
Heje, heje, bukė e lotė na shkojke jeta

janė pasqyrė objektive e njė realiteti tė hidhur jetėsor dhe ekzistencial tė shoqėrisė shqiptare tė njė kohe. Ėshtė ky njė konstatim real mbi gjendjen e mjerueshme tė shtresave tė varfėra tė popullit nėn regjimin e pushtetit tė Mbretit Zog.

Kadri Rexha: KĖNGĖ MBI KĖNGĖT (Ēast me kėngėn “Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn”)

Nė interpretimet brilante tė rapsodit kombėtar Dervish Shaqa, kėnga „Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn“ zė njė vend tė veēantė. Ėshtė kjo njė kėngė e shkėlqyer dhe njė odė e vėrtetė kushtuar Shqipėrisė, PPSH-sė dhe prijėsit tė madh tė kombit shqiptar, Enver Hoxha. E ngritur nė vitet e shtatėdhjeta kjo kėngė nė Kosovė dhe nė viset e saja ėshtė dėgjuar me ėndje, ėshtė analizuar me kujdes dhe ėshtė pėrjetuar me emocione deri nė lot. Nė bėrthamėn e saj kėnga ngėrthen dramėn tronditėse tė historisė sonė tė dyqind vjetėve tė fundit, ndėrsa pėr temė ka madhėrimin e Atdheut si dhe nderimin, respektin, krenarinė dhe mirėnjohjen e thellė tė kosovarėve pėr Enver Hoxhėn dhe PPSH-nė. E realizuar me fjalė tė ēiltėrta, me melodi tė pėrsosur dhe me interpretim mjeshtror kėnga ėshtė pėrjetuar si vajtim, si odė dhe si himn kombėtar.

1. Historia tronditėse e kėngės

Kėnga „Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn“, si ēdo krijim i madh, e ka historinė e vet. Historia e kėsaj kėnge ėshtė tronditėse ashtu siē ėshtė tronditėse edhe historia e personazheve tė saj. Dhe personazhet e kėngės nuk janė dy e as tre, por janė me mijėra, janė me qindra mijėra, thuaja gjysma e kombit. Edhe njėsia kohė, ndonėse nė kėngė fiksohet nė dy realitete historike, nė tė shprehurit metaforik tė saj, kapėrthen dy shkekuj dhune, dy shekuj gjaku dhe dy shekuj shpėrnguljesh nga mė tė tmerrshmet qė ka njohur dhe pėrjetuar njerėzimi:

Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn E lamė borė e gjetėm dimėn,

Ėshtė kjo klithmė shqiptare e dy shekujve tė fundit. Ėshtė kjo dhimbja e plagės sė pambyllur shqiptare. Ėshtė kjo mbamendja e kombit shqiptar. Ėshtė kjo jehona e thellė e gjėmės qė dėshmon gjenocidin e Serbisė dhe tė Malit tė Zi, tė cilat, si shtete nė krijim, tė ndihmuara dhe tė pėrkrahura edhe nga Fuqitė e Mėdha, nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė XIX, kursin pushtues gjenocidial e drejtuan pikėrisht mbi trevavat veriore dhe verilindore tė Shqipėrisė. Si rezultat i kėsaj politike nė kėto treva tė Atdheut tonė ndodhėn ngjarje nga mė tė tmerrshmet, vrasje, ndjekje nė masė, pėrsekutime, djegie krahinash tė tėra, qė sollėn, krahas heroizmave tė masave popullore pėr mbrojtjen e jetės, tė nderit, tė trojeve tė tė parėve, edhe shpėrnguljet e tyre me dhunė. 1)
Shpėrnguljet e mėdha tė shqiptarėve, tė zhvilluara nė kohė dhe nė valė tė ndryshme, duke filluar nga ato tė Sanxhakut tė Nishit, tė Toplicės, tė Pirotit, tė Prokupjes, tė Kurshumlisė, tė Leskovcit, tė Malėsisė sė mbi Shkodrės, tė Ulqinit, tė Tivarit, tė Krajės, tė Plavės, tė Gucisė, tė Rugovės, tė Dukagjinit, tė Drenicės, tė Llapit, tė Gallapit, tė Gjilanit, tė Preshevės, tė Kumanovės, tė Shkupit, tė Tetovės, tė Gostivarit, tė Kėrēovės, tė Strugės, tė Dibrės sė Madhe... nė shpirtin, nė kujtesėn dhe nė traditėn kombėtare lanė gjurmė tė thella. Ato gjetėn pasqyrim tė denjė sidomos nė folklor:

Nam po ban ai krali i zi
Na ēojnė para, bre, me singi
Tuj na vra, o bre, tuj na gri
Po prenė pleq, bre, po prenė thmi
...
Tanė po desim nė borė e n’shi
Bukė pa hangėr, medet, ujė pa pi
Ani ka dhetė vetė ni vorr jemi hi

Jehona e kėngėve kushtuar kėtyre ngjarjeve tė rėnda nė ndėrgjegjen e kombit mbeti pėrmendore flijimi, kumbonė morti, alarm vetėdijėsimi. Dramat e tmerrshme, pėrsekutimet nė masė, dhuna barbare dhe masakrat e pėrgjakshme tė ushtrisė serbo-malazeze dhe, mė vonė, asaj jugosllave, edhe nė kėngė, tejkalojnė gjėmėt e Trojės antike, klithmat e kryqėzatave mesjetare, tmerret e fshizmit tė kohės sė re.
Nė kėtė kalvar dyshekullor drama e tė gjallėve kaloi nėpėr rrathė tė tjerė tė ferrit deri nė pėrmasa tragjike. Pjesa qė u shpėtoi masakrave, zjarrit dhe vdekjes, ashtu nė karvane, nė grupe dhe fare tė vetmuar, marrin botėn nė sy pėr t’u vendosur, mė nė fund, nė dhera tė huaja, kryesisht nė Anadoll, larg vendlindjes, larg farefisit, larg gjuhės shqipe dhe nė kushte tė padurueshme jetese.
Shpėrnguljet me dhunė pėr nė Turqi, Evropė, Amreikė e deri nė Austalinė e largėt nuk u ndalėn dot, as nė kohė tė kralit, as nė kohė tė Tito-Rankoviēit, as nė kohė tė Millosheviēit.
Prandaj vargjet: “Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn/ e lamė borė e gjetėm dimėn“ mbi supet e veta e mbartin njė histori tė tėrė trishtimi, njė tragjedi tė tėrė kombėtare. Borė nė vėndlindjen e grabitur dhe tė dhunuar barbarisht, dimėr nė tokėn e huaj dhe tė ftohtė pėrjetėsisht. Vdekje pėr sė gjalli nė dhe tė huaj nė mėrgim, vdekje pėr sė vdekuri nė varrezat pa shenjė e pa nam..

2. Dy realitete historike

Oh, na nxuer jasht krajli Serbisė
Hej e, hej, sikur sot k’lyshtė e tradhtisė

Nė kėngėn “Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn” rapsodi popullor u bėn jehonė shpėrnguljeve tė dhunshme tė shqiptarėve tė Kosovės me vise dhe vėndosjes sė tyre nė trevat brenda Shqipėrisė sė kufinjve tė vitit 1913. Ndonėse shpėrnguljet me dhunė e kanė peshėn e rėndė plumb, sa vetė bota, vendosja e tė shpėrnglurve nė Shqipėri, nė krahsim me ata qė ishin tretur dherave tė huaja, i kishte lehtėsirat dhe favoret e shumta nė ēdo aspekt. Me pak fjalė, nė kėngė, jepet gjendja sociale dhe politike e kohės kur tė shpėrngulurit zunė tokė nėn kėmbė, pasqyrohen kushtet e tyre tė jetesės nė vendbanimet e reja si dhe shfaqen ndjenjat shpirtėrore tė tyre larg vendlindjes dhe mė tė dashurėve. Mbėshtetur nė realitetin kohor dhe historik, nė kėtė kėngė, fati i tė shpėrngulurve kosovarė tė vėndosur nė Shqipėri, trajtohet nė dy tabllo, tė cilat paraqesin dy periudha tė realitetit historik dhe tė realitetit shoqėrorė shqiptar.




vazhdon....

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Feb 10, 2009 5:45 pm

...vazhdimi.


Mbret, moēale, kėneta

Nė tabllonė e parė kėnga artistikisht trajton fatin e tė shpėrngulurve kosovarė tė ikur nga dhuna e „kralėve tė Serbisė“, qė nga Lufta Ballkanike e deri nė Luftėn e Dytė Botėrore, dhe vendosjen e tyre nė Shqipėri, me theks tė veēantė duke u ndalur nė kohėn e sundimit tė Mbretit Zog.
Shqipėria, nė saje tė luftėrave shumėshekullore, nė vitin 1912, fitoi pavarėsinė kombėtare, por qė nė fillim u ballafaqua mė vėshtirėsi tė mėdha. Nė radhė tė parė fitorja e Shqipėrisė qe gjysmake, meqė gjysma e trojeve dhe gjysma e kombit shqiptar u dėnuan me ndarje dhe me njė robėri hala mė tė egėr. Nė krye tė Shqipėrisė sėrish mbetėn bejlerėt, agallarėt dhe borgjezia reaksionare. Rreziku i ndarjes sė re tė Shqipėrisė dhe rreziku i pushtimit tė vazhdueshėm tė saj u bė pengesė reale e zhvillimit tė shtetit tė ri. Poashtu, mbeturinat e sistemit feudal, sistemi i ēifligarėve nė fusha dhe jeta patriarkale e fisnore nė malėsitė u bėnė pengesa tjera tė pėrparimit nė ēdo lėmė. Vendin e kaploi varfėria. Fshatrat dhe qytetet ngelėn nė terrin obskurantist mesjetar. Uria, skamja, kasollet e mjerimit u bėnė sinonim i jetės. Shtypja dhe shfrytėzimi i pamėshirė, gjendja e mjerė e arsimit, kulturės dhe shėndetėsisė e lodhėn dhe e molisėn popullin. Xhamitė dhe kishat, si instrumente nė shėrbim tė borgjezisė, sfidonin nėtėdhjetė pėrqinshin e shtresave analfabete. Kapitali i huaj, sidomos ai i Italisė fashiste, me revan tė shtuar po e skllavėronte shtetin. Politika antikombėtare e “dyerve tė hapura” ndaj fuqive kapitaliste, nė radhė tė parė ndaj Italisė, Shqipėrinė e katandisi nė gjysmėkoloni.2)

Nėse ky realitet ishte i mjerueshėm dhe i padurueshėm pėr pjesėn dėrmuese tė vendėsve, atėherė ēfarė tė thuhet pėr vuajtjet e tė shpėrngulurve, tė kėtyre fatmjerėve tė plagosur nė trup dhe tė vrarė nė shpirt? Tė tėrhequr zvarrė me zorrė nėpėr kėmbė, me vaj nė buzė dhe me pikėllim nė zemėr, duke lėnė plėng e shtėpi nė flakėt e ferrit serb, mė tė dashurit tė vrarė e tė masakruar, tė ngrirė nga acari dhe tė pa varrosur, nė rrethanat qė u gjenden, nė vendbanimet ku u vendosėn, ata u ballafaquan me vėshtirėsi tė reja jetėsore dhe shpirtėrore. “Nė Shqipėri tė shpėrngulurit u vendosėn nė fillim nėpėr moēalet e Myzeqesė, nė prona shtetėrore apo nė toka tė braktisura tė ēifligarėve tė Durrėsit, Lushnjės e tė Fierit. Aty detyroheshin ta fillonin jetėn nė kushte shumė tė vėshtira, pa shtėpi, pa sendet mė tė domosdoshme tė jetesės. Shpesh detyroheshin tė lėviznin nga njė vend nė tjetrin, deri sa tė gjenin njė farė mundėsie pėr jetesė. Malarja kosiste tė mėdhenj e tė vegjėl. Feudalė si bejlerėt e Jubės, tė Elbasanit, tė Lushnjės, shoqėria koncesionare e Sukthit, ndjekjet e vrasjet nga njerėz tė vėnė prej qeverisė jugosllave pėr hakmarrje, etj. e bėnin gjithmonė e mė tė vėshtirė jetėn e emigrantėve. Ata vuanin shpeshherė edhe pėr bukėn e gojės”.3) Vuajtjet, pėrjetimet, ndjenjat dhe pikėllimi i pakufishėm i tė shpėrngulurve kosovarė tė shprehura nė kėto dy vargje tė kėngės:

Gjetėm mbret, moēale e k’neta
Heje, heje, bukė e lotė na shkojke jeta

janė pasqyrė objektive e njė realiteti tė hidhur jetėsor dhe ekzistencial tė shoqėrisė shqiptare tė njė kohe. Ėshtė ky njė konstatim real mbi gjendjen e mjerueshme tė shtresave tė varfėra tė popullit nėn regjimin e pushtetit tė Mbretit Zog.

Shkolla, drita, fabrika

Nė tabllonė e dytė tė kėngės trajtohet jeta e tė shpėrngulurve kosovarė tė arratisur nga dhuna e kralėve tė ri dhe e vasalėve tė tyre shqipfolės, “kėlyshėve tė tradhtisė”, tė vendosur nė Shqipėri pas Luftės sė Dytė Botėrore, pra, nė epokėn e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė.
Pėrkundėr realitetit tė parė tė zymtė, me “moēale e kėneta”, tashti kėnga pasqyron njė realtet krejt tjetėr, njė realitet tė ri, plot dritė dhe pėrparim tė gjithanshėm. Ky pėrparim madhėshtor i Shqipėrisė, nė kėngė, i atribuohet PPSH-sė dhe udhėheqėsit tė saj Enver Hoxhės:

Knohet n’telat e sharkisė
Hej e, hej, forca e saj nė dorė t’Partisė

Nė kėngė, ashtu si nė jetė, Partia ia ka ndėrruar faqen Atdheut:

Oj Parti zemra e Kuvenit
Heje, heje, qysh ja ndrrove faqen Venit

Ajo, si prijėse largpamėse, e para e ka dhėnė kushtrimin e luftės ēlirimtare dhe e para e ka rrokė pushkėn pėr ēlirimin e popullit dhe tė atdheut nga sundimet antipopullore dhe nga okupatorėt fashistė dhe nazistė.

Kur ka rrokė pushkėn Partia
Heje, heje, qė tė g’zojė si g’zon Shqypnia

Revolucioni popullor nė fushėn politike, ekonomike, shoqėrore, kulturore, reforma agrare, reforma arsimore, industrializimi, elektrifikimi, kolektivizimi, modernizimi i bujqėsisė, kultura me taban kombėtar me frymė popullore e demokratike, arsimi, zhdukja e analfebitizmit, teknika, shkenca, lulėzimi i arteve, rritja e mirėqenies sė masave, edukimi kombėtar revolucionar, mbyllja e shtigjeve tė degjenerimit tė rinisė, fuqizimi i vazhdueshėm i mbėshtetjes sė popullit nė forcat e veta, domosdoshmėria e armatosjes dhe e pėrgatitjes ushtarake e tė gjithė popullit janė arritje kolosale tė saj. Shkolla, drita, fabrika, fshati i ri, koperativa, traktori, makina... janė simbolikė e jetės sė re socialiste:

Shkolla, drita e uzina
Heje, heje, me traktora, me maqina
Depot plot me thasė e stiva
Heje, heje, fshat i ri koperativa

Me luftė tė vendosur Partia ka mbrojtur pavarėsinė e Atdheut tė kėrcnuar vazhdimisht nga ndėrhyrjet pushtuese serbe, ruse dhe greke.
Nė kėtė luftė tė gjithanshme pėr fitorėn e lirisė dhe pėr lulėzimin e Shqipėrisė kontribut tė jashzakonshėm kanė dhėnė edhe kosovarėt, tė shpėrngulurit e dikurshėm dhe tė shpėrngulurit e kohės sė re. Kontributi i kosovarėve u shqua nė luftėn antifashiste, nė aksionet pėr rindėrtimin e atdheut, nė komitetet e reformės agrare, nė organizimin e kolektivizimit dhe formimit tė kooperativave bujqėsore, nė institucionet kulturore, shkencore dhe shtetėrore. Si rezultat i jetesės nė kushte tė reja kulturore dhe arsimore kosovarėt e zhduken prapambeturinė dhe hakmarrjen e trashėguar. Si pjesėtarė tė denjė tė shoqėrisė, njėsoj si vendėsit, e gėzojnė shtėpinė, banesėn, shkollimin, punėn e sigurtė, mbrojtjen shėndetėsore falas… Punėtorė nė ndėrtim dhe ushtarė nė mbrojtje tė atdheut. Edhe pse larg vatrės sė origjinės dhe mė tė dashurve, tashti, nė vatrat e reja, nė Atdheun e tyre, kosovarėt ndjehen mirė, ndjehen tė sigurt dhe ndjehen krenar:

Vatrat tona i kemi lanė
Heje, heje, por n’Shqypni kemi nji Nanė
O, Bac Enverin, Nanė Partinė
Hej e, hej, vlla e motėr tanė Shqypninė

Ėshtė e kuptueshme se largimi nga trualli stėrgjyshor, nga vatra shekullore, nga mė tė afėrmit, nga mė tė dashurit, nga vendi i lindjes, nga vendi i lojėrave tė fėmijėrisė, nga vendi i formimit tė karakterit, nga vendi ku ke derdhur djerėsn dhe gjakun, nga vendi ku i ke varret e tė parėve... nuk ėshtė i lehtė. Kudo qė tė shkosh, qoftė edhe nė parajsėn e imagjinuar, ato nuk kompenson, nuk zėvendėsohen me asgjė. Dhe shqiptarėt e Shqipėrisė Verilindore, kosovarėt, nė Shqipėri nuk ishin arratisė nga qefi. Ata nuk e kishin marrė botėn nė sy me shpresė pėr tė gjetur Eldoradon e re, nuk kishin shkuar atje pėr tė gjetur pasuri apo pėr tė gėzuar privilegje. Nga trojet e tė parėve ata kishin ikur nga thika dhe nga zjarri serb. Kishin ikur pėr t’i shpėtuar poshtėrimit, vdekjes sė sigurtė dhe nė Shqipėri, nė prehėrin e Nėnės, kishin gjetur strehė tė ngrohtė vėllazėrore.
Shqipėria, ishte bėrė jo vetėm vendlindje e dytė pėr ta, por ishte bėrė edhe shpresė dhe mbrojte e fuqishme e shqiptarėve tė robėruar nė trojet e veta, nė Kosovė dhe nė Viset e saj. Dashuria, respekti dhe mirėnjohja e kosovarėve pėr Shqipėrinė, pėr Partinė dhe pėr Enver Hoxhėn ėshtė e ēiltėr dhe e pakufishme:

Po ē’ke ba Parti pėr neve
Heje, heje, as kėrkush s’e ban mbi dhe
S’mjafton kanga e sharkisė
Heje, heje, pėr me i k’nu qysh du Partisė

Nė kėtė mirėnjohje tė kosovarėve radhitėn marshimi i Brigadave partizane tė Shqipėrisė me mision ēlirimtar nė trevat verilindore shqiptare; demaskimi i fuqishėm qė Enver Haxha, botėrisht, ia bėri dhunės, gjenocidit, shpėrnguljeve dhe politikės shfarosėse qė Beogradi, gjatė viteve tė 50-ta dhe tė 60-ta, ushtroi mbi shqiptarėt e robėruar; pėrkrahja e madhe qė Enver Hoxha ia dha luftės sė rinisė pėr tė drejta, pėr liri dhe pėr bashkim kombėtar tė shprehura pėrmes Lėvizjes ēlirimtare kombėtare tė viteve tė 60-ta me Adem Demaēin nė krye, pėrmes demonstratave tė vitit 1968 e sidomos tė demonstratave tė vitit 1981 e mė vonė; pėrpjekjet dhe tė arriturat kulturore, letrare, artistike, arsimore dhe shkencore tė Kosovės, tė cilat lidhen me idetė, me kėrkesat dhe me pėrkrahjen mbinjerėzore tė Enver Hoxhės... Prandaj, nė kėtė kėngė, nė kėtė kėngė mbi kėngėt, rapsodi Dervish Shaqa, me urimet qė “dalin prej zemre”, me fjalėt e pastra kristal qė “dalin si ujė nga gurra”, pėr tė mirėn e Atdheut, pėr ardhmėrinė e ndritur tė Kombit, Partisė i uron jetė tė gjatė sa malet shqiptare:

Veē Parti tė kemė gjithmonė
Heje, heje, dorėn n’zemėr, pushkėn n’dorė

Kėnga “Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn” sė bashku me kėngėt “Pėr ty, Atdhe” tė kėnduar nga Mentor Xhemali dhe “O Atdhe...” tė kėnduar nga Vaēe Zela pėrbėn treshen e famshme tė kėngėve qė i kėndohen bukurisė, forcės dhe madhėshtisė sė Atdheut.
Me interpretim mjeshtėror artistik, me ndjenja tė thella atdhedashurie dhe me njė dashuri tė ngrohtė njerėzore, me kėngėn “Kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn”, nė emėr tė kosovarėve, Dervish Shaqa ia ngriti njė himn tė pėrjetshėm Shqipėrisė, PPSH-sė dhe tė pavdekshmit Enver Hoxha.

1) ASH e RP tė Shqipėrisė, IKP, Epikė historike kosovare, Tiranė, 1985, fq. 4
2) Aty, fq. 8
3) ASH e RP tė Shqipėrisė, IGJL, Historia e letėrsisė shqipe, Tiranė, 1983, fq. 456
Pjesė nga monografia nė dorėshkrim “DERVISH SHAQA - JETA DHE VEPRA”
(Tė drejtat e ribotimit i mban autori K. Rexha)



KUR TA KTHYEM MOJ KOSOVĖ SHPINĖN

Porsi ujė qė del nga gurra
Heje, heje, bardh si bora nėpėr curra

Je si bari nėpėr livadhe
Heje, heje, si ortek qė vjen prej maje

Po si mjalta nėpėr hoje
Heje, heje, del prej zemre, k’nu prej goje

Knohet n’telat e sharkisė
Heje, heje, forca e saj nė dorė t’Partisė

T’puthsha synin oj Parti
Heje, heje, qė ke ba ket’ mrekulli

Qite pushkė e more malin
Heje, heje, me yll t’kuq stolise ballin

N’dorė manzerren e maleren
Heje, heje, sokol djalė rrite Enverin

Oooh, kur ta kthyem moj Kosovė shpinėn
Heje, heje, e lam borė e gjetėm dimėn

Gjetėm mbret, moēale, kneta
Heje, heje, bukė e lotė na shkojke jeta

Kur ka rrokė pushkėn Partia
Heje, heje, qė tė g’zojė si g’zon Shqypnia

Oh, na nxuer jasht krajli Serbisė
Heje, heje, sikur sot k’lyshtė e tradhtisė

Vatrat tona i kemi lanė
Heje, heje, por n’Shqypni kemi nji Nanė

O, Bac Enverin, nanė Partinė
Heje, heje, v’lla e motėr gjithė Shypninė

Oj Parti zemra e Kuvenit
Heje, heje, qysh ja ndrrove faqen Ven’it

Shkolla, drita e uzina
Heje, heje, me traktora, me maqina

Depot plot me thasė e stiva
Heje, heje, fshat i ri koperativa

Po ē’ke ba Parti pėr neve
Heje, heje, as kėrkush s’e ban mbi dhe

S’mjafton kanga e sharkisė
Heje, heje, pėr me i k’nu qysh du Partisė

Veē Parti tė kemė gjithmonė
Heje, heje, dorėn n’zemėr, pushkėn n’dorė

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kosovarja
Admin
Admin
avatar

Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 31
Vendi : Jashtokėsore!
Registration date : 14/08/2007

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Wed Feb 11, 2009 5:19 pm

Tre kazaz ( Kavaz) po rrine ne dere

Tre Kazaz po rrine ne dere,
Mehmet beg a po del njeher.
Dil nihere me kuvendue,
ne veziri te ti na ka que,
nje sahat mos me u vonue.
Mehmet begi u idhnue
mblodhi atin pa shilue .
Cili djale po vini me mue?
Cili djale doni me ardhe ?
Qaj Salihi qe nje ma i pare.

Mehmet Beg faqen simit,
ka kalaja mos u ngjite,
ti ka nxane veziri do prite.
Zot c'ka ka veziri me mue,
Ku me ka thane une e kam ngue.
Tej ne More per te jam shkue,
me horumin kam luftue.
E atje une jam plague,
ne eshtra te qeneve jam mjekue,
marre Shkodres por nuk i kam que.

Mehmet begi i hypi atit ,
vesh kusaten prej dukatit,
gjane e gate po ia leshon sokakut.
Mire se te gjaje veziri i Bushatit
hajde, hajde beg o'i Kastratit.
Ka calinat prej dukatit.
E hoqe njane e ne mulle te barkut,
Mehmet begu ra prej atit.

Mehmet beg i holle e i gate,
te ra veziri anej te grate,
hajde, hajde vezir zeza,
po q'ka te duhen keto bajonesha,
tuj pas Shkodra, shkodralesha,
niqind qese me ju ba vesha,
syte e zi vetllat e zeza.

O moj nane t i pash mue
kur te bajsh ti mem vajtue,
Kajma Memen ma forte se mue.
Kajma Memen ma forte se mue!
Bash si burrat ka qendrue.
T'ishin kane dy djem si Mema!
paten me i hi Vezirit mbrena.
E me ja thy kalane permrena.

O moj nane e zeza nane,
amanet jam tuj ta lane
t'na marojshe nji vorre te gjane .
Me gjithe Memen me na nxane ,
me gjithe Memen me na nxane,
se i ka nejt begut ne kam.

O moj grue e dashnja grue,
a do te mbajsh ti zi per mue,
ata djem a do me mi rue?
C'ka po thu more zotni,
po ku gjaje une burre si ty?
Po ku gjaje une burre si ty,
Jo ne Shkoder po as n'Malesi.

Djemte e tone more zotni ,
kam me i fsheh neper Malesi
Do ti qoje cobane me dhi,
Ishalla rriten e te gjasojne ty.
E kur te rriten te bahen taman,
se lane gjakun pa t'a marre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Fri Feb 13, 2009 11:02 pm

Tė gjitha kohėve gjak u dhamė
nė fushė tė betejės e punė tė rėndė
gjak dhamė pėr tokė e pėr qiell
gjak dhamė qė tė rrojmė mė mirė
Tė gjitha kohėve gjak u dhamė
qė l i r i n ė ta kemi mė tamam
me tė drejta tė njohura dhe ligje
Tė gjitha kohėve gjak u dhamė
nė Trojėn e parė Trojėn e vranė
nė Trojėn e dytė Trojėn e ndanė
nė Trojėn e tretė turqit na ranė
tė gjitha kohėve gjak u dhamė,nė
fushė tė betejės e punė tė rėndė

*****
Nėse Serbisė i mbetet
vetėm njė shkronjė nė
Kosovė, ajo do kulloj
gjak edhe nėn hije
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
EleeZzKaa
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Female
Numri i postimeve : 6
Age : 25
Vendi : Kosov-Drenas
Registration date : 11/05/2009

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Mon May 11, 2009 3:32 pm

Leonora Jakupi - Ky Eshte Fundi

Aleancen e nderrove,
paktin tone e shkaterrove,
une disfate e ti po triumfon.
Okupove zemer tjeter
mbeta histori e vjeter,
jeta mjalt e qumsht ty po te shkon.


Humba une e ti triumfon,
preferon tjeter kapital !


REF:
Aleate ne kishim qene te dy,
po hyri ne mes nesh superfuqi,
e shkatrroi nje dashuri.
Aleate shume vite nje jete,
paktin tone e shkatrrove vet,e zhduke krejt!



Protokollin ke ndryshuar
tjeter kund je stacionuar
ajo te shikon ty drejt ne sy
Zone e lire paska qelluar
tashme ti je okupuar
paska pas shum fat ne dashuri !


Humba une e ti triumfon,
preferon tjeter kapital !



REF:
Aleate ne kishim qene te dy,
por hyri ne mes nesh superfuqi,
e shkatrroi nje dashuri.
Aleate shume vite nje jete,
paktin tone e shkatrrove vet,e zhduke krejt! (2x)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue May 12, 2009 9:29 am

Kisha dashur me harruar
se ne kete jete isha me ty
por kjo zemer e vetmuar
po ma sjell lotin ne sy ....

A mendon ndonjehere per mua,
apo ndoshta me ke harruar
se dikur me ke dashuruar
qfar te keq te bera une!

Sa here loti bjen per faqe
emrin tend e kam ne goje
mire e din kam gabuar
fajin tim e vajtoj .....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue May 12, 2009 9:31 am

Adem Ramadani- Pse t'lotojn keta syt moj vashe

Pse t'lojn kta syte moje vashe
q'ka ke qe pom qan
pse t'lotojn kta syte moje vajze
q'ka ke qe pom qen

Buza po me dridhet djale
s'po mundem met thane
buza po me dridhet djale
s'po mundem met thane

Spo mundem met thane bre djale
se pom vjen shume rane
spo mundem met thane bre djale
se pom vjen shume rane

Aty ku deshta une
prind nuk me kan dhane
aty ku deshta une
prind nuk me kan dhane

N'qaf te paqin baba e nana
n'dynja e n'ajret
N'qaf te paqin baba e nana
n'dynja e n'ajret

Nuk u erdhi keq atyne
per femine e vet
nuk u erdhi kqe atyne
per femine e vet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue May 12, 2009 9:32 am

Harroj pranverat...Afrim Muēiqi

Merri tė gjitha,asgjė mos le
Nė jetėn time,kurr mo u kthe
Agjė e jotja mos tė mbet te unė
Se zemra ime nuk zėnė plagė mė shumė..2 herė

ref:Hiēma unazėn qė nė gisht ma vure
Harroj pranverat kur tė kisha lule
Mos qaj pran meje pėr ardhmėrinė
Se dora ime lotėt mė s'ti fshinė....2herė

Mos thuaj se gabova
Mos mė thirr mė nė emėr...2 herė
Njerzit gabojnė por jo gjithė jetėn..2 herė

Hiēma unazėn qė nė gisht ma vure
Harroj pranverat kur tė kisha lule
Mos qaj pranė meje pėr adhmėrinė
Se dora ime lotėt ma s'ti fshinė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
kaqurrelja
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Female
Numri i postimeve : 60
Age : 30
Vendi : deutschland
Registration date : 11/05/2009

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue May 12, 2009 12:29 pm

SHYT
MARECI – BISLIM ZEQIRI

Shyt Mareci , ni trim si zana
,

Djalė pėr pushkė e kish
lind nana .

Me Ymerin e Azizit –
Krah ju banė Mulla Idrizit
.


Prej Zhegoci e der’
n’ Zajēec ,

Prej Tėrpeze e nė Tugjec
,

N’ Hajkobillė e n’ Dabishec
,

Prej Mareci e n’ Gjyrishec...

Gjoksat plot me rrethatore
,

Strajcat plot me bomba dore
,

N’ istikame e nė llogore
–

Anė e mbanė n’ Kosovė
Lindore...


Hije u kishin pushkėt krahut
–

Si dy yje tė sabahut,
Nė bunkerė bajshin konak
,

Pushkėn kishin si jastak...

N’ gjitha fshatrat nė Gollak
-

Pėr t’ i mbrojt kufijtė
me gjak !

Pėr t’ i mbrojt tue luftue
,

Tokat tona me i ēlirue !

Kanė dhanė besė, janė besatue
–

Kurrė tė gjallė , mos me
u dorėzue !

Me i dalė hasmit n’ mejdan
pėr ballė –

Mos me i ra nė dorė pėr
t’ gjallė !


Me u dalė zot, maleve kreshnike
–

Me i dalė zot, Shqipnisė
etnike !

N’ ato male , nėpėr Gollak
–

Shumė kanė nxjerrė kėta
trima hak !

Kanė nxjerrė hak, veē pėr
shqiptarė ,

Pėr do burra – trima t’
parė !...


Shyt Mareci, shumė luftonte
,

Por tradhtarėt , nuk i donte
!

Kush iu bante argat shkaut
,

Kush ia thente krahun vėllaut...!



Be nė Zotin, kishte ba :
“Ai qė bahet krah me shka,
E nuk din as Zot qė ka,
Vend pėr s’ gjalli s’
do t’ i la –

S’e lėshoj t’ gjallė,
kurrė, pa e vra !

Do ta vras , si me e
vra qenin –

Ta pastroj prej tyne, vendin
!”...


Shumė familje nėpėr Gollak
–

I dhanė bukė, i banė konak
.

Shyti, ishte trim i paqė,
Njeri t’ gjallė nuk merrte
n’ qafė !


Gjithmonė , shokėve ju ka
kallxue –

Kur kam dalė n’ mal me luftue
,

Njiherė Zotit, ju kam betue-
Kurrė i gjallė, mos me u
dorėzue !


-Do t’ luftoj, sa t’ mė
bajnė shneti,

Tej t’ ė mjet i mramė fysheki,
Nja dy bomba i ruej pėr veti,
Kur t’ ėm vjen dita e kiametit
–

Kėto dy bomba ia zbrazi vetit
!


Nė Hajnoc, OZNA e Serbisė
–

Kish “stranicėn” e milicisė
;

Bashkėpunėtorė kanė rekrutue
,

Shumė me pare i kanė pague!...

Shumėve , poste iu kanė premtue
–

Me kėqyrė , Shyti , ku asht
strehue ,

Me e nxanė t’ gjallė ,
me e arrestue ,

Ose n’ kurthė me e likuidue
!...


Bashkėpunėtorėt , nė gjah
janė lėshue –

Me e gjetė Shytin, ku asht
strehue !

Edhe n’ rreth , gjahtarėt
e shtinė ,

E njoftuen milicinė:
“Banju gati, t’ ia rrethojmė
shpinė –

N’ shpi t’ Rexhė Vrapcės,
ish n’ Meshinė!”


Mė 8 Shkurt, dyzet e shtatė
,

E rrethojnė Shytin e ngratė
.

E rrethojnė OZNA me milici
,

Bashkė me ta, shkuen shumė
hafi...


Prej Hajnocit, po shkojnė
n’ Meshinė –

Rexhė Sinanit, ia rrethojnė
shpinė:

“Dil, bre Shyt, n’ dash
me u dorėzue ,

Se i gjallė, s’ mundesh
me pshtue !”


T’ madhe, Shyti, ju ka ngėrmue:
“O, tradhtarė, koki mashtrue,
Kėta gjahtarė, ju kanė tradhtue,
Qysh me kohė, s’ ju kanė
kallxue -

Shyti, i gjallė, s’ ka me
u dorėzue!

N’ fyshek t’ fundit, pėr
pa u kallė –

Nuk dorėzohet , Shyti, i gjallė


Luftė e rreptė kishte fillue
,

S’ po mujnė , Shytin, me
e zaptue !

Si vetimė e ēau rrethimin
–

Dhe u nis me e gjetė shpėtimin
!...


N’ luftė me OZNĖN, dhamė
pėr dhamė –

E kish marrė nji plagė tė
randė ,

Trupi , Shytit, ju kish ligshtue
,

Nuk ka mujtė ma ndej me shkue
!


Zhdirgjej Shyti, teposhtė
nji shpatit –

Ndėr shtėpi t’ Shaban Gubacit...
Mu ndėr Bri tė Kurtoviqe
–

Nė livadh asht ungjė “kambkryqe”...

S’ mund t’ i bante plagės
ballė ,

As s’ dorėzohej , dot, i
gjallė !

Nxori dy bomba prej nji xhepi
–

Qė i ruente gjithmonė pėr
veti !...


Kėto dy bomba i ka kurdisė
–

Ra me bark, mbi to, pėrmbys
;

Bombat, shpejt i aktivizoi
–

Aty, vetin e likuidoi !...

Turren OZNA, si kasapė –
Pėr hakmarrje, t’ kėrkojnė
jatakė !

Kush i bani , Shytit, konak
–

Ia kanė mėsy pėr me marrė
hak ?!





Rexhė Sinanit, nė Meshinė
–

Menjiherė ia rrethojnė shpinė
!

E vranė Rexhėn, n’ derė
t’ oborrit –

Veē pse i jepte bukė , dėshmorit
?!...


“Te Ymer Aziz Tugjeci –
Shumė ka nejtė, ai Shyt Mareci
!

Te Ymeri, tash do t’ shkojmė
–

Edhe atė, ta pushkatojmė
!

E ka majtė Shytin, me bukė
t’ vet –

Tė dy bashkė , t’ i ēojmė
“n’ xhenet!”...


Shkojnė, Ymerin, e kanė thirrė
–

N’ derė t’ oborrit e kanė
lidhė !

Para syve t’ robėve t’
vet –

E kanė lidhė me tė dy djemtė
!...


Me Ramizin e Hajrullahin –
Babė e djemė, teposhtė po
i marrin !

Po i ēojnė para, nėpėr
Dibok :

“Asht mėrzitė me t’ pa
nji shok!...


Asht mėrzitė , nji shok i
yti –

Qatje poshtė, asht tuj t’
pritė Shyti !

Ish mėrzitė, pėr ty, me
t’ pa –

Na erdh keq , prej tij, me
t’ nda !...

Nė livadh, Shyti, po t’
pret –

Bashkė me ty, me shkue n’
xhenet !”...


Kaluen lumin, pėrpjetė po
ngjiten –

Muharrem Vrapcės, po i aviten
...

N’ Shtab tė OZNĖS, te Muharrem
Vrapca –

Pak ma parė, ku kish ndodhė
vrasja !...


Ku e vranė Rexhėn, tė mjerin
–

Aty, tash , po e ēojnė Ymerin
!

Komandanti, ai barbar –
Po i kėrkon dy “vullnetarė”
!


Dy milicė, ju kanė lajmėrue
–

Komandanti i ka urdhėnue :
“Merrne Ymerin, para me e
ēue ,

Drejt te Shyti, keni me e ēue
,

Krye pėr krye me i bashkue
Dhe n’ atė vend me e pushkatue


Qysh ju tha – qashtu vepruen
Dhe Ymerin e pushkatuen !
Para djemve , ia morėn shpirtin
,

Veē pse e mbajti n’ konak,
Shytin !

Nip e dajė, i vranė nė borė
–

N’ histori, mbetėn dėshmorė
!


Xhelatxhinjtė , po bisedojnė:
“Komandantėt, nuk na besojnė
!

Do t’ na kapin neve pėr
fyti –

Ku kanė mbetė Ymeri e Shyti?!”...

Njeni u tha:”Nuk keni faj,
Pėr kėtė punė, ia bajmė
kollaj ,

Po e ngarkojmė , Shytin, nė
saj,

Drejt n’ Hajnoc, kemi me
e ēue ,

Komandantat me na besue ,
Shkije e shkina, kanė me u
gėzua !

Shkije e shkina, do t’ flejnė
rehat –

S’ e shohin n’ andrra,
Shytin, pėr ēdo natė !”...


*****
OZNA – Serbisht: Odsek za
narodnu odbranu = Seksioni pėr mbrojtje popullore.

Hafi- turqisht = Spiun, tradhtarė
.



Demir KRASNIQI
“KĖNGĖ KRISMASH LIRIE 2”
Gjilan, 2003/ faqe 124 - 129/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Bjondina
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Female
Numri i postimeve : 15
Age : 32
Vendi : Gjk
Registration date : 14/11/2009

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Apr 27, 2010 5:58 pm

Vesa Luma - Amanet

Ishteee...
Per tyy paK e veshTiiR
Dojeee...
Doje ti njė VaJzė tė miiR... Ahh!
KerkoJee shum shum
PoR joo teek un nuk e gjeen
nuk e gjeen . . .Nonaaa
AmaneT ty ta ka LooN
Poor lodhesh...
edhe doN edhe nuK doon...Ahh!
Qikken e shpiiS ti nuK e gjeN dhe,
vazhdooN ti kerkooN...

Reff:x2
A'AmaneT noNa ta ka Lon
Ti e di veT FjaLen e ke dhoN
Sa heeR ke me u thy
AsnjoNa s'bon per Ty ty
AmaNetin duhesh me kryy...

Ishteee...
Per tyy paK e veshTiiR
Dojeee...
Doje ti njė VaJzė tė miiR... Ahh!
KerkoJee shum shum
PoR joo teek un nuk e gjeen
nuk e gjeen . . .Nonaaa
AmaneT ty ta ka LooN
Poor lodhesh...
edhe doN edhe nuK doon...Ahh!
Qikken e shpiiS ti nuK e gjeN dhe,
vazhdooN ti kerkooN...

Reff:x4
A'AmaneT noNa ta ka Lon
Ti e di veT FjaLen e ke dhoN
Sa heeR ke me u thy
AsnjoNa s'bon per Ty ty
AmaNetin duhesh me kryy...

A'Amaneet...! neeT
A'Amaneet...! neeT
A'Amaneet...! neeT
web:www.teksteshqip.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Jul 17, 2012 1:03 pm

A te kujtohet
A te kujtohet nata
kur me erdhe ti
A te kujtohet nata
kur te mbaja ne gji
E shtrengove doren time
dhe ma the nje fjale
Te dua
jam e jotja djale!
R:
Me shuplake te dores
e fshive lotin-o
Kur ma fale buzen
kur ma fale zemren-o
:R
A te kujtohet endrra
qe ne beme ne jete
E mundi largesine
dashuri e vertete
E shtrengova doren tende
dhe ta thashee nje fjale
te dua
jam e jotja vajze!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Jul 17, 2012 1:05 pm

A kane uje ato burime
A kane uje ato burime Em G G Em
Ti moj buze-karaj lja ime G G D Em
Ti moj buze-karaj lja ime D D G G
Oooo G G G G
Aman aman aman e D D D Em
O per belin-e D Em
Per koken tende D Em
Aman amane D Em D Em
Nem' nje uje o me doren tende
Ti moj vajza moj permetare
Ti moj vajza moj permetare
Oooo
Aman aman aman e
O per belin-e
Per koken tende
Aman amane
Kujt ia beje moj ato naze
Ja bej djalit o me capraze
Ja bej djalit o me capraze
Oooo
Aman aman aman e
O per belin-e
Per koken tende
Aman amane
Shihemi me goje nuk
asim
Si durojme o moj si s'pellcasim
Si durojme o moj si s'pellcasim
Oooo
Aman aman aman e
O per belin-e
Per koken tende
Aman amane
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Jul 17, 2012 1:05 pm

Do ta le sevdane
O mor zjarri i vogel
Syri po me qan
Pupu nga turpi i botes
Do ta le sevdane
Aman po pelcas
Oh qysh duroj
Hic njeri s'mu qas
Moj vetem po jetoj
Aman po pelcas
Oh qysh duroj
Hic njeri s'mu qas
Moj vetem po jetoj
Sa te dua une ty
C'e kam mendjen une tek ty
Syri yt porsi ulli
Po kendoj plot dashuri (apo? "Sec mi mori mend e mi"?)
Sa te dua une ty
Ce kam mendjen une tek ty
Syri yt porsi ulli
Po kendoj plot dashuri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   Tue Jul 17, 2012 1:08 pm

C 'eshte ajo qe po zbret nga mali
O-o c'eshte ajo
O qe po zbret nga mali
Me te zeza veshur-o
Nga mali ajo po zbret
Me te zeza veshur-o
Nga mali ajo po zbret
Ne duart e saja
Me shporta t'argjendta
Tranda la zbriste
Prej malit-e
Tranda la zbriste
Prej malit-e
O moj kujt ja shpieee
O-o tine dashuriseee
Qe e dashuronte
Prej kaq-e shume
Qe e dashuronte
Prej kaqe shume
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqiptare!   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Tekste Kengesh Shqiptare!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 27 e 28Shko tek faqja : Previous  1 ... 15 ... 26, 27, 28  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Muzikė-
Kėrce tek: