Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Rencense"Kur hapen portat e trėndafilta"perTeresinka Pereira

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11458
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Rencense"Kur hapen portat e trėndafilta"perTeresinka Pereira   Fri Nov 22, 2013 6:39 pm

INFORMIM

NJĖ SUKSES I MADH I "PEGASI" INTERNACIONAL ALBANIA
PAS BOTIMIT TĖ SHUMĖ LIBRAVE TĖ POETĖVE NGA VENDET E TJERA TĖ BOTĖS, PAS NJĖ DEKADE NJOHJEJE, TERESINKA PEREIRA , POETE, SHKRIMTARE, PUBLICISTE, STUDIUESE BRAZILIANO -AMERIKANE, PRESIDENTE E IWA, "FLET " TASHMĖ SHQIP ME LIBRIN "ENGJEJT NDAJ URREJTJES..."

AUTORE: TERESINKA PEREIRA, PRESIDENTE E IĖA
SHQIPĖRUESE : MAJLINDA SHABANI (ALEKSANDRA), POETE, PĖRKTHYESE, IWA, WPS, UPLI
REDAKTOR LETRAR: KRISTAQ F. SHABANI, PRESIDENT I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, IWA, WPS, AOM
MUNDĖSOI BOTIMIN E KETIJ LIBRI : MINA ĒAUSHI, POETE, TIRANĖ , ALBANIA, ME BANIM NĖ ATHINĖ , GREQI
LIBRI U BOTUA NĖ SHTEPINĖ BOTUESE "MARIN BARLETI" TIRANE, 2013

Arritje pegasian
Nje nga sukseset e letersise pegasiane .. Prurje ne shqip me nje shqiperim dinamik, te nivelit....

Kur hapen portat e trėndafilta
nga Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM
Poet, shkrimtar, studiues
President i LNPSHA”PEGASI” ALBANIA

1.Tė pėrcjellėsh nė njė gjuhė tjetėr melodinė vetjake nė partiturė tė harmonizuar, individuale, tė njė stadi poetik tė arrirė, jo vetėm nga arkitekturimi, por edhe nga pjekuria artistike, natyrisht, ka vėshtirėsi dhe koeficenti i vėshtirėsisė ėshtė i rritur, i cili, nė sajė tė studimit analitik tė pėrmbajtėsisė, tė kėndvėshtrimit me objekt dhe tė idesė pėr tė sjellė nė shqipėrim kėtė ngjyrim mendimi, i ulet ”efekti” i tij. Ky, pra, ka qenė synimi nė kėtė paraqitje nga ana e poeteshqipėrueses, e cila ka, pothuajse njė dekadė njohjeje me poezinė dhe mėnyrėn e tė konceptuarit tė kėsaj krijimtarie. Ėshtė dashur njė pėrkujdesje e jashtėzakonshme, njė studim analitik, njė njohje racionale, thelbėsore deri ne pore, deje, e kėsaj krijimtarie pėr ta sjellė nė shqip.
Ishte njė synim madhor pėr tė realizuar njė tejnjohje tė krijimtarisė sė poetes, shkrimtares, studiueses dhe personalitetit tė trajtesave tė tė drejtave njerėzore, Teresinka Pereirės, e cila prej vitit 1978 ėshtė Presidente e IWA, njė organizėm superior letrar, me qendėr OHAJO, SHBA, i cili jep kontribut tė pamat nė letėrsinė dhe artin bashkėkohor, duke grumbulluar nė kėtė organizėm njerėz kreativė tė nivelit... Jam pa dyshesė krenar, pasi isha i pari anėtar i IWA nė Shqipėri, qysh nė vitin 2005.
Po si konceptohet ky organizėm ndėrkombėtar?
Teresinka bėn njė pėrcaktim saktik pėr IWA: ”IWA u themelua nė vitin 1978. Objektivi i IWA ėshtė tė nxitė mirėkuptimin, miqėsinė dhe shkėmbimin letėrsi/ art nė pesė kontinente. Ne jemi tė shqetėsuar nė lidhje me luftėn, shtresėn e ozonit dhe shterrjes sė tokės, ndotjen, racizmin, seksizmin, dhunimin e tė drejtave njerėzore, tė pastrehėt, SIDA. Ne mbėshtesim tė drejtat dhe liritė nė Deklaratėn e Tė Drejtave Njerėzore pėr tė gjithė njerėzit, gjithkund. Ne vlerėsojmė: respektin dhe tė kuptuarit e tė gjitha kulturave dhe traditave etnike: liria e shprehjes dhe diversiteti brenda kufijve tė vetėm njė bote. Mė thelbėsore, sesa liria e shprehjes dhe diversitetit, ne vlerėsojmė refuzimin e racizmit, seksizmit, tribalizmit dhe moshizmit. Ne nxitim kreativitetin dhe mendimin kritik nė letėrsi dhe nė art. Ne mbrojmė arsyen, shkencėn, lirinė e hetimit dhe alternativat etike. IWA njeh vlerėn dhe ju bėn nderime krijuesve tė mėdhenj, tė cilėt janė anonimė...”.

2.Transmetimi i produktit mendor nė gjuhėn tjetėr, nė tė cilėn pėrkthehet, duhet tė jetė i nivelit, sepse, vetėm kėshtu, kryhet detyra mė sė miri dhe jepet profilizimi real mendimor dhe figurativ. Sikundėrse dhe ajo shprehet: “Njė pėrkthim i mirė ėshtė i rėndėsishėm, sepse mund tė tė japė tė njėjtėn kėnaqėsi tė ndjeshmėrisė tėnde duke lexuar poemėn, sikurse ajo ishte vetėm nė origjinal, por njė pėrkthim i keq mund ta vrasė poezinė”.
Ky pėrcaktim saktik ėshtė njė nocion kategorik, i cili duhet tė stimulohet.
Nėse nisem pėr njė pėrkufizim tipik tė poezisė sė Teresinkės do tė shprehesha se kemi tė bėjmė njė poezi tė shkurtėr, koncize, e cila i jep rėndėsi mesazhit, problemit, theksit dhe kėrkon tė apelojė pėr ndryshim koncepti tė individit, pėr hapje tė horizontit tė tij. Poezia e saj ka brenda dhe simbolikėn, njė poezi e temperuar lirike e dalė nga njė botė shpirtėrore, e cila kėrkon ndryshesėn dhe pėrmbysjen nė rifitimin e kahjes tė sė mirės, mbretėrimit tė saj dhe tė humanes… Kėto parakushte kanė ardhur, si rrjedhojė e njė logjike tė pėrparuar …, i njė synimi shpėrthyes dhe e rritjes sė produktshmėrisė mendimore. Vetė hapėsirėgjėrėsia rrokėse dhe e nivelit e pėrforcon kėtė bindje. Kjo ka ardhur edhe, pėr fat tė mirė tė saj, nga edukimi permanent pėr t’u bėrė shkrimtare, qysh nė hershmėrinė e saj, nė bazė tė integritetit intelektual tė paraardhėsve, njė shkollim dytėsor ky i nevojshėm.
Teresinka, nėpėrmjet shprehėsisė, e cila krijon afri, thekson parapėlqimet e saj dhe karakterin realizues. Kėto informacione dalin gjatė intervistave dhe studimeve tė vetė procesit procesit poetik, ngacmimit dhe spontaneitetit krijues… Ajo ka bindėsi, kur shprehet: “Poezia mė sjell mua njė lirizėm tė befasishėm”. Dhe pėr tė ilustruar kėtė konceptim bazohet nė “parabolėn krijuese” tė Ilma Fondes: ”Poezia ėshtė timbri qė pluskon, kur arsyeja fundoset”. (Ilma Fondes ( Kapital i Redaksisė nė # 123, viti XIV i botimit, qershor 2004).
Thelbi i saj poetik ėshtė ”manifesti” tipik i pushtetit shpirtėror tė paimponuar, por tė vrulluar vetė, nė sajė tė ofrimit tė zjarrmisė vepruese me ndikim pushtues tė mendjeve pėr tė apeluar dhe kundėrvepruar kundėr sjelljes tipike: “Lufta nė ēdo vend tė botės, dhunimi i tė drejtave njerėzore, shkatėrrimi i planetit nga qenia njerėzore”, duke proklamuar nė krijimtarinė e saj zgjidhjen: ”Zgjidhja: Ripėrcaktimi “Qytetėrimi” dhe “Humanizmi”, duke e konsideruar kėtė nxitės”. Kjo ėshtė njė detyrė pėr secilin nga qeniet njerėzore: tė ndalojė luftėrat pa fitues, tė respektojė njėri - tjetrin, duke pėrfshirė natyrėn dhe kafshėt nė zhvillimin e njė pako lehtėsimi humanitare. Ndaj temat e krijimtarisė pereirane janė dy: ”Dashuri dhe pėrmbysje politike”. Po si realizohet kjo mėnyrė pėrcjellėsie e zjarrtė nė mėnyrė universale?
”Temat e mia, - thekson ajo, - tė parapėlqyera janė: Dashuria dhe Politika. Shkruaj nė spanjisht, portugalisht dhe anglisht. Nė atė mėnyrė qė e gjitha poezia ime ėshtė shkruar nė kėto tri gjuhė. Pastaj unė kam shumė pėrkthyes nė gjuhė tė tjera: rusisht, frėngjisht, greqisht, hebraisht, arabisht, koreanēe, kinezēe, japonisht e tjerė, rreth 20 gjuhė tė tjera”. Kjo tregon se njė pėrhapje e tillė e bukur universale e krijimit, ėshtė mė se e nevojshme dhe merr trajta ”sensitive-iniciale” nė botėn shpirtėrore tė njerėzve, tė cilėt ndezin mendjet, duke u kthyer nė realizatorė, nėpėrmjet shumė formave dhe trajtave aktive dobiprurėse...Pra shumėdijegjuhėsia ėshtė njė nga detyrat e sotme, e cila realizon shkėmbim universal vlerash...
Qėndrimi i tillė me ”thithėsit” e produktivitetit krijues tė saj qartėsohet nė thėnien e saktė: “Unė e kuptoj se ēdo tė thotė tė jesh njė lexues. Si njė lexuese, unė kam njė rreze veprimi vėmendjeje tė shkurtėr. Unė e di se, tė gjithė lexuesit nė botė, preferojnė tė lexojnė njė poezi tė shkurtėr, sesa njė tė gjatė. Gjithashtu shkruaj nė lidhje me ide dhe ndjenja. Njė poemė ėshtė mė e efektshme, kur ajo shkon drejt e nė thelb. Pėrsėritja ėshtė e mėrzitshme. Pėr tė njėjtėn arsye preferoj tė botoj njė poezi nė njė kohė tė caktuar, sikundėr nė antologji, revistė apo internet. Ėshtė mirė tė kesh shansin pėr tė lexuar njė poezi tė shkurtėr dhe tė ndash ndjenjat e poetit. Kėrkohet mė shumė kohė pėr tė lexuar njė libėr”. Kėtu pra zbulohet dhe preferenca e saj.

3. Ku shprehet universialiteti i veprės sė Teresinka Pereirės?
”Unė kam botuar 40 libra, 800 esse dhe rreth 3000 poezi nė shtypin ndėrkombėtar. Pėrveē librave kam botuar njė libėr nė Indi: ”A Cow On The Sad Plains” ( Njė lopė nė fushėn me lule tė trishtuar ( poezi ), Orissa, Indi, Koha e botimeve tė poezisė, viti 1988. Tė preferuarat e mia janė: Russia: ”Winter’s Poetry” Rusi (Poezia e Dimrit, poezi ); Boulder, CO, Shtypi i Poezisė Ndėrkombėtare, viti 1985; ”L’Horloge”/El Reloj ( Ora ), pėrkthyer nė frėngjisht nga Jean Paul Mestas, Paris, Botimet Jalons, viti 1993; MAKAPI. Poezia e pėrkthyer nė greqisht nga Denis Koulentianos, IWA, viti 1997; ”Ratschläge fur Festtage” (Kėshillė pėr festimet) pėrkthyer nė gjermanisht nga Jaime Salas, IWA, viti 2000; ”Poémes Récents” L. Hunn Editeur, Koleksion Poétes, Amis, Bern Sėitzerland, viti 2000; ”From Night to Night”, (Nga nata nė natė) pėrkthyer nė japonisht nga Takeoka Norio, IWA, viti 2000, e tjerė, duke arritur nė kėtė pikė tashmė tė ”zjarrtė”: ” Ėngjėjt ndaj urrejtjes...“(Teresinka Pereira flet ”shqip”), nė sajė tė lėvizjes pegasiane pėr tė njohur poetėt dhe shkrimtarėt e mėdhenj bashkėkohorė.

4. Ēfarė e karakterizon tiparėsisht krijimtarinė pereirane?
Sinqeriteti i padiskutueshėm, i cili ka qėllim tė efektojė dhe tė mbushėmendėsojė pėr atė qė shpreh dhe paraqet..., duke treguar anėt e forta dhe tė dobta ...Teresinka ėshtė e drejtpėrdrejtė. Le t’i referohemi njė zbėrthimi analitik tė bėrė prej meje nė planin analitik tė njė krijimi tė saj :
Pickimi i shėrbėtorit nga njė fluturues blu
Nė materialin “Frei Beto, njė autor superstar brazilian nė Venezuelė” autorja, Teresinka Pereira, ka pėrdorur me natyralitet dhe faqas mendimet e saj analitiko - kritike pėr disa akte madhore, tė cilat kanė tė bėjnė me pastėrtinė njerėzore tė liderve tė tillė, nė aspekte kėrkuese, kur ata janė tė impenjuar gjatė jetės sė tyre - pėrvojė, duke u udhėhequr e ndikuar totalisht nga kahje pozitiviteti dhe ngarkesa rėndese pėr qėndresė nė frone pushtetore me liri e pėr lirinė e tė tjerėve. Shpreh analitikėn e saj, nė rastin, kur ka divorc ose kontraditė “flakadan” me idetė shprehėse, tė cilat duhet tė realizohen, por hasin pengesė realizuese. Teresinka Pereira, me aftėsinė e saj zbuluese, ka kapur e pėrsiatur dinamikisht njė protagonist tė refleksionit, tė prodhimit tė kėtyre ideve, Frei Breton, (pėrkufizimi i saj ėshtė i natyrshėm, pa metaforizim apo hiperbolizim), natyrisht i famėsuar nė krijimin e veprave tė tij dhe tė ideve progresive. Lėnia e pushtetit, postit tė fituar apo tė ofruar nė mėnyrė “freibreto”, ėshtė njė shėmbėlltyrė nxitėse me fytyrė natyrore e shpirtėrore, tė cilin e realizojnė vetėm tė menēurit, kur shikojnė qė, megjithė pėrēapjet klasike, dinamike, tė moderuara, nuk ka depertim tė idesisė liberale dhe gjithēka ėshtė njėsoj. Kjo sjell dhe tėrheqėsinė, pasi mosrealizimi i idesė ka dhe humbjen e rolit… Kjo buresė gjallėruese e idesė ėshtė e lidhur edhe me ndikimin teologjik dhe tė aftėsisė sė ndikesės nė strukturėn trunore tė njeriut tė lirė dhe operues. Njė nga problemet mė pikante, nė kėtė material pėrgatitor, ėshtė sesa madhor ėshtė shpjegimi i dhėnies sė fuqisė personave tė angazhuar dhe kuptimėsia, sesi e pėrdorojnė kėtė pushtet kėta persona, tė cilėt e pėrdorin fuqinė dinamikisht pėr tė zbuluar ndėrgjegjen e tyre shpirtėrisht; ėshtė zbulesa mė ballore dhe frontale. Kjo ėshtė zbulesa e tė aftit, aftėsisė pėr ta mbajtur e shtrėnguar fuqinė e pėr ta pėrdorur pushtetin nė favore. Kjo qė zbulohet nė kėtė material ėshtė karakteristikė, e cila shfaqet dinamikisht te njerėzit qė, po u dhe njė herė pushtetin tė posedojnė forcė, nuk mund t’i shkėputėsh nga forca, paēka nga e tentuara e lodhshme. Kėtu kemi tė bėjmė me protagonistimin e intrigės sė dėmshme, e cila i tjetėrson ata, tė cilėve u ke dhėnė fuqinė, forcėn pėr tė drejtuar. Kjo ėshtė karakteristikė tipizuese edhe nė Ballkan, por edhe nė Shqipėri( e bėrė vetėm nė ndonjė rast sporadik nė formatim demokratik, tėrheqje ). Shembėlltyra Frei Beto e dhėnies sė dorėheqjes, ėshtė njė akt, sa shembullor, aq dhe i vėmendshėm pėr t’u ndalur e pėr t’ju referuar. Militantizmi ka aftėsinė tė lėshojė njolla nė veprimtarinė pėrmbushėse. Veprimi i tėrheqjes nga qeverisja ėshtė reflektim dhe siguri mendore vepruese, leksionuese pėr kategorinė e njerėzve, tė cilėve u ke dhėnė forcėn, qė duhet ta kryejnė kėtė akt madhor, por intrigimi nuk i lejon kurrsesi, ndaj kjo, nė kėtė rast flagrant, kėrkon dinamikėn e mendimit shoqėror heqės. Mendimet e Frei Betos pėr solidaritet dhe demokratizim janė efikase, por vetė solidariteti dhe demokratizimi janė njė proces i vėshtirėsueshėm, njė laborator mendimor, profesional dhe shkencor, i cili kėrkon kohė dhe interpretues.
Tė kėqijat mbretėruese apo ganxhuese janė plagėzuar natyrshėm, si rrjedhojė e mos qėndresės dhe kultivimit tė mendimit progresiv. Tė bie nė sy theksimi i nevojės kėndvėshtruese, e cila ėshtė natyrisht mėsim, pėr ēdo problem tė kontraktuar; pėrdorimin e kontradiktės nė njė politikė sociale tejet tė avancuar dhe politikės tė re liberale pėr tė realizuar ngopjen dhe ecurinė e organizmave prodhuese. Njerėzit e kėtij karakteri - Frei, kėrkojnė tė ketė pėrmirėsime tė jetesės dhe kjo arrihet nėpėrmjet reformave tė organizuara mirė dhe tė menduara tė pėrfitojė pjesa mė dėrmuese e shoqėrisė e sidomos ajo e varfėr…, Ky ėshtė njė ngacmim jashtėzakonisht i mprehtė, pasi tė pasurit gjithmonė sakrifikojnė drastikisht tė varfėrit, duke realizuar edhe nė sistemin demokratik njė “ganxhim” e prangėzim pa e metaforizuar tė njėklasimit pėrcaktues dhe mbretėrues, i cili, shpesh, vishet me kallaj, duke treguar prioritetet e sistemit. Esenca e nevojės sė kthimit tė mendimeve pas nė pėrvojė dhe depertimi nė zemrėn e fuqisė, sipas pėrkufizimit tė Frei Betos ėshtė njė natyralitet i tė gjithėve atyre, qė kėrkojnė progresin social, shoqėror dhe ecurinė. Trajtesa origjinale dhe kapja e synimit mbisundues, flet pėr njė substrat tė sitisur tė autores dhe kapje tė rėndėsisė nė katėr kahjet e horizontit.

5. Nė tė gjitha mbresat udhėtuese Teresinka lot role tė rrėfyesit, tė kronikimit, tė ciceronit tė objekteve madhėshtore tė aktitekturės tė mendjes njerėzore, nė ēdo vend qė viziton, gjithashtu ajo i jep rėndėsi tė veēantė ngjarjes, ndodhisė, takimit plot ngjyrime, hapėsirės sė shtrirjes, etikės dhe aftėsisė pėr t’u ngritur dhe pėr tė pėrforcuar prirjet e personalitetit tė fushės, qė i pėrket… Njė rėndėsi tė veēantė i jep edhe zbulimit tė kontrastit, prirjeve tė njė njė miqėsie modelare si dhe tė aftėsisė pėr tė zbuluar me intuitė gjithēka qė i vėren syri…Dhe mbi kėtė, ajo deduksionon logjikisht. Teresinka Pereira ėshtė njė kryepėrfaqėsuese e botės sė feminilitetit botėror.

6. Duke lexuar kėtė vepėr, nėpėrmjet narracionit tė Teresinkės edhe lexuesi i thjeshtė ndjen se ėshtė shoqėrues nė kėtė rrugėnajė tė bukur plot mbresa dhe analitika, plot impresione dhe tė vėrteta tė bukura dhe tė hidhura.
Ėshtė mėse e nevojshme tė ndalemi shkurtimisht te simbolika e kėsaj vepre…
Sikundėrse thamė nė citimet vetjake, Teresinka krijimin e saj kėrkon ta japė me ngjyrat e dėshiruara prej saj ; tė jetė i kuptueshėm dhe ndėrveprues…, por, nė kėtė krijim, ndesh dhe me simbolikė impresionuese: Unė do tė iki shpejt, pa pranga, duke marrė nė trupin tim njė shenjė; kėrceva jashtė nga lėkura ime ngjyrė trėndafili; Energjia e ndarė, bėn qė fajkojtė tė bien kokėposhtė, nė rrugėn e fatit; vetėvrasėsi i pėrmalluar; tė krijojmė njė fortesė tė zjarrtė nga fjalė tė padobishme; Po balta jonė s’mund ta ketė ngjyrėn e yllit; Ne kurrė s‘do tė pėrfundojmė sė ilustruari statuja; Flakėt, zjarri dhe qyteti kėrpudhė i tymosur; Unė pėrpij pafundėsinė, me njė zili mbinjerėzore, pėr ekzistencėn e saj tė qėndrueshme; njė simbol kohor i dashurisė, duke prekur qiellin me krahėt e tij tė hapura; Engjėjt i kanė rezistuar gjithmonė urrejtjes; krahėt e engjėjve, nė stacionin e kohės; Unė jam njė dallėndyshe me krahė tė thyera;Ky shi ka shikime tė thella; Mjaft duke folur me vdekjen nė buzėt e tua.
Kėto shėmbuj tregojnė aftėsinė e shkrimtares, poetes, pėr tė figuruar letrarisht, por edhe nė kontekstin psikologjik. Shpeshherė krijimet e saj poetike fokusojnė qėndrimin psikologjiko-moral.

Pėrfundesė:
Libri disaplanėsh “ Ėngjėjt ndaj urrejtjes“ ėshtė njė prurje e guximshme, dhe e suksesshme, i cili do tė lozė rol nė njohjen e shkrimtares dhe poetes, Teresinka Pereira dhe me ndėrvarėsitė e saj, nė njohjen e letėrsisė sė sotme bashkėkohore; nė marrjen e dijenive pėr funksionimin e organizmave tė fuqishme letrare, nė kohėn e sotme... Realizimi i njė pėrkthimi niveli, sipas standarteve tė gjuhės sė sotme shqipe, nga poetja dhe pėrkthyesja Majlinda Shabani (Aleksandra) ėshtė njė sukses, jo vetėm vetjak i saj, por edhe i LNPSHA“Pegasi“ Albania, e cila ka bėrė tė mundur tė njihen krijuesit e bashkėkohėsisė...
Gjirokastėr, Albania, tetor 2013
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Rencense"Kur hapen portat e trėndafilta"perTeresinka Pereira
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: