Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PEGASI ALBANIA POEZI NGA TINI QERRAJIJA, ITALI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PEGASI ALBANIA POEZI NGA TINI QERRAJIJA, ITALI  Empty
MesazhTitulli: PEGASI ALBANIA POEZI NGA TINI QERRAJIJA, ITALI    PEGASI ALBANIA POEZI NGA TINI QERRAJIJA, ITALI  EmptySat Nov 02, 2013 1:29 am

POEZI NGA TINI QERRAJIJA -OLIMPET DIELLORE!


Jetës

Jeta,
një rrjedhë e trashëguar formash,
lutet në ato gravitete
devocionesh,
mes dhimbjeve të lëçitura,
në banketet e shpëtimit,

Ku alternativat varen në kordonet
e tejdukshme të iluzioneve,

Ku fajet u shesin mirazheve
pasqyrimin e vërtetësisë,

Ku uria ngop bordelet,
duke kafshuar simetritë e shpirtit;

Ku gijotinat ngecin,
mbi idetë e zbathura të përparimit,

Ku perëndorët çiftëzohen
me politikën e arnuar pushtetesh,

Ku meritat mbarsen,
në mbështjella vemjesh,

Ku dashuritë binjakëzohen
me degëzimet siamesë të çudive,

Ku faljet internojnë të pafetë,
në ato brigje monoteiste…

Aty, ku
hapat e rritur shkallëzimesh,
ndalojnë pragjesh,
duke mundur metamorfozat
abstrakte të frikës…





Sonate feshferimash

Një ditë
Mbi ato dualizma fëshferimash
Do të përqafojë lotet e virgjëra të ajrit
Qe te pa prekura nga eliziret e mëkatit
Derdhen ne rrahjet e rrezatimit
Aty do të shpërngulem
mes viganeve
Qe te trullosur nga lajkat e kohës
Arratisen ne guacat gjugje te
Vetëvetës
Me ty do të jam aty
Miku im
Si një tingull qe ngacmon
kufijt e përgjumur
Nga bëlbëzimet universale
Përtej ajzbergëve
Pa skaj
Te dëshirave qumështore

Unë dhe vjeshta

Ne at sinfoni qukitjesh
Kur mërgojn cicërimat e shpirtrave
Përtej harqeve rinore
Plot petale fotosintezash
Aty ku dielli ikën mes meridianesh
Duke përplasur
Krahet ngjyrë ari
Unë dhe vjeshta
Një dimension i zverdhur gjelozie
Trazojmë këmbanat qe me rrallë
jehojnë serenatat
Me plotë thërrime lutjesh
Qe piqen në zjarrët bubulake
Ku gjarpërushem ato shuhën
Ne largesitë plot lëvozhga ngricash
Aty ku dimri rilind përseri

Olimpet diellore të mëngjeseve

Mengjeset derdhin vesen mbi petale
Vjollcë
ËmbËlsisht,,,,
Duke bekuar dritËn qe lutet përtej
Flatrave te tejdukshme
Te atij shikimi
Që pushton Olimpet diellore
Ku paradokset
Perendi me spektra dyshimesh
Luajn me këndet plot psheretima
amanetesh
Mes urave të thepisura nga dëshirat
E zhvarrosura përtej kulteve
Të kujtesës
Mengjeset derdhin vesen mbi petale
Vjollcë
Përtej bestytnive të fjetura në gërmadhat
E të vërtetes

Titina Kalej (titina595@gmail.com)
Tini Qerrajija ,ka lindur në Shkodër më 1 shtator 1974 , ka të kryer universitetin "Luigj Gurakuqi"Në Shkodër ...


Aktualisht ajo punon dhe vepron në Itali .Qe e vogël ajo ka pasur pasjon poezinë.Bota e sajë është ndryshe nga moshataret e sajë.Për atë parësore ishin librat dhe autorëtklasik si Viktor Hygo,Kamy,Kafka,Gibran etj.,ndërsa prej atyre shqiptar Ismail Kadare,Dritero Agolli,Mimoza Ahmeti, e shumë të tjerë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
PEGASI ALBANIA POEZI NGA TINI QERRAJIJA, ITALI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» LNPSHA |PEGASI" ALBANIA Poezi nga Engjell Shametaj, Fier
» LNPSHA PEGASI ALBANIA, PEGASI KOSOVA , BIALL MALIQI
» PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» LNPSHA “Pegasi” Albania
» INFORMIM I PRESIDENCES SE LNPSHA "PEGASI " ALBANIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: