Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "Buzėqeshje e trishtė..." ngaZejnepe Alili- Rexhepi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11441
Age : 57
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: "Buzėqeshje e trishtė..." ngaZejnepe Alili- Rexhepi   Fri Nov 22, 2013 6:45 pm

Zejnepe Alili - REXHEPI

“Buzėqeshje e trishtė” nė portretin e njė artisti
(Vėshtrim mbi vėllimin poetik “Buzėqeshje e trishtė” – Hasan Qyqalla

Pėrvijime tė pėrgjithshme mbi veprėn
Tė njohėsh artin poetik, do tė thotė tė dish tė pėrzgjedhėsh fjalėn, tė ndėrfutesh nė thelbin e atyre vargjeve qė vijnė si drithėrimė e kohės, e mė pas e pėrēojnė porosinė e tyre pėrmes botimit, qė nė tė vėrtetė nuk nėnkupton vetėm njė lajm tė zakonshėm, por akoma mė thellė, njė vetėshpalim poetik.
I tillė, para lexuesit, vjen libri “Buzėqeshje e trishtė”, e poetit Hasan Qyqalla, njė libėr plot vlera ideo-artistike, tė pleksura si shtrirje tematike midis dy linjash gjeografike: si poezi e mėrgatės, qė e artikulon ndjenjėn e mėrgimtarit dhe tė vetė poetit me kėtė rast, si dhe linja e atdheut - Kosovės, tė cilėn poeti dukshėm, me njė ndjenjė krenarie e ka burim frymėzimi. Falė estetikės dhe figurshmėrisė sė pasur tė vargut, qė t’i ngacmon mendimet, analiza dhe interpretimi i vlerave krijuese nė tė, nuk tė imponohet si domosdoshmėri, por si kėnaqėsi.
Duke gjetur njė laryshi tematike nė vepėr, tė duket sikur ke tė bėsh me njė antologji tė pakundėrshtueshme mesazhesh didaktike. Aty, reflektohet njė botė e begatshme, si portretizim i shumė ngjarjesh, mbėshtetur nė linjėn e trikohėsisė: e kaluara, e sotmja, e ardhmja.
Nė kėtė linjė, jepen imazhe pėr pikėtakimet e brezave, qė sajohen natyrshėm nga vargu nė varg, ndonėse pėrmes njė klithme filozofike, poeti shpreh diferencėn, papajtueshmėrinė…, ndarjen e botėve! Pra, risjell nė kujtesė tė brezave njė tė vėrtetė historike mbi fatin e mėrgimtarit nėpėr udhėkryqet e botės, fatin e atdheut kornizuar si nė pandehmat e stinėve plot furtunė…, shprehur kėto pėrmes poezisė refleksive dhe frymės filozofike. Nė kėto fletėrrudhosje kujtimesh, pėrvijohen ecejaket e mėrgimtarit dhe gjakimi i poetit pėr tė gjetur harmoninė e jetės. Kėshtu, sytė e poetit, tė duket sikur shpėrndajnė magjinė e pėrthyerjes sė reflekseve plot dromca malli e dashurie, pėr njė vend, njė atdhe…, tė paharruar ndėr vite.
Edhe ndryshimet socio-politike dhe ato kulturore, si bartėse tematike tė vėllimit, relativizohen, kur kemi parasysh aftėsinė sintetizuese tė artit, veēmas artit poetik. Andaj, nė poezinė “Muzeu i heshtjes” (83), poeti shkruan: “…dhe jeta ecėn, gjarpėron si lum / burimin i gjen e rrjedhėn askund!”, qė dukshėm tė lė pėrshtypjen se poezia nuk ėshtė e destinuar pėr institucionet memece tė botės sociale, por mesazhi i saj duhet tė jetė i fuqishėm, jehonėbėrės, e madje ky mesazh tė vijė si njė paradigmė e problemeve sociale, sepse i tillė trajtohet misioni i vėrtetė i poezisė.
Kjo pėrkapje tematike, si dhe trajtimi i tyre, qasja ideore, niveli artistik…, mundėsojnė qė ky libėr tė jetė ngjizur nga bota e perceptuar e njė krijuesi tė Mėrgatės, me reflekse tė tėra ngjarjesh. Frymėzimi dhe ndjesia, qė pikaset brenda fletėve, gjegjėsisht vargjeve, nuk ėshtė njė pėrshkrim i rėndomtė, i kudogjendur, por ai pėrjetohet dhe shėnohet nė kujtesė. Madje, sipas Hans Robert Jauss-it, teoricien i letėrsisė, “lirika gjithmonė ka qenė Hirushja e Sociologjisė sė letėrsisė dhe ka mbetur e tillė…”. Edhe ky vėllim poetik ėshtė njė transmetues i mesazhit social.
E tėrė vepra, pėrshkohet nga njė bosht i mirėfilltė poetik, me ide e porosi tė qarta. “Buzėqeshja e trishtė” synon vėmendjen dhe syrin vėzhgues tė kritikės, sepse nė tė, nuk pėrēohet vetėm njė buzėqeshje “e trishtė”, por mė shumė se kaq…, vetė sfidat e mėrgimtarit larg atdheut, shpirti i tė cilit i pėrngjet njė pelegrini, qė nuk resht sė ėndėrruari pėr atdheun.

Pėrsiatje mbi vargjet
Nėse “Buzėqeshje e trishtė”, studiohet sipas njė kriteri pėrcaktues tematik, atėherė nė tė ndeshim njė gamė tė tėrė shtrirjesh tematike, si: poezinė e vendlindjes nė njė shtrirje tė gjerė; atė atdhetare, si njė linjė e pandashme me tė parėn; poezinė refleksive e atė erotike, tė pleksura mjeshtėrisht e tė vargėzuara si njė trup i ngjeshur; poezinė filozofike, e cila tė mundėson udhėtimin nėpėr kohė. Ky ėshtė edhe identiteti i zėrit poetik, do thoshte kritiku letrar A. Aliu, megjithėse nė kėtė shumėsi temash, hetohet qartazi tendenca e komparacionit pėrsa i pėrket poezisė lirike nė kohė, por kjo do tė shėrbente thjesht, mė shumė si nxitje e vlerave. Ky libėr, vjen si njė paralele midis lirikės dhe tharmit filozofik nė tė.

Relacioni poetik: Vendlindje - Atdhe
Rrjedha poetike e atdhetarizmit tė poetit, ėshtė njė emocion, nė relacion me ngjarjet historike, nė kohė tė trazuara…, qė tė ngrijnė buzėqeshjen. Antiteza tė shumta, shprehur pėrmes revoltės e heroizmit njėkohėsisht, formėsojnė simbolikėn e buzėqeshjes sė trishtė. Frymėzimi atdhetar, nga poeti, as qė kėrkon referenca e pikėpamje tė thukta teorike, por si ēdo poeti tjetėr, edhe H. Qyqallės i mjafton gurra e pashterur e krijuesit tė vėmendshėm, si dhe ndjenja e lartė kombėtare. Kjo pėrvojė jetėsore e poetit derdhet natyrshėm nė format e pėrvojės letrare, duke sendėrtuar njė raport tė qėndrueshėm ndaj parimeve estetike.
Frymėzimi atdhetar ėshtė i patjetėrsueshėm pėr ēdo poet, megjithėse shtrohet dilema: si konceptohet njė botė kaq e ndishme poetike qė poetin e vė pėrballė ndjenjės atdhetare?
Mos ndoshta, pse poeti ėshtė ai lumi i pandalur qė rrjedh nė kėrkim tė identitetit mbi shtratin e tij, drejt njė bote novatore, nė tė cilėn i prin etja qė pėrmes lirikės tė bashkojė brigjet e atdheut tė vet, njė mrekullie tė ėndėrruar me shekuj?!
Kam pėrshtypjen se kjo ėndėrr vjen mė bukur pėrmes poezisė “Epokė Dielli” (35), pėr tė cilėn do thosha se duhej tė hapte siparin e poezisė atdhetare, pasuar nga poezitė elegjiake: “Dozė pluhur Kosove” (37), “Art gjakimi” (Agim Ramadanit) (38), “Plėng” (Sali Ēelikut) (39)… Mandej, bashkėngjitur poezitė: “Eni” (Drenicės) (34), “Gėrshetat” (Shukrie Obėrtincės) (33), “Ēapkėnja” (36), si njė hymn kushtuar gocės sė rėnė pėr liri, e qė kėto tė fundit vijnė si tipizime femėrore poetike. Pėrgjithėsisht, dashuria pėr atdhenė nuk mbetet vetėm njė aureolė mistike pse poeti gjakon pėr njė epokė Dielli! E kjo, a s’ėshtė epoka e luftėtarėve tė Drenicės, Prekazit?!
Nė kėto shtigje tė vėshtira, kthim pas, pėr bijtė e Kosovės, nuk ka! Ata janė “flamurtarėt” qė me: …shekuj shkundėm blozėn marazit / ngritėm ēatinė nė themel tė Dardanisė (34). Vargje kėto, qė tė imponojnė idenė se, poeti nuk i pranon thyerjet, as goditjet e jetės..., e mosnėnshtrimi i heronjėve, tė pajisur me ideale fisnike, e pėrshkojnė veprėn si njė credo jetėsore e tyre. Poezia e kėtij motivi pėrkap mesazhet e fuqishme tė shkrimtarėve tė Rilindjes Kombėtare, si: Asdreni, pėr tė cilin atdheu i lirė ėshtė esenca e idesė sė Pavarėsisė; Nolin, koncepti pėr liri, i tė cilit s’ėshtė iluzor, megjithėse pėrjetoi kohėn, kur triumfalizmi i lirisė u kthye nė njė piramidė tė pėrmbysur, e mė pas Konica e Fishta, tė cilėt sfiduan kohėt e liga pėrmes shtigjeve tė atdhedashurisė, e veēmas Migjeni, Dielli alegorik i tė cilit e pėrshkoi atdhenė.
Zėri krijues, si njė shtytje e brendshme e Qyqallės, frymėzuar nga epoka e Rilindjes, ndihet fuqishėm nė vargun: “…Plagėn i fal tokės, e gjakun Flamurit…!, tė poezisė “Epokė Dielli (35), e po ky vokacion ėshtė edhe nė poezitė: “Atrozė” (qytetit djep i Alfabetit), Manastirit - qytet konak i mendjendriturve tė kombit e i kangjelave tė skllavėrimit mė pas…, poezi kėto, tė cilave do t’u kisha shtuar si pėrshtatshmėri tematike edhe ca poezi nga cikli “Aromė vatre”.
Lirizmi, tejet modern i poetit, gjithsesi pėrshkon edhe kapėrcyellin e njė kohe tė vėshtirė pėr fatin e atdheut. Pėr kėtė, shpeshherė vargjet pėrmbajnė dhembje, formėsuar me anatema tė theksuara: Ofshamė e thellė nėne, heu i preftė damlla, nė poezinė “Ofshamė pranvere” (13), Le ta marrė djalli, nė “Mbyllur dashuroj” (12), Le tė shterren krojet, le tė shuhet bota / qoftė dhe pėr njė ēast, heu, t’marrtė mortja! nė poezinė “Pėrsiatje” (14)... Anatemizmi i kėtyre vargjeve, tė duket se kulmon me poezinė “Mbyllur dashuroj”, teksa vargjet e fundit qė e pėrmbyllin strofėn e dytė, tingėllojnė kėsisoj: Pres njė shenjė kumti mes qiellit regrisur / Heshtje monotone… “le ta marrė djalli”! (12), qė vijnė si vargje bukur tė pėrkapshme me ca pėrdorime kompozitash: regrisur - natėvarri.
Si simbole e metafora tė pėrzgjedhura mjeshtėrisht dallohen ato qė pleksin vargjet e poezive: “Tė fala nga Mėmėdheu” dhe “Porta”, ku i veēantė pėr nga vlerat estetike dhe figuracioni i pėrdorur vjen distiku: S’shterron dot vargu, kėnga merr dhenė / vendlindja, oxhaku, i shenjti imi vend! (62) dhe Porta e kullės, prore rrin hapė / Pret e pėrcjell plagėt e shekujve pėr tė vazhduar nė distikun tjetėr, ...sot nė portė mė pret malli / Dhe mė ndanė plisi e loti...! (63).
Me mesazhe po tė fuqishme vijojnė edhe disa poezi tjera. Nė “Polilog poetėsh” (11), e tėrė poezia jep boshtin e kohėshtrirjes sė historisė sonė mė tė ndritur, ku palosur rrinė: “Formula e pagėzimit”, “Meshari”..., pėr tė pėrvijuar mė pas, madhėshtinė e veprės sė Rilindasve..., me njė pėrmbyllje tejet tė veēantė, pėrmes vargut tė fundit: Arti dizajn nė gjergjef poeti vdes i rilindur...!
Mendoj se, poezi ajzbergiane mbetet poezia “Nėnė” (Cool, kjo qenie e brishtė qė e ngjiz dashurinė nė botė... E poeti i kėndon me dhimbje e admirim, duke sajuar distikė tė rimuar qė tingėllojnė kėndshėm, ndonėse dhembja nė to ėshtė e papėrballueshme: Nėnė... sa herė ndahem nuk buzėqesh, / Dhe lisat shkulen... stuhi... rrebesh. Pasojnė vargjet qė e pėrmbyllin kėtė poezi: Nėnė... sa herė ik tė lė ul nė sofėr / Nė pjatė lė dhembjen, plagėn nė votėr. E njė binomi me kėtė, ėshtė edhe poezia “Ndjenjė refugjati” (52), e cila jorastėsisht nė dy strofat e fundit ka distikė: Plaga rri peng statujė mėrgimi me (pa) fat / Buzėqeshje e trishtė pėrsiatje refugjat dhe vazhdon: Ndjenjė refugjati vargjet statujė lėnė / Gacė prush djegė djegia fatzėnė. Pikėrisht nė kėto vargje, edhe poeti, siē duket, gjeti idenė pėr tė titulluar librin “Buzėqeshje e trishtė!
Poezia e vendlindjes dhe ajo atdhetare vijnė si gjakimi pėr liri, veēmas nė ato treva, ku krijuesit ende e shohin ėndėrr lirinė. Nė ėndrrėn e tyre, metaforike, gjithmonė s’ka kamuflim, pėrmbysje tezash, as koncepte tė konvertuara dhe ky ėshtė model i tė gjitha kohėrave, pikėnisje e tė gjithė krijuesve, qė pėr atdheun pėrherė tė shkruhet me koherencėn e mendimeve tė kristalizura. Meqė, sot e ndėr mote, poetėt mbeten Emblema e kombit

Relacioni poetik: erotiko - refleksiv
Shikuar nė kėtė relacion, vėllimi “Buzėqeshje e trishtė” vjen me njė pleksje tė gjetur ideore e begati figurash stilistike, si njė parafrazim lirik, qė synon tė pushtojė fronin e poetikės shqiptare, gjė qė s’ėshtė e lehtė, por tė afrosh vargun kah thellėsia e mendimit, kjo ėshtė thelbėsorja.
Invencioni i erotizmit poetik, vjen si njė spikatje shijesh e pėrjetimesh. Janė poezi drithėrimash pėr njė dashuri tė zjarrtė, nė fillet e saj, ndonėse tė trazuar a tė humbur mė pas. Shtegėtimet mė tė bukura poetike, nė kėtė libėr, poeti i realizon, pikėrisht me poezinė refleksive-erotike. Domosdoshmėria e kėsaj ndjesie vihet nė spikamė qysh kur poeti francez, Sh. Bodler-i do ta botonte “Spleen”, qė poetika botėrore tė njihte njė tjetėr diskurs.
Vėllimi “Buzėqeshje e trishtė”, tani mė, bėhet zėri poetik i njė vetmitari tė braktisur…., mbi shpirtin e tė cilit derdhen shira qė i hapin shteg vajit: rigė shiu qullos tė dehurit shtegut t’vajit, shkruan nė “Buzėmbrėmje” (82), e mė pas, si nė njė refren kėnge vazhdon: Kah treti buzėqeshja si valė deti / nuk mė kujtohet se t’humba sot / shekull i rėndė u bė dhe ēasti / apo heshtur drithėrinė pėr mot. Po, nėn tinguj e kitarės a violinės, e herė-herė i shoqėruar edhe nga kėnga e zogut..., poeti pas njė ēekuilibrimi ndjenjash, vėshtirė arrin tė rikthejė ėndrrėn e bukur, kur nė poezinė “Pikturė vargu” (84), shkruan: ...dhe ėndrrat pres kot ori skofiare / nė vargje pikturoj... dashurinė! Njė poezi, e zėrit unikal tė H. Qyqallės, do e cilėsoja poezinė “Vetmitar” (9), nė tė cilėn aq pėrmbledhės e domethėnės sajohet vargu: “Lapsi shkund vargje oqean zu loti”, qė rrezonon vetėm mall, trishtim, dhembje..., qė skalit pena e poetit.
Lirizmi poetik, nė disa vargje troket vrullshėm dhe, si pėr nga pikėpamja strukturale, ashtu edhe nga metrika e figurshmėria e vargut, sjell njė vepėr tė konsoliduar. E bukura e kėsaj, qėndron nė shkathtėsinė poetike qė pėrmes krahasimesh mitike tė figurave e personazheve nga bota e hershme e artit, tė krijojė diē novatore e tė bukur, si nė poezinė bartėse tė ciklit “Vetmisė”, titulluar “Strukem nė qepallė syri” (7), e cila pothuajse e bart tėrė peshėn e mallit qė poeti ka absorbuar ndėr vite. Vargėzimet tematike me figura mitologjike apo ato tė antikitetit: I bėra tradhėti Hėnės / Dhe yjet hodha mėnjanė / tė tė prek dellin e zemrės / Tė pi lotin natėn vonė!... E loti pikon esėll / jehonė gandoi nė zemėr /…Loti Ofelisė nga poezia “Loti Ofelisė” (85), janė kompozime krahasimesh tė veēanta, tė cilat i sjellin personazhet e dikurshme nė kohėn tonė, mė saktėsisht, nė kohėn e krijuesit.
Kėshtu, heroina e poetit apo vasha e ėndrrave tė tij, ėshtė e tipizuar dhe konkrete, megjithėse ajo shfaqet nė mė shumė imazhe: si vajzė idilash qė e gjejmė tek poetėt romantikė, qė plot naze e andrralla e imagjinon jetėn; njė vajzė tė bukur e fjalėpakė, qė tė josh vetėm me shikim e buzėqeshje…, ku tė duket se janė frymėzime tė vargut popullor: dhe vasha e sotme, bashkėkohore nė ēdo pikėpamje tė konceptimit tė jetės, qė e kalon traditėn dhe vazhdon tutje pa droje, poashtu shpėrndanė aromė dashurie, madje mė shumė se heroinat e tjera, sepse ajo e posedon magjinė e fjalės, veprimit dhe shfaqjes sė saj para botės. Pozicionimi kėsisoj i qenies femėrore, duke e ndjerė atė, jo vetėm si domosdoshmėri jetėsore, por edhe njė mike e bashkėudhėtare tė denjė, edhe H. Qyqallėn, e pozicionon tek krijuesit me vlera e invencion poetik tė admirueshėm.
Refleksioni i vargjeve tė H. Qyqallės, megjithėse nganjėherė, nė ca poezi, vjen i shkruar nė formė elegjiake, qoftė njė madrigal, epigram, a poezi meditative…, sėrish mbetet i kėndshėm dhe i ndjerė si varg. Poezia “Imagjinatė poetike” (76), sikur pėrmban mozaiqe tė kėtij refleksioni, megjithėse mė duhet tė shkėpus pėr lexuesin vetėm strofėn e fundit: Kur dashuron poeti vrullshėm / Vargjet sfidojnė tallaze, pėr jetėn / Qirinj ndez, e lutje pėrkulshėm, / Digjem pa mė dėftuar fare tė vėrtetėn! Pra, edhe kur vargu vjen i brishtė e i ashpėr, edhe kur ėshtė nazar e rebel…, edhe kur mėkaton e bekon…, tė ofron njė universalitet konceptesh, figurash e idesh. Poezia mbyllet me kėtė varg: Tė desha, tė dua! Jetėsim dhe pikė!
Ky sintetizim artistik e pėrvijon tėrė vėllimin poetik “Buzėqeshje e trishtė”. Ndjeshmėria dhe gjetjet metaforike, stilistika e pėrdorur mjeshtėrisht…, janė njė botė e tėrė e shprehur pėrmes mesazhesh tė qarta pėr poetikėn e sotme. Pėr t’u theksuar ėshtė edhe pasuria gjuhėsore, e cila tė krijon njė imazh tė ri pėr poezinė, teksa nuancat narrative, tė rivendosura si gėrshetime tingujsh e ngjyrash, tė sjellin para sysh formėn e lirikės moderne.
Mendimi poetik nė “Buzėqeshje e trishtė”, zė njė shtrirje komode, pėrmes tė shprehurit e rrjedhės logjike tė ligjėrimit dhe njė begatie figuracioni letrar qė e kompleton tharmin poetik. Poezia pėrbėn fluskat e vetėdijes, ku jo qė zbehen faktet, por realiteti i copėzuar tė fut nė labirintin e njė ndjenje pezull, derisa merr formėn e mesazhit etik pėr tė gjetur shtegtim deri tek lexuesi, pra t’i referohet receptimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"Buzėqeshje e trishtė..." ngaZejnepe Alili- Rexhepi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: