Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Begzad Baliu DISKUTIMET PĖR STANDARDIN DHE PERCEPTIMI I TYRE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Begzad Baliu DISKUTIMET PĖR STANDARDIN DHE PERCEPTIMI I TYRE   Mon Nov 04, 2013 4:00 am


Prof. asoc. dr. Begzad Baliu

DISKUTIMET PĖR STANDARDIN DHE PERCEPTIMI I TYRE

Rezyme: Nė kumtesėn tonė do tė diskutohet perceptimi i diskutimit mbi standardin nga radhėt e studentėve dhe ndikimin e kėtyre diskutimeve pėr pėrvetėsimin e tij. Pėr pėrgatitjen e kėsaj kumtese do tė pėrdoret fillimisht metoda e testimit tė gjerė, pastaj do tė bėhet tipologjia e pėrgjigjeve, analiza tė karakterit social, kulturor dhe linguistik.

Fjalėt nyje: Gjuha shqipe, standardi, studentėt, kultura, shoqėria

Kohėve tė fundit ėshtė zhvilluar njė valė diskutimesh rreth shqipes standarde. Bartės tė kėtyre diskutimeve, autorė, kryesisht larg dijes shkencore nė fushė tė gjuhėsisė, i kanė bėrė objekt sulmi dy prej vlerave mė tė rėndėsishme tė kombit: gjuhėn shqipe dhe Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe (1972), i cili ligjėsoi standardin e saj. Nė tė vėrtetė, sulmet nga mė tė ndryshmet kundėr shqipes standarde dhe Kongresit tė drejtshkrimit nuk kanė munguar asnjėherė[1], por ato vinin nga provenienca kryesisht tė margjinalizuara (migracioni shqiptar)[2] dhe tė kufizuara (shkolla dhe politika serbe, krah tė tė cilėve u bėnė njė grusht i vogėl shqiptarėsh)[3].

Si duket, diskutuesve tė standardit duhet t’ua kujtojmė se nė historinė e popullit shqiptar Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe (1972) dhe Konsulta e Prishtinės (1968), krahas Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė (1912) dhe ēlirimit tė Kosovės (1999), janė ngjarjet mė tė rėndėsishme kombėtare tė shekullit XX, qė shėnojnė jetėn kombėtare dhe sendėrtojnė unitetin e identitetit tė popullit shqiptar. E dimė ndėrkaq, se pėrpjekja pėr pėrmbysjen e kėtyre institucioneve historike dhe pėr riorganizimin e shqipes standarde mbi baza tė tjera, duke pėrfshirė kėtu edhe ngritjen e njė standardi tė ri pėr nėnshtetasit e Republikės sė Kosovės, do tė kishte pasoja largvajtėse nė ēintegrimin e tė gjithė pėrbėrėsve kulturorė, mendorė, eko­nomikė dhe madje shpirtėrorė tė popullit shqiptar, pėr tė cilėt ėshtė punuar shekuj me radhė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Begzad Baliu DISKUTIMET PĖR STANDARDIN DHE PERCEPTIMI I TYRE   Mon Nov 04, 2013 4:00 am

Janė pėr shqetėsim prurjet e reja, diskutimet aspak shkencore dhe pėrpjekjet tepėr tė rrezikshme pėr pėrmbysjen e arritjeve mė tė mira tė shqipes standarde, dhe pėr krijimin e njė varianti letrar tė gegėrishtes standarde dhe pėrtej tyre i njė kosovarishteje letrare. Ne konsiderojmė se pėrballė kėtyre koncepteve do tė trishtoheshin jo vetėm etėrit e gjuhės shqipe tė periudhės sė Rilindjes: Naim Frashėri, Konstantin Kristoforidhi, Faik Konica, Gjergj Fishta e tė tjerė, po edhe ata tė veprave tė para tė gjuhės shqipe: Gjon Buzuku, Frang Bardhi e Pjetėr Bogdani me tė tjerė.

Nuk e di si do tė reagonin tre shekuj mė vonė pasardhėsit tanė, kur tė diskutojnė sjelljen e brezit tonė ndaj gjuhės shqipe, por nga kėndi i njohjes sė zhvillimit tė gjuhėve tre shekuj mė parė, e di si do tė reagonin filozofėt, filologėt, shkrimtarėt e bardėt e gjuhėsisė universale: Francesco Soave, Leibniz, Rimbaud etj., dhe e di si do tė reagonin shkrimtarėt e parė shqiptarė tė cilėt punuan aq shumė pėr mosbdarjen e gjuhės shqipe.

Propaganduesve tė ndarjes sė gjuhės shqipe sot nuk u mjafton ndarja e popullit shqiptar nė shtete tė ndryshme politike, nuk ju mjafton ndarja me kufij politikė, veē se vazhdojnė nė mėnyrėn mė anakronike t’i propagandojnė kufijtė e vjetėr krahinorė, etnografikė, fisnorė dhe fetarė tė popullit shqiptar e tė pasurisė materiale e shpirtėrore tė tij, nė kohėn kur Evropa vazhdon t’i bėjė tė padukshėm edhe kufijtė shtetėrorė a ideologjikė tė shekullit XIX e XX, pėr tė cilėt ka investuar shumė nė pikėpamje intelektuale, filozofike, kulturore, politike, ekonomike dhe shtetėrore. Propaganduesit e pėrkufizimeve tė reja krahinore tė shqipes vazhdojnė t’i shquajnė kufijtė etnografikė, nė kohėn kur Evropa vazhdon tė rrėnojė mure shumė tė larta, pėr tė cilat ka investuar djersėn e disa popujve, tė disa dekadave dhe madje tė disa shteteve.

Nė kohėn kur filozofėt, historianėt, filologėt, kulturologėt dhe madje teologėt, bėjnė pėrpjekje pėr tė bėrė sintezėn e pėrbėrėsve tė Bashkimin Europian nėn parullėn “Duke bėrė Europėn”, nga Herodoti e deri te ideatorėt e shekullit XX[4], ‘intelektualėt tanė’ bėjnė pėrpjekje pėr tė rrėnuar pa ndjenjėn mė tė turpshme tė vogėlsisė sė tyre, tė gjithė atė qė ėshtė sintetizuar gjatė shekullit XX nė shkollėn evropiane dhe shqiptare, pėr tė provuar mė tej njė pėrpjekje tė re nė themelimin e njė ‘identitetit tė ri’ (kosovar) e tė njė gjuhe tė re (kosovarishtes). Kujt i duhet sot pėrpjekja pėr identitet dhe gjuhė nė Kosovė. Sigurisht disa prej tyre kėtė nesėr do t’jua atribuojnė konstitucionalistėve tė shtetit tė Kosovės, gjė qė nuk ėshtė aspak ashtu. Edhe konstitucionalistėt mė pak tė njohur me dijen elementare tė bėrjes sė shtetit e dinė sa e vėshtirė ka qenė njohja e prejardhjes ilire dhe e gjuhės sė tyre shqiptarėve deri nė mesin e gjysmės sė parė tė shekullit XX, pavarėsisht se kėto teza i atribuohen mė shumė shkollės gjermane-austriake se sa shkollės shqiptare. Pėr shkak tė dokumenteve shumė tė vona tė shqipes sė shkruar edhe pėrkrahėsit mė tė flaktė tė prejardhjes sė popullit shqiptar nga ilirėt, mbėshtetjet e tyre i bėjnė kryesisht nė emra njerėzish e emra vendesh, duke e ndėrlidhur kėshtu gjuhėn mė shumė me gjetjet arkeologjike se me zhvillimet e brendshme tė saj[5]. Pavarėsisht prej teorive, shkollave dhe projekteve gjuhėsore individuale e institucionale, tė cilat merren kryesisht me zhvillimin e brendshėm tė shqipes dhe pothuajse me asgjė nuk cenojnė identitetet nacionale tė popujve tė vegjėl, kohėve tė fundit ka lėshuar degėt e ndikimit etnohistorik e etnogjuhėsor njė dije e cila po bėhet pandan e teorive indoevropiane, e kjo ėshtė shkolla e sociologjisė sė dijes me emrin “Athina e zezė”[6]. Nė vend qė tė ndjehemi komod dhe madje tė nderuar pėr vendin qė dija evropiane na e ka siguruar me kohė nė familjen eurpoiane dhe qė ne tė vazhdojmė tė plotėsojmė praninė tonė me vepra kryesisht tė natyrės pragmatike (fjalorė, vėllime me trashėgimi etnohistorike, epos etj.), ne kthehemi nė njė gjendje tė komunikimit gjuhėsor, tė cilėn nė parim e kishte tejkaluar pothuajse brezi i Rilindjes Kombėtare, si komunikim brezi i dekadės sė parė tė shekullit XX, dhe si normė brezi i gjysmės sė dytė tė shekullit XX: 1968/1972.

Bartėsit e kėtyre ideve nė Shqipėri dhe nė Kosovė janė kryesisht publicistė, qė, mė parė se tė merren me ēėshtjen e njė gjuhe tė re, janė marrė me krijimin e njė kombi tė ri, kombit kosovar; janė gjuhėtarė, qė, mė parė se tė merren me gjuhėn shqipe dhe strukturėn e brendshme gjuhėsore tė standardit tė saj, merren me paradigmat politike tė saj; janė autorė tekstesh gjuhėsore a publicistike, tė cilėt duke mos i njohur, a duke mos dashur t’i njohin parimet themelore mbi tė cilat ėshtė krijuar standardi i sotėm i gjuhės shqipe, ankohen pėr mangėsitė e tij, tė cilat nė parimet themelore tė Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe (1972) paraqesin rregullat dhe synimet themelore tė bazės sė standardit. Nė tė vėrtetė autorė tė diskutimeve rrėnuese janė pjesėmarrės tė dikurshėm tė Kongresit tė Drejtshkrimit dhe politikanė tė dikurshėm, tė cilėt mė vonė hoqėn dorė pėr shkaqe ekstrashkencore dhe ekstragjuhėsore, si dhe njė grusht tė rinjsh, tė cilėt mė parė se sa tė merren me probleme tė shqipes standarde nuk kanė treguar asnjė interesim dhe madje asnjė kujdes tė veēantė pėr gjuhėn si kulturė letrare, filozofike, kulturore dhe intelektuale[7]. E vend, hapėsirė dhe mundėsi pėr tė kontribuar nė rezultatet e Kongresit tė Drejtshkrimit kishte dhe ka edhe mė tej edhe pėr brezin e ri.

Por brezi i problemin e standardit e shikon pa asnjė ngarkesė dhe pa mė tė voglin dyshim nė rėndėsinė historike dhe sidomos praktike qė ka. Kohė mė parė kam orgnizuar njė test me 99 studentė tė tri Programeve tė Fakultetit tė Edukimit (shkencat shoqėrore, natyrore dhe teknologjike, tė vitit tė parė), me tė cilėn ka dashur tė shoh gjendjen sociale dhe kulturore tė njohurive tė tyre me theks tė veēantė mendimin qė kanė ata pėr shqipen standarde.

Prej shėnimeve tė tyre teknike mund tė shihet se ata vinė kryesisht nga veriperėndimi dhe Rrafshi i epėrm i Kosovės (komunat: Burim, Mitrovicė, Klinė, Drenas, Skėnderaj, Vushtrri, Prishtinė, Albanik, Lipjan dhe Ferizaj). Ata kanė prejardhje sociale kryesisht rurale, prindėr tė arsimuarme shkollė tė mesme apo mė sė shumti mėsues nė shkolla fshati, prej tė cilėve kanė pėrvetėsuar vlerat tradicionale kombėtare edhe nė fushė tė kulturės.

Pėrgjigjet e tyre kam arritur t’i sistemoj nė tri rrafshe: trashėgiminė kulturore dhe arsimore nė familje dhe nė shkollė, literaturėn e pėrsorur nė shkollė dhe nė shtėpi, si dhe mendimin e tyre pėr rrolin e shqipes standarde nė jetėn e pėritėshme e nė institucionet arsimore.

Prej pėrgjigjeve mbi trashėgiminė arsimore dhe kulturore tė tyre kam konstatuar se ata kanė trashėguar biblioteka tė djeguara nė shkollė dhe nė shtėpi nga Lufta e Kosovės dhe numėr tė kufizuar veprash letrare e shkencore pėrmes tė cilave ata do tė mund tė ndėrtonin komunikimin e tyre nė shqipen standarde. Veprat qė kanė lexuar ata janė kryesisht vepra qė kanė lexuar edhe prindėrit e tyre: letėrsinė e rilindjes, letėrsinė sentimentale tė viteve ’30 nė Shqipėri dhe viteve ’60 nė Kosovė. Pra, romane me temė sentimentale tė viteve 30, tė cilat i kanė lexuar edhe prindėrit e tyre, qė ėshtė edhe njė dėshmi se edhe para Luftės sė Kosovės bibliotekat e tyre nuk kanė qenė shumė tė pasura. Fjala ėshtė kryesisht pėr veprat e shkrimtarėve Sterio Spasse, Nazmi Rrahmani, Haki Stėrmilli, Fuqion Postoli, Ismail Kadare dhe mė pak Jakov Xoxa e Rexhep Qosja: Kėshtjella, Sikur t’isha djalė, Afėrdita, Pse, Malsorja, Gremine e dashurisė, Lulja e kujtimit, Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, Vdekja mė vjen prej syve tė tillė, Lumi i vdekur. Shumė pak autorė veprash me poezi dhe asnjė dramė. Gjithėsejtė rreth 50 vellime nė prozė dhe nė poezi, nga Barleti e deri nė ditėt tona.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Begzad Baliu DISKUTIMET PĖR STANDARDIN DHE PERCEPTIMI I TYRE   Mon Nov 04, 2013 4:01 am

Prej vlerėsimeve tė tyre, nė asnjė rast dhe nė asnjė rrethanė nuk kemi vėnė re konceptet e tyre pėr njė standard tjetėr, pėr vėshtirėsi nė tė nxėnit dhe aq mė tepėr pėr kundėrshtimin e tyre pėr standardin e sotėm. Pėrkundrazi, shembujt e sjellė kėtu, tregojnė mė sė miri pėr interesimin e tyre pėr nxėnien e standardit, pėr vlerėsimin e tyre tė standardit, si njė vlerė tė shenjtė kombėtare dhe pėr gatshmėrinė e tyre qė pėrkundėr vėshtirėsive sociale, kushteve dhe rrethanave nėpėr tė cilat kanė kaluar dhe gjenden, standardin ta pėrdorin si njė prej arritjeve mė tė larta dhe mė cilėsore nė komunikimin e pėrditshėm.

Prej pėrgjigjeve tė tyre nuk ėshtė vėshtirė pėr tė kuptuar rėndėsinė qė ata i japin shqipes standarde pėr mundėstė qė ajo jep nė arritjet pėrkatėsisht homogjenitetin e kombėt shqiptar[8]; duke pėrfshirė kėtu edhe vlerėsime emocionale[9]; shqetėsimet pėr gjendjen e tanishme[10] dhe pėrspektiven[11] e tij.

Prej pėrgjigjeve tė tyre nuk ėshtė lehtė tė kuptojmė se studentėt e kėtij brezi janė tė liruar krejtėsisht prej frustruimit krahinor, pėrkundrazi standardin e shohin si nevojė tė komunikimit gjithkombėtar, falė rritjes sė tyre brenda paradigmave qė kanė pėrcaktuar mėsuesit e tyre tė mėshiruar me idealet e rilindasve. Ata dėshmojnė edhe njėherė se kundėrshtarėt e standardit janė ata nuk arritn tė dalin prej gzhojės krahinora dhe ata qė nuk arritn ta imponojnė mentalitetin e tyre n shkallė kombėtarte.

Por le t’i kthehemi tani Manifesit tė standardit, me tė cilin punojnė studentėt dhe tė gjithė ata qė pėrpien pėr tė nxėnė shqipen standarde. “Nė kėtė botim tė parė tė "Fjalorit drejtshkrimor”[12], thuhet nė Parathėnien e tij “natyrisht, ka edhe mungesa e zbrazėti. Me studimet e mėtejshme shkencore e me ndihmėn e masės sė gjerė tė lexuesve, tė cilėt janė tė lutur tė dėrgojnė vėrejtjet e tyre, kėto mungesa e zbrazėti do tė plotėsohen nė botimet e ardhshme". Studiuesit qė sado pak janė interesuar tė dinė pėr bazėn e skedarit tė tij, do tė mund tė mėsonin prej leksikografėve tė gjuhės shqipe dhe madje prej administratės sė Institutit tė Gjuhėsisė dhe Historisė, nė Tiranė, se vetėm nė skedarin e tij ka rreth 4.000.000 (katėr milionė) skeda, qė vazhdojnė tė plotėsohen ēdo ditė jo vetėm nė Tiranė po edhe nė Prishtinė, Shkodėr, Tetovė e institucione tė tjera shkencore e arsimore, si dhe nga individė tė pasionuar pas leksikografisė. Studiuesit qė sado pak janė interesuar pėr bazėn gjuhėsore tė shqipes, e cila pret tė bėhet pjesė e fjalorit tė pėrgjithshėm tė shqipes, nuk e kanė vėshtirė tė kuptojnė se pėrveē fjalėsit tė pėrgjithshėm tė shqipes nė skedarėt e institucioneve dhe tė individėve, ne kemi tė regjistruar njė fjalės tė pasur, tė cilin ende nuk e kemi botuar: Fjalorėt e patronimisė e antroponimisė, tė toponimisė e ojkonimisė, tė frazeologjisė, tė kuptimeve, tė strukturave fjalėformuese etj., e tė cilėt popujt e tjerė tashmė i kanė botuar. Nė vend tė punės konkrete nė regjistrimin dhe sistemimin e fjalėsit tė pėrgjithshėm tė shqipes, ka disa vjet pėrpjekje tė disa gjuhėtarėve tė rinj, pėr tė ‘teoretizuar’ nga kėndi i sociolinguistėve, me mendimet e Claude Levi – Strauss-it, pėr gjuhėt e fiseve tė Amerikės Jugore apo tė Lindjes sė Largėt dhe tė folmet a varietetet e shqipes![13]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Begzad Baliu DISKUTIMET PĖR STANDARDIN DHE PERCEPTIMI I TYRE   Mon Nov 04, 2013 4:01 am


Kundėrshtarėt e shqipes standarde ankohen pėr kohėn historike nė tė cilėn ėshtė organizuar Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe (1972) dhe pėr frymėn ideologjike tė asaj kohe, ndėrsa vetė shkruajnė nė shtypin ditor dhe sidomos paraqiten e flasin nė mediet elektronike nė frymėn tipike titiste; ata atakojnė bardėt e standardit tė gjuhės duke pėrzgjedhur njėanshėm diskutimet e tyre gjatė dhe sidomos para Kongresit, duke i keqpėrdorur kėshtu mendimet e tyre sipas modeleve tipike bolshevike; ata identifikojnė bazėn dialektore tė shqipes standarde, duke e identifikuar nė mėnyrė tė njėanshme me personalitete tė caktuara politike, ndėrsa tkurrin nė pėrmasa tė skajshme kufijtė nėndialektorė tė propozimeve tė tyre, madje deri te propozimi pėr njė standard tė ri: kosovarishten; ata vazhdojnė tė ankohen pėr bazėn e rrudhur krahinore tė shqipes standarde, ndėrsa vetė punojnė pėr zgjerimin primitiv tė gramatikės sė saj; ata ankohen pėr pėrjashtimin e leksikut tė gegėrishtes, sado vetė shqipen standarde vazhdojnė ta pasurojnė me sllavizma, italianizma, anglicizma e turqizma.

Duam t’ua kujtojmė se gjuha shqipe dhe kombi shqiptar janė dy pjesė tė pandashme tė njė identiteti, prandaj pėrpjekja e pėrtashme qė prej tij tė themelojnė identitete tė reja krahinore, gjuhėsore apo politike ėshtė pėrpjekje kundėrhistorike e individėve dhe e grupeve tė caktuara, ėshtė pėrpjekje me synimet largvajtėse, tė cilat janė tejkaluar gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Anakronizmi i tyre del nė pah edhe me faktin se ata pėrpiqen tė krijojnė kombe nė njė kohė kur koha e formimit tė kombeve ėshtė zėvendėsuar me kohėn e krijimit tė shteteve. Duke u pėrpjekur ta rrėnojnė strukturėn bashkėkohore tė standardit tė saj, nė tė vėrtetė ata, pėrpiqen qė njėkohėsisht t’i rrėnojnė themelet e kombit modern shqiptar.

Nuk e dimė a ka nevojė tė thuhet se disa nga kundėrshtuesit mė tė flaktė tė vlerave tė standardit nė Republikėn e Shqipėrisė, ka kohė qė po pėrfundojnė lektorė nė Seminarin e Gjuhės Shqipe nė Beograd, ndėrsa disa nga propaganduesit e idesė sė identitetit kosovar, ka kohė qė po vishen me pushtet nė komisionet dhe nė institucionet politike dhe shkencore e kulturore tė Republikės sė Kosovės. A ėshtė kjo arsyeja pse modelet e planifikimit gjuhėsor dhe tė ndėrtimit tė identitetit kombėtar na i kujtojnė modelet historike tė planifikimit gjuhėsor dhe ndėrtimit tė identitetit tė disa popujve tė ish-Jugosllavisė, tė cilat pėrfunduan me rrėnime tragjike tė gjithė ish-Jugosllavisė. Mirėpo, nė vend se tė dėgjonim dhe mėsonim prej pasojave tragjike tė tyre, tė cilat studiuesi serb Milorad Radovanoviq i ka quajtur ballkanizim i gjuhės, ndėrsa ne do ta quanim jugosllavizim i gjuhės, ka kohė qė mėsojmė prej iniciativave tė tyre historike pėr krijimin e gjuhėve tė reja: maqedonase, myslimane, malazeze etj., e tė cilat parim bazė tė tyre kanė gjuhėn serbe[14].

Mbase nuk ėshtė pėr t’u habitur pse brenda njė kohe tė shkurtėr nė Republikėn e Kosovės, krahas gjuhės shqipe, nė tė vėrtetė standardit tė saj, janė sulmuar edhe disa shenja dhe vlera kombėtare, qė simbolizojnė vlera historike tė identitetit kombėtar, tė popullit shqiptar e tė trashėgimisė materiale dhe shpirtėrore tė tij: Emblema e Lidhjes sė Prizrenit, flamuri kombėtar, himni kombėtar etj.

Po nė kėtė rrjedhė e shoh me shqetėsim pėrpjekjen e disa individėve dhe qarqeve vendore e ndėrkombėtare pėr themelimin e tė ashtuquajturit komb kosovar nė fillim tė shekullit XXI.

Por le ta gjykojmė kėtė ēėshtje kėtu vetėm nga aspekti gjuhėsor. Pavarėsisht nga mendimet tona pėr etimologjinė e toponimit Kosovė, bota shkencore emrin e Kosovės e konsideron me etimologji sllave, ndėrsa ne bėjmė atė qė dhunshėm ėshtė bėrė nėn ish-Jugosllavi. Po e ndėrtojmė identitetin tonė tė ri (kosovar) mbi njė etimologji sllave: kosovar! Njė identitet tė dyfishtė, njė identitet tipik maqedon, vese tė kthyer mbrapsht: ata nga njė identitet i dyfishtė sllav (bullgaro-maqedon) nė njė identitet tipik antik (greko-maqedon), ndėrsa ne, nga njė identitet i vazhdimėsisė iliro-shqiptare (tė mbyllur si koncept qė nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare), nė njė identitet etno-gjeografik dhe etimologjikisht tė ndarė dhe tė mbishtresuar shqiptaro-sllavė.

A ka nevojė tė mendohemi gjatė se si do tė na gjykojnė pasardhėsit nesėr. Paraardhėsit tanė na e lanė mbi kurriz njė shtet sllav, ndėrsa ne po ju lėmė pasardhėsve nė ndėrdije njė identitet me tė cilin nuk shquhen saktė se cilėt janė!

Konsiderojmė se pėrpjekje tė tilla bėhen me qėllim tė heshtjes sė ēėshtjes shqiptare, si ēėshtje e pazgjidhur kombėtare dhe si ēėshtje kombėtare e tėrėsisė evropiane, si dhe krijimit tė standardeve tė njėjta jo vetėm tė Republikės sė Kosovės po edhe tė popullit tė saj shumicė me fqinjin maqedonas. E konsiderojmė tepėr shqetėsues faktin se shqiptarėt, kėsaj here vetėm njė pjesė e tij, nė prag tė pėrfshirjes sė tij nė familjen e Bashkimit Europian, vazhdojnė tė bėhen eksperiment me metoda tejet tė ulėta, e kjo do tė thotė me metoda tė shekullit XVIII-XIX. Eksperimente tė tilla, kishte vėnė re, menjėherė pas rėnies sė periudhės sė komunizmit, Profesor Shefki Sejdiu, tė cilat ai i quante “sfida qė sjell koha e shoqėrive tė hapura”[15], dhe i kishte theksuar me forcė nė Prishtinė dhe nė Tiranė, si pėrpjekje pėr tė mbrojtur jo gjuhėn letrare (njė nocion i popullarizuar pas Kongresit tė Drejtshkrimit), po shqipen standarde, njė term shkencor i gjuhėsisė sė pėrgjithshme.

Pėrgjithėsisht konstatimet jopopullarizuese tė linguistikės sė Profesor Shefki Sejdiut nuk patėn ngjallur reagime tė shtypit ditor dhe atij publicistik. U desh tė ngrente zėrin Profesor Rexhep Qosja me manifestin e tij “Ideologjia e shpėrbėrjes”, (Tiranė 2006), pėr tė kuptuar pretendimet largvajtėse tė kundėrshtarėve tė shqipes standarde, jo vetėm pėr gjuhėn, por edhe pėr identitetin dhe pėrbėrjen fetare e kulturore tė popullit shqiptar, qė tė shihet sa e rėndėsishme ėshtė ēėshtja e shqipes standarde dhe e identitetit kombėtar[16].

Duke e konsideruar gjuhėn shqipe vlerė identifikuese tė secilit qytetar tė popullit shqiptar, mund ta konsideroj tė palejueshėm diskutimin e standardit tė shqipes nė nivele grupesh, klanesh e individėsh, tė cilėt mė parė se pėr plotėsimin e standardit tė gjuhės, kanė synim rrėnimin e identitetit historik tė folėsve tė saj.

Studiuesit, shkrimtarėt, publicistėt dhe tė gjithė ata qė nė njė formė a njė tjetėr merren me gjuhėn shqipe, ftohen qė tė punojnė nė pasurimin e saj me vlera gjithėkombėtare dhe tė angazhohen nė mbrojtjen e saj prej prirjeve histerike tė diskutimeve rreth saj.

Nė parimet e pėrgjithshme tė Drejtshkrimit tė gjuhės shqipe, veē tjerash thuhet: "Drejtshkrimi i njėsuar i gjuhės shqipe kurorėzon njė etapė tė gjatė pėrpjekjesh pėr formimin e njė gjuhe tė vetme e tė pėrbashkėt pėr gjithė popullin shqiptar dhe ēel rrugėn pėr ta pėrmirėsuar mė tej normėn drejtshkrimore tė kėsaj gjuhe nė pajtim me zhvillimin e mėtejshėm tė gjuhės e tė kulturės sonė kombėtare"[17]. Pėr tė vazhduar mė tej: "Dalja e Drejtshkrimit tė gjuhės shqipe dhe vėnia e tij nė jetė, pa dyshim, do ta gjallėrojnė, do ta pasurojnė e do ta ēojnė mė tej mendimin shkencor nė kėtė fushė. Zhvillimi i pandėrprerė i vetė gjuhės sonė, kristalizimi i mėtejshėm i normės letrare do tė shtrojnė para teorisė sė drejtshkrimit ēėshtje tė reja e mundėsi tė reja zgjidhjeje. Gjuhėsia shqiptare do t'i vazhdojė studimet pėr kėto probleme dhe do t'i bėjė kėtij "Drejtshkrimi" pėrmirėsimet e nevojshme nė tė ardhmen"[18].

Duke ju referuar mendimit tė Profesor Eqrem Ēabejt, pėr gramatikėn sintetike, nė vend tė gramatikės arkaike, nuk ėshtė vėshtirė tė shohim se Drejtshkrimi i sotėm i shqipes ka ende mjaft punė pėr tė lehtėsuar pėrdorimin e tij, madje duke filluar me pėrdorimin e shkronjės sė madhe deri te disa fenomene apo dukuri fonetike, e te disa struktura morfologjike e korpuse njėsish leksikografike, prej tė cilave dalėngadalė duhet tė lirohet edhe drejtshkrimi i shqipes standarde.

Le tė jetė kjo pėrsėritje e udhėzimeve themelore tė Drejtshkrimit njė kujtesė se pėr tė punuar nė shqipen standarde e nė themele tė saj ka vend pėr tė gjithė, duke filluar nga drejtshkrimi i saj, por kusht pėr tė marrė pjesė nė kėtė ngrehinė tė madhe kombėtare ėshtė qė pjesėmarrėsi tė jetė skalitės e jo rrėnues. Gjuha, ka thėnė Roland Bart, ėshtė “institucion shoqėror dhe sistem vlerash. Si institucion shoqėror ajo nuk ėshtė asesi veprim, ajo nuk i shtrohet asfarė paramendimi; ajo ėshtė pjesė shoqėrore e ligjėrimit; individi i vetėm nuk mund ta krijojė as ta ndryshojė; nė thelb ajo ėshtė kontratė kolektive, sė cilės po tė duam tė komunikojmė duhet t’i shtrohemi nė tėrėsi; pėr mė tepėr ky prodhim shoqėror ėshtė autonom nė mėnyrėn e njė loje, qė ka rregullat e veta, sepse nuk mund tė pėrdoret pa e pas nxėnė”[19].
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11463
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Begzad Baliu DISKUTIMET PĖR STANDARDIN DHE PERCEPTIMI I TYRE   Mon Nov 04, 2013 4:02 am


[1] Shih tekstet e Arshi Pipės dhe tė disa autorėve shqiptarė tė mėrgatės shqiptare nė mbrojtje tė gegėrishtes nė njėrėn anė dhe tekstet kryesisht politike tė studiuesve e politikanėve serbė kundėr bashkimit tė shqiptarėve tė ish-Jugosllavisė nė pėrdorimin e shqipes sė pėrbashkėt standarde qė mė 1968.

[2] The Politics of Language in Socialist Albania, New York, 1989.

[3] Shih tekstet e Sefedin Sulejmanit (Shkup), Halit Ternavcit (Beograd), Sinan Hasanit (Beograd/ Prishtinė) etj.

[4] Gjerėsisht shih, Umberto Eco, “Nė kėrkim tė gjuhės sė pėrkryer nė kulturėn europiane (pėrktheu, Genc Lafe), Shtėpia botuese Dituria, Tiranė, 2008.

[5] Shih kėtu, pėrveē studiuesve shqiptarė edhe ata tė huaj, Enzo Gati, “Ilirėt”, (Pėrkthyer nga Rudina Taraneshi e Amik Kasoruho), Bargjini, Tiranė, 2005 dhe Pedro Bosch-Gimpera “Ēfarė thotė arkeologjia pėr popujt indoevropianė” (Pėrktheu Xhevat Lloshi), Botimet Dudaj, 2003.

[6] Shih diskutimin e gjerė tė teorisė ariane nė veprat e Martin Bernalit, tė pėrmbledhura nė vėllimin “Athina e zezė (Rrėnjėt afro-aziatike tė qytetėrimit klasik &Fabrikimi i Greqisė Antike 1785-1985), Pėrkthyer nga Dritan Thomollari dhe Ilirjana Angoni. Shtėpia botuese 55, 2009.

[7] Filozofi shqiptar nga Shkupi, Sefedin Sylejmani, duke diskutuar nė pasditen e 24 nėntorit 1972 tė seancės sė katėrt plenare, Rreth Projektrezolutės sė Kongresit tė Drejtshkrimit tė gjuhės shqipe, nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, shprehte nė trajtėn mė dogmatike kundėrshtimin e tij pėr ēfarėdo hapėsire tė shkrimit dhe shqiptimit tė shqipes standarde, jashtė rregullave tė pėrcaktuara nga Rregullat e Drejtshkrimit, diskutimin e tij e pėrfundonte nė mėnyrėn mė militante tė dėgjuar nė kėtė Kongres: “Unė besoj se po t’i evitojmė kėto gjėra qė nė moment na duken pak tė vogla, do t’i mbyllim tė gjitha shtigjet qė tė mos mbijė mė bari i egėr” (168-169). (Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, 20-25 nėntor 1972, I, Akademia e Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė – Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė, Tiranė, 1973, f. 168-169). Pikėpamjet e tij fillimisht dogmatike pėr shqipen standarde, dhe madje jo vetėm tė saj nė jetėn shqiptare nė Maqedoni dhe ish-Jugosllavi, Sejfedin Sulejmani do t’i pėrmbysė nė emėr tė idealeve tė jugosllavizmit, shumė here, pas demonstrative tė vitit 1981. Ndėrsa Sinan Hasani, atėherė nėnkryetar i Kuvendit Federativ tė Jugosllavisė, nė tė pėrditshmen federale tė Beogradit “Borba”, tė 5 korrikut 1981, “duke shkruar pėr nacionalizmin nė kulturėn shqiptare tė Kosovės, preku edhe ēėshtjen e formimit tė gjuhės letrare shqipe, me tė cilin shėrbehen tė gjithė shqiptarėt nė Jugosllavi. Sinan Hasani pas 13 vjetėsh nga Konsulta e Prishtinės (1968), nė tė cilėn tėrė inteligjencia humaniste mori vendim pėr futjen e kėsaj gjuhe letrare qė ėshtė nė pėrdorim sot, shprehu keqardhje “pse ka ndodhur kėshtu”. (Idriz Ajeti, “Pėr tė vėrtetėn shkencore”, ASHAK, Prishtinė, 2006, f. 9).

[8] “Pa shqipen standarde nuk do te kishim njė dialog tė pastėr dhe tė pasur” (Agnesė Gojani); “... e ndihmon pengimin e hyrjeve tė fjalėve tė huaja dhe pėrmirėson komunikimin tonė”. (Fitore Berisha); “Standardi ėshtė pėrfaqėsimi i kombit tonė” (Zelė Gashi); “Shqipja standarde ėshtė shumė e nevojshme nėse duam tė jemi njė komb dhe tė mos ndahemi” (Kushtrim Kastrati); “Shqipja standarde ka rėndėsi vitale nė zhvillimin intelektual tė njė kombi, pra kombit shqiptar. Ajo e bėn mė tė lehtė komunikimin dhe do tė luftonte lokalizimin” (Elmi Begaj); “Ėshtė ndėr tė arriturat mė tė mėdha pėr gjuhėn tonė nė pėrgjithėsi deri nė vitin 1972” (Albulenė Mehana).

[9] “Shqipja standarde ėshtė ajo shkallė e lehtė e gjuhės qė tė falė ngrohtėsi shpirtėrore, qė ėshtė e pranueshme pėr veshin...”(Blerina Gashi); “...ajo ėshtė e pastėr dhe e shenjtė pėr ne” (Luljetė Hoxha).

[10] “... shqipja standarde ėshtė njė gjuhė e cila po mbushet me fjalė tė huaja, por ėshtė vitale dhe po kontribuon pėr zhvillimin kombit shqiptar” (Arbėr Berisha); “.... pėr fat tė keq ka shumė mėsues dhe profesorė qė nuk e pėrdorin gjatė ligjėrimit tė tyre” (Liridona Ēeta); “.... bazėn pėr mėsimin e gjuhės sė pastėr shqipe fėmijėt nuk e mėsojnė qė nė moshėn fillestare” (Tringa Rushiti); “Mendoj se nė shkollėn fillore duhet kushtuar kujdes mė shumė shqipes standarde” (Gazmand Maksuti); “... pėrdorimi i pamjaftueshėm nė jetėn e pėrditshme” (Nazmije Jonuzi).

[11] “Ndryshe nga dialektet qė krijojnė paqartėsi, gjuha standarde na ka ndihmuar mjaft pėr kuptimin e gjuhės mė lehtė...” (Valmira Vatovci); “... mundėson pėr tė komunikuar dhe pėr tu kuptuar mė lehtė mes veti nė shoqėri” (Besiana Osmani); “... standardi ėshtė perspektiva e duhur e nxėnėsėve dhe studentėve nė tė folur dhe nė tė shkruar” (Agon Drenjani); “Shqipja standarde ėshtė njė domosdoshmėri nė ditėt e sotme. Komunikimi ėshtė shumė mė i lehtė nėse ne e njohim mirė gjuhėn standarde shqipe...” (Vlerona Berisha); “Shqipja sot pėrdoret kryesisht nė institucione kulturore, por ka ardhur koha qė ajo tė pėrdoret edhe nė tė folurit e pėrditshėm (...). Atė sot e pėrdorin kryesisht njerėzit qė njėkohėsisht edhe lexojnė mė shumė sepse ata qė lexojnė edhe fjalorin e kanė mė tė pasur”. (Sevdije Gėrguri).

[12] Fjalorit drejtshkrimor i gjuhės shqipe, Prishtinė, Prishtinė, f.9

[13] Shih kryesisht veprėn “Mendimi i egėr”, (Pėrktheu Eqrem Basha, Dukagjini, Pejė, 1999.

[14] Pėr pėrvojėn historike tė njėsimit dhe ndarjes sė gjuhės serbe dhe kroate, shih, studimet dhe veprat e studiuesve serbė e kroatė: Milka Iviq, Radoslav Katiēiq, Ranko Bugarski, Milorad Radovanoviq etj.

[15] Shih kumtesat e Profesor Sejdiut “Tendenca variantizimi nė gjuhėn e sotme standarde”, lexuar nė Prishtinė mė 1996 dhe kumtesėn “Rreth disa tendencave dezintegruese dhe forcave kohezive brenda entitetit (proto)shqiptar”, lexuar nė Konferencėn pėr shqipen standarde, nė Tiranė, mė 1992, nė tė cilėn pėr herė tė pare autori shtroi disa probleme tashmė tė njohura lidhur me terminologjinė dhe komplemantaritetin e diskutimit sociologjik tė zhvillimit tė shqipes sė kohės dhe perspektivės sė saj nė kontekst tė zhvillimit tė brendshėm dhe tė jashtėm tė shoqėrisė shqiptare, ballkanike dhe europiane.

[16] Me vepra dhe studime tė veēanta, shqipen standarde dhe kur e kur edhe identitetin kombėtar e kanė mbrojtur nė vazhdimėsi edhe: Gjovalin Shkurtaj, Xhevat Lloshi, Emil Lafe, Shefkije Islamaj, Qemal Murati, Bahtijar Kryeziu etj.

[17] Drejtshkrimi i gjuhės shqipe, (Komisioni hartues: Prof. Androkli Kostallari (Kryetar), Prof. Mahir Domi, prof. Eqrem Ēabej, B.shk. Emil Lafe), Instituti Albanologjik i Prishtinės, Prishtinė, 1974, f. 36.

[18] Po aty, f. 13.

[19] Roland Bart, “Aventura semiologjike”, (Pėrktheu: Rexhep Ismajli), Dukagjini, Pejė, 2008, f. 215-216. —
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Begzad Baliu DISKUTIMET PĖR STANDARDIN DHE PERCEPTIMI I TYRE   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Begzad Baliu DISKUTIMET PĖR STANDARDIN DHE PERCEPTIMI I TYRE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: