Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kaēaku Sali Shabani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Dreni Drenova
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 58
Age : 48
Vendi : Pejė
Registration date : 14/12/2012

MesazhTitulli: Kaēaku Sali Shabani   Mon Jan 27, 2014 4:57 pm

http://diplomacia.dk/lajme/lajme/2292/sali-shabani-ka-jetuar-me-jeten-e-ka-akut-deri-ne-vdekje.html

Tė nderuar lexues tė Portalit"Bashkimi Kombėtar",sot pata rastin tė lexoj njė shkrim shumė interesant mbi jetėn dhe heroizmin kombėtar tė kaēakut mė nė zė tė Lėvizjes Kaēake Sali Shabani,tė autorit:Avdi Ibrahimi,botuar nė Portalin Kombėtar"Diplomacia DK",tė nderuar lexues ju ftoj qė edhe ju tė hedhni dritė nėse kini diēka pėr tė terguar pėr veprimtarin patriotike dhe heroike tė kaēakut Sali Shabani.

Sali Shabani ka jetuar me jetėn e kaēakut deri nė vdekje!

Mė 13 Mars 1913 fshati malor Kabash pėrjetoi natėn mė tė tmerrshme nė historinė ekzistuese tė tij. Pse ndodhi ky krim i rėndė njerėzor,njė ngjarje e llahtarshme e pėrjetuar nga populli shqiptar nė historin e tij,pse serbėt e bėnė kėtė kasaphane nė Kabash? Ēka i shtyri kasapėt serb qė nė Kishė tė fshatit Kabash ta bėjnė masakrėn?!
Ushtria serbe e divizionit tė Shumadisė i kishte krijuar kushtet pėr kėtė akt antinjerzor e antishqiptar,kurse masakrėn e kryen shkijet lokal si:Vuksan Jovanoviēi,vėllezėrit Angjellko e Mksim Ristiqi,Spirr Kola,Jova i Lubizhdės,Matush Gapiqi,Mark Gavazi i Novakės,vojvoda i Vėrbiqanit ,por kryeekzekutor ishin Kapetan Spirrė dhe File Delloci.Masakrimin e Kabashėve e ndihmuan Gapiqėt e Puhiqėt e Prizrenit,kryemurgu Serafim e daskall Petri.

Kjo ngjarje makabre,kish ndodhur diku pas gjysmės sė muajit mars 1913 nė luftėn ballkanike. Pse kjo masakėr ka ndodhur pikėrisht nė Kishė nga gjakpirėsit serbosllav?!Vend ky ku njerėzit i drejtojnė lutje Zotit tė madhėrishėm.Kjo tė ēon nė logjikėn se Kisha ortodokse serbe,ėshtė frymėzuesja e tė gjitha gjakpirėsive,qė i janė bėrė iliro-shqiptarėve nėpėr shekuj.

Kjo masakėr krijoi indinjatė tė thellė nė mbarė hapsirat shqiptare,por nga Kabashi ishin disa familje tė shpėrngulura qė jetonin nė fshatin Mushtisht tė Suharekės, kėto familje kabashase ishin gjak i afėrt me Sali Shabanin-Kabashin e tė gjithė tė masakruarit nė Kabash ishin tė njė fisi e tė njė vėlazėrie me familjen Abazi,Ibrahimi dhe Mustafa tė Mushtishtit.
Kėshtu, filloi organizimi nga fisi kabash nė Kabash e Mushtisht dhe bashkėfashatrėve tė kėtij fshati,pėr hakmarrje ndaj Spirros dhe Filės sė Dellocit,ku fshati Delloc ėshtė mbi fshatin Mushtisht si fqinj tė afėrt.Nė vjeshtė tė vitit 1919 kaēaku i maleve Sali Shabani krijon lidhjen organizative nė fshatin Mushtisht pėr ekzekutimin e Spirr Dobrosavleviēit dhe Filės sė Sahisė,anipse familja e Bacės Sali nuk pat pėsuar asfarė dėmi nė vitet 1913 dhe 1919.Kaēaku i maleve Sali Shabani nė Mushtisht lidhjet i ka vu me Jemin Nuredin Abazin-Kabashi,Gjel Esat Malėn,Jetė Sali Ibrahimin-Kabashi,Islam Sherifin Mustafėn-Kabashi,Nezir Behlulin dhe Bilall Osmanin me tė villain Rrustemin ku ky i fundit vritėt mė vonė nga gjandarėt serb,i tėrė organizimi i vrasjės sė kriminelėve serbė Spirr e File Dellocin bėhet nė odėn e Bacės Jemin me qė ky ishte njė nga mė tė pasurit nė fshatin Mushtish.
Mbas shumė diskutimesh vendoset qė njė ditė dhjetori tė vitit 1919 Sali Shabani merr pėrsipėr qė ta bėjė ekzekutimin e kėtyre dy gjakpirėsve serb,ajo ditė u caktua tė jetė njė nga ditet e Merkure sepse kėtė ditė bėhej pazari nė Prizren. Por, pėr ditėn e vrasjės dhe mėnyrėn prej fshatit Kabash mė kishte treguar Bacė Bakiu i biri i Bacės Jemin,se nuk kishte ditur askush,pėr kėtė kemi dėshmi edhe nė librin e prof.dr.Liman Rushitit:” KUJTIME PĖR LĖVIZJEN KAĒAKE”.

Me tė marrė veshė Gjelė Esati e vė nė dijeni Sali Shabanin se e ke tė lehtė me e njohur Spirrėn se para tri ditėsh ma ka marrė kalin gjog dhe qyrkun tem fare tė ri qė vetėm dy ditė e kam veshur e me atė qyrk kam qenė edhe kur jam takuar me ju nė shtėpin e Jeminit. Kėshtu, dy djem tė ri Salihut i tregojnė se cili ėshtė Spira. Saliu, kėput maleve tė fshatit Mushtisht dhe tė pėrroi nė Grykė tė Baqevcit aty afėr fshatit Grejkoc i zė pritė Spirrės ku ai ishte duke u kthyer nga pazari i Prizrenit,sėbashku me pandurin(kuririn) e komunės sė Dellocit ku fshatarėt thonė se kishte qenė trim dhe pėr kėtė kryetari i komunės sė Dellocit Spirr Dobrosavleviqi apo Spirr Kapetani si njihej nė popull e mbante me vete. Mė t“u afruar afėr pritės sė Saliut, Spirroja fillon t“i lavdėrohet Filės se si para 6 viteve te dy se bashku i kemi pre me sakicė nėntėdhjetė burra tė Kabashit,pėr kėtė krajli serb Pashiq m“i ka dėrguar gradat e kapetanit nga Beogradi.

Pas ēdo krimi tė organizuar mbi shfarosjen e popullit shqiptar,ekzekutorėt e kėtyre masakrave gradoheshin nga udhėheqėsit e tyre nė Beograd.Bacė Saliu kish dėgjuar sa here nga bashkėfshatarėt e tij pėr kėtė masakėr ku Spirr kapetani kish pėrvjelur mangėt e kėmishės dhe kish veshur kanac tė grave,kur i kishte prerė me sakic burrat e Kabashit.

Ja si e ka kėnduar rapsodi popullor masakren nė kabash:

Po vjen Spirra nė kali tė bardhė,
Bashkė me Filėn,si bajraktarė!
Po vjen Spirra tuj u livdue,
Pėr shqiptar sa i ka shkurtue,
Krali s,ka kapetan si mue,
Gradat flake,mi ka ēue!
Flake mu gradat qi m,kanė ardhė,
Se i kam pre nėntėdhjetė shqiptarė!
Po kallxojke me goj tė vetė,
I kam pre Kabashin nėntėdhjetė,
Kah jan kanė shqiptar tė vėrtetė!

Nė kėto momente Saliu i thėrret tė ndalen,nga i cili rast mėnjėherė e vret Spirrėn,ndėrsa Fila kėrcen nga kali dhe zenė pusi me njė hendek,i cili fillon me pushkė tė shtinė kundėr Bacės Sali,e siē mė kishte treguar bacė Bakiu sikur mos tė pėrdorte Saliu njė mjeshtri thuaja se ai kishte qenė gati tuj e vra,se kishte qenė ai gjakpirėsi shejtar i mire,por Saliu e merr njė shkop dhe mbi tė e vė plisin e bardhė dhe e largon paksa nga vetja dhe kėshtu arrin me mashtrue Filėn,duke menduar ky i fundit se aty ku ėshtė plisi i bardhė aty ėshtė edhe Saliu,pasi e godit me plumb plisin ai Filua e ngrit kokėn nga hendeku pėr tė pare se a e vrau Saliun,ky i fundit e shfrytėzon mire kėtė rast dhe e vretė gjakpirėsin serb.Nga ky rast menjėherė ngjitet maleve tė Greikocit dhe me tu largue mbi fshat shtien tri here me pushkė dhe mė zė tė lartė thėrret burrat e fshatit duke u thėnė,mos merrni askė nė qafė i thoni hyqymetit tė krajlit se Sali Shabani e ka vra Spirrėn dhe Filėn dhe kėshtu jam hakmarrė pėr kusherinjtė e Kabashit.Nga ky moment kaēaku Sali Shabani ka jetuar sa nė Shqipėri e Kosovė dhe me grupin e vtė ka operuar deri tė fshati Kabash i Vitisė ku ka patur disa kaēak me gjak tė afėrt fisnor tė cilėt kanė bashkėvepruar nė rrugėn e lirisė kombėtare.

Serbėt e fshatit Mushtisht,Delloc dhe Dvoran po atė natė janė hakmarrė ndaj shqiptarėve nė Mushtisht pėr vrasjen e Spirrės,me kėtė rast ėshtė vrarė Rrustem Osmani,pas dy-tre ditėsh nė Prizren ja marrin familjen e Salihut dhe e internojnė nė Serbi,babai dhe mixha i tij vdesin nė burgun e Nishit,poashtu nė vitin 1951 vdes nė burgun famėkeq tė Nishit edhe vėllai i Saliut Hyseni,ndėrsa mė vonė gruan e vet dhe vėllaun Aliun arrin ta merrė me vete nė Shqipėri.

Nė vitin 1920 Saliu me grupin e vet del nga Shqiperia nė Kosovė pas disa luftimeve me gjandar arrin ne Gjilan ku hyn ne marrėvshje me grupet kaēake te Karadakut,njėkohėsisht takohet edhe me disa kaēak nga Kabashi i Vitisė.

Nė pranverė tė vitit 1921 Saliu pėrsėri del nė Kosovė duke operuar me Lėvizjen Kaēake nė Podgur,nė rrethin e Istogut,,nė rrethin e Suharekės,deri nė Drenicė ku vė kontakt me komandantin e Lėvizjės Kaēake Azem Bejtėn.

Nė vitin 1922-123 Sali me bashkėluftėtar tė tij zhvillon njė luftė nė fshatin Granēar tė Prizrenit me tė cilin rastė kanė qenė nė shtėpin e mikut tė Saliut,Ymer Devetakun me kusheririn e tij Bali Ibrahimi (Kuēi)-Kabashi nga Suhareka,Hasan Sali Kabashi nga Kaēaniku,Sabit Kabashi dhe vėllau i Saliut, Aliu.Aty janė rrethuar nga disa ēeta xhandarmėsh tė cilėt pa paralajmėrim ju hedhin bomba brenda nė shtėpi ku janė vrarė vėllai i Saliut Aliu dhe Sabiti,kurse Saliu dhe Bali Kabashi nga Suhareka plagosėn,pasi u shkon pėrdore edhe pse tė plagosur ata ēajnė rrethimin duke lėnė disa xhandar tė vrarė e tė plagosur.Saliu arrim me shokėt e mbetur pėr tu shėruar nė fshatin Bukosh tė Suharekės.Pra grupi kaēak i Sali Shabanit ka operuar nė tėrė Kosovėn sepse grupi i kaēakėve nga Kabshi i Vitisė kanė patur lidhjen me Bajram Currin,nė vitin 1924 kur Bajram Curri bėnte luftra kundėr serbit dhe mbretit Zog ku kėtė vit arrijnė tė largojn Ahmet Zogun nga Shqipėria i cili pat ikur nė Serbi,ne Beograd tė Pashiqi,nė kėtė rrugė revolucionare tė Bajram Curri qė qoi nė pėrmbytje tė Ahmet Zogut,Sali Shabani me 20 burra nga Kabashi ka marrė pjesė aktive nė kėto lufta revolucionare.

Sali Shabani ka jetuar me jetėn e kaēakut deri nė vdekje!Ai nė vitin 1935 ėshtė ndarė nga jeta e tij e lavdishme prej luftetari trim qė gjithēka pėr tė mire ja kishte kushtuar atdheut shqiptar,kėshtu ai ka ndėrruar jetė nė fshatin Kolsh tė Lumės nė Shqipėri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kaēaku Sali Shabani
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: